
Postuar mė parė nga
Dr Rieux
Probabiliteti ka qene nder temat e mia te preferuara.
1. Pyetja eshte sa eshte prob qe nje treshe e zgjedhur ne menyre te rastesishme nga gjashte vete, te jete nje treshe e paracakturar. Psh supozojme se treshja me e pasur ne {A,B,C,D,E,F} eshte {A,B,C}. Atehere
prob(A,B,C) = numri i zgjedhjeve te {A,B,C} / numrin e te gjithe zgjedhjeve te treshes = 3*2*1 / 6*5*4 = 1/20
2. Slate dmth liste zgjedhjesh. Pra nje slate do te ishte {1V, 3C, 6T}. Pergjigja eshte 6*5*4 = 120. Per te zgjedhur chairperson ke 6 mundesi (te githe), per te zgjedhur vicechair ke 6-1 (te gjithe perjashtuar kandidatin per chair) dhe per treasurer ke 6-2 (te gjithe perjashtuar kandidatet per chair dhe vice).
3. Kujdes, pyetja eshte per nje tryeze te rrumbullaket. Ne kesi rastesh ke (n-1)! menyra te ndryshme per tu ulur. Psh mendo per 2 vete A,B. Ne nje tavoline te drejte ke dy menyra per tu ulur, AB dhe BA, pra 2!. Kurse ne nje tavoline te rrumbullaket AB = BA ndaj ke vetem (2-1)! = 1 menyra per ti ulur. Per tre vete A,B,C: ne tryeze te drejte ke gjashte menyra ABC, ACB, BAC, BCA, CAB, CBA. Por ne tryeze te rrumbullaket ABC = BCA = CAB dhe ACB = CBA = BAC, pra ke vetem (3-1)! = 2 menyra. Mendoje keshtu, ngaqe eshte ne trajte rrethi, njerin nga anetaret duhet ta fiskosh (ndaj ke (n-1)!) dhe te tjeret ti ulesh relativisht atij. Pergjigja eshte 5! = 120
Krijoni Kontakt