Kakomeja eshte bere keto dite qendra e vemendjes se politikes, shoqerise civile dhe te biznesit. Eshte vene ne qender te vemendjes kombetare dhe nderkombetare. Vetem para 5 ditesh lexova nje artikull te nje gazete e perditshme Ceke e cila shkruante per kete ceshtje.
Ja se cfare shkruan gazeta Biznesi:
Kakome, dita e tretė e protestės
Banorėt e Kakomesė kaluan sėrish natėn jashtė nė pėrpjekje pėr tė ndalur fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e njė fshati turistik nė tokėn nėn pronėsi tė tyre
“Kemi ngritur ēadrat dhe kemi ndezur zjarr pėr tė kaluar natėn e tretė tė protestės”. Kjo ishte pėrgjigjja e njė banori tė Nivicės dje, pyetur nga “Biznesi”. Dėshmitarėt nė vendngjarje thonė se policia ka vėnė nė punė disa gjeneratorė pėr prodhimin e energjisė elektrike, me qėllim qė tė ndriēojnė zonėn. Deri tani nuk ka patur pėrleshje mes dy palėve, por trupat e gatshme tė policisė janė tė pajisuara me skafandra dhe shkopinj gome. Fadromat e kompanisė Riviera SH.P.K, tė cilat kanė shkuar atje pėr tė filluar punimet, nuk kanė lėvizur nga vendi. Banorėt kanė bllokuar grykėn mes dy maleve qė lidh rrugėn kombėtare Vlorė-Sarandė me plazhin e vogėl tė Kakomesė.
Fshati i Nivicės ka aktualisht vetėm disa qindra banorė, kryesisht tė moshuar. Shumica e fshatit jeton nė Greqi ku ka emigruar prej vitesh. Niviciotėt kanė dokumentet e pronėsisė sė tė gjithė zonės, nga fshati i tyre deri nė Sarandė, qė prej vitit 1872, kur sulltani i Turqisė firmosi kalimin nėn pronėsi tė tokės sė tyre, sė bashku me toka tė tjera tė popullatės shqiptare me fe orthodokse.
Ndėrkohė, nė mbėshtetje tė banorėve tė Kakomesė u radhitėn dje Partia Demokratike dhe Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut. Zėdhėnėsi i PD-sė Edi Paloka i kėrkoi qeverisė tė ndalė menjėherė presionin mbi banorėt e Kakomesė, ndėrsa kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, kėrkoi qė Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave tė marrė urgjentisht nėn shqyrtim dokumentet e zotėruara nga palėt nė konflikt dhe tė dalė me njė konkluzion ligjor se kujt i takon toka ku pretendohet tė ndėrtohet filiali shqiptar i Club Med. Mė parė, shoqata “Omonia” kėrkoi ndaljen e punimeve me argumentin se njė pjesė e tokės sė dhėnė nga qeveria pėr Club Med i takon Kishės Ortodokse shqiptare. Njė sipėrfaqe e konsiderueshme toke nė fakt ėshtė nėn pronėsinė e kėtij institucioni fetar dhe aty gjendet edhe manastiri i Kakomesė, njė objekt arkeologjik i rėndėsishėm i zonės.
Banorėt e Nivicės janė tė vendosur tė mos lejojnė ndėrtimin e njė fshati turistik tė tokat e tyre dhe kėrkojnė njohjen dhe kthimin e tė gjithė pronave. Sipas dokumenteve tė paraqitura prej tyre, 126 familje tė fshatit janė pronarė tė 4300 hektarėve kullota. Por pjesa mė e madhe e kullotave janė toka pa vlerė tė konsiderueshme financiare ndėrsa gjiri i Kakomesė ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e kėsaj prone. Banorėt e Nivicės u shpronėsuan nė vitin 1946 nga kullotat e tyre dhe u konsideruan shpesh si kulakė, ndonėse fshati ka qenė historikisht i varfėr dhe mbetet i tillė edhe sot.
Qeveria shqiptare vendosi tė lėshojė me koncesion hapėsirėn prej 70 hektarėsh nė gjirin e Kakomesė gjashtė muaj mė parė. Koncesioni u dha nė bazė tė njė ligji tė vitit 1993, i cili nuk njeh pronėsinė private nė tokat pranė bregut tė detit. Por nė njė interpelancė tė thirrur nė parlament pėr kėtė ēėshtje, kryeministri Fatos Nano u pėrpoq tė justifikonte koncesionin duke deklaruar se toka nė fjalė ka qenė nėn pronėsi shtetėrore edhe nė kohėn e mbretit Zog.
Club Mediterane dėshiron tė investojė 75 milionė euro pėr njė resort luksi nė Kakome. Ajo synon tė pėrfundojė punimet nė vitin 2007 dhe fshati do tė jetė pjesė e rrjetit turistik mesdhetar tė kėsaj kompanie. Por para se tė nisin punimet, kompania duhet tė pėrballet me kundėrshtimet e banorėve, tė cilėt duken tė vendosur tė rezistojnė deri nė fund. Dje ishte dita e tretė e protestės sė vazhdueshme. Banorėt e Kakomesė kanė ndėrtuar ēadra dhe po qėndrojnė 24 orė nė 24 pėr tė bllokuar punimet.
Krijoni Kontakt