Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 20
  1. #11
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Terma Latine dhe Angleze me Origjine Arabe

    Dr. A.Zahur dhe Dr. Z. Hak

    Konceptet e zhvilluara nga astronomet dhe shkencetaret muslimane kane qne studiuar gjeresisht ne Europe dhe u bene baza e astronomise moderne dhe shkences.

    Shumica e emrave te yjeve ne gjuhet europiane jane me origjine arabe sipas tabeles me poshte.


    Termat Latine/Angleze Emrat Arabisht

    Achernar- Akhir el-Nahr
    Acreb -Akrab (akrep)
    Phurked -Farqad (pulpa)
    Altair -Nasr el-Tair
    Aldebaran- Ad-Dabaran
    Daneb -Dhanab el-Dujajah
    Denebola -Dhanab el-Asad
    Fomal Haut- Famm el-Hut
    Aega- Nasr el-Uaqi



    * * *



    Ne fjalorin matematikor fjale si Algjeber, zenit, Nadir dhe cipher jane huazuar nga Arabishtja.




    Termat Latine/Anglisht Termat Arabisht
    Algebra -El-Xhabr
    Algorism, Algorithm- El-Hauarizmi
    Zenith -Zenit
    Nadir -Nadir, Nazir
    Atlas -Atlas
    Azimuth -El-Sumut
    Cipher,- Zero Sifr



    * * *



    Shembuj te termave me origjine Arabe me te perdorur ne gjuhet europiane jane; Eliksir, Alkohol, Antimonio, dhe Alkanfor (kamfor).



    Termat Latine/Anglisht Termi Arabisht

    Elixir -El-Aksir
    Alcohol -El-kohl
    Alchemy -El-kimija
    Antimonio, Antimun Antimun, Ithmid
    Alcanfor, camphor Kafur
    Zircon -Azraq
    Collige -El-kulljat
    Anima -Kitab el-Nefs
    Sufficentia- Kitab el-Shifa



    * * *



    Fjale te tjera te perdorura, origjina e te cilave eshte Arabe jane: Alembic, Alkali, Alum, Aludel, Athomor, Azymum, Cinnabar, Tutia, Usefur, and Ziniar.




    Termi Latin/Anglisht Termi Arabisht


    Admiral- Amir-ul Bahr
    Earth (toke) Eardh, Earz
    Adobe -El-tub
    Alcove -El-kubba
    Monsoon (muson)- Mausim
    Magazine (reviste) -Makhazin
    Rice (oriz) -Ruzz
    Coffe (kafe)- kahua
    Banana (banane)- Banana
    Lemon (limon) Limun
    Orange (portokall) Naranxh
    Sugar (Sheqer) Sukkar
    Syrup (shurup) Shurb, Sharab
    Artichoke El-Kharshuf
    Jasmine Jasemin
    Musk Musk
    Safron Za'faran
    Amber (qelibar) Anbar
    Cotton (pambuk) Kutun
    Cable (tel, kabell) Habl
    Safari Safara
    Lute (lahute) El-'ud
    Canon (top lufte) Kanun
    Cipher Sifr



    * * *



    Terma Anatomike



    Termi Latin/Anglez Termi Arab


    Aorta- Avarta
    Pancreas- Bankras
    Colon- Kolon
    Cornea -Kornea
    Corn -Korn
    Basilie- Baslik
    Epidemis -Agadidus
    Cephallie- Kifal
    Sephenou-s Safan
    Diafragm -Dajafergma
    Menniges -Mennigies
    Mesentry -Masarike
    Peritoneum - Baratene
    Trochanter -Trakamter



    * * *



    Shkencetare te famshem



    Emri Arab Emri Latin/Anglez


    Jabir Ibn Haiyan Geber
    El-Khauarizmi Algorism, Algorithm
    El-Battani Albategnius
    El-Fargani El-Fraganus
    El-Razi Rhazes
    El-Kindi Alkindus
    El-Farabi El-Pharabius
    Abu El-Kasim El-Zahravi Albucasis
    El-Haitham Alhazen
    Abu el-Hasan el-Mauardi Alboacen
    Ibn Sina Avicenna
    Ibn Zuhr Avenzoar
    Ibn Rushd Averroes
    El-Zarkafi Arzachel
    El-Bitruxhi Alpetragius
    El-Sufi Azophi
    Ibn Baxhah Avempace
    Ali Abbas Hale Abbas



    * * *

    Perkthyesit e dijes shkencore ne mesjete.

    Reference:

    1. Xhorxh Sarton, "Parathenie e Historise se Shkences, Vol. 1-111," Uilliams and Uilkins, Baltimore, 1927-31, also 1950.

    2. Robert Briffault, "Krijimi i Njerezimit" Londer, 1938.

    3. Tomas Arnold, "Vazhdimesia e Islamit," Oksford University Press, 1931.

    4. E.G.Broun, "Mjekesia Arabe" Cambridge, 1921.

    5. D.Campbell, "Mjekesia Arabe dhe Influenca e saj ne Mesjete," Londer, 1926.

    6. P.K.Hitti, "Historia e Arabeve," Londer, MacMillan, 1956.

    7. De Lacy O'Leary, "Mendimi Arab pergjate Historise.".

    8. A.A. Khairallah, "Kontributi Arab ne Mjekesi" Beirut, 1946.

    9. S.H Nasr, "Nje Parathenie e Doktrines Kozmologjike Arabe," Harvard university press, Cambridge, MA, 1964.

    10. Joseph Hell, "Civilizimi Arab"


  2. #12
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Duke Drejtuar Rekordin: Mrekullia e Shkences Islame

    Koncepti qe shkencat jane ekskluzivisht produkte te mendjes perendimore akoma vazhdon te mbetet i pacenuar. Bile cdo kerkim qe do te benim ne tekstet enciklopedike per sa i perket historise se shkences do ta mbeshteste kete koncept. Duke i pershkruar faqet e ketyre librave del qarte qe te vetmit kontribues te permendur per vlerat e tyre jane evropianet dhe/ose amerikanet. Eshte pothuajse e parendesishme te perseritesh ato emra qe i kemi hasur kushedi sa here me pare, si Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin etj. Dhe perfundimi i pashmangshem eshte se kontributet vertet te rendesishme ne zhvillimin e shkencave moderne qe jane dhene nga kulturat e tjera jane minimizuar. Shumica e teksteve permendin shume pak, per te mos thene fare, avancimet e sjella nga shkencetare dhe studiues indiane, kineze dhe ne vecanti ato muslimane.

    Civilizimi perendimor ka dhne kontributin e tij ne zhvillimin e shkences. Por kete e kane bere edhe shume kultura te tjera. Per fat te keq, perendimoreve u jane dhene merita per zbulime qe jane bere shekuj me pare nga studiuesit muslimane. Keshtu, shume nga shkencat baze u zbuluan nga jo-evropianet. Per shembull, Xhorxh Sarton thote qe mjeksia perendimore moderne nuk e pati origjinen e saj nga Evropa por ajo lindi nga Orienti (islamik).

    Te dhenat ne kete seksion qe na japin data, emra dhe tema te avancimeve perendimore jane marre nga tre burime kryesore: World Book Encyclopedia (Enciklopedia Libri Boteror), Enciklopedia Britanika dhe libri 700 faqesh i Isak Asimovit, Kronologji e Shkences dhe Zbulime. Te dhenat qe tregojne per arritjet e studiuesve muslimane jane marre nga referenca te ndryshme qe jane shenuar ne bibliografine e ketij libri.

    __________________________________________________ _____________

    Cfare mesohet: I pari qe ka permendur njeriun ne fluturim ka qene Roxher Beikon, i cili vizatoi nje aparat fluturimi. Leonardo da Vinci gjithashtu imagjinoi transportin ajror dhe vizatoi disa prototipe.

    Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas nga Spanja islamike shpiku, ndertoi dhe provoi nje makine fluturuese ne 800 e.r.. R. Beikon lexoi per makinat fluturuese ne referencat arabe te makines se Ibn Firnas. Shpikja e ketij te fundit eshte bere 500 vjet para asaj te Beikonit dhe 700 vjet para shpikjes se Da Vincit.



    Cfare mesohet: Pasqyrat e xhamit u prodhuan per here te pare ne Venecia ne 1291.

    Cfare duhet mesuar: Pasqyrat e xhamit perdoreshin ne Spanjen islamike qe nga shek. XI. Venecianet e mesuan artin e prodhimit te xhamit nga artizanet siriane gjate shek. IX-X.


    Cfare mesohet: Deri ne shek. XIV, i vetmi lloj ore qe gjendej ishte ajo e ujit. Ne 1335, nje ore e madhe mekanike u ndertua ne Milano te Italise. Kjo ka mundesi te kete qene ora e pare mekanike.

    Cfare duhet mesuar: Nje variacion i tere orash mekanike u prodhuan nga inxhinieret muslimane spanjolle. Keto ishin te vogla e te medha dhe kjo dije u percoll ne Evrope me perkthimet ne latinisht te librit islamik te mekanikes. Me vone u punuan dhe ingranazhe te formave te ndryshme. Nje ore e tille kishte edhe nje sasi merkuri.

    Ky tip (me merkur) u kopjua menjehere nga evropianet gjate shek. XV. Per me teper, gjate shek. IX Ibn Firnas i Spanjes islamike, sipas Will Durant, shpiku nje mjet qe sherbente si ore dhe i cili tregonte kohen e sakte. Muslimanet gjithashtu ndertuan nje varietet te tere orash te sakta astronomike qe i perdornin gjate obzervimeve te tyre.



    Cfare mesohet: Ne shek. 17, lavjerresi u zhvillua nga Galileo gjate adoleshences se tij. Ai vuri re nje shandan qe lekundej nga era qe po frynte. Si rezultat ai shkoi ne shtepi dhe shpiku lavjerresin.

    Cfare duhet mesuar: Lavjerresi u zbulua nga Ibn Junus-el-Masri ne shek. X. Ai ishte i pari qe studjoi dhe dokumentoi levizjen statike. Vlera e kesaj ne perdorimin e orave u vu ne dukje nga fizikantet muslimane gjate shek. XV



    Cfare mesohet: Tipi levizes dhe shtypshkronja u shpik ne perendim nga Johanes Gutenberg, ne Gjermani gjate shek XV.

    Cfare duhet mesuar: Ne 1454, Gutenberg realizoi shtypshkronjen me te sofistikuar te mesjetes. Sidoqofte, tipi metalik levizes ishte duke u perdorur ne Spanjen islamike prej 100 vjetesh dhe Spanja ishte vendi ku mjetet e para perendimore te shtypit u prodhuan.



    Cfare mesohet: Studimi i shek. 17 i Isak Njutonit mbi lendet, driten dhe prizmin formon themelet e shkences moderne te optikes.

    Cfare duhet mesuar: Ne shek. XI, El-Hajtham vendosi virtualisht cdo gje qe Njutoni avancoi persa i perket optikes. Ai e beri kete shekuj me pare dhe per me teper ai konsiderohej nga nje sere autoritetesh si themeluesi i optikes. Esziston nje fare dyshimi qe Njutoni te jete influencuar nga ai. El-Hajtham ishte fizikanti me i permendur i mesjetes. Studimet e tij u perdoren nga nje sere studiuesish evropiane gjate shek. 16-17, bile me shume se studimet e Njutonit dhe te Galileos te mbledhura bashke.



    Cfare mesohet: Isak Njutoni, zbuloi ne shek 17 se drita e bardhe perbehej nga rreze te disa ngjyrave te ndryshme.

    Cfare duhet mesuar: Ky zbulim u be i teri nga el-Hajtham (shek. XI) dhe Kamal ed-Din (shek. XIV). Njutoni ka merita per zbulime origjinale, por ky nuk ishte njeri nga ato.



    Cfare mesohet: Koncepti i natyres se njejte te materies u prezantua nga Antion Lavosier gjate shek. 18. Ai zbuloi qe, edhe nese materia mund ta ndryshoje formen apo pamjen, masa e saj mbetet gjithmone e njejte. P.sh. nese uji do te filloje te zihet derisa te nxjerre avull, kriperat shkrihen ne uje, ose nese druri do te digjet dhe behet hi, masa totale mbetet e pandryshuar.

    Cfare duhet mesuar: Parimet e ketij zbulimi shpjegoheshin shekuj me pare nga studiuesi i madh i Persise islamike, el-Biruni (v. 1050). Lavosier ishte dishepulli i kimisteve dhe fizikanteve muslimane dhe referohej shpesh ne librat e tyre.

    __________________________________________________ _____________

    Cfare mesohet: Greket zhvilluan trigonometrine.

    Cfare duhet mesuar: Trigonimetria mbeti gjithmone nje shkence teorike tek greket. Ajo u zhvillua ne nje shkalle te larte perfeksioni modern nga studiuesit muslimane, ndonese meritat i takojne me teper el-Batanit. Fjalet qe shpjegojne funksionet baze te kesaj shkence si sinus, kosinus apo tangent e kane origjinen nga gjuha arabe. Keshtu, kontributet e grekeve ne trigonometri kane qene vertet minimale.



    Cfare mesohet: Perdorimi i dreksioneve decimale (dhjeteshet) ne matematike u zhvillua nga nje hollandez, Simon Stevin ne 1589. Ai ndihmoi ne avancimin e shkences se matematikes duke zevendesuar fraksionet perbera, p.sh. ½ me ato decimale p.sh. 0.5.

    Cfare duhet mesuar: Matematikanet muslimane ishin te paret qe perdoren decimalet ne vend te fraksioneve te shkalleve me te medha. Libri i el-Kashit, Celesi drejt Aritmetikes u shkruane fillimet e shek. XV dhe ishte motivuesi per aplikimin sistematik te decimaleve qofte per numrat e plote ashtu edhe per fraksionet. Eshte shume e mundur qe Stevin e importoi idene nga studimi i Kashi-t.



    Cfare mesohet: I pari njeri qe perdor simbolet algjebrike ishte matematicieni francez Fransua Vieta. Ne 1591 ai shkroi nje liber algjebre duke perdorur ne ekuacionet e tij shkronja qe tashme jane shume te njohura per ne si X dhe Y. Asimov thote qe ky zbulim pati te njetin efekt sikurse kalimi nga numeratori Romak ne numrat Arab.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane, shpikesit e algjebres, e prezantuan konceptin e perdorimit te shkronjave per te treguar te panjohuren ne ekuacion, qe ne shek. IX e.r.. Nepermjet ketij sistemi, ata zgjidhnin nje sere ekuacionesh te veshtira duke perfshire ketu edhe ekuacionet kuadrate dhe kubike. Ata perdoren simbolet per te zhvilluar dhe perfeksionuar teoremen binominale.



    Cfare mesohet:
    Ekuacionet e veshtira kubike (x ne fuqi te trete/ x3) mbeten te pazgjidhura deri ne shek. 16 kur Nikolo Tartalia, matematicien italian, i zgjidhi ato.

    Cfare duhet mesuar: Jo vetem ekuacionet kubike por edhe ato te nje shkalle me te larte veshtiresie u zgjodhen me lehtesi nga matematicienet muslimane qe ne shek. 10.



    Cfare mesohet:
    Koncepti qe numrat mund te jene me te vegjel se zero, pra numrat negative, ishte i pazbuluar deri sa ne 1545 Xheronimo Kardano e prezantoi kete ide.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane i perdoren numrat negative neper problemet artmetikore te pakten 400 vjet perpara Kardanos.



    Cfare mesohet: Ne 1614, Xhon Napier shpiku logaritmet dhe tabelen e logaritmeve.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane shpiken logaritmet dhe tabelat e tyre disa shekuj me pare. Keto tabela ishin te zakonta ne boten islame qe ne shek. 13.



    Cfare mesohet: Gjate shek. 17 Rene Dekarti zbuloi qe algjebra mund te perdorej per te zgjidhur problemet gjeometrike. Duke bere kete, ai i dha nje shtytje te forte shkences se gjeometrise.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet e islamit e bene kete qe ne shek. 9. Thabit bin Kurrah ishte i pari qe e beri kete. Me vone ai u ndoq nga Abul Uafa i cili ne shek. X shkroi nje liber ne te cilen ai perdori algjebren per ta zhvilluar gjeometrine ne nje shkence te thjeshte dhe ekzakte.



    Cfare mesohet: Isak Njutoni, gjate shek. 17, zhvilloi teoremen binominale qe eshte komponenti kryesor per studimin e algjebres.

    Cfare duhet mesuar: Qindra matematiciene muslimane perdoren dhe perfeksionuan teoremen binominale. Ata filluan ta perdornin kete teoreme per zgjidhjen sistematike te problemeve algjebrike gjate shek. X.



    Cfare mesohet: Deri ne shke. 13 nuk pati asnje permiresim ne astronomine e lashte te mesjetes per sa i perket levizjes se planeteve. Ishte Alfonso i zgjuari i Kastilianeve (Spanja qendrore) qe shpiku Tabelat Afonsine, te cilat ishin shume me te sakta se sa ato te Ptolemit.

    Cfare duhet mesuar
    : Qe ne shek. 9 astronomet muslimane punuan dhe e permiresuan shume zbulimin e Ptolemit. Ata ishin te paret astronome qe diskutuan idete e tij arkaike. Ne kritikat e tyre ndaj grekeve, ata sintetizuan prova qe dielli eshte qendra e sistemit djellor dhe se orbita e tokes dhe planeteve te tjere mund te jete elitike (ne forme rrethi por me dy ane me te shtypura). Ata i shoqeruan punimet e tyre me tabela te sakta astronimike dhe harta te jeve. Shume nga llogarite e tyre jane aq te sakta sa qe ato konsiderohen si te kohes. Tabelat Alfonsine jane dicka me shume se kopje te studimeve astronomike qe u transmetuan ne Evrope nepermjet Spanjes islamike si p.sh. Tabela e Toledos.



    Cfare mesohet:
    Studiuesi Anglez, Roxher Beikon (v. 1292) ishte i pari qe permendi lentet e xhamit per te permiresuar shikimin. Pothuaj ne te njejten kohe, syzet perdorishin ne Kine dhe Evrope.

    Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas i Spanjes islamike shpiku syzet ne shek. 9 dhe ato prodhoheshin dhe shiteshin ne te gjithe Spanjen per dy shekuj. Cfare Beikon tha per syzet ishte thjesht nje perseritje e studimeve te el-Haitham (v. 1059), meqe Beikon i referohej shpesh punes se tij.



    Cfare mesohet: Baruti mori zhvillim ne boten perendimore fale punes se Roxher Beikon ne 1242. perdorimi i pare i barutit ne arme ishte kur kinezet qelluan me bambu ne perpjekje per te frikesuar pushtuesit Mongole. Ata e perdoren ate duke i shtuar substances sulfur dhe qymyr.

    Cfare duhet mesuar: Kinezet vertete e zhvilluan barutin megjithate ata as nuk dinin ta perdornin ate per arme zjarri dhe as ishin ata qe e shpiken formulen e tij. Studimet e kryera nga Reinuad dhe Fave treguan qarte qe baruti u formulua si fillim nga kimistet muslimane. Me tej, keta historiane thane qe muslimanet ishin te paret qe punuan armet e zjarrit. Te bie ne sy fakti qe muslimanet perdoren granadat dhe arme te tjera ne mbrojtjen e Algjerikus nga Franket gjate shek. 14. Zhan Mathes tregon qe udheheqesit muslimane kishin rezerva te granadave, pushkeve, topave, ndezesish, bomba sulfuri dhe pistoleta dekada te tera perpara se keto te perdoreshin ne Evrope. Fjala top u permend per here te pare ne tekstet arabisht ne 1300 e.r.. Beikon mesoi per formulen e barutit nga perkthimet ne latinishte te librave arabe. Ai nuk solli asgje origjinale per sa i perket kesaj.



    Cfare mesohet: Kompasi u shpik nga kinezet te cilet mund te kene qene te paret qe e kane perdorur ate per qellime lundrimi midis viteve 1000 dhe 1100 e.r.. Referenca e pare per perdorimin e tij u dha nga anglezi, Aleksander Nekam (1157-1217).

    Cfare duhet te mesohet: Gjeografet dhe lundruesit muslimane mesuan per gjilperen magnetike nga kinezet dhe ishin te paret qe perdoren gjilperen magnetike ne lundrim. Ata shpiken kompasin dhe ja mesuan perdorimin e tij per lundrim perendimoreve. Lundruesit evropiane mbeshteteshin tek drejtuesit muslimane dhe instrumentet e tyre ne zbulimin e territoreve te panjohura. Gustav le Bon vertetoi qe gjilpera magnetike dhe kompasi u shpiken plotesisht nga muslimanet dhe se kinezet nuk kishin shume te benin me to. Nekam ashtu sikurse dhe kinezet mund te kene mesuar per to nga tregtaret muslimane. Eshte e rendesishme te theksohet qe kinezet e permiresuan mjeshterine e tyre te lundrimit pasi ata filluan te kene marredhenie me muslimanet ne shek. 8.

    __________________________________________________ ______________

    Cfare mesohet: I pari qe klasifikoi njerezit ne raca ishte gjermani Johan F. Blumenbah i cili e ndau njerezimin ne te bardhe, te verdhe, kaf, te zinj dhe te kuq.

    Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 9 deri ne shek. 14 studiuesit muslimane shpiken shkencen e etnografise. Nje sere gjeografesh muslimane klasifikuan racat, duke paraqitur shpjegime te qarta te zakoneve, kulturave dhe pamjes se jashtme. Ata shkruan mijera faqe mbi kete teme. Shkrumet e Blumenbahut as qe mund te krahasohen me to.



    Cfare mesohet: shkenca e gjeografise u ringjall gjate shek. 15, 16 dhe 17 kur studimet e hershme te Ptolemit u zbuluan. Kryqezatat dhe ekspeditat e spanjolleve/portugezeve kontribuan ne rizgjimin e saj. Trajtimi i pare gjeografik me baze shkencore u be gjate kesaj perudhe nga studiuesit evropiane.

    Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 8 deri ne shek. 15 studiuesit muslimane shkruan volume te tera librash mbi gjeografine e Afrikes, Azise, Indise dhe Kines. Keto shkrime perfshine enciklopedite e para gjeografike , kalendare dhe harta te rrugeve. Kryevepra e shek. 14 nga Ibn Batuta i hodhi nje vershtrim te detajuar gjeotrafise se botes se lashte. Gjeografet muslimane te shek. 10 deri ne shek. 15 e tejkaluan shume me teper ate qe evropianet dhane per sa i perket gjeografise se ketyre zonave deri ne shek. 18. Kryqezatat sollen ne shkaterrimin e institucioneve te edukimit, studiuesve dhe librave te tyre. Ata nuk sollen asgje te rendesishme ne gjeografi per boten perendimore.

    __________________________________________________ ___________

    Cfare mesohet: Kimia e ka origjinen e saj ne shek. 17 nga Robert Boil.

    Cfare duhet mesuar: Nje grup i tere kimistesh muslimane, si ar-Razi, el-Xhabr, el-Biruni dhe el-Kindi kryen eksperimente kimike rreth 700 vjet perpara Bolit. Duranti shkruan se muslimanet futen metoden eksperimentale ne kete shkence. Ndersa Humbolt i konsideron muslimanet si themeluesit e kimise.

    Cfare mesohet: Leonarda da Vinci (shek. 16) u be babai i gjeografise kur ai vuri re qe fosilet e gjetura ne male tregonin origjinen e ujshme te tokes.

    Cfare duhet mesuar: El-Biruni (shek. 11) beri pikerisht kete observim dhe futi edhe shume ide te tjera ne nje liber mbi gjeologjine, qindra vjet perpara se Da Vinci te kish lindur. Ibn Sina gjithashtu e theksoi kete. Eshte shume e mundur qe Da Vinci mesoi per kete nga perkthimet ne latinisht e librave islamik. Ai nuk shtoi asgje origjinale ne kete fushe.

    Cfare mesohet: I pari qe foli per formimin gjeologjik te luginave ishte Nikolas Desmarest ne vitin 1756. Ai tha qe ato formoheshin per nje kohe te gjate nga perrenjte dhe burimet.

    Cfare duhet mesuar: Ibn Sina dhe el-Biruni bene pikerishte kete studim gjate shek. 11, pothuaj 700 vjet me heret se Desmaresti.

    Cfare mesohet: Galileo (shek. 17) ishte i pari eksperimentues i madh i botes.

    Cfare duhet mesuar: El-Biruni (v. 1050) ishte i pari eksperimentues i madh i botes. Ai shkroi me teper se 200 libra, shume nga te cilet diskutojne eksperimentet e tij te sakta. Kontributi i tij ne shkenca te ndryshme qe arrin deri 13 mije faqe e tejkalon ate qe u shkrua nga Galileo bile edhe Njutoni te mbledhura bashke.

    Cfare mesohet: Italiani Xhovani Morganji konsiderohet si babai i patologjise sepse ai ishte i pari qe pershkroi sakte natyren e semundjes.

    Cfare duhet mesuar: Kirurget muslimane ishin te paret patologe. Ata e kuptuan plotesisht natyren e semundjes dhe pershkruan nje sere semundjesh ne detaje te kohes. Ibn Zuhr saktesisht pershkroi natyren e semundjes se mushkrive dhe tuberkulozin. Ez-Zahravi saktesisht dokumentoi patologjine e ujit ne tru dhe semundjeve te tjera te lindura. Ibn el-Kuf dhe Ibn-en-Nafs dhane pershkrime perfekte te qarkullimit te gjakut. Kirurge te tjere muslimane dhane pershkrimet e para te sakta te disa semundjeve si te kancerit te stomakut, zorreve dhe ezofagut. Keta kirurge ishin baballaret patologjise dhe jo Xhovani Morganji.

    Cfare mesohet:
    Pol Erliç (shek. 19) ishte i pari qe futi terapine me ilaçe qe eshte perdorimi i disa llojeve te caktuara ilacesh per te vrare mikrobet.

    Cfare duhet mesuar: Fizikantet muslimane perdoren nje sere substancash te caktuara per te vrare mikrobet. Ata perdoren sulfurin per te vrare disa mikrobe dhe gjithashtu el-Razi (shek. 10) perdori perzierje merkuri si antiseptike.

    Cfare mesohet: Alkoli i paster, i nxjerre nga distilimi, u prodhua per here te pare nga Arnan de Vilanova, nje alkemist spanjoll ne vitin 1300 e.r..

    Cfare duhet mesuar: Nje sere kimistesh muslimane prodhuan alkol te distiluar per qellime mjeksore qe ne shek. 10. Ata bile prodhonin ne mase mjetin e pare per distilimin e alkolit per perdorim ne kimi. Ata perdoren alkolin si solven dhe antiseptik.

    Cfare mesohet: I pari operacion i kryer me anestezi te marre nga hundet u krye nga amerikani C.W.Long ne 1845.

    Cfare duhet mesuar: 600 vjet perpara Long, ne Spanjen islamike ez-Zahravi dhe Ibn Zuhr bashke me disa kirurge te tjere muslimane, kryen qindra operacione me te tille anestezi qe behej me perdorimin e garzave te lagura me narkotike dhe qe vendoseshin ne fytyre.

    Cfare mesohet: Gjate shek. 16 Paraselsus shpiku perdorimin e opiumit per anestezi.

    Cfare duhet mesuar: Fizikantet muslimane prezantuan vlerat e opiumit per anestezi qe ne mesjete. Opiumi perdorej si fillim per anestezi nga greket. Paraselsus ishte nje student i Ibn Sinas dhe eshte e sigurt qe ideja e tij eshte marre nga studimet e Ibn Sines.

    Cfare mesohet: Anestezia moderne u shpik nga Humfrei Deivi dhe Horac Uells ne shek. 19.

    Cfare duhet mesuar: Anestezia moderne u zbulua, masterizua dhe perfeksionua nga muslimanet 900 vjet perpara Devit dhe Uellsit. Ata perdoren anestezi qe merrej nga goja dhe me frymemarrje.

    Cfare mesohet: Koncepti i karantines u prezantua ne 1403. Ne Venecia, ligji i ndalonte te huajt te hynin ne qytet derisa nje periudhe e caktuar kohore te kish kaluar. Nese deri atehere asnje shenje semundjeje nuk dukej, atehere ata lejoheshin te hynin ne qytet.

    Cfare duhet mesuar: Koncepti i karantines u prezantua per here te pare ne shek. 7 nga profeti Muhamed (s) i cili parandalonte hyrjen apo daljen nga nje zone qe vuante nga ndonje epidemi. Qe nga shek. 10, fizikantet muslimane inovuan perdorimin e dhomave apo pavioneve te izoluara per pacientet qe kishin semundje te transmetueshme.

    Cfare mesohet: Perdorimi shkencor i antiseptikeve ne kirurgji u zbulua nga kirurgu anglez Xhosef Lister ne 1865.

    Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 10 fizikantet dhe kirurget muslimane perdornin alkolin e distiluar si agjent antiseptik. Kirurget ne Spanjen islamike perdoren metoda speciale per perdorimin e antiseptikeve perpara dhe gjate operacioneve. Ato gjishashtu leshuan protokolle te vecante per mirembajtjen e higjenes gjate perudhes pas operacionit. Suksesi i tyre arriti caqe aq te larta saqe titullare nga Evropa erdhen ne Kordove, Spanje, te kuroheshin ne ate qe quhej “Ajka e Klinikave” te Mesjetes.

    Cfare mesohet: Menyra shkencore e nderhyrjeve kirurgjikale u avancua nga kirurgu francez Ambrua Par, ne 1545. Para se metodat e tij te aplikoheshin kirurget perpiqeshin qe ndalonin rrjedhjen e gjakut duke hedhur vaj te nxehte. Par ndaloi perdorimin e ketyre metodave duke prezantuar ate te bllokimit te arterieve te gjakut. Ai konsiderohet si “babai i kirurgjise racionale”. Per ishte gjithashtu evropiani i pare qe denoi ato procedura te shemtuara kirurgjikale si... menyren e carjes se kafkes gjate operacioneve ne koke.

    Cfare duhet mesuar: Kirurgu i shquar i Spanjes islamike, ez-Zahraui (v. 1013) filloi bllokimin e arterieve 500 vjet para Parit. Ai perfeksionoi perdorimin e Katgutit qe punohet me zorret e kafsheve. Ai gjithashtu prezantoi perdorimin e pambukut dhe dyllit per bllokimin e plageve gjakrrjedhese. Te dhenat e plota te punes se tij erdhen ne Evrope nepermjet perkthimeve ne latinisht.

    Pervec kesaj, berberet dhe barinjte vazhdonin te ishin te paret qe praktikonin “artin” e kirurgjise edhe per 6 shekuj pas vdekjes se Zahraviut. Pari vete ishte nje berber por me i zoti dhe me i kujdesshem se te tjeret.

    Jane dyzina te tera librash qe perfshihen ne arsenalin e Zahraviut. Me e njohura nga veprat e tij eshte shkruar ne 30 volume mbi mjeksine dhe kirurgjine. Librat e tij permbajne shkrime mbi mjeksine preventive, nutrientet, kozmetiken, terapine me droge, teknika kirurgjikale, anestezine, kujdesi para dhe pas operacionit. Jo vetem kaq, por ai vizatoi edhe pothuaj 200 mjete kirurgjikale, shume nga te cilet ai vete i shpiku. Ez-Zahravi i zgjuar dhe studiues eshte ai qe meriton te quhet “babai i mjeksise racionale” dhe jo i pashkolluari Par.

    Cfare mesohet: Ne shek. 17, Uilliam Harvei zbuloi qe gjaku qarkullon. Ai ishte i pari qe shpjegoi funksionin e zemres, arterieve dhe venave. Galeni i Romes kishte dhene ide jo te sakta per sistemin e qarkullimit te gjakut, dhe u desh te vinte Harvei te zbulonte qe gjaku qarkullon neper trup ne saje te zemres dhe venave. Per kete ai konsiderohet si babai i fiziologjise se njeriut.

    Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 10 el-Razi shkroi nje liber mbi sistemin e venave, duke pershkruar keshtu shume sakte funksionin e tyre dhe te valvolave te tyre. Ibn en-Nefs dhe Ibn el-Kuf (shek. 13) sollen dokumente te plota qe flisnin per qarkullimin e gjakut duke pershkruar shume qarte fiziologjine e zemres dhe funskionimin e valvolave te saj, 300 vjet para Harveit. Uilliam Harvei u gradua ne universitetin e Padoves ne Itali ne nje kohe kur pjesa me e madhe e programit shkollor bazohej ne librat e Ibn Sinas dhe er-Razit.

    Cfare mesohet: Farmacopeia (liber mjekimesh) e pare u botua nga nje studiues gjerman ne 1542. Sipas Enciklopedise se Librit Boteror, shkenca e farmaceotikes i pati fillimet e saja ne 1900 dhe ishte nje dege e kimise si rrjedhoje e disa analizave te bera me materiale bimesore. Vetem pas izolimit te permbajtjeve aktive te bimeve, kimistet zbuluan vlerat e tyre mjeksore.

    Cfare duhet mesuar: Sipas studiuesit te njohur te historise arabe, Filip Hiti, ishin muslimanet dhe jo greket apo evropianet ata qe shkruajten librin e pare te mjekimeve moderne. Shkenca e farmaceotikes e ka origjinen e saj ne shek. 9 nga kimistet, fizikantet dhe farmacistet muslimane prodhuan mijera ilace apo perzierje bimesh mjeksore mijera vjet perpara te ashtequajtures lindje te farmaceotikes. Gjate shek. 14, Ibn Baitar shkroi nje liber shume te vlefshem mjekimesh duke perfshire aty rreth 1400 ilace. Me qindra libra te tjere u botuan gjate eres islamike. Eshte e mundur qe puna e gjermanit te kete qene nje vazhdim i Ibn Baitarit, i cili ishte shume i lexuar ne Evrope.

    Cfare mesohet: Zbulimi i perdorimit shkencor te ilaceve per drejtimin e semundjeve te vecanta u be nga Paraselsus, fizikanti me origjine zviceriane, gjate shek. 16. Ai gjithashtu njihet si personi i pare qe theksoi rendesine e eksperiences praktike si kusht kryesor ne trajtimin e te semureve duke lene menjane punen e te lashteve.

    Cfare duhet mesuar: Er-Razi, Ibn Sina, el-Kindi, Ibn Rushd, ez-Zahraui, Ibn Zuhr, Ibn Baitar, Ibn el-Xhazar, Ibn Xhulxhul, Ibn el-Kuf, Ibn en-Nafs, el-Biruni, Ibn Sahl dhe qindra fizikante te tjere muslimane u specializuan ne terapine e ilaceve per trajtimin e simptomave dhe semundjeve te ndryshme. Ne fakt, ky koncept ishte e tere shpikje e tyre. Fjala ‘drug’ (ilac) eshte marre nga arabishtja. Eksperienca e tyre praktike dhe studimet e tyre te kujdesshme ishin te pallogaritura.

    Fizikantet muslimane ishin te paret qe kritikuan teorite dhe praktiken mjeksore te te lashteve. Er-Razi i dedikoi Galemit nje liber te tere si kritike per anatomine e tij. Studimet e Paraselsusit jane te paperfillshme nese do t’i krahasonim me volume te tera te shkrimeve mjeksore ashtu sikurse zbulimet origjinale te gjiganteve muslimane te mjeksise.

    Cfare mesohet: E para metode e sakte per trajtimin e semundjeve u prezantua nga gjermani Johan Ueger ne 1500.

    Cfare duhet mesuar: Xhorxh Sarton nga universiteti i Harvardit thote qe mjeksia moderne eshte e tera nje zhvillim islamic dhe nese do t’i vinim rekordet drejte fizikantet muslimane nga shek. 9 deri ne shek. 12 ishin te sakte, shkencor, racional dhe te vertete ne studimet e tyre. Johan Ueger ishte nje nga ata mijera fizikante evropiane te cilet gjate shek. 15 dhe 17 mesuan mjeksine e el-Razit dhe Ibn Sinas. Ai nuk dha asgje origjinale.

    Cfare mesohet: Trajtimi mjeksor i te semureve psiqike u modernizua nga Filip Pinel kur ne 1793 ai drejtonte azilin e pare te te semureve psikike ne France.

    Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 11, spitalet e vendeve islamike kishin pavione te vecante per te semuret psikike. Ata trajtoheshin mire dhe semundjet e tyre merreshin seriozisht ne nje kohe kur te cmendurit digjeshin te gjalle sepse konsideroheshin si shtriga dhe magjistare. Per kurimin e tyre u perdor per here te pare nje metode e re me te cilen te semuret psikike trajtoheshin me kujdes me ilace dhe psikoterapi. Te gjithe qytetet kryesore islamike kishin nje azil te tille ku pacientet trajtoheshin falas. Ne fakt, metoda islamike e kurimit te te semureve psikike eshte shume me larte se metoda e tanishme, sepse ishte me humane dhe shume efektive.

    Cfare mesohet: Parafina e prodhua per here te pare nga anglezi Abraham Gesner ne 1853. ai e distilonte ate nga asfalti.

    Cfare duhet mesuar: Kimistet muslimane e prodhuan parafinen duke e distiluar nga nafta pothuaj 1000 vjet me pare se Gesner. (shiko Enciklopedia Britanika nen titullin ‘Nafta’)

  3. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Islami dhe shkenca :

    Kontributi Islam ne Civilizim



    Dikujt i eshte mohuar merita me te padrejte.






    --------------------------------------------------------------------------------

    Koncepti qe shkencat jane ekskluzivisht produkte te mendjes perendimore akoma vazhdon te mbetet i pacenuar. Bile cdo kerkim qe do te benim ne tekstet enciklopedike per sa i perket historise se shkences do ta mbeshteste kete koncept. Duke i pershkruar faqet e ketyre librave del qarte qe te vetmit kontribues te permendur per vlerat e tyre jane evropianet dhe/ose amerikanet. Eshte pothuajse e parendesishme te perseritesh ato emra qe i kemi hasur kushedi sa here me pare, si Galileo, Koperniku, Kepler, Beikon, Njutoni, Da Vinci, Benjamin Franklin etj. Dhe perfundimi i pashmangshem eshte se kontributet vertet te rendesishme ne zhvillimin e shkencave moderne qe jane dhene nga kulturat e tjera jane minimizuar. Shumica e teksteve permendin shume pak, per te mos thene fare, avancimet e sjella nga shkencetare dhe studiues indiane, kineze dhe ne vecanti ato muslimane.

    Civilizimi perendimor ka dhne kontributin e tij ne zhvillimin e shkences. Por kete e kane bere edhe shume kultura te tjera. Per fat te keq, perendimoreve u jane dhene merita per zbulime qe jane bere shekuj me pare nga studiuesit muslimane. Keshtu, shume nga shkencat baze u zbuluan nga jo-evropianet. Per shembull, Xhorxh Sarton thote qe mjeksia perendimore moderne nuk e pati origjinen e saj nga Evropa por ajo lindi nga Orienti (islamik).

    Te dhenat ne kete seksion qe na japin data, emra dhe tema te avancimeve perendimore jane marre nga tre burime kryesore: World Book Encyclopedia (Enciklopedia Libri Boteror), Enciklopedia Britanika dhe libri 700 faqesh i Isak Asimovit, Kronologji e Shkences dhe Zbulime. Te dhenat qe tregojne per arritjet e studiuesve muslimane jane marre nga referenca te ndryshme qe jane shenuar ne bibliografine e ketij libri.

    Cfare mesohet: I pari qe ka permendur njeriun ne fluturim ka qene Roxher Beikon, i cili vizatoi nje aparat fluturimi. Leonardo da Vinci gjithashtu imagjinoi transportin ajror dhe vizatoi disa prototipe.

    Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas nga Spanja islamike shpiku, ndertoi dhe provoi nje makine fluturuese ne 800 e.r.. R. Beikon lexoi per makinat fluturuese ne referencat arabe te makines se Ibn Firnas. Shpikja e ketij te fundit eshte bere 500 vjet para asaj te Beikonit dhe 700 vjet para shpikjes se Da Vincit.

    Cfare mesohet: Pasqyrat e xhamit u prodhuan per here te pare ne Venecia ne 1291.

    Cfare duhet mesuar: Pasqyrat e xhamit perdoreshin ne Spanjen islamike qe nga shek. XI. Venecianet e mesuan artin e prodhimit te xhamit nga artizanet siriane gjate shek. IX-X.


    Cfare mesohet: Deri ne shek. XIV, i vetmi lloj ore qe gjendej ishte ajo e ujit. Ne 1335, nje ore e madhe mekanike u ndertua ne Milano te Italise. Kjo ka mundesi te kete qene ora e pare mekanike.

    Cfare duhet mesuar: Nje variacion i tere orash mekanike u prodhuan nga inxhinieret muslimane spanjolle. Keto ishin te vogla e te medha dhe kjo dije u percoll ne Evrope me perkthimet ne latinisht te librit islamik te mekanikes. Me vone u punuan dhe ingranazhe te formave te ndryshme. Nje ore e tille kishte edhe nje sasi merkuri.

    Ky tip (me merkur) u kopjua menjehere nga evropianet gjate shek. XV. Per me teper, gjate shek. IX Ibn Firnas i Spanjes islamike, sipas Will Durant, shpiku nje mjet qe sherbente si ore dhe i cili tregonte kohen e sakte. Muslimanet gjithashtu ndertuan nje varietet te tere orash te sakta astronomike qe i perdornin gjate obzervimeve te tyre.

    Cfare mesohet: Ne shek. 17, lavjerresi u zhvillua nga Galileo gjate adoleshences se tij. Ai vuri re nje shandan qe lekundej nga era qe po frynte. Si rezultat ai shkoi ne shtepi dhe shpiku lavjerresin.

    Cfare duhet mesuar: Lavjerresi u zbulua nga Ibn Junus-el-Masri ne shek. X. Ai ishte i pari qe studjoi dhe dokumentoi levizjen statike. Vlera e kesaj ne perdorimin e orave u vu ne dukje nga fizikantet muslimane gjate shek. XV

    Cfare mesohet: Tipi levizes dhe shtypshkronja u shpik ne perendim nga Johanes Gutenberg, ne Gjermani gjate shek XV.

    Cfare duhet mesuar: Ne 1454, Gutenberg realizoi shtypshkronjen me te sofistikuar te mesjetes. Sidoqofte, tipi metalik levizes ishte duke u perdorur ne Spanjen islamike prej 100 vjetesh dhe Spanja ishte vendi ku mjetet e para perendimore te shtypit u prodhuan.

    Cfare mesohet: Studimi i shek. 17 i Isak Njutonit mbi lendet, driten dhe prizmin formon themelet e shkences moderne te optikes.

    Cfare duhet mesuar: Ne shek. XI, El-Hajtham vendosi virtualisht cdo gje qe Njutoni avancoi persa i perket optikes. Ai e beri kete shekuj me pare dhe per me teper ai konsiderohej nga nje sere autoritetesh si themeluesi i optikes. Esziston nje fare dyshimi qe Njutoni te jete influencuar nga ai. El-Hajtham ishte fizikanti me i permendur i mesjetes. Studimet e tij u perdoren nga nje sere studiuesish evropiane gjate shek. 16-17, bile me shume se studimet e Njutonit dhe te Galileos te mbledhura bashke.

    Cfare mesohet: Isak Njutoni, zbuloi ne shek 17 se drita e bardhe perbehej nga rreze te disa ngjyrave te ndryshme.

    Cfare duhet mesuar: Ky zbulim u be i teri nga el-Hajtham (shek. XI) dhe Kamal ed-Din (shek. XIV). Njutoni ka merita per zbulime origjinale, por ky nuk ishte njeri nga ato.

    Cfare mesohet: Koncepti i natyres se njejte te materies u prezantua nga Antion Lavosier gjate shek. 18. Ai zbuloi qe, edhe nese materia mund ta ndryshoje formen apo pamjen, masa e saj mbetet gjithmone e njejte. P.sh. nese uji do te filloje te zihet derisa te nxjerre avull, kriperat shkrihen ne uje, ose nese druri do te digjet dhe behet hi, masa totale mbetet e pandryshuar.

    Cfare duhet mesuar: Parimet e ketij zbulimi shpjegoheshin shekuj me pare nga studiuesi i madh i Persise islamike, el-Biruni (v. 1050). Lavosier ishte dishepulli i kimisteve dhe fizikanteve muslimane dhe referohej shpesh ne librat e tyre.

    Cfare mesohet: Greket zhvilluan trigonometrine.

    Cfare duhet mesuar: Trigonimetria mbeti gjithmone nje shkence teorike tek greket. Ajo u zhvillua ne nje shkalle te larte perfeksioni modern nga studiuesit muslimane, ndonese meritat i takojne me teper el-Batanit. Fjalet qe shpjegojne funksionet baze te kesaj shkence si sinus, kosinus apo tangent e kane origjinen nga gjuha arabe. Keshtu, kontributet e grekeve ne trigonometri kane qene vertet minimale.

    Cfare mesohet: Perdorimi i dreksioneve decimale (dhjeteshet) ne matematike u zhvillua nga nje hollandez, Simon Stevin ne 1589. Ai ndihmoi ne avancimin e shkences se matematikes duke zevendesuar fraksionet perbera, p.sh. ½ me ato decimale p.sh. 0.5.

    Cfare duhet mesuar: Matematikanet muslimane ishin te paret qe perdoren decimalet ne vend te fraksioneve te shkalleve me te medha. Libri i el-Kashit, Celesi drejt Aritmetikes u shkruane fillimet e shek. XV dhe ishte motivuesi per aplikimin sistematik te decimaleve qofte per numrat e plote ashtu edhe per fraksionet. Eshte shume e mundur qe Stevin e importoi idene nga studimi i Kashi-t.

    Cfare mesohet: I pari njeri qe perdor simbolet algjebrike ishte matematicieni francez Fransua Vieta. Ne 1591 ai shkroi nje liber algjebre duke perdorur ne ekuacionet e tij shkronja qe tashme jane shume te njohura per ne si X dhe Y. Asimov thote qe ky zbulim pati te njetin efekt sikurse kalimi nga numeratori Romak ne numrat Arab.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane, shpikesit e algjebres, e prezantuan konceptin e perdorimit te shkronjave per te treguar te panjohuren ne ekuacion, qe ne shek. IX e.r.. Nepermjet ketij sistemi, ata zgjidhnin nje sere ekuacionesh te veshtira duke perfshire ketu edhe ekuacionet kuadrate dhe kubike. Ata perdoren simbolet per te zhvilluar dhe perfeksionuar teoremen binominale.

    Cfare mesohet: Ekuacionet e veshtira kubike (x ne fuqi te trete/ x3) mbeten te pazgjidhura deri ne shek. 16 kur Nikolo Tartalia, matematicien italian, i zgjidhi ato.

    Cfare duhet mesuar: Jo vetem ekuacionet kubike por edhe ato te nje shkalle me te larte veshtiresie u zgjodhen me lehtesi nga matematicienet muslimane qe ne shek. 10.

    Cfare mesohet: Koncepti qe numrat mund te jene me te vegjel se zero, pra numrat negative, ishte i pazbuluar deri sa ne 1545 Xheronimo Kardano e prezantoi kete ide.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane i perdoren numrat negative neper problemet artmetikore te pakten 400 vjet perpara Kardanos.

    Cfare mesohet: Ne 1614, Xhon Napier shpiku logaritmet dhe tabelen e logaritmeve.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet muslimane shpiken logaritmet dhe tabelat e tyre disa shekuj me pare. Keto tabela ishin te zakonta ne boten islame qe ne shek. 13.

    Cfare mesohet: Gjate shek. 17 Rene Dekarti zbuloi qe algjebra mund te perdorej per te zgjidhur problemet gjeometrike. Duke bere kete, ai i dha nje shtytje te forte shkences se gjeometrise.

    Cfare duhet mesuar: Matematicienet e islamit e bene kete qe ne shek. 9. Thabit bin Kurrah ishte i pari qe e beri kete. Me vone ai u ndoq nga Abul Uafa i cili ne shek. X shkroi nje liber ne te cilen ai perdori algjebren per ta zhvilluar gjeometrine ne nje shkence te thjeshte dhe ekzakte.

    Cfare mesohet: Isak Njutoni, gjate shek. 17, zhvilloi teoremen binominale qe eshte komponenti kryesor per studimin e algjebres.

    Cfare duhet mesuar: Qindra matematiciene muslimane perdoren dhe perfeksionuan teoremen binominale. Ata filluan ta perdornin kete teoreme per zgjidhjen sistematike te problemeve algjebrike gjate shek. X.

    Cfare mesohet: Deri ne shke. 13 nuk pati asnje permiresim ne astronomine e lashte te mesjetes per sa i perket levizjes se planeteve. Ishte Alfonso i zgjuari i Kastilianeve (Spanja qendrore) qe shpiku Tabelat Afonsine, te cilat ishin shume me te sakta se sa ato te Ptolemit.

    Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 9 astronomet muslimane punuan dhe e permiresuan shume zbulimin e Ptolemit. Ata ishin te paret astronome qe diskutuan idete e tij arkaike. Ne kritikat e tyre ndaj grekeve, ata sintetizuan prova qe dielli eshte qendra e sistemit djellor dhe se orbita e tokes dhe planeteve te tjere mund te jete elitike (ne forme rrethi por me dy ane me te shtypura). Ata i shoqeruan punimet e tyre me tabela te sakta astronimike dhe harta te jeve. Shume nga llogarite e tyre jane aq te sakta sa qe ato konsiderohen si te kohes. Tabelat Alfonsine jane dicka me shume se kopje te studimeve astronomike qe u transmetuan ne Evrope nepermjet Spanjes islamike si p.sh. Tabela e Toledos.

    Cfare mesohet: Studiuesi Anglez, Roxher Beikon (v. 1292) ishte i pari qe permendi lentet e xhamit per te permiresuar shikimin. Pothuaj ne te njejten kohe, syzet perdorishin ne Kine dhe Evrope.

    Cfare duhet mesuar: Ibn Firnas i Spanjes islamike shpiku syzet ne shek. 9 dhe ato prodhoheshin dhe shiteshin ne te gjithe Spanjen per dy shekuj. Cfare Beikon tha per syzet ishte thjesht nje perseritje e studimeve te el-Haitham (v. 1059), meqe Beikon i referohej shpesh punes se tij.

    Cfare mesohet: Baruti mori zhvillim ne boten perendimore fale punes se Roxher Beikon ne 1242. perdorimi i pare i barutit ne arme ishte kur kinezet qelluan me bambu ne perpjekje per te frikesuar pushtuesit Mongole. Ata e perdoren ate duke i shtuar substances sulfur dhe qymyr.

    Cfare duhet mesuar: Kinezet vertete e zhvilluan barutin megjithate ata as nuk dinin ta perdornin ate per arme zjarri dhe as ishin ata qe e shpiken formulen e tij. Studimet e kryera nga Reinuad dhe Fave treguan qarte qe baruti u formulua si fillim nga kimistet muslimane. Me tej, keta historiane thane qe muslimanet ishin te paret qe punuan armet e zjarrit. Te bie ne sy fakti qe muslimanet perdoren granadat dhe arme te tjera ne mbrojtjen e Algjerikus nga Franket gjate shek. 14. Zhan Mathes tregon qe udheheqesit muslimane kishin rezerva te granadave, pushkeve, topave, ndezesish, bomba sulfuri dhe pistoleta dekada te tera perpara se keto te perdoreshin ne Evrope. Fjala top u permend per here te pare ne tekstet arabisht ne 1300 e.r.. Beikon mesoi per formulen e barutit nga perkthimet ne latinishte te librave arabe. Ai nuk solli asgje origjinale per sa i perket kesaj.

    Cfare mesohet: Kompasi u shpik nga kinezet te cilet mund te kene qene te paret qe e kane perdorur ate per qellime lundrimi midis viteve 1000 dhe 1100 e.r.. Referenca e pare per perdorimin e tij u dha nga anglezi, Aleksander Nekam (1157-1217).

    Cfare duhet te mesohet: Gjeografet dhe lundruesit muslimane mesuan per gjilperen magnetike nga kinezet dhe ishin te paret qe perdoren gjilperen magnetike ne lundrim. Ata shpiken kompasin dhe ja mesuan perdorimin e tij per lundrim perendimoreve. Lundruesit evropiane mbeshteteshin tek drejtuesit muslimane dhe instrumentet e tyre ne zbulimin e territoreve te panjohura. Gustav le Bon vertetoi qe gjilpera magnetike dhe kompasi u shpiken plotesisht nga muslimanet dhe se kinezet nuk kishin shume te benin me to. Nekam ashtu sikurse dhe kinezet mund te kene mesuar per to nga tregtaret muslimane. Eshte e rendesishme te theksohet qe kinezet e permiresuan mjeshterine e tyre te lundrimit pasi ata filluan te kene marredhenie me muslimanet ne shek. 8.

    Cfare mesohet: I pari qe klasifikoi njerezit ne raca ishte gjermani Johan F. Blumenbah i cili e ndau njerezimin ne te bardhe, te verdhe, kaf, te zinj dhe te kuq.

    Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 9 deri ne shek. 14 studiuesit muslimane shpiken shkencen e etnografise. Nje sere gjeografesh muslimane klasifikuan racat, duke paraqitur shpjegime te qarta te zakoneve, kulturave dhe pamjes se jashtme. Ata shkruan mijera faqe mbi kete teme. Shkrumet e Blumenbahut as qe mund te krahasohen me to.

    Cfare mesohet: shkenca e gjeografise u ringjall gjate shek. 15, 16 dhe 17 kur studimet e hershme te Ptolemit u zbuluan. Kryqezatat dhe ekspeditat e spanjolleve/portugezeve kontribuan ne rizgjimin e saj. Trajtimi i pare gjeografik me baze shkencore u be gjate kesaj perudhe nga studiuesit evropiane.

    Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 8 deri ne shek. 15 studiuesit muslimane shkruan volume te tera librash mbi gjeografine e Afrikes, Azise, Indise dhe Kines. Keto shkrime perfshine enciklopedite e para gjeografike , kalendare dhe harta te rrugeve. Kryevepra e shek. 14 nga Ibn Batuta i hodhi nje vershtrim te detajuar gjeotrafise se botes se lashte. Gjeografet muslimane te shek. 10 deri ne shek. 15 e tejkaluan shume me teper ate qe evropianet dhane per sa i perket gjeografise se ketyre zonave deri ne shek. 18. Kryqezatat sollen ne shkaterrimin e institucioneve te edukimit, studiuesve dhe librave te tyre. Ata nuk sollen asgje te rendesishme ne gjeografi per boten perendimore.

    Cfare mesohet: Kimia e ka origjinen e saj ne shek. 17 nga Robert Boil.

    Cfare duhet mesuar: Nje grup i tere kimistesh muslimane, si ar-Razi, el-Xhabr, el-Biruni dhe el-Kindi kryen eksperimente kimike rreth 700 vjet perpara Bolit. Duranti shkruan se muslimanet futen metoden eksperimentale ne kete shkence. Ndersa Humbolt i konsideron muslimanet si themeluesit e kimise.

    Cfare mesohet: Leonarda da Vinci (shek. 16) u be babai i gjeografise kur ai vuri re qe fosilet e gjetura ne male tregonin origjinen e ujshme te tokes.

    Cfare duhet mesuar: El-Biruni (shek. 11) beri pikerisht kete observim dhe futi edhe shume ide te tjera ne nje liber mbi gjeologjine, qindra vjet perpara se Da Vinci te kish lindur. Ibn Sina gjithashtu e theksoi kete. Eshte shume e mundur qe Da Vinci mesoi per kete nga perkthimet ne latinisht e librave islamik. Ai nuk shtoi asgje origjinale ne kete fushe.

    Cfare mesohet: I pari qe foli per formimin gjeologjik te luginave ishte Nikolas Desmarest ne vitin 1756. Ai tha qe ato formoheshin per nje kohe te gjate nga perrenjte dhe burimet.

    Cfare duhet mesuar: Ibn Sina dhe el-Biruni bene pikerishte kete studim gjate shek. 11, pothuaj 700 vjet me heret se Desmaresti.

    Cfare mesohet: Galileo (shek. 17) ishte i pari eksperimentues i madh i botes.

    Cfare duhet mesuar: El-Biruni (v. 1050) ishte i pari eksperimentues i madh i botes. Ai shkroi me teper se 200 libra, shume nga te cilet diskutojne eksperimentet e tij te sakta. Kontributi i tij ne shkenca te ndryshme qe arrin deri 13 mije faqe e tejkalon ate qe u shkrua nga Galileo bile edhe Njutoni te mbledhura bashke.

    Cfare mesohet: Italiani Xhovani Morganji konsiderohet si babai i patologjise sepse ai ishte i pari qe pershkroi sakte natyren e semundjes.

    Cfare duhet mesuar: Kirurget muslimane ishin te paret patologe. Ata e kuptuan plotesisht natyren e semundjes dhe pershkruan nje sere semundjesh ne detaje te kohes. Ibn Zuhr saktesisht pershkroi natyren e semundjes se mushkrive dhe tuberkulozin. Ez-Zahravi saktesisht dokumentoi patologjine e ujit ne tru dhe semundjeve te tjera te lindura. Ibn el-Kuf dhe Ibn-en-Nafs dhane pershkrime perfekte te qarkullimit te gjakut. Kirurge te tjere muslimane dhane pershkrimet e para te sakta te disa semundjeve si te kancerit te stomakut, zorreve dhe ezofagut. Keta kirurge ishin baballaret patologjise dhe jo Xhovani Morganji.

    Cfare mesohet: Pol Erliη (shek. 19) ishte i pari qe futi terapine me ilaηe qe eshte perdorimi i disa llojeve te caktuara ilacesh per te vrare mikrobet.

    Cfare duhet mesuar: Fizikantet muslimane perdoren nje sere substancash te caktuara per te vrare mikrobet. Ata perdoren sulfurin per te vrare disa mikrobe dhe gjithashtu el-Razi (shek. 10) perdori perzierje merkuri si antiseptike.

    Cfare mesohet: Alkoli i paster, i nxjerre nga distilimi, u prodhua per here te pare nga Arnan de Vilanova, nje alkemist spanjoll ne vitin 1300 e.r..

    Cfare duhet mesuar: Nje sere kimistesh muslimane prodhuan alkol te distiluar per qellime mjeksore qe ne shek. 10. Ata bile prodhonin ne mase mjetin e pare per distilimin e alkolit per perdorim ne kimi. Ata perdoren alkolin si solven dhe antiseptik.

    Cfare mesohet: I pari operacion i kryer me anestezi te marre nga hundet u krye nga amerikani C.W.Long ne 1845.

    Cfare duhet mesuar: 600 vjet perpara Long, ne Spanjen islamike ez-Zahravi dhe Ibn Zuhr bashke me disa kirurge te tjere muslimane, kryen qindra operacione me te tille anestezi qe behej me perdorimin e garzave te lagura me narkotike dhe qe vendoseshin ne fytyre.

    Cfare mesohet: Gjate shek. 16 Paraselsus shpiku perdorimin e opiumit per anestezi.

    Cfare duhet mesuar: Fizikantet muslimane prezantuan vlerat e opiumit per anestezi qe ne mesjete. Opiumi perdorej si fillim per anestezi nga greket. Paraselsus ishte nje student i Ibn Sinas dhe eshte e sigurt qe ideja e tij eshte marre nga studimet e Ibn Sines.

    Cfare mesohet: Anestezia moderne u shpik nga Humfrei Deivi dhe Horac Uells ne shek. 19.

    Cfare duhet mesuar: Anestezia moderne u zbulua, masterizua dhe perfeksionua nga muslimanet 900 vjet perpara Devit dhe Uellsit. Ata perdoren anestezi qe merrej nga goja dhe me frymemarrje.

    Cfare mesohet: Koncepti i karantines u prezantua ne 1403. Ne Venecia, ligji i ndalonte te huajt te hynin ne qytet derisa nje periudhe e caktuar kohore te kish kaluar. Nese deri atehere asnje shenje semundjeje nuk dukej, atehere ata lejoheshin te hynin ne qytet.

    Cfare duhet mesuar: Koncepti i karantines u prezantua per here te pare ne shek. 7 nga profeti Muhamed (s) i cili parandalonte hyrjen apo daljen nga nje zone qe vuante nga ndonje epidemi. Qe nga shek. 10, fizikantet muslimane inovuan perdorimin e dhomave apo pavioneve te izoluara per pacientet qe kishin semundje te transmetueshme.

    Cfare mesohet: Perdorimi shkencor i antiseptikeve ne kirurgji u zbulua nga kirurgu anglez Xhosef Lister ne 1865.

    Cfare duhet mesuar: Qe nga shek. 10 fizikantet dhe kirurget muslimane perdornin alkolin e distiluar si agjent antiseptik. Kirurget ne Spanjen islamike perdoren metoda speciale per perdorimin e antiseptikeve perpara dhe gjate operacioneve. Ato gjishashtu leshuan protokolle te vecante per mirembajtjen e higjenes gjate perudhes pas operacionit. Suksesi i tyre arriti caqe aq te larta saqe titullare nga Evropa erdhen ne Kordove, Spanje, te kuroheshin ne ate qe quhej “Ajka e Klinikave” te Mesjetes.

    Cfare mesohet: Menyra shkencore e nderhyrjeve kirurgjikale u avancua nga kirurgu francez Ambrua Par, ne 1545. Para se metodat e tij te aplikoheshin kirurget perpiqeshin qe ndalonin rrjedhjen e gjakut duke hedhur vaj te nxehte. Par ndaloi perdorimin e ketyre metodave duke prezantuar ate te bllokimit te arterieve te gjakut. Ai konsiderohet si “babai i kirurgjise racionale”. Per ishte gjithashtu evropiani i pare qe denoi ato procedura te shemtuara kirurgjikale si... menyren e carjes se kafkes gjate operacioneve ne koke.

    Cfare duhet mesuar: Kirurgu i shquar i Spanjes islamike, ez-Zahraui (v. 1013) filloi bllokimin e arterieve 500 vjet para Parit. Ai perfeksionoi perdorimin e Katgutit qe punohet me zorret e kafsheve. Ai gjithashtu prezantoi perdorimin e pambukut dhe dyllit per bllokimin e plageve gjakrrjedhese. Te dhenat e plota te punes se tij erdhen ne Evrope nepermjet perkthimeve ne latinisht.

    Pervec kesaj, berberet dhe barinjte vazhdonin te ishin te paret qe praktikonin “artin” e kirurgjise edhe per 6 shekuj pas vdekjes se Zahraviut. Pari vete ishte nje berber por me i zoti dhe me i kujdesshem se te tjeret.

    Jane dyzina te tera librash qe perfshihen ne arsenalin e Zahraviut. Me e njohura nga veprat e tij eshte shkruar ne 30 volume mbi mjeksine dhe kirurgjine. Librat e tij permbajne shkrime mbi mjeksine preventive, nutrientet, kozmetiken, terapine me droge, teknika kirurgjikale, anestezine, kujdesi para dhe pas operacionit. Jo vetem kaq, por ai vizatoi edhe pothuaj 200 mjete kirurgjikale, shume nga te cilet ai vete i shpiku. Ez-Zahravi i zgjuar dhe studiues eshte ai qe meriton te quhet “babai i mjeksise racionale” dhe jo i pashkolluari Par.

    Cfare mesohet: Ne shek. 17, Uilliam Harvei zbuloi qe gjaku qarkullon. Ai ishte i pari qe shpjegoi funksionin e zemres, arterieve dhe venave. Galeni i Romes kishte dhene ide jo te sakta per sistemin e qarkullimit te gjakut, dhe u desh te vinte Harvei te zbulonte qe gjaku qarkullon neper trup ne saje te zemres dhe venave. Per kete ai konsiderohet si babai i fiziologjise se njeriut.

    Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 10 el-Razi shkroi nje liber mbi sistemin e venave, duke pershkruar keshtu shume sakte funksionin e tyre dhe te valvolave te tyre. Ibn en-Nefs dhe Ibn el-Kuf (shek. 13) sollen dokumente te plota qe flisnin per qarkullimin e gjakut duke pershkruar shume qarte fiziologjine e zemres dhe funskionimin e valvolave te saj, 300 vjet para Harveit. Uilliam Harvei u gradua ne universitetin e Padoves ne Itali ne nje kohe kur pjesa me e madhe e programit shkollor bazohej ne librat e Ibn Sinas dhe er-Razit.

    Cfare mesohet: Farmacopeia (liber mjekimesh) e pare u botua nga nje studiues gjerman ne 1542. Sipas Enciklopedise se Librit Boteror, shkenca e farmaceotikes i pati fillimet e saja ne 1900 dhe ishte nje dege e kimise si rrjedhoje e disa analizave te bera me materiale bimesore. Vetem pas izolimit te permbajtjeve aktive te bimeve, kimistet zbuluan vlerat e tyre mjeksore.

    Cfare duhet mesuar: Sipas studiuesit te njohur te historise arabe, Filip Hiti, ishin muslimanet dhe jo greket apo evropianet ata qe shkruajten librin e pare te mjekimeve moderne. Shkenca e farmaceotikes e ka origjinen e saj ne shek. 9 nga kimistet, fizikantet dhe farmacistet muslimane prodhuan mijera ilace apo perzierje bimesh mjeksore mijera vjet perpara te ashtequajtures lindje te farmaceotikes. Gjate shek. 14, Ibn Baitar shkroi nje liber shume te vlefshem mjekimesh duke perfshire aty rreth 1400 ilace. Me qindra libra te tjere u botuan gjate eres islamike. Eshte e mundur qe puna e gjermanit te kete qene nje vazhdim i Ibn Baitarit, i cili ishte shume i lexuar ne Evrope.

    Cfare mesohet: Zbulimi i perdorimit shkencor te ilaceve per drejtimin e semundjeve te vecanta u be nga Paraselsus, fizikanti me origjine zviceriane, gjate shek. 16. Ai gjithashtu njihet si personi i pare qe theksoi rendesine e eksperiences praktike si kusht kryesor ne trajtimin e te semureve duke lene menjane punen e te lashteve.

    Cfare duhet mesuar: Er-Razi, Ibn Sina, el-Kindi, Ibn Rushd, ez-Zahraui, Ibn Zuhr, Ibn Baitar, Ibn el-Xhazar, Ibn Xhulxhul, Ibn el-Kuf, Ibn en-Nafs, el-Biruni, Ibn Sahl dhe qindra fizikante te tjere muslimane u specializuan ne terapine e ilaceve per trajtimin e simptomave dhe semundjeve te ndryshme. Ne fakt, ky koncept ishte e tere shpikje e tyre. Fjala ‘drug’ (ilac) eshte marre nga arabishtja. Eksperienca e tyre praktike dhe studimet e tyre te kujdesshme ishin te pallogaritura.

    Fizikantet muslimane ishin te paret qe kritikuan teorite dhe praktiken mjeksore te te lashteve. Er-Razi i dedikoi Galemit nje liber te tere si kritike per anatomine e tij. Studimet e Paraselsusit jane te paperfillshme nese do t’i krahasonim me volume te tera te shkrimeve mjeksore ashtu sikurse zbulimet origjinale te gjiganteve muslimane te mjeksise.

    Cfare mesohet: E para metode e sakte per trajtimin e semundjeve u prezantua nga gjermani Johan Ueger ne 1500.

    Cfare duhet mesuar: Xhorxh Sarton nga universiteti i Harvardit thote qe mjeksia moderne eshte e tera nje zhvillim islamik dhe nese do t’i vinim rekordet drejte fizikantet muslimane nga shek. 9 deri ne shek. 12 ishin te sakte, shkencor, racional dhe te vertete ne studimet e tyre. Johan Ueger ishte nje nga ata mijera fizikante evropiane te cilet gjate shek. 15 dhe 17 mesuan mjeksine e el-Razit dhe Ibn Sinas. Ai nuk dha asgje origjinale.

    Cfare mesohet: Trajtimi mjeksor i te semureve psiqike u modernizua nga Filip Pinel kur ne 1793 ai drejtonte azilin e pare te te semureve psikike ne France.

    Cfare duhet mesuar: Qe ne shek. 11, spitalet e vendeve islamike kishin pavione te vecante per te semuret psikike. Ata trajtoheshin mire dhe semundjet e tyre merreshin seriozisht ne nje kohe kur te cmendurit digjeshin te gjalle sepse konsideroheshin si shtriga dhe magjistare. Per kurimin e tyre u perdor per here te pare nje metode e re me te cilen te semuret psikike trajtoheshin me kujdes me ilace dhe psikoterapi. Te gjithe qytetet kryesore islamike kishin nje azil te tille ku pacientet trajtoheshin falas. Ne fakt, metoda islamike e kurimit te te semureve psikike eshte shume me larte se metoda e tanishme, sepse ishte me humane dhe shume efektive.

    Cfare mesohet: Parafina e prodhua per here te pare nga anglezi Abraham Gesner ne 1853. ai e distilonte ate nga asfalti.

    Cfare duhet mesuar: Kimistet muslimane e prodhuan parafinen duke e distiluar nga nafta pothuaj 1000 vjet me pare se Gesner. (shiko Enciklopedia Britanike

  4. #14
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    sqarim :

    Artikullin ma dergoi nje miku im, qe kishte deshire ta sillja edhe ne Forum. Keshtu, nese ekziston ndonje paqartesi ne parashtrimin e njohurive, nuk jam une pergjegjesi!

    Megjithate kush e njeh Historine mire nuk mundet ta mohoje rolin e Arabeve dhe Muslimaneve te Mesjetes ne fushen e shkencave. Gjithashtu zgjuaresia dhe dashuria e tyre reth shkencave duket edhe nga menyra sesi perdoren dhe ruajten e perkthyen shkresat e lashta greke e romake, shume prej te cilave u bene te njohura ne Europe midis Arabeve (mos harrojme qe qendra kulturore dhe me rendesi te madhe per historine e lashte si Lindja e Mesme, Aleksandria, Kartagjena etj. ne kete kohe ishin ne duart e Arabeve ku dhe paten mundesine te takohen me njohurite e lashtesise), biles Arabet e Spanjes (Andalusia) u bene shkaku qe Europa nga Platonike u kthye ne Aristotelike (keshtu nga shekulli i 9 afersisht qender e mendimit europian nuk ishte mendimi ideal platonik por ai pozitiv/pervojtar aristotelian). Pra me pak fjale eshte pak gabim per mendimin tim te flasim per kopjime, thjesht ekziston nje zhvillim (une frymezohem nga dicka tjeter qe te nxjerr dicka te tjeter, te mesme) i cili eshte veti e Historise. As vet Arabet, duke dashur te kundershtoj sadopak shkrimtarin e artikullit te mesiperm, nuk filluan nga xero por kishin zotesine, horizontin dhe vullnetin (sidhe detyrim nga Islami) qe t'i perkushtohen fushave te dijes dhe te adoptojne cdo gje qe e shikonin si te mire. Gjithashtu duhet te shtoj se per kthimin e Muslimaneve drejt astronomise shkak kryesor luante vet feja, sepse Muslimanet ishin perhere te detyruar t'i kthehen qiellit per te matur kohen e namazeve dhe per te pritur festat islame si dhe muajin e Ramazanit, por nga andej e tutje vegela te mira ne kete interesim te tyre u treguan edhe papiret e lashta (sic u treguan edhe veprat e Arabeve vegela te mira per shpikjet e Europianeve). Pra te gjithe keta mire bene qe morren frymezim nga njeri tjetri, perndryshe nuk do kishim arritur ketu ku jemi, dhe te gjitheve duhet t'iu njihen vlerat!

    me respekt Kryeplaku

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    6. …Ai u krijon juve në barqet e nënave tuaja, krijim (etapë) pas krijimi në 3 eerësira. Ky është Allahu, Zoti juaj, vetëm i Tij është pushteti, nuk ka zot tjetër pos Tij…

    (En Nisaë)

    -Në shekullin e fundit shkenca ka ardhur ne përfundim se embrioni gjat zhvillimit të tij kalon nëpër disa etapa, e këto janë:
    -etapa para mitrës së nënës, njëher dhé mandej një pikë uji-fara
    -etapa në mitrën e nënës, ujë-gjak-mish-eshtra dhe në fund shpirti.
    -etapa pas mitrës së nënës, foshnjë-fëmijë- i pjekur dhe plak i rraskapitur

    D.m.th Kurani famëlartë, këtë gjë e ka cekur qysh para 1400 viteve, ndërsa shkencës iu deshë një kohë e gjatë për ta vërtetuar këtë mrekulli të Allahut të cilën e cek në Kuranin famëlartë.

    Vallë, Kurani a nuk qenka libër hyjnor, ku i cili po mbërthejka shum gjëra interesante për njerëzimin, që shkenca as që ka ndëgjuar për to deri në ditën e sotit.

    *Kurani do të jet një udhërrëfyes për njerëzimin deri në ditën e Kijametit.*



    2. Ky është libri që nuk ka dyshim në te (sepse është prej Allahut) është udhëzues për ata që janë të devotshëm.

    (El Bekare)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    - Në fund, do të kishim përmendur edhe një shembull tjetër që con kah bindja se vërtetë Kurani është fjalë hyjnore.
    Pra, në Kuran, fjala “deti” përmendet 32 herë, ndërsa fjala “toka” 13 herë:
    DETI 32 herë
    TOKA 13 herë
    Dr. T. el Suvaidan sqaron: në qoftë se ne bëjmë mbledhjen e koncepteve të dy fjalëve “det” dhe “tokë”, fitojmë 45. Nga një llogaritje e thjeshtë nxjerrim:
    32 / 45 x 100% = 71.11111111%
    13 / 45 x 100% = 28.88888888%
    Këto të dhëna pasqyrojnë atë cka njohim sot lidhur me raportin tokë-ujë në përqindje (mjaft precise).

    ***MREKULLITË E KURANIT NUK KANË TË MBARUAR***


    marrur nga revista “Pena stundentore”
    dhjetor/2002

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    EFEKTI I MISHIT DHE VAJIT TË DERRIT NË HORMONET DHE SJELLJEN E NJERIUT

    Mishi dhe yndyra e derrit nuk janë vetëm të ndaluara për muslimanët, por ato janë të të krishterët, pasiqë “Derri është krijuar të jetë pastrues I rrugëve, të hajë fëlliqësitë” thuhet mes tjerash në testamentin e ri.

    “Ai ua ndaloi juve vetëm coftinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të All-llahut...”
    En Nahl (16):115

    JETA E DERRIT
    Që të fitojmë një pasqyrë më të qartë, huazojmë një pjesë të inertvistës me fermerët nga Fisheri, Indiana, të cilët mbanin derra.Sipas tyre “Derri është lirë të ruhet, kërkon kullosë, mund të jeton në plehra dhe gjëra të ngjashme përfshir edhe kafshën e ngordhur.Në të vërtet, ai mundet edhe të hajë edhe fecesin e vet.Edhe sjelljet e tyre seksuale janë të ndryshme nga kafshët tjera sic janë lopa, delja apo dhija.
    Derri është shumë pak I turpshëm, gjegjësisht merret me akte seksuale në cdo kohë, në cdo vend.Derri femër është mjaft agresiv në aktivitetet seksuale, kur ajo është e “nxehtë” (ka afsh seksual) asaj nuk I intereson asgjë (ushqimi apo intimiteti) derisa të fillon atë qka kërkon (aktin seksual).Ata (derrat) I lëpijnë organet gjenitale të partnerëve pas mardhënieve, ashtu sic veprojnë qentë, por jo si gjitarët tjerë si lopa delja apo dhija”.

    PSE YNDYRA E DERRIT ËSHTË E NDRUSHME NGA YNDYRA E KAFSHËVE TJERA?
    Yndyrërat prej nga natyra e tyre janë lipide dhe shërbejnë si burim I energjisë. Ata mund të jenë burime burimore ose shtazore .Trigliceridet janë yndyrëra neutrale me një molekulë të glicerolit dhe tre acide yndyrore.Acidet yndyrore mund të jenë të ngopura ose të pangopura. Shumë nga yndyrërat e pangopura kanë pikë të lartë të shkrirjes.Dobia e jodit e yndyrës jep cilësinë e pangopshmërisë.Vlera e jodit të dhjamit I derrit është 65, te mishi I lopës-45, kurse te mishi I deles-32.
    Pas gëlltitjes, përzierja e yndyrërave zë vend në stomak me nihmën e lipazës se stomakut (lipazë-ferment lipotik I grupit të hidrolazave).Me e ndihmën e lipazës pankreatike ngjan hidroliza e triglicerideve në glycerol dhe acidet yndyrore zënë vendin e tyre.Acidet yndyrore dhe gliceroli shfrytëzohen për inde të ndryshme si te muskujt, zemra, veshka dhe mëlcia si burim I energjisë.Kafshët barëngrënëse kane acide të pangopura në pozitën 2-të të molekulës së trigliceridit (TG), derisa kafshët mishngrënëse kanë acide të ngopura yndyrore në pozitën 2-të .Lipaza pankreatike (LP) nuk mundet të gidrolizon molekulën e TG-it nëse acidi I ngopur gjendet në pozitën e 2-të.Nëse njeriu ushqehet me yndyrë të kafshëve barngrënëse, yndyra do të hidrolizohet, absorbohet dhe resintetizohet do të shëndrrohet në yndyrë të njeriut, derisa ajo e mishngrënësve si dhe e DERRIT nuk do të hidrolizohet dhe prandaj do të deponohet te njerëzit si yndyrë e derrit në indin yndyror.


    CKA BËN DEPONIMI I YNDYRËS SË DERRIT NË HORMONET DHE SJELLJEN E NJERIUT?
    Në qarkullim hormonet janë në formë të lidhur apo të lirë.Forma e lirë duhet të lidhet me receptorët në indin yndyror para se të bëhen active.Trashja zvoglon numrin e receptorëve prandaj hormonet nuk mund të shfrytëzohen.Prandaj, nëse hormoni është insulin, shpie deri të sëmundja e diabetesit, ndërsa nëse hormoni është testosterone atëher kjo shpie deri në zvogëlim të pjellshmërisë (sterilitet) dhe amenorre (mungesë ose ndërprerje e periodave).Një sasi e yndyrës gjithashru kontrollon hormonet release.Prandaj ne shohim se menarkeja (koha e ardhjes së periodave të para) është e shtyrë te femrat atletike që kanë pak yndyrë dhe ndodh herët te femrat me peshë të ulët.
    Mund të përfundojmë se te njerëzit te të cilët është deponuar yndyrë e derrit egziston crregullimi I lidhjes së hormoneve,për atë ata kanë sasi më të madhe të hormoneve në qarkullim.Është e mundur që shfurja seksuale dhe praktika seksuale e ngrënies së mishittë derrit në shoqëri është pasojë e asaj që e hajnë!Pas të gjithave, është e thënë nga ana e mjekëve, ”Ti je I atillë cfar ke ngrënë!” .
    Koha dhe hapsira nuk lejon të flitet për efektin e mishit të derrit në holesterol, natriumin dhe marrëdhëniet me sëmundjet e zemrës.

    EFEKTET E MISHIT TË NGORDHUR DHE GËLLTITJES SË GJAKUT
    Mishi I ngordhur është ai mish I kafshës që ka ngordhur para se të therret dhe para se gjaku ti ketë rrjedhur jashtë.Gëlltitja e gjakut nuk është vetëm pirja e gjakut sic është përhapur në kohën e injorancës në Arabi ose sic praktikohet tani në Afrikë (ose në Francë), por gjithashtu edhe gjaku që gjendet në mish gjatë mbytjes së pahijshmë të kafshës.Të gjitha hormonet dhe antitrupat që gjenden në gjak janë infektiv (përfshirë këtu edhe virusët), prandaj gëlltitja e tillë është mjaft e rrezikshme, mund të shkaton edhe insikte të kafshëve sikurse shihen tek mishngrënësit sic janë qentë, macet dhe luanët.

    “Juve u janë ndaluar (ti hani): ngordhësira, gjaku, mishi I derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shparja (nag I tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përvec asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është ndaluar) të kërkoni me short fatin.Kjo është mëkat ndaj All-llahut.Tashmë , ata që mohuan, humbën shpresën për fenë tuaj (se të ndërroni), andaj mos u frikësonju atyre, por mua të më frikësoheni.Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe...”
    El Maide (5): 3
    Sa I takon kësaj cështje, edhe të krishterët kanë qëndrim të ngjashëm; bile bile edhe më të ashpër:

    Ju nuk duhet të përdorni si ushqim as gjakun e një zogu ose të një kafshe, pavarësisht se ku banoni.Në qoftë se dikush e pi gjakun, ai duhet përjashtuar nga gjiri I bashkësis së izraelit.
    LIGJI/Kodi Priftëror, 7 : 26-27 (fq. 116)

    Nëse një izraelit ose një I huaj që banon midis jush ha gjak, në cfarëdo forme të jetë ai, unë vetë do të kthehem kundër tij dhe do ta dëboj prej popullit të tij.
    LIGJI/Kodi Priftëror, 17 : 10 (fq.129)

    Kur ngordh një kafshë, e cila është caktuar për tu ngrënë, ajo duhet prekur, por mbetet e papastërt deri në mbrëmje.Kush e largon kafshën e ngordhur ose ha dicka prej saj, duhet ti lajë rrobat, ai do të mbetet I papastërt deri në mbrëmje.

    LIGJI/Kodi Priftëror, 7 : 39-40 (fq.121)




    Pena stundentore (Abdullah Emini)
    dhjetor/2002

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    Ebu Abdullah El-Batani
    (Albategnius) (858-929 e.r.)

    El-Batani, I njohur në perëndim si Albategnius ishte një astronom dhe matematicien I famshëm.Ai u njoh si astronomi më imadh I kohës së tij dhe një nga më të mëdhenjtë e Mesjetës

    Ebu Abdullah Muhamed Ibn Xhabir Ibn Sinan el-Batani lindi më 858 e.r. në ose pranë Batanit, një krahinë në Harran.Ai ishte pjestar I familjes mbretërore Sa’bi të Harranit dhe ishte musliman.El-Batani I mori mësimet e para nga I ati, Xhabir Ibn Sinan el Batani, I cili ishte gjithashtu një shkenctar I njohur.Më pas ia shkoi në Raka, në brigjet e Eufratit ku ai mori mësime të avancuara në shkencë.Nga fundi I shek. XIX ai emigroi në Samara ku ai punoi deri në fund të jetës së tij.El-Batani vdiq në vitin 929 e.r..
    Gjatë qëndrimit të tij në el-Raka, nga 877 deri 929 ai bëri zbulime të rëndësishme astronomike. Sipas professor Filip Hitit, “...ai solli disa përmisime në punën e Ptolemit dhe gjithashtu korigjoi llogaritjet e bëra mbi lëvizjen e Hënës dhe disa planetëve.
    Ai provoi mundësinë e eklipsit diellor, ndihmoi me të dhëna më të sakta për sa I përket stinëve, llogariti orbitën ekliptike (me pamje vezake) gjatësinë e stinëve dhe vitit tropical, dhe minin (mesataren) e orbitës së diellit.Llogaritja e saktë e tij për vitin diellor prej 365 ditësh, 5 orësh, 46 minutash dhe 24 sekondash qëndron shumë afër matjeve të fundit.Ai gjithashtu zbuloi që largësia e diellit kishte ndryshuar rreth 16 gradë 47 minuta që nga koha e Ptolemit.Ky zbulim shpjegon lëvizjen e planetëve rreth diellit dhe një ndryshim të vogël në matjen e kohës.Mendimi I tij për sa i përket ekuinokseve, ishte ndryshe nga mendimi I gabuar I Kopernikut disa shekuj më vonë”.
    Në një kontrast të theksuar me Ptolemin, el-Batani provoi varacionet e diametrit të dukshëm këndor të diellit dhe solli shpjegime të ndryshme mbi eklipsin.Pasi ai rishikoi orbitën e hënës dhe të planetëve, el-Batani solli një teori vërtet të vlershme mbi përcaktimin e kushteve për lindjen e hënës së re.Dunthorn, në 1749, e përdori studimin e el-Batanit mbi eklipsin hënor dhe diellor, për përcaktimin e shpejtësisë së lëvizjes së Hënës.Ai përcaktoi me saktësi një sërë koeficientësh astronomike si p.sh., ekuinokset në 54.5" cdo vit me formën Ekliptike në 23 gradë 35 min..El-Batani gjthashtu prezantoi zgjidhjen e shumë problemeve të trigonometrisë sferike me përdorimin e projekteve ortografike.Ishte puna e el-Batanit në lëvizjet fikse të disa yjeve që e ndihmoi Hevelius të zbulonte variacionet rrethore të lëvizjes së Hënës.
    El-Batani u bë I njohur në Matematikë me përdorimin e përpjestimeve trigonometrike ashtu sikurse ne I përdorim sot.Ai ishte I pari që zëvendësoi vijat paralele greke nga Snus me nje kuptim më të qartë të superioritetit të tyre.Ai gjithashtu zhvilloi konceptin e kotangenit dhe plotësoi tabelat përkatëse.
    Xhozef Hell theksoi që “...në fushën e trigonometrisë, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe Tangentit I përket arabëve.Epokat e arta të Porbahut, Regiomontanus dhe Kopernikut nuk mund të përmenden pa vlerësuar punën themelore dhe përgatitore të matematicienëve arabë...”.
    El-Batani shkroi libra mbi astronominë dhe trigonometrinë.Libri I tij më I famshëm ishte një studim astronomik I paraqitur me tabela I cili më vonë u përkthye në latinisht me titullin “De Scienta Stellarum – De Numeris Stellarum et motibus”.Kapitulli I tretë I librit të tij mbi astronominë I dedikohe trigonometrisë.Një përkthim I vjetër I këtij libri gjendet sot në Vatikan.El-Zixh ishte një libër tjetër I El-Batanit I cili u publikua nga C.A Nullino në Romë në 1899.Studimet e tij në astronomi u përkthyen në shumë gjuhë të huaja dhe patën një influencë të madhe në Evropë deri në peridhën e Rilindjes.
    Beer dhe Madler, në librin e tyre të famshëm Der Mond (1837), përmenden një nga karakteristikat e sipërfaqës së hënës sipas Batanit (Albategnius).Ky është emri I jë sipërfaqe boshe me një diametër prej 80 miljesh në seksionin 1, e rrethuar me male që arrinë një lartësi prej 14000 këmbësh, disa kratere dhe vrima me buzë të ngritura. Zbulimet origjinale të el-Batanit në astronomi dhe trigonometri patën një ndikim të madh në zhvillimin e shkencës vecanërisht në preriudhën e mesjetës.Në librin e tij “De Revolutionibus Orbium Clestium” Koperniku shpreh hapur mirënjohjen e tij ndaj el-Batanit.


    marrur nga revista “Pena studentore”(Agim Osmani)
    dhjetor/2002

  9. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Hidrologji

    Filozofi I njohur Greke Aristoteli, ka menduar se avulli prej tokës
    kondenzohet në shpellat e bjeshkëve të ftohta dhe kështu formohen liqejt
    nëntokësorë. Në shekullin e shtatë (p.e.r) një filozof tjetër i quajtur
    Talesi nga Miletusi, besonte se stërpikat e ujit nga sipërfqet e oqeaneve,
    mblidhen dhe me anën e erës ngriten mbi tokë dhe shëndrohen ne rreshje
    atmosferike. Më vonë, dietari i njohur Bernard Palissy, e prezentoj një
    përshkrim tjetër të qarkullimit të ujit në natyrë.
    Ai sqaroj se uji avullohet nga nxehtesia e diellit, ngritet lartë në qiell,
    prej nga formohen mjegullat. Era i shpërndanë nëpër kontinente dhe kështu
    kondenzohet dhe formohet shiu. Shiu mblidhet nëpër lumej e liqej dhe nëpërmes
    burimeve kthehet sërish në oqeane. Sot, bile edhe fëmijët e shkollave fillore
    e dijnë këtë fenomen, kurse, në kohën e Muhamedit (a.s), kjo ide e përhapur
    ka qenë e trajtuar më tepër si spekulim, se sa fakt i vërtetë. Mu në atë kohë
    Kur'ani tregoj: "A nuk e ke parë se si Allahu drejton retë, pastaj i bashkon
    i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon
    prej së larti, nga retë e mëdha si kodra breshër dhe me të godet kë do, e ja
    largon atij që do. Shkëlqimi i vetëtimës së dritës së resë, gadi se s'të merr
    të të parit" (Kur'an 24:43). Shum versete Kur'anore flasin për këtë të
    vërtetë, por ata nuk përqëndrohen vetëm aty. Ata flasin gjithashtu edhe për
    ndrrimin e stinëve: "A nuk e sheh se Allahu lëshon ujë nga qielli dhe atë e
    shpërndanë në tokë nëpër burime, mandej me të mbijnë bimë të llojeve dhe
    ngjyrave të ndryshme, pastaj ajo thahet dhe ti e sheh atë të zverdhuar dhe
    pastaj e bënë atë të llomitur. Ska dyshim se në këtë ka argument për të zotët
    e mendjes." (Kur'ani 39:21) "Nga argumentet e Tij është edhe ajo që ua dëfton
    vetëtimën dhe si frikë e edhe si shpresë, dhe nga qielli lëshon shi e me te e
    ngjallë tokën pas vdekjes së saj. Në këtë ka argumente për një popull që di
    të mendojë" (Kur'ani 30:24).

    Biologji

    Kur'ani është shpallur 600 vjetë përpara se shkencetari musliman, Ibn Nafis,
    e zbuloj qarkullimin e gjakut dhe 1000 vjetë para se William Harvey e sqaroj
    detalisht para shkenctarëve Prendimorë. Kur`ani gjithashtu përmendi edhe
    procesin e tretjes së ushqimit dhe shpërndarjen e materjeve ushqyese: "Ju
    edhe në kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjesë e asaj që e kan në
    barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumshtë të
    pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë" (Kur'an, 16:66). Kur'ani
    tutje vazhdon të na njohë me botën që na rrethon. Krijimi i njerëzisë, mund
    të vërehet në secilën qenje individuale. Ajetet Kur'anore, sa i perket
    fekondimit dhe zhvillimit embrional të qenjes njerëzore, janë të çuditshme
    për shkenctarët e kohës sonë: "Dhe Ai është që krijoj llojet, mashkullin dhe
    femrën. Nga pika e farës që hidhet". (Kur'an, 53:45-46). "Pastaj atë e bëmë
    pikë uji në një vend të sigurtë" (Kur'an, 23:13). "Lexo! me emrin e Zotit
    tënd, icili krijoj (çdo gjë). Krijoj njeriun prej një gjaku të ngjizur (në
    mitrën e nënës)" (Kur'an, 96:1-2). Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e
    at gjak të ngurtë e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shëndrruam në eshtra
    dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijsë tjetër (me shpirtë).
    I lartë është Allahu më i miri krijues" (Kur'an, 23:14). Embrioni gjatë
    zhvillimit, kalon nëpër faza, ku shumica janë disproporcionale. "O ju njerëz!
    nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam
    ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej
    një sa kafshatë mishi që është krijesë e formuluar ose e pa formuluar, në
    mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që dëshirojmë nNe, e përqëndrojmë në
    mirët deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu e
    arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes heret, e dikush të jetojë
    deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka
    patur. E ti e sheh tokën e tharë të vdekur, e kur Na ja lëshojmë asaj ujin,
    ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme."
    (Kur'an, 22:5). "Mandej, Ai e formëson atë (në barkun e nënës) dhe nga ana e
    vet i jep shpirtin atij dhe Ai është që juve u pajisë edhe me dëgjim, me të
    parë e me zemër, e pak send është ajo që ju falënderoni".(Kur'an, 32:9).

    Fizikë

    Kur'ani parasheh edhe fazat e zhvillimit njerzorë. Ai na jep dituri mbi
    fluturimet kozmike, dhe thotë: "O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni
    mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, por nuk
    mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë". (Kur'an, 55:33). Tani duhet të jemi
    të vetëdijshëm se organizmi i çuditshëm i lindjes, mekanizmi i pakufishëm
    natyrorë, zhvillimi i jetës në tokë e të gjitha të tjerat të ngjajshme me
    kto, nuk janë vetëm një koincident. Shkenctarët duke u zhytur edhe më thellë
    në nënbotën e atomit, apo mësheftësitë e gjithësisë, arrijne horizonte të
    reja të diturisë. Kështu ato konfrontohen me pyetje të cilat më parë janë
    konsideruar vetëm si çështje të botës fetare. Shkenca, si një formë relative
    e diturisë, asnjëherë nuk do të jetë në gjendje tu përgjigjet të gjitha
    këtyre pyetjeve. Mirëpo, duke realizuar të vërtetën që Kur'ani përmban, ne
    do të mundemi të arrijmë njohuri të pazbuluara, duke hulumtuar për dituri
    shkencore. Para më shumë se 14 shekujve, njeriu nuk i ka njohë faktet
    shkencore për të cilat flet Kur'ani. Athua, çka përmban tjetër Kur'ani për
    të na ofruar në fushën shekncore? Athua, çfarë do të mund të zbulonin
    pasardhësit tanë nga Kur'ani që për sytë tonë është misterioze dhe e
    pakuptueshme? Ky realizim, do të bëhet duke qenë të vetëdijshëm se jeta
    është e mvarur apo e ndërlidhur me gjith diturinë fetare dhe spirituale.
    Ajetet Kur'anore janë zbulimet më të reja të një tradite të gjatë të
    mençurisë së zbuluar. Pra, të gjitha zbulimet e mistereve ende të panjohura,
    mund të bëhen vetëm nëpërmes studimit të pandërprerë shkencorë.

    Matematikë

    Në kohën e rregullimit të mardhënijeve brenda shtetit Islam prej Kinës
    (në lindje) e deri në Francë (në prendim), shkenctarët Islam menjëherë
    filluan përkthimet e veprave nga kultura greke, romake, indiane,
    kopte,aramejase dhe hinduse. Kalifi HARUN ER-RESHID ka marrë haraçin në
    libra, ndërsa kalifi Al Me'mnun peshën e veprës së përkthyer e ka paguar me
    ari. Në fillim, në qendër të venmendjes ishin përkthimet, ndërsa më vonë
    erdhi periudha e krijimit origjinal në lëmenjt e ndryshëm shkencorë. Kan
    folur për evolocionin, krijimin dhe zhvillimin e jetës si dhe ndikimin e
    mjedisit në qenijet e gjalla. Për këtë, disa shekuj para Lamarkit dhe
    Darvinit kan shkruar Ibn Maskavej, Ihvan As-Safa dhe Ibn Haldun. Kan caktuar
    ligjin e përgjithshëm të gravitetit dhe kan precizuar kuptimet themelore të
    mekanikës, shpejtësinë, peshën dhe hapsirën, edhpse këto më vonë i janë
    përshkruar Njutnit. Eshtë vërtetuar historikisht se për këto kanë shkruar Al
    Hazin e shumë të tjerë me qindra vjetë para Njutnit.
    Ibn An-Nefis, disa shekuj para Herit, ka sqaruar qarkullimin e vogël të
    gjakut, ndërsa Ibn An Hejsem natyrën e dritës, shpejtësinë dhe ligjin e
    thyerjes së saj, shumë më heret se shkenctarët Europjan.
    AL HAVARIZMI ndër të parët ka përdorur numrat në matematikë, në vend të
    llogaritjes shkrimore (me shkrim). Ai ka caktuar dy seri të numrave. E PARA:
    është e njohur me emrin, si numra Indian, ndërsa kjo e dyta përdoret në
    pjesën Prendimore, arabe dhe Europjane. El Havarizmi, ka sistematizuar deri
    atëherë diturinë e shpërndarë nga matematika, duke ja vënë themelet kështu
    matematikës dhe algjebrës.
    Nëse gjeometria është greke, atëherë pa dyshim trigonometria është arabe. Me
    përdirimin e Sinusit, ata kan zgjedhur shumë probleme të trigonometrisë, duke
    lidhë mardhënijet në mes sinusit dhe tangensit. El BEJRUNI ka shkruar shumë
    vepra në lëminë e trigonometrisë.
    EL BEJRUNI, në mënyrë shum precize ka caktuar peshën specifike të 18 metaleve
    deri te decimalja e katërt, ecila nuk ndryshon prej llogaritjeve më të reja,
    kur janë zbuluar instrumentet më të përsosura. ER RAZI ka përshkruar 25
    instrumente të metalit dhe të qelqit të cilat kanë qenë të njohura deri
    atëherë. EL IDRISI, EL HAZIN, EL BEJRUNI kan caktuar ligjet themelore të
    gravitetit. El Hazin gjithashtu ka konstruktuar aparatin për matjen e peshës
    së trupave në ujë dhe në ajër. El Bejruni ka konstruktuar aparatin për
    përfitimin e peshës specifike të shumë mineraleve, lëngjeve dhe trupave të
    cilat treten në ujë. Ibn Junusi ka konstruktuar lavjerrsin të cilin
    astronomët arab e kanë përdorur në eksperimentet e tyre. Kan matur shtypjen
    atmosferike dhe kan dijtur se trupi është më i lehtë në ajër sesa në tokë.
    Shkenctarët arab kan shkruar gjithashtu një numër të madh veprash nga
    biologjia, mineralogjia, astronomia, gjeometria, mjekësia, muzika etj.
    Shkenctarët arab në këtë mënyrë kan vendosur themelet e metodave të reja të
    metodologjisë së punës kërkimore dhe shkencore. CAGORI, thotë: "Ne
    Europjanët mendojmë se kemi dhënë dhe se kemi vërtetuar shum teori shkrime
    dhe mendime, por në fund prapë konstatohet se arabët në to kanë kaluar shumë
    më heret. Popujt arabo-Islam kan bajtur flamurin e Rilindjes kulturore disa
    shekuj me radhë, në kohën kur Europa ka qenë në detin e errësirës. Mendimi
    shkencorë në periudhën Islame, i dhuroj njerzimit shumë forma të rehatisë,
    kulturës, mirëqenijes duke i dhuruar mësuesit Al Farabi dhe Ibn Sina...".

    Gjeografi

    Zgjimi i Europës nga gjumi, filoj me përkthimet e gadi të gjitha veprave, nga
    gjuha arabe në gjuhën latine. VASCO DE GAMA, lundroj rreth Afrikës dhe
    arrinë deri te Arkipelagu i Malezisë. Kapiteni i anijes në këtë rrugë ishte
    IBN MEXHID. KRISTOFOR KOLOMBO, duke kërkuar rrugën për Indi, Arrijti në
    Amerikë.Në vitin 921, Ibn Fadlan ishte në Bullgari ku bëri përshkrimin e
    parë me shkrim, që ekziston edhe sot. Përshkrimet ishin lidhur me poziten
    gjeografike, popullsinë dhe mënyrën e jetës në at vend.
    Al Biruni ka qenë i pari që i dha emrin lumit Angara dhe përshkroi popullaten
    e Krahinës së Baikalit në Siberin Veriore. Ai ka dhënë informata edhe rreth
    Afrikës së jugut dhe Mozambikut.Ai shkoi në Indi, studjoj gjuhen sanskrishte
    artin dhe shkencen Indiane dhe shkroi librin KHITAB UL-HIND.
    Muhallabi, ka qenë autor i punimit gjeografik që kishte të bënte me Sudanin.
    Ai ishte autor i librit që ishte libri i parë që bënte fjalë për kët vend, në
    vitin 985.
    Sulejman Tajir në vitin 851, udhëtoi në Indi dhe në Kinë. Në indi pak më vonë
    udhëtoi edhe Ibn Hawqal. Kurse Ibn Khurdadhih e spejgoi Indinë dhe poziten
    gjeografike të saj në detaje.
    Ibn Rustah është autor i ENCIKLOPEDISE shtat volume prej të cilave jan marrë
    me gjeografi Kjo enciklopedi sot gjendet në Muzeun Britanik dhe ka qenë e
    publikuar në vitin 903 (290 H).(*10)
    Ahmed Sahl b.Hisham al Marvazi ka qenë ndër të parët që ka bërë hartat
    gjeografike dhe ka përshkruar poziten gjeografike të Kinës, Indisë e disa
    vendeve tjera të Lindjes. Ka vdekë më 934. (*11)
    Kontribuesit tjerë në gjeografi janë: Al Masudi : udhëtoi dhe përshkroi
    Indin, Kinën, Ceylon, Kankan, Malabar, Zezibar, Detin Kinez, Madagaskar
    Uman...
    Al Istakhri: bëri harten e shteteve duke e ngjyrosë secilin shtet me ngjyra
    të ndryshme (Viti 951)
    Al Haik: gjeograf dhe astronomer më 945 ka shkruar gjeografinë e Arabisë
    Al Maqdisi: gjeograf shum i njohur edhe në prendim (lindur në Jerusalem më
    947)
    Jaihani, Hamadani, Balkhi, gjeograf të njohur.
    Al Bakri: (Spanjë 1040) Botoi fjalorin e njohur gjeografik.
    Muhamed Al-Tariqi: shkroi për Afriken e Jugut
    Al Munajjim: fjalorin gjeografik që spegonte të gjitha qytetet, poziten
    gjografike, popullsinë, ekonominë etj.
    Ibn Jubair Al-Kinani: shkroi librin shum të rëndësishëm "Udhëtimet e Ibn
    Jubairit".
    Ibn Said al Maghribi ka bërë harten klimatike atëherë të vendeve të njohura.
    Al Idrisi (1099) ka bërë harten e botës dhe ka qenë personalitet i njohur në
    shkencen e gjeografisë.
    Emrat tjerë të njohur në shkencen e gjeografisë i përmendim shkurtimisht:
    Abul Fida (1273), Hamdullah Mustawfi (1340), Al Damishqi (1327), Abdul
    Razzaq (1413), Amin Ahmad Razi, Harun B.Ali (ka projektua instrumentet e parë
    astronomik), Maslama al-Majriti (1007) ka bërë tabelat gjeografike. Umar
    al-Marrakushi (1230), etyj, etj.

    Oftalmologjia

    Merita e oftamologëve arab (specijalistë për sëmundjen e syrit), vërtetë
    është e madhe. Njëra nga punimet e rëndësishme (të shquara) klasike me emrin:
    "OFTALMOLOGJIA MEMORIALE" e shkruar nga Ali Ibn Isa (viti 1000 i erës sonë),
    është i hartuar nga materjali grek: "DHJET LIDHJET E SYRIT" të Galenit, icili
    solli njohuri të reja. Në librin për kalifin, (i shkruar rreth vitit 1260),
    përmenden 18 punime të bëra në oftalmologji, ndërsa punimet greke që nga
    Hipokrati e deri te Paulusi (periudhë kohore kjo e 1000 vjetëve), janë të
    shkruara vetëm 5 vepra, në këtë lëndë. Të gjitha veprat tjera që i kan
    shkruar muslimanët mbi oftalmologjinë, janë afro 30.
    Veprat më të rëndësishme janë shkruar nga specjalistët e sëmundjeve të syve,
    dhe 14 sosh ekzistojnë edhe sot. Vepra më komplete e Ali Ibn Isa, është
    "TEDHKIRETUL KANHALIJN" (Ditari i mjekut të syve), vepra më e mirë lidhje me
    sëmundjet e syve. Kjo vepër u përkthye dhe u komentue në gjermanishte më
    1904, nga Hirschbergu dhe Lipperti. Më 1936 u përkthye në gjuhën angleze nga
    Casey Wood. Përkthimi i parë i këtij libri u bë në gjuhën persishte, e pastaj
    në gjuhën latine, dhe u publikua në venedik më 1497.
    Abdul Hasan Ahmed Ibn Muhamed Al Tabari, në veprën e tij "KITABUL
    MUALEXHETUL BUKRATIJJA" (Libri mbi mjekimin hipokratian) ka shkruar vështrime
    të gjata mbi sëmundjen e syve, vepër kjo që fatkeqësisht nuk ekziston më.
    Ammar Ibn Ali nga Mosuli, sukseset e tija më të mëdha i arrijti rreth
    vitit 1010, me librin "KITABUL MUNTAK HAB FI LLAXHUL AJN" (libri i opcijoneve
    për mjekimin e sëmundjeve të syve). Libri i tij ka të bëjë me anatominë,
    patologjinë dhe gjasht rasteve të operimit të kataraktit dhe rastin neuristik
    optik.! Ammari ka shqyrtuar 48 sëmundje të syve në një vepër të vogël prej
    1500 fjalësh. Ky dorëshkrim (nr 894) gjendet në bibloteken ESCORIAL të
    adridit në Spanjë. Kjo vepër është përkthye në hebraisht (shek. XVIII) dhe në
    gjermanisht (1905).
    Ammari, ishte i pari që kishte bë operimin e kataraktit me anë të thithjes,
    duke përdorur një gjilpërë me zgavërr, të cilën e fuste në "limbus". Ky llojë
    operacioni aplikohet edhe sot (në raste të tilla). Në Europë nuk është dijtë
    për këtë llojë operacioni, deri në fund të shekullit XVIII.
    Abu Ruh Muhammad Ibn Mansur Bin Abdullah, i njohur si AL XHURXHANI,
    mjek i shquar nga Persia, sukseset e veta i arrijti rreth vitit 1088 në
    veprën "NUR UL AJN" (Drita e syve), në dhjet volume. Vetëm volumi i shtatë,
    përshkruan rreth 30 operacione të syrit. Në këtë vepër bën fjalë për
    anatominë dhe fiziologjinë e syrit; për sëmundjet SCLERAL dhe CORNEAL, për
    problemet e kapakëve të syve, paralizën e nervit të tretë, ç'rregullimet e
    qarkullimit të gjakut, toksikimin për sëmundjet shëruese dhe joshëruese dhe
    metoda për shërimin e tyre, kirurgjisë së syve, për anastazionin që e kanë
    përdorë mjekët e syve, etj.
    Një emër tjetër që përmendi Hirschberg, në ligjëratën e tij të mbajtur në
    "Asociacion American", të medicinës më 1905 ishte EBU MUTARIE nga Sevila (e
    Spanjës), icili sukseset e tija i arrijti rreth shekullit XI, specijalist i
    sëmundjeve të syve, icili njëkohësisht ishte edhe vezir. Fatkeqësisht, veprat
    e tija sot kan humbur pa gjurmë.
    MUHAMMED IBN KASSUM IBN ASLAM (AL GHAFIQI) /... - 1165/ i cili veproj
    në shekullin XII, në vepren e tij të njohur "AL MURSHID FIL KHUL"
    (Udhërrëfyes i drejtë në oftalmologji). Përveç sëmundjeve të syrit, ky jep
    të dhëna edhe për kokën dhe sëmundjet e trurit. Ky jep shënime, edhe për
    instrumentet që janë përdorë në kirurgjinë e syve. Ajo që filloj të lulëzojë
    në fillimin e shekullit XX në Amerikë dhe në Europë, është bërë në shekullin
    XII në Spanjen muslimane. KHALIFA IBN AL MAHASIN nga Halebi (Aleppo) i Sirisë
    më 1860, shkroi një libër prej 564 faqesh në të cilin përshkruan dhe jep
    skica të ndryshme të instrumentave kirurgjike, duke përfshi 36 instrumenta
    për kirurgjinë e syve. Ai gjithashtu shqyrton lidhjet midis syrit dhe trurit.
    Shkruan edhe për 12 lloje të operacioneve të kataraktit.
    SALAHUDDIN IBN JUSUF nga Hammah (Siri) më 1290, shkrou vepren "DRITA E
    SYVE", në të cilën bën fjalë, mbi teorinë optike të të pamunit.
    IBN HEITHEM (965-...) ishte i pari që spjegoj se të pamunit është i
    mundësuar për shkak të përkthyerjes së rrezeve të dritës.Që nga viti 800 -
    1300, bota Islame pati jo më pak se 60 specjalist të syve (me famë). Autorë
    të veprave dhe monografive, lidhur me oftalmologjinë, ndërsa në Europë para
    shekullit XX, as që është dëgjuar për ndonjë mjek të syve.Sipas revistës së
    Asociacionit Amerikan të Medicinës (viti 1935), në librarinë e Vatikanit,
    është një dorëshkrim nga Ibn Nefisi (...-1288) me titull: "KITABUL MUHAZ FI
    TIBB-IL AJN" (libër koreksionesh në medicinën e syve). Ky libër përmban
    përshkrimin e syve të shtazëve dhe vështrimin lidhur me shumëllojshmërinë e
    ngjyrave të syve të njeriut.
    Gerard Of Cremona Kaloj në Toledo të Spanjës 40 vjetë (1147 - 1187),të jetës
    së vet, duke përkthyer veprat e Ar-Raziut dhe Ibn Sinaut.Mjekët arab ishin të
    parët që parandalonin vërbimin, që nga viti 100 i erës sonë, kur Ar-Razi u bë
    mjeku i parë icili përshkrou veprimin refleksiv të bebzës së syrit.
    Gjatë kësaj errësire të plotë në Europen e Mesjetës, ata (Muslimanët) i
    ndriçuan edhe pishtarët e shkencës sonë (oftalmologjisë) nga Gualdalkuviri
    (Spanjë), deri te Nili (Egjipt) dhe lumi Oxus (Rusi). Ata ishin mjeshtrit e
    vetëm të oftalmologjisë në Europen mesjetare (*12).
    AL RAZI (vdiq rreth vitit 930 pas Krishtit) qe më i madhi i mjekëve të
    mesjetës, dhe shërbeu për një kohë si mjeku kryesorë në spitalin e madh të
    Bagdadit.
    Al Raziu, në europë i njohur si Rrazes, shkroj 220 vepra medicionale, prej të
    cilave edhe disa enciklopedi. Shumë prej tyre janë përkthyer në gjuhën latine
    dhe janë studjuar shekuj me radhë në katedrat medicionale të Europës.
    IBNI SINA (i njohur si AVICENA), si dhjet vjeçarë ka qenë hafiz i Kur'anit,
    kurse si shtatmbëdhjetë vjeçarë mjek. Ka shkruar shumë libra, por më e
    rëndësishmja është "KANUNI". Kanuni është përkthyer në disa gjuhë, ndërsa
    vetëm në gjuhën latine ka përjetuar 15 botime, e vetëm një herë në gjuhën
    hebreje. Më shumë se 600 vjetë, "Kanuni" ka qenë bazë e studimeve medicionale
    në Europë. Për Ibni Sinanë, Dr Taller thotë: "Njohja e tij e sëmundjeve të
    psikogjenezës, shkaqeve të sëmundjeve psiqike dhe simpomofologjisë së këtyre
    sëmundjeve, simboleve të gëzimeve psiqike, ja tejkalon larg asaj që sot i di
    një mjek mesatarë.
    Ibën Rushdi në Shkencën Europjane, është radhitur në radhen e filozofëve më
    të mirë arab. Mbi të, Ernest Renan ka shkruar një studim shumë të mirë me
    titull "L'AVERROISME" 1852. Kjo është botuar në veprat e zgjedhura të E.
    Renanit me titull "OUVRES COMPLETES", t III1, 1-365 Paris 1949. Dubrovnikasi
    Nikola Vuçetiq ka shkruar një komentim mbi veprat e Averrosit, botuar në
    Venedik më 1580.(*13)

    ************************************************** ******
    Shënimet:

    *1) DITURIA ISLAME 32/1991
    *2. FUNK & WAGNALLS NEW ENCYCLOPEDIA Volumi i VII-të. New York 1972
    ` *3 .Po aty, faqe 97-98
    *4. Alija Izetbegoviq ISLAM IZMEDU ISTOKA I ZAPADA
    *5 MUSLIM CONTRIBUTION TO SCIENCE
    *6. Po aty
    *7. Alija Izetbegoviq 'ISLAM IZMEDJU ISTOKA I ZAPADA
    *8. Op. Cit në DITURIA ISLAME 55/1994
    *9.KONTRIBUTI I MUSLIMANëVE NE SHKENCE nga Abdulhalim Muntanis
    *10. Nafis Ahmad: MUSLIM CONTRIBUTION TO SCIENCE Lahore, 1972
    *11Sarton:: INTRODUCTION OF HISTORY OF SCIENCE Volumi i parë, faqe 621
    *12 ISLAMI ESHTE DITURI DHE KULTURE Sh. Ahmeti botuar në EDUKATA ISLAME,
    Nr.1, Prishtinë 1971
    *13. Dituria Islame
    **********************************
    FUND


    Marre nga albislam
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Le Chiffre
    Anëtarësuar
    30-05-2008
    Postime
    65
    Une do te mundohem te sjell ketu nje mendim timin per kete teme, por pa patur ndermend te ngre apo ul asnje pale, por thjesht te sjell nje MEDITIM ne lidhje me fete dhe kryesisht me ndikimin fetar ne shqiperi...
    Ndonjerit mund ti pelqeje, ndoenjerit mud te mos u pelqeje..por ju lutem te me kuptoni, se ky eshte vetem mendimi im, dhe qe te tregohem i te qyteteruar, te respektojme mendimin e kundert, e ta shikojme ate si nje gje qe nuk perputhet me mendimin e nje pale apo te pales tjeter..;pa kaluar ne ofendime sic ne shqiptaret e kemi zakon....qe na ka cuart sot te diskutojme edhe kete teme...
    Kjo teme eshte interesnte ne kuptimin e informimit te pergjithshem mbi fete dhe mbi analizat qe perpiqet sejcili ti beje njeres apo tjetres fe. Feja islame kohet e fundit ka perjetuar nje "tronditje te madhe psikologjike" dhe ka humbur terren ndaj feve te tjera per vete faktin se ajo eshte mpleksur me islamizin e theksuar konservator dhe me organizatat terroriste, qe sigurisht e kane zanafillnen nga bota e erret pakistaneze dhe afganiztane. Shume pak kjo fe eshte marre me terrorizmin dhe e ka pare zgjidhjen ne pemjet terorit ne vendet me te moderuara islame.
    Po ti referohemi shqiperise, atehere ne duhet te ndalemi dhe te shikojme me sy kritik fese islame. Ajo duhet pare si nje lloj kulture ne popullin tone jo si nje tradite e thelle. Feja islame ne shqiperi i ka zanafillat e veta rreth shekullit te 15, dhe u be fe mbizoteruese ne shekullin e 16. Kjo ka qene pikerisht kur Shqiptaret ju nenshtruan sundimit te gjate turk.
    Sundimi turk solli influenca te fese islame ne shqiperi, dhe vecanerisht ndikoi ne jeten ekonomike te vendit. Shume Feudale shqiptare e pane lidhjen me fene si nje shkeputje nga sistemi taksor turk, dhe sigurisht duke zoteruar mjetet e prodhimit keto feudale kane ndikuar edhe ne fshataresine dhe masen e gjere te popullit qe ti pershtaten kesaj feje te re.
    Pse ishte kjo fe e re per shqiptaret?
    Shqiperia, ose me sakte Iliria apo Pellazget, nuk kane patur nje fe te sakte. Feja qe ushtronin Pellazget ka qene me shume ZOTER, sic ishte zoti per drithin, dielin, te mbjellat etj. Kjo influence ka zoteruar deri ne kohen kur nga pushtimi Romak dhe kryqezimi i Krishtit prej Romakeve pas tradhetise qe i bene cifutet, linden fete e reja, ajo ke krishtere, ajo islame dhe ajo cifute.
    Sigurisht te treja fete lindien brenada nje fisi, brenda nje familje, brenda nje populli. Romaket qe ne vetvete nuk jane asgje tjeter por Pellazge, adoptuan kriztianizmin per kushtet qe une skam ndermend ti sqaroj ketu dhe e sollen ne trevat Pellazge. Pellazget siaps te gjitha fakteve te pa kontestuashme kane jetuar nga kufiri i Gjernanise, Spanja, ne kufi me Rumanine, ne e deri ne ishujt e peloponezit. Sigurisht sikurse eshte zbuluar, ne keto treva eshte folur gjuha pellazge qe ishte baza e gjuheve indoevriopiane. Nje profesor i univeristetit te Kazakistanit ka zbuluar disa libra te vjeter pergameni, ne te cilat eshte shkraujtur ne greqishten e vjeter. Ai mori nje pregamen dhe e kaloi ne scanograph, dh eper cudine e tij erejti se cdo pergamen ishte lyer me boje dhe ishte shkruajtur mbi te ne greqiashten e vjeter. Pasi i hoqi bojen ne nje flete, ai zbuloi nje shkrim tjeter nen te....
    Per cudine e tij ai shkrim ishte krejt ndryshe nga cdo gjuhe qe ai njihte, kueshtu qe u lidh me nje profesor te univeristetit te Berlinit i i cili ishte perkushtuar Albanologjise, dhe herioglifet e gjetura nen bojen e pergamenit ishin fletet e nje feudali Pellazg qe bente urdhera per tere teritorin e tij, ku fare qarte u gjeten fjale njerokeshe si buk, ha, tok, etj...
    Per habine e te gjitheve u gjet nje urdherese e vjeter qe urdheronte djegjen ose pershtatjen e tete gjitha librave pergamene te shkruajtura ne Pellazgisht. Kjo ka ardhur fill pasi "hordhite" Armene u dynden ne tokat pjellore te Pellazgut duke punuar ne shtetet epasura Pellzazge si sekretare. Meqenese njihet prejte gjitheve se Armenet jane nje popull i ngjashem me romet, ato kishin nje dukuri njaft te tyren - kishin shume t ezhvilluar gjuhen e shkruar ne germa cirilike dhe fene. Keto dy elemente i mbanin ato gjalle si popull dhe u percollen ne perandorine e paane Pellazge. Ato jo vetem influencuan ne shkrimin e Pellazgjishtes me germa cirilike, por paten ndikimin e tyre ne shume fenomente te Pellazgut qe cuan ne rrenimin e perandorise se madhe dhe te paane, ne ndarjen e saj ne principata me te vogla nga ku u formuan popujt Gjermane, Franceze, Spanjolle etj...deri sa arriten ne uzurpimin e historise Pellazge. Pse e them kete? Per faktin e thjeshte se ne nuk mundemi, nuk kemi asnje mundesi te lexojme Homerin, Plutonin apo tere filozofet e shkencetaret, shkrimtare e dijetaret e vejter Greke (te ashtuquatur-dhe do ta spjegoj me poshte pse) ne gjuhen e tyre origjinale.
    Si ka mundeis do te thote ndonjeri? Po fantazon? Mbase, por une i referohem llogjikes se vete perceptimit te botes lashte...
    Ishin pikerisht prifterinjte/murgjit Greke qe shpiken Greqishten e Re! Po pse pyes une, pse Greqishte e Re? Pse te mos mbahej gjuha e Homerit? Nuk eshte kjo nje gjuhe qe nuk i perqaset asnje gjuhe tjeter? Nuk eshte kjo gjuha qe na ka lene tere ato bema e tere ato perendie trima? Nuk eshte kjo gjuha qe ka shkraujtur heroizmat e Grekerve te Lashte?
    Dhe sigurisht pergjigja eshte fare e thjeshte: - Nuk ka Grek te kete marre pjese ne asnje histori te Homerit, nuk ka asnje fakt qe ato kane qene figurat e Homerit apo te gjithe filozofeve te lashte. Prifterinjte/Murgjit Armene, shpiken gjuhen Greke shume gjenerata me vone, kur ato moren nen ndikim te tyre tere historine e shkruajtur Pellazge, dhe transformuan fjalen Pellazg me fjalen Grek ne tere shkrimet e lashta per ti dhene popullit Armen nje attdhe te dyte, ate ne trojet e Pellazgeve bujare, qe jo vetem i shtruan sofren, por i liruan edhe shtepine...ketyre murgjeve dhe ketij populli qe nuk i besonte asnje ne bote. Dhe kjo solli sigurisht edhe fundin e Pellazgeve, humbjen e tyre ne histori...deri ne barbarizmat midis fiseve te ndryshme pellazge, ikjen e nje pjese te tyre me mbretin Alban ne krye dhe pushtimin e Irlandes dhe Skocise, dy vende keto te populluara nga fiset Pellazge...
    Prishja e perandorise se madhe Pellazge, dhe sigurisht humbja e elementeve fetare te tyre, e zoterave te Pellageve (referohu zoterave Greke), solli venitjen e ketij populli bujar e dikur te lavdishem...dhe cuarjen en asimilimin e plote te tij, deri ne mbetjen e nje grushti te vogel qe vazhdon te populloi nga Peloponezi deri ne kufinjt me Rumanine e sotme, por kryesisht ne trojet e populluara nga Greket e sotem dhe Shqiptaret. Keto troje kane qene tabani i Pellazgjishtes dhe Pellazgeve. Edhe po te shkosh sot en tere Greqine, pothuajse 70% e tokes neGreqi vazhdon e zoterohet nga Pellazget/Arvanitasit, nje tregues ky qe tregon se kush shte me te vertete zot i ztyre viseve. Greket ne vetvete njihen si popull jo tolerant, popull pa shume vizion dhe te ngurte, pe ne menyre fanatike kapen pas fese se tyre, qe ska asgje te perbashket me fene e Pellazgeve, fe e cila i solli atyre lavdine e pamerituar...
    PA dashur ti largohem temes se ketushme...dua te them se ne historine e Pellazgeve, Ilireve,Albaneve e Shqipatreve ka nej hapesire historike, qe nuk ndodh me asnje popull ne bote. Kjo per vete arsyen se barbarizmi Armeno/Grek beri qe te marre ne dore drejtimin e perandorise (por jo perandorine se ajo udhehiqen nga ligje dhe rregullate shkraujtura me shekuj, pra pronat ngelen te Pellazgeve), qe te cilet nen zjarrin dhe tutelen historike Armeno/Greke humben vetedijen. Ne kete periudhe njihet qarte se u formua Roma... Romaket u formuan si shkeputje e Pellazgeve prej tuteles Bizntine Armeno/Greke, te cilet pushtuan pothuajse nje pjese te madhe te botes se civilizuar nga Arabia deri ne Angli. Per kete po ju sjell nje shembull te vogel. Nje baron Anglez (sir), mori pemen e fisit te tij, dhe e coi mbrapsht deri ne te parin te fisit te tij qe formoi emrin e tyre (do te me falni por nuk jua them dot ne kete moment emrin jo se nuk mundem, por sepse me duhet te rikthehem shuem shenimeve per ta gjetur dhe nuk ka rendesi per kete teme), dhe gjeti se i pari i fisit te tyre, ishte nje Romak i cili shtepine dhe fisin e tij e ksihte diku ne rrethinat e Prishtine, pra te nje vendi Pellazg. Ai me krenari edeh sot e kesaj dite ka bere nje sere emisionesh televizive ne Angli, (njerin prej te cileve une kam pare) dhe deklaron se prejardhja e tij eshte Pellazge prej Romakeve, pra me pak fjale Shqiptare.
    Keto pak fakte qe une rremujshem i kam permbledhur ketu, tregojne se nuk ka patoru kurre Helene qe te zoteronin Pellzgjine, pra perandorine e Pellazgeve, qene vetvete ishin te perbere prej fisesh/principatash te shumta qe se bashku perbenin Pellazget, por si fillese flisnin nje gjuhe, kishin te njejta zakone etj siguriht edhe gjera te ndrsyhme, qe cuan ne formimin e shteteve tevecanta dhe shperberjen e perandorise Pellazge te madhe. Pretendimi Grek per Maqedonine ne fakt eshte qesharak, kur dihet se Maqedonasit ishin Maqedonas jo Helene. Ato skishin si te ishin njekohesisht edhe Helene edhe Maqedonas. Ato thjesht ishin Pellazge. Po te shikoni edhe sot ne trojet Maqedonase ne Greqi, aty gjen mbi 75% popullsi shqiptare (pasardhesit autoktone te Pellazgeve sot ne bote) referuar pronesise mbi token qe ato kane, dhe mbi 85% ne krahenen e ashtuquajtur te Maqedonise se sotme, ku sigurisht nuk ka aspak vend per ish te quajturit Maqedonas, qe ne vetvete jane Sllave, nje shtojce apo atavizem i Bullgareve. Keto troje jo vetem qe jane Pellage, por edhe MAqedonasit nuk ka si te jene Helene/Greke, por vetem Pellazge.
    Tani te kthehemi tek feja ne Shqiperi:
    - Feja e krishtere ishte e para fe qe u fut ne perandorine Pellage, sjelle nga lufteraret Romake qe e sollen ate nga Jeruzalemi. Sigurisht nje pjese e ketyre lufterareve sollen ndikimin Kristian (shumica e tyre), dhe nje pjses shume e vogel e tyre sollen ndokimin cifut. Kjo spjegon edhe lulezimin e kishave te para te krishtera por edhe gjetjen e kishave te vjetra cifute ne trojet Pellage. Eshte per tu habitur se pse jane gjetur ndikime te cifuteve ne trojet tona...por sic e dini ju studiusit shqiptare ju hodhen ne gryke politikes dhe harruan se ishin specialiste qe duhej ti sherbenin brezave...keshtu qe ky eshtre i vetmi spjegim per keto kisha cifute we ne fund te fundit nuk paten ndonje ndikim te madh ne fene e perqenduar te pellazgeve, qe u be Kristianizmi, dhe zoterit e shumte pellazge (te ashtuquajtur greke) u zevendesuan me kristianizmin...por qe sigurisht si fanatike qe ishin Armenet e rinj, ju pershtaten fese se perqaseshme kristiano/Sllave asaj Orthodokse, qe ne vetvete nuk eshte asjge me teper se nnje version i fese se Krishtere.
    Kjo fe, pra feja e krishtere, ka qene feja mbizoteruese dhe e vetme ne perandorine e Pellazgeve deri ne shekulin e 15, kur hordhite Osmane sollen ndikimin e fese Islam. Sidoqofte, kjo fe, feja islame kurre nuk ndikoi mbi Pellazget/Irliret ose Arberit ne kohen e pushtimit Otoman, dei ne ate mase sa te humbase fizionomine e tij si popull. Feja Islame qe erdhi ne Arberi (tani me si verisoni me i ri i pellazgeve), ishte nej mashe per ti shpetuar ndikimit dhe asimilimit te pellazgeve si fare, nga shtypja obskuranstiste NeoArmeno/Helene, per te uzurpuar historine e Pellazgeve qe ti jepnin NeoArmeneve nje vend te qendrueshem dhe ne emer te ri ate HELEN/Grek. Kjo perqaje e fese se re islame ishte nje mbrojtje e mire e Arberve qe ti kundervihen asimilimit.
    Kjo spjegon edhe ate natyreshmeri te bashkejetes se (te ashtuquajturve)muslimane/islame shqiptqare me t ekrishteret, martesat midis tyre, dhe siguristh bashkejeteses pa asnje konflikt midis ketyre dy feve ne nje popull te vetem.
    Kjo eshte pasi Shqiptaret (tani versioni me i ri i Arberve) nuk jane e nuk ndjehen ialame apo muslimane. Ato gezojne te drejten te peqafojene cdo fe qe deshirojne, ose ate qe ne mijera vjet kane mbartur...ose ate qe ne disa qindra vjet u detyruan te perqafojne...kjo eshte e drjete e vetvendosjes, pasi ne thelb te gjithe Shqiptaret jane te krishtere...te kthyer ne nje forme ose ne nje tjeter ne muslimane/islame.
    Sa e si ndikon kjo fe ne shqiperi, eshte me se e qarte kur shikojme fermrat shqiptare, meshkujt shqiptare dhe sa te "ndikuar jane ato nga zokonet e prapambetura te fese islame (jo te fese se paster islame) por te ndikimeve radikale te saj....
    Per mendimin tim, nuk ka asnje redesi sa shume apo sa pak mundohet ndonjeri te tregoi ndikimin apo vetite e fese islame ne shqiperi...ajo ngelet nej fe e huazuar dhe qe per shume pak do te zevendesohet nga gjeneratat me nje fe tjeter...ose do te jete nje fe e civilizuar krejt ndryshe nga ajo me ndikim aziatik....
    Ky eshte thjesht nje mendim privat, por faktet historike qe une kam sjelle ketu, jane mese te verteta....dhe eshte turpi i studiusve shqiptare ne fushen e kultures se lashte qe nuk e sjllin kete ne tryeze...
    Ju uroj te gjitheve te jeni besimtare te zotit jo te feve...pasi te gjtha fete i referohen vetem nje ZOTI...i cili eshte KRIJUESI!
    You changed your shirt, Mr Bond. I hope our little game, isnt causing you to perspire.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Si Ndikoi Islami në Shkencë.
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 09:27
  2. Kontributi i Krishterimit dhene shkences
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 17:49
  3. Kontributi i hoxhallarëve për shqiptarinë
    Nga StterollA në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 07:33
  4. Kontributi Orthodhoks në çështje themeleore botërore
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2005, 01:49
  5. Kontributi islamik në letërsi
    Nga Djali mir në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-04-2004, 15:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •