
Postuar më parë nga
banished
Ore Skuthi i Vockel; po letrat e byrose politike "alla Enver Hoxha" na botoni ketu more? Po pse ore, çfare prisni ju, qe perfaqesia politike e klikes tirane gjakatare te Iranit te beje autokritike? Po sigurisht qe do t'i beje elozhe "revolucionit" te ekstremisteve ne Iran.
E verteta, i dashur, eshte krejt e ndryshme, madje krejt e kundert!
Diaspora Iraniane nuk injorohet, ajo urrehet ne kulm prej rregjimit te ajatollaheve.
Gjithe politikanet qe nuk arriten te nxjerrin koken nga Irani, jane vrare barbarisht me linçim publik. T'i leme pallavrat e ajatollaheve.
Irani sot ka nje borxh te jashtem prej 160 miljard dollareve; borxh qe vendet arabe, perfshire Arabine Saudite, duhet t'i kthejne popullit Iranian. Edhe vete Amerika i ka nje borxh prej 40 miljard dollaresh Iranit.
Edhe lufta 8 vjeçare me Irakun, qe i kushtoi Iranit gati 2 miljon humbje ne jete njerezore; nga iranianet konsiderohet si loje politike ku kane gisht edhe ajatollahet e Teheranit.
Asnjehere diaspora Iraniane nuk ka mbeshtetur revolucionaret e Teheranit.
Revolucionaret e Teheranit censurojne edhe kengetaret e famshem iraniane. Shume prej tyre kane arritur te nxjerrin koken prej atij rregjimi sadist. Disa jane edhe te famshem jashte çdo lloj perfytyrimi ne Amerike(Teherangeles), por disqet dhe kasetat e tyre kurrsesi nuk duhet te arrijne ne Iran. T'ju kapin duke degjuar kenget e tyre eshte njesoj sikur t'ju kapnin me revista porno ose njesoj sikur te benit politike anti-islamike. Une vete, shume prej ketyre kengetareve i kam degjuar, dhe t'ju them te drejten, kane kenge te mahnitshme. Vargje te shkelqyera, kushtuar dashurise dhe atdheut te tyre. Nuk mund te injorohet aspak loja politike qe shtetet e huaja kane bere mbi Iran; qofte per mire, qofte per keq.
Jam dakord, po te pyesni edhe ndonje iranian qe sot largohet prej Iranit, ai do te lavderoje vendin e vet. Por, kur te kaloni cakun e formalitetit me keta iraniane, do te degjoni fjale qe kurre nuk do t'i kishit imagjinuar. Per nje gje i pershendes she i vleresoj shume iranianet; e duan shume Iranin, dhe ruhen fort qe te mos thone fjale te keqia per atdheun e tyre. Jane shume krenare, edhe pse aty vuajne se tepermi. Por, ne konfidenca ju tregojne histori te tjera. Une kete e kam me pervoje personale, e nuk ka per te qene, jo shoferi i ambasades se ajatollaheve ne Tirane, qe te ma ndryshoje mendimin, por as gjithe "diplomatet" e asaj klike!
Sigurisht qe Irani eshte nje nga shtetet me te organizuar ne rajon; madje eshte edhe shume i fuqishem. Por, megjithate, nuk eshte aspak e vertete qe gjendja e popullit iranian eshte permiresuar! Aspak, i dashur. Sigurisht qe jo te gjitha gjerat qe kane bere "reformistat" kane qene te keqia, apo te kene lene pasoja te keqia.
Sikur te kishin bere çdo gje per faqe te zeze, atehere nuk do t'u mbetej vetem te zhduknin perset nga faqja e dheut. Edhe Enveri, nuk gaboi ne çdo gje. Edhe ai e elektrifikoi Shqiperine, edhe ai çoi rruge aty ku nuk ngjitej dhia, edhe ai zhduku analfabetizmin, i siguroi nje sherbim shendetsor falas te gjithe popullit. Por, keto te mira ai i beri kur e krahason me gjendjen qe kishte Shqiperia para ketij rregjimi(filluam nga zeroja absolute). Tjeter gje del llogaria po ta krahasosh Shqiperine komuniste me ate qe mund te ishte bere nese ne Shqiperi do te kishim patur nje politike demokratike...
Krijoni Kontakt