
Postuar më parë nga
Lioness
R27, te perdoresh nocionin qe Palestina nuk ekzistonte si shtet para 1920, eshte absurde. Shqiperia nuk u be shtet deri ne 1912, e c'do te thote, nuk ishim aty? Ne krijimin e OKB kishte vetem rreth 60 shtete, sot jane 203, nga erdhen? Rane nga qielli?
Ne vitet 1880, ne Palestine kishte 25,000 izrael, te shperndare, ndermjet 550,000 Palestineze, me asnje lloj synimi nacionaliste. Ne te njejten kohe, ne Angli lindi levizja Zioniste (krijimi i nje shteti Izrael, ekskluzivisht per izraelitet) qe koincidon gjithashtu me perfundimet e Kanalit te Suezit. Vete "babai" i asaj levizje, Theodore Herz. Ne nje miting Zionist ne Londer lideri Zionist Max Nordau, i tha auditorit anglez, perfshire ketu dhe Kryeministrit Anglez:
"We know what you expect of us. We shall be the guards, the watchdogs, of the Suez Canal. We shall have to be the sentinels of your way to India!"
U krijua Jewish National Fund, JNF, per te blere toke ne Palestine per cifutet. Toka u ble nga absentee landlords, ne pergjithesi Turq/Otoman, dhe si ne cdo sistem feudal, Palestinezet ishin argate ne token e tyre.
Ne vitet 1920, influksi i emigranteve cifut u rrit jashte mase, dhe Palestinezet u "zgjuan nje mengjes" duke pare me hidherim se si po u rreshqisnin tokat para syve. Qe nga Herzi dhe te gjithe zionistet pas tij, nuk e fshehen me qellimin per te krijuar shtetin Izrael, pa pyetur, ose pa marre ne konsiderate popullesine Palestineze.
Anti-Semitizmi dhe genocidi i luftes se Dyte Boterore e shpejtoi kete proces, dhe shtetet Europiane, duke qene se nuk bene asgje pothuajse per te ndaluar ate genocid, e humben argumentin moral per krijimin e nje shteti ekskluzivisht izralit, pa pasur parasysh popullesine palestineze.
Anglia, qe kishte pasur mandatin per Palestinen qe nga fundi i WWI, dhe duke qene perballe nje rritje te konfliktit midis palestinezeve, dhe cifuteve, propozoi ne OKB rezoluten per krijimin e shtetit izrael. Ky plan i OKB, u dha izraeleve pak me teper se gjysmen e territorit, ne nje kohe kur ata ishin 1/3 e popullesise, dhe kishin blere vetem 7% te tokes. Palestinezet, kuptohet, nuk donin ta pranonin kete rezolute. Qe nga 1947-1949 pati konflikt armesh ndermjet cifuteve dhe arabeve, nderkohe qe ne 1948, cifutet vete-shpallen pavaresine e tyre.
Pikepamja zyrtare e Izraelit ne lidhje me ngjarjet e atyre dy viteve ishte se arabet nuk e pranuan planin e UN, "because they were greedy (!)" dhe po mundoheshin te shkaterronin shtetin izrael. Si rrjedhoje, ushtria izraelite u pergjigj me dhune. Shume palestineze u larguan duke menduar, se do te ktheheshin ne shtepite e tyre, pas nje fitore te arabeve. Halas, Izraelitet fituan ate konflikt, dhe sot 3 milione palestineze jetojne ne kampe imigrantesh pa mundesi te kthehen, without an absolution. (Nje analogji do te ishte sikur larg qofte, Serbia te kishte fituar luften me Kosoven, dhe gjithe Kosovaret e shperngulur nga ky konflikt s'do te kishin mundesi per t'u kthyer....!)
Tani, u zgjata pak, por mendoj se konflikti palestine/izrael nuk duhet pare nen nje prizem fetar. Dhe dicka tjeter duhet patur parasysh. Qe nje njeri te jetoje normalisht duhet te konsumoje 1000 metra kub uje ne vit. Ne US, ngaqe nuk kursehemi fare...lol.... konsumohet 10,000 metra kub. Ne Palestine/ Izrael, jane ne dispozion vetem 300 metra kub uje te pijshem, nga ku, 60% ndodhet ne West Bank.... Faktore te tille gjeo-politike duhet te konsiderohen, sepse asnje konflikt ne bote nuk eshte aq bardh e zi.
Krijoni Kontakt