Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Cool Arkitekturë shqipëtare!

    Si e definoni ju Arkitekturën shqipëtare?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Askush nuk ban za...as cic,as mic!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Trashegimia arkitektonike sa e larme per nga gjinite, po kaq e hereshme nga fillesa dhe e gjere per nga kohezgjatja, perben nje pasuri te rendesishme per historine e popullit tone

    Fillimet e arkitektures ne vendin tone i shenon banesa prehistorike (deri ne shek 5 p.e.s.),e zbuluar ne Dunavec (vendbanim buze-ujor palafite) qe i takojne neolitit te mesem,d he ne Maliq qe i takojne neolitit .Banesa ndertohej mbi nje platforme druri qe mbeshtetej mbi hunj te ngulur vertikalisht ne taban.Ne Dunavec jane gjetur 87 hunj te tille te shperndare ne menyre te cregullt.Ndertimet palafite jane perdorur nga iliret per nje kohe te gjate qe perfshin dhe tere periudhen e hekurit.
    Banesat prehistorike kane qene tre tipesh:1-Banesa te futura krejtesisht ne toke,si ne Cakran –Fier ;
    2-Banesa gjysem nentoke,perseri ne Cakran ; 3-Banese mbi toke qe eshte zakonisht nje kthineshe

    Unitet arkitektonik paraqesin dhe qendrat e fortifikuara,si ne zgjidhjen e terreneve, ashtu dhe ne zgjidhjen planimetrike.Duke ndryshuar funksionin nga strehime te nje faze para urbane,ne qendra te verteta urbane fortifikimet pesojne evolucion ne zgjidhjet dhe format arkitektonike,si dhe ne tekniken e ndertimit.Keto ndertime perbejne dhe prologun e fortifikimeve antike.


    Arkitektura gjatë shekujve 5-1 p.e.s.
    Gjate kesaj peridhe Dyrrahu dhe Apollonia jetojne nje perudhe lulezimi.Arkitektura dhe Urbanistika e ketyre qyteteve jane bazuar ne arritjet e arkitektures helene po jane te lidhura me realitetin ilir,. Krahas qyteteve koloni , ne territorin e Ilirise se Jugut linden edhe nje tog qytetesh ilire si Bylisi, Amantia, Dimali, Albanopoli, Lisi etj Ato u vendosen ne kodra e maja te larta dhe rrethoheshin me mure te bere me nje teknike te larte. Kjo deshmohet ne ndertimin e portave dhe te kullave mbrojtese.

    Kullat e fortifikimeve antike ne vendin tone kane forme katrore,rrethore dhe patkoi.Ne format planimetrike dhe zgjedhjen e terrenit,fortifikimet kane nje fare uniformiteti si ne elementet mbrojtes:kurtinat,kullat,hyrjet, te cilat i nenshtrohen nje evolucioni te caktuar.Muratura e fortifikimeve realizohej me gure ne te thate me gure te thyer,te latuar,dhe te parapregatitur

    Trajtimi urbanistik i qyteteve te rrafshet ndryshon nga ai i qyteteve ne terrene te pjeret.Nga ana tjeter, vendosja e akropolit ne ane ose ne mes krijon tipa te ndryshem urbanistike.
    Gjurmet e qyteteve nga planet urbanistike, deshmojne per nje sistem te rregullt dhe te perparuar urbanistik.Ky sistem eshte karakteristik si per qendrat e krijuara rishtas si Antigonea,ashtu dhe per qendrat e themeluara prej kohesh si Apollonia dhe Oriku. Kjo dukuri deshmon per nje urbanistike mjaft te perparuar ne kohe, pasi themelimi i tyre perkon me fillimet e urbanistikes se rregullt romake.

    Ndonese Buthroti e ka akropolin ne mes,vecorite e terrenit kane krijuar nje skeme tjeter.Ne hapesiren e krijuar ndermjet shkembit te thikte dhe murit rrethues zhvillohet qendra e qytetit,ndersa ne shpatet veriore dhe lindore perqendrohen banesat.


    Hyrja ne qytet eshte vendosur ne nje pozicion para se ciles hapet perspektiva e qendres.Monumentet qe perbejne qendren jane shetitorja,theatri,tempujt etj
    Shkeputje te akropolit nga qyteti kane qytetet –skela si Dyrrah dhe Aulona,sa disa gjeografe dhe historiane i quanin akropolin dhe qytetin e poshtem si dy qytete te ndryshme.
    Sistemi urbanistik ortogonal deshmohet ne Apolloni,Antigone dhe gjatesor ne Bylis dhe Dymal.Ne Antigone jane zbuluar 3 sektore ne te cilen rruget kryesore priten me njera tjetren me kende te drejta duke formuar parcela drejtekendeshe 50m te gjata.

    Banesa e formes me te zhvilluar paraqitet ne Apolloni,si banese me peristil.Ne te si berthame qendrore sherben oborri i hapur i cili qarkohet perj nje koridori te mbuluar.Per sa i perket dekorit te brendshem, pervec gjurmeve te dyshemese me mozaik ne banesen e Apollonise,ne Dyrrah ne banesat e tjera dyshemeja shtrohet me pllaka mermeri, guri apo argjile te pjekur.Ne rrenojat e nje shtepie ne Durres u gjet ne gjendje mjaft te mire nje mozaik i shekullit 4-3 p.e.s. i cili eshte nje nga mozaiket me shprehes dhe artistike te botes dhe qe quhet Bukuroshja e DURRESIT e cila ruhet ne Muzeun Historik Kombetar .

    Ndërtimet Shoqërore jane treguesit me te rendesishem te nivelit te arkitektures se antikitetit.
    Ne Apolloni,Orik,Buthrot etj tempujt zene pikat dhe dominuese duke luajtur rol te madh ne trajtimin urbanistik te qytetit.Por ka dhe raste kur tempujt jane jashte qyteteve qe te perdoren dhe nga popullsia fshatare.
    Tempulli me i hershem eshte ai i Artemisit ne Apolloni dhe Asklepit ne Buthrot.Kemi dy tipe tempujsh:me portik me 4-6 kollona ne anet e ngushta dhe me kollona vetem ne balle (me ante).
    Shëtitorët. (stoa)gjate periudhes antike qene pjese e pandare e formulimit urbanistik te qytetit Ato shquhen per anen ndertimore dhe zgjidhjen arkitektonike dhe paraqesin galeri te mbuluara me fasade me kollona,te hapur ndaj ambjentit te jashtem ku grumbulloheshin dhe shetisnin qytetaret ne kohe te keqe ose me diell te forte, shpesh edhe per mesim. Prej shetitoreve njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj.

    Teatrot e kesaj peridhe njohim ate te Apollonise, Buthrotit, Bylisit etj te cilet kane te perbashket ndertimin e shkallares ne trajte gjysem-rrethi,ne shpate kodrinore te pershtatur nga natyra ose dora e njeriut. Ajo qe ndryshon midis tyre eshte madhesia qe varet nga fuqia ekonomike e qendres qytetare. Teatri me i madh eshte ai i Apollonise. Prej tij jane zbuluar si pjese te skenes,me ballin e punuar sipas stilit dorik me kolona me kalenur dhe nje friz me triglife.Ne gjendje te mire ruhet dhe teatri i Buthrotit per 1500 spektatore dhe qe inkuadrohej mire midis shkembit te akropolit dhe murit rrethues.Me i vogli eshte teatri i Nikaes per 1000 spektatore.

    Stadiumet. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati nje zhvillim te vecante dhe u ndertuan vepra monumentale si Stadiumi i Amantias ne shek 3 p.e.s.Ky stadium ka nje forme antike tipike me nje piste 184.8 m te gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njeren ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anen tjeter 8 radhe te ndertuara me bloqe guresh gelqerore

    Arkitektura në shekullin 1-5 e.s.
    Ne kete periudhe vihet re se arkitektura vazhdon te ruaje tiparet e meparshme;fortifikimet behen te njejta ne tekniken e ndertimit.Por me pushtimin e Ilirise nga Roma disa qytete kthehen ne koloni si Dyrrahu,Buthroti,Bylisi,Skodra etj,ku vendosen shume veterane dhe tregtare romake.
    Influenca romake ne keto qendra banimi paraqitet e kufizuar, sepse romaket gjeten nje arkitekture te perparuar bashkekohore,por teknika e ndertimit nen pushtimin romak,arriti ne nje nivel shume te larte.
    Orientimi i arkitektures romake drejt asaj helene u ndie me shume gjate periudhes se mbreterimit te Augustit kur dihet qe perandori nuk e la kurre Romen ashtu sic dihet se Augusti kreu studimet e larta ne Apolloni
    Nga fillimi i shekullit te 6,ne periudhen e sundimit te perandorit Anastas, Dyrrahu pajiset me rrethim te trefishte, ndertohet nje hipodrom, dhe persoset rrjeti i kanalizimeve. Ndonese qyteti u shkaterua nga dy termete,u rimekemb shpejt, pasi ne te ndodheshin thesaret perandorake dhe Dyrrahu qe nje qender zejtaro-tregtare e rendesishme.
    Ne drejtimin urbanistik qytetet e kesaj periudhe i permbahen kryesisht skemave te trasheguara Keshtu ne Apolloni urbanistika e qytetit percaktohet prej rrjetit te meparshem rrugor hipodamik qe nuk peson asnje ndryshim per vec se ne futjen e elementeve te rinj qe i japin nje pamje te re qendres.Ne formulimin e qendres shtohen monumente te reja si:odeoni,biblioteka, buleuterioni etj.Ne Buthrot rrjeti rrugor shkon sipas izoipseve dhe objektet jane te vendosura ne menyre te crregullt sipas terrenit,1/4 e te cilave qene terma dhe nymfe qe i japin Buthrotit karakterin e nje kurorti bregdetar si Herkulana dhe Pompeu.
    Banesat ne Buthrot jane pergjithesisht me peristil, ndersa ne Apolloni eshte zbuluar nje banese me atrium qe i perkiste shtresave te pasura,dhe e zbukuruar me mozaike.

    Monumenti me i madh i periudhes antike eshte amfiteatri i Dyrrahut,i ndertuar ne fillim te shek.2 ne skajin perendimor te rrethimit te qytetit.ne formen e eklipsit,ai ka permasa 150m gjatesi dhe 20m lartesi.Amfiteatri shfrytezon pjerresine e terrenit per nje faqe te shkallares.Arena ka forme eliptike,ndersa shkallarja pershkohet prej galerish te mbuluara me qemer te perforcuara me nervatura mbi 2m te gjera dhe 4m te larta.

    Ne qender te qytetit te Apollonise jane gjetur monumente me vlera te vecanta si Odeoni (teater i mbuluar) dhe BULEUTERIONI ose monumenti i Agonoteteve ku mblidhej Keshilli I qytetit. Ndermjet Odeonit dhe Buleuteronit eshte gjetur edhe bazamenti i Harkut te Triumfit.
    Gjurme te biblotekave jane gjetur ne Dyrrah dhe Apolloni.

    Ne kete periudhe ndertimet termale gjenden ne shumice dhe kthehen ne ambjente me karakter shoqeror. Ato kane nje trajtim te rregullt arkitektonik dhe estetik,te zbukuruar me mozaike me vlera te rralla artistike,si banjat ne Apolloni, Buthrot dhe ne qebdren e Dyrrahut ku termat shquhen per nje arkittektonike te persosur .

    Ndërtimet e hershme të kultit kristian
    Me lejimin nga ana e perandorit romak Konstandin te fese krishterene shekullin e katert AD, fillon ne Iliri ndertimi i nje sere monumentesh kulti qe ndjekin ne vija te pergjitheshme skemat arkitekturale romake te shekujve te fundit qe nuk mbetet prapa rajoneve fqinje si Italia dhe Greqia. Keto ndertime u shtrine ne nje rajon te gjere duke perfshire Ilirine nga veriu deri ne jug.

    Bazilikatat ishin ndertime me karakter shoqeror me te pershtateshme per qellime kulti per kohen. Karakteristike e tyre eshte ndertimi me nefa ku qendrori eshte me i madh dhe me i larte,dhe 2 absidat ne anet me te shkurtra dhe hyrja behej nga ana me e gjate.brenda ka nje aks gjatesor dinamik qe perputhet me drejtimin e levizjes nga perendimi ne lindje drejt altarit.


    Bazilikat ne vendin tone u mbuluan me cati me kapriata druri si influence i lidhjeve me Romen. Me e madhja e ketij lloji ne vendin tone eshte ajo e Butrintit ne pjesen jug-lindore te qytetit.



    Ndërtimet me planimetri qëndrore. Keto ndertime perbejne nje grup te vogel por jo me pak te rendesishem te ndertimeve paleokristiane. Karakteristike eshte ndetimi rreth nje ambjenti kryesor me planimetri me simetri qendrore rrethore,katrore,poligonale ose bashkim te tyren.Ketu aksi vertikal mbizoteron ndaj atij gjatesor.
    Baptiseri i Butrintit perben nje nga deshmite me me vlere te arkitektures dhe artit te shek 5-6, rendesia e te cilit kalon kuadrin lokal,duke qene me i madhi me planimetri qendrore ne boten mesdhetare. Dyshemeja me forme rrethore me diameter 13.5 m eshte mbuluar me nje mozaik shumengjyresh me motive kafshesh dhe gjeometrike te nje vlere artisitike shume te larte. sDy radhe kollonash graniti ngrihen mbi kete dysheme per te mbajtur mbulesen

    Arkitektura në shekujt 7-15
    Arkitektura bizantine ne Shqiperi u ngrit mbi bazen e nje arkitekture Ilire paraardhese e ndikua edhe nga factore te rinj dhe te ndryshem te kohes.
    Duke zene pozite te vecante ne trevat e perandorise bizantine , ne korridorin natyral mes lindjes dhe perendimit, territori i vendit tone sherbeu ne periudha te caktuara si transmetues apo rrezatues i vlerave arkitektonike drejt perendimit dhe anasjelltas.Gjate mesjetes se hershme dhe te mesme,kemi gjini te ndryeshme arkitektonike,duke filluar nga banesat,ndertimet mbrojtese,ato te kultit si dhe ndertimet inxhinjerike.
    Shumllojshmeria e tipeve si dhe niveli i larte ndertues, tregon se arkitektura mesjetare ne vendin tone nuk qendron prapa asaj te vendeve fqinje me te zhvilluara,dhe flet per kontakte te vazhdueshme me keto vende,per ndikime reciproke dhe zgjidhje arkitektonike origjinale si ne elemente te vecante ashtu dhe ne formulimin e tipeve.
    Nje zhvillim te madh pati arkitektura gjate periudhes se konsolidimit te principatave feudale shqiptare.Nje fenomen urbanistik me rendesi qe merr zhvillim te plote ne kete periudhe,dhe qe kishte te bente me zhvillimin e qyteteve sidomos gjate shek.13-14, eshte lindja e varosheve ose lagjeve jashte mureve rrethuese te quteteve.Kjo dukuri shenoi lindjen dhe zhvillimin e qytetit te hapur.
    Gjate shek.13-14, me periudhen e fuqizimit te principatave arbereshe me qendra ne Petrele, Kruje, Gjirokaster etj, ndertimet mbrojtese paten zhvillim te dukshem, zgjerohen dhe riparohen ato ekzistuese, dhe ne disa raste rrethohen dhe varroshet.
    Arritjet me te shquara ne arkitekturen e kultit te krishtere,i perkasin shek.13-14.. Me gjithe ndikimet nga arkitektura bizantine dhe e Europes perendimore, ato kane disa vecori qe i dallojne nga te parat.
    Fortifikimet mesjetare mund t’i ndajme ne qytete te fortifikuara,keshtjella te ngritura si seli e feudalit,per qellime ushtarake,si pika vrojtimi te rrugeve etj.Qytetet qe linden ne mesjete e kane origjinen tek keshtjella e feudalit si p.sh. Petrela, Kruja,Gjirokastra etj.Ne disa qytete si Shkodra dhe Kanina dallojme tre pjese te fortifikuara qe lidhen me porta midis tyre:qytetin e poshtem,te mesem dhe keshtjellen ku rinte paria e qytetit. Si zakonisht keshtjella qendronte ne vendin me doniues te qytetit.
    Gjate shek.15, per shkak te luftes se madhe shqiptaro-turke,ne mjaft krahina te Shqiperise u shkateruan qytete dhe keshtjella si dhe vepra te ndryshme arkitektonike.Procesi i lindjes se qytetit te jashtem u pengua seriozisht.Gjate kesaj periudhe i kushtohet nje vemendje e vecante ndertimeve mbrojtese qe u persosen per shkak te perparimit te mjeteve dhe menyrave te sulmit. Te kesaj periudhe jane keshtjellat e Lezhes, Petreles, Devollit, Butrintit, Shkodres. Durresi ne kete kohe ka qene teper i fortifikuar.

    Arkitektura e fortifikimeve e shek. 15-19 perfaqesohet me rikonstrucksionin e qendrave startegjike si kalaja e Elbasanit, kalaja e Prezes, kalaja e Tepelenes dhe kalaja e Vlores si me e rendesishmja e bregdetit.

    Fortifikimet e shekujve 18-19 i perket periudhes se pashalleqeve te medha. Kalaja e Shkodres ne fillim te shek.18 u meremetua nga Bushatllinjte dhe kalaja e Beratit nga Ahmet Kurt Pasha. Midis gjithe sundimtareve te pashalleqeve,u dallua per ngritje fortifikimesh Ali Pashe Tepelena,.Ne ndertimet e tij,Ali Pasha,perdori nje numer te madh arkitektesh dhe inxhinjeresh te huaj.Vec kalave qe ndertoi jashte territorit te sotem shqiptar si ne Janine, Preveze, Arte Sul etj,ndertoi shume te tilla brenda territorit te sotem shqiptar si ne Tepelene, Gjirokaster, Shen Triadhe, Butrint, Libohove, Shen Vasi, Porto Palermo, Malloha dhe Berat. Pjesa me e madhe e fortifikimeve ruhen ne gjendje te mire dhe dallohen nga teknika e ndertimit me gure te latuar,nga format e rregullta gjeometrike,kullat,frengjite per topa dhe elementet dekorative.
    Nder tiparet me karakteristike qe i dallon fortifikimet e shek 18-19,jane madheshtia e tyre dhe fortesia per t’i bere balle artilerise, format e rregullta gjeometrike te planimetrive, lartesia e barabarte e kullave dhe kurtinave dhe renia me pjeresi e tyre ne anen e jashtme, mbisundimi i formave poligonale te kullave, heqja dore nga perdorimi i bedenave dhe krijimi i parapeteve me frengji. Persa i perket trajtimit te jashtem,ato jane me gure te latuar,trajtimi monumental i portave dhe dekoret dhembeshare qe kufizojne pjesen e siperme te kullave dhe kurtinave.



    Ndërtimet e Kultit Musliman u moren nga modelet turke duke krijuar nje fizionomi te tyren vendase dhe me tipollogji te fiksuar. Xhamite grupoheshin ne ato me kupole dhe ato te tipit me salle te mbuluar me cati. Keto te fundit kane qene tipet e para menjehere pas pushtimit duke adoptuar kishat si ne Shkoder,Kruje,Berat,Elbasan dhe Kanine.Me interes eshte teknika e ndertimit dhe strukturave te tyre si kupolat,qemeret,harqet e shkallezuar neper dritare, teknika e ndertimit me gure e tulla te mureve te jashtem qe perdorej rralle ne Turqi dhe qe tregon per influencen e stilit vendas ne keto objekte. Perdorimi i harqeve te te mprehte ne forme fund lundre, eshte nje element formal qe me vone ne fund te shek.18, zevendesohet me harkun rrethor qe perdorej gjeresisht ne arkitekturen popullore dhe ne ndertimet e kultit te krishtere.
    Xhamia me komplekse eshte ajo e Plumbit ne Shkoder e ndertuar me 1773-1774 nga Mustafa Pashe Bushati. Ajo i ngjan xhamive te Stambollit.Vellimi qendror ,i mbuluar me catite e ulura trekendeshe ne qoshe ose me kupole,prezenca e portikut,vendosja ne tre rradhe e dritareve jane karakteristikat kryesore te kesaj xhamie.Ne anen e jashtme nje rol te madh lozin dhe minaret.

    Arkitektura e Kultit të Krishterë trashegoi shume tipare pararendesja e saj paleokkristiane dhe duke filluar prej pjeses se dyte shekullit te 16 filluan te ndertohen kisha te vogla qe vazhdojne te ndertohen deri ne pjesen e pare te shekullit 18 ku arrijne edhe kulmin. Arkitektura e cultit te krishtere karakterizohet nga interpretimi i lire i tipeve dhe formave duke tregua individualitetet dhe perpjekjet e tyre per te gjetur ekspresione te reja arkitektonike.
    Gjate shekujve 16-19 u ndertuan nje seri veprash te kultit te krishtere . Fillimisht ato ishin te vogla dhe me planimetri te thjeshta. KIshat me vlera te vecanta u ndertuan ne shekullin e 18 ku spikat per vlerat e vecanta bazilika e Voskopojes.
    Sipas kritereve kishat pasbizantine i ndajme: 1 -Nje nefeshe- 2-Me strukture ne forme kryqi me kupol 3 -Bazilikat
    Kisha e Shen Kollit ne Voskopoje eshte nje nga monumentet me me vlere qe kemi trasheguar nga e kaluara. Muret e saj te brendeshme jane te veshura me piktura nga kryemjeshtri i shek.18 David Selenica dhe vellezerit Konstandin dhe Athanas Zografi.
    Ne te gjithe kete larmi tipesh te kishave,te perbashket kane theksimin e aksit te zgjatur horizontal, dhe aty ku eshte i pranishem aksi vertikal. Trajtimi dekorativ karakterizohet nga volume te mbyllura, faqe te rrafshta dhe hapesira te pakta ndricimi.
    Ne kete periudhe kemi shume manastire. Keto ndertime formonin nje teresi arkitektonike, ku vendin qendror e zinte kisha. Brenda nje manastiri takon ndertime me karakter te ndryshem, por ato kane krijuar ansamble qe dallohen per nje kompaktesi kompozicionale,ku cdo ndertese ze nje vend te caktuar ne saje te funksionit qe permbush.Me vlera te vecanta arkitektonike dhe ikonogtrafike jane manastiri i Ardenices dhe i Apollonise



    Zhvillimi Urbanistik i Qytetit Mesjetar të shek.15-19
    Megjithese Pushtimi turk pati pasoja negative nga lufterat shekullore, qyteti shqiptar kishte arritur nje shkalle te rendesishme zhvillimi.Ne shek.17 qyteti shqiptar rritet dhe forcohet ekonomikisht.Te dhenat e udhetarit Evlia Celebia,nga pershkrimet e tij,qyteti shqiptar i kohes kishte pesuar rritje te konsiderueshme si Berati,Gjirokastra,Elbasani etj,qe u ruajt dhe gjate shek.18-19.duke marre fizionomine e tij urbanistike,qe u ruajt ne tiparet themelore dhe ne shekujt pasues.Gjate shek.17,pazaret shndrohen ne qendra te mirefillta shkembimi dhe prodhimi dhe qe formojne ansamble ne forme vargu ne dy rrjeshta.Pazaret e qyteteve ne shek.17 pajisen me kulla te larta ne te cilat vendosen ore me kembane.
    Ne shekullin e 18 ne silueten e qytetit fillon te spikase faltorja me kullen e sahatit,si nje ndertim monumental qe se bashku me ndertime te tjera shoqerore si banjat,medreset etj,pasuron me shume qendren e qytetit.por cdo lagje kishte qendren e vet ku ndertohej xhamia me hamam dhe cezme.
    Shekulli 19 shenon nje ritje te metejshme te qytetit shqiptar.Ne cdo qytet pazari rritet si qender prodhimi dhe shkembimi. Ne urbanistiken e qyteteve gjate ketij shekulli verehet nje ecuri e pa barabarte e cila karakterizohet nga shkallet e ndryshme te zhvillimit ekonomik,p.sh. neqoftese Elbasani,Gjirokastra, dhe Berati ne pergjithesi nuk ndryshojne tiparet urbanistike, Shkodra njohu nje proces zgjerimi, ne zonen ku shtrihet sot,duke iu larguar kalase e cila humb cdo funksion ne mesin e shekullit te 19. Rritje te bujshme ka dhe Korca,qender tipike zejtaro-tregtare. Ne qoftese ne Shkoder qyteti u zhvillua pa plan,ne Korce zgjerimi i tij u be sipas nje plani, duke u shkeputur nga tradita mesjetare.
    Qyteti i vone shqiptar mori tiparet themelore urbanistike nga gjysma e dyte e shek.17, duke zgjidhur ceshtjet kryesore te tij si shtrirjen e qytetit,vendosjen e qendres se tij, rrjetin rrugor etj.Kjo skeme u ruajt e pa prekur ne arritjet e saj kryesore.
    Qyteti mesjetar klasifikohet sipas dy kritereve:
    -Qytete qe lidhen me fortifikimet, si Berati, Gjirokastra etj.
    -Qytete qe shtrihen ne terrene te rrafshet.ose te pjerret si Tirana, Kavaja , Elbasani .
    Qytetet me keshtjella jane dhe qytetet me te lashta, por dhe me te zhvilluarat. Fillimisht qyteti eshte i lidhur me fortifikimin,por me vone me lindjen e varosheve,qyteti shtrihet jashte fortifikimit.
    Terrenet e aksidentuara jane dhe mbrojtje natyrale. Terreni i pjerret ka ndikuar mjaft ne krijimin e ansambleve arkitektonike me orientim te detyruar, ku te gjitha ndertimet i vishen faqes se kodres duke krijuar ndertime organike dhe kompakte. Ngushtica e truallit perben nje problem ne kete rast.Ndertimet vendosen ne forme vargu si ne lagjen Mangalem te Beratit ose kane shtrirje me te lire si ne disa lagje te Gjirokastres. Lidhja e persosur me terrenin, rrit monumentalitetin e ketyre ansambleve. Banesa del drejtperdrejt ne rruge,duke marre pjese aktivisht ne formimin e saj. Terreni ka kushtezuar ndertimin e baneses 2-3 kat, e cila per vete kompozimin vertikal dhe vendosjen ne formr shkallesh, eshte elementi kryesor mbisundues ne krejt formulimin arkitektonik. Ndertimet e kultit humbasin ne keto ansamble, duke u shkrire me masen dinamike te amsamblit te banesave ne forme shkalle qe eshte edhe elementi me i qenesishem arkitektonik i ketij kompozicioni.

    Nje karakter tjeter kane qendrat qytetare apo lagjet ne terren te rrafshet.Ndertimet jane te rralla, me troje te medha dhe te rrethuar me mure te larte.Banesa shume rralle merr pjese ne formulimin e rruges. Gjelberimi i dendur shpesh mbulon banesen.Qetesia kompozicionale ketu thyhet vetem nga ndertimet e kultit mysliman. Ato zakonisht ndertohen ne sheshe,duke bere me te percaktueshme efektin e volumeve te tyre dinamike.
    Ne qytetin mesjetar shtresat e pasura nga ato te varfra dalloheshin nga banesa.Banesat e te pasurve ndertoheshin ne troje te pershtateshme, te gjera,plot drite e gjelberim,kurse shtepite e te varferve ne troje te ngushta dhe pa shume drite. Dasite fetare jane pasqyruar gjithashtu ne qytetin shqiptar mesjetar.
    Ne qytetet me mure mbrojtes, rruget kryesore zene fill nga hyrjet e kalase duke u shperndare pastaj ne nje mori rrugesh dytesore qe ndiqnin ne pergjithesi vijat e izoipseve. Por lindte nevoja dhe e rrugeve pingule me to, te cilat realizoheshin ne formen e shkalleve. Nje vend te rendesishem lozin dhe rruget qe lidhin qendren tregetare me zonat e banimit si dhe rruget midis lagjeve.
    Ne qytetet e rrafshet,rruget kruesore jane vazhdim i atyre qe lidhin qytetin me qytetet e tjera.Ne vend te rrugeve te ngushta te qyteteve shkembore,ne qytetin e rrafshet rruget jane me te gjera ,por shpesh pa krye te cilat shtrohen me kalldrem.
    Gjelberimi eshte karakteristike tjeter e qytetit te asaj kohe.Vecanerisht ne lagjet me terren te aksidentuar, gjelberimi ben lidhjen e ndertimeve me trojet ne menyre te netyrshme,duke theksuar karakterin munumental te saj.
    Ne gjendjen e sotme, qytetet muze te Beratit, Gjirokastres, (te dy keto qytete mbrohen nga UNESCO) si edhe qendrat historike te Elbasanit dhe Korces, i pergjigjen ne kompozim urbanistik arritjeve te shek.18-19.


    Banesa Shqiptare
    Ne arkitekturen e ndertimeve qytetare nje vend te rendesishem ze banesa,per vete perhapjen e gjere dhe vleren e realizimeve arkitektonike ne te gjitha trevat e Ballkanit te banuar nga shqiptaret.Banesa pati lulezimin e saj gjate shek.18-19, ku ajo dallohet per nje tipilogji te pasur dhe te kristalizuar,si dhe per arritje me vlera te medha si ne fshat dhe ne qytet. Levizja e madhe e rilindjes kombetare qe perkon me lindjen e mardhenieve kapitaliste, u pasqyrua ne pasurine e madhe te vlerave arkitetktonike te baneses..Banesa qytetare dallohet ne tipollogji nga banesa fshatare, sidomos nga ajo e Shqiperise se veriut. Banesa qytetare ne shumicen e rasteve eshte banese nje familiare, por rralle hasim dhe banesa per dy vellezer qe zhvillohen ne simetri sipas nje aksi.

    Banesa qytetare gjatë shekujve 16-19
    Sipas kompozimit planimetriko-volumor.Banesa qytetare klasifikohet ne 4 grupe:
    -Banesa me shtepi me vater zjarri(banesa Tiranase)
    -Banesa me hajat
    -Banesa me cardak
    -Kulla qytetare (banesa gjirokastrite)

    Urbanistika dhe Arkitektura e qyteteve Shqiptare në gjysmën e parë të shek.XX
    Kjo periudhe perkon me pushtimin austro-hungarez, mbas saj me periudhen e qeverise se Fan Nolit,vazhdon me mbreterine e Zogut, dhe, ne fund me pushtimin Italian. Qytetet shqiptare me fizionomi mesjetare fillojne t’i nenshtrohen studimeve te mirefillta urbanistike te realizuara nga arkitekte austro-hungareze te cilat tentonin t’i jepnin qyteteve shqiptare pamjen e qyteteve europiane.
    Me 1920 Tirana shpallet kryeqytet i Shqiperise,dhe qeveria e Fan Nolit vendos t’i jape qytetit pamjen dinjitoze te nje kryeqyteti Evropian i cili duhet te ishte njekohesisht dhe qender administrative.Per kete aresye projektohet per here te pare sheshi ne qender te qytetit (sheshi Skenderbej) ku u hodhen njollat e para te godinave qeveritare, si dhe aksi historik Veri-Jug i bulevardit te madh, ne te cilin ben pjese ky shesh, dhe qe ka autor ing.Eshref Frasherin, minister ne qeverine e Fan Nolit,se bashku me dy autore te tjere;njeri italian Chiaravelli dhe tjetri austriak Weiss.
    Foto me projektin e Eshref FRasherit

    Mbreti Zog i dha nje rendesi te madhe planeve rregulluese te qyteteve kryesore te vendit, nje pjese e te cilave gjeti zbatim.Me 1930 ne Tirane fillon zbatimi i bulevardit te madh i quajtur bulevardi “Mbreti Zog”,dhe ndertimi i ministrive. Gjithashtu zgjerohen rruget kryesore te qytetit dhe percaktohet kufiri i qytetit. Me 1931 kufiri i kryeqytetit brendashkruante nje siperfaqe prej 600 ha, dhe percaktoheshin zonat e zhvillimit ne perspektive,si p.sh. zona industriale,e banimit,e gjelberuar etj.Ne kete periudhe autoret e planeve rregulluese jane arkitektet austriake,ku vecojme arkitektin Kohler.

    Ne periudhen e pushtimit nga Italia fashiste pas 1939 ,arkitektet italiane rishikojne te gjitha planet rregulluese te qyteteve kryesore ose i bejne nga fillimi.Arkitektura dhe Urbanistika ne kete periudhe eshte racionale,pra e tipit fashist.Dallohet kmpleksi i “sepates se liktorit “ ne fund te bulevardit kryesor te Tiranes i perbere nga Stadiumi, zyrate Fashos (tani UT) dhe dy godinat anash bulevardit Arkitektet italiane ku vecohet ark. Gerardo Bosio,Ivo Lambertini dhe Ferdinando Poggio kane realizuar hartimin e planeve rregulluese te Tiranes, Durresit, Vlores, Elbasanit, Beratit, Petreles, Sarandes etj, ne te cilat pervec arkitektures dhe urbanistikes racionale, respektohet psikologjia dhe tradita e shqiptarit te lidhur me pronen private etj. Ato e projektuan Tiranen sipas karakterit ekstensiv me vila private, duke ruajtur zonat historike ne qender me xhamine, teqen, kullen e sahatit, te cilat merren si pika referimi. Planet rregulluese te qyteteve shqiptare te vitit 1942 te realizuara nga arkitektet italiane jane marre per baze ne linjat e tyre kryesore ne planet rregulluese mbas clirimit.


    “Piramida” e ndertuar si Muzeum per Diktatorin Enver Hoxha dhe e konvertuar me 1992 ne Qender nderkombetare te Kultures te asaj Kulture qe ai, Enver Hoxha ia privoi shqiptareve per 50 vjet te qeverisjes se tij dragoniane

    p.s: cic mic

    p.p.s: kete artikull e ka shkruar dikush tjeter me i mencur se une dmth i marrun eshte
    Ndryshuar për herë të fundit nga StormAngel : 01-04-2005 më 12:33
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Qyteti Tiranes, Histori mbi Urbanistiken dhe Arkitekturen

    Zhvillimet ne Periudhen Post-Komuniste

    Pas vitit 1990-te, edhe ne Shqiperi fillon nje ere ndryshimesh demokratike, karakteristike per gjithe Evropen Lindore dhe Qendrore. Kjo periudhe tranzitore, qe vazhdon edhe sot ne janar 2003, per vete specifiken e Shqiperise (kriza e skemave piramidale 1997-98, Kriza Kosovare 1999, ngjarjet ne FYROM, dhe konfliktualiteti shpesh here irracional ndermjet pozites dhe opozites ) do te lere gjurme shume te dallueshme ne arkitekturen dhe urbanistiken e Tiranes.
    Ndertimet Ilegale
    Eksperienca e re e zhvillimit urban gjate viteve 90-te ne Tirane krijoi nje nga rastet me unikale te zhvillimit arkitektonik dhe urbanistik ne Europe, qofte per dinamizmin dhe energjine e saj apo per parregullsine dhe kaosin total te krijuar, si dhe per mungesen e plote te planeve dhe politikave te zhvillimit. Modeli i zhvillimit kaotik te Tiranes gjate kesaj periudhe, reflekton me se miri tranzicionin e veshtire politik, ekonomik dhe social nga ekonomia e centralizuar drejt shoqerise se tregut te lire. Gjendja e arkitektures dhe urbanistikes ne kete periudhe eshte shprehja me e mire vizuale e tranzicionit te veshtire te qytetit.
    Liria e fituar, u keqperdor ne ate mase sa qe interesi publik u injorua dhe e dhunua. Te pakten 70% e ndertimeve te bera pas vitit 1990 ne Tirane jane pa leje ndertimi. Kjo situata eshte perkeqesuar me tej per shkak te bllokimit te procesit te kthimit te pronave private te shtetezuara pas 1945.
    Gjate kesaj periudhe Tirana, dallohet per degradimin ekstrem te cilesise se ambienteve urbane, per pushtimin e hapesirave publike nga ndertimet e paligjshme, shoqeruar me nje demtim serioz te mjedisit. Mungesat dhe mos-zbatimi i tij, nxiti me shume kaos. Kjo favorizohej edhe nga niveli i larte i papunesise dhe varferise. Konfliktet politike pozite –opozite ndikuan ndikuan negativisht ne kulturen e bashke-ekzistences ne nje shoqeri te lire. Kjo favorizoi çrregullime urbanistike qe u shprehen permes dy formave kryesore:
    • ndertime te paligjshme per qellime strehimi, kryesisht ne periferi te qytetit, si ne rastin e Bathores;
    • ndertime pa leje per qellime biznesi, kryesisht ne qender te qytetit, si ne rastin e Lumit Lana.
    Me tej shkalla e thyerjes se ligjit varion nga informaliteti (ku respektohet pronesia mbi token por thyhen normat dhe standartet urbanistike), tek ilegaliteti (ku si pronesia mbi token dhe rregullat urbanistike nuk respektohen). Burime jo zyrtare japin shifren e rreth 20,000 objekteve informale dhe ilegale ne Tirane.
    Ne mes te viteve 90-te Tirana numeronte te pakten 2,000 kioska nga te cilat vetem rreth 500 kishin leje provizore. Shumica u ndertuan pa projekt, ne menyre amatore dhe shpesh banale, per shkak te kufizimeve financiare. Ne periferi te Tiranes u krijuan lagje te verteta me ndertime te paligjshme si pasoje e levizjes se lire te popullsise kryesisht nga zonat verilindore te vendit, ku problemet ekonomike ishin edhe me te komplikuara.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Postmodern : 04-04-2005 më 07:47
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137
    Infrastruktura ekzistuese
    Panorame

    Rritja e shpejte e popullsise dhe per rjedhoje shtrirja e madhe e strehimit dhe ndertimeve, ka tejkaluar aftesine mbajtese te rrjetit te infrastruktures. Densifikimi i zonave ekzistuese,i kombinuar dhe me efektet negative te akumuluara nga investimet e kufizuara nder vite per mirembajtjen e infrastruktures, rezulton ne ulje te nivelit te cilesise se sherbimeve utilitare komunitare si rruge kalimi mjetesh, uje i pijshem, shkarkime te ujerave te zeza (sewerages), energji, telefoni, grumbullim plehrash,etj.
    Mungesa e infrastruktures ne zonat me zhvillime te reja,veçanerisht lagjet me ndertime te paligjshme ne periferi,ka patur pasoja serioze per shendetin e banoreve dhe pritet qe gjendja te perkeqesohet nese nuk merren masa parandaluese .
    Mungesa e rrugeve pengon zhvillimin e transportit publik,redukton mobilizimin e punesimit,ndalon mbledhjen e plehrave dhe ne pergjithesi kontribon ne mungesen e efiçences ne te gjitha aktivitetet urbane .Si rrjedhoje pengohet perfitimi ekonomik qe zakonisht duhet te derivoje nga proçesi i urbanizimit.
    Impakti mjedisor negativ shkaktuar nga zhvillimi jo-urban informal i territorit, eshte serioz dhe mund te behet i pakthyeshem. Rruge te pashtruara dhe te padrenazhuara ne keto zona rrisin erozionin, bllokojne sistemin e kullimit dhe rrisin ndotjen. Vendderdhjet ilegale te ujrave te zeza ne zona te tera banimi ,ndotin burimet e ujit te pishem si puset te cilat perdoren shpesh si uje te pishem nga banoret e ardhur.
    Mungesa e rruges per automjetet pengon mbledhjen e plehrave te cilat zakonisht perfundojne ne lumenj ose mblidhen ne pirgje te medha.
    Lagjja e BATHORES
    Ne prag te viteve 90, Kamza ishte nje zone fshatare me rreth 7000 banore. Menjehere pas lejimit te levizjes se lire te popullsise dhe fillimit te reformes se privatizimit te tokes, aty nga fillimi i vitit 1991,u vu re nje proçes i ethshme ndertimesh te paligjshme. Pothuajse gjithe te ardhurit ne kete zone jane nga zona veri-lindore e Shqiperise (Tropoje, Diber, Kukes, Mat , Mirdite,Puke etj), zona teper te varfera ,dhe te prapambetur ekonomikisht per shkak te izolimit nga terreni malor dhe mungeses se infrastruktures se nevojshme rrugore dhe e telekomunikacionit.
    Te inkurajuar edhe nga kaosi i ndryshimeve politike, dhe nga mungesa totale e vizionit dhe e kontrollit te autoriteteve te kohes per disiplinimin e ketij imigrimi, njerezit e ketyre zonave morren iniciativen te vendoseshin afer qyteteve te medha dhe veçanerisht afer Tiranes, per nje jete me te mire.
    Ne ditet e sotme,popullsia e Bashkise se Kamzes,ku perfshihet dhe lagjja e Bathores, eshte 10 here me e larte se ajo e vitit 1990,dhe perfaqeson ritmin me te larte te rritjes urbane ne vend.
    Ne zonen e Bathores e shtrire ne nje siperfaqe prej 400 ha,te ardhurit jane te gjithe me status jo zyrtar ose te paligjshem.
    Ndersa numri i banoreve te ardhur rritet çdo dite, bashkia e Kamzes ka mundur te regjistroje vetem 60% te tyre.
    Autoritetet lokale kane qene pothuajse te pa afta te perballojne ritme te tilla rritjeje.Ato kane pasur ne dispozicion buxhete teper te varfra,kompetenca mjaft te kufizuara dhe pervoje te pamjaftueshme.Megjithate Bashkia e Kamzes mund te permendet si nje shembull interesant dhe pozitiv per realizimin ne praktike te nje qeverisje me te mire ne kushte tejet te veshtira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Postmodern : 04-04-2005 më 07:48
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Migrimi i Popullsise

    Migrimi i Popullsise
    Qe nga viti 1990 popullsia e Bashkise se Tiranes pothuajse eshte dyfishuar, ndersa rajoni i Tiranes se Madhe eshte trefishuar. Me 1990 popullsia e Tiranes vleresohej te ishte rreth 374000 banore, dhe mendohet te jete rritur me 250000 banore dhe shtrire ne 1000 ha te tjere. Cdo vit ndertohen mesatarisht rreth 200 hektare toke, kryesisht me ndertime pa leje. Ritmi i shtimit te poppullsise se Tiranes eshte nga me te lartet ne bote, me 5-7% ne vit, nga e cila 2% vjen si pasoje e rritjes natyrore (raporti lindje vdekje) dhe 3-5% nga rritja mekanike (raporti ardhje dhe largime nga qyteti). Llogaritjet e peraferta tregojne se ne vitin 2005 rajoni i Tiranes se Madhe mendohet te strehoje rreth 1 milion banore dhe ne se nuk hartohen politika te drejta zhvillimi urban, ne vitin 2015 ky numer mund te jete rreth 1.5 milion banore.
    Industria e ndertimit
    Industria e ndertimit u be nje nga bizneset me te fuqishme dhe me te suksesshme ne periudhen e tranzicionit. Levizjet e popullsise nga zonat rurale drejt qyteteve kryesore, nevojat e medha per strehim dhe krijimi i shtreses se pasur qe preferon me shume se nje shtepi çuan ne zhvillimin e papare te tregut te banesave ,ndertimi i te cilave zuri rreth 60% te totalit te ndertimeve. Por nderkohe ndertohen dhe objekte te tjera si shkolla e kopshte private, qendra shendetesore, objekte kulti dhe sidomos fabrika , punishte industriale dhe objekte tregtare.
    Ne te gjithe vendin veprojne mbi 3000 firma ndertimi, dhe liçensimi i tyre vjen ne rritje.Ndertimi eshte aktualisht nje nga sektoret prioritare te ekonomise,qe jep 15-20% te prodhimit te brendeshem bruto.
    Nje vend te konsiderueshem zene dhe firmat e huaja,te cilat ushtrojne aktivitetin e tyre privat kryesisht ne infrastrukture, ndertim banesash dhe prodhim te materialeve inerte.
    Ne fillimet e tranzicionit, ndertimi realizonte objekte me cilesi jo te mire persa i perket fasadave dhe rifiniturave te brendeshme,por me kalimin e kohes edhe per shkak te hyrjes se materialeve te reja ne ndertim,te teknikave te reja te ndertimit,te rritjes se kerkeses per cilesi dhe mbi te gjitha te forcimit te konkurences, cilesia dhe teknologjia e ndertimit kane ardhur vazhdimisht duke u persosur.
    Fig:23: Grafiku i rritjes se popullsise + hektare shtuar 1989-2001
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    ARKITEKTURA POST-KOMUNISTE (pas vitit 1990).

    ARKITEKTURA POST-KOMUNISTE (pas vitit 1990).
    Retrospektive
    Arkitektura i duhej regjimit te kohes per zgjidhjen pragmatike te ceshtjeve me karakter teknik te shoqerise, si strehimi, ndertimi i godinave dhe ambienteve publike, etj dhe ne te njejten kohe i duhej ketij regjimi edhe per te ndertuar imazhin “e shtetit socialist te forte e te pavarur”.
    Arkitektet u mbajten larg eksperiencave boterore, larg teknikave bashkekohore dhe mjeteve e materialeve te reja dhe u orientuan sipas ideologjise se arkitektures socialiste ne frymen e nje arkitekture sa me te thjeshte, dhe me kosto sa me te ulet, shpesh duke cenuar rende vete vlerat e nje arkitekture te mirefillte.
    Diktatura komuniste i mbajti ne kontroll te rrepte arkitektet dhe denoi rende cdo shenje sado te vogel modernizmi dhe tendenca per liri ne krijimtari qe mund te krijonte probleme ndaj ideologjise se regjimit ne fuqi. Kjo situate vazhdoi per dekada te tera, deri sa ne Shqiperi filloi te fryje era e ndryshimeve.

    Kriza e identitetit te Arkitektures (1990-1993)
    Ndryshimet politike dhe ekonomike ne fillim te viteve 90-te ishin te shpejta dhe dramatike, dhe i gjeti te papregatitur arkitektet qe per vite te tera prodhonin nje arkitekture te ngurte, standarte, dhe hera-heres primtive, po te perjashtojme disa objekte me rendesi publike.
    Arkitektura postkomuniste ne Shqiperi, perfshi ate ne Tirane hasi nje krize te thelle identiteti sidomos ne vitet e para te ndryshimeve. Gjendja u perkeqesua me tej pasi ne morine e problemeve te vendit, arkitektura nuk perbente absolutisht nje prioritet. Per me teper, privatizimi i tokes, copezimi i saj, kthimi i pjesshem i pronave dhe sidomos gjendja e veshtire ekonomike e vendit, e bente te pamundur ekzistencen e financimeve per ndertimin e objekteve te reja serioze, apo per te paguar vete profesionin e arkitektit.
    Ne kete menyre arkitektura shpesh perfundoi ne duart e njerezve anonime, te cilet duke synuar te zgjidhnin problemet e tyre me kosto sa me te ulet, injoruan profesionin e arkitektit dhe preferuan shpikjen e te ashtruquajtures “arkitekture informale” duke investuar ne menyre graduale pa iu referuar asnje arkitekti, gje qe ne nje fare menyre i nxorri jashte loje arkitektet per nje fare kohe.
    Kjo eshte nje nga periudhat me te veshtira te arkitektures shqiptare dhe sidomos per arkitekturen ne Tirane. Ne keto kushte mjaft arkitekte emigruan kurse shume te tjere per arsye mbijetese u detyruan te nderrojne profesion. Instituti Kombetar i Arkitekture (ose Instituti 1 sic njihej) falimentoi, dhe reformat e njepasnjeshme praktikisht nuk arriten t’a ndihmonin riorganizimin e tij ,por provokuan mbylljen perfundimtare te ketij institucioni.
    E njejta gje ndodhi edhe me Byrote Publike te Projektimit Arkitektonik. Per me te guximshmit aktivitetit privat mbeti zgjidhja e vetme, kurse mjaft arkitekte levizen drejt zyrave te urbanistikes te cilat edhe pse u riorganizuan, mbeten publike, apo sic u permend me siper iu pershtaten ekonomise se tregut ne fusha te lidhura me arkitekturen si ndertimi, prodhimi dhe shitja e materialeve te ndertimit, etj.
    Me pak fjale vitet 1991-1993, kane qene vitet e krizes se identitetit te arkitektures shqiptare, por ne te njejten menyre ato shenojne fillimin e nje epoke te re per arkitekturen e Tiranes.
    Nga ana e tyre vete arkitektet u treguan te paafte dhe egoiste per t’u organizuar ne mbrojtje te interesave te tyre dhe pse Shoqate e tyre ishte e para OJQ e krijuar ne vend. Edhe pse aktualisht kjo shoqate eshte riorganizuar, ajo nuk ka mundur te behet ende nje institucion me peshe ne fushen e arkitektures. Nderkohe qe legjislacioni ne fuqi qe lidhet me arkitektuaren eshte ende ai i vjetri.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Rilindja e Arkitektures

    Rilindja e Arkitektures
    Riorganizimi edhe reformimi i arkitektures filloi ne menyre spontane, sepse autoritetet u treguan te paafta te hartonin nje strategji pragmatike per kete qellim.
    Gjate viteve 1992-1995 ne Tirane u vu re nje tendence ne rritje e krijimit te studiove private, ku arkitekte dhe specialiste te fushave te tjera te ndertimit u riorganizuan ne formen e byrove te vogla private te projektimit me nje praktike mjaft pragmatiste. Kjo lidhet me faktin se Tirana numeron gati 70% te arkitekteve te vendit, dhe se mentaliteti dhe mundesite e biznesit ne Tirane jane me te medha se ne qytetet e tjere.
    Prezantimi i sektorit privat edhe ne arkitekture perben nje pike kthese. Nderkohe qe mjaft arkitekte u ekspozuan ndjeshem ndaj arkitektures nderkombetare per shkak te udhetimeve te tyre jashte vendit. Hapat e pare te viteve 90-te ishin te veshtire dhe arkitektura e realizuar ne shumicen e rasteve eshte mjaft modeste, me materiale dhe teknika ndertimi te vjeteruara ne koncept.
    Profesioni i arkitektit pati nje lloj rizgjimi gjate vitit 1996, pasi mjaft njerez te cilet investuan ne firmat mashtruese piramidale filluan te benin projekte investimesh te cilat kerkonin projekte dhe ide arkitektonike.Shpesh keto projekte ishin te medha dhe te ekzagjeruara, dhe megjithese ne shumicen e rasteve nuk u realizuan kurre, indirekt ndikuan ne punesimi dhe ushtrimin e profesionisteve te arkitektures qe paten rastin me ne fund ta linin te lire aftesine e tyre krijuese .
    Pavaresisht rrenimit ekonomik qe solli kriza e skemave piramidale projekte arkitektonike te inciuara gjate 1995-96 paten nje efekt pozitiv per arkitekturen sidomos ne Tirane. Ne mungese te nje sistemi bankar te konsoliduar ne vend, mjaft biznesmene dhe investitore vendas (qofshin keta edhe individe) menduan te investojne ne sferen e pronave te patundshme dhe sidomos ne ndertimin e banesave per qellime strehimi. Kjo i dha nje shtytje te mire arkitektures ne Tirane, sidomos ne qendren e qytetit, ku vitet e fundit eshte vene re nje bum investimesh, sidomos ne ndertime shumekateshe.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Stili arkitektonik

    Stili arkitektonik
    Megjithese ky bum ndertimesh eshte shoqeruar me progress si ne format e ndertimit, ne stilin arkitekturor, ne teknikat e perdorimit te materialeve te ndertimit, etj., duhet thene se arkitektura shqiptare, perfshi edhe ate ne Tirane, eshte ende larg krijimit te nje identiteti apo te nje stili tipik te saj. Kjo ndoshta sepse arkitektet qe e dominojne ate i perkasin ende gjenerates se arkitekteve te shkolles se vjeter, llogjike e cila eshte krejt kundert me ate te sistemit te tregut te lire ne te cilin jetojme sot.

    Me gjithe perpjekjet interesante ne disa raste sic eshte rasti i Kulles Infosoft, Sky Tower (ose sic njihet Kulla Vodafone), dy kullat “Binjake” prane bulevardit Deshmoret e Kombit, Kulla Drini (pas Sahatit), e nje sere objektesh te tjera shumekateshe, vihet re ende nje ngurtesim, dhe shpesh objekte te tilla kane probleme serioze nga pikepamja e vendosjes urbanistike. Ende ndertohet me sistemin tra kollone te kombinuar me tullen, dhe fasadat jane mjaft te thjeshta, dritaret te vogla, dhe me teper mund te flasim per nje arkitekture te stilit funksionalist.

    Ne te vertete ajo qe eshte me e interesante se sa vete objektet ne fjale, eshte diskutimi ne se duhet te ndertojme ne lartesi apo te kufizohemi ne 5-6 kate si me pare.
    Me tej debati eshte shtrire ne vlerat e arkitektures lokale te baneses tradicionale me qerpic e cila shpesh po zevendesohet nga pallatet shumekateshe ne ndertim.
    Llogjika e sistemit te ri ekonomik dhe mungesa e zonave te reja te qytetit me infrastrukturen e nevojshme, kane nxitur arkitekturen vertikale, nderkohe qe mjaft nga objekteve te larta u mungojne elemente te rendesishme si shkallet e emergjences, distancat e lejuara per diellezim apo per raste fatkeqesish si termet, zjarri,etj,. Per me teper askush sot nuk mund te flase me siguri ne lidhje me qendrushemerine sizmike te zhvillimeve te reja.
    Pavaresisht nga problematika e komplikuar e trasheguar, apo nga ajo e krijuar gjate dekades se fundit, ne Tirane po kultivohet nje arkitekture e re e cila premton se se shpejti ky qytet do te konsiderohet si nje nga evenimentet arkitektonike europiane.
    Keshtu vitet e fundit jane ngritur edhe objekte me vlera ne arkitekture, ku duhet te vecojme Kompleksin Katolik te Tiranes (Katedralja e Shen Palit dhe Selia e Dioqezes Durres-Tirane), nje arkitekture thjeshte me tendenca post-moderne. Produkte interesante te arkitektures Tiranase vihen re edhe ne nje rrjet shkollash 8dhe 12 vjecare te rehabilituara, riorganizuara apo rindertuara ne kuadrin e Projektit Tirana 2000 te finacuar nga Projekti OSFA Soros dhe Qeveria Shqipare, ku mund te vecojme Shkollen e Kuqe, Shkollen Vasil Shanto,Emin Duraku ,Ministrine e Arsimit, etj.
    Arkitekture interesante perfaqesojne edhe nje sere objektesh me te vogla, si vila apo restorante, perfshi ketu edhe rikosntruksionet e bera, ku mund te vecojme arkitekturen e “Real Park”, “Vila Goldi”, kinemate “Milenium” 1 dhe 2, Vila 35 (perballe RTSH), etj.
    Vend te vecante ne arkitekturen e kesaj dekade zene edhe nderhyrjet me karakter rinovimi, si ne rastin e arkitektures se kompleksit te ministrive, te Hotel Tiranes ne qender te qytetit, Ministrise se Arsimit, Ministrise se Drejtesise, Universitetit Politeknik, Parlamentit, etj.
    Me tej interes paraqesin rehabilitimet e fasadave dhe arkitektures te rrugeve kryesore te qytetit, te cilat me gjithe debatin qe ka ngritur mbi ngjyrat dhe te drejten e autorit, i kane dhene Tiranes nje imazh te ri te nje arkitekture moderniste gati surrealiste e cila dalengadale po behet simbol i ri i qyetit, duke unifikuar me sukses stilin informal me ate te arkitektures formale.
    Ne perfundim arkitektura post komuniste ne Tirane mund te klasifikohet ne dy grypime kryesore:
    (i) Arkitektura informale – ku dallohen forma te arkitektures spontane si shtesa anesore ose kati te objekteve ekzistuese, ndertime pa leje ne prone private ose ne toke te uzurpuar, te cilat ne qender te qytetit (Lana) kane kryesisht qellime biznesi, ndersa ne periferi (Bathore) kryesisht qellime strehimi.
    Per arsye te nivelit te ulet ekonomik, arkitektura e baneses tipike informale eshte ajo qe njihet me emrin “model Elbasani”. Kjo tipologji banese zhvillohet me llogjiken e arkitektures me kosto te ulet dhe te vetepunesimit. Arkitektura zhvillohet ne nje kat mbi nje truall 80-100 m2, dhe nje kosto totale 10-15 mije US$. Mbi kete baze objekti mund te zhvillohet me tej ne dy apo tre kate apo me shtesa te tjera, ne varesi te nivelit ekonomik te familjes investuese dhe te aftesive mbajtese te objektit.

    Ndersa arkitektura e objekteve informale te biznesit varion nga 1 kat (kryesisht ne formen e kioskave) deri ne objekte solide 2-3 dhe disa raste 4 kate, ne varesi te mundesive qe lejon trualli, financat dhe kerkesat e biznesit. Ne pergjithesi arkitektura informale perdor si material ndertimi drurin, tullen, kollona dhe trare betoni, kryesisht cati me tjegulla te kuqe dhe, ne disa raste solete betonarmeje. Dritaret dhe dyert jane kryesisht ne dru ose duralumin. Shpesh shfrytezohet edhe kati nen cati, kryesisht per funksion strehimi.
    (ii) Arkitektura formale – ku perfshihen zhvillime te ligjshme per funksione strehimi, biznesi apo industriale. Arkitektura e strehimit shprehet kryesisht permes objekteve te vecura shumekateshe ne formen e kullave 8-12 apo me me shume kate sic eshte rasti i kullave te ndertuara ne qender te qytetit sidomos ne zonen e “Bllokut”, kryesisht nga investitore vendas.
    Nje forme tjeter e arkitektures se strehimit ne Tirane jane komplekset e banesave te ndertuar kryesisht nga investitore te huaj si ne rastin e firmave Gintash dhe Caravan (Laprake) Hawai (Laprake, Selite, Don Bosko) YY International (prane aerodromit), dhe Hoxholli(investitor vendas) prane Ekspozites “Shqiperia Sot”, etj. Keto komplekse jane me te kompletuara nga pikepamja e sherbimeve tregetare dhe sociale, por shpesh kualiteti i tyre le shume per te deshiruar, sidomos ne rastet kur ato jane te destinuara per familje me te ardhura te mesme dhe te uleta.

    Arkitektura per qellime biznesi perfshin nje sere investimesh ne fushen e tregetise (bare resorante), rekreacionit dhe turizmit (Kartodromi, Schateau Linza), apo biznesit te mirefillte (Hotel Rogner, Hoteli Sheraton, selia e Infosoft, selia e Wolsvagen, , Kullat “Binjake”, Banka Dardania, Banka Shqiptaro-Amerikane, perfshi edhe objekte te karakterit te tille si televizioni Klan apo Katedralja Katolike, etj.), si dhe nje numer hotelesh te vegjel te shtrire ne te gjithe qytetin (Diplomat, Mondial, Palma, Europa, Vjosa, Nirvana, President, etj). Kualiteti i arkitektures ne keto objekte eshte permiresuar ndjeshem dhe ne mjaft raste ndihen elemente innovative bashkekohore.
    Me tej nje zhvillim interesant ka marre arkitektura industriale, kryesisht pergjate koridorit te autostrades qe lidh Tiranen me Durresin dhe Aeroportin. Sidomos pergjate segmentit Tirane-Vore gjenden nje sere objektesh me funksion industrial ose administrativ qe kane vlera interesante arkitektonike si sallonet e ekspozimit te makinave (Mercedes, Opel, Kia) te industrise se lehte dhe ushqimore (Olim) apo te materialeve te ndertimit dhe te mobilerise/interiereve.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137
    eh, keshtu me radhe....
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    arkitektura...shqipe...hmmm...se kam iden fare c'mund te them per te....hera fundit qe kam qen ishte 8 vjet perpara...ndoshta mbasi te shkoj kete ver, do te kem me shum opinione..se gjerat ndryshojn.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anëtarësuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137
    Shpresoj se do te beshe qef!
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    Myslym Shyri
    Postime
    644
    flm.....ishalla thuj!!!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Ma kenaqet shpirtin!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  15. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Fiona
    arkitektura...shqipe...hmmm...se kam iden fare c'mund te them per te....hera fundit qe kam qen ishte 8 vjet perpara...ndoshta mbasi te shkoj kete ver, do te kem me shum opinione..se gjerat ndryshojn.
    Paj te sugjeroj te flasesh per aq sa mban mend ti!
    Si dhe cka mendon per ato objekte qe i ke ne kujtime apo ndoshta edhe ne ndonje fotografi!
    Me pelqen ta ndegjoj mendimin tuej o vellezer e motra!

    Pse ngurroni te flisni?!

  16. #16
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Trashegimia arkitektonike e qyteteve shqiptare perben vlera te pazevendesueshme kulturore-historike.
    Banesat popullore te qyteteve te kohes pasqyrojne nje larmi ne tipologjine e tyre.
    Si kriter baze per klasifikimin e tyre ka sherbyer natyrisht kompozimi planimetriko-vellimor.

    Banesat ne vendin tone ndertoheshin pergjithesisht te mbyllura ose te hapura me 1 ose 2 kate.
    Porta perbente nje element me rendesi ne teresine banesave.
    Ajo ndertohej me permasa te medha dhe trajtohej me perkujdesje ashtu si ne te gjitha qytetet shqiptare.

    Ne shumicen e rasteve banesat ndertoheshin ne troje me siperfaqe te konsiderueshme te rrethuar me mure duke formuar keshtu oborrin e vecante.
    Oborri i rrethuar me mure eshte karakteristike per shume qytete te vendit tone.

    Nje pjese e banesave realizohej me skeme simetrike ne planimetri e po me te njejten skeme simetrike u trajtonte edhe pamja e jashtme e tyre.
    Keto pergjithesisht ishin banesa kompakte te mbyllura qe i ekspozoheshin rruges kryesore.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Per mrekulli o Josti!
    Me vie mire qe e ringjalle nje teme interesante dhe me shume rendesi ,si kjo!


    Te fala
    rtp-ja

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nje pyetje lidhur me temen:

    Din kush te me thote nga ju
    cilat ishin ngjyrat me te preferuara te shqiptareve qe dekoronin banimin ne trojet tona?

    Kendej nga Kosova gjithhere kjane preferuar ngjyrat:
    Bardhe ,ngjyra gjelber dhe e kaltert e lehte !

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-08-2005
    Postime
    1
    Sa here jame ne Kosove vizitoj objekte te ndryshem.
    Personalishte me pelqen Biblioteka ne Prishtine, e di qe eshte pakes cliche por eshte koncept i forte!!! Per monumente me vjen keq qe ne fort fort nuk i japim randesi!

  20. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Din kush te me thote nga ju
    cilat ishin ngjyrat me te preferuara te shqiptareve qe dekoronin banimin ne trojet tona?
    Ne Maqedoni preferohet ngjyra e kaltert e çelur, e verdhe nganjehere, ne kohe te fundit e kafeja e erët ka bere nje revolucion por edhe kafeja e çelur eshte e pranishme.

    Sa per kureshjte. Ndertesat me te mira ne Shkup dhe Tetove jane te lyera me ngjyre kafe te çelur, koicidence kjo apo ngjajshmeri shijesh...
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Revista per femije “Tinguj malli”
    Nga Tirana në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2014, 07:55
  3. Migjeni
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •