Nje vella per refugjatet kosovare
Nje vella per refugjatet kosovare
Enver Mborja, pronari 45-vjecar i motelit "Bujtina e Verit", ishte korcari i pare qe shkoi ne Kukes per te pritur kosovaret e shpetuar nga lufta dhe i strehoi ata ne ambjentet e bujtines. Me shume se 100 vete, nuk kane per ta harruar bujarine dhe mikpritjen e tij
Ne hyrje te qytetit juglindor te Korces, ndodhet nje motel, i cili njihet nga te gjithe si moteli i Verit. Enver Mborja eshte pronari i lokalit dhe motelit, i cili sapo shkel atje, te dhuron ndjesine e embel te bujarise dhe mikpritjes shqiptare. Ishin fillimet e viteve '90, kur 45-vjecari Mborja ka hapur kete aktivitet dhe edhe pse kane kaluar 10 vjet, ai mbetet nje nga ambjentet me te zgjedhura, origjinale dhe me mikpritese te Korces. Aty mund te gjesh gjithcka qe mund te deshiroje nje udhetar i rastit, apo nje pushues. Ambjent, ngrohtesi, menu e zgjedhur dhe kujdes i vecante per klientin. Por me teper ky motel, i njohur ndryshe edhe si bujtine, pervecse si nje biznes i suksesshem, do te kujtohet ne aspektin njerezor. Korcari i pare qe do te shkonte ne Kukes per te pritur kosovaret ne nevoje, eshte Enver Mborja. Bujtina e 45-vjecarit i hapi te gjitha dyert dhe dhuroi gjithcka kishte per te lehtesuar sado pak dhimbjen e atyre njerezve, qe kishin pare tmerre para syve, qe kishin pare te afermit t'u vriteshin dhe shtepite tu shkrumboheshin. Ashtu sic thone edhe te gjithe ata qe e njohin, keta njerez gjeten tek Veri, shqiptarin e vertete me zemer te madhe. "Mund te kene qene rreth 100 kosovare, kryesisht gra dhe femije, qe u strehuan ne bujtinen time, thote Enveri, te cilet per aq sa ndenjen aty e ndjene veten si ne shtepine e tyre. Ka qene nje periudhe e veshtire, por une dhe familja ime, u munduam qe tu krijonim te gjitha kushtet e nevojshme, qe ata te ndiheshin sa me mire". Gjithcka Mborja i perballoi me shpenzimet e veta. Ai nuk pranoi te merrte ndihmat qe shperndante bashkia e Korces per strehuesit e refugjateve. "me erdhi turp, kur donin te me jepnin ndihma, apo te me shperblenin, thote pronari Mborja. Une nuk i ndihmova ata per tu shperblyer, por sepse me dhimbte shpirti per ta". Ashtu si edhe i priti, kur u qetesua gjendja, Enveri i ka percjelle kosovaret per ne vatrat e tyre. Kete ata nuk mund t'ia harronin korcarit, te cilin e mbajten disa dite ne shtepite e tyre, si birin e tyre te dashur. Ndonese ne nje moment te veshtire, mes dhimbjes dhe sakrifices, "Bujtina e Verit", u be simboli i mikpritjes dhe i dashurise vellazerore mes njerezve.
--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 08/14/2002
Titulli me duket i zgjedhur shume keq, por shembulli i atij Korcarit e qindra e mijerave shqiptareve te tjere eshte i mrekullueshem.
Krijoni Kontakt