Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Irena Seli 40 vjeē, nje tjeter e zhdukur.

    Irena e zhdukur, pėr herė tė fundit emri i ėshtė shėnuar nė Trieste. Zbritja e Irenės nė portin e Durrėsit mbėshtetet vetėm nga personeli i tragetit. Njihej, pasi udhėtonte shpesh me atė linjė.


    Emri i Irena Selit, 40-vjeēares sė zhdukur pa asnjė gjurmė qė prej 31 ditėsh ėshtė shėnuar pėr herė tė fundit nė regjistrat e policisė sė portit tė Triestes. Nė portin e Durrėsit, as Irena dhe as bashkėshorti i saj nuk i kanė vulosur pasaportat, fakt ky qė shton “dozat” e misterit nė zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje. “Nė portin e Durrėsit, as e zhdukura dhe as bashkėshorti i saj nuk i kanė vulosur pasaportat. Atė ditė ka pasur rreth 8 mijė vetė tė ardhur nga Italia pėr festat e fundvitit, ndaj edhe punonjėsit e policisė kanė kontrolluar vetėm pasaportat e atyre qė largoheshin nga Durrėsi ”,-thotė njė zyrtar i policisė sė Durrėsit. Kėshtu, asnjė punonjės i policisė sė portit tė Durrėsit, nuk mund tė vėrtetojė zbritjen e Irenės nga trageti i linjės sė Triestes, duke u bazuar nė dokumentacionin zyrtar. Burime nga grupi i hetimit pohojnė se pėr zhdukjen e 40-vjeēares kanė denoncuar shumė vonė si bashkėshorti i saj, ashtu edhe tė afėrmit, duke e vėshtirėsuar zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje.
    Personeli i tragetit
    Rrugėtimet e shpeshta tė Irena Selit dhe bashkėshortit tė saj, Agim Musha me tragetin e linjės sė Triestes, duket se i kanė familjarizuar pronarėt e kompleksit tė njohur nė Tiranė me personelin. Nė fakt, policia e portit mė tė madh nė vend ka nė dorė si tė vetmen provė qė mbėshtet zbritjen e Irenės nė Durrės, dėshmitė e personelit tė tragetit tė linjės sė Triestes. Burime zyrtare pranė policisė sė Durrėsit pohojnė pėr “Shekullin” se janė marrė nė pyetje punonjėsit e kėtij trageti, tė cilėt kanė pohuar se gruaja e pronarit tė “Bruno”-s ka zbritur nė portin e Durrėsit. “E kemi fiksuar atė grua, pasi udhėtonte shumė shpesh, bashkė me tė shoqin, me tragetin tonė. Ajo ka zbritur nė Durrės, pasi nuk ėshtė kthyer me ne, pėr nė Itali”,-mėsohet tė kenė dėshmuar nė polici punonjėsit e tragetit. Pėrveē Agim Mushės, punonjėsit e tragetit tė linjės sė Triestes janė tė fundmit persona qė e kanė parė Irena Selin. “Ne dyshojmė se zhdukja e saj mund tė ketė ndodhur pas zbritjes nga trageti”,-shtojnė zyrtarėt e policisė sė Durrėsit, duke u bazuar mbi dėshmitė e punonjėsve tė tragetit me tė cilin Irena dhe Agim Musha po ktheheshin nė vendin tonė.
    Dyshimet
    Zhdukja e Irena Selit, pėr hetuesit e ēėshtjes “pėrkthehet” nė njė sėrė pistash dhe versionesh. Burime pranė grupit tė hetimit pohojnė pėr “Shekullin” se deri mė tash nuk ėshtė pėrjashtuar apo vėrtetuar asnjėra prej tyre, ndaj edhe dyshimet shtrihen qė nga arratisja e Irenės nga jeta aspak e qetė bashkėshortore e deri tek njė vrasje e mundshme e 40-vjeēares. “Ka dėshmitarė qė e kanė parė atė tė zbresė nė portin e Durrėsit. Nga ana tjetėr, nuk ka tė dhėna qė ajo tė jetė kthyer mbrapsht, nga Durrėsi pėr nė Itali apo tė ketė udhėtuar nėpėrmjet Rinasit”,-pohojnė burime nga grupi hetimor, tė cilėt kanė kryer verifikime edhe nė aeroportin e vetėm ndėrkombėtar. Emri i Irena Selit nuk figuron gjėkundi, pasaporta e saj, ku ndodhej edhe njė vizė amerikane, nuk ėshtė vulosur nė asnjė pikė tė kalimit kufitar. Ndėrkaq, njerėzit mė tė afėrt tė Irenės janė pozicionuar nė anė tė kundėrta tė “medaljes”. Bashkėshorti i saj, i larguar qė prej 5 janarit drejt Dortmundit tė Gjermanisė ka pohuar nėpėrmjet njė gazete tė pėrditėshme se e shoqja ėshtė larguar prej tij, duke i vjedhur edhe 100 mijė USD. Nė tė njėjtin front ndodhet edhe i biri i Irenės, Bruno, i cili nuk ka hezituar aspak tė kėrcėnojė nėpėrmjet telefonit dajėn e tij, Ylli Selin. Nga ana tjetėr, vėllai i tė zhdukurės dhe daja i saj enden nėpėr dyert e policisė apo tė prokurorisė, pėr tė marrė vesh ndonjė lajm prej Irenės. 31 ditė e zhdukur dhe asnjė sinjal. Pėr familjarėt Seli, pak shpresa ka qė Irena tė jetė gjallė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BlueBaron : 18-01-2005 mė 11:15
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Xhelozia, shkaku i grindjeve mes ēiftit.

    Hetimi i punonjėsve tė policisė pėrfshin edhe jetėn private tė bashkėshortėve Musha-Seli. Burime nga grupi hetimor pohojnė se kontradiktat e lindura prej kohėsh mes ēiftit, muajt e fundit janė pasuar edhe nė shpėrthime dhune. Xhelozia dyshohet tė jetė shkaku i grindjeve mes pronarit tė kompleksit “Bruno” dhe bashkėshortes sė tij, qė rezulton e zhdukur qė prej 16 dhjetorit. Agjentėt e policisė kriminale tė policisė sė Tiranės janė duke kryer verifikime, tė cilat pritet tė zbardhin njė pjesė tė sė vėrtetės mbi zhdukjen e Irena Selit. Versionin e keqtrajtimeve nga i shoqi e pohojnė edhe familjarėt Seli. Sipas tyre, mėsohet se Irena nuk mbante telefon celular, ndėrsa shtohet se nuk kanė munguar edhe rastet e dhunės mbi tė. Por familjarėt e tė zhdukurės nuk janė dakord me versionet e Mushės qė Irena ėshtė larguar me dėshirėn e saj, pasi ata janė tė bindur se ajo do t’i kishte marrė nė telefon, sa pėr t’i qetėsuar.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Misteret e njė zhdukjeje pa gjurmė.

    “Agim Musha gėnjen”. Familjarėt Seli pohojnė kėshtu, duke u bazuar nė tė dhėnat kontradiktore qė dhėndri i tyre ka thėnė, pas zhdukjes sė tė shoqes. “Nė telefon, Agimi mė ka thėnė se po merreshin me tėrheqjen e makinės, nė kohėn qė Irena ishte zhdukur. Mė pas, ai nuk pranoi tė na japė shpjegime, edhe pse ishte njeriu i fundit qė e ka parė time motėr”,-shton Ylli Seli. Sipas tij, Agimi ka pohuar fillimish grindjen qė ka pasur me Irenėn nė traget, por pak ditė mė vonė e ka mohuar, duke u hequr se gjithēka shkonte mirė mes tyre. Por ē’ėshtė mė e rėndėsishmja pėr vėllanė e Irenės, Agim Musha nuk duhej tė largohej nga Shqipėria, derisa autoritetet e hetimit tė jepnin njė version pėr zhdukjen e saj. “Ai ėshtė i vetmi njeri qė e di se ē’ka ndodhur me Irenėn. Ai nuk duhej lėnė tė dilte jashtė vendit”,-shton Ylli Seli pėr “Shekullin”.

    Nė port

    Irena Seli dhe Agim Musha nuk i kanė vulosur pasaportat nė portin e Durrėsit, pėr shkak tė fluksit tė madh tė emigrantėve qė ktheheshin pėr festat e fundvitit.

    Nė traget

    Policia e Durrėsit ka marrė dėshmitė e punonjėsve tė tragetit. Sipas tyre, Irena Seli ka zbritur nė Durrės. Ajo nuk ėshtė parė tė udhėtojė mbrapsht drejt Triestes.

    Nė Rinas

    Policia e Durrėsit ka kėrkuar verifikim nė aeroportin e Rinasit, nėse Irena Seli kishte dalė jashtė vendit. Pėrgjigjja e autoriteteve tė aeroportit ka qenė negative.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    ... Gazeta Shqiptare, rreth ēeshtjes Irena Seli ...

    Zhdukja e gruas mbetet peng nė portin e Durrėsit.

    Edhe pse lė pėrshtypjen e njė njeriu tė freskėt dhe tė pėrmbajtur nė gjykimet e veta, Agim Musha, ish-pronari i kompleksit "Bruno", tė cilin e akuzojnė si tė dyshuar pėr zhdukjen e sė shoqes, Irena Seli, ka gabuar. Tė paktėn nė katėr momente dėshmitė e tij pėrpara personave tė ndryshėm pėr ngjarjen, nuk pėrputhen. Dhe gjithēka mbetet enigmė nė portin e Durrėsit. Ka zbritur apo jo bashkė me tė shoqin nga trageti gruaja e zhdukur? Mė tej, nėse ka zbritur, ėshtė larguar duke i shpėtuar syrit tė tė shoqit, apo ėshtė nisur bashkė me tė dhe ka "humbur" rrugės pėr nė Tiranė. Pikėpyetjet dhe mospėrputhjet pėr kėtė pikė fillojnė me faktin e njė sherri mes tyre gjatė udhėtimit prej 24 orėsh mė traget nga porti i Triestes nė atė tė Durrėsit. Nė kėtė pikė, dėshmitė thėnė personave tė ndryshėm nga Agim Mushaj nuk korespondojnė. Kėshtu gjatė njė bisede me Gazetėn mė 20 dhjetor 2004 Agim Musha pohoi se kishte patur njė grindje me tė shoqen nė traget dhe se ajo e kishte paralajmėruar se nė rast tė pėrsėritjes sė njė sherri tė tillė, do e braktiste pėrfundimisht. Sherrin nė traget Musha i'a ka pohuar edhe motrės sė vet, pasi ka mbėrritur nė Tiranė. Ndėrkohė qė gjatė njė interviste nga Gjermania me Gazetėn, (data 16 janar 2005) Agimi tha se nuk kishte ushtruar dhunė ndaj sė shoqes nė traget, madje mohoi tė kishte patur njė sherr mes tyre. Pohimi i drejtpėrdrejtė i tij ishte: "Si mund tė bėhet i dhunshėm njė burrė pas 20 vitesh martesė?" Nė tė njėjtėn kohė Agim Musha nė asnjė moment nuk ka pranuar para tė afėrmve tė Irenės, se nė traget mes tij dhe sė shoqes kishte patur njė sherr. Njė tjetėr mospėrputhje, nė pamje tė parė jo shumė e dukshme, lexohet nė pohimet e Mushajt pėr momentin e zbritjes nga trageti nė Durrės. Sipas pohimeve tė tij nė polici, pėr njerėzit e gruas apo edhe gjatė intervistave pėr mediat, Mushaj e ka pėrshkruar tė tillė momentin e zhdukjes: "Nė kohėn qė unė shkova tė merrja makinėn, ajo u zhduk nė sheshin e trageteve". Ndėrkohė qė tė afėrmit e Agim Mushjat pohuan se pas zėnkės nė target, Irena ishte larguar menjėherė pas zbritjes. Por nuk mbarojnė me kaq enigmat e kėtij momenti. Nė njė kohė qė trageti mbėrrin nė orėn 15.30 nė Durrės, nė orėn 16.10 mes Agim Mushajt dhe Ylli Selit, vėllait tė gruas sė zhdukur, ka patur njė bisedė telefonike. Nė momentin qė Ylli i ka kėrkuar Mushajt tė flasė mė tė motrėn nė telefon, ky i ėshtė pėrgjigjur se nė atė ēast kjo nuk ishte e mundur, pasi i kishte ndaluar policia. Kėtė pėrgjigje Agim Mushaj e ka justifikuar me prezencėn e policinė nė momentet e telefonatės. Pra sipas sqarimit tė tij, i kishte dhėnė njė pėrgjigje tė tillė Yllit pėr ta "h-equr qa-fe", pasi e kishte mendjen te policia qė po i bėnte kontroll.
    Mė tej ka edhe njė tjetėr pėrplasje nė arsyetimet e Agim Mushajt. Sipas shpjegimeve tė tij, ai nuk kishte bėrė denoncimin pėr zhdukjen e sė shoqes nė policinė e Durrėsit pėr njė arsye krejt tė veēantė. Sipas Mushajt, ai nuk kishte bėrė denoncimin, pasi nė policinė e kėtij qyteti kishte punuar njė person, qė ai e akuzonte si ishte i dashuri i gruas sė vet. Pra sipas Mushajt, ai nuk kishte besim se nė Durrės do t'i kushtonin rėndėsi denoncimit tė tij persona, qė mund tė ishin miq tė tė dashurit tė gruas sė vet. Njė arsyetim qė duket i habitshėm po tė konsultosh kohėn se kur ky polic, qė Mushaj akuzon pėr lidhje me tė shoqen, ka shėrbyer nė Durrės. Del qė polici qė akuzohet, ka qenė efektiv i kėsaj policie 3 vite mė parė dhe logjikisht, qė nuk mund tė ketė ruajtur shumė lidhje me policinė e kėtij qyteti pas reformave tė njėpasnjėshme me kuadrot e policisė, qė nė Shqipėri ndodhin sa herė ndėrrohen ministrat e Rendit..


    Dosja e Irenės i kalon Krimeve tė Rėnda

    Ende nuk mund tė thuhet se ka nisur njė hetim i vėrtetė pėr tė zbardhur rrethanat e zhdukjes sė mistershme tė njė muaji mė parė tė Irena Selit, bashkėshortes sė pronarit tė ish-kompleksit "Bruno", Agim Mushos. Burime nga prokuroria e Tiranės, ku u regjistrua rreth njė javė mė parė procedimi penal pėr kėtė ngjarje, janė shprehur dje pėr Gazetėn, se kjo dosje i ka kaluar pėr kompetencė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Sipas burimeve tė lartėpėrmendura, hetuesit e prokurorisė sė Tiranės, pasi shqyrtuan materialin e ardhur nga Komisariati nr.2 i policisė dhe pasi morėn nė pyetje vėllain dhe dajėn e Irenės, arritėn nė konkluzionin se kjo vepėr ėshtė kompetencė e kolegėve tė tyre tė Krimeve tė Rėnda. Ngjarja nė fjalė ėshtė kualifikuar nga hetuesit me nenin qė parashikon rrėmbimin e personit, vepėr e cila duhet tė hetohet nga Krimet e Rėnda. Ndėrkaq, burime pranė kėsaj tė fundit, tė kontaktuar dje nga Gazeta, janė shprehur se ishin nė dijeni tė transferimit tė dosjes, por ende nuk e kanė shqyrtuar atė. Sipas tyre, fillimisht dosja do tė vlerėsohet nėse me tė vėrtetė ėshtė kompetencė e Krimeve tė Rėnda pėr tė hetuar mbi kėtė ngjarje. Pėr tė pėrcaktuar kėtė, hetuesit duhet tė verifikojnė veprimet e kryera nga kolegėt e tyre tė Prokurorisė sė Tiranės pėr tė gjetur indiciot apo provat qė mbėshtesin kualifikimin e ngjarjes me nenin e rrėmbimit tė personit. Vetėm pas kėtij verfikimi hetuesit e Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda mund tė nisin zyrtarisht hetimet pėr zbardhjen e plotė tė zhdukjes sė mistershme tė Irena Selit. ga.ja


    "Do padis kunatin pėr shpifje"

    Gjatė njė kontakti me Gazetėn, Agim Mushaj, ish-pronari i kompleksit "Bruno" premtoi se mė te mbėrritur nė Shqipėri do tė depozitojė nė polici njė padi pėr shpifje nė adresė tė kunatit tė tij Ylli Seli, vėllait tė gruas. Sipas Mushjat, Ylli Seli ėshtė autori i shpifjeve nė adresė tė tij, tė cilat kanė njė qėllim tė mirėpėrcaktuar. Nė vijim Mushaj pohoi se qėllimi i shpifjeve tė Selit dhe njerėzve tė tij ishte qė tė shkatėrrohej familja e tij, tė ndahej babai nga djali e vajza dhe nė fund t'i merrej edhe gjithė pasuria e krijuar nga tregtia e elektroshtėpiakėve. Mushaj pretendon se shpifjet janė organizuar edhe nga ish-bashkėshortja e tij Irena Seli, e cila sipas tij ndodhet nė SHBA dhe komunikon me tė afėrmit e saj rregullisht.


    Rrėfimi i tė afėrmve tė Agim Mushajt pėr zhdukjen e gruas. Natėn kėrkuam nė Tiranė.

    Agim Musha e ka konsumuar grindjen e fundit me bashkėshorten e tij, Irena Seli, nė tragetin e linjės teksa ktheheshin nga Trieste. Kėtė fakt e ka konfirmuar i vėllai i bosit tė komplesit "Bruno", Ethem Musha. Sipas kėtij, Agimi i kishte pohuar tė motrės, Dritės, se ishte zėnė me tė shoqen dhe kjo ishte arsyeja, qė ai kishte humbur kontaktet me tė pas zbritjes nė portin e Durrėsit. Vėllai i madh, ka rrėfyer pėr Gazetėn si rrodhėn ngjarjet mbrėmjen e 16 dhjetorit 2004, menėjherė pas zhdukjes sė Irenės, ku e kėrkuan atė gjatė gjithė natės dhe tė gjitha pėrpjekjet e tjera. I njėjti pohoi se ishte nė dijeni tė tė gjitha konflikteve mes ēiftit, duke pranuar historinė e tė dashurit tė Irenės, njė fenomen i cili ishte bėrė shkas, qė ata tė mos shkonin mirė me vėllanė e tyre Agimin, duke e akuzuar si njeri me zėmėr tė dobėt.

    Si e mėsuat humbjen e Irenės?
    Nga motra ime, Drita. Agimi erdhi fill nė shtėpinė e saj, pasi besonte se e shoqja mund tė kishte ardhur tek ajo pas sherrit nė target.

    Pse ishte kaq i sigurtė Agimi?
    Nuk ishte hera e pare, qė ajo ikte. Me Dritėn ajo shoqėrohej shumė prej 15 janarit tė vitit tė kaluar, kur nisi tė shembej kompleksi. Drita mė ka thėnė se Agimi, besonte qė do ta gjente te ajo. Dhe nė momentin, qė ai hyri nė shtėpi, me njė tė qeshur tė lehtė e ka pyetur nė ishte Irena aty. Kishte qeshur, pasi nuk ishte situata e parė e tillė mes tyre. "Po ja u zumė nė traget dhe ajo iku", i kishte thėnė.

    Ēfarė ėshtė bėrė, kur u mėsua se Irena nuk ishte?
    Drita nuk e ka lėnė Gimin tė lėvizte duke i thėnė, qė tė qetėsohej se do ta kėrkonte vetė. Vetė ai, duke kujtuar se nuk kishte shkuar larg, e kishte kėrkuar me makinė deri te Ura e Dajlanit nė Durrės, dhe te sheshi i taksive. Duke menduar se mund tė kishte shkuar te i vėllai, Ylli Seli, Drita me djalin e vet, ka shkuar te shtėpia e kėtij. Kishte dhe disa pako, qė Gimi duhej t'i ēonte te shtėpia e kunatit, dhe kėshtu shkoi.

    Si e pritėn atje?
    Ylli u duk sikur nuk dinte gjė. Kur Drita i kėrkoi, qė tė shkonin bashkė te shtėpia e vjetėr e Agimit, ai fillimisht pėrtoi. Atėherė vėllai im e nisi prapė Dritėn dhe ata shkuan, por nuk gjetėn gjė.

    Si reagoi Agimi?
    Faktet treguan se ajo mund tė kishte ikur vetė. Ajo e ka patur njė tė dashur dhe ne e dimė mirė, pasi ishte ky shkaku, qė nuk bėheshim me Agimin. Ne nuk e pranonim, qė ai mund ta mbante pėrsėri atė si grua edhe pse e kishte provuar njė gjė tė tillė. Megjithatė ai e kėrkoi pėr tre ditė nė Tiranė madje u kėrkua deri nė Sarandė, ku kishin blerė njė shtėpi tjetėr. Pastaj, erdhi i biri, Bruno, dhe doli fakti i lekėve, qė ajo kishte marrė te shtėpia e vjetėr.

    Kur u bė denoncimi?
    Kur erdhi Bruno, ata shkuan nė polici dhe deponuan tė gjitha detajet. Ka qenė djali ai, qė kur pa tė atin nė atė gjendje, i kėrkoi tė shkonte me tė Gjermani. Kishte dhe tre javė shkollė dhe tani merr pushimet. Ne flasim gati ēdo ditė me ta dhe na kanė thėnė, qė do tė jenė nė Tiranė, brenda datės 25 janar. Kanė nė mendje t'i sqarojnė tė gjitha dhe tė ballafaqohen me thėniet e shkruara nėpėr gazeta.


    Gjeti numrin e sinjalit nga Los Anxhelos

    Bruno, mesazh nė internet pėr tė kėrkuar tė ėmėn
    Fotografia e Irena Selit, ėshtė hedhur nė internet nga i biri Bruno Musha. "Quhet Irena dhe ėshtė zhdukur. Eshtė mamaja ime, ju lutem mė ndihmoni ta gjej", ėshtė mesazhi, i cili i ėshtė bashkangjitur fotos, duke shėnuar numrin e telefonit dhe adresėn tij elektronike. Sipas xhaxhait, Ethem Mushas, ai ėshtė shumė I zoti tė bėrė kėrkime nė internet dhe e ka pėrdorur atė mė parė pėr tė gjetur orgjinėn e telefonatės sė ardhur nga Amerika. Nė fakt ėshtė i njėjti numėr, qė i ka rėnė telefonit tė dajės sė tij Yllit. Bruno ishte personi i parė, qė verifikoi se numri ishte i Los Angelos, nė Kaliforni. Madje ai ka tentuar disa herė tė komunikojė vetė nga ky numėr, nė tė cilin i pėrgjigjet vetėm njė sekretari telefonike. Sipas familjarėve edhe kėtu, Bruno ka lėnė njė mesazh zanor, ku i lutej personit qė kishte kėtė numėr t'i telefononte apo t'i jepte ndonjė tė dhėnė nėse ishte e vėrtetė qė kėtė numėr e ka pėrdorur e ėma. Duket se mė rėndė zhdukjen e Irena Selit, po e pėrjetojnė dy fėmijėt e saj, tė cilėt ndodhen nė Gjermani. Janė thėnė shumė gjera dhe janė hedhur shumė akuza nga tė dyja familjet, por pėr kėtė moment ata janė mbledhur pranė tė atit, Agimit. Bruno erdhi nė Tiranė dy ditė pas zhdukjes sė tė ėmės. Ai ka dėshmuar sė bashku me atin nė polici rreth ngjarjes dhe mė pas ka kėmbėnguluar, qė i ati tė shkonte me tė nė Gjermani. Si djali dhe vajza vazhdojnė studimet atje, Bruno pėr Drejtėsi ndėrsa e motra nė Shkenca Politike. Nė gjithė kėtė histori Bruno ėshtė pozicionuar pėrkrah tė atit. Ndryshe nga Bruno, e motra di fare pak gjėra pėr zhdukjen e tė ėmės. Sipas familjarėve, ata janė munduar ta mbajnė atė larg kėsaj historie, pėr shkak tė moshės sė vogėl.


    Pėrplasja e dėshmive pėr kėrkimin e Irenės

    Ylli Seli, ka pranuar se zhdukjen e tė motrės e ka mėsuar nga e kunata, Drita. Sipas tij ajo ka qenė me tė birin, kur e ka kėrkuar te shtėpia e tij. Porse ndryshe nga Drita, qė thotė se ai pėrtonte tė lėvizte nga shtėpia, ai ka thėnė pėr Gazetėn, se kanė shkuar menjėherė te shtėpia e vjetėr, pėr tė kėrkuar Irenėn. Duke mos patur ēelėsin, ata janė kthyer te shtėpia e Dritės, ku kanė takuar dhe i'a kanė marrė atė Agimit. "Nė shtėpi kam hyrė me djalin e Dritės, pasi ajo nuk erdhi. Kur nuk e gjetėm, thirrėm e trokitėm edhe te shtėpia e re, pranė Kishės Ortodokse", ėshtė shprehur ai.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Une i kam lexuar qe nga dita e pare qe kane dale ne gazeta
    historine e kesaj gruas, dhe te them te drejten s'di ka te anoj.
    Fundi i fundit nuk i dihet a e ke zhduke i shoqi,pasi ajo ka pasur lidhje te fshehte.Dhe mundesia qe eshte zhduke me bandillin eshte nje nder me te parat. Por qe edhe atje jane ba manjaket me kile kete se mohoj....
    Gjynah nqs eshte e vdekur, sepse per asnje arsye si merret jeta kujt, dhe
    gjynah nqs ja ka kthy shpinen femive per nje mashkull..
    Gjithe meshkujt njesoj jane pffff
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodrane82 : 19-01-2005 mė 11:59

  6. #6
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Pak si i ngaterruar si muhabet por ishalla eshte gjalle thuaj se nuk merret jeta e tjetrit per para apo xhelozi. Zonja qeka mashallah ne foto dhe i uroj te jete mire kudo qofte pervec asaj bote te pertejme.
    Perderisa dhe i biri thote qe ajo ka marre 100 mije dollare dicka te vertete duhet te kete ketu, gjithsesi jane organet hetimore ato qe do zbardhin gjithcka.

    Dito.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pra kan qene Burri i irenes , vellai i burrit dhe i biri ne traget me irenen..

    Dhe keta denoncojne zhdukjen e irenes jo ne polici te portit.. as ne polici te durresit qe ate nate.. por mbas disa ditesh ne polici te Tiranes..
    Kjo le dyshime..
    Si nuk gjeten keta tre burra ca deshmitare ..udhetare apo personel trageti apo polic port-trageti qe verteton se eshte pare Irena ne traget ne mbrritje apo ne bankinen e portit apo ne axhensi te daljes se udhetareve..?
    Edhe kjo le dyshime..
    Si iken ne gjermani ky burre me gjith te birin kur nuk dihet asgje per fatin e irenes?
    Pse ishte lavatrice Irena ..apo nje njeri e aq me teper Nene e kti Bruno cjapit dhe grua e ketij biznesmenit..
    Nuk ndjejn keta pergjegjsi para Familjes se Irenes.. Miqeve dhe Ligjit sepse ishin me Irenen dhe Irena avulloi.. e ata skan nxjerre nje deshmitar te faktojne qe Irenen e prune si kokrra molles ne Token Shqiptare..
    Kush me shum se keta duhej te ishte ne deren e policise Kriminale per te ndihmuar a pritur lajme..
    Perkundrazi Burri dhe i biri nxitojne per te ikur nga vendi e ja mbathin ne Gjermani..

    Pra Irena eshte hedhur ne det.. diku pergjate linjes detare Trieste -- Durres..dhe ska pasur Irene per te zbritur ne port..
    Ajo eshte bere ushqim per peshkaqenet..
    Do zoti e nxjerr deti trupin e saje diku ne Split a Tivar a Shengjin..
    Sdi a ka komunikuar policia jone me Policine Kroate..malazeze etj..
    Ajo qenka rrahur disa here nga i zoti..ose padroni (se grat qe kan burrat miljonere jan dhe vete mall) e duhej te mos udhetonte ne traget me padronin dhe sidomos me nje padron qe te ka rrahur dhjetra here..
    gjynaf..

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    sa shum ja varni ktyre gjerave. ca pret te ndodhi ne famijle ku burru shkon me dashnore gruja me dashnorin tjeter.

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... Nuk duhet me i pare gjerat me tifozllik. Gazetat mundohen te japin shpjegime mbi ngjarjen, por edhe ato jane te paanshme dhe e paraqesin ngjarjen ndryshe nga njera-tjetra. Ishallah eshte gjalle ajo gruaja e nuk ka perfunduar si Enrieta Sina ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... vazhdon historia e Irena Selit ne Gazeta Shqiptare ...

    "I dashuri" i Irenės: E vėrteta do dalė bashkė me fajtorėt. Flet oficeri i policisė, "D.B.": U njohėm 2 vjet mė parė (D.B. inicialet e Durim Bomit, nga gazeta "Korrieri" 19/1/04)

    Ai ėshtė njė djalė elegant, ende larg tė dyzetave. Shėrben nė policinė e Tiranės nė njė detyrė tė rėndomtė, pas njė karrierre tė suksesshme, tė ndėrprerė nė mes nė vitin 2003, pėr shkak tė njė sherri tė ndodhur pikėrisht nė lavazhin "Bruno". Aty ishte sulmuar dhe goditur fizikisht nga tė afėrmit e pronarit Agim Musha, i akuzuar se kishte marrdhėnie intime tė shoqen, Irenėn. D. B., (redaktuar) ėshtė i sjellshėm, ka zė tė butė dhe ėshtė i komunikueshėm. "Nuk mė intereson asnjė publikim, sidomos i emrit tim, pasi kjo pėr mua do tė jetė njė shkatėrrim total. Jam familjar, kam grua dhe fėmijė, dhe e kuptoni ē'do tė thotė…", ėshtė refreni i vazhdueshėm gjatė gjithė ligjėratės sė tij. D. B., gati lutet, qė kjo histori, qė e ka pėrfshirė, tė mos shtyhet mė tej. "Nėse do tė dalė emri im nė media, unė jam njė njeri pėrfundimisht i shkatėrruar", pohon oficeri i policies, qė gjithsesi u tregua i interesuar tė kthente pėrgjigje, tė paktėn pėr akuzat e ngritura ndaj tij prej Agim Mushajt, bashkėshoritit tė gruas sė zhdukur, Irena Seli. Agim Musha ju ka akuzuar se keni lidhje dashu-rore mė tė shoqen dhe se ju jeni pjesė e njė plani, sipas tė cilit do tė shkonit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sė bashku me Irena Selin, pasi mė parė tė vidhnit, apo merrnit me njė tjetėr mėnyrė, tė hollat e kursyera nga ish-pronari i kompleksit "Bruno"…
    Janė tė gjitha pjellė fantazie. Ai njeri nuk dihet se ē'ka bėrė mė gruan e vet dhe nxjerr kėtė histori tė dy viteve mė parė. Tė them tė vėrtetėn, kur lexova lajmin e parė pėr zhdukjen, fillova tė kem frikė, mos kjo histori do tė merrte pėrmasa jo tė zakonta dhe do tė dilnin historitė e vjetra. Gjithēka u bė mė reale, kur nė Gazetė dolėn edhe inicialet e mia dhe akuzat e Mushajt, se unė isha pjesė e planit pėr tė shkuar nė SHBA, sė bashku mė gruan e tij. Qė nga ajo ditė jam ndier vėrtetė keq. Madje jam duke u shpėrfyturuar. E kuptoni pozicionin tim, jam i martuar kam grua dhe fėmijė. Nuk ėshtė e paktė tė hyjė sherri nė familje pėr shkak tė njė historie tė harruar.

    Pse jeni i bindur se Musha "diēka ka bėrė me gruan"?
    Kam ndjekur shtypin dhe duke qenė se i njoh tipin, dyshoj se gjithēka ka pėr tė pėrfunduar ashtu si janė duke dyshuar, se ai mund tė jetė fajtori pėr zhdukjen.

    Pse duhet qė Agim Musha tė pėrmendte emrin tuaj pas gjithė kėsaj historie dhe tė rrėfente edhe ngjarje ku, sipas tij, ju ishin personazh?
    Ju pėrsėris se ende nuk e kuptoj, se pse duhet tė dilte sėrish njė histori e dy viteve tė shkuara. Ju thashė edhe mė parė, qė dalja e emrit tim dhe akuzave, qė unė paskėsha qenė i dashuri i tė shoqes, duket janė duke u pėrdorur prej tij pėr tė mbuluar diēka jo tė zakontė.
    Agim Musha ju ka akuzuar se teksa ishte nė Gjermani me Irenėn nė muajtė tetor-dhjetor 2004, ka zbuluar se ju keni patur kontakte telefonike me tė shoqen. Madje ai akuzon tė shoqen se ju ka blerė juve njė shtėpi me tė hollat, qė dilnin nga fitimet nė kompleksin "Bruno"…
    Janė tė gjitha haluēinacione. Nuk kam patur asnjė lidhje telefonike. Janė tė gjitha pjellė e fantazisė sė njė njeriu, qė gjatė gjithė jetės sė vet, ka marrė drogė. Do vijė dita dhe do tė shikohen tė gjithė tabulatet telefonike tė celularit tim nė lidhje me kėtė akuzė dhe do ta shihni se tė gjitha do tė dalin shpifje. Jam i qetė nga kjo anė.
    Ju kanė marrė nė pyetje pėr kėtė histori policia, SHKB apo prokuroria?
    Jo, absolutisht jo. Por unė nuk kam asnjė problem tė mė marrin nė pyetje. Madje mund tė paraqitem me dėshirė, pasi nuk mė bren ndėrgjegjia pėrballė kėtyre shpifjeve. Dua tė zbrazem njėherė e mirė, se mbase do tė ndihem mė i lehtėsuar.

    Mund tė na thoni se si jeni njohur me Agim Mushon dhe tė shoqen e tij?
    Jemi njohur te lavazhua, qė ishte pjesė e kompleksit "Bruno". Atje lanim makinat e shtetit.

    Agim Musha pretendon se dy vite mė parė ka gjetur tabulatet telefonikė tė celularit tė sė shoqes dhe ka vėrtetuar se ju keni patur lidhje tė shpeshta telefonike me Irenėn. Mė tej tė tjerė persona, oficerė policie, pohojnė se ju jeni bėrė objekt dhune, i sulmuar nga tė afėrmit e Mushajt. Si mund t'i pėrgjigjeni kėsaj akuze?
    Ju dhashė njė pėrgjigje. Pėrsa i pėrket akuzave ndaj meje, janė tė gjitha haluēinacione tė njė njeriu tė shkatėrruar nga droga…

    Agimi pohon se mė 30 dhjetor 2004, pak ditė pas zhdukjes sė Irenės, ėshtė pėrplasur me ju nė Tiranė dhe pasi ju ka marrė makinėn, e ka dėmtuar atė. Ē'mund tė na thoni?
    Ju thashė njehėrė qė ai ėshtė njė njeri qė ka marrė drogė gjithė jetėn, ē'pėrgjigje tjetėr mund tė ketė njė shpifje e tillė? Shiko, bashkė kemi pėr tė folur pasi gjithēka tė pėrfundojė. Keni pėr tė parė se cilėt do tė jenė fajtorėt e vėrtetė tė gjithė kėsaj historie dhe do tė mė jepni tė drejtė.


    Agim Musha: Si i pėrplasa makinėn "tė dashurit tė gruas"

    Agim Musha, bashkėshorti i gruas sė zhdukur, Irena Seli, gjatė njė kontakti me Gazetėn, pohoi sė mė 30 dhjetor 2004, pak ditė pas zhdukjes sė bashkėshortes, ishte pėrballur nė Tiranė me personin, qė ai e quan "i dashuri i ish-gruas". Sipas Mushajt, ai ishte duke ecur me makinėn e tij tip "Mitsubishi" fuoristradė nė anė tė Lanės, pranė kryqėzimit tė madh tė bulevardit "Dėshmorėt e Kombit", nė kohėn kur automjeti i tij ishte barazuar me njė makinė tip BMW, nė timonin e sė cilės, sipas Mushajt, ndodhej "i dashuri i gruas sė vet". Sipas Mushajt makinat ishin ndalur nga semafori dhe nė kėtė kohė ai kishte vėnė re se nė fytyrėn e "tė dashurit tė gruas" ishin shfaqur shenja frike. Mė tej ai, sipas Mushjat, kishte braktisur makinėn nė rrugė, duke u larguar me vrap i frikėsuar. Mushaj pohoi se nuk e kishte kėrcėnuar apo bėrė ndonjė shenjė, por sipas tij largimi ndodhi pasi tjetri kishte lepurin nė bark, pėr shkak tė mėkateve nė adresė tė tij. Duke thėnė se me kėtė veprim tė tjetrit i ishin ngritur nervat, Mushaj pohoi se kishte zbritur nga makina e vet dhe pasi kishte nxjerrė jashtė njė person tė ulur nė vendin e pasagjerit tė makinės sė "tė dashurit tė gruas", ishte ulur vetė pas timonit tė saj duke e ndezur dhe pėrplasur keqas pas murit. Sipas Mushajt ky kishte qenė njė veprim nė gjaknxehtėsi e sipėr. Porse ai ishte habitur pasi "i dashuri i gruas" nuk kishte denoncuar nė polici pėr kėtė ngjarje. Sipas Mushajt, ai ishte njė burracak, qė ndihej fajtor pėr gjithēka dhe nuk kishte guxim t'i kundėrvihej.


    "Irena iku kur gjeta pakon e dashnorit".

    Agim Musha ėshtė bėrė i gjallė me dėshirėn e vet duke zgjedhur televizionin News 24, pėr tė bėrė njė sqarim tė plotė tė rrethanave tė reja, tė krijuara pas zhdukjes sė bashkėshortes sė tij, mė shumė se njė muaj mė parė, nė portin e Durrėsit. Ai sqaron pėr herė tė parė arsyen e vėrtetė, pse e shoqja u zhduk, akuzon si tė implikuar nė kėtė histori, tė dashurin e saj dhe me tej edhe disa ish-drejtues tė njohur tė ministrisė sė Rendit. Ja dėshmia e plotė e tij.

    Zoti Musha, mund tė na tregoni si ndodhi, sipas jush, zhdukja e gruas suaj?
    Para mbėrritjes nė Durrės mė bashkėshorten debatuam pak pėr shkak tė njė pakoje, qė unė dyshova se e kishte pėr tė dashurin e saj. I thashė se kur tė shkojmė nė Tiranė, do e hapim bashkė, pėr tė parė se ē'kishte brenda. Ajo, duke e ditur se ajo pako kishte disa fotografi tip porno, seks-oral brenda, qė i'a kishte kushtuar tė dashurit tė saj dhe njė letėr tė shkruar me fjalė dashurie, vendosi qė mė mirė tė largohet, sesa tė gjendet para faktit konkret.

    Ku mendoni se ka shkuar gruaja juaj?
    Ėshtė njė plan i detajuar nėpėrmjet vėllait tė saj, nėnės se saj, qė ėshtė nė Gjermani dhe tė dashurit tė saj dhe pėr kėtė mund tė vėrtetohet shumė mirė nga telefonatat. Prokuroria ka shumė gjėra nė dosje. Sot ėshtė shkenca e pėrparuar qė tė kapė numrin e telefonit tė vėllait tė saj dhe dashnorit tė saj, sa herė kanė telefonuar njėri-tjetrin. Qoftė edhe numrin e dashnorit tė saj, sa herė i ka telefenuar ish-gruaja ime, kur ishte nė Gjermani, nga data 31 tetor deri mė 15 dhjetor. Dhe faktet janė po aq tė qarta.

    Pse tė afėrmit e gruas ju akuzojnė juve pėr zhdukjen?
    Tė afėrmit e gruas sime gjithė jetės sė tyre kanė parė vetėm interesa te Agim Musha, vetėm tė marrin para dhe tani, kur e panė se kjo ēezmė u mbyll, hidhen nė kėto sulme absurde. Se si mund tė shpjegohet, se i vėllai i saj ka 18 vjet qė rri me asistencė sociale dhe pėr tė jetuar ka marrė lekėt nga e motra. Dhe unė nė rast se do kisha njė qėllim tė tillė, mbas djegies qė u bė, qė unė dyshoj 100% se ėshtė bėrė nga i dashuri i saj, pėr tė zhdukur dokumentat, qė vėrtetojnė lidhjen e saj me tė dashurin dhe tė miqve tė tij tė rangurt tė lartė nė Minsitrinė e Brendshme. Po tė doni emrat mund t'i pėrmend, por besoj se do i pėrmend nė vendin e duhur. Por prokuroria mund t'i gjejė tamam se kush janė miqtė e tij. Njė ish-drejtor i Pėrgjthshėm i Durrėsit, njė ish-shef i Krimeve tė Republikės, dhe njė ish-shef kuadri, janė miqtė e tij mė tė ngushtė. Dhe gjatė kėtyre 2 vjet e gjysmė, qė gruaja ime ka patur dashuri me tė dhe vazhdon tė ketė, janė ngritur 100 intriga mbi kurrizin tim 50 vjeēar. Sa kanė dashur tė mė bėjnė iuntriga, tė mė fusin edhe nė burg, nėpėrmjet spiunėve tė policisė. Ėshtė njė lojė e tė dashurit tė gruas sime dhe kompanisė sė tij. Njė mafie e deklasuar nga Ministri i ri i Rendit dhe e pėrshėndes me kėtė rast, se ka hequr shumė tė deklasuar nga Ministria e Rendit.

    Cili ėshtė sipas jush qėllimi i gruas suaj?
    Qėllimi saj ėshtė se ajo do marrėzisht tė dashurin e saj dhe kėtė e ka shprehur nėpėrmjet veprimeve qė bėn. Njė grua qė harron fėmijėt dhe burrin e vet pas 20 vjet martese... Ėshtė ēmenduri njė grua qė largohet nė moshėn 35 vjeēare, e thotė edhe shkenca qė s'ka mė kthim pas. Kėshtu qė ajo nuk donte tė dinte mė kush isha unė. Unė isha vetėm njė ēadėr pėr tė. Dhe as pėr fėmijėt e saj dhe kėtė e vėrtetoi mė sė miri shtėpia, qė i ka blerė tė dashurit tė saj. Se unė i kėrkova pronarit tė pallatit emrin e listės sė banorėve. Pronari ėshtė njė ish-punonjės policie. Sa i pėrmenda emrin, mė pruri emrat e 11 banorėve dhe jo 12, qė ka hyrja dhe unė jam i bindur 100%, qė gruaja ime i'a ka blerė shtėpinė dashnorit dhe s'ėshtė ēudi, qė ėshtė akoma nė emėr tė gruas time. Qė ta mbante gjithmonė mė tė dashurin e vet.

    Ku ndodhet sipas jush Irena tani?
    Ne normalisht ėshtė vertetė qė tė gjithėve na ka rėnė telefoni nga Amerika, si mua, si djalit, si nėnės, motrės dhe vėllait tė saj. Jam shumė i bindur, se ka shkuar nė Amerikė. Atė e kishte endėrr. Kėtė u'a kishte shprehur edhe fėmijvė, qė do shkonte nė Amerikė. Dhe ne kishim vendosur tė shkonim bashkė. Duke parė qė unė, njė 50 vjeēar, ē'mė do mė me vete nė Amerikė, por e kishte lidhur jetėn me tė dashurin e saj. Pretendonte tė shkonte me tė dashurin.

    A keni patur probleme me gruan?
    Normal po ju them, se si mund tė kem patur probleme? Unė gruas time i kam blerė makinė tė re BMW, qė nė 1996 dhe i kam marrė patentėn, qė ajo tė shėtiste e lirė nėpėr Tiranė. Kur ajo 10 herė nė vit shkonte nė Gjermani. I ngeli ***** avionėve. Ajo 7 herė nė javė lyente flokėt. Kur ajo bėnte pushimet nė Antalia nė hotele me 5 yje ose Majorka. Ku mund tė jenė problemet? Ē'donte ajo mė tepėr? Kush mund t'i arrijė tjetėr?

    A keni ushtruar ndonjėherė dhunė ndaj saj?
    Nuk kam ushtruar dhunė. Kam tjetėr llogjikė. Jam 50 vjeē. Nė sajė tė llogjikės sime e detyrova ta pranonte tė dashurin e vet pėrballė fakteve dhė nė prani tė vėllait tė vet. Dhe mė kėrkoi falje dhe unė pėr hir tė fėmijėve thashė: U dogja vetė, tė mos digjen fėmijėt. Qė tė mos u thoshin fėmijėve tė mi "fėmijėt e filanit". Bėra njė sy qorr dhe njė vesh shurdh. Vazhdova jetėn normale dhe ika nga shtėpia me gjithė gruan time dhe ia lashė tė gjitha bizneset pa inventar vėllait tė saj. Jo vėllezėrve tė mi. Po tė kisha qėllime tė kėqija, u'a lija vėllezėrve tė mi pronat e mia. I kam lėnė qindra miliona nė dorė tė vėllait tė saj.


    Babai i Irenės: Agimi nuk ka zemėr tė vrasė njeri

    TIRANE - Xhemal Seli, babai i Irenės ėshtė gjendur keqazi pas mėsimit tė lajmit pėr zhdukjen e vazjės sė tij dhe dyshimeve se nė humbjen e saj mund tė ketė gisht vetė Agimi. 66-vjeēari i divorcuar qė nė vitet '70, ka punuar prej vitesh nė komplesin "Bruno" dhe tashmė qė ai ėshtė shembur jeton ende nė shtėpinė e vjetėr tė dhėndėrit dhe me ato pak tė ardhura qė i siguron vetė Agim Musha. Ndėrkohė, Xhemali duket se nuk ka marrėdhėnie tė mira me fėmijėt e tij, tė cilėt kanė preferuar mė tepėr lidhjen me nėnėn e tyre. Ai e ka mėsuar ngjarjen vetėm pasi ėshtė bėrė publike nė gazetė. Akuzat e hedhura nga dy familjet pėr konfliktet dhe dyshimet pėr humbjen misterioze, e kanė tronditur babanė, pėr mė tepėr qė ėshtė personi qė ka qėndruar mė shumė me ta, dhe siē thotė edhe vetė, "i kam rritur unė, si Agimin, dhe Irenėn".

    Kur e mėsuat zhdukjen e Irenės?
    Atė e kam mėsuar vetėm pasi u publikua nė Gazetė. Tė them tė drejtėn, mė erdhi inat, por ime bijė gjithnjė atė kokė ka pasur…
    Nė fakt, Drita, motra e Agimit erdhi qysh atė natė nė shtėpinė time, pėr tė mė sjellė pakon qė kishte marrė Agimi, por nuk mė tha gjė.

    Po me dhėndrin ēfarė diskutuat?
    Gimin mė vinte zor ta pyesja, kur e shikoja se nė ēfarė gjendjeje ishte katandisur. Pastaj erdhi dhe Bruno dhe ishte tepėr e rėndė pėr mua. Gjėrat u morėn vesh shpejt dhe unė e kuptova qė ajo na kishte braktisur.

    Djali dhe kunati juaj kanė bėrė njė denoncim pėr zhdukjen, duke hedhur shumė dyshime. Ju a jeni nė dijeni tė kėsaj?
    I kam marrė vesh tė gjitha ato fjalė dhe nuk dua qė tė vazhdohet akoma me fjalė koti. Unė nuk di tė them se ku ėshtė Irena, por di tė them qė Agimi nuk ėshtė vrasės. Unė e njoh qė fėmijė dhe e kam rritur vetė. Uroj qė kėto t'i zgjidhin organet kompetente. Duhet ta ketė ndihmuar edhe i dashuri, tė cilin unė e njoh mirė dhe e kam rrahur pėr shkak tė lidhjes me Irenėn.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta III boterore dhe fundi i botes (1)
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 13-04-2018, 12:36
  2. Shenja ne Rruge!?
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 08:47
  3. KUR'ANI nė gjuhėn shqipe
    Nga RaPSouL nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 114
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 08:29
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •