Vrane dhendrin "tutor", 35 vjet burg nenes e djalit
E Premte, 06 Maj 2005
TIRANE - Trupi gjykues i gjykates se Krimeve te Renda degjoi dje konkluzionet e organit te akuzes, kundrejt Shkurte dhe Lazim Kozit nga Babrruja e Tiranes. Prokurori i ceshtjes Ardian Braho, kerkoi qe nene e bir te denohen me 35 vite burg. Ata akuzohen per vrasjen me paramendim te ish-dhendrit te tyre Selami Idrizi ne bashkepunim dhe akuzen e armbajtjes pa leje. Per 50 vjecaren Shkurte Kozi, organi i akuzes, kerkoi qe te shpallet fajtore per vrasjen me paramendim ne bashkepunim dhe per armembajtje pa leje, te denohet me 15 vite burgim. Ndersa per djalin e kesaj te fundit, 29 vjecarin Lazim Kozi po me te njejten akuze te denohet me 20 vite heqje lirie.
Ngjarja ka ndodhur ne mars te vitit 2004, kur ish-dhendri kishte shkuar serish ne familjen e Kozeve per te kerkuar ish-gruan e tij Seaden, me te cilen kishte dy vite qe ishte ndare. Viktima Selami Idrizi kerkonte te ribashkohej me Seaden, kunder deshires se kasaj dhe familjes. Sipas familjareve te te akuzuarve, ndarja ka ardhur pas shume keqtrajtimeve te bera ndaj Seades dhe tentimit per ta derguar ne Itali per shfrytezim prostitucioni. Te pandehurit i kane kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga Gurali Brahimllari pafajesine, pasi sipas tyre vrasjen e kishin kryer per t'u vetembrojtur. Shkurte dhe Lazim Kozi thane se ishin te detyruar te vepronin keshtu pasi viktima i kishte ngacmuar rregullisht duke kerkuar qe ish-gruaja e tij te rikthehet. Sipas mbrojtjes, te pandehurit u larguan nga Dibra dhe u vendosen ne Babrru te Tiranes, por edhe ketu nuk i ka lene rehat viktima. Vete e pandehura 50 vjecare kishte bere kater here denoncime ne polici, gjate kohes kur vajza e saj ishte e martuar. F.Vezaj
Korrieri
Si mendoni, nuk e ka bere hak ky "dhendri" ate plumbin ballit?! Ca zgjidhje i ngelesh familjes pas 4 denoncimesh ne polici dhe asnje rezultati...
Krijoni Kontakt