Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817
    ka edhe keq çuna dhe vajza.POPULLI THOTE MENDJA ESHTE GJE E MADHE,POR AMA PO PRAP POPULLI THOTE MENJA ESHTE SI KOKERR GRURI.

    SA PER KTA FEMIJET ME ERDHI SHUME KEQ GATI PO QAJ DHE TANI ME ZE SE SYTE MU MBUSHEN ME LOTE,OZOT I MADH çKANE BERE ATO QENEI QE TI MARRESH KAQ SHPEJTE,ISHALLA TE KENE GJETUR PARAJSEN QE ATA DESHIRONIN
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Me te vertete per tu cuditur ... Si ka mundesi qe nje femije vret veten per 1 kater . . .

    ...KOKASHTA...Kulmi
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #63
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    un edhe zero me bisht si ja benin ne shqiperi te merja veten se vrisja per nje kater wauuuuuuuu
    un besoj se e ka familja qe kerkon shum nga femija me shum se cduhet pra presioni mbi te eshte per te ardh keq per kete gje
    Partizoni

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Estetizimi i vetëvrasjes nxit instiktin e vetëshkatërimit”

    KATEGORIA: Analiza
    Profesor Artan Fuga shpjegon arsyet e vetëvrasjeve dhe rrugët se si ato mund të zvogëlohen
    “Estetizimi i vetëvrasjes nxit instiktin e vetëshkatërimit”
    Bruna Prifti

    Profesor! Po ndodhin shumë vetëvrasje në fëmijë të vegjël, adoleshentë apo të rritur, për shkaqe nga më të ndryshmet. Si e gjykoni ju këtë fenomen që së fundi po shënon shumë viktima?
    Mendoj se kemi të bëjmë me një dukuri shoqërore që ka filluar të marrë disa përmasa vërtet shqetësuese. Bëhet fjalë për drama që kanë të bëjnë me një akt sa makabër aq dhe tragjik, që është ai i vetëvrasjes dhe sikurse thuhet në literaturën shkencore, përbën një akt eliminimi i vetvetes, që është i rrallë në të gjitha qeniet e tjera dhe që është shumë specifik, veçanërisht për njeriun. Pavarësisht shkaqeve konkrete që vihen në dukje nga vetë viktimat, nga të afërm të tyre ose nga shoqëria, mua më duket se përtej shkaqeve konkrete e rrethanave konkrete, ka një problem madhor. Ky problem madhor ka të bëjë me shkallën e socializimit të individit në grupin që ai bën pjesë ose në shoqëri. Pra, e theksoj se përtej shkaqeve konkrete, ka një problem madhor. Këtë unë e theksoj në mënyrë të veçantë, sepse, në qoftë se ky është një fenomen që ne po e ndeshim në mënyrë shqetësuese në ditët tona, bota perëndimore e ka ndeshur në periudha shumë më të hershme dhe studimet kanë qenë të plota, statistikore e të gjithanshme. Përfundimi i studimeve perëndimore është pa asnjë ekuivok dhe nuk lë shteg për dyshime. Vetëvrasja, në radhë të parë, është një çekuilibrim i marrëdhënies midis individit dhe grupit, një socializim defektoz i individit, që fillon që me adoleshencën e hershme dhe pastaj vazhdon dhe në fazën kur fëmija rritet. Kemi të bëjmë pra me patologji që lidhet me një çekuilibrim të proceseve socializuese brenda grupit, që mund të jetë vetë familja, kolektivi, bashkëshorti, partneri e kështu me radhë. Pra, ne na duhet që këtë problem ta trajtojmë me disa koncepte dhe metoda që janë adekuate për këtë problem. Nuk mund të improvizojmë, sepse në vitet e ardhshme problemi do të maiset.
    Sipas jush, si duhet trajtuar ky problem?
    Së pari, duhet të kuptojmë se ka një problem në rrafshin shoqëror. Në këtë rrafsh jeta shqiptare te ne në këtë tranzicion, e kjo nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, shoqërohet nga një tronditje e vlerave morale dhe e kodit etik që drejtojnë jetën e individit. Pra, ka një tronditje të mbiunit. Ka një tronditje të etikës që në ndërgjegjen njerëzore kontrollon instiktet destruktive dhe agresive të drejtuara përkah vetja, pra që kontrollon sadizmim dhe mazokizmin, agresivitetin ndaj vetvetes. Nga kjo pikpamje, në momentin që këto vlera tronditen gjatë fazave të tranzicionit, individi ndodhet disi i zbuluar dhe pa kontrollin e mbiunit, pra të etikës mbrojtëse ndaj impulseve vetasgjësuese. Në momentin që kontrolli i etikës dhe unit të etikës zbehet në ndërgjegjen njerëzore, atëherë gjejnë terren shtytjet e thanatosit (agresivitetit asgjësueses) që adresohet ndaj të tjerëve dhe kur gjen rezistencë nga jashtë kthehet ndaj vetes së vet dhe godet veten.
    Së dyti, kemi të bëjmë me një problem shoqëror të nivelit familjar. Familja shqiptare sot ka një shqetësim shumë të madh, që është ai i marrëdhënieve midis brezave. Brezat në familjen shqiptare jetojnë sipas ritmeve kohore të ndryshme dhe ndjekin zhvillimin dhe dinamikat morale e zakonore, sipas ritmeve të ndryshme. Ndodh që adoleshentët jetojnë në bazë të disa normave gjithnjë e më liberale të jetës, që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dashurore, seksuale, të modës, stilit të jetës, të marrëdhënieve të të riut me shoqërinë, ndërsa familja jeton akoma mbi bazën e një ritmi patriarkal dhe të një etike autoritare të ushtruar nga prindërit. Në këtë mënyrë ka një konflikt të madh vlerash e sjelljesh mes brezave dhe kjo bën që familja në shumë raste, të kthehet nga një mjedis që duhet të shërbejë si mbrojtëse e intimitetit të individit, në një arenë sherresh, moskuptimesh, konfliktesh pa rrugëdalje dhe adoleshentët ndodhen përpara dilemash shumë të rënda. Pra, ata vendosen përpara një dileme shpesh të rëndë ose të respektojnë autoritetin prindëror, ose të bëjë jetën e vet normale. Shumë herë këta fëmijë që vetëvriten janë nga ata që nuk e zgjidhin dot këtë dilemë. Jeta e tyre bëhet gjithnjë e më e rëndë nga pikpamja shpirtërore. Ata nuk janë në gjendje të përballojnë një luftë emancipuese brenda gjirit të familjes dhe vendosin t’i japin fund jetës.
    Elementi i tretë është një fenomen që ka të bëjë me gjendjen psikologjike, në të cilën ndodhet njeriu, duke filluar që nga adoleshenca. Shoqëria e dikurshme totalitare përdorte mekanizma politikë dhe moralë shumë të fuqishëm shtypës, që e shtypnin në mënyrë pothuajse absolute egon narcisike dhe atë libidinale që fillon të afirmohet në mënyrë të eksteriorizuar me adoleshencën. Kurse shoqëria e tanishme ka një presion më të pakët etik, mediatik, shoqëror mbi të riun. Në këto kushte, të rinjtë kanë probleme të natyrës psikologjike të rritjes dhe kuptohen shumë pak nga familja, shkolla, shoqëria. Kanë një lloj moskuptimi total dhe ftohje me shoqërinë. Kjo shkakton vetminë, procese të moskomunikimit, shkakton izolimin në vetvete dhe në rast se këto agravohen, sjellin pasoja dramatike.
    Shpesh dëgjojmë të thuhet se personat që vetëvriten janë më të dobët. Sa e vëretë është kjo, sipas jush?
    Nuk mendoj fare kështu. Nganjëherë personat më të dobët gjejnë rrugë, të cilat e shmangin konfliktin. Ose nënshtrohen ndaj situatës në të cilën ndodhen, ose heqin dorë në kuptimin metaforik të fjalës nga egoja e tyre. Shpeshherë ata që vetëvriten mund të jenë me karakter më të fortë, ndaj edhe janë në gjendje të marrin një vendim kaq makabër ndaj vetes së tyre. Mendoj se kjo mund të prekë karakteret e dobëta, por edhe ata që kanë karakter të fortë.
    A jeni dakord me trajtimin që i bën media këtyre problemeve?
    Jam krejtësisht në kundërshtim dhe gjej rastin të protestoj ndaj mënyrës pa përgjegjësi dhe joprofesionale, desha të them cinike, të paraqitjes mediatike të problemit. Vetëvrasjet shfaqen dhe si një akt ekzibicionizmi tragjik përpara publikut. Ky akt, fatkeqësisht, mediatizohet, nganjëherë në mënyrë estetizante nga media të caktuara, të cilat, duke e dhënë lajmin pa fund, në televizon, gazetë krijojnë gjatë ditës një histeri informacioni të përqendruar në një pikë, me një fjalë çelës që është vetëvrasje. Kjo shkon në veshët e tërë sistemit nervor të shumë individëve që janë në këtë gjendje të dobët, dilematike psikologjike dhe e banalizon dhe rutinizon aktin. Nëpërmjet përsëritjes krijohet banalizimi i aktit, që shkakton procese imituese që bëjnë atë që kandidatët e mundshëm përpara këtij akti (qeniet e dobëta përpara tij) të fillojnë të mendojnë se një akt i mundshëm vetëvrasjeje do të estetizohet nga publiku, duke u subliminuar përpara tij. E po të shohësh veprimet që bëhen para vetëvrasjeve janë gati-gati të gatshme si skenarë për t’u mediatizuar, si akte regjie, mizanskena makabre dhe tragjike vetasgjësuese. Mua më duket që në disa raste mediat, sidomos televizionet, në mënyrë joetike, bëjnë pikërisht vazhdimin posmortum të një mizanskene që fatkeqësisht e në mënyrë tragjike, njeriu i vetëvrarë e ka nisur ta konceptojë e ta realizojë në çastet e fundit të tij. Mua kjo më duket se është mediatizim dhe estetizim që ndikon negativisht në shoqëri lidhur me këtë problem.
    Së fundi, për historinë tragjike të dy të rinjve, është bërë përngjasimi me tragjedinë shekspiriane. Si ju duket ky përngjasim?
    Për atë ngjarje tragjike, fatkeqësi familjare dhe për individët, media përdor abuzivisht, si simbole të turbullt, termat Romeo e Zhuljeta. Mua më duket se historitë nuk përngjasojnë fare. Këtu jemi përpara një simboli të turbullt dhe unë mund ta shpjegoj. Nëse flasim për tragjedinë shekspiriane, ajo është një akuzë në vetvete që i bëhet asaj ndarjeje politike, e cila kërkon të mbivendoset mbi ndjenjat e njeriut dhe që kërkon të racionalizojë dhe elementin erotik në bazë të një kriteri politik apo rivaliteti klanor. Estetitizimi i një ngarjeje simbolike ka vlerë shoqërore emancipuese, kurse estetizimi i një tragjedie të vërtetë është një cinizëm, kur ai barazohet simbolikisht me figura të pranuara nga ndërgjegjja kolektive, sikurse janë Romeo dhe Zhuljeta. Shekspiri tregon se gjykimi politik apo patriarkal i dashurisë prodhon dhimbje, drejtohet kundër njeriut. Vepra e tij është një tragjedi e frymëzuar nga këndvështrime humaniste. Por kjo vepër e madhe artistike na vjen nga shekujt jo vetëm si një akuzë, por edhe me vlerat e veta estetike dhe ne e shijojmë estetikisht, sepse në art loja e aktorit dhe ngjarja tragjike e ngritur në art lëkundet midis së vërtetës dhe fiksionit virtual, pra ngjarjes së shpikur. Kurse në rastin tonë, mediat po estetizojnë një ngjarje tragjike reale. Po ngrihet në art vetë ngjarja reale makabre, po subliminohet ajo. Duket se po ndodhemi përpara një lloj patologjie që ngatërron fiksionin estetik tragjik me ngjarjen tragjike reale.
    Në rastin konkret, ndodh drama dhe media përdori këto terma si Romeo dhe Zhuljeta. Kjo do të thotë se në këtë rast estetizohet vetëvrasja. Çdo shoqëri përpunon ato vlera estetike, etike, morale që pulsonin agresiv ndaj vetes së vet, ta mbajë sa më të zhytur në instiktin njerëzor, pra të mos e nxjerrë atë në kulturë, të mos e legjitimojë. Ne na ndodh që për shkaqe të një profesionalizmi tepër minimal të gazetarëve të ndryshëm, impulsit të vetëvrasjes t’i japim një simbolikë të estetizuar në ndërgjegjen kolektive, atë të Romeos dhe Zhuljetës. Pra e nxjerrim shtytjen vetëshkatërruese dhe e afirmojmë, duke i vënë edhe emra estetizantë. Në mënyrë indirekte i jepet një material estetik mbështetës riprodhimit të aktit vetasgjësues.
    Atëherë, çfarë mendoni se duhet të bëjë media në raste të tilla?
    Mendoj se jemi në momentin që duhet thënë çfarë nuk duhet të bëjë. Nuk duhet të bëjë estetizim, nuk duhet kaluar në lajme frenetike mbi vetëvrasjet, nuk duhet që lajme të tilla të jenë lajme të para dhe duhet të jenë të shoqëruara gjithmonë me analiza. Përtej kësaj ne kemi shumë probleme të tjera. Ne nuk kemi psikologë në lagje, qendra këshillimore për prindërit, shkolla jonë nuk ka tekste ku të trajtohen këto probleme, mësuesit janë të papërgatitur për të punuar me fëmijët, për të njohur simptomat e këtyre tentativave suicidare. Ne kemi një mungesë të literaturës që trajton këto çështje, mungesa në komunikimin telefonik 24 orë që në momente të vështira, personat e gjendur përpara tentativave të tilla të kërkojnë ndihmë.
    Çfarë ndodh në psikologjinë e njerëzve që kryejnë këto akte, duke pasur parasysh se jo pak herë pas konsumimit të tyre, ndodh pendesa?
    Njeriu mbart në vetvete instiktin e jetës, dashurisë, por edhe instiktin e vetëshkatërrimit. Po të shohësh sjelljen njerëzore, njeriu ka një komponente mazokiste, vetëshkatërruese, nga pikëpamja psikologjike, por edhe fizike. Çfarë është të pish duhanin, alkoolin, shpejtësitë e skëterrshme me makina etj. Të gjitha këto janë pulsione të shkatërrimit, por të niveleve të dobëta, që tregojnë se instikti është aty. Ai është aty, por mbahet në kontroll nga etika apo normat morale. Mjafton një moment çekuilibrimi mes këtyre dy tendencave, pra agresivitetit dhe etikës, dhe ndodh drama. Kemi të bëjmë me një akt të çastit, që përgatitet nga një përvojë pararendëse, ku instikti i vetëshkatërrimit është veprues. Problemi i shoqërisë është të bllokojë në kohë këto simptoma.
    Shkaqet që jepen për vetëvrasjet janë të ndryshme. Probleme, varfëri, nota negative. Mendoni se një notë negative mund të çojë në vetëvrasje?
    Këtu unë ndahem nga analizat që bëhen sot në media. Unë them jo. Dhe jap dy argumente. Shpeshherë në media merren si shkaqe të vetëvrasjes ato që ka thënë i vetëvrari ose të afërm të tij. Por përderisa themi se ky ka qenë në gjendje çekuilibrimi, atëherë thëniet e tij të fundit nuk mund të merren për bazë. E dyta, thonë që një katër çoi në vetëvrasje. Atëherë, sipas kësaj, të gjithë ata që marrin katra duhet të vrasin veten, gjithë ata që janë të varfër po ashtu, borxhlinjë e kështu me radhë. Por kjo nuk ndodh. Këto, për mua, janë vetëm pretekste, shkaqe konkrete, që bëjnë të shpërthejë procesi në mënyrë më të shpejtë. Problemi është më i thellë. Ai është te çekuilibrimi i shkallës së socializimit të individit në grupin familjar apo në shoqëri. Të tjerat janë gjendje konkrete të të njëjtit shkak themelor.
    28/04/2005
    KATEGORIA: Sociale


    Shekulli

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    wow ca behet kshu!!?
    shume gjyna sdi ca te them.

  6. #66
    Brasil Pentacampeòn ! Maska e inter_forever
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Ky profesori Fuga e paska zberthyer tamam problemin ...
    Argumentat e tij hedhin poshte gjithe budallalleqet qe shkruan media lidhur me vetevrasjet...
    Fatkeqesisht vetvrajset po vazhdojne cdo dite ....
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  7. #67
    Zemer-Luani Maska e KumanoWar
    Anëtarësuar
    29-08-2004
    Vendndodhja
    Kumanove Albani
    Postime
    57
    me vjen keq sdiej shka me than vallahi
    ka njerz si e kane menjen shkoll e ska po sban ashtu mvaret nga prindit ,sdiej me vjen me te vertet keq.
    Nuk e dua jeten por jetoj per ty
    Nuk e dua veten sa te dua Ty
    KumanoWar

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Vetëvaret i mituri, Dëshmitar i Jehovait
    Nga F_LASKU në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:49
  3. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  5. Bizë, vetëvaret në kishë italiania
    Nga ~Geri~ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •