Close
Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 67
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Sa shkolla ne Shqiperi kane te vendosur psikologun per femi aty?
    Sa mesues ne shkolla e percjellin dhe e kuvendojne me prindin gjendjen e femiut?
    Sa prinder e percjellin femiun ndonjeher se ku shkon?
    Sa prinder kane kohe per femiun?


    Te flas per Kosoven?
    Ne te kater pytjet qe i shtrova mungon substanca `edukate`!

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Edhe ju sa e vrisni menjdjen. Ne cdo vend te botes vrasin veten robt, ne Hungari me shume se kudo. Ene shqipria pjese e ksaj bote eshte. Kapitalizmi i ka keto. Dikush ben pare dhe rri me femra tek blloku, dikush tjetr jeton me asistence dhe pi fotoksine. Vetem ne komunizem jane gjithe njerezit te lumtur. Aty ku ka pasuri nuk ka probleme. Psh te Tirana Re te gjith i kane faqet si molla, ne Baldushk jane me rrathe te syte. Ky eshte ligji dialektik i zhvillimit, fatkeqesisht.

  3. #43
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Menyra e rritjes se nje femije dhe intelekti i femijes ben qe sedra e tyre te lendohet ne maksimum gje e cila sjell pasoja tek mendjet adoleshente. Zoti qofte me shpirtin e saj te pa-faj ne parajse.

    Dito.

  4. #44
    ErionB
    Anëtarësuar
    05-05-2004
    Vendndodhja
    Ne toke!!
    Postime
    125
    ne nje studim ne Shqiperi doli qe vjet jane vetevrare 200 veta.
    Shifer shume e larte ne krahaim me popullsine qe kemi.
    Zoti na ruajte!!!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e km13
    Anëtarësuar
    07-05-2003
    Postime
    37
    E tmerrshme, edhe nje tjeter femije ja ka futur vetes. Ja c'thote Korrieri sot:

    Pas flijimit te babait, shuhet 14-vjecari
    E Enjte, 24 Shkurt 2005
    Tronditet serish oponioni publik. Endrit Goxhaj, nxenes i klases se tete ne Patos, i dha fund jetes me fotoksine, pas grindjes me nenen. Shoket: "Mori pa leje 500 leke per te dale me nje shoqe por u qortua". Flasin te afermit: "Para nje muaji, i ati u vetevra me pistolete dhe djalin e takoi te fundit, ndaj qe atehere, ishte teper i depresuar"

    FIER - Pas zenkes me nenen, ka vendosur t'i jape fund jetes duke pire nje kokerr fotoksine. Endrit Goxhaj 14 vjec ka gjetur vdekjen mengjesin e djeshem ne spitalin e Fierit, megjithe perpjekjet e bluzave te bardha per ta rikthyer ate ne jete. Endriti

    ishte nxenes ne klasen e tete te shkolles tetevjecare "Meleqe Gostinishti" te Patosit.

    Bashkemoshatare te tij bene te ditur dje per "Korrierin", se dy dite me pare Endriti, kishte marre 500 leke pa leje ne shtepi, pasi e kishte lene me nje shoqen e tij per ta qerasur. Ata kishin shkuar ne nje lokal dhe kishin ngrene pice se bashku. Kur kishte mberritur ne shtepi, e ema kishte debatuar me te birin. Adoleshenti 14 vjecar i prekur ne seder kishte siguruar nje kokerr fostoksine, te cilen e ka pire naten duke gdhire dita e djeshme. Ka qene vellai i tij, i cili e ka pikasur gjendjen e rende te Endritit dhe ka lajmeruar te emen, e cila se bashku me disa te aferm, e ka nisur me urgjence ne spitalin e Fierit. Atje, edhe pse i eshte dhene ndihma mjekesore ai nuk ka mundur t'i shpetoje vdekjes.

    Edhe i ati, i vetevrare

    Shoket e 14 vjecarit Goxhaj pohojne edhe nje fakt tjeter, qe mendojne se e ka cuar shokun e tyre drejt vetevrasjes. Ata shtojne se Endriti pas vdekjes te se atit (i vetevrare me pistolete, pasi kishte nxjerre gruan dhe tre djemte jashte baneses), nuk kishte shkuar disa dite ne shkolle nderkohe qe me pas eshte vetembyllur. Ata tregojne gjithashtu se Endriti ka qene shume i lidhur me te atin. Ai e mbante prane dhe e trajtonte si shok. "Caush Goxhaj (babai i 14 vjecarit), nuk ka patur nje pune stabel, nderkohe qe edhe e shoqja eshte e papune", tregojne te afermit e viktimes 14 vjecare, te cilet i perforcojne theniet e shokeve te Endritit.

    Edhe Endriti ne depresion

    Te afermit e te miturit, pohojne se Endriti kishte rene ne depresion nga vetevrasja e te atit, pasi kishte qene ky i fundit, i cili e kishte takuar te atin para se ai te vriste veten me pistolete tip TT, te cilen e mbante pa leje ne banesen e tij. Familja Goxhaj ka rreth 35 vjet ne qytetin e Patosit. Ata banojne ne nje ndertese dy kateshe e cila ka disa vjet qe eshte ndertuar tek ish- godinat e ndermarrjes komunale ne Patos. Porta e shtepise ka qendruar e hapur dje, pasi priste te aferm dhe dashamires te familjes per ngushellim. Djaloshi 14 vjecar eshte percjelle per ne banesen e fundit dje rreth ores 16.00 te pasdites.

    Mjeku: Ndalni fotoksinen

    Mjeku toksikolog Stoja ka pohuar per "Korrierin", se eshte ndjere shume keq kur ka pare ate vogelush qe perpelitej ne krahet e vdekjes. "Jo vetem une por i gjithe personeli mjekesor beme te pamunduren, per ta shpetuar ate femije, por ai nderroi jete ne oret e para te se merkures". Mjeku Stoja pohon se vetem per vitin 2004 kane qene te pakten 170 raste te veteflijimit me pesticidin fostoksine dhe shume prej tyre kane nderruar jete. Edhe pse nga ana e Prefektures se Fierit, jane marre masa qe ky pesticid te mos shitet ne treg, por vetem neper farmacite bujqesore dhe t'u jepet vetem personave te autorizuar, serish ne shume vende ne treg, ky helm fatal, gjendet lirshem ne shitje. Policia Bashkiake, qe kryen kontrolle te shpeshta, ka qendruar indiferente karshi shitjes se saj ne tezgat e tregut industrial, duke mos marre asnje mase per personat qe e tregetojne ate. Xhemil Beharaj

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga s0ni
    Rexhina s'kane kaq shume faj prinderit. Pse moj dhe prinderit e mi nuk e shihnin dot 8 me sy. Dhe kur s'kisha 8 nuk shihnin dot 9-ten. Kaq pretendime te larta kishin. Mora dhe noten kater ne gjeografi njehere, (dhe pse e tha me goje zyshja por se vuri ne regjister)...e ca do vrisja veten une? Jo me hic fare, bera gjithe ate qejf me familjen ne plazh ne weekend. Po gjate rruges me tren per ne plazh rrija e merzitur per 4-tren, sa arritem ne det u harrua. Kam qene ne klase te 5 apo 6, pra 11-12vjece.
    Sic kane permendur disa veta mesiper, ngjarjet qe kane pare ne TV i kane dhene nje rruge-zgjedhje tjeter femijve per tu shmangur merzitjes/depresionit.
    Te gjithe prinderit kan pretendime te larta per femijet e tyre Soni...ti mos e kraso veten me 12 vjecarjen qe ka qene e semure (mund te ke qene extremely e depresuar ), dhe ky faktor mund te jete shkaktuar nga prinderit...

    Sigurisht cdo student eshte merzitur per nje note...dhe kurre si eshte shkuar ne mendje te vrasin veten...per 12 vjecaren sbesoj se faktori me i rendesishme ka qene qe morri note te keqe, por imagjinata e reagimit te prinderve...c'do njeri qe vrete veten eshte teper i depresuar, (shumica depresohemi...por keta njerez depresohen ne maksimum)...them qe prinderit kane faje, sepse duhet te dine per femijen e tyre...te mos i japin nje impresion te keq kur merr note te keqe etje, ose te interesohen kur e shikojn qe dicka nuk eshte normale.
    Ndryshuar për herë të fundit nga *~Rexhina~* : 23-02-2005 më 23:32
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  7. #47
    Citim Postuar më parë nga [xeni]
    Them se fajtori kryesor per te tilla ngjarje jane mediat...
    Nuk kan faj mediat, nuk mund te mbyllin sy e veshe kur nje 11 vjecare vret veten. Vetvrasje te tilla ke ne cdo shoqeri te botes dhe mediat i paraqesin ne detaje. Per dallim nga shoqerite e zhivlluara, Shqiperise i mundojne fonde dhe perkushtim per te studjuar fenonemnin dhe per te krijuar programe shkollore per edukimin e femijeve. Ketu qendron faji, te qenit vend i varfer.

  8. #48
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Po vrasin vehten per budallalliqe...ca bahet kshu mer..?
    Duket sikur keto femije kane gjetur nje menyre te re per ti ndeshkuar prinderit e vet per mos plotesimin e tekave te tyre apo ndeshkimin ne rast faji por sigurisht ngaqe jane te tille nuk e kuptojne dot qe jeta iken dhe s'vjen me !
    Po behet pak si e modes kjo gje ku mund te ndikojne shume fenomene qe idealizohen nga kjo lloj moshe !
    Per mendimin tim , prinderit , mesuesit , kleriket fetare , studiuesit e psikologjise , mediat etj etj , duhet te shtrojne paralel me keto vetvrasjet qe po ndodhin , nje lloj fushate kunder ketij fenomeni qe te kete vemendjen e femijeve te kesaj moshe !
    Eshte dicka alarmante qe po rrezikon te kthehet si nocion "cool" per femijet e kesaj moshe !
    ...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Mungesat e shumta në jetën tonë sjellin gjer tek veprat e tilla:
    1. Mungesa e angazhimit të shtetit për të mundësuar kontrollën psikologjiko-psikiatrike nëpër institucionet edukativo-arsimore,
    2. Mungesa e edukatës adekuate dhe punës së prindërve me fëmijët në drejtimin e relaksimit të tyre shpirtëror,
    3. Gjendja e vështirë ekonomiko-sociale e familjeve shqiptare,
    4. Raportet e përkeqësuara në familje (divorcet p.sh.), por edhe pa divorc, jeta jo harmonike në familje,
    5. Rruga si qendër edukimi e fëmijëve dhe shumë shkaqe të tjera.
    Ajo që më së shumti vret në këto raste është se shumica e familjeve nuk e përcjellin sa duket gjendje shpirtërore të fëmijëve të tyre (nga mungesa e kohës apo diturisë), dhe nuk arrijnë ta kuptojnë se fëmiu është një lloj shiriti inqizues, që të gjithat që ndodhin përreth tij i regjistron dhe të gjitha ngjarjet lënë vrragë në trurin e tije. Duke u shtresuar me kohë të këqijat në mendjen e tyre, në një moment ata thehen, dhe ky moment sjell gjer tek vendimet sikur në rastet e cekura në kët temë.
    Sikur familja si gjenezë të ishte kujdesur për rastet atëherë kur e kanë vërejtuar shqetësimin e fëmiut të tyre, me siguri se nuk do të ndodhte më e keqja, sikur në këtë rast ta mernin fëminë, ta ulnin dhe të bisedonin me te. Sipas meje do të duheshin vetë dy-tri fjalë të mira që për momentin ta largonin nga ideja e gdhendur në kokë, por pastaj do të duhej një terapi thelbësore në tretmanin mjekësor, social, psikologjik të atij fëmiu.
    Ka edhe shumë gjëra që do të duhej thënë, por këtu për viktimat më nuk ka ndihmë (por të shpresojmë se dikush tjetër do të ndihmohet nga fjalët e thëna këtu).
    Ngushëllime të gjitha familjeve që kanë mbetur me brengë në zemër dhe me lot në sy.
    Viktimave iu qoftë i lehtë dheu që tani i mbulon.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 24-02-2005 më 18:17
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #50
    e kithtë Maska e Rebele
    Anëtarësuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpër
    Postime
    1,088
    Fajin e kane te ashtuquajturit "mesues" te cilet jane per vete me dy jave shkolle, prinderit, e te tjere "te medhenj" qe i edukojne femijet se te marresh 4 eshte "mekat".

    Pse nuk vetevaret femija Amerikan kur merr "F"?

Faqja 5 prej 7 FillimFillim ... 34567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Vetëvaret i mituri, Dëshmitar i Jehovait
    Nga F_LASKU në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:49
  3. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  5. Bizë, vetëvaret në kishë italiania
    Nga ~Geri~ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •