Thashe une.
Prisni kur te ndodhe edhe ndonje tjeter.
Me duket se vetevarja paska dale ne mode andej nga Shqiperia.lol
Thashe une.
Prisni kur te ndodhe edhe ndonje tjeter.
Me duket se vetevarja paska dale ne mode andej nga Shqiperia.lol
*Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
*There is no such thing as no chance.
*There's a better way to do it.......... find it
*If you can dream it, you can do it
*You haven't failed until you quit trying
*Success doesn't came to you..........you go to it.
Rexhina s'kane kaq shume faj prinderit. Pse moj dhe prinderit e mi nuk e shihnin dot 8 me sy. Dhe kur s'kisha 8 nuk shihnin dot 9-ten. Kaq pretendime te larta kishin. Mora dhe noten kater ne gjeografi njehere, (dhe pse e tha me goje zyshja por se vuri ne regjister)...e ca do vrisja veten une? Jo me hic fare, bera gjithe ate qejf me familjen ne plazh ne weekend. Po gjate rruges me tren per ne plazh rrija e merzitur per 4-tren, sa arritem ne det u harrua. Kam qene ne klase te 5 apo 6, pra 11-12vjece.Postuar më parë nga *~Rexhina~*
Sic kane permendur disa veta mesiper, ngjarjet qe kane pare ne TV i kane dhene nje rruge-zgjedhje tjeter femijve per tu shmangur merzitjes/depresionit.
Brari, ti si më në korrent dhe në të njëjtën kohë analist i ngjarjeve në Shqipëri...ç'mendim ke?Postuar më parë nga Brari
Pse vetvritet një 12 vjeçar ?
Se u bënë 3 raste në një javë...( e çuditërisht vetëm femra)
Where does a thought go when it's forgotten?
Faji eshte i medias dhe askujt tjeter. Faj nuk mund ti vendosesh prindit qe kerkon note te mire. Te gjithe e kemi ngrene nje dore dru se morem ndonje 5-e apo ndonje 8-te (varet nga lenda), po asnje nuk e vari veten.
Vetvrasjet, reklamohen sot me shume se Veprat e Partise dikur. Femija eshte sfungjer, thith me teper informacion se cdokush tjeter, nga ambienti qe e rethon. Tek ne vetvrasja eshte pasqyruar si rrugezgjidhja ndaj problemit. Shef gjithkund tituj:- Vret veten nga varferia, U zu me te dashurin vrau veten, Nuk paguante dot borxhet vret veten, E perdhunan vrau veten.". Tituj te tille jane te perditshem dhe lidhin shume qarte "problemin" me "zgjidhjen alla adhamudh-she". Nuk paguan dot borxhet? Vra veten qe te shpetosh. Te ndau i dashuri? - vra veten qe te shpetosh. Asnje nga keto lajme nuk permban asnje fjali se c'mund te bente viktima per te permiresuar gjendjen, qe ti japi mundesi atyre qe kane ndermend te kopjojne se ka rruge tjeter vec vetvrasjes.
Femijet shofin dhe mesojne. Vetvrasja eshte terheqese se jo vetem parashtrohet si zgjidhje e problemeve, por dhe se te vendos te qender te vemendjes per pak kohe. Filan fisteku nga Saracinishta e Boboshtices vari veten se e tradhetoi e dashura. Per pak kohe "problemi" i tij, per te cilin nuk ju gjend kush prane, tashme eshte problem publik. 1. Te gjithe tashme e dine kush eshte 2. Te gjithe e dine sa ka vuajur e nuk ju gjend njeri prane kur i duhej.
Media duhet te mos sensibilizoje publikun ne kete mase. Lajme te tilla nuk duhet te zene faqe te tera gazetash e kene tituj te tille. Nje femije 12 vjecar sot ne Shqiperi, qe ka pakenaqesine me te vogel nga prinderit, mesoi tashme se nese vret veten do e mari mesemire hakun ndaj prinderve e te gjithe do e kuptojne sa te veshtire e ka patur. Pavarsisht se mund te mos kuptoje sa rendesi ka jeta e tij, sa qesharak eshte ky problem momentar e sa shume potencial ka ai.
Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.
ledio...ledio ledio..
nuk shkruhet "lol" ne temen e mesiperme..
te jesh shqiptar do te thot te jesh bashk kombas me llojlloj sojsezash..
tmerr..
Ja neser nje si ky merr nje master diku ne ndonje shkollle e ta bejn minister e deputet.. e te sundon bicimsëzi...
Korason..
Mjer kujt i ndodh sepse mendja eshte kur thot populli sa nje koker grure..
Kur kryeministri i vendit bredh kazino burdellove te botes eshte e natyrshme qe thesi (jo thes imagjinar por marshalla bucko real) me euro qe shoqeron ne qejfe kriministrin ka lene me tigan bosh ca te tjere se Paraja nuk bie nga qielli. ajo u merret cave qe te han ca te tjere.. Ky eshte ligj i pashkruar por historik..
Presidenti gjithashtu eshte i semure nga "Zhukovizmi".. semundje qe ka qarkulluar ne Shtabet e Ushtrise Shqiptare te Enverit.. pra Megalomania e kapterrit qe don te duket si Marshall Zhukovi.. i famshem..
Sa u be President dyfishoi Rojet ..teritorin e Parkut nga Liqeni rreth pallatit brigadave e lloj lloj pompozitetesh ..megjith kete po aty nen hundet tij vidhej cdo dite pasuria kombetare ..pra ornamentet e pallatit te brigadave..te vena me gjakun e popullit qe ne vitet 1940..
Pra dy kreret e Shtetit nuk jetojne per funksionin qe kane si "Mama dhe Baba" e nje familjeje te madhe qe quhet Populli shqiptar..
Ne Kohen e Skenderbeut.. funksiononte teknika digitale me fibra optike e sinjalizimit..
Qysh do thoni ju..
Ne qaf Thane rrinte nje luftar i cili ruante dhente e cjepet atyre gerxheve e sapo aty pari degjohej trokellima e nje kali ai bente veshet pipez dhe vrojtonte..ne se ishte nje bari ai vazhdonte kullotjen por ne se ne bregun matane dukej mizeria e jenicereve te Sulltanit.. ai ndizte nje zjarr dhe i jepte sinjal nje poste vrojtuse ne Cermenike .. e Ai i Cermenikes me zjarr i jepte sinjal nje poste vrojtuse ne Martanesh e kshu me radh deri ne Kruje..
Po vjen Armiku thoshte Skenderbe krytani dhe o burra banju gadi..se ka ardh sahati t'hujit me i dhan barot..
Dhe ai ashtu me ato mjete "digitale" skenderbeu i beri Shqipot Shtet..25 vjet rresht..
Sot eshte ndryshe..
kudo ka telefona televizora zyra ne cdo fshat e qytet pra Shteti mund te cfaqet kudo i fuqishem i mire i gjere..bujar human qe i jep doren Fukarait.. nenes me 7 femije.. atyre pa shpi e pa kepuce .. Pra ka teknik qe e lehteson punen e nepunesit te Shtetit qe tu rrije pince halleve te njerzve..
Nje vajze ne gjendje jo te mire shpirterore ne fshatin Menkulas a Zall Dardhe.. sa po zbulohet nga Zysha e mire.. behet objekt kontrolli e veshgimi e perkujdesjeje..(po te duan Shtetaret) brenda gjysem oreje nga Profesori me i mire i Tiranes per pedagogji e Psikologji..
xerr xerrr Mesusi Drejtorit ..drejtori xerr shefin e arsimit e shefi xerr ministrin e ministri xerr ekspertit dhe ja u shpetua nje Njeri..
Pra ca vjetesh nje klas gjimnazi e Poradec Bucimasit vane ne Liqen te Prespes dhe Mesuesi ko.qe kandari i hypi klasen me kaqola qe sdinin not.. ne nje varke peshkatari i cili e kish trashegim varken nga stergjyshi i tije.. dhe sa beri ca metra ne uj varka u fundos e klasa u mbyt..
Cfar tregoj ai aksident ...se shteti nuk funksionon..
Shteti i mire ka kontroll e leshon komunikata.. thote..nuk lejohet hypja e nxenesve te pa testuar se din ose jo not ne nje mjet lundrues i cili gjithashtu duhet te kete certifikate nga Komiteti i mjeteve lundruese.. dhe duhet ti tregoje kapiteni i mjetit drejtorit te Shkolles se i ka Burite sinjalet komerdaret shpetuse ..se i ka raket hedheset e Radion e pelenginatorin etjetj..
Po te kish keshtu kurre nje klas me nxenes sdo hypte ne nje karakatin te kalbur me shekuj.. sikurse barka e peshkatarit te Prespes..
A do kish hypur Nexhmija ose Xhoi apo Spiro alfredi ne nje bark te tille e te shoqeronin me te Berluskonin e Shrederin apo Mariz Linone.. jo patjater jo..
Pse sepse aty ne kte rast do funksiononte Shteti..
Pra do dilte dikush te thoshte..Jo nuk mund te hypni ktu zoja Xho se ska siguri.. pejk..
Dalim te nxeneset.. e Shkollave..
Pedofili nje far Xhelo qe vjet provokoi nxensen e Vlores nuk u denua.. megjithse ishte perserites ne pickimet qe u bente vajzave te vogla neper Shkolla fillore e tetvjecare..
Askush nuk u ndje.. u harrua kjo pune e ai sot do jet bere drejtor Shkolle ne Tragjas..
Mesuesi ne Shkolle duhet te jete Modeli i prindit.. ai i persosuri..sepse prind behet dhe nje llacke nga trut thjesht se ben ashtushe te mullari.. prind behet dhe ledio qe ben lol kur ka tragjedi .. behet dhe Zan caushi ..por Shteti ..SHTETI i Vertete.. Fabrikon Prindin ideal nepermjet Shkolles dhe kualifikimeve pa fund ne proces te perditshem..
Ky prind i fabrikuar pra jo spontan si ledio ose ato llackat tona qe kuvendojne tek temat me virgjeri.. eshte i Paguar me rroge..dhe shteti fle i qete se ky Mjeshter ne edukim e kontroll te femijve per te cilin shteti ka lene lesht e b ta prodhoje .. eshte kompetent ne orarin e Punes.. dhe se femija aty eshte i garantuar nga te gjitha rreziqet.. pra Shteti i thot Mijra e mijra prinderve spontan.. Shkoni ne Pune e punoni te qete se nga ora 8 deri ne 14 a 16 femija eshte shendosh si molla..
Pra eshte pergjegjes per femijet qe i ka ne ngarkim..
Detyra e tije ..mesuesit pra eshte qe 6-8 ore te jete Nena dhe Babai jo vetem i djalit te Stefanaq Pollos e adriatik Kallullit por dhe i asaj femijes se llackes qe polli jo se ndjeu Nevojen per te qene MAMA por se ju krruajt dicka poshte dhe i atij kafshes nga fshati qe e marton i jati qe 18 vjec me cupen e komshiut 15 vjece.. e qe pjellin kelyshe ..pa e care koken se si ushqehen si rriten e cfar nevojash kane..
Pra pikerisht se shumica e prinderve jane bageti era cjap Shteti prodhon Mesuesin qe tu rri mbi koke femijve..sepse per Shtetin ai femija nuk eshte vec mall i prinderit por pasuri e shtetit..
Pra qofte femija i stefanaqit qe eshte vet profesor qofte i atyre mijra e mijra cjepeve me dy kembe neper laprak lapardha e shupenze.. jane dhe mall i shtetit .. dhe shteti duhet ti dal zot..
Cdo te thote kjo..
femija lind nga natyra delikat..por gjat rritjes dhe ne varesi te genit e rrethanave dikush behet femi i celikte dikush si fije bari..
pikerisht kety cfaqet roli i Mesuesit..Ekspertit te gjithanshem te botes se Femijes...
Edhe ne se femija ne Shtepi ka baba nje cop druvar a Nene nje cop shushke qe sdi te lidh breket e veta.. eshte Mesuesi ne Shkolle qe Vrojton..
Per ato 4-5-6-7-8 ore qe i ka parasyve.. Mesuesi zbulon cdo dite temperamentet e femijve dhe ben mbledhje..
Shoku Drejtor..thot mesues Ceni..
Ne klasen 4 c beni cuni ati xhambazit nuk ndihet mire.. qan..preket nuk ka mendjen ne mesim..
ashtu... Drejtori i Paguar nga Shteti mban Shenim..
shoku Drejtor thot Zysh korasoni.. vjollca ne kl e 7 b sdi se cka.. ka nje jave qe nuk meson..qe i ka te zbehta rrathet e syve..dhe nuk luan e qesh me shoqet..
ashtuuuu zgurdullon syt Drejtori Profesionist Psikolog..baba..Njeri..Humanist..Pedagog.. hmm. ta shohëm ket pune thot ai..
Dhe ja keshtu zbulohen nga Vermoshi ne Konispol nga Lapraka ne Bishqem.. gjithe Femijet qe nuk jan te Celikte.. por delikat e te prire per depresion e... qoft larg..Vet vrasje..
Nuk kam koh me te shkruaj por.. e keni pare Ministrin e Arsimit.. nje Gangster Tepelene..Luan Mem.utaj.. Sundon sot me meriten e Militantit Zan Caushist..Shkollen Shqiptare..
Kryministri bredh Dubajeve..Presidenti fryhet si gjel neper pasqyrat e pallatit te brigadave.. opozita xerro me bisht.. fukaralleku i ka shkaterruar mijra prinder nga ky lloji spontan i prinderve nga ai i mullareve era cjap. .. qe dhe kur jan normal as dine cfar klase u shkon femija..
Pra deri sa te behet Shqiperia me prinder me Harvard..duhet Shteti te jete Baba e Mama te pakten gjat 4-5-6 oreve te Shkolles.. Pra Mesuesi i Kualifikuar.. dhe i Mire Paguar..te mos ja ndaje syte asnje djali e vajze.. qofte femij miljoneri a fukarai.. femij profesori apo druvari..
dhe po te vrojtohen gjat oreve ne Shkolle behet profilaksia per tere diten e nje femije qofte ai dhe delikat si flok bore..
qashtu..
Lexoni letren e Halim Xhelos tek Historia qe ja shkruante Dulles ktu e 35 vjet me pare...
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-02-2005 më 14:44
Jo Brar djali, jo...nuk ma mbushe mendjen !
Kur më përmend mësuesin nervozohem më shumë. Ku ka mësues SOT?! As në Tiranë e as në Florida ku jam unë.
P.S. Edhe s'e ka thënë Skënderbeu atë punën e sahatit, që ka ardh me i dhënë të huajit barot, por Perlati...
Where does a thought go when it's forgotten?
Postuar më parë nga Brari
Brari shih punen tate lal.
Mos u ndyj kot.
*Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
*There is no such thing as no chance.
*There's a better way to do it.......... find it
*If you can dream it, you can do it
*You haven't failed until you quit trying
*Success doesn't came to you..........you go to it.
O njerez,
Ne lajmet e sotme ishte qe kishte varur veten edhe nje vajze nga fshatrat e Pogradecit edhe ajo 12-13 vjecare.
Te degjosh lajmet e ne tv-shqiptare tmerrohesh. Vetevrasje gati dite perdite. Burra , gra tani edhe femije. Eshte bere gati si virus.
E kam thene edhe ne nje vend tjeter. Familja eshte ajo qe ka marre krismen me te madhe ne Shqiperi. Njerezit te hedhur pas parase ne menyre te shfrenuar, disa per nje mbijetese tragjike dhe te tjeter per qellim ne vetvete dhe gati cdo norme tjeter morale po shkelmohet.
TURPPPPPP....
P.S Ju lutm pasi lexoni lajmet e para mos jepni komente pasi gazetat shqiptare jane jo fort te besueshme. Me mire na pyesni ne qe jetojme atje. pasi kemi informacion me te mire.Faleminderit.
Nje pyetje. Ku eshte "MJAF"? Eh keto organizata si Bashkimi I Rinise Ose si Bashkimet Profesionale te dikurshme. Leva te kujt jane ? Pse nuk bejme protesta tani apo per te hequr L.Ramen dhe Tcunamin?
Xhuxho vetvrasjet jane fenomen nderkombetar. Hap lajmet e FOX5 ose lexo NY Post edhe vetem adoleshente qe vetvriten ke. Vetvrasja eshte proces psikologjik me shume. Besoj duhet me mire te merreni me diskutu shkaqet e vetvrasjeve edhe diskutu si mund te shmangen sesa te numroni viktimat. Ca iku nuk kthehet mbrapa ama po te permendet si beni ju krijoni opinion te gabuar. Prerjet e kokave ne Irak nuk jane te tmerrshme pse ndodhin por sepse tregohen ne live TV ose ine internet. Prerje koke ka pasur gjitmone ama asnjehere nuk ka pas efektin e tanishem. E njejta gje edhe puna e vetvrasjes, fakti qe jemi commute integrated na ben te jemi ne kontakt me anet negative ne menyre te drejtperdrejte.
But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...
BAJO,
Ne nje post tjeter kam permendur Migjenin.
Besoj qe e ke degjuar nje shprehje qe perdorej me perpara ne Shqiperi. "Corganizim i organizuar".
Ne i dime shkaqet, po nuk i luftojme dot. E vetmja gje qe na mbetet eshte te ruajme veten nga trute e kokes. Nuk e di c'stress ka atje ne USA, por ketu per njerezit e thjeshte dhe te ndershem jeta eshte bere sh. e veshtire. Ajo qe vleresohet eshet vjedhja, e futmja, berja para me ter gjitha menyrat. wild west ishte me i mire pasi kishte disa norma.
Njerezit s'kane asnje gje ku mund te besojne.![]()
Krijoni Kontakt