Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 67
  1. #21
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    Cpo behet keshtu?
    Nje 4 vete e var veten.
    Te qe ashtu e kisha var veten nje mije here un. lol
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  2. #22
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Faqe 10 - Ekonomi

    vetvrasja e 12-vjeçares
    mister

    Joana Rajdo është gjetur e varur me shall në mbajtësen e peshqirëve të banjos


    Vetëvaret 12-vjeçarja për një katër

    U mërzit për notën e keqe, pasi ishte nxënëse e shkëlqyer


    Aulona Kadillari
    Është kthyer normalisht nga shkolla. Është përshëndetur me gjyshin dhe më pas është mbyllur në banjo, ku është vetëvarur në mbajtësen e peshqirëve.

    Joana Rajdo, 12 vjeçe, nxënëse e klasës së pestë i ka dhënë fund jetës, ende pa e filluar mirë. Njihej si vajza më e qeshur e pallatit në lagjen “Allias”, ku kishte 9 vjet që jetonte bashkë me mamanë. “Sa të shkoj pak në banjo dhe do kthehem që të bëj detyrat”, i ka thënë Joana gjyshit, por prej andej nuk ka dalë më. Me shallin që mbante në qafë, ajo është gjetur gjysmë ore më pas pa shenja jete, në banjë. E njëjta skenë, si ajo e Alda Cenajt në Fier, vetëm katër ditë më parë. Sipas policisë, 12-vjeçarja ështe varur duke përdorur varësen e peshqirëve në banjë dhe duke qenë vetëm me gjyshin, nuk është diktuar nga askush. Motivi mbetet mister, por të afërmit e saj thonë, se shkak mund të jetë një katër e marrë pak ditë më parë në shkollë. “Ajo ishte nxënëse shumë e mirë dhe kjo gjë e kishte rënduar shumë”.

    Ngjarja
    Ka qenë ora 14.30 minuta kur Joana deri në oborrin e pallatit është kthyer bashkë me shoqet. Ka ndaluar te komshiu në një dyqan në katin e parë dhe ka kërkuar çelësin si gjithmonë. “I thashë se në shtëpi kishte gjyshin dhe se nuk kishte nevojë për çelës”. Vogëlushja e qeshur dhe pa asnjë shenjë shpërqendrimi apo mërzitje ka ngjitur shkallët deri në katin e tretë, ku derën ia ka hapur gjyshi i saj, i cili e ka puthur si përherë në të dyja faqet. Nuk kanë kaluar vetëm disa minuta dhe është drejtuar për në banjo, ndërsa gjyshi i thoshte që të bënte detyrat. “Do shkoj pak në banjo dhe pastaj do të ulem të mësoj”. Sipas të afërmve dhe komshinjve, këto kanë qenë fjalët e fundit të saj. Më pas, sipas policisë, e cila ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, rreth orës 15.00 është mbyllur në banjo, ku ka përsëritur skenën e Fierit. Njësoj si dhe Alda e vogël, edhe Joana ka hequr shallin e saj nga qafa dhe e ka vënë në mbajtësen e peshqirit në banjo. Më pas...Joana i ka dhënë fund jetës ende pa e nisur mirë. Gjyshi ka pritur 10 minuta, por nga dera e banjos nuk ka dalë mbesa e saj e dashur. E ka thirrur disa herë, por nuk ka marrë përgjigje. Kështu që është detyruar që të hyjë me forcë në banjo.

    Motivi
    Kur ka hyrë aty skena ka qenë e dhimbshme”. Vogëlushja ishte varur në shallin e saj që e kishte zgjedhur vetë pak muaj më parë në dyqan. Gjyshi ka dhënë menjëherë alarmin dhe komshinjtë i kanë ardhur në ndihmë, por përpjekjet për ta dërguar në spital kanë qenë të kota. Mjekët vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e saj, pasi gjithçka kishte marrë fund. Sipas të afërmve të familjes Rajdo, Joana ishte një vajzë e qetë dhe shumë e qeshur. Por mbi të gjitha një nxënëse e shkëlqyer në shkollë. Për këtë qoftë njerëzit e saj, qoftë edhe komshinjtë, nuk arrijnë të gjejnë një motiv për këtë veprim të tmerrshëm të Joanës. “Pak ditë më parë ajo kishte marrë një katër në shkollë dhe kjo e kishte mërzitur shumë, kjo mund të jetë arsyeja e një veprimi të tillë”, deklarojnë për gazetën, komshinjtë dhe të njohurit e familjes së 12-vjeçares. Ndërkohë që edhe policia nga ana e saj, ka këtë si të vetmen pistë, por që për momentin asgjë nuk mund të jetë e sigurtë. “Kur mori katrën në shkollë, ajo u dëshpërua shumë, madje kishte qarë për këtë notë”. Gjithsesi, gjithçka është e mbytur në mister. Por edhe një pistë tjetër, në të cilën është duke hetuar policia është edhe ajo e problemeve që prindërit kishin prej kohësh me njëri-tjetrin. Që prej nëntë vjetësh babai dhe mamaja e Joanës ishin ndarë në Greqi dhe kjo gjë kishte ndikuar në gjendjen shpitërore të vogëlushes dhe që sipas policisë, mund të jetë edhe shkaku i një ngjarjeje të tillë të rëndë.



    Në Greqi
    Prindërit u ndanë kur ishte 3 vjeç

    Joana ka qenë tre vjeçe kur prindërit e saj emigrantë në Greqi kishin vendosur t’i jepnin fund bashkëjetesës së tyre disavjeçare. Për arsye të ndryshme, ata nuk kishin mundur që të mbanin në këmbë martesën dhe kjo gjë ka rënë mbi supet e vogëlushes. Joana është kthyer bashkë me mamanë në Shqipëri, ku ka vijuar të jetojë normalisht me gjyshërit. Po dalëngadalë ajo ka filluar të kuptojë jetën e ndarë në dysh, dhe mungesa e të atit, të cilin pothuajse nuk e njihte fare e ka rënduar shpirtërisht. Sipas të afërmëve ajo kishte pyetur për të atin, por asnjë here nuk kishte patur mundësi të rrinte me të.



    “Në shkollë sillej e qetë”

    Në shkollë kishte qenë krejt e qetë, pavarësisht nga katra që kishte marrë pak ditë më parë. Dje në drekë para se të ngjitej në shtëpi kishte bërë rrugën nga shkolla me shoqet dhe për disa minuta edhe kishin luajtur në oborr. Por edhe në shtëpi kishte pasur një sjellje nomale, pavarësisht mërzitjet e herëpashershme që nga mamaja është parë si mërzitje të zakonshme fëmije.



    Alda Cena u gjet e vetëvarur në të njejtën mënyrë
    E njëjta skenë u përsërit katër ditë më parë në Fier

    Jo shumë larg, por katër ditë më parë, e njëjta ngjarje është përsëritur në Fier. Alda Cenaj, 11 vjeç është gjetur e varur në banjo e pikërisht në varësen e peshqirëve. Pothuajse të gjithë elementet e dy ngjarjeve janë të njëjta. Të dy vogëlushet kanë përdorur banjon, si vend për t’u vetëvarur, si dhe shallin e tyre si litar. Por ajo që bie në sy nga ekspertët është faki se të dyja shallin e kanë lidhur në mbajtësen e peshqirit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08.30 të mëngjesit të 12 shkurtit në lagjen “1 Maj” të qytetit të Fierit. Nxënësja e klasës së pestë, është gjetur e pajetë në tualetin e shtëpisë, e varur me shallin e saj. Prindërit e saj kanë pohuar në polici, se vajza kishte pasur një debat të ashpër atë mëngjes me ta dhe menjëherë ka hyrë në tualetin e shtëpisë. Kur kanë parë se vajza po vonohej, të shqetësuar ata kanë shkuar te dera dhe kanë trokitur, por nuk kanë marrë përgjigjen e saj. E kanë thirrur dhe disa herë të tjera, por si përgjigje kanë marrë vetëm heshtje. Ajo që i ka trembur më shumë ka qenë një hije e zezë, e cila depërtonte në xhamin e derës së banjës. Menjëherë ata kishin vendosur të thyenin xhamin dhe janë ndeshur me një pamje të llahtarshme. 11-vjeçarja ishte varur me ndihmën e shallit të saj. Sipas ekspertëve të policisë, ajo me anë të shallit që mbante në qafë ka varur veten, duke e lidhur shallin në mbajtësen metalike të peshqirëve të banjës. Edhe pse ata e kanë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, i cili nuk ndodhej dhe shumë larg nga banesa e tyre, nuk kanë mundur që ta kthejnë vogëlushen në jetë. Ekspertët e policisë një ngjashmëri të tillë mes dy rasteve e kanë shumë të vështirë ta shpjegojnë, por mund të jetë edhe një koinçidencë. Megjithatë për këtë psikologët mendojnë se ka një lidhje për shkak të moshës që ka bërë që rasti i dytë të kopjojë të parin nga vetë instiktet që kanë fëmijët në këtë moshë.



    Precedentët

    28 janar 2002
    Konsullata italiane në Shkodër i kishte refuzuar dhënien e vizës dhe përkundër këtij vendimi një 42-vjeçar, baba i dy fëmijëve, i ka dhënë fund jetës. Ky është versioni i policisë, e cila i referohet edhe dëshmive të familjarëve për vdekjen tragjike të Angjelin Smakaj.
    17 mars 2003
    Vetëvaret në Modena të Italisë kadeti 19-vjeçar shqiptar. Ermir Haxhiaj është studenti shqiptar që është vetëvarur në dhomën e tij. Rregullat e forta të Shkollës Ushtarake të Modenas si dhe presioni për të qënë një student shembullor e kanë shtyrë Ermirin 19- vjeçar drejt vetëvrasjes.
    7 maj 2004
    Një kabëll elektrik dhe trau i tavanit të banjës. Kaq pak sende i kanë mjaftuar 41-vjeçarit Tomor Laze nga Kuçova për t’i dhënë fund jetës. Për Lazen motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti, ka qenë borxhi që i kishte marrë nëns së tij prej 4 mijë lekë.
    8 maj 2004
    Var veten për 4 mijë lekë. Tomor Laze, 41 vjeç, është gjetur i varur në banjon e shtëpisë. Ajo që ka dhënë alarmin ka qenë bashkëshortja e viktimës, e cila ka lajmëruar edhe fqinjët.

    Gazeta Panorama!!

  3. #23
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    deshmia

    Shoqet e klasës së Joana Rajdhos, tregojnë se ajo frekuentonte prej disa kohësh një grup fetar


    “Jehovai” edhe tek vetëvarja në Tiranë

    “Përpara ngjarjes na përqafoi dhe na tha se nuk do shiheshim më”


    Aulona Kadillari
    Nuk është çudi, por brenda një jave dy vajza 11-vjeçare varin veten në të njëjtën mënyrë, për të njëjtin shkak.

    Disa ditë më parë, Esmeralda Cenaj nga Fieri vari veten me shall në banjon e shtëpisë, ndërkohë të njëjtën “rrugë” ka ndjekur edhe bashkëmoshatarja e saj, dy ditë më parë, Joana Rajdho. Madje, shkaku për të dyja vetëvrasjet dyshohet të jetë frekuentimi i sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Ndërkohë këtë “akuzë” e hedhin poshtë anëtarët e këtij sekti.

    Klasa e Joanës
    Dy lule dhe një fotografi janë vendosur nga shokët dhe shoqet e klasës në bangën e dytë në klasën e 5 E. Ndodhemi në shkollën 9-vjeçare “Ramazan Jarani”. Këtu para disa ditësh qëndronte dhe studionte nxënësja Joana Rajdho, e cili vari veten në banjon e shtëpisë së gjyshit të saj në Allias. Futesh në klasë ku nxënësit zhvillojnë mësimin, por ata nuk janë si ditët e tjera. Edhe pse mësuesja mundohet t’u tërheqi sadopak vëmendjen fëmijëve, duke shpjeguar mësimin, vështrimi i tyre shkon gjithmonë në bankën e dytë. Kjo bankë që priste çdo mëngjes “shoqen” e saj dhe që ditët në vazhdim do të qëndrojë e ftohtë dhe pa gjallërinë e Joanës. Por gëzimin e vajzës, si dhe zgjuarsinë e saj do ta ndiejnë edhe shokët dhe shoqet e saj, ndërsa mësuesit do të kenë një nxënëse më pak. Por në veçanti mungesën e Joanës do ta përjetojë shoqja e saj e ngushtë Silvi.

    Shokët flasin për Joanën
    Sipas bashkëmoshatarëve të 12-vjeçares, ka qenë Silvi, ajo që e ka përqafuar për herë të fundit Joanën. Ndërkohë, Fabiola tregon momente përpara se shoqja e saj të kryente këtë veprim, si dhe “jetën” shkollore të 12-vjeçares. “Ajo atë ditë ishte e gëzuar dhe e qeshur si gjithmonë. Përpara se të shkonte në shtëpi na përshëndeti dhe përqafoi shoqen e saj Silvin, duke i thënë se ishte hera e fundit që do ta përqafonte. Në fillim e morëm sikur ishte me shaka dhe nuk e vumë re. Por nuk mendonim se do ishte e vërtetë”. Janë këto fjalët e shoqes së klasës së Joanës. Por Fabiola tregon se Joana frekuentonte kohët e fundit edhe një sekt fetar, “Dëshmitarët e Jehovait”. Sipas nxënëses së klasës së pestë, shoqja e saj e kishte ftuar atë, si dhe shokët e shoqet e tjera të klasës për të shkuar së bashku në këtë sekt fetar. “Atje të japin darkë falas dhe lekë, do të vini edhe ju”, kanë qenë këto fjalët e Joanës që u ka treguar shokëve të saj. Ndërkohë që Fabiola shprehet se asnjë nga shokët nuk kishte pranuar të shkonte të sekti fetar, kjo edhe për arsye të orarit të vonë. Por Fabiola tregon se Joana u kishte thënë se kishte dëgjuar në mësimet e sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait” se nëse do të vdisje do të ringjalleshe përsëri. Por ata shprehen se kur shoqja e tyre kishte dëgjuar për vetëvarjen e Esmeralda Cenajt nga Fieri, që dyshohet të jetë vetëvaruar për shkak të këtij sekti fetar, Joana u ishte shprehur se nuk do të shkonte përsëri se ishte fe e keqe. Madje, shokët nuk harrojnë të tregojnë edhe reagimet që ka pasur Joana, si dhe mungesën e njërit prind. “Shpeshherë kur na dëgjonte ne që flisnin për mamin dhe babin, na thoshte se dëshironte të qëndronte vetëm”, shprehet Fabiola.

    Mësuesit
    Sipas mësuesve të kësaj shkolle nota negative që ka marrë Joana në lëndën e matematikës nuk ka qenë shkak për vetëvarjen e saj. Sipas tyre, ajo ishte nxënëse mesatare dhe nuk ishte hera e parë që kishte marrë katër. Madje, mësuesja e matematikës, pasi kishte parë se Joana ishte mërzitur, nuk e kishte shënuar në regjistër, por i kishte thënë nxënëses se do të ngrihej përsëri. Ndërkohë që mësuesja e matematikës nuk dëshiron të prononcohet për “debatin” që kishte bërë në orën e mësimit me Joanën.



    Krahasimi
    Emri: Joana
    Mbiemri: Rajdho
    Mosha: 11 vjeç
    E vetëvarur para dy ditësh
    Mënyra: Është vetëvarur me shall
    Vendi: Në banjo
    Shkaku: Dyshohet frekuentimi në sektin “Dëshmitarët e Jehovait”
    Me prindër të divorcuar


    Emri: Esmeralda
    Mbiemri: Cenaj
    Mosha: 11 vjeç
    E vetëvarur para një jave
    Mënyra: Është vetëvarur me shall
    Vendi: Në banjo
    Shkaku: Dyshohet frekuentimi në sektin “Dëshmitarët e Jehovait”
    Probleme familjare


    “Mësuesja e matematikës ia kishte shpjeguar një gjë të tillë”
    Drejtori i shkollës: Katra e famshme nuk u vu në regjistër

    Drejtori i shkollës 9-vjeçare “Ramazan Jarani”, Bashkim Martiri, mohon se katra e thënë nga mësuesja e matematikës të jetë shkaku i vetëvrasjes së nxënëses. Madje, ai shpjegon se mësuesja e matematikës notën negative ia kishte thënë nxënëses me gojë dhe nuk e kishte vendosur në regjistër. “Ne si staf pedagogjik jemi në dijeni të ndarjes së prindërve së Joanës. Jo vetëm të asaj, por edhe të nxënësve të tjerë, pasi në shkollën tonë ka edhe fëmijë të tjerë që u janë ndarë prindërit. Për këtë arsye, ne i trajtojmë këta nxënës në mënyrë të veçantë”, shpjegon drejtori Martiri. Ndër të tjera, ai tregon se Joana Rajdho ishte një nxënëse e shkathët e zgjuar dhe kishte një nivel mesatar. Sipas tij, nota katër, e cila ishte thënë me gojë nga mëuesja e matematikës nuk është shkaku i vetëvrasjes së saj. Drejtori shpjegon se nuk është hera e parë që Joana ka marrë notë negative. Ndërkohë që ai, së bashku me stafin pedagogjik, ka shkuar për të ngushëlluar familjen e ish-nxënëses së tij, Joana Radho.



    Vetëvarja, reagojnë OJQ-të

    Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ka reaguar dje me shqetësim për rritjen e vetëvrasjeve tek të miturit. Sipas shoqatës, dy rastet e fundit tregojnë për një cenim të rëndë të të drejtave të fëmijëve dhe abuzim me ta në shkollë e shoqëri. Drejtori i Qendrës, Altin Hazizi, tha se Ministria e Arsimit duhet të tregojë përgjegjësi më të rëndësishme për këto raste. CRCA i kërkon qeverisë që të organizojë një fushatë sensibilizimi kombëtare në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile për sensibilizimin e familjeve në Shqipëri, për pasojat negative dhe tragjike që ka abuzimi fizik dhe emocional te fëmijët. Madje, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve i kërkon “ndihmë” edhe Ministrisë së Shëndetësisë, të Arsimit për të bërë të mundur eliminimin e këtyre rasteve.



    Flet psikologia
    “Ta kërkojmë fajin te prindërit”

    Ka filluar punë në këtë shkollë prej disa muajsh, por komunikon me nxënësit sikur kanë vite që njihen. Është gjithmonë e gatshme për të ndihmuar, por vetëvrasja e Joanës e ka tronditur. Lediona Asabella, psikologia e shkollës “Ramazan Jarani”, ku studionte Joana Rajdho, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregon problemet sociale që kanë nxënësit, karakterin e Joanës, si dhe cili mund të ketë qenë shkaku i vërtetë që ka çuar në vetëvrasjen e 11-vjeçares.

    A mendoni se shkak i vetëvrasjes së Joanës është nota negative që i ka vendosur mësuesja e matematikës?
    Në fillim desha të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e nxënëses. Mendoj se nota katër që ka marrë Joana nuk është shkaku që e ka çuar nxënësen të bëjë këtë veprim. Madje, problemi që ka pasur ajo ka qenë i akumuluar prej vitesh dhe ishte diccka e brendshme. Madje, jo gjithmonë duket të kërkojë “gabimin” te shkolla, por më shumë duhet t’i përkushtohemi familjes.

    Si e keni njohur Joanën?
    Unë personalisht nuk kam pasur shumë kontakte me Anën. Kjo, edhe për arsyen, sepse nuk ishte një nxënëse problematike dhe mësuesit nuk më kishin referuar ndonjë gjë, që të mund të kontaktoja me të. Pasi unë bisedoj me ata nxënës që janë “problematikë” dhe që më referohen nga mësuesit. Por di që Joana ishte një nxënëse e hedhur, e zgjuar, aktive për të gjithë.

  4. #24
    Go Pistons Maska e ledio
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    diku ne bote
    Postime
    625
    E kam thene edhe tek ajo tema e Esmeraldes dhe po e them prap: fajin e kane “Dëshmitarët e Jehovait”.
    Prisni nuk te ndodhe edhe ndonje ngjarje tjeter.
    *Friendship is the only cement that will ever hold the world together.
    *There is no such thing as no chance.
    *There's a better way to do it.......... find it
    *If you can dream it, you can do it
    *You haven't failed until you quit trying
    *Success doesn't came to you..........you go to it.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Vajza 11-vjeçare kishte shkruar emrin e saj në bangë dhe kishte përqafuar shoqet, duke u thënë: ”S’do u takoj më”

    Joana frekuentonte sektin "Dëshmitarët e Jehovait"

    Kryetari i Bordit: Ka marrë mësime mbi jetën në parajsë dhe shpëtimin që gjendet pranë Jehovait

    Dashamir Biçaku

    TIRANË- Ka shkruar për herë të fundit emrin e saj, Ana, mbi bankën ku ulej gjithnjë, pak para se të largohej nga shkolla. Joana Rajdho ka shkuar deri në shtëpinë e saj, duke “bluar” në kokë vendimin ekstrem, që dukej se e kishte marrë prej pak ditësh. Fare e palëkundur, e shtyrë ndoshta nga frekuentimi i sektit fetar të Jehovait ku kishte dëgjuar shumë për amshimin e jetës së pafundë në parajsë, Ana i është drejtuar njërës prej shoqeve të saj më të mirë: “dua të të përqafoj, se nuk do të takoj më”. Këto kanë qënë fjalët e fundit që nxënësit e klasës së pesë E, të shkollës “Ramazan Jarani” kanë dëgjuar nga goja e vogëlushes Joanë, para se ajo të kryente aktin ekstrem, vendimin e së cilit e kishte marrë tashmë. Krejt e qetë ka marrë rrugën për nga shtëpia e gjyshërve, ku banonte së bashku me të ëmën. “U largua e qetë, pasi na puthi e përshëndeti”. Kështu i është përgjigjur pyetjeve të mësuesve, njëra prej shoqeve të ngushta të Joana Rajdhos. Në shkollën ku mësonte vajza 11-vjeçare, tronditja për vetësakrifikimin e ndodhur lidhet me mësimet teologjike që Joana kishte marrë, gjatë frekuentimit të Dëshmitarëve të Jehovait.
    Kryetari i bordit
    Ndue Kola, kryetari i bordit të shkollës “Ramazan Jarani” si dhe pedagog në Universitetin Ushtarak në Tiranë, ka pranuar të rrëfejë për “Shekullin” gjithçka që kishte mësuar nga shokët e shoqet e klasës së Joanës, por edhe nga mësuesit e saj. “Mësuam se vajza kishte probleme familjare, pasi prindërit i ka të divorcuar prej vjetësh. Gjithashtu, prej shokëve e shoqeve të saj mësuam se ajo kishte frekuentuar deri disa kohë më parë, sektin fetar të Jehovait, ku duhet të ketë marrë mësime mbi jetën e përjetshme në parajsë, si dhe për shpëtimin që mund të gjente duke qenë pranë Jehovait”-thotë Ndue Kola. Më tej ai shton se pas vetëvarjes së Esmeralda Cenes në Fier, Joana ishte shprehur: Sa të këqinj qenkan! Nuk do të shkoj më kurrë tek ata. Megjithë qëndrimin e prerë të Joanës, kjo duket se ndikoi fare pak që ajo të mos shkonte drejt “Jetës së përjetshme në Parajsë”. Kryetari i bordit të shkollës, Ndue Kola, rrëfen se ata menjëherë kanë kontrolluar regjistrin e klasës së pestë, ku mësonte Ana dhe kanë vënë re se ajo nuk kishte marrë asnjë notë mbetëse, ndërsa është këshilluar nga mësuesja e matematikës, Ylbere Këllezi, që të përgatitej më mirë për herën tjetër në mësim. “Pyetëm mësuesen dhe ajo nuk i kishte vënë notën katër në rregjistër, por vetëm e kishte këshilluar që herën tjetër të mësonte më shumë”,- shprehet Kola. Sipas tij mësohet se Joana kishte marrë 7, në orën e biologjisë dhe se marrja e një note të dobët në matematikë, nuk kishte ndikuar aspak në gjendjen emocionale të saj.
    Dyshimet
    Loreta, njëra prej mësueseve të shkollës mendon se mundësia e një dëshirë për të imituar Alda Cenen nga Fieri, moshataren e saj që u vetëvar me 12 shkurt në qyetin e Fierit, mund të ketë qenë edhe shkaku i mundshëm i ngjarjes së rëndë. Sipas mësuesve dhe burimeve të policisë, dy janë motivet më të mundshme të vetëvarjes së Joana Rajdhos: së pari, problemet familjare të saj, që kanë të bëjnë me gjendjen social- psikologjike të vogëlushes, idea për babanë që nuk e ka parë thuajse asnjëherë. Së dyti, frekuentimi i sektit të Jehovait, ku merren mësimet për jetën e përtejshme dhe mbërritjen në parajsë, pranë Jehovait. Ndërkaq, hetuesit e policisë mësohet se kanë marrë deklarimet e disa prej mësuesve të shkollës “Ramazan Jarani”, prej nga kanë nxjerë edhe një konkluzion paraprak se vetësakrifikimi është kryer për motive që lidhen me problemet familjare si dhe frekuentimin e sektit fetar.



    18/02/2005
    me thuaj me ke rri te te them kush je

  6. #26
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Po ca te bej femija i shkret se kur te shkoi ne shpi do kerrcasin shapullinat surratit : "Pse more 4"? Pseeeeee? Ose do e Ulin femijen fare deri ne fund. Me thuaj mua ti se kush nga prinderit Shqiptar nuk e ka rrafur femijen? dhe per cfare? Se marrin nota te keqija.

    Sot vallai, te shkosh ne Tirane apo ne Qytete te medha nuk para jane kaq te theksuara keto lloj veprimesh, por thuaj mentailteti familjes dhe "Shtresa" familjare ben dhe femijen te kaloi ne stres.

    O- Prinder te shushatur, qe e keni mendjen per te rrahur femite, dhe ne vend ti flisni dhe te shpenzoni naten perpara provimit per ta marrur ne pyetje femijen nese ka mesuar apo jo, por i thoni "s`ke mesuar" "ske bere" "e uli deri sa dhe ato e kuptojne qe s`jane dikushi"..

    Ju dhjefsha SISTEMET SHKOLLORE O SHQIPERTAR, dhe Posht prinderit, qe mendojne se duke rrahur femite femija do marri frike dhe do mesoj me shume..!!! Ai femi nuk meson, po nuk e pati ne gjak, futi ne kok dituri te tjera, qe ai femi ka pasjon dhe qe mund te behet dikush.

    .Pillni o popull Shqiptar, por Pillni kot!..
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  7. #27
    bitter girl Maska e marsela
    Anëtarësuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Shume e cuditshme dhe e dhimbshme..Me vjen vertet keq!
    Mendoj se cdo gje e ka burimin tek nje familje "e dobet"..pastaj gjerat lidhen e marrin rrjedha shpesh te papritura.
    Gazetat si dhe opinioni ne pergjithsi eshte i prirur ti manipuloje e ti perktheje sipas interesit..
    S'paskan te sosur keto fatkeqsi!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e orivlora
    Anëtarësuar
    28-02-2004
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    25
    te gjithe jemi te shokuar nga kjo e skene e nje vajze 12 vjecare por e shreta ka patur shume strese te nje femije sepse ajo ne mengjes i kishte kerkuar fotografit mamas se saj siduket i mungonte dhe afrimiteti i babait te saj qe e kishte lene ne nje moshe te vogel sepse ata kishin 9 vjet te divorcur ajo ne kete moshe kishte nevoje per ledhatimet prinderore jo veten nga nje por nga te dy pra nga nje divorc dhe problemet familjare gjithmon tima ne keto raste jane femijet ata paguajne gabimet prinderore prandaj sot duhet te matesh 1000 here pa te veprosh njeheredhe per te krijuar famije e shreta vajze qe mori ghithe kete guzim ne nje moshe kur shoqet esaj luajne dhe argetohen ajo prehen ne dhe
    [FONT="Arial Black"]live like you were dying[/FONT]

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    ---


    E Hene, 21 Shkurt 2005


    KUSH NA I VRAU VOGELUSHET?

    Fatos Cocoli

    Asnje logjike nuk qendron te besoje vetevrasje njomakesh qe ende duhet te flinin me ariun prej pellushi. Vetevrasjet e dy vajzave te vogla (dhjete dhe dymbedhjete vjecare) ne Fier dhe Tirane ditet e fundit jane thjesht vrasje. Dikush ka futur ne mendjet e tyre feminore deshiren absurde per t'u larguar nga jeta. Ato qe kane kultivuar me muaj tek keto krijesa te pambrojtura dhe te pafajshme idene vrasese te humbjes se jetes si sakrifice sublime per te fituar parajsen, jane kriminelet e mirefillta. Ne rast se prokuroria nuk eshte ne gjendje te merret me to, atehere ku jane organizatat per mbrojtjen e femijeve? Pse nuk i denoncojne ato me force praktikat e rrezikshme te disa sekteve fetare? Pse nuk organizojne edhe protesta perpara Parlamentit shqiptar, ne mbrojtje te jetes se femijeve tane? Nuk eshte rastesi qe te dyja vajzat e (vete)vrara ndiqnin mesime te perfaqesuesve te nje sekti fetar te importuar ne Shqiperi pas viteve 90. Quhet "Deshmitaret e Jehovait". Ky sekt, si dhe disa te tjere qe gjallojne tek ne nga fuqia e parave te investuara nga jashte Shqiperise per to, predikon me te forte parajsen pertej humbjes se jetes. Humbjen e jetes e konsideron si nje flijim madhor qe te shpie tek parajsa. Fatkeqesisht perralla te tilla ngjisin shume tek femijet. Sidomos tek ata femije me karaktere te brishte, te mbyllur ne vetvete, ose me probleme te bashkejeteses se prinderve te tyre. I tille ishte rasti i vogelushes se dyte qe u vetevra. Shoqeria jone e ka per detyre te mbroje femijet tane nga ky sulm i ashper i ideve qe te cojne ne vetevrasje. Dhe ne radhe te pare u takon strukturave shteterore dhe shoqerise civile te levizin. Ne kete kunderveprim nuk ka asgje qe te frenoje ushtrimin e lire te praktikave normale fetare dhe te pasioneve te tyre. Por nuk mund te quhet nje praktike normale fetare lejimi i grupeve mbeshtetesish te paguar jo keq te ketyre sekteve, qe trokasin shtepi me shtepi dhe vertiten rrotull shkollave tona laike. Ne shqiptaret, ndersa ua hapim deren dhe u sillemi ne pergjithesi me respekt, madje ua pranojme ndonjehere edhe revistat apo buletinet e tyre "qiellore", themi perhere qe: "Mire e kane keta, jane me Zotin, por kush ua ka ngene". Na eshte dukur se keta po bejne nje pune te mire per ringjalljen e ndjenjave dhe besimit fetar. Per me teper qe ne luften per mbijetese dhe perballimin e stresit te perditshem, besimi tek disa vlera eshte lekundur disi. Ne te vertete shumica e ketyre verdalluesve prane shtepive apo shkollave tona kerkojne te rekrutojne "deshmitare", "misionare", "nismetare", "vizionare" apo ndonje forme tjeter ithtari te sektit te tyre. Kundrejt shperblimit per rekrutimin e bere. Parate per mbajtjen e aktiviteteve ne Shqiperi te ketyre sekteve vijne nga jashte vendit. Asnjehere nuk jane bere publike burimet e financimit dhe menyrat se si shpenzoen parate. Sektet, teresisht te huaja per natyren, karakterin dhe besimin e shqiptarit deri dhjete apo njembedhjete vjet me pare, marrin ne pune shume njerez dhe i bejne shperndares te mesazhit te tyre "hyjnor". Jane keta shperndares, shpesh nje i huaj dhe nje shqiptar, qe njesoj si skifteret u ngjiten femijeve shqiptare. Duke ua bere mendjen pershesh me lloj-lloj arsyetimesh, mjaft here te semura. Sidomos te rrezikshem jane shperndaresit e huaj te ketyre mesazheve. Ata kane me shume art bindjeje dhe turbullimi te mendjes per perrallat qe tregojne. Dhe perbejne nje mine te vertete me sahat per shoqerine. Viktimat e tyre me te lehta jane femijet tane. Demtimi i tyre shkon nga ndryshimi i zhvillimit te botes dhe interesave te tyre feminore, deri tek vetevrasja e tyre! Nuk ka me kohe per te humbur. Kunderveprimi lypset te jete i shpejte dhe i forte. Te mos i lihet vetem spontanitetit te zemerimit qytetar perballe ketyre sharlataneve te besimit fisnik fetar. Se pari, qeveria dhe sidomos Ministria e Arsimit, duhet te levize ne mbrojtje te femijeve. Te ndalohet rreptesisht afrimi neper ambientet e shkollave tona ose qarkullimi rrotull tyre kur femijet bejne pushim te ketyre sharlataneve pseudo-ithtare sektesh. Te ndalohet rreptesisht frekuentimi i kurseve te tyre gjoja per mesim te anglishtes apo teologjise fetare. Ne ambientet publike te qyteteve tona spektaklet e tyre me teme fetare te pranohen vetem me leje nga bashkia e qytetit ku zhvillohen, si dhe me shoqerim te nje perfaqesuesi te policise per te ndaluar pjesemarrjen ne to te femijeve. Kemi nevoje te gjejme sigurine e humbur per jetet e femijeve tane. Sekte te tilla dhe ne shtete te tjera shume me te zhvilluara se ne kane sjelle deme te pandreqshme me vetevrasje edhe kolektive njerezish. Kesisoj asnje hap i nje nderveprimi te koordinuar te shtetit dhe shoqerise civile nuk eshte atentat ndaj lirise se besimit fetar. Perkundrazi, e pastron ate nga bizneset e ndyra qe behen ne emer te tij. Opinioni publik i veprimit pret edhe kunderveprimin e natyrshem te shoqatave te huaja e shqiptare ne mbrojtje te femijeve. Ai nuk duhet te vonoje dhe duhet te jete profesional.


    ----

  10. #30
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Sot Shekulli shkruan:

    Rasti i tretë, vetëvaret 13-vjeçarja

    Pogradec, 13- vjeçarja Eriola Elezi, nga Velçani, është gjendur e vetëvarur në kasollen e bagëtive. Dy orë para vetëvarjes, Eriola ishte grindur me vëllanë e saj 12-vjeçar. Brenda 10 ditësh janë vetëvarur 3 të mitura....
    Ç'po ndodh ne Shqiperi???
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Vetëvaret i mituri, Dëshmitar i Jehovait
    Nga F_LASKU në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:49
  3. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  5. Bizë, vetëvaret në kishë italiania
    Nga ~Geri~ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •