Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Merr notën katër, vetëvaret 12-vjeçarja!!

    TIRANE

    Nuk mund të iki me notën katër në shtëpi…Duhet të bëj diçka…". Këto fjalë të thëna mes lotëve, nuk janë marrë shumë seriozisht dje nga mësuesja dhe shokët e klasës së 12-vjeçares Joana Rajdho. Por, nxënësja e klasës së pestë të shkollës "Ramazan Jaranani" në Allias, nuk ka mundur ta durojë notën mbetëse në provim. Rreth orës 15.00, pasi ka mbaruar shkollën, ajo ka mbërritur te gjyshërit në shtëpi e vendosur për të marrë hapin ekstrem. Pasi u ka hapur atyre fletoren në tavolinën e bukës, Joana është futur në banjon e shtëpisë dhe është varur me shallin e saj përpara se e ëma të mbërrinte nga puna. Një vetëflijim që ka ndodhur vetëm pesë ditë më pas dhe është mjaft i ngjashëm me atë të 11-vjeçares Esmeralda Cenaj në Fier. Edhe në këtë rast, vajza ka zgjedhur shallin e saj, të cilin e ka lidhur në dorezën e një dollapi në banjo duke imituar skenën e zbuluar pak ditë më parë në Fier. Familjarët kanë dëshmuar dje për policinë se Joana kishte dëgjuar në lajme për vetëvrasjen e moshatares së saj dhe kishte shprehur dëshpërimin e saj. Në këtë mënyrë, hetuesit dyshojnë se Joana ka zgjedhur shembullin e vajzës fierake pas notës mbetëse, apo edhe depresionit pas divorcit të prindërve të saj disa vite më parë. Gjyshja e vogëlushes, Xhemile Zili, ka rrëfyer për Gazetën tmerrin e përjetur kur ka parë mbesën të varur në raftin e këpucëve që gjendet mbi dritaren e banjës.

    Si e mësuat vdekjen e tragjike të mbesës suaj?
    Isha në shtëpi me gjithë burrin, Hakiun. Joana kishte ardhur me sytë e fryrë nga të qarët, për shkak të një note të keqe që kishte marrë. Pasi na hapi fletoren në tavolinë dhe tregoi notën katër, hyri në banjë. Hakiu e pa që po vonohej dhe shkoi të shikonte në banjë. Aty e gjeti në varur me një shall të sajin që e kishte lidhur tek rafti ku mbajmë këpucët, mbi dritaren e banjës.

    Si ishte gjendja e Joanës kur erdhi nga shkolla?
    Ishte shumë e tronditur dhe dukej që kishte qarë. E pyetëm se çfarë kishte dhe ajo u përgjigj se mësuesja në shkollë i kishte vënë një notë që nuk e meritonte. Madje na tregoi edhe fletoren, si për të na mbushur mendjen për këtë. Ishte nxënëse e mirë në mësime dhe vinte me qejf të na i tregonte notat që merrte në detyra e provime. Ne u munduam ta qetësonim për mometin dhe nuk i dhamë ndonjë rëndësi. Nuk na e merrte mendja kurrë atë që na panë sytë më pas.

    A ishte tip i ndjeshëm?
    Ishte fëmijë shumë i këndshëm, megjithëse nuk kishte patur fatin e shoqeve të saja për të patur të dy prindërit. Joana jetonte prej 9 vitesh me ne, pasi i ati na la dhe nuk është bërë më i gjallë as për ta parë. Kjo kishte ndikuar tek ajo, por për mua nuk ka qenë ky shkaku i vetëvrasjes.

    A ndiqte ndonjë sekt fetar mbesa juaj?
    Nuk ka treguar ndonjëherë interes për këto. Dëgjonte ndonjëherë se në këto mjedise jepeshin dhurata apo gjëra të tjera falas dhe e diskutonte me ne, por nuk di të ketë shkuar apo të ketë dashur të shkojë. Nga ne nuk ka patur asnjëherë probleme të tilla, e donim shumë dhe gjithnjë ia realizonim dëshirat.


    Policia: Dyshime se vetëflijimi erdhi pas divorcit të prindërve

    Policia ka shumë dyshime se shkaku i vetëflijimit të Joanës mund të ketë qenë edhe depresioni pas divorcit të prindërve të saj. Ky version është hedhur pasi është marrë në pyetje e ëma e vajzës, Anila, gjyshërit, shokët dhe mësuesit e shkollës. Sipas policisë, 12-vjeçarja e vuante shumë mungesën e të atit, për më tepër që ky dukej sikur nuk donte t'ja dinte fare që ajo ekzistonte dhe vitet e fundit nuk kishte shkuar as për ta parë. Prindërit e Joanës mësohet se janë divorcuar 9 vjet më parë. Burimet nuk kishin dijeni për shkakun e këtij divorci, por në të vërtetë vogëlushja bëhej keq sa herë që e pyesnin se pse babai nuk jetonte me ta. Në fakt, pas divorcit, Anila, e ëma e 12-vjeçares punonte në një fabrikë këpucësh në Tiranë. Joana ishte i vetmi fëmijë i saj dhe ajo ia dedikonte të gjithë kohën asaj.


    PREÇEDENTI
    Mëngjesin së shtunës u gjet e vetëvarur në tualetin e shtëpisë së saj Esmeralda Cenaj, banuese në lagjen "1 Maj" të qytetit të Fierit. 11-vjeçarja i dha fund jetës së saj me anë të shallit që mbante në qafë të cilin, e kishte lidhur në mbajtësen metalike të peshqirëve të banjos. Menjëherë pas ngjarjes policia deklaroi se viktima e kishte marrë vendimin fatal vetëm pak minuta pas një sherri me prindërit e saj. Sipas bluve, bashkëshortët Cenaj nuk e kishin lejuar vajzën e tyre të merrte pjesë në veprimtaritë që organizonte sekti fetar i Jehovait. Ndërkohë, prindërit e viktimës kanë përgënjeshtruar versionin e dhënë nga policia. Ata kanë pohuar se nuk ishte feja shkaku i flijimit të vajzës së tyre.


    Vetevaret taksisti
    Një taksist 47-vjeçar u gjet mëngjesin e djeshëm i vetëvarur në një shtyllë të tensionit të lartë. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur viktima Suhat Spaho, nga fshati Bitinckë. Burime të policisë sqarojnë se Spaho punonte si taksist dhe ishte në gjendje të mirë financiare. Sipas hetimeve paraprake, mendohet se Spaho i ka dhënë fund jetës, pasi ishte në gjendje depresive.

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ky është kulmi !!!

    Të mjerët fëmijë...

    KI MESHIRE O ZOT I MADH !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Sapo e lexoja dhe une kete lajm, kam mbete pa fjale....
    Moshe shume e keqe, qe i con ne drama te tilla. Si asht ba jeta sot
    une kur kam kene 12 vjece as kam dite ca don me thane me var veten....!
    S'di S'di kam mbete e tmerruar...

  4. #4
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Sa gjynah , i shkreti femije dhe te shkretet ato qe i la pas....!
    Te gjithe kemi qene femije por te tilla hapa s'mbaj mend te kem degjuar atehere !
    Ca po bahet mer kshu..?!Nji e dy dhe vetevriten dynjaja , femije , te rinj ..!
    Nuk besoj se ka te beje edhe aq shume personaliteti i ndjeshem i ketij femije fatkeq sa ka te beje mjedisi rrethues , komunikimi ne familje , mirekuptimi , durimi...etj etj !
    Po kshu eshte kur familjen e ke te shkaterruar dhe rritesh me drama , behesh vulnerabel ndaj depresionit , behesh i dobet dhe mbytesh me nji luge uje !
    Duket sikur keto ndarjet kane filluar te behen te modes edhe andej nga Shqiperia !
    Nganjihere njeriu duhet te sakrifikoje vehten dhe lumturine personale per hater te femijeve te vet !
    E shkreta vajze nji here qe humbi jeten pa e filluar !
    Gjynah i Zotit !
    ...

  5. #5
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    S'ka fjale...

    Mjere femijet dhe meshire nga Zoti!

    Me perpara ose s'ishte shtypi kaq i lire qe te raportonte gjera te tilla, ose me te vertete nuk ndodhnin... keto qe degjojme po na bejne konfuze. Jane thjesht te pabesueshme!

    Eshte e vertete ama qe nje femije qe jeton ne nje ambient shqiptar e ka shume here me te veshtire perjetimin e ndarjes se dy prinderve, edhe pse ajo duhet te jete e veshtire per kedo.

    Ruaja mendte njerezve o Zot!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk di pse po ndodhin keshtu gjerash ne Shqiperi. As ne Japoni nuk ndodhin keto lloj vetvrasjesh ne kete fare moshe. Mbase nuk di prindi Shqiptar si te edukoje femijen e tije, sidomos ne kete periudhe varferie ekstreme, sakrificash ekstreme, lluks te tipit pub ekstrem, kriminalitet ekstrem etj etj. Eshte nje fenomen ne rritje qe vecse po rraportohet neper gazeta, por askush nuk merr mundin te shohe me thelle, dhe te kuptoje pse po ndodhin kaq shume vetvrasje ne Shqiperi. Hajde de moshat e medhaja qe e bejne nga aresyet ekonomike, por femija nuk po merret vesh.

    Nuk ka mbeshtetje morale ne shqiperi. Ketu merr i 10 apo 100 yy feston dynjaja, ose per cfardolloj situate, ne shqiperi edhe kur merrshim ndonje note te mire e kalonim pa ndonje eufori te teperme. Gjithshkah zhvilloheshe ne nje lloj skeme "te frenuar". Jemi popull qe kemi vuajtur, dhe ajo vuajtje eshte mbartur dhe po vazhdon te mbartet neper gjenerata. Shpeshere nuk dime ta vleresojme veten per ate qe jemi, ose nuk mesohemi qysh te vegjel qe ta vlersojme veten ne te ardhmen dhe te jemi ne gjendje t'i kalojme pa strese situatat e ndryshme ne jete. Kur them pa strese nuk them te ikesh ne Pub sic bejne dynjaja, nga ekstremi ne ekstrem, njerez pa bazament jane dhe ata, dhe heret a vone problemet qe kane do ja kalojne femijeve te tyre, e perseri do shohim faqe te trishtuara si keto.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 17-02-2005 më 02:27
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Unhappy Mediat mediat...

    Zoti u dhente durim njerezve qe ka lene pas ky femije...!

    Them se fajtori kryesor per te tilla ngjarje jane mediat...

    Media ne keto kohe eshte diçka e pashmangshme por lajme sensacionale, si puna e asaj 11-vjeçares, vetem per rritje tirazhi, trumpetohen aq shume sa mberrijne edhe ne veshet e femijeve.... Dhe kjo "menyre" e zgjidhjes se problemit mbetet si nje alternative ne nenvetedijen e femijeve... Kuptohet edhe ajo deshira per hakmarrje...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anëtarësuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Gjynaf dhe mesuesja, do traumatizohet kaq shume sa noten 4 s'do e perdori me.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Prape ???

    epo kushedi ca hane andej pra .... kane fillu kalamajt me vra veten per nje 4 ... offf

    e ku ne Allias ... jeez
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    E kane fajin familjet qe u bejne presion femijeve per te marre nota te mira.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vetëvaret 16 vjeçari, frekuentonte "Jehovain"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 22:55
  2. Vetëvaret i mituri, Dëshmitar i Jehovait
    Nga F_LASKU në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 15:49
  3. Braktiset nga e shoqja, vetëvaret 45-vjeçari
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-12-2005, 00:13
  4. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  5. Bizë, vetëvaret në kishë italiania
    Nga ~Geri~ në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •