Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Kurthi gazetarit Mazher Mahmoodt arreston Besnik Qemen

    Ish polici kryente kurse kompjuteri si kamuflazh tė aktivitetin kriminal

    Kurthi Mazer Mahmoodit arreston Besnik Qemen

    Besnik Qema u shpėrndante kokainė VIP-avet tė Londrės.

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Besnik Qema njė ish polic shqiptarė, me azil tė garantuar nė Angli, ėshtė ekspozuar nga gazeta “News of The World” si trafikant njerėzish, shpėrndarės droge, shitės armėsh, kontrollues prostitutash dhe falsifikator pasaportash britanike. Pėr shtatė vjet me rradhė, ai mundi tė zhvillonte aktivitetin e tij kriminal pa u kuptuar nga policia londineze, e cila i ka shpalluar sė fundmi “gjueti” VIP-avet shqiptarė tė krimit tė organizuar. Por, edhe kėsaj radhe fatin e prangosjes sė kriminelit VIP Besnik Qema qė mendohet tė jetė nga Vlora, e ka dirigjuar editori investigativ i gazetėz “News of The World” i mirėnjohuri Mazher Mahmood. Me kėtė investigim i dyti pėr vitin 2005, Mahmood tani me statusin e gazetarit tmerr pėr kriminelėt shqiptarė nė Angli, e kaq ēuar nė njėmbėdhjetė numrin total tė investigimeve me ta.

    CV-ja mashtrimit

    “Besnik Qema pretendon se ėshtė njė bodyguard i personave famoz nė njohur ndryshe si “showbiz people”.
    Por, gėnjeshtari, dallaverexhi qė mbėrriti nė Britaninė e Madhe duke u shtirė si azilant i persekutuar nė Kosovė, ėshtė i pėrfshirė nė shitjen kokainės,armėve,prostitucion dhe pasaporta falce” shkruan Mahmood nė investigimin e publikuar tė djelėn .Ai njihesh edhe me emrin Nik, ėshtė nga Shqipėria dhe ka mbėrritur nė Angli si azilant nė Shtator tė vitit 1998 duke mashtruar ministrinė e Brendėshme, Home Office e cila mė pas i garantoi azilin si i persekutuar nė Kosovė.Qema punonte si njė person sigurije nė klubet e natės nė Londėr, por qeraja e banesės ku jeton plus ndihmat sociale paguheshin nga shteti, ndėrkohė qė atij si mbetej gjė tjetėr veēse tė numėronte paratė qė fitoheshin nga pėrfshrirja nė krim. Kėto janė disa tė dhėna, nga CV-ja e krimit, tė zbuluara nga investiguesit britanikė tė cilėt pėr ēdo javė me sukses po ekspozojnė dhe mė pas ēojnė drejt prangave kriminelė tė rrezikshėm shqiptarė.

    Biseda

    Me njė stil prej “Mr Big” njė bosi tė madh i zhytur nė krim,Qema pa e ditur se me personat qė po bisedonte ishin gazetarė investigativė dhe po i ngrinin njė kurth me destinacion final prangosjes , u hap “thesin” e bėmave duke u treguar pėrfshirjen e tij nė botėn e krimit.Nė njė bisedė tė rregjistruar ka pranuar se “Atje ku ėshtė paraja jam unė, pamvarėsisht se ėshtė veprim ilegal, nuk mė bėhet aspak vonė.Unė sajova kėrkesėn pėr azil. E vetmja rrugė qė ata mund tė mė pėrzenė nga Anglia, ėshtė nėse pėrfshihem nė terrorizėm apo i jap bakshish ndonjė deputeti.” Rrėfimi i bėmave tė Qemės 31 vjeē, nuk ka mbaruar me kaq. Ai ka deklaruar se jeton me ndihma sociale nga departamenti DSS, i cili i paguan njė kurs komjuteri me kosto 5 mijė stėrlina, e cila shėnon fillimin e njė karriere tė re,pėr tė mbuluar aktivitetin tij kriminal.

    Prostitucioni

    Njė prostitutė me emrin Aurora me flokė bjonde, qė duket se ka shėrbyer si sinjalizuese pėr fillimin e investigimit me shqiptarin “Mr Big” ka treguar se ai kontrollonte disa vajza pėr prostitucion. “Ai ka disa vajza nė rregjistrin e tij. Pagesa jonė ėshtė 250 stėrloina pėr njė orė seks, por Nik ngulmon qė ti paguajmė atij gjysmėn.Tė gjitha vajzat janė tė frikėsuara nga ai. Nik na shtyn tė pėrdorim drogė, mė pas ti shpėrndajmė klientavė tanė.


    Takimet

    “Ai na takoi ne nė lokalin McDonalds, nė stacionin e trenit Liverpool Street nė Londėr, pasi mbėrrit mė njė motor tip Suzuki me vlėrė 10 mijė stėrlina” sqaron gazetari nė shkrim momentet e takimit. Ai na tha: “Unė kam qėnė njė oficer policie nė Shqipėri.” Pasi pranoi se u ka shpėrndarė drogė VIP-ave tė Londrės, Qema na shiti ne,tre mbėshtjellėse cellofoni me kokainė duke thėnė. “Ėshtė mall i mirė, shtatėdhjetė stėrlina pėr gram”. Nė njė tjetėr takim Qema tregoi se ishte njė trafikant njerėzish duke deklaruar “Ēmimi pėr njė dokumet udhėtimi (travel document) ėshtė 1,200 stėrlina, ndėrsa njė pasaportė 1,700 stėrlina. Por Qema nuk ka mbaruar me kaq. Ai ka patur mė shumė pėr tė ofruar nga biznesi i tij djallėzor.Bėhet fjalė pėr tregėtinė e armėve. Ai i ka treguar reporterėve me mision tė fshehtė se “Nėse ju keni dėshirė, unė mund t’ju gjej pistoleta me ēmim 300 stėrlina copa.


    Prangosja

    Deklarimet e ish policit Qema, pėrfshi shitjen e kokainės, i pamėsuar me llojin e invetigimet sekrete gjatė kohės kur militonte nė policinė shqiptare, ja ka ngulur me duart e veta gozhdėn qefinit. I veshur chik me njė kapėrdinė jeshije, kollare dhe kėmishė rozė tė kombinuara, me njė trup prej kollosi, i qethur zero, me njė mjekėrr tė prerė me kujdes shkurt sipas modės, Besnik Qema tė krijon pėrshtypjen e njė mafiozi tė vėrtetė me tipare tė kompletuara. Ai ėshtė prangosur pasi gazetarėt investigative ka shtėnė nė dorė njė sėr provash inkriminuese rreth aktivitetit tė tij kriminal.Kur Qema u ka shitur atyre tre gramė kokainė e cilėsuar drogė e klasit A, dhe kanė qėnė gati pėr blerė njė pasaportė tė falcifikuar, kanė telefonuar policinė duke u treguar se nė kurthin e tyre kishte rėnė njė “Mr Big” shqiptarė. Tė shtunėn mbasdite oficerė tė emigracionit sėbashku me policė me uniformė kanė bėrė mbylljen e aktit final tė kurthit, prangosjen e Qemės momentin qė ai po dorėzonte pasaportėn e falcifikuar.
    Qema shtėrngim duarsh dhe foto me Moisiun
    Besnik Qema i mėsuar nga qėndrimi mes VIP-ave anglez nuk i ka shpėtuar rasti tė jet i pranishėm edhe mes VIP-ave shqiptarė tė politikės. Burime tė besushme i deklaruan Gazetės Shqiptare se gjatė vizitės sė presidentit Alfred Moisiu nė Londėr, nė takimit me komunitetin shqiptarė, zhvilluar mė 13 Mars 2003, nė ambientet e Hotelit Hillton Park Lane, Qema ėshtė parė tė ketė qėnė prezent.Burimi qė nuk deshi ti pėrmendet emri sqaroi” E mbaj mėnd fare mirė qė kam parė njė djalė trup madh, qrethur zerro veshur me njė kostum tė zi firmato, i cili po shtyhej mes shumė njerėzve tė cilėt kėrkonin tė bėnin foto me presidentin. Djali me tė njėjtėn fytyrė tė personit qė ėshtė sot nė gazetėn “News of The Wor” i prangosur, e pashė duke shtėrnguar duart me presidentin dhe mė pas bėnė fotografi”.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e lejda
    Anėtarėsuar
    21-01-2008
    Vendndodhja
    france
    Postime
    2
    o ja rroshin bethen ketij djalit se nuk kan ēa me i ba

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    nuk shkon kungulli mbi uje gjithmon,vjen nje koh dhe mytet
    Problemi eshte qe keta quna po ja"ndritin" ftyren kombit me te bemat e tyre.
    Shpresoj qe anglia pasi ta denoj te ja dorzoj shqiperis dhe ta vuaj denimin ne shqiperi sepse ne burgjet angleze e ka lluks.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e lejda
    Anėtarėsuar
    21-01-2008
    Vendndodhja
    france
    Postime
    2
    Mos fol budallalliqe se nuk e di te verteten o Drenicaku.Sa gazeta deri me sot kane shpifur.Ai eshte i pafajshem ke per ta pare

Tema tė Ngjashme

  1. Investigativi Mahmood burgos Besnik Qemėn !
    Nga White_Angel nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-04-2005, 13:39
  2. Mazher Mahmood, gazetari qė fut nė kurth krimin shqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •