Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Droga-nje biznis shume terheqes per shume ke

    Droga kishte si destinacion Malin e Zi. Punonjėsi i rendit akuzohet si organizator i trafikut

    Kapet furgoni me drogė, pranga policit

    nė Shkodėr, sekuestrohet 270 kg canabis sativa. Arrestohet polici Kujtim Malaj

    SHKODĖR- Policia e Shkodrės ka bllokuar dje njė furgon brenda tė cilit ndodheshin 270 kg canabis sativa, gjysmė e tharė, me destinacion Malin e Zi, ndėrsa ėshtė ndaluar njė punonjės i rendit tė kėtij rrethi, i akuzuar pėr kėtė trafik. Burime tė policisė thanė pėr gazetėn se informacionet pėr kėtė sasi bimėsh ishin marrė nė rrugė operative nė orėt e vona tė mbrėmjes sė dy ditėve mė parė. Sipas informacioneve, nė njė banesė nė lagjen "Skėnderbeg", ndodhej njė sasi e madhe canabis. Ka qenė ora 8.30 e ditės sė djeshme kur rreth 50 forca policie, tė kryesuara nga drejtori i policisė sė Shkodrės, kolonel Xhevahir Karaj, kanė bėrė rrethimin e vendit, tek mjediset e ish -ndėrmarrjes sė riparimit tė autobuzėve, pranė spitalit civil nė Shkodėr. Nė atė zonė ku ndodhen disa shtėpi banimi, policia ka pikasur furgonin tip Iveko, ngjyrė blu me targė Sh 0763 D, drejtuesi i sė cilit ėshtė larguar me shpejtėsi pa arritur tė identifikohet. Nė tė policia gjeti bimėn narkotike gjysmė tė tharė, tė futur nė thasė. Mė pas forcat e policisė kanė kontrolluar banesėn e Gėzim Ēunit nga Thethi, pasi nė bazė tė informacioneve ai posedonte bimė narkotike. Burime tė policisė thanė se Ēuni ėshtė larguar me shpejtėsi nėpėr rrugicat e zonės, ndėrsa nė banesė nuk janė gjetur bimė narkotike. Sipas policisė, ai ėshtė shpallur nė kėrkim, pasi ėshtė pronari i mallit tė kapur dje. Por aksioni i policisė nuk do tė pėrfundonte me kaq. Uniformat blu kanė gjetur dhe pyetur pronarin e furgonit tip "Iveko", banues nė lagjen "Partizani". Pronari, emri i tė cilit nuk bėhet i ditur, ka deklaruar se mjetin ia kishte marrė me mashtrim Kujtim Malaj, 36 vjeē, efektiv i grupit tė gatshėm nė komisariatin e Shkodrės. Mėsohet se polici Kujtim Malaj i ka shpėtuar pėr disa orė kolegėve tė tij, ndėrsa i ka bėrė presion pronarit tė mjetit qė ai tė deklarojė nė polici se mjetin Sh 0763 D ia kanė vjedhur. Burime tė policisė sė Shkodrės thanė pėr gazetėn se polici Malaj, i cili akuzohet pėr organizim tė kėtij trafiku, u kap pas dy orėsh nga agjentėt kriminalė. Blutė e drejtuar nga shefi i krimeve, Artan Cuku, dhe ai i uniformave Valentin Floriri e prangosėn kolegun e tyre nė njė banesė nė lagjen "Partizani", ku ishte fshehur. Drejtori i Policisė sė Qarkut Shkodėr, Xhevahir Karaj tha pėr gazetėn se, " ka kohė qė merremi me zbulimin e dokumentimin e veprimtarisė antiligjore tė policėve qė janė tė implikuar nė trafiqe tė ndryshme". Burime tė policisė thanė se dyshohet se sasia e canabisit e kapur dje mund tė ketė ardhur nė Shkodėr edhe nga qytete tė tjera. Karaj tha pėr gazetėn se "sot paradite pritet tė zhvillohet njė takim dypalėsh me homologėt e Malit tė Zi, pėr luftėn e pėrbashkėt nėr parandalimin e trafiqeve nė dy anėt e kufirit". Fakti qė gjatė kohėve tė fundit janė ndaluar nė Muriqan pa u kapur nga policia malazeze tre shtetas tė huaj si tė dyshuar pėr trafik makinash kėrkon forcimin e luftės sė pėrbashkėt, pėrfundon kreu i policisė sė Shkodrės.
    Anila Dushi
    Jam martuar002

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Kapshticė: Shkarkohen 10 policė tė doganės, kaluan 300 kg drogė

    DEVOLL (14 Gusht) - Dhjetė policė tė doganės sė Kapshticės u liruan sot nga detyra pėr shkelje tė konstatuara nė punėn e tyre, bėjnė tė ditur burime tė policisė lokale. Tre kontrollorė dhe 7 punonjės shėrbimi, u pushuan pas njė urdhėri tė firmosur nga drejtori i policisė rajonale, Arben Dashi, sqaruan burimet. Shkarkimi i tyre lidhet me kapjen nė pjesėn greke tė doganės tė afro 300 kg canabis sativa, tre ditė mė parė. "Tė shkarkuarit kanė kryer shkelje tė rregullave tė shėrbimit edhe nė disa raste tė tjera, si dhe dyshohen pėr marrje rryshfetesh dhe sjellje jo tė rregullt me qytetarėt gjatė kalimit tė kufirit", sqaruan burimet, pa dhėnė detaje tė tjera. in/ko (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    21-vjeēari kapet me 4.9 g heroinė
    TIRANĖ- Pėrfundon nė prangat e policisė shpėrndarėsi i heroinės. Burimet zyrtare tė policisė kryeqytetase bėjnė tė ditur se Zyra Rajonale e Antidrogės , nė Drejtorinė e Policisė sė Tiranės ka arrestuar nė flagrancė 21- vjeēarin Safet Berisha, lindur dhe banues nė "Bregu i Lumit" nė Tiranė. Arrestimi i tij ėshtė bėrė pas njė aksioni tė organizuar nga agjentėt e komisariatit numėr 3 tė kryeqytetit, tė cilėt kishin informacione se 21- vjeēari Berisha merrej me shpėrndarjen e heroinės nė Tiranė. Safet Berisha njihej dhe mbahej nėn kontroll nga policia, pėr aktivitetin e vazhdueshėm kriminal qė kryente. Pak kohė mė parė, ai ėshtė arrestuar pėr trafik femrash, vepėr penale pėr tė cilėn 21- vjeēari ka vuajtur dėnimin. Ndėrsa gjatė kontrollit tė bėrė, mbasditen e sė dielės uniformat blu tė komisariatit numėr 3 i kanė gjetur Safet Berishės 17 doza heroinė. Pasi i janė gjetur me vete 4.9 gram heroinė, Berisha ėshtė arrestuar nė flagrancė. A.B
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Zbulohen 2 kg drogė, kapet poseduesi


    Policia gjen nė banesėn e tė arrestuarit 1 kg heroinė dhe 1 kg hashash

    DURRĖS- Policia e Durrėsit ka rėnė dje nė gjurmė tė njė rrjeti tė trafikut tė drogės nė qytetin e Durrėsit duke arritur qė tė arrestojė njėrin prej tė dyshuarve si trafikantė, nė banesėn e tė cilit u zbulua 1 kg drogė e pastėr e llojit heroinė dhe 1 kg hashash. Sipas nėndrejtorit tė drejtorisė sė policisė sė Durrėsit, Arjan Doda ,i cili ka qenė nė krye tė operacionit, policia ka identifikuar 3 shtetas tė pėrfshirė nė kėtė trafik, emrat e dy prej tė cilėve nuk bėhen tė ditur. Ndėrkohė, burime tė sigurta policore thanė pėr gazetėn se ėshtė arrestuar njėri prej tė dyshuarve si trafikantė ,O.Heba nga Durrėsi nė banesėn e tė cilit, nė lagjen 4 tė Durrėsit u zbulua 1 kg drogė e llojit heroinė e pastėr si dhe 1 kg hashash. Nga hetimet e deritanishme rezulton se droga e ka pasur burimin nga Turqia dhe mė pas tranzit ka kaluar pėrmes Shqipėrisė, nė drejtim tė Durrėsit.Nuk konfirmohet ende se cili ka qenė destinacioni pėrfundimtar i transportit tė pluhurit tė bardhė, ndėrkohė qė dyshohet se droga, pasi transportohej pėrmes Shqipėrisė, nga pikat kufitare apo aeroporti i Rinasit, kalonte nė Durrės pėr tė kalur kufirin detar nė drejtim tė Italisė dhe mė pas vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore. Strukturat e drejtorisė sė policisė sė Durrėsit po punojnė intensivisht nė lidhje me kėtė ēėshtje, ku pritet qė tė zbardhen fijet e trafikut dhe personat pėrgjegjės. Qė nga fillimi i kėtij viti policia e Durrėsit ka goditur disa rrjete tė trafikut tė drogės, ku evidentohet zbulimi i njė sasie prej 35 kg lėndė narkotike tė llojit heroinė ,goditja e njė punishteje pėr paketim droge nė lagjen 14 nė Shkozet, ndėrkohė qė nga zyra e luftės kundėr trafiqeve nė Durrės janė bllokuar nė total mbi 36 kg lėndė narkotike tė llojit heroinė, mbi 80 kg kanabis sativa si dhe njė presė me pajisje pėr pėrzjerjen, presimin dhe paketimin e lėndėve narkotike heroinė dhe kokainė.
    Ll.Kallēo
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Biznesi eshte biznes


    Sipas Kujtim Jaupit, babai i 25-vjeēarit, djali i tij kishte kohė qė vidhte sende personale, tė cilat mė pas i shiste pėr tė fituar para
    Herėn e fundit Gerti kishte guxuar t'i vidhte tė atit makinėn tip "Audi" 80 duke e sakrifikuar mė pas atė pėr njė shumė prej 800.000 mijė lekėsh tė vjetra

    Gjykata vendos 30 ditė pėr Gerti Jaupin nėn akuzėn e vjedhjes

    Shet makinėn e babait pėr tė blerė heroinė

    TIRANE

    Burg me afat 30 ditor" pėr djalin qė shiti makinėn e babait pėr tė blerė drogė. Ky ishte vendimi qė u mor dje nga Gjykata e Shkallės sė Parė pėr 25-vjeēarin nga Tirana, Gerti Jaupi. Burime nga policia kanė saktėsuar se arrestimi i Jaupit u bė paraditen e sė martės pas njė denoncimi tė ardhur nga i ati i tij nė Komisariatin e policisė numur 3 tė kryeqytetit.

    Sipas Kujtim Jaupit, babai i 25-vjeēarit, djali i tij kishte kohė qė vidhte sende personale, tė cilat mė pas i shiste pėr tė fituar para. Ai nuk ka nguruar tė pohojė se djali ishte njė pėrdorues i rregullt i lėndės narkotike dhe paratė i pėrdorte pėr tė blerė drogė. Herėn e fundit Gerti kishte guxuar t'i vidhte tė atit makinėn tip "Audi" 80 duke e sakrifikuar mė pas atė pėr njė shumė prej 800.000 mijė lekėsh tė vjetra. Burimet zyrtare tė policisė pohojnė se 25-vjeēari nga Tirana rezultonte edhe mė parė i dėnuar nga Gjykata e Tiranės, por jo me akuzėn e vjedhjes, por me atė tė armėmbajtjes pa leje. Nė seancėn e vlerėsimit tė masės sė sigurisė nė ditėn e djeshme, Jaupi e ka pranuar akuzėn qė i ėshtė bėrė nga prokurorja Tatjana Laēaj dhe ka pranuar se paratė i kishte pėrdorur pėr tė blerė lėndėn narkotike. Prokurorja e ēėshtjes Tatjana Laēaj kėrkoi pėr 25-vjeēarin masėn e arrestit burg me afat 30 ditor pėr akuzėn e vjedhjes. Ndėrsa avokati mbrojtės i tė pandehurit, i cili ishte i caktuar kryesisht nga gjykata, kėrkoi pėr klientin e tij njė masė disi mė tė zbutur. Gjyqtarja e gatshme Regleta Panajoti, pasi dėgjoi pretendimet e tė dyja palėve vendosi tė lėrė nė fuqi masėn burg me afat 30 ditor tė kėrkuar edhe nga akuza
    Jam martuar002

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    PETRO KOCI i QEPET BRAHOS si Slenderbeu Turqve.

    I shkreti Dhor Sallaku kan me ju dridh gjunjet prej spartakut.
    Cna bere more petro cna bere.
    Dhori e ka me hajgare punen e Luftes kunder Korrupsionit..Petro shkon e ve ne prove qyqarin Sallak Frikacakun.
    --------
    TIRANE (4 Shtator) - Deputeti i PS Petro Koēi ka paraqitur nė prokurori kėrksėn pėr fillimin e procedimit penal ndaj depuetit Sparatak Braho.Sipas kesaj kerkese, Braho duhet te shpallet fajtor per falsifikim dokumentash. Koci e ka dorėzuar kėrkesėn e tij pranė Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, Koci disponon si fakte, kopjet e deklaratės-akuzė tė zėdhėnėsit tė MPJ ndaj Spartak Brahos, dhe njė faksimile tė kėrkesės drejtuar ambasadės italiane nė datė 20 mars 2002, ku kėrkohet pajisja me viza, e dy personave qė rezultuan tė implikuar nė trafi droge. Drejtuesi i "Lėvizjes pėr politikė tė pastėr nė PS" Petro Koēi, kerkoi edhe nga PS tė merren masa ndaj Brahos. Sot Koci i jep nje provė porkurorisė dhe e la ceshtjen, nė dorė tė drejtėsisė shqiptare.

    anjo/mr (RASH/BalkanWeb)
    ------------------

    Ministri i rendit raporton para komisionit paralamentar: Nuk ka mė skafe ne det
    Lajmi i ores 11:50 AM

    TIRANE (4 shtator) - Ministri i rendit Luan Rama eshte thirrur sot nga komisioni parlamentar per rendin dhe SHISH, pėr tė raportuar nė lidhje me punėn qė ka bėrė dikasteri i tij kunder trafiqeve. Ministri Rama ėshtė pyetur gjithashtu edhe lidhur me parregullsitė nė tenderin e pasaportave. Raportimi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura. Mesohet se Rama ka theksuar se "pas mbarimit tė operacionit antitrafik, nuk ka mė skafe nė det dhe po procedohet me konfiskimin e pasurive tė skafistėve".
    anjo/mr (RASH/BalkanWeb)
    -----------

    Edhe Luanit i mbeti dopjo gjashta ne dore..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Pranga pėr shpėrndarėsin e heroinės


    TIRANĖ- Kapet shpėrndarėsi i lėndėve narkotike. Rreth orės 21.00 tė sė mėrkurės ka pėrfunduar nė prangat e policisė Bujar Shabani, i dėnuar 1 herė pėr shpėrndarje tė lėndėve narkotike. Arrestimi i tij ėshtė bėrė i mundur nga agjentėt e Antidrogės, nė policinė kryeqytetase, tė cilėt kishin informacion se Shabani shpėrndante heroinė. Pas kėtyre informacioneve, policia ka gjetur dhe mė pas ka kontrolluar 23- vjeēarin, nė xhepat e sė cilit janė gjetur disa doza heroinė. Agjentėt e Antidrogės kanė bllokuar lėndėn narkotike nė cilėsinė e provės materiale, si dhe kanė dėrguar nė mjediset e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės shpėrndarėsin 23- vjeēar. Ndėrsa dėshmitė e tij, para uniformave blu tė policisė si dhe heroina e bllokuar i kanė kaluar organit tė akuzės pėr hetime tė mėtejshme. Ndėrsa sot pritet qė Shabani tė pėrballet me togat e zeza, ku do t'i komunikohet masa e arrestit pėr veprėn penale tė kryer.
    Jam martuar002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    VLORE/ Policia: Ishte bėrė gati pėr nisje. Priteshin vetėm klandestinėt

    Bllokohet gomonia me 800 kg hashash, kapen 2

    VLORE

    Rishfaqen nė skenė gomonet nė brigjet e Adriatikut. Policia e Vlorės ka bllokuar dje nė mbrėmje, rreth orės 19.00 njė gomone, e cila ishte bėrė gati pėr nisje drejt brigjeve italiane.

    Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisė sė Vlorės kanė konfirmuar se nė gomonen e gjatė 9 metėr dhe tė pajisur me njė motorr me 200 kuaj fuqi, ishin tė ngarkuar 800 kilogramė Canabis Sativa e presuar dhe e paketuar. Ndėrkohė qė dy persona janė shoqėruar, pasi dyshohet se janė skafistėt.

    Ka qenė njė telefonatė anonime tė mėrkurėn nė mbrėmje nė sallėn operative tė Vlorės, e cila ka informuar se, njė maune po transportonte njė gomone tė mbushur me Canabis, pėr ta zbarkuar diku nė brigjet e Vjosės. Tė njėjtat burime kanė thėnė se, menjėherė ėshtė organizuar aksioni pėr bllokimin e gomones. "Megjithėse nuk ishim tė sigurtė dhe mendonim se telefonata ishte anonime, ne organizuam grupet e gatshme, tė cilat i nisėm menjėherė drejt Urės sė Mifolit", ka thėnė i njėjti burim policor. Nė fakt kėshtu ka ndodhur. Qė nga e mėrkura nė mbrėmje e deri dje, po nė mbrėmje, forcat e policisė kanė kontrolluar pėrgjatė bregut tė Vjosės pa ndėrprerje. "Pasdite vonė 100 metėr mbi urėn e Mifolit, gjetėm tė fshehur nė breg, poshtė disa shkurreve gomonen. Pasi e kontrolluam, pamė se nė tė ishin vėnė 8 kuintalė hashash", kanė thėnė tė njėjtat burime, duke sqaruar "se gjithashtu, serbatori ishte i mbushur me bonzol, si dhe njė bidon tjetėr rezervė, gjėra kėto qė tregojnė se ajo ishte pėrgatitur pėr t'u nisur". Pas sekuestrimit tė gomones dhe hashashit, ka nisur krehja e zonės. Si rezultat, janė shoqėruar dy persona, tė dyshuar si skafistė. Kėshtu, gomonet janė rishfaqur sėrish, duke nxjerrė bllof Ministrin e Rendit, Luan Rama, i cili para pak ditėsh ka deklaruar se nuk ka mė asnjė gomone apo skaf.
    Jam martuar002

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nė tė njėjtėn kohė, nė vendin e ngjarjes uniformat blu kanė ndaluar Hilė Baēen, 21 vjeē dhe Arian Saliun, tė cilėve iu ėshtė gjetur njė kallashnikov dhe njė pistoletė

    FIER/ Kush ishin pronarėt e mallit. Arrestohet Vangjel Nako. Shpallet nė kėrkim Nikollaq Naēi

    Si u zbuluan 4 kilogramė heroinė
    Njė breshėri ēoi policėt nė gjurmėt e droges

    Aurora Damini

    FIER

    Njė breshėri automatiku pranė lokalit "Rinia" zbulon 4 kilogramė heroinė tė pastėr. Megjithėse forcat e policisė sė Fierit kishin njė informacion, se nė lagjen "8 shkurti" kishte njė sasi droge nė njė makinė, operacioni ende nuk kishte nisur.

    Por, ėshtė dashur njė breshėri kallashnikovi qė t'i alarmojė uniformat blu, tė cilat, pasi kanė shkuar nė vendin e ngjarjes, kanė rėnė nė gjurmėn e drogės, falė ecjes me shpejtėsi tė madhe tė dy makinave "Benz". Furgonėt e Drejtorisė Policore tė Fierit janė vėnė menjėherė nė ndjekje tė tyre. I pari, me targė FR 6242 B, i drejtuar nga Nikollaq Naēi, 42 vjeē, ėshtė braktisur nga i zoti, ndėrsa ky i fundit ėshtė shpallur nė kėrkim. Ndėrsa tjetri, me targė FR 3385 B i drejtuar nga Vangjel Nako, 50 vjeē, ėshtė ndjekur deri sa ka ndaluar pėrpara njė shtėpie private nė lagjen "Liri Gero". Si rezultat, ėshtė kontrolluar banesa dhe nė njė vend ėshtė gjetur njė sasi heroine e pastėr, prej 3.5 kilogramėsh. Ndėrsa gjatė kontrollit, uniformat blu kanė gjetur pas banesės, tė futur nė njė fuēi alumini, edhe 0.5 kilogramė heroinė, duke ēuar urgjentisht nė qeli pronarin e saj, tė cilit i janė gjetur edhe njė sasi armėsh.

    Sipas zėdhėnėses sė policisė sė Fierit, ka qenė ora 10.00 e ditės sė djeshme, kur njė breshėri automatiku ka vėnė nė alarm policinė. Grupet e gatshme janė nisur menjėherė nė drejtim tė krismave dhe pranė lokalit "Rinia", pasi ishin informuar se kishte ndodhur njė vrasje. Megjithėse njė gjė e tillė nuk ishte e vėrtetė, nė vendin e ngjarjes uniformat blu kanė ndaluar Hilė Baēen, 21 vjeē dhe Arian Saliun, tė cilėve iu ėshtė gjetur njė kallashnikov dhe njė pistoletė. Megjithėse ata kanė thėnė se nuk kishin qėlluar, ėshtė bėrė ndalimi i tyre pėr armėmbajtje pa leje e mė pas do tė hetohet edhe pėr sherrin qė mund tė kenė pasur. Por, pak mė vonė, uniformat blu kanė parė dy "Benza" teksa ecnin me shpejtėsi. Janė vėnė nė ndjekje tė tyre dhe njėri ėshtė braktisur nga i zoti, Nikollaq Naēi. Kjo i ka bėrė uniformat blu qė tė dyshojnė dhe kanė ndjekur tjetrin deri sa ka ndaluar. Menjėherė i janė vėnė prangat pronarit tė tij, Vangjel Nako dhe ka nisur kontrolli i shtėpisė, ku ėshtė gjetur sasia e drogės, e fshehur nė dy vende tė ndryshme.
    Jam martuar002

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    ANTIDROGA
    Klajdi Prenga 27-vjeē u ndalua me 100 doza heroine tė bėra gati pėr tiu shpėrndarė narkomanėve

    Arrestohet shpėrndarėsi i heroinės

    TIRANĖ- Arrestohet pas njė aksioni tė agjentėve tė Antidrogės dhe forcave tė komisariatit numėr 3 tė Tiranės , shpėrndarėsi i lėndėve narkotike, i shpallur nė kėrkim nga forcat e policisė kryeqytetase. Ai ėshtė vetėm 27 vjeē dhe mban nė kurrizin e tij tre vendime gjykate, ende tė pazbatuara. Klajdi Prenga , i dėnuar pėr kryerje tė marrėdhėnieve seksuale me dhunė, vrasje nė bashkėpunim si dhe vjedhje me armė, kėtė herė ėshtė arrestuar nga policia pėr shpėrndarje tė lėndėve narkotike. Aksioni pėr kapjen e tij ėshtė realizuar nė orėn 6.00 tė mėngjesit tė djeshėm, pas informacioneve operative tė grumbulluara , tė cilat pėrcaktonin vendqėndrimin e saktė tė Klajdi Prengės. Pasi ėshtė prangosur, ai ėshtė marrė nė pyetje nga agjentėt e Antidrogės, nė drejtorinė e Policisė sė Tiranės, tė cilėt kanė mundur tė zbulojnė sasinė e drogės qė ai mbante nė shtėpi. Pas arrestimit, uniformat blu tė policisė kryeqytetase kanė zbarkuar nė banesėn e Prengės, e cila ndodhet nė rrugėn "Kongresi i Lushnjės". Pasi kanė kontrolluar banesėn,ata kanė mundur tė gjejnė 100 doza heroinė tė pastėr, tė cilat pėrdoreshin nga Klajdi Prenga pėr trafik tė lėndėve narkotike. Ndėrsa nė kėtė banesė, agjentėt e Antidrogės kanė mundur tė bllokojnė edhe 2.8 gram tė lėndės narkotike kanabis sativa. Nė banesėn e tij, janė kryer tė gjitha veprimet proceduriale, si dhe ėshtė sekuestruar sasia e heroinės, nė cilėsinė e provės materiale. Ndėrsa nė dhomat e paraburgimit tė drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, agjentėt e Antidrogės kanė marrė nė pyetje pėr disa orė radhazi, 27- vjeēarin e arrestuar pėr trafik tė lėndėve narkotike. Para uniformave blu tė policisė, Prenga mėsohet tė ketė rrėfyer lidhjet e tij, nė rrjetin e trafikut tė drogės, nė kryeqytet. Por gjatė ditės sė djeshme, gjithēka ėshtė mbajtur sekret, nga zyrtarėt e policisė, tė cilėt janė rezervuar pėr arsye hetimi. Ndėrsa 100 dozat e heroinės, qė peshon 36.1 gram si dhe dėshmitė e 27- vjeēarit tė arrestuar i kanė kaluar prokurorisė sė Rrethit Tiranė, pėr hetime tė mėtejshme.
    A.Bogdani
    Jam martuar002

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Trafikimi i Fėmijėve
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-03-2007, 15:08
  2. Trafikimi i qėnieve njerėzore sjell tė njėjtat fitime si ai i drogave
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 14:17
  3. Zėra nga diaspora shqiptare nė Amerikė kėrkojnė hetim pėr Nanon
    Nga CEZARND nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-07-2005, 21:57
  4. Shqiperia vendi i dyte ne bote per marijuanen.
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 18-07-2003, 21:47
  5. Kosova dhe ndalimi i tregtise se droges
    Nga Enri nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 12:52

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •