Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Vetvrasja - çfarë e çon njeriun tek ky akt?

    Meqenëse në kohën e fundit, mjaft shpesh po ndodhë që të ndëgjojmë për vetëvrasjet e të rinjëve, përmes kësaj teme do të doja që të ndajmë së bashku mendimin rreth këtij problemi.
    Cilët janë shkaktarët, cilat janë pasojat dhe cilat do të ishin zgjidhjet e mundëshme të këtij problemi, konsideroj AKUT.
    Sonte vetëm desha ta inicoj këtë temë dhe në rastin e parë edhe unë do ta jap mendimin tim këtu, sepse mjaft thellësisht më intereson ky problem.
    Të flasim lirisht për këtë temë, në mënyrë që të ndihmojmë ata që mund të ndihmohen që të mos marrin rrugën e pa kthim!
    Me këtë e ndihmojmë për aq sa mundemi dhe sa kemi fuqi që cilindo që në kokë ka mendime të tilla, ta kthejmë në rrugë të drejtë.

    Ju falemnderit në emër të viktimave të mundëshme
    Ndryshuar për herë të fundit nga Poeti : 16-02-2005 më 17:33
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ne shqip besoj kjo perkthehet vetem ne nje fjale Pesimizem.
    Gjithsesi nuk marr persiper te paragjykoj keta njerez me guxim perbindesh qe me tremb. Zoti qofte me ta.

    Dito.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Eshte vertete , dhe shum e dhimshme ,un mund ti kuptoj deri diku ,pasi e kam kaluar fazen e pesimizmit ,mbi te ardhmen time personale, shum vite me pare ,prandaj mund t'ju them , qe ai pesimizem deri ne vetvrasje vjen nga kotesia e jetes, dhe zbrazetia e shpirtit ,nga kuptimi qe ti ne kete bote je vetem nje numer dhe asgje tjeter, nga humbja nje her e pergjithmon e te gjitha endrave rinore ,dhe shpreses per te qen dikush qofte edhe nje baba i mire qe rrit femije te lumtur.
    Kjo per mua eshte nje nga dramat me te medha te kohes tone te popullit dhe kombit tone ne kohe reale ku aktoret dhe spektatoret jemi ne .
    shpresoj qe tema te tilla te ket sa me pak per ne .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    Ne radh te par personat pjesa me e madhe e personave qe kryejn vetvrasje vuajn nga depresioni, disa her ky fakt behet i ditur disa her jo por sidoqoft shumica e atyre mjekohen per kete semundje. Kohet e fundit ka pasur shum debat mbi ilacet qe mjekojn depresionin si zoloft etj, rreziqek e ketyre ilaceve nuk jan ber te ditura njerve ashtu sic duhej nga kompanit e medha si merck pfizer etj. kjo per arsye se nuk eshte e leht te dihen te gjitha efektet mbi nje perberje te re tek njerzit dhe per arsye financiare kuptohet. mirpo problemi me keto ilace nuk eshte zvogeluar vetem pse ai eshte len ne hije. shum prodhues te vegjel ne te gjith boten kan kopjuar paka shum formulat e ketyre perberjeve duke i ber ilacet e depresionit nje bomb me sahat. Ka dhe arsye te tjera sepse vetvrasje ka patur edhe perpara kety ilaceve por efekti dytesor eshte nje nga shkaqet me te rendsishme

  5. #5
    MiLaNisT Maska e sLimShady
    Anëtarësuar
    22-04-2004
    Vendndodhja
    Shif ka mrapa m'ke
    Postime
    1,116
    Citim Postuar më parë nga Odeon_relax
    Ne shqip besoj kjo perkthehet vetem ne nje fjale Pesimizem.
    Gjithsesi nuk marr persiper te paragjykoj keta njerez me guxim perbindesh qe me tremb. Zoti qofte me ta.

    Dito.

    jam plotesisht me ty dakord daje te ate qe dominon pesimizmi ndodhin
    M&M

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Friendlyboy1
    ketu nuk behet fjale per vetvrasjet neper bote , por per ato ne shqiperi dhe kosove ku ne 2004 vetem ne qytetin e Beratit kane qene 147 raste ,(dikush mund te me korrigjoje nese e kam lexuar gabim,) e njejta gje ndodh edhe ne qytetet e tjera ,dhe ne Kosov, dhe kjo ndodh sepse ne na kane vjedhur, dhe po na vjedhin te ardhmen , na kan kthyer ne njerez pa interesa per jeten , dhe individin.

    eshte e llogjikshme dhe e thjeshte pastaj te thuash pesimizem ,pa shko e provoje njeher atje te jesh pa pun pa nje lek ne xhep pa shkoll ,pa shok , pa shoqe , pa argetim , pa dashuri ,pa ushqim te mire, dhe me nje peshe trupore te nje femije, te duket vetja si nje hije qe ecen , pastaj flasim bashk.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dardajan : 16-02-2005 më 19:55

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Dardajan,
    Plotësisht e kjartë se deri tek vetëvrasja vie shkaku i kushteve të vështira ekonomike dhe mungesa e të gjitha gjërave pozitive që ofron jeta. Unë plotësisht pajtohem me ty që këtë temë e kam hapur që të diskutojmë bashk shkaqet e vrasjeve ndër shqiptarët (sepse së pari kujtoj se duhet të mendojmë për njerëzit tanë, pastaj të dalim jasht suazave kombëtare).
    Është vërtetë shumë e dhimbshme kur dëgjon se një i ri apo e re ka vrarë vehten, kur para tij apo saj është e tërë jeta, kur ndërpritet një ëndërr e parealizuar, kur të gjitha ëndrrat e familjes këputen si me shpatë.
    Unë do të preferoja që të flasim paksa edhe për mundësitë që kjo shtresë e stresuar të risocializohet dhe të ribëhet pjesë e shoqërisë.
    Odeon Relaks, kujtoj se nuk është trimëri të vetëvritesh, por frikë nga jeta dhe lufta që duhet bërë me jetën dhe për jetën, kujtoj se është një moment në të cilin nuk shohim as edhe një zgjidhje, moment i cili sjell deri tek akti i vetëvrasjes, moment të cilin do të donim ta ndërronim, por kur kemi ekzekutuar vehten më nuk e bëjmë dot (në disa raste të vetëvrasjes me varje, janë vërejtur gjurmët e tentimit për ta liruar litarin dhe për të iu këthyer jetës sërish, por atëherë është shumë vonë).
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Vetevrasjet

    Ndodhin po thuajse perdite, per arsye nga me te ndryshmet. Duket sikur vetevrasjet janë kthyer tashme ne pjese te jetes se shqiptareve, te percjella fort edhe me zhurmen e medias.

    Arsyet qe i shtyjne shqiptaret te vrasin veten jane dy llojesh: sociale dhe individuale.Shteti nuk siguron me asgje, as jeten, vendin e punes e as te ardhurat .
    Te mesuar per te mos marre pergjegjesi, njerezit nuk dine nga t’ia mbajne. E natyrisht te gjitha keto kushtezohen me se miri nga varferia e madhe qe kalojn shqiptaret. “Ne keto kushte, disa njerez zgjedhin rrugen me te shkurter dhe te gabuar, duke vrare veten.


    Menyrat e vetvrasjes:
    · Vetehelmim
    · Vetevrasje me arme
    · Hedhje nga lartesi
    · Shtypje nga treni
    · Vetembytje
    · Vetevarje
    · Vetedjegie



    Çfare i mungon vendit per të dale nga kjo krize vetvrasjesh ?

    Une mendoj se vendit i mungon qeverisja, burrat e shtetit, ata qe duhet t'i vene shpatullat vendit, politikanet, ato qe kudo quhen eterit e kombit. Ata mund te evitojne vetvrasjet .

    Alba
    Ndryshuar për herë të fundit nga ALBA : 17-02-2005 më 19:06

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Plotësisht me vend Alba,
    Vendit (shtetit) i mungojnë burrat (pse jo edhe gratë) që dinjë çka duan, si duan dhe guxojnë të ballafaqohen më problemet që shteti i ka.
    Por çfarë të bëjmë që tek ne (flasim ndër shqiptarët) lufta për pushtet zhvillohet vetëm për përfitime materiale dhe gadi në asnjë moment nuk konsiderohet posti shtetëror si përgjegjësi.
    Shembëll: rasti i tragjedis së gjimnazistëve nga Malisheva e Kosovës në Fusharëz në Tetorin e viti të kaluar. Askush nga pushtetarët nuk qan kokën për ta (dhe shumë të tjerë) që të dalë burrërisht para popullit dhe të oftroj dorëheqjen e parevokueshme, duke e marruar mbi vehte përgjegjesinë për rastin e ndodhur, ,por iu mjaftoi një vizitë në spital ku ata që mbijetuan shëroheshin dhe ndonjë telegram ngushëllimi për familjet e viktimave! Ata shkuan dhe nuk kthehen më, ministri i transportit edhe më tutje mban fronin e ministrit, pa as edhe ndërgjejgen e vrarë, dhe normal se nuk ndërmerr asgjë që rastet e ngjajshme të mos ndodhin më.
    Si do të binden Kosovarët që sivjet të vizitojnë bregdetin shqiptarë???
    Pushtetarët janë fajtorët kryesorë për të gjithat që brenda shtetit ndodhin, por edhe për gjithëçka që me shtetarët e tyre ndodhë në botë, por ata kanë hallin e mbushjes së gjepave të tyre dhe jo të popullit që iu ka dhënë votën?!
    Fjala TURP për ta është një hiq gjë, sepse ata janë mësuar të jetojnë me turpin.
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    do e vras veten po sma vari ajo
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •