Koha Jone
Komisioni parlamentar i Ligjeve hodhi dje poshte projektligjin "per kontrollin e figures se personit zyrtar te zgjedhur apo te emeruar ne organe te rendesishme te shtetit". Qellimi i ketij projektligji ishte kontrolli i personave zyrtare te zgjedhur ose te emeruar ne organe te rendesishme te shtetit. Por shumica socialiste ne komision i kane thene jo ketij projekti duke votuar kunder tij. Me shtate vota kunder, 6 pro, mes te cileve dhe Taulant Dedja, dhe dy vota abstenim te deputeteve Pjeter Arbnori dhe Fatos Beja. Argumenti i deputeteve qe votuan kunder per kete projektligj kishte te bente me faktin qe ai ka mangesira dhe nuk eshte i plote. Sekretarja e ketij komisioni, Makbule Ceco, shkoi me tej duke e cilesuar kete si antikushtetues dhe nuk u permbahej standardeve europiane. Taulant Dedja, i vetmi socialist qe votoi pro ketij projektligji, u shpreh se "jam pro tij, por ai duhet te kompletohet. Mbetem kunder kandidimit te atyre njerezve qe kane qene bashkepunetore te sigurimit". Sali Shehi i PD-se u shpreh se "projekligji eshte ne teresi me probleme, i njeanshem dhe aspak i arrire nga ana juridike. Per kete kerkohet nje variant me i arrire". Relatori i ketij projektligji, deputeti reformator Nard Ndoka, u shpreh se vendimi i marre nga Komisioni i Ligjeve per rrezimin e projektit, u del ne mbrojtje ne menyre taksative ish- punonjesve te sigurimit te shtetit. Projektligji i paraqitur nga Ndoka-Bezhani-Cako, parashikonte qe individet qe kane qene punonjes te sherbimeve sekrete te mos lejohen te drejtojne ne institucione te rendesishme, por pas hapjes se dosjeve dhe publikimit te emrave, te kene te drejten te kandidojne per deputet dhe te fitojne kete post nese njerezit do t'i votonin. Kjo pike u karakterizua nga debatet me te ashpra ne Komisionin e Ligjeve, ku nje pjese e tyre kerkonin qe pas hapjes se dosjeve te mos kishin te drejte te kandidonin me pasi ligjven-_eshte nje nga institucionet me serioze. Pas debateve dhe votimit kunder, Ndoka beri te qarte se me ane te ketij votimi tregohet qarte se njerezit ne pushtet mbrojne ata qe dikur ishin funksionare te sigurimit te shtetit, duke kaluar dhe ne pseudonime konkrete. Por Elmaz Sherifi u shpreh se "ky projektligj eshte nje hipokrizi, eshte i padrejte. Me ane te ketij ju jeni diktatore ne demokraci, ndersa une kam qene demokrat ne diktature". Projektligji i rrezuar dje ne ligje u paraqit disa muaj me pare me iniciativen e deputeteve Nard Ndoka, Ilirian Berzani dhe Alfred Cako. "Veprimtaria e organeve te Sigurimit te Shtetit ka lene gjurme te pashlyeshme ne kujtesen e te gjithe shqiptareve si nje veprimtari e cila ka sjelle vrasjen, burgosjen, internimin, vetem per faktin se ata mendonin ndryshe, vetem sepse kerkonin qe ne Shqiperi te vendosej demokracia. Sa e moralshme do te ishte qe persona te cilet kane qene bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit te vazhdojne te mbeten zyrtare te larte?!, thuhej ne kete projektligj. Ndoka ne mbrojtje te ketij projektligji u shpreh se "nga pervoja me vende te tjera ish-komuniste mund te thuhet se perballja me te verteten eshte gjithnje e veshtire, por gjithashtu, si ne shume raste, publikimi i disa prej materialeve te periudhes komuniste i lejon njerezit, si viktimat dhe fajtoret, te marrin pjese ne sqarimin e gjerave". Por me gjithe keto argumente socialistet e rrezuan ate, duke mos u dhene mundesi njerezve te njohin se kush kane qene ish-funksionaret apo funksionaret e sotem qe i kane sherbyer sigurimit te shtetit.
Krijoni Kontakt