Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Faleminderit
    0
    11 falenderime nė 11 postime

    Marin Barleti per Skenderbeun

    Shqiptar
    (3/22/01 10:17:36 pm)
    Reply Marin Barleti per Skenderbeun
    --------------------------------------------------------------------------------

    Barleti, ikonografia dhe poezitė e para pėr Skėnderbeun

    Moikom Zeqo

    Kryevepra e Marin Barletit, pėr historinė dhe jetėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, ėshtė ngjarja mė e madhe kulturore jo vetėm pėr humanizmin shqiptar, por pėrgjithėsisht edhe pėr kulturėn dhe kujtesėn e kombit tonė nė shekullin XVI. Kjo kryevepėr u pėrkthye gati nė tė gjithė gjuhėt evropiane me shpejtėsi. Eshtė pėrkthyer dhe nė gjuhėn shqipe nga latinisti i madh Stefan Prifti. Mund tė themi se Stefan Prifti i kushtoi jetėn e tij shqipėrimit tė kryeveprės Barletiane.

    Rėndėsia e aktit letrar dhe historik tė Marin Barletit ėshtė e shumėfishtė. Pėrfshin disa rrafshe tė karakterit intelektual tė mirėfilltė. Duke bazuar te botimi i parė i kėsaj kryevepre tė pashembullt dua t'u tėrheq vėmendjen lexuesve nė disa aspekte, qė e kapėrcejnė, ose janė nė funksion tė tekstit tė mirėfilltė shkrimor.


    Libri i Barletit u botua nė Romė nė tipografinė e vėllezėrve Vitabulis, tė mbiquajtur si Albanozotė. Shumė dijetarė dhe historianė janė tė mendimit se kėta tipografė janė shqiptarė. Mbiemrimi i tyre si "Albanozoti" ndoshta nuk ka nevojė pėr koment. Libri shoqėrohet me disa gravura, tė cilat spikasin pėr stilin humanist gotik. Ikonografia e kėtyre ilustrimeve grafike deri mė sot nuk ėshtė realizuar. Studimet janė koncentruar nė pėrmbajtjen e librit dhe jo nė anėn e tij pikturike. Ka ardhur koha qė tė thellohemi edhe nė kėtė aspekt. Pėrpjekja ime ėshtė e para e kėtij lloji pėr tė bėrė publike njė analizė dhe njė sintezė tė ikonografisė sė librit tė Barletit nė lidhje tė drejtėpėrdrejtė me kulturėn dhe shpirtin kombėtar tė shqiptarėve nė epokėn passkėnderbejane.


    Libri i Marin Barletit nuk ka shumė ilustrime. Kėshtu faqja nė frontespic, ku ėshtė titulli "HISTORIA DE VITA ET HESTIS SCANDERBEGI EPIROTARUM PRINCIPIS", ("Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut Princit tė Epirotėve") ėshtė e kornizuar me njė numėr grafikash qė pėrmbajnė kompozime dhe subjekte tė ēuditėshme historike dhe mitologjike.


    Ēfarė tregojnė mė konkretisht kėto subjekte? Ēfarė simbolizon ikono-grafia e tyre e miniaturės? A janė tė rastėsishme dhe formale kėto ilustrime? A ėshtė konsultuar me piktorin grafist apo ndėrsjelltas? A i ka marrė artisti figurativ mendimet dhe idetė e Marin Barletit? Kjo ėshtė njė ēėshtje e madhe hulumtimi tepėr e dobishme. Duke vėzhguar dhe interpretuar miniaturat unė dal nė konkluzionin se artisti figurativ dhe autori i librit Barleti ynė kanė bashkėpunuar shumė ngushtė, se disa nga miniaturat janė tė lidhura nė mėnyrė konkrete me motivet e skėnderbejadės sė lavdishme tė shekullit XV. Gravurat e frontespicit pėrbėhen konkretisht nga 10 kompozime, qė qėndrojnė mė vehte, madje janė dhe tė kornizuara qartė. Gravura e sipėrme tregon njė betejė luftarake me kalorės pėrballė njėri-tjetrit. Nga njėra anė janė shqiptarėt qė sulmojnė dhe nga ana tjetėr janė kundėrshtarėt e tyre, tė cilėt bėjnė njė jetė pėr jetė a vdekje. Figura kryesore mbi kalė e kėsaj gravure nė anėn e majtė pėrfaqėson me sa duket Gjergj Kastriot Skėnderbeun, ose njė figurė kalorėsi simbol i shqiptarėve. Prapa kalorėsit janė dy kėmbėsorė qė mbajnė armė tė ngritura nė duar.

    Njė gravurė tjetėr mė poshtė paraqet nė mes njė qėnie mitologjike me krahė, qė ėshtė qartėsisht njė sfinks me gjoks gruaje me krahė shqiponjė dhe me trup luani. Fytyra e Sfinksit ka mbi kokė njė diademė tė hapur. Nė anėn e djathtė janė 5 figura, dhe njė figurė martiri qė rrėzohet i goditur me sa duket me shpatė. Nuk mund ta pėrcaktojmė domethėnien e kėsaj skene, mbase kemi tė bėjmė me ndonjė martir tė kishės, qė lidhet me shekullin e XVI ose fundin e shekullit XV. Nė anėn tjetėr tė grifonit ėshtė njė mbret i ulur nė fron i cili ka njė kurorė tė dallushme, anash tij janė tre ushtarė me heshta ndėr duar ndėrsa pėrballė ėshtė njė njeri, i cili ka ngritur duart pėrballė njė flakadani. Mbreti ėshtė nė pozėn e njeriut qė po dėgjon, kurse njeriu para fladakanit ėshtė ai qė rrėfen. Eshtė pra kėshtu simboli i autorit, qė tregon bėmat e tė tjerėve, qė shpalos heroizmin e shekujve.


    Kompozimet e tjera tė miniaturave janė dy rreshta gjatėsorė anash faqeve. Njė skenė paraqet njė mbret mbi kalė me kurorė, qė ka anash dy kalorės dhe tė gjynjėzuar para tij njė figurė murgu. Njė skenė tjetėr paraqet 6 persona mė saktė 5 prej tyre i janė tė mbėshtjellė rreth e qark njė njeriu me nderim. Ka shumė mundėsi qė ky ėshtė njė mbret, mbase bėhet fjalė pėr vetė Skėnderbeun. Njė skenė e tretė ėshtė akoma mė interesante, njė grua mban nė dorė njė enė dhe blaton diēka pėrpara dy burrave qė rrijnė nė kėmbė mbi njė piedestal. Sipėr kėtij kompozimi ėshtė njė shqiponjė dykrenare e cila paraqet njė interes shumė tė madh shkencor. Interesi ėshtė se pėr herė tė parė ne kemi dėshminė e simbolit tė flamurit tė Gjergj Kastriot Skėnderbeut, pra tė shqiponjės dykrenore, tė pranuar dhe tė aprovuar nga vetė Marin Barleti. Njė kompozim tjetėr nė miniaturė tregon tri vetė qė masakroi me shpatė njė grua martire. Kush ėshtė kjo martire? Mos kemi tė bėjmė me figurėn e Shėn Luēisė, martires sė famshme tė krishtėrimit, qė ka patur njė ndikim shumė tė madh nė trojet shqiptare sidomos nė qytetin e Durrėsit? Mos vallė masakrimi i kėsaj gruaje simbolizon masakrimin e vetė figurės sė Shqipėrisė nė formė tė femėrorizuar?


    Njė kompozim mė vehte paraqet dy djem qė mbajnė nė duar pishtarė dhe ecin nė drejtime tė kundėrta me njėri-tjetrin, mbi kokat e tyre fluturojnė tre pėllumba. Kėta simbolizojnė shpėrndarėsit e lajmeve tė mira, pra tė famės sė heronjve. Nė njė tjetėr kompozim, i cili ėshtė luftarak tregohet njė hero i rrėzuar pėrtokė me mburojė nė krahun e djathtė dhe shpatė dhe mbi tė dy luftėtarė me armė. Nė kėtė simbolikė betejash ėshtė njė simbol tipik i Romės, figura simbolike e ulkonjės dhe dy foshnjet, Romin dhe Romulin, qė pijnė qumėsht nga gjinjtė e ulkonjės. Nė kėtė kompozim ėshtė figura e njė gruaje tė ulur me dorėn e djathtė nė gjoks dhe para saj figura e njė burri qė diēka tregon me njė kapele tė shekullit XVI.


    Por ikonografia e librit pėrmban dhe dy gravura, njėra tregon vetė figurėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut nė profil, me mjekėr tė gjatė, me njė kapelė pa strehė dhe me flokė tė rruar. Ky portret sipas studjuesve ėshtė gravura mė autentike qė paraqet Heroin shqiptar. Siē e kemi thėnė edhe nė ndonjė shkrim tjetėr, libri i Barletit ka edhe gravurėn e njė burri tė ri qė mban nė dorėn e djathtė njė libėr, kurse dorėn e majtė e ka tė ngritur pak sipėr, mbas shpinės sė tij ėshtė muri i njė kėshtjelle dhe njė kullė e ngritur. Ai nuk ka mjekėr dhe portreti i tij inteligjent ėshtė mjaft shprehės. Ky portret i pėrket vetė Marin Barletit. Grafika nė fjalė ėshtė e njė rėndėsie kolosale. Kjo do tė thotė qė edhe miniaturat e tjera por edhe portreti i Skėnderbeut janė bėrė nė bashkėpunim me artistin figurativ. Cikėl mė vete janė edhe gėrmat gravura.


    Dua tė kumtoj se grafikat miniaturiste pėr tė cilat folėm mė lart kanė rrethuar nė mes tė tyre dhe dy poezi nė latinisht nga dy poetė bashkėkohės tė Barletit, me sa duket miq tė tij, qė vlerėsojnė shumė lart jo vetėm figurėn e ndritshme tė Skėnderbeut por dhe vetė nismėn e pavdekshme tė shkrimtarit dhe dijetarit humanist. Poezitė janė shkruar nė distikė, kanė karakter kushtimor, apologjik. Njėra ėshtė shkruar nga poeti Pjetėr Reguli nga Viēensa, kurse tjetra nga Domeniko Alcenjano. Kėta dy poetė kanė njė rėndėsi shumė tė madhe pėr ne shqiptarėt sepse ata janė tė parėt poetė nė botė, qė i kanė kushtuar poezi Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Tė dy kėta bėjnė kėshtu paraardhėsit e traditės shekullore tė poezisė sė popujve tė ndryshėm, qė pėrmendin me nderim emrin e Skėnderbeut dhe tė Shqipėrisė. Le tė kujtojmė pas tyre emrat e shumė poetėve tė mėdhenj si Ronsar, Agrippa, D'Obinje, Gabriel Ferni, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlou, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.
    Unė i kam pėrkthyer poezitė nga latinishtja nė shqip si mė poshtė:



    Pjetėr Reguli i Viēencės, (Shekulli XVI)
    ***
    Kėshtu do tė mahnitesh o lexues nga betejat
    e kapedanėve tė famshėm heroikė.
    Ndėr to ēudi ėshtė Skėnderbeu, rrufe e luftės,
    sa kėnaqėsi do tė ndjesh kur tė lexosh pėr tė!
    Prijės i madh, trim e shpirt hero,
    kėrdi ka bėrė mbi turqit kaq mizorė!
    Se emri i tij do tė thotė "Aleksandėr i madh"
    mirėmbetsh o lexues me lavdinė e tij pėrherė!



    Domeniko de Alcenjano i Padovės, (Shekulli XVI)
    ***
    Nė qoftė se ti lexues do tė tejshohėsh
    me aftėsinė tėnde nė kėtė vepėr madhėshtore,
    ke pėr ta ēuar famėn e autorit deri nė zenith,
    se ai kėndoi Skėnderbeun, bir i njė populli tė lartė.
    Kėndoi trimėritė e bėmat e prijėsit arbėr
    qė asnjė mangut nuk i le Kamilit tė madh.
    I pakrahasueshėm nė fitore, i shkatėrroi me ngulm
    ushtritė pafund tė perandorėve sulltanė.
    Le tė gėzojė e larta Arbėri pėr kėto triumfe,
    le tė ngrejė nė qiell veprat e princit tė vet.

    Gazeta Shqiptare
    22 Mars 2001

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anėtarėsuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,505
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    "Ėndrra e nėnės sė Gjergj Kastriotit, teksa priste tė lindte Heroin e pathyeshėm"
    Ėndėrroi sikur do tė lindte njė Dragua...

    "Por, pėrpara se tė kaloj mė tutje, nuk mendoj se duhet lėnė mėnjanė ajo qė unė e mora si krejtėsisht si njė ēfaqie mrekullie dhe qė u profetizua prej shumė njerėzve, mbi lavdinė e kėtij njeriu, megjithėse e di mirė se shumė vetė s’do t’a pėrfillin fare, si fort tė ngajshme me pėrrallat e vjetra. Thonė, pra, se kur Vojsava mbeti me barrė me tė, pa nė ėndėr se lindi njė dragua aq tė madh, sa qė mbulonte gjithė Epirin, kokėn e shtrinte ndėrmjet kufijve tė turqve, tė cilėt i pėrpinte me gurmazin e vet tė gjakosur, ndėrsa bishtin e mbante nė det ndėrmjet kufijve tė krishterė dhe sidomos tė shtetit tė Venedikut. Gjoni, me t’iu rrėfyer ėndrra, nga qė ajo nuk ishte njė punė qė tė hetohej me anė rropullish apo qė kėrkonte pėr shpjegues Apollonin, e qetėsoi me gėzim tė madh tė shoqen dhe profetizoi me lehtėsi se prej saj do tė lindte njė burrė i pėrmendur nė luftė e nė vepra, i cili do tė ishte armiku mė i rreptė i turqve dhe njėkohėsisht kapedani i tyre mė fatbardhė, mbrojtės i fesė sė krishterė” - Histori e Skėnderbeut, Marin Barleti
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

Tema tė Ngjashme

  1. Vorio- Epiri, njė ėndėrr nė arkivol
    Nga ORIONI nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:02
  2. Leka i Madh
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-03-2010, 13:37
  3. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 15:02
  4. Marin Barleti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2006, 19:11
  5. Marin Barleti (1460-1513)
    Nga StormAngel nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-09-2004, 00:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •