Rastesia kurre nuk do te na coje larg
Korrieri E Diele, 27 Mars 2005
Kombetarja shqiptare do te luftoje me Gjeorgjine per vendin e 5-te ne grup, maksimumi qe duket se mund te marre nga keto eliminatore te Boterorit 2006. Humbja 0-2 ne Turqi, perforcoi pershtypjen e krijuar nga 0-2 me Gjeorgjine, Danimarken e Ukrainen se fitorja 2-1 ndaj Greqise ishte nje fryt i faktorit "derbi" dhe jo raporti i vertete i forcave.
Trajneri Briegel, i vene vazhdimisht ne prove nga mungesat e shumta, vuajti "kampionatizmin" e treguar ne miqesoret e fituara (Suedia, Islanda, Estonia) dhe mungesen e pervojes te lojtareve te rinj, qe nuk kane luajtur ne ato miqesore. Nje ushtri qe shkon ne lufte pa u stervitur mire, peson humbje te renda dhe Shqiperia ne Turqi e provoi kete gje.
Me kalimin e kohes duket se Briegel po gabon qe nuk po integron ne kombetare lojtare te tipit Fatmir Vata (ish) apo te tjere, ndersa Duro, megjithe perpjekjet maksimale, nuk mund te jepte me shume per shkak te mungeses te aktivizimit te Bielefeldi.
Shqiperia vuan mungesen e konkurrences ne grupin e lojtareve te kombetares, vuan nga furnizimi teper i dobet qe i vjen nga kampionati shqiptar, per shkak te cilesise shume te ulet te ketij te fundit dhe per shkak te vonesave te pafalshme nga FSHF ne evidentimin e talenteve jashte vendit. Po ashtu, menaxhimi jo i mire ben qe lojtare te perspektives ne kampionatin shqiptar te humbin vitet kot, ne fushat tona, kur ata duhet te jene duke luajtur jashte.
Brezi i arte i fundit te viteve 90-te duket se po e mbyll ciklin dhe lojtare si Haxhi, Tare, Lala, Hasi, Bushi, pa permendur Rrakllin e Cipin jane tashme ne nje moshe kritike. Ajo qe vjen pas tyre eshte frikesuese. Shqiperia nuk ka me, nje eksod si ne vitet 91 apo 97, kur nje numer i madh talentesh tanet u integruan shpejt ne futbollin europian.
Kjo ben qe Shqiperia tani te duket me e pafuqishme sesa ne ndeshjet ndaj Rusise, Zvicres apo Irlandes, qofte edhe per shkak te vemendjes me te madhe qe kundershtaret po tregojne ndaj nesh.
Qe te mos kete inerci dhe rastesi, duhet qe strukturat e FSHF-se te jene me te plota, me profesioniste (punesim me konkurs e CV), qe klubet shqiptare te jene me serioze duke mesuar nga pervoja e Europes Lindore, ne menyre qe "lenda e pare" e vendit tone, qe eshte e cilesise mjaft te larte, te kanalizohet si duhet qe ne moshen 8-9 vjecare, deri sa te mbylle karrieren.
B.Kuka
Krijoni Kontakt