Close
Faqja 14 prej 27 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 265
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Rastesia kurre nuk do te na coje larg

    Korrieri E Diele, 27 Mars 2005

    Kombetarja shqiptare do te luftoje me Gjeorgjine per vendin e 5-te ne grup, maksimumi qe duket se mund te marre nga keto eliminatore te Boterorit 2006. Humbja 0-2 ne Turqi, perforcoi pershtypjen e krijuar nga 0-2 me Gjeorgjine, Danimarken e Ukrainen se fitorja 2-1 ndaj Greqise ishte nje fryt i faktorit "derbi" dhe jo raporti i vertete i forcave.

    Trajneri Briegel, i vene vazhdimisht ne prove nga mungesat e shumta, vuajti "kampionatizmin" e treguar ne miqesoret e fituara (Suedia, Islanda, Estonia) dhe mungesen e pervojes te lojtareve te rinj, qe nuk kane luajtur ne ato miqesore. Nje ushtri qe shkon ne lufte pa u stervitur mire, peson humbje te renda dhe Shqiperia ne Turqi e provoi kete gje.

    Me kalimin e kohes duket se Briegel po gabon qe nuk po integron ne kombetare lojtare te tipit Fatmir Vata (ish) apo te tjere, ndersa Duro, megjithe perpjekjet maksimale, nuk mund te jepte me shume per shkak te mungeses te aktivizimit te Bielefeldi.

    Shqiperia vuan mungesen e konkurrences ne grupin e lojtareve te kombetares, vuan nga furnizimi teper i dobet qe i vjen nga kampionati shqiptar, per shkak te cilesise shume te ulet te ketij te fundit dhe per shkak te vonesave te pafalshme nga FSHF ne evidentimin e talenteve jashte vendit. Po ashtu, menaxhimi jo i mire ben qe lojtare te perspektives ne kampionatin shqiptar te humbin vitet kot, ne fushat tona, kur ata duhet te jene duke luajtur jashte.

    Brezi i arte i fundit te viteve 90-te duket se po e mbyll ciklin dhe lojtare si Haxhi, Tare, Lala, Hasi, Bushi, pa permendur Rrakllin e Cipin jane tashme ne nje moshe kritike. Ajo qe vjen pas tyre eshte frikesuese. Shqiperia nuk ka me, nje eksod si ne vitet 91 apo 97, kur nje numer i madh talentesh tanet u integruan shpejt ne futbollin europian.

    Kjo ben qe Shqiperia tani te duket me e pafuqishme sesa ne ndeshjet ndaj Rusise, Zvicres apo Irlandes, qofte edhe per shkak te vemendjes me te madhe qe kundershtaret po tregojne ndaj nesh.

    Qe te mos kete inerci dhe rastesi, duhet qe strukturat e FSHF-se te jene me te plota, me profesioniste (punesim me konkurs e CV), qe klubet shqiptare te jene me serioze duke mesuar nga pervoja e Europes Lindore, ne menyre qe "lenda e pare" e vendit tone, qe eshte e cilesise mjaft te larte, te kanalizohet si duhet qe ne moshen 8-9 vjecare, deri sa te mbylle karrieren.

    B.Kuka
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 27-03-2005 mė 10:32

  2. #132
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga dodoni
    Ne menyre qe te kemi nje kombetare sa me te forte, e kam thene disa here dhe po e them prape, duhet ta bashkojme kampionatin e Dardanise me ate te Shqiperise.

    Une nuk e kuptoj se pse nuk e kane bere kete gje ende FSHF-ja dhe FFK-ja kur askush nuk mund ti ndaloj, askush nuk mund ti pengoj. E kane mundesine per ta bere kete qe nga 1999-ta.

    Disa nga perfitimet per futbollin shqiptar jane:

    - kampionati do behej me interesant
    - kampionati do behej me kompetitiv (vetem imagjino kompetitivetin e Tiranes dhe Prishtines)
    - si rezultat i ketyre dy te parave do te kishim shume me shume shikues ne stadiume (imagjino ndeshjet Tirana-Prishtina, Prishtina-Tirana, apo edhe te skuadrave tjera si Vllaznia, Trepca, Teuta, Besa e Pejes, Gjakova, Partizani, Dinamo, Flamurtari etj.), qe do te shtonte te ardhurat e klubeve nga shitja e me shume biletave
    - poashtu do te kishim me shume shikues te ketyre ndeshjeve ne TV-te shqiptare qe do i bente keto te fundit te paguanin me shume per te blere licencat e shfaqjeve te ndeshjeve, qe poashtu do te shtonte te ardhurat e klubeve
    - si rezultat i ketyre dy te fundit do te kishim me shume reklama te kompanive ne stadiumet shqiptare, qe prape do te shtonte te ardhurat e klubeve

    Forcimi i kampionatit tone eshte bazamenti kryesor i nje kombetareje tone te denje per te luajtur me kedo ne bote dhe per te fituar.



    Urojme qe te bashkohen kampionati i Dardanise dhe Shqiperise sa me pare, dhe si gjithmone i urojme shume suksese dhe fitore e vetem fitore (bile edhe fitore te thella)kombetares ne ndeshjet e ardhshme.

    Tung
    Jam dakort me Dodonin. N.q.s duam nje kampionat shqiptar te forte, rruga e vetme dhe e shpejte eshte bashkimi me ate kosovar.
    Vecse kisha edhe une nje verejtje. Me duket se futbollistet nga kosova jane me ambiciozei se sa ata nga Shqiperia.Nje here qe luajti Elbasani ne Prishtine per kupen Adem Jashari , futbollistet e Prishtines donin te fitonin me cdo kusht dhe i sakatuan nga kembet ata te Elbasanit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 27-03-2005 mė 10:59

  3. #133
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Ēfare faji ka Briegeli, keta lojtare kemi ne. Ne ndeshjen me Turqine me te vertete qe ishim te pafat; dy golat i hengrem kot, shtylla...
    Lika ishte klas fare.
    I ka futbolli keto, ishalla rrafim Greqine. Forca Shqiperia!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 27-03-2005 mė 11:26
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #134
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Kombėtarja jonė u mund mbrėmė 2-0 nga Turqia, duke zhgėnjyer totalisht me lojėn e saj

    Brigel-Dallku, "vula" e humbjes kuqezi


    Alfred LLESHI


    Ishtė e trishtė humbja e mbrėmshme, thuajse plotėsisht e pashpresė e ardhmja e kėsaj kombėtareje. Shuhet njė ėndėrr, qė nė fakt ka qenė qorre, eksklamative qorre qė nė fillim, pėr kėllqet tona. Kemi besuar kot sė koti, ndėrkohė qė mbrėmė jemi rikthyer nė origjinė, si "Sizifė" tė martirizuar, pėr t'ia nisur sėrish nga fillimi.
    Kemi bėrė sėrish gabime elementare nė mbrojtje, ku "heroi" ka qenė pa dyshim Dallku, dhe kemi humbur, siē kemi bėrė mė sė shumti.
    Edhe pse prej 2 vitesh kemi nė krye njė trajner tė huaj, vazhdojmė tė mundim vetveten me gafat tona. Po deri kur do tė na ndėshkojnė "gabimet njerėzore" tė futbollistėve tanė kuqezinj? Njė problematikė qė, pas shuarjes pėrfundimisht tė shpresave pėr tė shkuar nė "Gjermani 2006", duhet tė preokupojė tė gjithė ata qė merren me futbollin shqiptar, qė nga presidenti Duka e me radhė tė gjithė tė tjerėt pas tij. Sepse, ndėrsa shpenzimet pėr kombėtaren po rriten nga ndeshja nė ndeshje, kuqezinjtė dhe vetė trajneri Brigel po "dezertojnė" me lojėn dhe rezultatet e tyre.
    Pėr t'i rėnė shkurt kėtij prologu tė komentit tonė, qė nė fakt ėshtė edhe esenca e asaj qė pamė mbrėmė nė kampin kuqezi, nė pėrballjen me turqit, arrijmė nė pėrfundimin se kur ēalon profesionalizmi, amatorizmi e dredh si tė dojė.
    Nėse ka vėrtet njė logjikė pararendėse nė atė lojė qė jemi mėsuar ta quajmė futboll, vetėm ajo u mungoi tė besuarve tė Brigelit nė takimin e mbrėmshėm ndaj pėrfaqėsueses turke. Vetėm logjikė tė mirėfilltė profesioniste dhe harmoni nuk pamė tek ata nė kėtė ndeshje. Pėrjashto Ilion Likėn, qė ka treguar se meriton atė qė i ka besuar Brigeli mbrėmė, Erion Bogdanin, qė ka lėvizur shumė dhe ka sjellė aromė goli pėr skuadrėn tonė, dhe Altin Haxhin, njė lojtar inteligjent dhe virtuoz, tė tjerėt kanė qenė hija e vetvetes.
    Si nė ndeshjen paraardhėse, tė humbur nė "Qemal Stafa" ndaj Ukrainės, pamė njė stonaturė tė pėrgjithshme nė lojėn e kombėtares sonė dhe zhgėnjim total tė sportdashėsve shqiptarė tė pranishėm nė stadiumin "Inonu" dhe tė tjerėve anekėnd botės.
    Nė fakt nuk mund tė evidentosh repart loje apo individ pėrgjegjės pėr kėtė humbje, sepse aty ku bėnte skifo njėri, aty ia fuste ēapraz tjetri. Edhe atėherė kur dikush orvatej t'ia merrte shtruar e ėmbėl, si Haxhi apo Bogdani, nuk ia dilte dot pėrballė vendėsve agresivė dhe tė vendosur mirė nė fushė, me synimin e qartė, fitoren. Po ē'kishte ndodhur nė kampin kuqezi, nė atė lojė gjumėndjellėse dhe pa fantazi e kreativitet? Dikush mund tė thotė mungonin ustallarėt, si Murati, Hasi dhe Ēipi, dikush tjetėr mund tė justifikohet se pėr kuqezinjtė kish qėlluar ditė terse?
    Mund tė jetė edhe kėshtu, ashtu siē mund tė justifikohet Brigeli se Turqia qėndron shumė mė lart se ne, prandaj qė nė fillim ishte favorite. Por nė kėtė rast ka edhe njė pėrgjigje tjetėr, mė tė thjeshtė: Qė futbollistėt e hedhur nė fushė nga Brigeli ishin mė modestė (jo tė gjithė) se vendėsit, kjo edhe dihej, sikurse u provua nė "mejdanin" e Stambollit, stadiumin "Inonu", por qė edhe vetė dirigjenti i tyre nuk do tė ishte nė gjendje ta ftillonte atė farė "potpurie shqiptaro-kuqezi", kjo nuk pritej.
    E thėnė troē, i tėrė kampi ynė kuqezi nuk i pėrkiste as njė qyteti Osman, as njė katundi Ramazan nė Turqi, siē thoshte dikur Nikollaj Gogoli. Ky i fundit, nėse do tė shkruante pėr ta, referuar asaj qė dhanė mbrėmė nė ndeshjen me Turqinė, mund t'i bėnte personazhe tė veprės sė tij tė njohur, "Frymė tė vdekura".
    Me zhvillimin e ndeshjes sė mbrėmshme, kombėtarja jonė i ka dhėnė fund edhe fazės sė parė tė kėtyre eliminatoreve tė Botėrorit 2006. Nė kėtė hapėsirė kohe, qė e "ngopėm" me entuziasėm tė thekur dhe shpresa invalide, sipas tė cilave mund tė shkonim edhe ne njėherė nė finalet e njė botėrori, rrėzėllitėse mbetet fitorja 2-1 ndaj Greqisė, pėr sa u takon ndeshjeve nė shtėpi, dhe shumė pak ngushėlluese ajo e shkretė fitore ndaj Kazakistanit tė vendit tė fundit nė trasfertė, qė, shyqyr zotit, na buzėqeshi ne.
    Sikurse e thamė edhe nė fillim tė kėtij shėnimi tonė pėr humbjen ndaj Turqisė, mbrėmė e hodhėm pėrfundimisht nė erė ėndėrrėn pėr tė qenė pjesė e finaleve tė Botėrorit 2006, prandaj tani duhet kthyer fleta. Pėr tė bėrė plane afatgjata, sepse jemi shumė larg asaj qė kėrkojmė. Me kėtė rast, urojmė qė ndonjėri prej futbollistėve "veteranė" kuqezinj tė ndjekė shembullin e Strakoshės, apo edhe ndonjė i ri i afruar nga Brigeli tė mos i hyjė nė hak ndonjė tjetri, por tė hapė krahun, sepse, me sa pamė edhe mbrėmė nė sfidėn me Turqinė, ndonjė syresh nuk pėrputheshet gjėkundi me veten e tij, jo mė me grupin. Ēėshtje kjo qė ka tė bėjė direkt me trajnerin Brigel, pėr tė cilin mund tė ketė edhe njė shans tė fundit, ndeshja e pas katėr ditėve, Greqi-Shqipėri.
    Pas humbjes me Ukrainėn nė shtėpi, por edhe 90-minutėshit tė mbrėmshėm, feksja e zgjedhjeve tė trajnerit kuqezi ngjan tamam me shembjen e "kėshtjellės brigeliane", krijuar pas disa ndeshjeve pozitive nė eliminatoret e Europianit tė shkuar apo nė miqėsoret e kėtij edicioni, ku goditi jo pak nė shenjė.
    Loja e paqartė, me gabime nė gjithė sektorėt, veēanėrisht nė atė tė mbrojtjes, nuk premton pėr atė qė pretendojnė shqiptarėt. Madje, mosakordimi i tė rinjve tė afruar nė kombėtare nga Brigeli sė fundi tė ngjall pezmet e vjetra. Ndėrsa ne, dashamirėsit e pėrfaqėsueses sė futbollit, qė edhe mbrėmė qemė tė dėnuar tė sodisnim pa ndonjė pėrjetim tė veēantė disa qėnie tė llojit tonė, tė veshur kuqezi, me nė krye Brigelin, qė pas ndeshjes krijoi mėrzi dhe humbi dukshėm nė vrundujt e tymtė tė konfuzionit tė vet, duhet tė presim se ndonjė ditė do tė shohim kombėtaren mė tė mirė tė mundshme, e jo tekat e njė trajneri tė huaj, qė akoma rri thundrafortė nė terrenin e tij tė mėrisė me njėrin apo tjetrin futbollist...
    Sa pėr mijėrat e eurove, qė biznesmenėt tanė, federata e futbollit, apo edhe qeveria jonė, i hodhėn nė kėmbėt e futbollistėve kuqezinj ndeshje pas ndeshjeje, por qė vetėm dy herė i pėrlanė protagonistėt tanė "tė shumėvuajtur", i paēin hėngėr gėzuar. Po deri kur...?

    Thanė pas ndeshjes:
    Ersun Janal, trajneri i Turqisė:
    "Jemi tė lumtur qė fituam. Ishte njė avantazh pėr ne qė shėnuam dy gola nė fillim. Nuk mund tė them ndonjė gjė tė veēantė pėr lojėn, por ishte njė atmosferė e mrekullueshme nga tifozėria. Pas kėsaj, ēdo ndeshje do tė kalojė nė atmosferė finaleje. Do tė kemi pėrsėri nevojė pėr mbėshtetjen e kėsaj tifozėrie tė mrekullueshme. Do tė vazhdojmė rrugėn tonė duke fituar ēdo takim."

    Hans Peter Brigel, trajneri i kombėtares shqiptare:
    "Nuk mė kishte bėrė vaki qė tė humbisnim kaq shpejt njė ndeshje futbolli. Pėr mua ishte i papritur njė rezultat i tillė. Pas golave, sidomos nė pjesėn e dytė, u munduam tė reagonin dhe krijuam raste pėr tė shėnuar gol. Nuk shėnuam, ndoshta edhe nuk patėm fat. Turqit e administruan lojėn dhe arritėn tė fitonin me meritė."

    Tė veēanta
    - Ndeshja u ndoq nga rreth njė mijė tifozė shqiptarė. Aty u dhanė mesazhe miqėse dhe nė tribunė u hapėn tė dy flamujt sė bashku.
    - Ekipi shqiptar kishte disa personazhe tė njohura pėr opinionin sportiv vendės, si Brigeli qė ka qenė tranjer i Beshiktashit dhe Trabzonsporit, Bushi qė ka luajtur me Trabzonsporin dhe Istanbulsporin si dhe Duro, ish-lojtari i Gallatasarajit dhe Malatiasporit.



    Vlerėsime tė ish-trajnerėt e kombėtares shqiptare
    Astrit Hafizi: "Pėr mendimin tim, si penalltia edhe autogoli erdhėn si pasojė e gabimit tė njėrit lojtar, Dallkut. Skuadra jonė nė kėtė ndeshje humbi sepse kishte shumė difekte nė organizimin e lojės. Sidomos Skela u paraqit dobėt, ashtu si edhe Lala dhe Cana, qė kishin pėr detyrė tė shkatėrronin lojėn e kundėrshtarit. Por sidomos Skela duhet tė kishte dhėnė mė shumė nė aspektin e organizimit tė lojės. Vetėm sulmi luajti mirė. Pėr sa u pėrket fjalėve qė tė gjatėt nuk luajnė dot bashkė, kjo nuk ėshtė shumė e rėndėsiėshme. Sipas mendimit tim personal, dyshja e sulmit duhet tė kishte luajtur bashkė edhe mė parė, pasi Tare dhe Bogdani mund tė luajnė bashkė. Kėshtu e mendoj unė. Kjo dyshe duhet tė ishte futur nė fushė qė nė ndeshjen me Ukrainėn. Po kėshtu skuadra jonė nga ana psikologjike dhe morale nuk ishte nė ditėn e saj mė tė mirė dhe kjo duket se ndikoi nė lojė. Turqia luajti mirė nė kėtė ndeshje. Kemi parė njė skuadėr fizikisht shumė tė fortė. Gjithsesi, kjo Turqi nuk ėshtė ajo e botėrorit dhe mendoj se nuk ėshtė favorite pėr tė shkuar nė Gjermani. Sa pėr ekipin tonė, nė kėtė ndeshje u bėnė shumė lėvizje nė formacion, pasi mungonte Hasi, qė ndikoi nė lojėn tonė. Sidomos nė mesin e fushės duhet tė ishin bėrė disa lėvizje tė studiuara qė nė fund tė jepte rezultatet e saj nė funksion tė gjithė ekipit."

    Neptun Bajko: "Gjithmonė ekipet qė duan tė bėjnė diēka, pra tė fitojnė, duhet tė dinė tė mbrohen. Kjo filozofi nuk u pat parasysh nga trajneri ynė i kombėtares, i cili nuk bėri asgjė pėr tė ndryshuar. Gabimet tona erdhėn si pasojė e aftėsive tona tė kufizuara, si dhe konceptet e gabuara tė vendosjes nė fushėn e lojės. Skuadra kundėrshtare ushtroi presing qė nga fillimi i takimit. Turqit luajtėn mirė. Patėn raste, por nuk mundėn t'i shfrytėzonin deri nė fund tė lojės. Kjo ndeshje pėr skuadrėn tonė nuk pati lojė nė bllok, pasi repartet nuk ishin tė mbėshtetura nga njėri-tjetri. Pozitive pėr mendimin tim nė kėtė ndeshje ka qenė loja e dy sulmuesve. Edhe pse nuk u kordinuan si duhet, pasi ishin tė shkėputur nga njėri-tjetri, ata ishin mė pozitivėt nė fushė. Bogdani duhet tė ishte futur mė parė nė fushėn e lojės, por edhe nė formacionin e kombėtares. Ndeshja me Greqinė do tė jetė mė e vėshtirė. Skuadra greke luan shumė mirė, sidomos nė sulm, dhe nuk fal para portės. Pra do ta kemi shumė tė vėshtirė edhe nė ndeshjen e radhės. Pėr sa u pėrket ndryshimeve nė ekip, them se nė kombėtare gjithmonė ka kohė pėr revolucion. Sidomos nė mbrojtje duhet tė ndryshojmė shumė. Mė vjen keq qė nuk arritėm tė merrnim njė rezultat pozitiv. Tė paktėn tė kishim mbetur nė luftė pėr nė botėror deri nė fund. Ndoshta do t'i kishim dhėnė bukuri mė shumė grupit."



    Marrė nga www.sportishqiptar.com.al


    Personalisht jam i mendimit qė humbja e djeshme (edhe pse nuk e pashė ndeshjen) hyn nė pėrgjegjėsinė kolektive tė ekipit...

    Dallime tė tilla siē ka sapo bėrė sportishqiptar dhe z.Alfred Lleshi i konsideroj si shumė injorante..

    Nqs do kishte fituar kombėtarja dje,po ky zotria tėrėr lojtarėt tanė do ti bėnte heronj kombėtar e pasardhės tė Skėnderbeut....

    Nė tė vėrtetė qė pėr shumė nga ne,qė pak a shumė ja kemi idenė futbollit shqiptar humbja e djeshme ishte e parashikuar dhe e pritur..

    Pėr mendimin tim ne nuk kemi kampionat tė fuqishėm si rrjedhojė,qė edhe kombėtarja jonė "ēalon" kaq shpesh..

    Nuk mund tė krahasohemi me turqit qė kanė fituar Kupėn Uefa me klube,kanė dalė ne vendit e 3 nė botėror,janė me 2 ekipe ēdo vit nė garėn e "ajkės sė futbollit Europian" ose Champions League...

    Kėto janė fakte dhe jo pėrralla,janė fakte qė flasin vetė pėr diferencėn mes dy kombėtareve,kėshtu qė nuk kemi pse tė mėrzitemi kot...

    Nqs nuk ndryshojnė mentalitet loje futbollistaėt tanė nuk kemi pėr tė pasur as edhe njė herė rezultate konkrete tė futbollit shqiptar..

    Me llapa-ēupa nuk shkohet ne botėror.....

    Duhet punė serioze si nga tranjeri ashtu dhe nga lojtarėt....

    Gabim i madh,pėr mendimin tim janė dhe "primet" e ndryshme....

    Ēdo tė thotė "prim" pėr ekipin Kombėtar...????

    Ai lojtar qė thirret ne ekipin Kombėtar duhet ta ketė pėr nder qė pėrfaqson kombin e tij ne ndeshje internacionale dhe obligimi qė ka ai ėshtė thjesht opcional e moral,ai mund tė refuzojė tė luajė pėr ekipin por edhe nuk duhet ta shohi ekipin kombėtar si mjet fitimi...

    Nejse se pėr ekipin Kombėtar tė flasėsh duhet shumė kohė pėr ti bėrė njė analizė sadopak realiste....


    I uroj shumė suksese tė mėrkurėn ekipit Kombėtar edhe pse "kurthi greko-shqiptar" nuk i dhanė tė drejtė mijra emigrantėve shqiptarė tė pėrkrahin ekipin e tyre tė zemrės.....


    Ja kalofshi mirė
    .........................

  5. #135
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Qerim
    Jam dakort me Dodonin. N.q.s duam nje kampionat shqiptar te forte, rruga e vetme dhe e shpejte eshte bashkimi me ate kosovar.
    Vecse kisha edhe une nje verejtje. Me duket se futbollistet nga kosova jane me ambiciozei se sa ata nga Shqiperia.Nje here qe luajti Elbasani ne Prishtine per kupen Adem Jashari , futbollistet e Prishtines donin te fitonin me cdo kusht dhe i sakatuan nga kembet ata te Elbasanit.


    Qerim


    Kjo ėshtė njė ēėshtjė mė shumė politike them unė....

    Le tė mos harrojmė qė njė pjesė e mirė e futbollistėve sė Kombėtares janė Kosovarė,(qė tė mos them mė tė mirėt .......) kėshtu qė bashkimi i dy kampionatėve personalisht hyn dhe ai nė ēėshtjet politike....

    Kampionatet mund tė bashkohen vetėm atėhere kur dhe Kosova ka pėr tu bashkuar me Shqipėrinė (nqs kjo ėndėrr e shqiptarėve ka pėr tu realizuar ndonjėherė)...


    Kampionati shqiptar mund tė bėhet i fortė edhe me ekipet qė ka nqs punohet me seriozitetin e duhur,dhe me manaxhim serioz nė klubet sportive shqiptare....




    Ps.Atė vėrentjen e shtove tani nga fundi mė duket,se nė fillim nuk e kishe........
    .........................

  6. #136
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Tirona-Re

    ca vrojtime per komtaren tone...

    1.

    2.

    3. robt turqve.






    E fortė shumė kjo e treta.............
    .........................

  7. #137
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Dallku beri dy gabime fatale por ne pjesen tjeter te lojes lujti mire fare. Them se do jete nder lojtaret qe do i sherbeje kombetares shume.


    Ore si nuk i kuptoj keta gazetaret shqiptare. Pse nuk shkrujne ndonje roman keta... letersia u shkone me teper se analizat qe bejne per futbollin... Ky shoku Lleshi ēa pret prej nje kombetarje gjitha arrna, me mungesa titullaresh te cilet zevendesohen nga lojatre qe luajne ne nje prej kampionateve me te dobeta te Evropes...?

    Kaq e kemi takatin o vlla, s'ke ēa i ben.

    hajde me nje barazim ne Athine ishallah.

  8. #138
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga forum126
    mos u merzitni ndeshja mbaron 2:4




    Ky ėshtė optimizėm.........

    .........................

  9. #139
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga Tirona-Re
    Dodono, sja paske fare haberin nga futbolli. mir thot njoni, ska kurr futbollist me syze.



    Davids ai hollandezi nuk ėshtė me syze mer.......????
    .........................

  10. #140
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anėtarėsuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Nė botėn e ēudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]

    Kaq e kemi takatin o vlla, s'ke ēa i ben.


    hajde me nje barazim ne Athine ishallah.



    Tė dyja kėto janė fjalė mė vend.....

    Fjalia e parė ėshtė realiteti i futbollit shqiptar....


    Pėr fjalinė e dytė nuk kam ētė them tjetėr pėrveē "Nga goja jote,nė vesh tė Zotit" ishallah....
    .........................

Faqja 14 prej 27 FillimFillim ... 4121314151624 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •