Fatmiri, student 29 -vjeēar dhe ministėr nė Shkup (Shekulli)
...
Fatmir Besimi brenda pak ditėsh ėshtė bėrė i njohur pėr opinionin e gjėrė ndėrkombėtar dhe ėshtė cilėsuar si bartės i shpresave tė vendit tė tij, Maqedonisė. Studenti 29 -vjeēar nga Tetova, sė fundi ėshtė emėruar ministėr i Ekonomisė nė qeverinė e kryeministrit Vlado Buēkovski. Nuk ka qenė vetėm fati i mirė, i cili Fatmir Besimin e ka katapultuar nė postin e rėndėsishėm nė Shkup, por nė radhė tė parė zelli i njė tė riu me horizont tė gjėrė interesimi.
Pėr mediat perėndimore Fatmir Besimi u bė i njohur javėn e kaluar, kur Universiteti i Staffordshire nė qytezėn angleze Stoke-on-Trent me krenari njoftoi se ai do tė bėhet ministėr i Ekonomisė i vendit tė tij. Nė Britaninė e Madhe, Besimi ishte duke shkruar doktoraturėn e tij mbi politikėn monetare nė Republikėn e Maqedonisė. Profesori i tij, Iraj Hashi, njė ekspert iranian me pėrvojė nė proceset e privatizimit dhe transformimit nė Ballkan tha se studenti shqiptar dėshiron tė japė kontribut nė zhvillimin ekonomik tė vendit tė vogėl dhe tė ēojė pėrpara reformat....
Le te shpresojme se edhe ne Shqiperi koha kur te rinjve do tu jepet mundesia te tregojne veten e tyre do te vije. Nuk jam aspak dakort se duhet larguar teresisht brezi i vjeter, por ne rast se te rinjte jane me te afte duhet bere e pamundura qe te shkulen ata qe kane leshuar rrenje ne kolltuk megjithese nuk e meritojne.
Suksese ministrit te ri, pershendetje anetareve.
Krijoni Kontakt