Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Tregtarėt e religjionit

    Agon Hamza

    Nė psikoanalizėn Lacaniane, simptoma definohet si “kthimi i sė vėrtetės sė shtypur”. Subjekti e shtyp/ndrydhė njė akt ose moment traumatik nė tė pavetėdijshmen e tij, i cili ka ndodhė nė tė kaluarėn, duke kujtuar se e ka harruar apo zhbėrė atė ndrydhje. Mirėpo, ajo kthehet te ai pikėrisht nė drejtimin e kundėrt me shtypjen qė i ka bėrė subjekti momentit traumatik. Nė kėtė kontekst, duhet tė kuptohet rritja e islamizmit radikal nė Kosovė.


    Gjatė gjithė periudhės sė pasluftės, kur nė Kosovė filluan tė shfaqen mjekrrat e gjata, pantollonat e shkurtėra, dhe vajzat e reja tė mbuluara, ėshtė thėnė se kėta janė vetėm njė pakicė shoqėrore, se ata nuk duhet marrė seriozisht, janė njerėz tė kėsaj apo asaj katėgorie shoqėrore. Arsyetimi tjetėr ėshtė: nėse flasim publikisht pėr rritjen e radikalizmit islamik, atėherė i shėrbejmė argumentit tė Serbisė se nė rast tė pavarėsisė, Kosova do tė bėhet vend islamik. Dhe, nė kėtė mėnyrė, e kemi ndrydhur pėrceptimin pėr rritjen e fenomenit tė quajtur islamizėm radikal (siē po quhet tani).

    E gjithė kjo mund tė kuptohet vetėm nėpėrmjet kuptimit tė rrethanave shoqėrore, tė cilat kanė ndikuar nė rritjen dhe forcimin e islamizmit radikal. Rrėnjėt e fesė janė nė krizat shoqėrore, dhe krizat shoqėrore janė faktori kryesor qė ndikojnė nė rritjen dhe radikalizimin e fesė si tė tillė.

    Tė gjithė kanė ardhur nė njė konkludim tė pėrbashkėt rreth rritjes sė islamizmit radikal: Kosova gjendet nė krizė tė madhe ekonomike, sociale e kulturore, dhe rrjedhimisht, nė njė hapėsirė ku ideologjia sunduese e hup forcėn kohezive, ėshtė e lehtė tė manipulohen strukturat e varfėra shoqėrore. Agjentėt fetarė tė kėtyre sekteve, po e shfrytėzojnė jashtėzakonisht mirė hapėsirėn shoqėrore pėr propagandimin e fesė.

    Krizat shoqėrore nė Kosovė veēse po rriten, e me to edhe varfėria dhe mungesa e perspektivės. Shpėtimi kėrkohet nė fenė. Marxi thotė nė njė vend se “varfėria fetare ėshtė nė tė njėjtėn kohė shprehja e varfėrisė sė vėrtetė dhe protesta kundėr kėsaj varfėrie tė vėrtetė”. Nė kėtė sens, rritja e besimit fetar nė Kosovė duhet tė kuptohet vetėm nė kėtė mėnyrė: si protestė kundėr varfėrisė ekonomike, shoqėrore e kulturore. Feja ėshtė “thirrja e qenies sė shtypur”.

    Duke u ofruar shpėtimin nė realitetin qiellor/mbinjerėzor, ata nuk bėnė gjė tjetėr veēse e nėnshtruan njeriun edhe shiprtėrisht. Pafuqia e masave tė shtypura ekonomikisht e politikisht, pėr ta avancuar pozitėn e vet, i bėri ato qė tė kėrkojnė shpėtimin te feja, te dogma. Kjo veēse e athellon pafuqinė e njeriut. A nuk duhet t’ia lėmė qiellin hipokrizisė fetare, e ne tė merremi me tokėn dhe problemet reale tė jetės sonė?

    Argumenti i islamistėve radikalė ėshtė se Islami ėshtė alternativa ndaj jetės sė korruptuar e tė degjeneruar perėndimore, ndaj imoralitetit materialist dhe si shpresa e fundit pėr rikthimin e autoritetit tė fesė nė shoqėri. Kėtė argument, “agjentėt fetarė” po e shfrytėzojnė jashtėzakonisht mirė nė Kosovė nė rekturimin e “besimtarėve” tė rinjė.

    Nė vetė esencėn e vet, feja ėshtė dogmė. Siē thotė Marxi, njerėzit kanė krijuar pėrfytyrime imagjinare per vetveten, pėr atė se ē’janė e se ē’duhet tė jenė, kanė krijuar pėrfytyrime pėr Zotin, pėr njeriun normal, etj. Tragjedia ėshtė se “pjellat e kokės sė tyre janė bėrė mė tė forta se vet ata”. Krijuesit e kėtyre pėrfytyrimeve janė pėrgjunjur para krijesave tė tyre. Kėshtu po ndodhė edhe nė Kosovė. Fanatikėt fetarė (si muslimanėt, ashtu edhe tė krishterėt) po bėhen ēdo ditė e mė agresivė.

    Ēdo herė qė dikush qė e kritikon fenė, ballafaqohet me njė reagim brutal shoqėror. Kritika ndaj fesė ėshtė simbolikisht e ndaluar, dhe pėr kėtė, thirren nė lirinė fetare, e cila ėshtė ndėr tė drejtat dhe liritė themelore tė njeriut. Liria fetare domosdoshmėrisht nėnkupton lirinė pėr ta kritikuar fenė. Nė anėn tjetėr, na thuhet se duhet tė jemi tolerant ndaj fesė. Toleranca ndaj fesė e nėnkupton pikėrisht kritikėn ndaj saj. Toleranca ndaj fesė nuk ėshtė nėnshtrimi ndaj sekteve fetare, e as ndaj fesė nė pėrgjithėsi.

    Kosova ėshtė tregu mė i favorshėm pėr ‘tregėtarėt e religjionit’. Religjioni po tregėtohet shumė lehtė. Ata janė gjithkund, dhe janė tė tė gjitha feve. Mjafton tė pėrmenden njerėzit me mjekrra dhe pantollona tė shkurtėra, vajzat e mbuluara me shami dhe rritja e protestantizmit. Asnjėra nga kėto nuk ka pasur histori nė Kosovėn e paraluftės.

    Sektet islamike radikale tani mė janė dhe veprojnė nė Kosovė. Pas zgjidhjes sė statusit politik, besoj se hapi i tyre i ardhshėm do tė jetė tentimi pwr inkuadrim nė jetėn politike. Kjo duhet jo vetėm tė pengohet, por me ēdo kusht tė pamundėsohet. Ndėr detyrat kryesore tė qeverisė duhet tė jetė definimi i qartė i sekularizmit, duke e pėrjashtuar ēdo mundėsi keqkuptimi apo keqinterpretimi. Feja ėshtė ēėshtje private e ēdo individi. Liria publike nuk duhet rrezikuar aspak nga institucionet fetare. Ato duhet tė merren vetėm me fenė. Ky duhet tė jetė hapi i parė i domosdoshėm qė vendi ynė duhet ta ndėrmerrė, sepse, kjo liri ėshtė duke u rrezikuar pėr ēdo ditė e mė shumė.
    Ekziston njė shembull tė cilin nuk duhet ta pėrcjellim: Serbia dhe ndikimi i kishės ortodokse serbe nė jetėn shoqėroro-politike. Edhe Serbia ėshtė vend sekular, nė aspektin formalo-juridik. Mirėpo, praktikisht, dihet se ē’bėhet. Kosova nuk duhet ta bėjė kėtė gabim. Nė duhet qė edhe praktikisht, t’ia pamundėsojmė aktivitetin fetarė, tė gjitha feve, jashtė institucioneve fetare. Sekularizmi duhet tė jetė strikt. Baza formalo–juridike duhet tė shėrbejė si mjet nėpėrmjet tė cilės sekularizmi duhet tė ruhet me fanatizėm nga fanatikėt fetarė.

    http://agonhamza.blogspot.com/2007/0...ligjionit.html
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sektet islamike radikale tani mė janė dhe veprojnė nė Kosovė. Pas zgjidhjes sė statusit politik, besoj se hapi i tyre i ardhshėm do tė jetė tentimi pėr inkuadrim nė jetėn politike.....
    Ky tekst eshte shkruajtur nga koha kure Kosova ende nuk kishte shpallur pavarsine.
    Parti te reja po formohen...
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Shqiptaret (ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni) heret a vone (edhe nese merr dekada) do t'i kthehen besimit krishter sepse do ta kuptojne se shpetimi i shoqerise dhe kombit vjen nga besimi krishter dhe ska kurrfare rreziku nga krishterimi, perkundrazi vetem te mira dhe begati, eshte qeshtje kohe. Une s'jam as per materializem perendimor, as edhe per xhihadizem me dinamit rreth trupit se ato sjellin vetem shkatrrim, por jam per kthim ne te verteten.

    Tani organizatat 'bamirese' islamike po mundohen t'i indoktrinojne njerzit duke keqperdorur gjendjen e tyre ekonomike, por nuk do ju shkoje gjate se shqiptaret jane duke mesuar te verteten rreth islamit.

    Kritika ndaj fese?! Vet Kurani e Hadithet jane 'kritike' ndaj fese, ska nevoje te kritikohet por vetem te ofrohen shkrimet islamike dhe kuptohet e verteta rreth feve. Kush e ka mendjen e mbyllet dhe shpirtin e verber nuk i sheh.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Se pari dua te identifikohem. Jam nje i Krishtere.
    Po hap nje teme te re, e cila ka te beje me mundesine qe shqiptaret jo te Krishtere te konvertohen ne fene e te pareve, pra ne Krishterimin Bazik Biblik. Kjo teme nuk besoj se shkel tolerancen fetare sepse une hedh idene e kthimit te vullneteshem te te gjithe muslimaneve, bektashinjve, katolikeve etj.,ne besimin e Shenjte Krishter.
    Une po paraqes ketu rrugen qe duhet ndjekur:

    -Paraqituni ne ndonje Kishe Krishtere te qytetit apo fshatit tuaj dhe merrnin kontakt me prifterinjte te cilet do t`ju udhezojne se si te veproni. Ju siguroj se do te jeni shume te mirepritur. Atje do te mesoni shume per fene tone te vertete. Atje edhe do te pagezoheni ne emer te ATIT, te BIRIT e te SHPIRTIT te SHENJTE, dhe do te merrni hir mbi hir,bekimin brez pas brezi dhe shpetimin dhe ringjalljen diten e fundit.

    Per Shqiperi Kosove, ju lutem drejtohuni tek Kishat Krishtere qe bazohen vetem ne Bibel dhe qe nuk kane shpikur doktrina nga vetja e tyre, qe nuk i luten njerezve apo nenes se Jezusit apo kinse disa 'shenjtore' te pikturuar ne piktura. Vetem Perendia eshte i shenjte dhe vetem Ai duhet te besohet. Hiqni dore nga doktrinat e rreme, profetet e rreme dhe budallalleqet e tyre, ato jane islami, mormonizmi, D. (e rreme) te Jehovait etj. etj. me tonelata, thjesht beso vetem Librin e Perendise, Biblen

    Ju lutem ndiqni Rrugen e Vertete. ZOTI ju ndihmofte dhe bekofte kerkimin drejt te Vertetes.

    Pershendetje!
    Mund te me kontaktoni ne emailin tim mesia4ever, per ēdo rast. Do te pergjigjem me kenaqesi ne cdo email

    Kaloni mire

Tema tė Ngjashme

  1. Ndodhitė nė Maqedoni 2008 - 2011
    Nga RaPSouL nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1093
    Postimi i Fundit: 17-05-2011, 16:49
  2. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  3. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  4. Festat, fillon “ēmenduria” e rritjes sė ēmimeve
    Nga Lioness nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 20:31
  5. 14 tregtarėt qė dokumentojnė sekuestrimin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •