Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 39 prej 39
  1. #31
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vavilis, miliona dollarë nga “Vefa” dhe “Cenaj”

    A. Metaj

    TIRANË- Pak ditë më parë, gazetat greke publikuan skandalin e parave të marra nga shtetasi grek Apostolo Vavilis nga firma VEFA dhe “Cenaj”. Prokuroria e Përgjithshme në Shqipëri ka filluar hetimet mbi skandalin e pastrimit të parave të firmave piramidale shqiptare në Greqi. Pas publikimit të një cikli shkrimesh në gazetën “Apogjevmatini”, ku implikoheshin zyrtarë grekë dhe shqiptarë në pastrimin e parave të VEFA-s dhe “Cenaj”-t në Greqi, organi qendror i akuzës ka filluar verifikimet në lidhje me këtë çështje. Sipas shtypit grek, Vavilis ka marrë nga firma “Vefa” 3.5 milionë dollarë. Përveç 200 mijë dollarëve që ky shtetas ka marrë për të sjellë sisteme sigurie për firmën VEFA, ekziston e dokumentuar dhe një tërheqje prej 4.2 milionë dollarësh. Këto para janë marrë nga Vavilis me emrin e rremë, Apostolo Kavalaras për të blerë tragetin “Aulona”. Kjo blerje ka qenë fiktive, sepse trageti është marrë për 700 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pohuar dhe nga kryeadministratori i firmave piramidale, Farudin Arapi. Sipas tij, shtetasi grek ka qenë një bashkëpunëtor i bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçës, dhe ka marrë shumë para prej tij. Këto para, më shumë se 3.5 milionë dollarë nga llogaria e VEFA-s, janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të mos u kthyer më kurrë në duart e kreditorëve. Ka qenë shkurti i vitit 1996, kur Apostolo Vavilis ka ardhur në Shqipëri për herë të parë nën petkun e presidentit të një firme të fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë me emrin Apostolo Kavalaras. Ai është prezantuar si president i firmës “Elfrone Development LTD” dhe ka qenë i shoqëruar nga sekretari i firmës, Kosta Kostandinidhi. Apostolo Vavilis është një figurë që ka dalë në skenë së fundi, në kuadër të disa skandaleve që kanë përfshirë kishën greke dhe që janë publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga shtypi grek.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeprokurori Sollaku i kërkoi homologut grek Linos që paratë e bllokuara në bankat greke të kthehen në vendin tonë

    VEFA - Cenaj, 30 milionë USD në Greqi

    Aleksandra Bogdani

    TIRANË- Rreth 30 milionë dollarë të firmave piramidale “VEFA” dhe “Cenaj” ndodhen të bllokuara në bankat greke. Kryeprokurori Theodhori Sollaku i ka kërkuar me ngulm gjatë takimit të djeshëm homologut të tij grek, Dimitrios Linos, që këto para të kthehen në Shqipëri, pasi u përkasin kreditorëve shqiptarë që humbën kursimet e tyre në firmat piramidale. Sipas burimeve zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme mësohet se në qendër të bisedimeve mes kreut të prokurorisë shqiptare dhe atij të prokurorisë greke ka qënë transferimi i parave të piramidave shqiptare drejt Greqisë. “Janë miliona dollarë të bllokuara në bankat greke të ish-bosëve të piramidave shqiptare apo të lidhjeve të tyre”,-tha këshilltari i kryeprokurorit, Agim Neza. Gjatë takimit të djeshëm, Sollaku ka mësuar se në bankat greke janë të ngrira plot 30 milionë dollarë të piramidave shqiptare, për të cilat prokurorët grekë dyshojnë se rrjedhin nga aktivitete kriminale të Alimuçajt dhe Cenajt në vendin tonë. Nga ana e tij, kreu i prokurorisë shqiptare ka bindur homologun e tij se ato para u përkasin kreditorëve shqiptarë, ndaj edhe duhen transferuar në Shqipëri, për t’iu shpërndarë më pas kreditorëve.
    Bllokimi i parave
    Prokuroria greke ka proceduar penalisht ish-bosët shqiptarë të piramidave, Vehbi Alimuçaj dhe Lefter Cenaj për pastrim parash. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme pohojnë për “Shekullin” se organi i akuzës në Greqi dyshon se ish-bosi i “VEFA”-s dhe ai i “Cenaj” kanë transferuar para në Greqi nëpërmjet Apostolo Vavilis, me qëllimin e vetëm pastrimin e tyre. “Prokuroria greke dyshon se prejardhja e parave të Alimuçajt dhe Cenajt është aktiviteti i tyre kriminal në Shqipëri dhe qëllimi i këtyre transfertave drejt bankave greke ka qenë pastrimi i këtyre parave”,-thonë burime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme. Por gjatë takimit me Linos, kryeprokurori Sollaku ka këmbëngulur se këto para i përkasin kreditorëve shqiptarë, ndaj edhe duhet t’u kthehen atyre. Sollaku ka informuar homologun grek se në vendin tonë, Alimuçaj dhe Cenaj janë dënuar për vjedhje me anë të mashtrimit të mijëra njerëzve shqiptarë, ndaj edhe ka propozuar gjetjen e “mekanizmave” ligjorë për kthimin e 30 milionë dollarëve në Shqipëri.
    Kthimi i parave
    Kryeprokurori Sollaku dhe ai i Greqisë, Dimitrios Linos, kanë diskutuar edhe për hapat që mund të ndiqen, për të kthyer paratë e VEFA-s dhe Cenajt në Shqipëri. Prokurori i Përgjithshëm i Greqisë, Linos mësohet t’i ketë thënë Sollakut se nuk është në dorën e institucionit që ai drejton, kthimi në Shqipëri i parave të ngrira në bankat greke. Një mënyrë e propozuar për kthimin e rreth 30 milionë dollarëve në Shqipëri është ajo e marrëveshjes së përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke. “Qeveria shqiptare dhe ajo greke duhet të bëjnë një marrëveshje dypalëshe, për kthimin e parave të bllokuara në bankat greke”,-mësohet të ketë thënë Linos, gjatë takimit të djeshëm me Sollakun. Ndërsa rruga e dytë e kthimit të këtyre parave është procesi gjyqësor. Që këto para të kthehen në duart e shqiptarëve duhet të hyjë në lojë Avokatura e shtetit shqiptar, që duhet të hapë një proces gjyqësor në Greqi. Më pas, i takon gjykatës greke të vendosë që paratë e bllokuara të kthehen në vendin tonë. Nga ana e tij, kryeprokurori grek ka kërkuar informacione për aktivitetin e Apostolo Vavilis si dhe për lidhjet e tij me dy ish-bosët e firmave piramidale, Vehbi Alimuçaj dhe Lefter Cenaj.



    PARATË

    Rreth 30 milionë dollarë të piramidave shqiptare janë bllokuar në bankat e Greqisë. Kryeprokurori grek i ka pohuar Sollakut se kishin dyshime se paratë kishin prejardhje kriminale e ishin transferuar në bankat greke për t’u pastruar. Prokuroria greke procedoi penalisht Alimuçaj dhe Cenajn për pastrim parash

    PROPOZIMI

    Kryeprokurori Sollaku i ka propozuar homologut grek se paratë e bllokuara u përkasin kreditorëve shqiptarë. Ai ka informuar Linos se Vehbi Alimuçaj dhe Lefter Cenaj janë dënuar në Shqipëri për vjedhje me anë të mashtrimit dhe ka kërkuar kthimin e parave në vendin tonë, për t’iu shpërndarë kreditorëve

    MARRËVESHJA

    Kryeprokurori Sollaku dhe ai grek, Linos kanë rënë dakord që të propozojnë një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke, për kthimin në vendin tonë të 30 milionë dollarëve të bllokuara në Greqi. Kthimi i këtyre parave në Shqipëri nuk është kompetencë e prokurorisë, ndaj nevojitet marrëveshja

    PROCESI

    Një tjetër mënyrë që mundëson kthimin e parave të piramidave në vendin tonë është procesi gjyqësor. Për realizimin e këtij procesi duhet të futet në “lojë” Avokati i Shtetit shqiptar, i cili mund të hapë një proces gjyqësor në Greqi. Më pas është gjykata e këtij vendi që do të vendosë kthimin e parave në Shqipëri

  3. #33
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Arrestohet Apostolos Vavilis

    GREQI, Bie ne pranga ish agjenti grek i implikuar ne firma piramidale, Vavilis
    Lajmi i ores 6:50 PM

    Apostolis Vavilis
    BOLONJA (22 Prill)- Arrestohet ne Itali Apostolis Vavilis, ish agjenti i shumekerkuar grek, per tranferimin e miliona dollareve te firmave piramidale shqiptare, Vefa e Cenaj. Arrestimi i ish agjentit grek, eshte bere i ditur sot nga mediat greke. Ato kane cituar se Apostolis Vavilis eshte arrestuar ne Bolonja te Italise, pas nje bashkepunimi te frytshem te policise greke e asaj italiane. Interpoli kishte nje urdher arrest per Vavilisin, te implikuarin ne firmat piramidale, i kerkuar gjithashtu per trafik droge. Se fundi Vavilis u permend ne mesin e muajit te kaluar kur gazeta greke "Apogjevmatini" botoi fakte te reja qe hedhin drite mbi zhdukjen e 180 milion dollareve nga firmat piramidale te Vefas dhe Cenaj. Gazeta greke "Apogjevmatini" perfshiu si te implikuar ne skandalin e fajdeve edhe zyrtare me poste ministrore ne Shqiperi, apo funksionare te larte te policise greke. em/em (Beta/Balkanweb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-03-2005
    Postime
    43
    Se si me duket kjo ceshtja Vavilis, tamam greke.

    Eshte kjo rastesi, apo e zgjodhen momentin autoritetet greke per te perdorur karten Vavilis tashti ne prag te zgjedhjeve me te rendesishme qe nga 1992-shi parlamentare ne Shqiperi.

    Ajo puna e piramidave ka nje shije aq te hidhur ... por edhe sa pasoja destruktive.

    Te shohim se cfare do te dale prej "ceshtjes" Vavilis ...

    Une nuk kam asnje iluzion - eshte greke, bie ere te keqe.

  5. #35
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368

    Apostolis Valvilis, 1997-ta dhe anetare te PS

    Albanian Economy News

    http://www.albanianeconomy.com/polit...id19032005.htm

    Internal war in the Socialist Party of Albania revives pyramid financial scandal of ‘97

    Tirana, March 19 (AENews) - An internal war for the control of post election situation in governing left-wing party, Socialist Party of Albania, has revived the debate about the financial collapse of the pyramidal schemes which caused major civil turmoil in 1997.

    Greek media has recently published new facts about a Greek secret agent named Apostolis Vavilis, which worked in Albania in 1996, stealing several millions of dollars from Vefa and Cenaj pyramid schemes. But Greek media also wrote that an actual minister of Albania was involved in a transaction of 1.2 billion Greek drachmas, (USD 4.2 million). Greek media did not mention the name of the Albanian minister, but since ’97 the Albanian opposition has been accusing the current Minister of Finance Arben Malaj of being implicated in the fake investment company Cenaj. Mr. Malaj has been denying this charge since the earliest accusations of the democratic-led opposition.

    At this time, in Tirana is believed that the reopening scandal in the Greek media was detonated by internal interests in the Socialist Party as part of pre-election war and post-election scenarios. Prime Minister Fatos Nano has declared his retreat from politics in case the Socialist Party fails to win in the general elections of this year. For the moment Malaj is recognized as a potential candidate of the Socialist Party. In the past, he has competed for the post of Prime Minister.

    Another Albanian parliamentarian is being accused by the media of involvement in the scandal. Mr. Kristo Goci had accepted that he was only involved in the procedures of making a regular transaction from Albania to Greece on behalf of Cenaj. “I have taken the money from Albania and sent it to a bank in Ianina (North of Greece), with regular documents,” Mr. Goci says to the media. “I have not used this money for personal benefits”. Mr. Goci from Human Rights Union Party has recently converted from an ally of the Socialist Party to a satellite of the opposition.

    Pyramidal schemes were created during ’94 and ’95. At the end of ’96, most of them declared bankruptcy resulting in 1.6 million Albanians losing their money - estimated at around USD 1 billion. Since then, no real investigation has been carried out and an abundant body of new investiture groups was added to the ranks of Albania’s new rich. Half of the actual businessman and political actors are believed to use money of the pyramidal schemes.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  6. #36
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Top Channel

    GREQI,VAVILIS AKUZOHET PER TRANSPORTIMIN E LEKEVE NGA SHQIPERIA

    Prokuroria greke i ka shtuar akuzave drejtuar agjentit, Apostolis Vavilis, edhe ate te pastrimit te parave te skemave piramidale ne Shqiperi. Sipas organit te akuzes greke, Vavilis dyshohet te kete transportuar drejt Greqise shuma te medha parash qe i takonin kompanive rentiere nga Shqiperia duke kryer ne kete menyre nje nga krimet me te renda ekonomike qe denon legjislacioni grek. Arrestimi i tij u be para dy muajsh ne Bolonja te Italise, nga policia vendase.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #37

    Raporti sekret grek për piramidat shqiptare

    Raporti sekret grek për piramidat shqiptare
    Fillimverë 1997. Shqipëria gjendet në një kaos total. Rrënimi i skemave piramidale financiare ka irrituar popullin, i cili është armatosur. Situata në Shqipëri shqetëson organet e sigurisë së Greqisë. Në Tiranë mbërrin agjenti Kanelopulos

    Nga Ilir Paço


    Ndërsa në Shqipëri kishte nisur rebelimi i armatosur dhe skemat piramidale kishin filluar të rrënoheshin, shërbimi sekret grek, EYP (Shërbimi Informativ Kombëtar) nisi në 3 qershor 1997 në Tiranë një agjent sekret të quajtur Kanelopulos. Qëllimi ishte, me sa duket nga dëshmia e tij, kopjen e shkruar me dorë të së cilës e disponon ABC, të informonte mbi gjendjen në Tiranë dhe brenda vetë kompanisë VEFA, si edhe të vinte në kontakte të ngushta me presidentin e saj, Vehbi Alimuçaj. Raporti nuk duket te ketë shumë lidhje me realitetin në Shqipëri dhe është bazuar kryesisht në një burim të vetëm, tek një nga ish funksionarët e lartë të qeverisë së Partisë Demokratikë, Emin Musliu. Ja edhe raportimi i bërë nga agjenti sekret i paraqitur si biznesmen greko-amerikan, drejtuar zyrave qëndrore të EYP në Athinë:


    Athinë, 3 qershor. Tema: Vehbi Alimuçaj “VEFA Holding” shpk

    1-Pas vizitës sime në Shqipëri, nga data 1 deri në 3 të muajit në vazhdim, dëshiroj të raportoj për sa më poshtë:
    1-1. Në përgjithësi situata në vend është e qetë, duke gjykuar nga zona e Tiranës. Dy shpërthimet e bombave në datën 2 të muajit në vijim, dëshmojnë se gjendja delikate vjen si pasojë e veprimeve të përgatitura nga grupe interesash, të cilat nuk dëshirojnë qetësimin e situatës. Në bazë të të dhënave të zotit Emin Musliu, me të cilin kryesisht bashkëbisedova, trazirat do t'i provokojnë persona të kontrolluar nga Presidenti Berisha, të ardhur kryesisht nga zonat veriore të vendit.
    1-2. Takova z. Vehbi Alimuçaj të hënën 2 qershor, rreth orës 11:45, në ndërtesën e VEFA-s, te vila në pronësi të tij, përballë Kinostudios së Tiranës në periferi të qytetit. Masat e sigurisë ishin shumë të larta, me shumë persona të armatosur me AK-47, ndoshta pa ndonjë organizim të veçantë të "sigurisë në perimetër". (Lëvizja jashtë zyrave qëndrore të kompanisë ishte njësoj si në të shkuarën, ndërsa ekzistonte edhe…) (Faqe 1/9)
    Në takim ishte prezent edhe zoti Musliu, i cili gëzonte respekt të veçantë nga z. Alimuçaj, duke bërë edhe detyrën e përkthyesit, por duke marrë pjesë thelbësisht në bisedë. Në bazë të të dhënave të tyre, VEFA nga trazirat e fundit pësoi dëme 300.000.000 USD. Janë shkatërruar të gjitha pikat e shitjes me pakicë (super market), më tepër se 50% e industrisë dhe komplekseve të prodhimit, gjithashtu edhe 2 hotelet e vogla në Vlorë dhe Burrel. Gjithashtu duhet të jetë shkatërruar edhe një numër i madh makinash të çdo lloji, përderisa JEEP-i me të cilin lëviza, por edhe ai i z.Alimuçaj kanë shenja të dukshme goditjesh me gurë dhe ndoshta edhe nga plumba. Dëshira e z.Alimuçaj ishte që të informohej publiku brenda dhe jashtë Shqipërisë se cila është VEFA… që ka bërë planet për të ardhmen etj. Qëllimi objektiv është shkëputja e saj nga lidhja e përfolur, reale ose jo, me Presidentin Berisha dhe PD.



    “Vitrina politike”

    Sipas një deklarate të parë të z.Alimuçaj, kompania është produkt i mundit të tij dhe jo të një "vitrine politike" të cilësdo parti apo politikani. 1.2.1.1 -Gjatë informimit tim nga z. Nushi, dhe më vonë duke studiuar faktet, Berisha vuri kundër VEFA-s grupe të armatosura nga veriu për të treguar se vetë ai nuk kishte lidhje me piramidat. (Faqe 2/9) Ndërsa për lidhjet e zotit Nushi me Presidentin Berisha dhe për historinë e të parit do të referohem më poshtë me një paragraf të posaçëm. 1.2.2 -Sipas vlerësimit tim, z. Alimuçaj po rimbledh forcat dhe po përgatitet për të kundërsulmuar në kuadër të zgjedhjeve. Me qëllim që të ringrejë punën e tij, por edhe ndikimin e tij politik. Për këtë qëllim ka ndërmend të organizojë një fushatë reklamuese, ndërsa besoj se do të mbështesë Aleancën Demokratike të Gramoz Pashkos, ish-drejtues i lartë i PD, e cila tashmë bashkëpunon me PS. Zoti Musliu do të jetë kandidat i Aleancës në Shkodër. Kontaktet e zotit Alimuçaj me Aleancën Demokratike dhe zotin Musliu nuk janë të fshehta. 1.2.3 Vlerësimi i mësipërm mund të konsiderohet si i padyshimtë, pasi m'u kërkua nxjerrja e një pasaporte greke për vetë personin dhe për anëtarët e familjes së tij. Sigurisht kjo mund të konsiderohet si një rrugëzgjidhje, dhe me siguri që besoj se diçka e tillë dëshmon vendimin e tij për të përdorur gjithmonë e më shumë Greqinë si bazë të aktiviteteve të tij, por edhe si vendqëndrimi përfundimtar për familjen e tij. Vlerësoj se nuk do të shfrytëzojë këtë përpjekje kaq lehtë, përkundrazi, do t'i rikthehet çdo mjeti që disponon, me qëllim që të rikrijojë fuqinë e tij. (Faqe 3/9) 1.2.4 Përpjekja ime për të mbledhur të dhëna rreth dy faktorëve më të rëndësishëm shqiptarë, për të cilët interesohet shërbimi ynë, shkoi dëm, për shkak se nuk ekzistonte një mirëpritje që t'i merrja këto të dhëna. Kisha shprehur ndërkohë frikën greke mbi mundësinë e provokatorëve, të cilët mund të godisnin në dëm të ushtarëve turq dhe italianë të IMFOR, por përgjigja ishte se të gjitha gjenden(?) nën kontrollin e amerikanëve, të cilët duan shpejtësi. Vëzhgimi im, që amerikanët, që nuk marrin pjesë në IMFOR dhe nuk disponojnë rekrutë, mori përgjigjen se brenda pak ditëve pritet zbarkimi i një force ushtarake të tyre këtu. 1.2.5 Nga ana e diskutimeve të botës së biznesit, mendimet sillen rreth faktit se si VEFA do të transformohet ose do të krijojë një bankë, e cila do të drejtojë dhe do të administrojë depozitat e qytetarëve që i ka marrë tashmë. Kështu ata presin edhe propozimet e mia. Gjithashtu ekziston një interes për investimin gjigand të projektit "TIRANA 2", një qyteti të ri, në zonën midis Tiranës dhe Durrësit. Një interes shfaqet, siç e dimë gjithashtu, edhe për ndërtimin e hidrocentraleve. Më së fundi shfaqin interes edhe për ndërtimin e zinxhirit të restoranteve "Goody's" përgjatë rrugëve kombëtare si dhe për krijimin e (Faqe 4/9) të paktën një filiali të "Praktiker". Tendenca e investimeve në rritje tregon dëshirën e zotit Alimuçaj që të ngelet në lojën politike dhe ekonomike të Shqipërisë.



    “Alibitë” politike
    1.2.5.1 Vlerësimi im është se dëshira në rritje e zotit Alimuçaj bazohen në lidhjet e tij me Aleancën Demokratike, e cila, si një aleat qeverisës i Partisë Socialiste, do të përbëjë një alibi liberale për atë dhe gjithashtu do të ketë mundësinë të mbështesë plotësisht VEFA-n. Sigurisht, një kompani, e cila ka në përbërje të saj të paktën 8 mijë punonjës dhe afërsisht 200 fabrika, komplekse dhe mjete transporti, përbën një bashkëbisedues të detyrueshëm për cilëndo qeveri që synon stabilitet ekonomik dhe zhvillim. Shkatërrimi i VEFA-s është i dëshirueshëm vetëm për interesa, të cilat nuk dëshirojnë stabilitetin e Shqipërisë dhe sigurisht edhe të rajonit. Gjithashtu besoj se ekzistojnë nën kontrollin e plotë të zotit Alimuçaj shuma të vogla të depozituara, ndoshta në banka të huaja, ndoshta edhe në Greqi. Këtë konstatim timin e mbështes sa në faktin se llogaria e dëmeve është sigurisht hiperbolike, të paktën rreth 50 për qind, fakt i cili krijon mundësinë e fshehjes së shumave të parave, aq edhe në dëshirën e tij për të krijuar një bankë, duke legjitimiuar marrjen e depozitave e duke mbështetur aktivitetin e tij (Faqe 5/9) dhe duke krijuar kështu kapitalet aksionere.



    “Çështja Emin Musliu”
    1.3. Duke ju rikthyer çështjes së zotit Emin Musliu, dëshiroj të vlerësoj se ja vlen t'i kushtojmë një rëndësi të veçntë për vetë faktin e vlerësimit që tregon për të Vehbi Alimuçaj, por në përgjithsi shoqëria shqiptare. Siç më tha edhe vetë ai, është shumë i njohur sepse ka punuar për shumë vjet si inxhinier ndërtimi i hidrocentraleve, duke arritur deri në postin e zv/ministrit në regjimin e Hoxhës. (Bëhet fjalë ndoshta për një pozicion shumë të lartë, duke gjykuar nga mënyrat e funksionimit të atyre sistemeve, të cilët emëronin zv/ministra, që perëndimi i konsideron si poste që mbahen nga sekretari i përgjithshëm, apo drejtori i bordit). U zgjodh deputet në votimet që sollën në pushtet PD, si kandidat i kësaj partie, por shumë shpejt u largua, pasi fillimisht pati divergjenca me zotin Berisha, të cilin e denoncoi si një person që mendonte vetëm në mënyrë negative dhe që nuk dëshironte normalizimin e situatës politike në Shqipëri. Është një person me një kulturë shumë të mirë politike dhe shoqërore dhe, duke marrë për bazë mesataren shqiptare, ushqen ndjenja patriotike për vendin e tij. Besoj se ai e kupton se bashkëpunimi me Greqinë është rruga e vetme për zhvillimin dhe stabilitetin e Shqipërisë. (Faqe 6/9) Në kuadër të zgjedhjeve ka ndërmend të shkruajë artikuj kundër Presidentit Berisha, mbijetesën politike të të cilit, pas 9 marsit, ua dedikon socialistëve të kryeministrit Fino. Pa dashur të jem i prerë, besoj se forcimi i Aleancës Demokratike do të duhet të përbente një zgjidhje për vendin tonë, për faktin se përbën pjesën më të shëndetshme të forcave politike shqiptare. Në mënyrë analitike, më lejoni të vlerësoj sa më poshtë: Partia Socialiste, e cila për shkak të të shkuarës së saj ushqen në popull një mosbesim ndaj Greqisë, nuk besoj se tashmë pas mbështetjes që i'u dha regjimit të Berishës nga qeveritë greke, si parti në pushtet, nuk mundet veçse të zbatojë ose të pranojë ide nacionaliste si "Shqipëria e Madhe" etj, qoftë edhe vetëm për arsye taktike. Mbizotërimi absolut i saj mund të jetë për vendin një zhvillim shumë pozitiv po të kesh parasysh të shkuarën e afërt, por gjithshtu përbën rrezik për të ardhmen. Partia Demokratike, siç është formatuar nga Presidenti Berisha, përbën një forcë të qartë agresive dhe armiqësore ndaj Greqisë, si për shkak të drejtimit të saj nga qëndra të huaja (Ankara, Bon, etj), aq edhe për shkak të bashkëpunimit me partinë Republikane ekstreme, e cila kontrollohet plotësisht nga Ankaraja. Duke u bazuar sa më sipër, besoj se Aleanca Demokratike, duke mos pasur mundësinë e kompromiseve, për shkak të ndjenjës së lartë të përzgjedhjes të dy partive të mëdha të pushtetit, por edhe për shkak të karakteristikave të anëtarëve dhe të mbështetësve të saj, ndoshta mund të përbënte një bashkëbisedues "të mirë" për qeverinë greke. Sigurisht, gjykimet e mia mbeten të vërtetohen sa nga zhvillimiet e mëpasme, aq edhe nga krahasimi me gjykimet e analistëve kompetentë të shërbimit tonë. Përsa i përket sërish zotit Musliu, dyshimet vlejnë që të hetohen në lidhje me marrëdhëniet e tij me Alimuçajn, pasi ato kanë filluar përpara fillimit të trazirave në vend. Kemi të bëjmë vallë me një përpjekje të Aleancës Demokratike për t'iu afruar piramidës më të madhe, apo për përpjekje të zotit Alimuçaj për të patur një mbulesë politike për të ardhmen, e pse jo edhe aleanca, duke parashikuar trazira të mëpasme. Le të nënvizojmë se zoti Musliu kontaktoi për herë të parë me mua në fillim të janarit, brenda 10-ditëshit të parë. Kjo do të thotë se marrdhënia e tij me VEFA-n ekzistonte të paktën prej një muaji më parë. Vallë ç'farë di zoti Musliu apo zoti Alimuçaj, apo të dy së bashku, që avancuan në një bashkëpunim të tillë? Në vazhdim kërkoj të më jepet e drejta të vazhdoj jozyrtarisht të konsiderohem si…”.
    Këtu përfundon dëshmia për shkak të mungesës së fletës së fundit të raportit.




    Jepen 200 mijë dollarë me një “letër bakalli”
    Është për t’u habitur se si me një lehtësi të paimagjinueshme dhe pa asnjë respekt ndaj kartmonedhës dhe sistemit financiar, vetëm nëpërmjet një letre të shkruar me dorë, ose siç quhet rëndom me një “letër bakalli”, Vehbi Alimuçaj më 2 shkurt 1996, pasi një ditë më parë kishte nënshkruar një kontratë me të, i jep Apostolos Vavilit 200 mijë dollarë. Një letër e tillë i drejtohej një financiereje me emrin Roza. Kjo e fundit i dorëzon Vavilisit ose siç njihej atëhere Kavalarasit shumën e mësipërme. Në letër ndër të tjera shkruhet: “Znj. Roza. Jepni z. Apostolos 200 000 USD…” etj.





    Në Athinë vazhdojnë gjyqet
    Përveç Apostolo Vavilisit, i cili u arrestua më në fund pas kërkimesh të gjata ndërkombëtare në Bolonja të Italisë, në fund të prillit, në procese gjyqësore penale janë edhe ish-shefi i Përgjithshëm i Policisë greke dhe pronari i firmës "Aviator", që kishte ndërmjetësuar pranë të parit për pajisjen, kundër rregullave siç rezulton, e Alimuçajt dhe familjes së tij me dokumente afategjata qëndrimi në Greqi. Kjo çështje është ende në proces në Gjykatën e Apelit të Athinës.


    Cili është Apostolos Vavilis
    47-vjeçari Apostolos Vavilis, është një personazh që është cilësuar si “njeriu me 100 fytyra” për shkak të shfaqjes së tij në vende të ndryshme me identitete të ndryshme. Ai sillet i përfshirë në një sërë skandalesh brenda kishës greke. Skandalet lidhen me përvetësime dhe shpërdorime të fondeve nga anëtarë të Sinodit të Shenjtë, me skandale seksuale. Vavilis ishte denuar më parë në Itali me 7 vjet heqje lirie, për trafik droge, por kishte mundur të largohej nga vendi. Shtypi grek shkroi më pas se në fillim të vitit 1997, Apostolo Vavilis, u arrestua sërish nën akuzën e trafikut të drogës, por në maj të vitit 1998, ai është lënë i lirë në mënyrë enigmatike nga gjykata e Larisës. Më vonë me një vendim të Interpolit, në dhjetor të vitit ‘98 ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Foton e tij Interpoli grek ua shpërndau të gjitha vendeve anëtare. Sipas të dhënave të shtypit grek, Vavilas ka pasur një dyqan armësh, shumë pranë drejtorisë qendrore të Policisë së Athinës në bulevardin “Aleksandras” dhe pas një tenderi, të cilin e kishte fituar, ia shiste ato policisë greke. Por edhe pse kërkohej nga Interpoli, Apostolos Vavilis është shfaqur në Jeruzalem, në 2001, ku ka mbështetur kandidaturën e patriarkut, tashmë të shkarkuar për skandale me shitjet e pronave, Irineosin, të cilin e ndihmoi të fitonte në votimet e sinodit të shenjtë. Siç e pranoi së fundi vetë Vavilis në një intervistë gjatë ditëve që fshihej, Irineosi i kishte ofruar 400 mijë dollarë për të berë të mundur zgjedhjen e tij në krye të kishës. Në Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenë i shoqëruar nga një miku i tij polic. Gjithsesi figura e Vavilis është mjaft enigmatike. Ndaj tij, edhe pse i arrestuar, ende ka shume pikëpyetje. Cili është ky person që diku shfaqet si tregtar, diku si biznesmen, dhe diku tjetër si anëtar i shërbimit sekret.



    Flet Farudin Arapi: Si do të rikthejmë nga jashtë paratë e piramidave



    Një pjesë e mirë e parave që shqiptarët depozituan në periudhën 1992-’96 tek firmat piramidale, tashmë gjenden të bllokuara në disa vende të Evropës. Autoritetet e Greqisë, Italisë, Austrisë e Hungarisë kanë zbuluar aktivitete të paligjshme të bosëve të firmave rentiere në territorin e tyre dhe për këtë arsye kanë vënë nën sekuestro paratë e tyre, të cilat në fakt u përkasin kreditorëve. E pikërisht, për të zgjidhur këtë handikap, i cili ka një faturë tepër të rëndë financiare, zyrtarët shqiptarë po mundohen të gjejnë zgjidhje ligjore për të mundësuar rikthimin e parave në Shqipëri. Farudin Arapi, kreu i Grupit Mbikëqyrës së Firmave Piramidale shprehet në një intervistë për ABC se “jemi në fazën e dytë të gjyqeve për kthimin e pasurive nga jashtë”.

    Çfarë është bërë deri tani në lidhje me çështjen e transfertave dhe çfarë është arritur deri tani?
    Lidhur me këtë, në Greqi, Austri, Itali e Hungari, Këshilli Mbikqyrës, në bashkëpunim me Avokatin e Shtetit ka ndërmarrë hapa të tjerë ligjorë, duke siguruar një kontakt me avokatë të veçantë dhe studio ligjore, ku ka përcaktuar modalitete, ka përcaktuar mundësinë dhe kohën e zhvillimit të këtyre proceseve e, aktualisht pothuajse të gjitha çështjet që kemi pasur si në Greqi, Austri apo Hungari, kanë filluar proceset gjyqësore. Pas një faze pushimi të verës, tani jemi në etapën e dytë të zhvillimit të këtyre proceseve gjyqësore civile, gjatë të cilave do të merret një vendim i shkallës së parë të gjykimit.

    Po në rastin me Greqinë, çfarë e pengon shtetin grek të kryejë procedurat e kthimit të pronave të identifikuara të kompanive piramidale shqiptare?
    Pas bisedave dhe kontakteve me institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, si edhe pas takimeve që pati vetë prokurori i Përgjithshëm, Sollaku me homologun e tij grek, ne kemi konfirmuar dhe kemi gjetur si zgjidhje këtë hap ligjor, meqenëse nuk ka një marrëveshje dypalëshe. Meqenëse procedurat penale nuk e lejojnë ndërmarrjen e veprimeve ndaj atyre që kanë përvetësuar dhe janë bërë pronarë të këtyre objekteve, rruga gjyqësore të cilën kemi filluar si procedurë civile është konsideruar si rruga më e mirë dhe më e shpejtë për kthimin e atyre vlerave financiare kreditorëve shqiptarë.

    A ka shpresa se mund të kthehen ndonjëherë këto vlera financiare?
    Organi i Prokurorisë së Përgjithshme, nga sa kam unë informacion, pas takimeve midis organeve homologe dhe nga axhenda që ka zhvilluar ne Greqi, ka trajtuar pra me prokurorin e Përgjithshëm të Greqisë dhe ministrin e Drejtësisë problemin e skemave piramidale, të transfertave të parave të skemave piramidale dhe, pasi ka arritur në këtë zgjidhje ligjore, ka informuar kryeministrin, i cili më ka dhënë një kopje të mesazhit dhe të rrugëve ligjore me të cilin kam operuar me institucionin e Avokatisë së Shtetit për rrugën e zgjidhjes së problemeve në rrugë gjyqësore civile.

    Po në rastin e vilës së Alimuçajt në Athinë, a jeni në dijeni se ajo është shitur tashmë tek një person i tretë dhe nuk figuron më si pronë e ish-presidentit të VEFA-s?
    Nuk e njohim këtë fakt. Unë kam studion legale me të cilën ne kemi operuar dhe tani në shtator do të vijnë këtu e do të kemi një bashkëbisedim përfundimtar për çështjet që ata kanë zhvilluar dhe hapat që janë hedhur, por deri më sot nuk kam ndonjë informacion të këtillë. Nëse ju e dispononi një dokument të tillë do të kërkoja bashkëpunimin tuaj.

    Çfarë kontaktesh keni pasur me qeverinë e re, dhe a do të vazhdojë të ekzistojë Grupi Mbikqyrës për Transparencën e Firmave Piramidale?
    Sikurse kam njoftuar edhe në konferencën e fundit, në bazë të matricës që ka miratuar KM në periudhën e mëparshme, procesi është gati drejt përfundimit. Kanë mbetur vetëm disa shoqëri, të cilat për efekte të fushatës elektorale, nuk kaluan për shqyrtimin përfundimtar, por është edhe një paketë tjetër ligjore, në bazë të së cilës ai aktivitet i ngecur i skemave piramidale t’u transferohet institucioneve të specializuara të shtetit. Me kalimin e këtyre projektligjeve në qeverinë e re të sapoformuar, dhe është e drejtë e saj edhe t’i ryshqyrtojë ato, dhe më pas në Parlament, veprimtaria e Grupit Mbikqyrës konsiderohet e mbyllur.



    Teloglou: Alimuçaj e ka shitur vilën në Hekali
    Gazetari Taso Teloglou i TV “Mega Channal”, thotë se ka zbuluar së fundi faktin se vila e Vehbi Alimuçajt në rrugën “Thetidhos 27” në Hekali, një nga lagjet më të pasura të Athinës, është shitur para rreth 2 vjetësh. “Disponoj emrin e blerësit, aktin e shitjes dhe gjithë dokumentacionin shoqërues që ndodhet në kadastrën e Athinës”, tha Teloglou për gazetën ABC. Në fakt Grupi Mbikëqyrës për Transparencën e Skemave Piramidale, nuk e njeh këtë fakt. Kryetari i grupit, Farudin Arapi thotë se “në shtator do të vijnë këtu përfaqësues të zyrës legale greke, me të cilën ne operojmë dhe do të kemi një bashkëbisedim përfundimtar për çështjet që ata kanë zhvilluar dhe hapat që janë hedhur, por deri me sot nuk kam ndonjë informacion të këtillë. Nëse ju e dispononi një dokument të tillë do të kërkoja bashkëpunimin tuaj”.



    Grupi Mbikëqyrës: Të rihapet hetimi për Alimuçajn
    Në një nga faqet e raportit që Farudin Arapi iu dërgon autoriteteve shtetërore të hetimit, thuhet ndër të tjera se janë identifikuar se VEFA është pronare e 30% të aksioneve të një hoteli me vlerë 2 milionë dollarë, e aksioneve të një shoqërie të aviacionit civil të quajtur “Aviator” me vlerë 1 milion e 320 mijë dollarë dhe e një vile luksoze në një nga lagjet më të shtrenjta të Athinës.“Nëpërmjet shoqërisë “Elthorne Development LTD” Athinë, në shkurt të vitit 1996, janë xhiruar 4.2 milionë dollarë, nga të cilat 500 mijë cash, në llogarinë nr 155-015001000030 në “ALPHA Credit Bank” (Edon Mare Branch, Paleo Faliro, Athinë) për blerjen e anijes “Aulona” nga një shoqëri malteze, kur në regjistrin hipotekor në Maltë dhe më pas në Panama, trageti “Aulona” figuron i regjistruar vetëm me vlerën e 600 mijë dollarëve”, thuhet në raportin e Grupit Mbikëqyrës, i cili më tej vazhdon: “Pra sikundër rezulton nga trajtimi i episodeve të mësipërme, Vehbi Alimuçaj ka dijeni të plotë në këtë bashkëpunim mashtrues të realizuar me Apostolos Vavilisin, në fshehjen dhe përvetësimin e vlerave financiare të kreditorëve. Kjo fshehje e personit të Apostolos Vavilisit nga ana e Alimuçajt nën emrin Apostolos Kavalaras është e qëllimshme, duke mos afruar për asnjë çast bashkëpunim me drejtësinë gjatë hetimit si dhe me administratorët e pavarur. Pra, nëse vërtetohet se Apostolo Vavilis është edhe organizator i vendosjes së autobombës në supermarketin e “VEFA Holding” shpk, ku gjetën vdekjen 4 persona dhe u plagosën dhjetrë të tjerë, vepra kriminale e vjedhjes se pasurisë se shtetasve nga ana e Vehbi Alimucajt bëhet akoma me e rënde. Përsa më sipër, duke qenë se kemi të bëjmë me fakte të reja (të panjohura më parë, të pa hetuara dhe për rjedhojë të pagjykuara) ju drejtohemi juve me këtë kallëzim të ri, bazuar në nenin 281/1 të kodit të procedurës penale, për rihapjen e hetimit për ndjekje penale ndaj të dënuarit Vehbi Alimuçaj dhe rigjykimin e tij për veprën penale të mashtrimit dhe fshehjes se provave parashikuar në nenet 143/1, 143/2 dhe 143/a/2 të Kodit Penal”, përfundon kërkesa e Farudin Arapit drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme në mars të këtij viti. Në fakt Alimuçaj, i pyetur nga prokurorët në burgun e Peqinit, pas kësaj kerkese të Grupit Mbikëqyrës e ka pranuar se e ka takuar Apostolos Vavilisin, por se nuk e njihte se kishte të bënte me këtë personazh, por me Apostolo Kavalarasin.
    Por megjithë kërkesën e paraqitur nga Grupi Mbikëqyrës për transparencën e skemave Piramidale, për një rihapje të dosjes Alimucaj, Prokurori i Përgjithsëm Theodhori Sollaku, thote se çështjet që lidhen me gjykimin e personave të implikuar me skemat mashtruese janë tashmë të mbyllura.




    Grekët pranuan transfertat e paligjshme nga Shqipëria

    Sic dëshmon një eksperet grek i ekonomisë që kishte dijeni për zhvillimet e atëhershme, kishte një shqetësim në Athinë për rrjedhjen e dhrahmisë jashtë vendit, kryesisht nga emigrantët. Kjo përkeqësonte bilancin e llogarisë korente të Greqisë dhe kishte pasoja negative në ekonominë greke. Një mënyrë e mirë për ta grumbulluar sërish atë dhe për të përmirësuar pozicionin e bursës, do të ishte gjetja e mënyrave për ta rikthyer në Greqi në masë të madhe dhrahminë e larguar. Por gjithmonë sipas ekspertit që dëshiron të mbetet anonim “që të kishte ndikim në bursën e Athinës (Sofokleus), ishte e domosdoshme që shuma që do të rihynte njëherësh në qarkullim në Greqi, në blerjen e aksioneve të kompanive të njohura të listuara në Bursë, duhet të investoheshin nga 400-600 milionë dollarë. Në të kundërt, nëse shuma nuk do të ishte kaq e madhe, një operacion i tillë nuk do të kishte asnjë vlerë”. Shuma që kërkohej korrespondon me shifrën e përafërt të parave që sillnin rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë që punonin në Greqi. Llogjika të çon në hipotezën se firmat piramidale nuk i konvertonin fare depozitat në dhrahmi, të cilat ktheheshin në shumicën e rasteve në vendin që i emetonte. Për realizimin e këtij “operacioni”, mendohet të jenë përdorur avionët e vegjël “Jat” të kompanisë “Aviator”, një pjesë të mirë të aksioneve të së cilës i kishte blerë dhe vazhdon t’i ketë në pronësi edhe sot familja Alimuçaj, një nga djemtë e të cilit është edhe në bordin ekzekutiv të saj. Sipas dëshmive të ekspertit, në këtë “operacion” të transportimit të parave morën pjesë dy biznesmenë nga Gjirokastra dhe një zyrtar i rëndësishëm i nivelit të dytë dhe ish drejtor i një prej kompanive më të rëndësishme publike shqiptare.







    ABC nr.4-Ilir Paço
    26.09.2005

  8. #38
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Historia e trasfertës më të bujshme të parave piramidale. Por ndoshta jo më të bollshmes

    Simitis: Mbylleni shpejt këtë histori Qeveria greke e PASOK-ut e përfshirë në historinë e transfertave të parave të piramidave shqiptare në bankat greke. Investigim i përbashkët me kolegët grekë për rrugën e parave. Loja mbetet akoma e hapur.

    Simitis: Mbylleni shpejt këtë histori
    Qeveria greke e PASOK-ut e përfshirë në historinë e transfertave të parave të piramidave shqiptare në bankat greke. Investigim i përbashkët me kolegët grekë për rrugën e parave. Loja mbetet akoma e hapur.
    Ai liroi paksa kollaron që e shtrëngon në grykë, ndërsa makina e tij po i afrohej pikës kufitare të Kakavijës. Kishte kaq shumë para me vete, që duhet t’i kalonte në anën tjetër të kufirit, sa nuk kish se si të mos djersitej, ndonëse kishte hyrë dimri. Ishte ora rreth 11.30, e 5 nëntorit 1996. Në mënyrë enigmatike dhe pa shumë modalitete, shuma marramendëse prej 1 miliard dhrahmish, kaloi drejt Greqisë. Ai nuk e kishte parashikuar se do të ishte kaq e thjeshtë. Oficerët e pikave shqiptare dhe greke të kontrollit, pas shook-ut paraprak që pësuan kur panë aq shumë para, që ndoshta nuk do t’i shohin kurrë më në jetën e tyre, veçse nëpër filma, e patën zili burrin babaxhan me mustaqe që i mori sërish në duar valixhet dhe i futi në makinë. Një ndjenjë lehtësimi e përfshiu të tërin kur makina e tij u lëshua në dishezën që nis pasi kalon pikën greke, për të vazhduar rrugën drejt Janinës. Aty me siguri e prisnin. Hyri në nëndegën e Bankës së Punës (Trapeza Ergasias) dhe kërkoi të njoftonin drejtorin. Ai erdhi dhe pa ndonjë procedurë të gjatë, e pranoi depozitimin. Në orën 13:47 minuta në nr. e llogarisë 75/5057-10/59 u derdhën 1 miliard dhrahmi. Sa mirë do të ishte të ishin në emrin e tij. Por jo. Pronari i këtyre parave ishte Cenaj Lefter i Qerimit dhe i Përparimes së Feimit. Kështu paratë u depozituan edhe pse ligji grek i miratuar në shtator të 1995, me këmbënguljen e amerikanëve, kërkonte deklarimin e burimit për depozitime që i kalonin të 5 milionë dhrahmitë (20 mijë dollarë). U lejuan te kalojne nga autoritetet policore dhe doganore shqiptare edhe pse ligji nuk lejonte dhe nuk lejon nxjerrjen e me shume se 20 mije dollareve ne nje dite nga vendi.

    Nuk është pjesë e shkëputur nga romane policeske, por historia e udhëtimit të parë të ati që do të bëhej deputet në parlamentin e ardhshëm shqiptar 1997-2005, Kristo Goxhi, për llogari të mikut të tij të afërt, Lefter Cenajt, presidentit të “Cenaj and Co”. Udhëtimi i dytë, pas më shumë se 2 muajsh, edhe pse sërish me një lloj stresi, ishte më i lehtë për Goxhin. Në 17 janar 1997, në orën 12:32 minuta, ai depozitoi sërish në emër të mikut të tij, Cenaj, shumën tjetër prej 250 milionë dhrahmish, në të njëjtën bankë.
    Kjo është në vija të përgjithshme historia e dy prej transfertave fantastike të parave të depozituesve shqiptare jashtë kufijve të vendit. Me dhjetëra të tjera histori të tilla, ndoshta nuk do të zbulohen kurrë. Histori që mbajnë të ndrydhura brenda tyre mënyrat enigmatike të transferimit të më shumë se 200 milionë dollarëve që, sipas investigimeve të fundit, kanë përfunduar në Athinë, Shkup e Budapest.

    Ndërhyrja e Simitisit për çështjen Goxhi

    Sipas dëshimve të gazetarit të njohur investigativ grek të TV Mega Channal, Taso Teloglou, në rastin Goxhi janë të implikuar drejtëpërdrejtë zyrtarë të lartë grekë. Madje edhe vetë ish-kryeministri Kostas Simitis, kishte dijeni për ngjarjen. Kolegu Teloglu, i cili ka investiguar dhe po vazhdon kërkimet për zbardhjen e transfertave të parave nga Shqipëria, tregon për ABC, një takim të tij me të ndjerin, zv/ministrin e Jashtëm grek, Janos Kranidhiotis. “Më thirri në zyrë një vit më vonë dhe më kërkoi të dinte se çfarë dija mbi rastin Goxhi, pasi duke qenë se i kisha mbuluar ngjarjet nga Shqipëria, kisha njohje të mirë të situatës gjatë periudhës së trazirave të 1997-ës”, thotë Teloglou. “Por për rastin në fjalë, nuk kisha dijeni. Atëherë, me sa më kujtohet, pasi ka kalur kohë dhe nuk mund ta riprodhoj me saktësi bisedën, ai më tha se 4 drejtues të lartë të PBDNJ-së kishin ndërhyrë për t’u bërë ajo transfertë, dhe më la përshtypjen se depozitimi i 1 miliard dhrahmive, i ishte interpretuar atij se ishin para të Omonias”, tregon gazetari. Ndërkaq në Greqi kishte nisur një gjyq ndaj Kristo Goxhit, që tashmë ishte zgjedhur deputet i PBDNJ, për transfertën në fjalë dhe çështja kishte marrë përmasa shqetësuese. Teloglou tregon se si për coincidence, në çastet që ishte duke biseduar me ish zv/ministrin Kranidhioti, ra telefoni i zyrës së këtij të fundit. “Kranidhioti më tha se ishte kryeministri Simitis që i kishte thënë pak a shumë se “shumë u zgjat kjo çështje. Duhet mbyllur njëherë e mirë”. Pak kohë më pas, gjyqet maratonë kundër Goxhit u mbyllën me pafajësinë e këtij të fundit”, thotë Taso Teloglou. Në fakt, zv/ministri Kranidhiotis sot nuk rron më për të dëshmuar se çfarë dinte për rastin e transfertës së parave të Cenajt, pasi në një aksident ajror në afërsi të Bukureshtit, më 14 shtator 1999, humbi jetën së bashku me djalin e tij, Nikolas dhe 6 persona të tjerë, gjatë udhëtimit për në samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit. “Më vjen keq që këto që them nuk mund të vërtetohen, pasi Kranidhioti nuk është më”, thotë Teloglou. Në fakt nuk është e vështirë të kuptosh implikimin e segmenteve zyrtare greke në këtë transfertë, kur për shuma më të mëdha se 20 mijë dollarë, nëndegët e bankave duhet të njoftojnë zyrën qendrore të saj. Por kjo nuk u bë kurrë. Edhe nëse një pjesë e zyrtarëve grekë mund të justifikohen se i pranonin depozitime të shumave të tilla marramendëse me arsyetimin se ishin para të organizatës “Omonia” dhe se ishin të pasigurta në Shqipërinë e trazuar, përsëri kemi të bëjmë me shkelje të ligjeve greke të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.


    Goxhi: Asnjë lidhje transferta e Cenajt me PBDNJ-në

    Në një bisedë të pak kohëve më parë së bashku me kolegun grek Tasos Teloglou, Kristo Goxhi e mohon kategorikisht që PBDNJ-ja të jetë implikuar apo të jetë bërë protektore e parave të firmës “Cenaj”, që ai kishte depozituar. “Nuk jam takuar kurrë me Jano Kranidhiotin dhe as di që ndonjë përfaqësi e PBDNJ të ketë biseduar me të për punën time. Unë dola i pafajshëm në të gjitha gjyqet, edhe në Athinë, edhe në Tiranë. Nuk shkela asnjë ligj dhe nuk kisha asnjë lidhje me ato para. Thjesht me anë të një prokure i depozitova, nëse u shkel ndonjë ligj për deklarimet dhe prejardhjen e këtyre parave, ky nuk është faji im, por i atyre që i pranuan”, thotë Kristo Goxhi.

    “Demokracia e Re”, akuza PASOK-ut

    Edhe përpara se të vinin në pushtet, më 7 mars të vitit 2004, deputetët e “Demokracisë së Re” kishin kërkuar në fakt shpjegime nga qeveria për çështjet e implikimit të autoriteteve me firmat piramidale në Shqipëri. Në nëntor të vitit 2001, deputeti Jorgos Surlas kërkoi shpjegime nga ministri i atëhershëm i Rendit Publike, Mihalis Hrisohoidhis, në lidhje me “transfertën e 5,5 miliardë dhrahmive (rreth 20 milionë dollarë) të futura në dy valixhe dhe të depozituara në një bankë të Janinës nga një shtetas shqiptar në qershor të vitit 1997”. Në kërkesën për interpelancë, zoti Surlas shprehet se “banka ishte e detyruar që të njoftonte autoritetet për depozitimin e një shume kaq të madhe, por këtë nuk e bëri kurrë”. Në të njëjtën kërkesë, deputeti Surlas i kërkonte shpjegime ministrit Hrisohoidhis edhe për mënyrën e blerjes së një vile nga bosi i firmës piramidale “VEFA”, Vehbi Alimuçaj, në njërën nga lagjet më luksoze të Athinës. Por Zoti Surlas thotë se atëherë kishte marrë një përgjigje gjysmake dhe të çuditshme nga Ministri i Rendit. “Ministri Hrisohoidhis tha atëherë se Alimuçaj ka aktivitet si biznesmen dhe na rezulton i implikuar në veprimtari kriminale. Ai nuk dha ndonjë shpjegim tjetër”, thotë Surlas.


    Një tjetër transfertë marramendëse

    Në fakt, nga teksti i interpelancës së kërkuar nga Surlas në vitin 2001, duket se kemi të bëjmë me një tjetër transfertë marramendëse. Deputeti Surlas bën fjalë për një depozitim të një shume prej 5,5 miliardë dhrahmish në një bankë të Janinës në qershor të viti 1997. Pra kemi të bëjmë me një transfertë tjetër nga ai e Kristo Goxhit. Transfertat e Goxhit janë kryer në 5 nëntor 1996 dhe më 17 janar 1997 dhe të dy shumat arrijnë në 1 miliard e 250 milionë dhrahmi. Pra këtu dalin në pah edhe dy transferta të tjera.
    Më 18 mars 2005, sërish Jorgos Surlas, tashmë deputet i mazhorancës së “Demokracisë së Re”, dhe nënkryetar I Parlamentit (Vuli), I dërgon një kërkesë për sqarim Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Transparencës dhe luftes kundër pastrimit të parave, për të sqaruar veprimtarinë e bosit të firmës pramidale shqiptare, “VEFA”, Vehbi Alimuça. Kërkesa iu dorezua Kryatrit të Komisionit zotit Karamario. Surlas tha se këtë cështje e kishte ngritur ne mbledhjen që Komisioni I Ligjeve dhe I Transparencës zhvilloi më 02.12.1999 por nuk kishte marre përgjigje. Lëvizja e zotit Surlas erdhi me sa duket pas shkrimeve te shtypit grek se Apostolos Vavilis, një person shumë i kërkuar nga autoritetet greke dhe ato ndërkombëtare ka bashkëpunuar me Alimuçajn dhe pronarë firmash të tjera piramidale të asaj kohe, për të pastruar apo transferuar para në Greqi. Ato ditë gazeta proqeveritare greke "Apogevmatini" publikoi një sërë shkrimesh mbi bashkëpunimin e firmave piramidale shqiptare me Vavilisin në afera ku, sipas gazetës, janë përfshirë edhe politikanë apo nëpunës të lartë shtetërorë nga të dy palët. Këto shkrime e kanë shtyrë nënkryetarin e Parlamentit të kërkojë shpjegime.

    Simitis dinte gjithçka

    Faktin që ish kryeministri Kostas Simitis dhe zyrtarë të tjerë të lartë grekë kishin dijeni për transfertat dhe për aktivitetet e tjera të “bosëve të piramidave” e vërtetojnë edhe deklaratat e zotit Surlas në parlament në dhjetor të 1999, ku ai, i cituar nga gazeta greke “Apojevmatini”- thotë: “ndërsa u informuan si kryeministri, Kosta Simitis ashtu edhe ministri i Rendit, Jorgos Romeos, ai i Ekonomisë Kombëtare, Janos Papandoniu dhe ministri i Mbrojtjes, Aqis Cohaxopulos, i ashtuquajturi Alimuçaj vazhdoi aktivitetin e tij deri në momentin që u arrestua nga organet e drejtësisë shqiptare dhe jo greke për skandalin e piramidave”. Së fundi Surlas kërkoi që të dorëzohej në Parlament dosja me të dhënat e Alimuçajt dhe të bashkëpunëtorëve të tij. “Apojevmatini” shkruan gjithashtu se në përgjigje të interesimit të deputetit Surla, ministri i Rendit Publik, Mihalis Hrisohoidhis, në lidhje me Vehbi Alimuçën tha se “organet kompetente e njohin si aktivitetin kriminal të këtij biznesmenit në Greqi, ashtu edhe faktin e blerjes së një vile në Ekali prej tij, me ndërmjetësinë e një personi të tretë”. “Më vonë, siç shkruan gazeta, u zbulua se personi i tretë ishte Apostolo Vavilis. Ministri i Rendit nuk pranoi atëhere që të dorëzonte dosjen në Parlamentin grek, pasi, sipas tij, ishte “secret”.

    Fajdes, në skenë Apostolo Vavilis

    Ndoshta Vehbi Alimuçaj, i cili vuan dënimin në burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, vërtet nuk e ka ditur se Apostolo Kavalaras ishte aventurieri i famshëm me “1000 fytyra”, Apostolos Vavilis. Njeriu i kudondodhur në vendet me probleme, që nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e deri në Lindjen e Mesme, në Jeruzalemin e trazuar. Njeriu që u bë i famshëm dhe që kërkohej nga policia e shumë vendeve europiane për trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të tjera të paligjshme, ishte paraqitur para njeriut më të njohur të asaj kohe në Shqipëri, pas ish-Presidentit Sali Berisha, Vehbi Alimuçës, për t’u bërë një bashkëpunëtor i tij. Ja se çfarë shkruan gazeta greke “Apojevmatini” në një nga numrat e saj javën e tretë të marsit 2005:

    “Aeroplani” shqiptar u ul në Athinë

    “Të paktën 50 miliardë dhrahmi (200 milionë dollarë) nga firmat piramidale shqiptare, falimentimi i të cilave çoi në rrënimin e ekonomisë së vendit fqinj, ku si pasojë mijëra kreditorë humbën pasuritë e tyre, sipas burimeve të sigurta të "Apogevmatinisë", kishin për destinacion Athinën, Shkupin dhe Budapestin. "Pilot" i këtij "aeroplani" ishte Apostolos Vavilis dhe ekuipazhi, një ministër i tanishëm i qeverisë shqiptare, një deputet i minoritetit grek të Shqipërisë dhe një funksionar i lartë i policisë greke, që atëherë shërbente në Janinë. Ndërkaq mbetet e panjohur shuma e parave.

    “Zbritja” në Shqipëri

    Duke zgjidhur këtë lëmsh, del se veprimtaria e Apostolos Vavilis në Shqipëri fillon në tetor 1995. Atëherë, me emrin Apostolos Kavelaras dhe me një grup bashkëpunëtorësh të besuar fillon kontaktet dhe bashkëpunimin me Alimuçajn, pronar i “VEFA Holding”, një kompani që atëherë funksiononte si "kompani investuese" dhe që merrte depozita nga privatë, duke dhënë përqindje interesi më të lartë se sa ajo zyrtare e bankave. Bashkëpunimi i Vavilit me VEFA-n filloi me furnizimin me sisteme sigurimi, makina të blinduara, blerje motoçikletash si për trupat e sigurisë personale të Alimuçajt, aq edhe për transportimin e sigurt të parave. Hyn e del në Shqipëri me emrin Kavalaras, por edhe nën mbrojtjen e miqve "të lartë". Në çdo kthim në Greqi, sa ai aq edhe bashkëpunëtorët e tij, sjellin me vete shuma jashtëzakonisht të mëdha parash, të cilat në fazën e parë e kishin origjinën nga shërbimet që i kishte ofruar Alimuçajt dhe që, sipas deklaratave valutore në doganat e Kakavijës e Janinës dhe të aeroportit të Athinës, ishin krejtësisht të ligjshme. Shuma totale kapte shifrën 1 milion dollarë.


    Banka dhe anije

    Mirëpo veprimtaria e Vavilisit nuk përfundon aty. Transportimi i parave vazhdon me dy qëllime: Blerjen e një banke në Greqi për llogari të Alimuçajt. Në këtë mënyrë krijohej një degë e bankës në Shqipëri dhe transferoheshin paratë në një bankë greke me synime të qarta (legalizim i parave që depozitoheshin në firmën piramidale "VEFA") dhe blerjen e dy anijeve cargo për linjën Perama (Greqi)-Durrës-Vlorë-Itali e Poshtme, blerje që u realizua, por me ndërmjetës tjetër. Këto anije janë "Vlora" (ish Lucinda) dhe “Port of Durrës”, të cilat sot janë sekuestruar në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë Apostolos Vavilis qarkullon në Shqipëri me emrin e vërtetë dhe përpiqet të penetrojë në një tjetër kompani të ngjashme me "VEFA"-n, një prej drejtuesve të së cilës është një ministër i qeverisë së sotme shqiptare. Kjo kompani është “Cenaj Investment Company”, me seli në Vlorë dhe pronar Lefter Cenajn, i cili është i burgosur në Greqi (në burgun e Nafplios) për skandalin e piramidave shqiptare. Theksohet se ministria greke e Rendit Publik, më 24 shtator 1997 kërkonte informata rreth Lefter Cenajt nga Interpol Tirana dhe më 12 tetor 1997 mbërriti përgjigjja, e cila paraqiste suksesin kolosal të biznesit të “Cenaj Investment Company”, por edhe vinte në dukje se pronari i saj nuk u përndoq asnjëherë dhe as përndiqet në Shqipëri për çfarëdo vepre penale, megjithëse u kishte borxh 16.000 qytetarëve rreth 50 milionë dollarë.


    Jashtë çdo dyshimi

    Raporti i Interpolit shqiptar përfundonte me deklaratën se qytetari shqiptar, Lefter Cenaj nuk përbën rrezik për sigurinë publike dhe gëzon respektin nga kreditorët dhe përfaqësuesit e ligjit. "CV"-ja e mësipërme do t'i jepte Vavilisit mundësinë që të bashkëpunonte tanimë me një kompani, e cila (ndonëse piramidale) gëzonte respekt absolut dhe jo më me “VEFA”-n e Alimuçajt, i cili herë pas here kishte krijuar shqetësime në opinion me objektin e investimeve të tij. Një tjetër shtysë e rëndësishme ishte se kompania “Cenaj” ishte e vetmja që dispononte licensë zyrtare për funksionimin e agjencive të shkëmbimit valutor, çka do ta ndihmonte Vavilisin që paratë e firmave piramidale të legalizoheshin pa procedura. Përpjekja e njeriut me njëmijë fytyra kurorëzohet me sukses... Krijohet grupi i ri i njerëzve, të cilin ama nuk e udhëheq Vavilis, por është pjesëtar i tij dhe kryen detyrën e transportuesit. Kësaj here me pasaportë të një vendi ballkanik dhe nën mbrojtjen e ministrit të sotëm të qeverisë shqiptare, të funksionarit në detyrë të policisë greke, por edhe të deputetit, transporton shumat kolosale nga Shqipëria për në Greqi dhe në Shkup. Një nga mënyrat e transportimit është me automjetin e deputetit, ku Vavilis paraqitet si shofer, ndërsa takimet e grupit (të oficerit të policisë greke me deputetin e minoritetit) bëhen në hotelin "Ksenia" të Janinës.


    Ndjekjet penale dhe ligji

    I gjithë "operacioni" funksionon nga 1997 deri më 1999, periudhë gjatë së cilës Bursa e Athinës ndodhet në nivele jashtëzakonisht të larta, kontrolli i kodeve që hapen është i mangët dhe fitimet e investitorëve janë shumë të mëdha, krahasuar me ato të vitit 2000 e më tej. Sot Vavilis është person i kërkuar në vendin tonë, ndërsa pritet t'i komunikohen edhe akuza të tjera, deputeti i minoritetit mbetet deputet, funksionari i lartë i policisë greke është në detyrë, ndërsa eksponenti i atëhershëm i kompanisë “Cenaj” dhe sot ministër, është njëri nga njerëzit që hartuan ligjin me të cilin firmat piramidale të asaj kohe u shpallën të paligjshme dhe sot ndiqen penalisht edhe në vendin tonë, për pastrim parash”.

    BOX

    Ja kërkesa e plotë Jorgos Surlasit

    “Athinë 8-11-2001

    Në kohën që janë intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për goditjen e grupeve që qarkullojnë para, të cilat e kanë prejardhjen nga aktivitete kriminale dhe kanë lidhje me terrorizmin, është e rëndësishme të bëhet e njohur se cilat janë rezultatet e hetimeve për çështjet e mëposhtme, të cilat u kryen nga komisioni parlamentar.
    1. Gjykatësi i lartë, z. Vardhakaqis tha gjatë punimeve të Komisionit të Ligjeve dhe Transparencës në 4. 6. 1997: “Një shtetas shqiptar solli dy valixhe të mbushura me 5, 5 miliardë dhrahmi, të cilat i depozitoi në një bankë të Janinës. Banka nuk reagoi, ndërsa e kishte për detyrë të më jepte informacion, por nuk e bëri. U vonuan më shumë se 8 muaj që të më informonin për çështjen, informacion, të cilin unë më pas e mora nëpërmjet autoriteteve policore”. Në raportin e 1997, ndërmjet të tjerash, thuhet: “kërkojme që z. Vardhakaqi të deklarojë emrin e bankës, filiali i së cilës në Janinë nuk dha informacionin e duhur”.
    2. Në mbledhjen e përbashkët të dy komisioneve, z. Nikolaidhis, kryetar i komisionit, mbështetur në nenin 7, vërtetoi se një pjesë e madhe parash nga piramidat shqiptare, përfunduan në Greqi dhe se i ka dorëzuar raportin përkatës prokurorisë.
    3. Blerja e vilës nga Alimuçaj. Bëhet fjalë për një shtetas shqiptar, ashtu siç thuhet edhe nga ministri i Rendit (me 24.12.1999) në përgjigje të pyetjes që unë kisha bërë në Parlament që “ushtron aktivitetin si biznesmen dhe sillet si i perzier në aktivitete kriminale”. Alimuçaj bleu, pra në vjeshtën e vitit 1996, me ndërmjetësinë e një personi të tretë, një vilë në rrugën “Thetidhos 27” në Hekali. Në takimin e përbashkët të dy komisioneve, z. Nikolaidhis tha se e shqetëson kjo çështje. Të gjitha këto kanë interes të veçantë po të kihet parasysh se Alimuçaj qëndroi për vite të tëra në Greqi pa leje qëndrimi, duke zhvilluar sipas ministrit të Rendit Publik edhe një aktivitet kriminal. Pas të gjithë kësaj është e nevojshme të bëhet e qarte nëse përfunduan apo jo hetimet dhe nëse jo, përse ka vonesa kaq të gjata dhe nëse ka gjithashtu ndërhyrje, nga kush bëhen ato”.
    Por i pyetur nga ABC, në lidhje me zhvillimet e mëpasme dhe hetimet e këtij komisioni, pas kërkesës së nënkryatrit të Parlamentit, Jorgo Surlas, një burim konfidencial në Parlamentin e Greqisë, tha se “deri tani nuk ka asnjë përgjigje ndaj kërkesës për sqarime të zotit Surlas”.

    Pas Surlas edhe Zogaj

    Pasi në Athinë çështja e transfertës së parave nga Shqipëria mori përmasa të mëdha si në shtypin vendas ashtu edhe në qarqet politike edhe deputeti Preç Zogaj, ish-anëtar i Komisionit Parlamentar Hetimor për transparencën e fajdeve, i kërkoi më 17 mars 2005, Kuvendit dhe Prokurorisë së Përgjithshme të niste hetimet në lidhje me këtë çështje. Zogaj kërkoi 6 muaj më parë që të zbardhej e vërteta e informacioneve të publikuara në Athinë në lidhje me transferta të konsiderueshme parash të firmave rentiere dhe të depozituara në bankat greke. Zogaj tha atehere se “gjatë hetimeve, janë identifikuar 30 milionë dollarë që ndodhen të depozituara jashtë vendit”. Zogaj akuzoi atehere institucionet se “nuk kanë bërë asnjë përpjekje serioze për riatdhesimin e këtyre kapitaleve”. “Komisioni i transparencës me në krye Farudin Arapin dhe qeveria shqiptare, duket se në vend të angazhimit për t’i kthyer këto para në vend, i kanë lënë në heshtje ose edhe i kanë fshehur“, ishte shprehur Zogaj.


    KRYEPROKURORI SOLLAKU

    “Po punojmë për rikthimin e parave nga Greqia”

    Autoritetet shqiptare po kërkojnë zgjidhjet ligjore për rikthimin e parave të shqiptarëve, të cilat qeveria greke ua ka bllokuar bosëve të firmave piramidale “Cenaj” dhe “VEFA”. Këtë e bën të ditur Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Në një intervistë për “ABC” ai shprehet se duhen krijuar akte ligjore e nënligjore të posaçme ndërmjet Tiranës e Athinës për rikthimin e miliona parave, të cilat autoritetet greke i kanë bllokuar pasi kanë zbuluar aktivitete të paligjshme në territorin helen të ish-bosëve shqiptarë.


    Keni shkuar në Greqi për firmat piramidale dhe transfertat e parave të bosëve atje, ku keni patur takim me autoritetet gjyqësore. Cili është rezultati?
    Në fakt, takimi nuk ishte vetëm për piramidat, por edhe për çështje të tjera. Në Greqi jeton një komunitet jo i vogël shqiptarësh, për të cilët janë të interesuara të gjitha strukturat e shtetit shqiptar dhe ka një numër të vogël që janë subjekte të ndjekjes penale. Natyrisht, u diskutua edhe për çështjen e parave të firmave piramidale. U vura në dijeni se autoritet greke kishin hapur dosje penale, kishin deklaruar fajtorë “Cenaj” dhe paratë e bllokuara për aktivitetin e paligjshëm atje i kalonin shtetit grek. Po ashtu, janë bllokuar edhe pasuritë e Alimuçajt atje. Ne debatuam për të gjetur zgjidhjet më të mira ligjore për kthimin e këtyre parave, pasi ato janë të shqiptarëve, nuk janë as të Cenajt, as të Alimuçajt.



    Sa është vlera e këtyre pasurive apo llogarive?
    Nuk e di vlerën e saktë, por disa milionë



    Ka apo jo gjasa që këto para të kthehen në Shqipëri?
    Gjetëm një dashamirësi nga ana e palës greke për zgjidhjen sa më të mirë të kësaj çështjeje. Por për një zgjidhje përfundimtare duhet të përfshihen të dy shtetet për të krijuar një seri aktesh ligjore e nënligjore për të zgjidhur situatën. Besoj se qeveria e re do të ngrejë grupe pune, të cilat do të gjejnë zgjidhje për rikthimin e këtyre pasurive.



    A ka patur përpjekje nga qeveria e mëparshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje?
    Di që u ngrit një grup pune, por nuk ia di rezultatet.



    Keni çështje të hapura ende në Shqipëri për firmat piramidale?
    Këto çështje janë mbyllur në Shqipëri në gjykatat e të gjitha shkallëve. Një pjesë e këtyre vendimeve janë ekzekutuar, të tjerat presin dhe është vetëm çështje kohe, si rezultat i bashkëpunimit edhe të Interpolit shqiptar me strukturat e huaja. Greqia me të vërtetë po dënon Cenajn, por paratë janë të shqiptarëve. Doja të thosha dhe diçka tjetër në lidhje me çështjet në Greqi. Edhe individë apo shoqata duhet të bëjnë padinë e tyre për të marrë pjesë në proceset gjyqësore që kryhen atje.

    Po shoqatat nuk kanë të drejtë këtu të marrin pjesë në gjyqe?
    Le të ngrihen padi. Asnjë gjykatë nuk mund të refuzojë pranimin e një letër padie. Nëse ajo nuk e shqyrton, pra, merr një vendim që nuk e pranon atë, ti mund të apelosh vendimin në një shkallë më të lartë, derisa të kalosh në Gjykatën e Strasburgut.


    17.09.2005
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Gjykata: Vavilis i pafajshem

    E Merkure, 06 Shtator 2006

    Autoritetet greke te drejtesise vendosen dje, qe te shpallin te pafajshem ate qe e kane cilesuar deri vone, personi me i shumekerkuar i vendit, Apostolos Vavilis. Gjykata e Krimeve te Renda ne Larisa deklaroi se e dha kete vendim, per shkak te mungeses se provave te prokurorise, ne lidhje me akuzen e ngritur: trafik lendesh te forta narkotike. Gjithsesi, Vavilis i njohur ne Greqi si njeriu me njemije fytyra, do te mbetet ne burgun e sigurise se larte ne Koridhalos. Ai perballet dhe me disa akuza te tjera, mes te cilave dhe ajo per tradhti ndaj atdheut dhe abuzim me fajdete shqiptare.

    Vendimi

    Gjykata e Larisas tha dje, se nuk ekzistojne prova qe ne periudhen 1988-1991, Vavilis ka kryer trafik droge ne kete vend. “Nuk u provua se Vavilis shiste heroine ne Volos, ne sasi te ndryshme, duke fituar mbi 1.5 miliarde dhrahmi”, tha treshja gjykuese. Sipas saj, asnje deshmitar i thirrur nuk dha prova per te mbeshtetur nje akuze te tille. Sakaq, Apostolos Vavilis eshte denuar me shtate vjet burg per trafik droge, nga gjykata e Bolonjas ne Itali. Greku u gjet ne 1994 me 1.5 kilograme heroine.

    Akuza “shqiptare”

    I konsideruar si celesi i fajdeve shqiptare, Vavilis pritet te perballet ne drejtesine greke edhe per llogari te pales shqiptare. Kjo, lidhur me akuzen e pastrimit te parave te pista qe rridhnin nga veprimtaria e dyshimte, ne bashkepunim me perfaqesues te disa shoqerive rentiere ne Shqiperi, me aktivitet edhe ne Greqi. Hetuesit shqiptare pas bashkepunimit me greket, e akuzojne ish- priftin 45-vjecar, per implikim direkt ne ish-firmat piramide shqiptare, duke perfituar mbi dhjete milione dollare qe ndodhen ne bankat greke, nje pjese e te cilave jane ne emrin e tij. Vec akuzes per fajdete shqiptare, Vavilis duhet te pergjigjet edhe per tradhti kombetare lidhur me nxjerrjen e sekretit shteteror ne Jerusalem, si dhe falsifikim te dokumenteve shteterore.

    Arrestimi i Vavilisit u be prillin e kaluar, ne nje apartament te nje pallati shumekatesh ne Bolonja te Italise, me adresen “Via Pierre dei Crisenze 38”. Ai u kap ndersa po qendronte perballe nje kompjuteri i veshur me rraso. Ne cante kishte edhe nje paruke, me te cilen policia tha se dyshon shume, qe Vavilis te kete levizur pa u shqetesuar nga Shqiperia deri tek e dashura e tij ne Itali, Licia Tadei, nje nepunese shteti 54-vjecare, me te cilen kishte lidhje te vjeter. ED.KU

    Korrieri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  5. Bankat, më “zemërgjera” në kreditimin e klientëve
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 09:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •