Vavilis: Brenda 31 marsit dorezohem ne Prokurori
E Enjte, 17 Mars 2005
Apostolos Vavilis, personi i shume kerkuar nga drejtesia greke, per disa vepra penale, se fundi i perfolur per implikim ne vjedhjen e kreditoreve shqiptare, nepermjet nje deklarate personale ka konfirmuar dje, dorezimin ne prokurorine e Athines, brenda muajit mars 2005. "Nje person prane Vavilis, i deklaroi zyrtareve te larte te Prokurorise ne Athine, se i dyshuari deshiron te dorezohet brenda diteve te mbetura te ketij muaji", citohet televizioni helen Alpha. Sipas tij, vete Vavilis, deklaron se deshiron te dorezohet, per shkak se e ndjen veten te pafajshem per abuzime financiare. "Deshira ime e vetme qe te dorezohem, eshte te kete hetime korretke dhe nje gjyq te drejte", citohet ne deklaraten e djeshme, Apostolos Vavilis. Pergjigjia e pales greke, ishte e menjehershme. "Ne kemi kontaktuar me Vavilis dhe po negociojme per dorezimin e tij, ndersa i garantuam se do te gjykohet korrektesisht", thane zyrtaret e ministrise helene te Drejtesise.
Nderkohe, autoritetet greke te policise dhe Interpolit, thane dje se kane identifikuar vendndodhjet e koheve te fundit te Vavilis. Sipas tyre, dyshohet shume se i kerkuari eshte strehuar ne Shqiperi, por edhe ne Itali si dhe disa vende te tjera te Ballkanit. Policia helene, thote se stacioni i fundit i Vavilis, dyshohet te jete aktualisht, Italia, por nuk perjashton qe "ai te beje levizje te shpeshta mes Italise dhe Shqiperise, me identitet te rreme dhe aktualisht, te ndodhet ne Gjirokaster". Vavilis, akuzohet nga drejtesia greke, per pastrim parash ne Hungari, ne periudhen 1995-'97, si dhe trafik armesh me Italine, ne vitin 1999. Ed.Ku
Krijoni Kontakt