Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    I Jap Vetes Vale

    Sonte vendos
    dhe duke ju afruar dritares
    derdhem si zhive jashte. Belldump!
    Drejt e ne kazanin e nxehte
    te kesaj nate gushti te zjehem
    bashke me gjinkallat.

    Lluk, lluk, lluk valojme.
    Lluk, lluk, lluk shperndahem
    ne flluska dhe ngjitem lart
    ne buze te nates
    perzhitem, puthem me te,

    me vetvetet e mia
    bashkohemi, ndahemi
    pelcasim te tera
    pak nga pak...ahh!
    Zhytem, dal prape.
    Zhytem, dal prape.

    Pastaj, per here te fundit
    zhytem. S'dal mo.
    Dhe nuk po flas frengjisht.
    Jo moj jo.
    Zhuritja freskoka
    kur je kthyer vete ne te!

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    M'u be se degjova zhurmen e asaj rrjedhes xhelatinoze me emrin anush, nga dritarja e hapur drejt e ne kazanin gushtor, flluckat qe pelcasin puf - puf si kokoshka...
    Per Zotin, u kenaqa, ndersa kur arrita ne fund, waw, me ngriu buzeqeshja. m'u be se ishe tallur gjithe kohes. Tani, fol, rrefehu, c'te gjeti aty ne fund?

    Dikea qe nuk di frengjisht

  3. #3
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    dikea, ndoshta une jam e vetmja qe e kam kuptuar LOL "zhytem s'dal mo" e thoshim ne ne lagjen time kur ishim te vegjel dhe pretendonim se dinim frengjisht "zhytem = je t'aime" plus "s'dal mo = tingull francez bicimi" LOL si kjo shprehje kish te tjera me te cilat pretendoje se dije greqisht, p.sh. "ka tokadhe, s'ka tokadhe" (ka toka dhé, s'ka toka dhé) "ti thelis posa qepera" (ti the "lis" posa qe e pe, ra!" LOL ose "ka ledhara s'ka ledhara" (a ka ledh ara apo s'ka ledh ara?). une kujtova se do te kuptohej loja e fjaleve, po ndoshta eshte e rrezikshme te sjellesh gjera nga femijeria se megjithse ne te njejtin shtet, femijet kane kujtime shume te ndryshme.

    pra...per talljen...




    love,
    Ani

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Ani

    Ate "zhytem e s'dal mo" edhe une e kam then me dhjetra here kur luanim me gocat para pallatit. Por nuk e kisha fjalen aty, ndoshta jam shprehur gabim. Po flas me qarte: deri aty poezia eshte fantastike, kjo eshte fjala qe i shkon me teper, kur futen keto:

    Dhe nuk po flas frengjisht.
    Jo moj jo.

    me duket se i iken lezeti asaj qe thuhet me lart. Nejse, mendimi im ky...

    Te perqafoj

    Dikea qe kujton se po ben nje cike krititke letrare

  5. #5
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hahahaha
    kam thene une kjo ani ka magjine e paqes!
    "zhytem e s'dal mo"
    fantastike,origjinale ....
    e kam edhe edhe une kushedi sa here kur laheshim ne lumin "FAN" buze fshatit.
    po , kur lexova anin as qe mu kujtua hic.
    o annnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnnn!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184

    Ani

    ti me vjen gjithnje si fllad.mes gushtit dhe mes kazanit.femije ke mbetur (sa mire!)

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Fatmira
    Anėtarėsuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    East Croydon
    Postime
    14
    E di ndonjehere mendoj me mire une qe s`di te shkruaj poezi.
    Ju i doni o fantastike o fare, cte bejme ne te tjeret na mbetet veq te hapim syte andej kendej neper forum.
    I`m not going to decide that a person
    must be of good character because of what dhey like. how they conduct themselves, and how they treat me, will be the deciding factor.

  8. #8
    kalimtare--folje Maska e Ani
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    126

    ***

    bunaaa! rrofsh ti po shiko mire!! lol

    dikea, te kuptoj, dhe vete e pata me dyshim ti fusja ato dy rrjeshta por nga ana tjeter me duken te nevojshme per te vene ne pah lojen e fjaleve...do mendohem dhe njecike. thanks.

    o maccciiiiiiii!! shhh, s'di ca t'them. lol

    fatmira, ashtu qofsh dhe flm per leximin. jo fantastike gjithmone, po te qendrueshme...

    nejse, lexohemi ketu rrotull,
    ani

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •