Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Faleminderit vėlla pėr pėrgjigjen.

    Tani dua tė them se me sa kam kuptuar unė nga shkrimi i Dėshmuesit ka qėne se ai me tė drejte ka dashur tė thotė me fjalė tė tjera se mė parė vjen lindja e tė Krishterit dhe mė pas njohuritė e tjera. Tė gjitha tė tjerat, para tė qėnit bir i Perėndisė janė dytėsore.

    Jam i bindur se do biesh dakort me mua se qė dikush tė lindė nuk duhet mė parė tė mbushet me njohuri pėr tė parėt e tij. Psh. nje fėmijė lind pamvarėsisht nga njohja e prindėrve, tė afėrmve apo tė parėve te familjes sė tij. Gjatė rritjes sė tij, fėmija fillon dhe njihet me origjinėn e tij. Kėshtu ėshtė edhe me tė Krishterėt, ata duhet mė parė tė lindin, nė mėnyrė qė tė bėjne edhe ēdo gjė tjetėr. Njohja e tė parėve tanė nuk ėshtė kusht pėr dikė qė tė lindė. Pak a shumė ky ka qėnė thelbi i shkrimit tė Dėshmuesit.



    Sa prej ketyre kemi lexuar, sa Krisht kemi thithur nga keta njerez?
    I dashur Matrix, si mendon ti a ėshtė e domosdoshme njohja e shkrimeve tė kėtyre shenjtorėve qė ne tė njohim Krishtin mė thellė? Rruga e vetme pėr tė njohur Krishtin ėshtė qė ne tė kthehemi brėnda dhe tė gjejmė Krishtin brėnda nesh dhe t'a pėrjetojmė Atė dhe kjo gjė bėhet akoma mė e lehtė nė mėnyrė kolektive, sė bashku me tė Krishtėrė tė tjerė. Ne duhet tė kemi njė zemėr pėr Tė dhe tė biem nė dashuri me Tė. Kjo ėshtė rruga e sigurtė qė tė drejton drejt thellėsive tė Krishit. Tė gjitha tė tjerat janė ndihmuese nė rrugėn tonė, por jo thelbėsore, tė gjitha librat qė ne lexojmė apo studiojmė mund tė jenė vegla pėr tė njohur mė mirė rrugėt e Tij, por gjithmonė mbesin dytėsore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Matrix edhe pse kam folur mjaft qarte, ti perseri ngatrohesh ne gjerat me thelbesore te shkrimit tim, qe njekohesisht eshte dhe deshmia ime. Perse Livein ka kaptuar plotesisht thelbin e te gjithe shkrimit tim? A nuk lexoni ju te njejtin shkrim?!
    Ju gaboni katerciperisht ne mendimin tuaj kur thoni se, une mohoj rolin e kishes. Matrix mos e parafytyro kishen vetem orthodhokse. Une mendoj se Livein. te ka dhene nje pergjigje te plote rreth gjithe paqartesise tende, bazuar ne shkrimin tim. Une nuk perjashtoj aspak shkrimet dhe gjithe kontributin e brezave te krishtere ( mos e keqperdor mendimin tim), te cilet ne thelb jane kisha e Perendise. Por ti duhet te dish se, te gjitha keto jane te pavlefshme per ate te krishter, i cili nuk ka lindur ne Krishtin Jezus. Me pak fjale dmth, ai qe nuk eshte PJESE e Krishtit, nuk i vlen azgje prej Krishtit. Sot ne Greqi ka palsur skandal me disa prifterinj( koka te orthodhoksise) rreth korupsioneve te tyre. Po keshtu me prifterinjte katolike ne Amerike, si dhe me disa pastore po ne Amerike. Si mendon ti: a nuk e kishin kata prifterinj njohuirine, dhe a nuk e pranonin ata trashegimine apsotolike ??? Cfare fryt solli kjo trashegimi tek ata??? (Pergjigjen jepe vete).
    Megjithate po sjell nje histori te nje te krishteri nga Amerika, te cilen e digjova kur une isha ne Greqi. Mendoj se kjo histori eshte mjaft e goditur , ne lidhje me kete qe ne po diskutojme.
    Ky i krishtere tha:
    "Cdo here qe kthehesha me tren nga kisha per ne shtepi, perballe meje shihja nje neri, i cili nuk mi ndante syte. Pasi kaluan shume kohe vendosa ta pyes:
    - Me falni kam vene re se, sa here qe jemi se bashku ne tren, ju nuk mi ndani syte. Ai me tha:
    - Mos jeni gje pastori i kishes ne X vend? Dhe une i tregova se jam nje ndihmes pastor ne ate kishe. Keshtu u miqesuam se bashku, dhe ai shkonte ne nje kishe afer kishes ku une sherbeja. Gjat bisedave te shumta me te, vura re se ai nuk kishte nje besim te qarte dhe te fuqishem ne Krishtitn, dhe per kete nje dite e pyeta dhe i thashe:
    -Beson se Krishti vdiq dhe u ringjall te treten dite? Dhe ai mu pergjiggj:
    - Po.
    Atehere i bera pyetjen e dyte dhe i thashe:
    - Ti e beson kete se e thote pastori ne kishe, apo sepse ti e beson vertet? Per cudo ai me dha kete pergjigje:
    - Une e besoj, se kete e thote pastori, sepse ai e di."
    Ja pra, a vlejne shkrimet dhe trashgimija apsotolike tek ky i Krishtere, i cili ende nuk ka njohur dhe nuk kapranuar personalisht ZotinKrisht? (Pergjigjen jepe vete).
    Tjeter gje ku ti Matrix gabon, eshte dhe fakti i parenjohjes ( ose paracaktimi) qe Perendia ka per bijte e tij. Une kam sjelle fjalet e Palit, dhe jo mendjen e deshmuesit. Keshtu kujdes kur paragjykon. Ky eshte nje mesim qe do shume pjekuri dhe njohuri ne fjale te Perendise, prandaj dhe duhet kuptuar drejt. Bibla na nxjer ne perfundimin se, para Perendise AZGJE nuk qendron e FSHEHUR. Nese nisemi thjesht nga ky argumentim, arijme ne perfundimin se, Perendia DI dhe NJEH GJITHSHKA. AI DI PLOTESISHT se, kush do te kthehet tek Ati, dhe, ai qe kthehet eshte vecse Bir, pasi vetem Biri ka vend ne shtepi te Atit ( perpiqu te kuptosh shembelltyren e Djalit palngprishes). Perendia nuk pret qe njeriu te linde, dhe me pas permes veprave qe njeriu ben gjate jetes, Perendia te beje percaktimin e Tij. Lidhur me kete bibla na deshmon se, Perendia GJITHSHKA e krijoi dhe perfundoi ne gjashte dite. Te siguroj se dhe ti dhe une, (si dhe cdo qenie tjeter), jemi krijuar ne keto gjashte dite. Ka plot te krishtere te cilet nuk i kushtojne shume rendesi librit te Zanafilles. Ata ngatrojne "LINDJEN" e njeriut, me "KRIJIMIN" e tij. Kupto nje gje qe eshte shume e rendesishme: LINDJA eshte menyra e SHUMIMIT te asaj qe PERENDIA KRIJOI NE GJASHTE DITET E PARA. Kjo eshte dhe arsyeja se perse ne trashegojme mekatin e Adamit dhe Eves, pasi ne mosbindjen e tyre, edhe ne ishim aktualisht pjesetare, jo ne kohe, por si pjese e krijeses. Qe ta kuposh me qarte po te jap nje shembull anallogjik. Nje kumbull ka nje fare, dhe kjo 'kumbull" simbolizon Adamin dhe Even. Por perbrenda fares se kumblles ka nje shumice te madhe kumbllash, te cilat do te vijne ne ekzstence simbas kohes.
    Tani le te vijme ne nje pyetje perfundimtare: Meqense Perendia DI gjithshka, dhe azgje nuk qendron e fshehur ne sy te Tij, a mund te gaboje Ai, ne ato qe perzgjedh dhe percakton? Ose thene me ndryshe: A mund te percaktoje ose te perzgjedhe Ai gabim? Perendia nuk eshte si njeriu.
    Ti thua se te gjithe jane bij, ky eshte mendimi juaj dhe une nuk kam se perse te gjykoj. Por fjala profetike nuk na nxjer ne nje perfundim te tille. Jezusi ju tha Farisenjve: ati i juaj eshte djalli. A e beson ti kete thenie te JEzusit, apo e ve ne dyshim? Deshmia qe JEzusi ju jep Farisenjve, eshte FAKT i vertete i thene prej Krijuesit. Meqense farisejte kishin djallin ate, per ku ishin paracaktuar ata? Ne fjalet e urta thuhet: "Perendia e ruan te ligun per diten e shkatrimit."
    Pali tek Hebrenjte thote: Nese ju do te duroni qortimin, Perendia do tju pranoje si BIJ, sepse cilin bir nuk e korigjon i ati? Por po te qendroni ne pandreqje, ku te gjithe u bene pjestare, nuk jeni bij por jeni kopila.
    Ja pra se paska edhe Bij , edhe kopila. Edhe virgjeresha te Mencura edhe Budallaqe
    MAtrix te siguroj se ne te gjithe mendimet e tua, ti vetem hamendeson dhe keqperdor mendimet e mija. Ti thua se une mohoj dhe hdh poshte trashegimine apsotolike. Nese kete do ta thoshte dikush qe sapo ka hyr ne kete faqe te krishtere do i falej, por jo ty. NE te gjitha shkrimet e mija, shkrimin e shenjte profetik, e vendos, ne thelbin ku duhet te qendroje cdo i krishtere. Por une po te deshmoj edhe njehere ty dhe cdo te krishteri ketu se, Krishtin nuk naj zbuluan as apsotujt dhe as shenjterit. Ata na deshmuan Ate qe pane dhe preken, ndersa vete Fryma e Perendsie e beri kete REfIM dhe ZBULIM ne zemren tone. Po te sjell nje moment flagrant nga jeta e apsotujve dhe KRishtit. Jezusi ju tha apsotujve te tij: Kush thoni se jam une? Askush prej apsotujve nuk u ngrit dhe te thoshte se, shkrimet ne zbuluan se ti je Krishti, Biri i Perendise se gjalle. Pjetri pasi u ngrit tha: ti je Krishti Biri i Perendise se gjalle. Cfare i tha JEzusi Pjetrit? Kete ta Zbuloi Ati im qe eshte ne Qiej. Perpiqu te kuptosh fondamentalisht MAtrix se, Vetem Fryma e Atit mund te na zbuloje plotesisht Birin e Perendsie se gjalle. Pa kete deshmi te Tij, askush nuk mund te vije tek Krishti, askush nuk mund te beje vullnetin e Tij dhe asksush nuk mund te jete Bir i Atit, edhe pse mund te kete trashegimin apsotolike apo ate te shenjtoreve. Ti mendon se, nese Fryma nuk jep nje zbulese te tille ne zemer te njeriut, kete gje fare mire mund ta ZVENDESOJNE dhe ta KRYEJNE shkrimet dhe e gjithe trashegimia apsotolike dhe mesimet e shenjtoreve??? Kuptoje se, shkrimet dhe gjithshka tjeter vlen dhe nderton, vetem nese je Bir, dhe te qenit Bir ta deshmon Fryma dhe vetem Fryma e Atit Perendi. Ky eshte perfundimsiht i gjithe mendimi im. Tani cdo kush mund te gjykoje simbas asaj qe ka dhe njeh. Por do te desha miqesisht, te mos keqperdoresh mendimet e mija, dhe mos u perpiq te tregosh ate qe nuk e mendoj.
    Vllazerisht deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 16-02-2005 mė 23:40

  3. #13
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ketu nuk po flasim se si nje i krishter te linde ne Krishtin (ta pranoje Ate)

    Por se si nje i krishter te rritet ne Krisht. Qellimi nuk eshte thjesht lindja, por rritja.

    Shiko per kete shembelltyren e farave te grurit. Ato te gjitha MBINE (me perjashtim te atyre qe rane ne rruge). Mbine ato qe rane ne ferra, ato qe rane ne toke te forte, si dhe ato qe rane ne toke te mire.

    Bujku eshte Krishti, dhe toka jane ata qe e degjojne mesazhin.

    Por Krishti thote diku:
    Qendroni ne Mua, qe te jepni fryta!

    Ata pastore dhe prifterinj qe ti permende nuk perfaqesojne aspak Kishen. Nga ana tjeter une nuk besoj se ata jane te paracaktuar per humbje.

    Llogjika jote eshte:
    "Meqenese aspirina nuk e sheron kancerin, atehere ajo nuk eshte e mire!"
    Pra meqenese trashegimnia apostolike nuk i ndihmoi keta prifterinj, atehere ajo nuk vlen per asgje.

    A nuk e inkurajojne te Krishteret njeri-tjetrin?
    Ku eshte problemi nqs ky inkurajim vjen dhe nga te krishteret e shekujve te meparshem?

    Shkrimi qe ti deshmues sjell eshte nje perzjerje e doktrines Agustiniane dhe Kalviniane.
    Augusti shpallte se ne te gjithe ishim ne Adamin kur ai mekatoi, ndaj te gjithe jane pergjegjes.
    Po keshtu Kalvini ngaterronte Paranjohjen me Paracaktimin.
    Meqenese Perendia di gjithcka, Ai dhe paracakton gjithcka. Duke mohuar keshtu vullnetin e lire te njeriut.
    (Keshtu pra nuk eshte faji i farisejve qe mohuan Krishtin, sepse ata ishin bij te djallit dhe nuk mund te vepronin ndyshe....Keshtu jane dy lloje njerezish qe jane krijuar si te tille: Ata qe jane bijte e Perendise dhe bijte e Djallit, dhe te paret nuk mund te humbasin, te dytet nuk mund te shpetojne...)

    Ti keto i konsideron si Zbulesa, por ne fakt jane thjesht fantazia e Agustinit dhe Kalvinit. Por ti je i lire te besosh ku te duash dhe si te duash.

    Ti thua diku se ky mesim eshte per ata qe jane te rritur dhe te pjekur.
    Ky eshte nje mesim qe do shume pjekuri dhe njohuri ne fjale te Perendise, prandaj dhe duhet kuptuar drejt.
    Do doja thjesht te te beja nje pyetje: Ti Deshmues e mban veten tende per te rritur dhe per te pjekur ne Krisht?

    Dhe ja ku po te deshmoj, se mesimet e Krishtit jane te thjeshta dhe nuk duan asnjelloj pjekurie, asnje lloj njohurie! Perkundrazi, qe ti kuptosh ato duhet thjesht VARFERI FRYMORE!Sistemet filozofike doktrinore jane ato qe jane te veshtira, jo Krishti! Dhe deshmite e atyre qe kane njohur Krishtin jane te thjeshta per t'u kuptuar!

    DHE TE BEKUAR JANE TE VARFERIT NE FRYME, SEPSE E TYRJA ESHTE MBRETERIA E QIELLIT!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 17-02-2005 mė 06:09
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #14
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe dicka tjeter.
    Ti thua se te gjithe jane bij, ky eshte mendimi juaj dhe une nuk kam se perse te gjykoj. Por fjala profetike nuk na nxjer ne nje perfundim te tille.
    Per kete po te sjell nje varg nga Francois Fenelon:
    "Te gjithe luftrat jane luftra civile, sepse te gjithe njerezit jane vellezer!"

    Nuk dua replike per kete!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Matrix qellimi im nuk eshte te te vi kundra. Gjeja ku ti gabon eshte pikesirsht ne keqinterpretim e asaj cka une kam shkruajtur. Ne asnje vend nuk kam thene se, shkrimet e hershme si dhe i gjithe kontributi dhe trashegimite apsotolike kristjane, jane te pavlefshme. Ti e paragjykon personin tim prandaj dhe e ke te veshtire te maresh nje mesazh apo zbulese qe Fryma ka bere permes shkrimit tim. Une nuk e mbaj veten time per ndonje gje te madhe, por cuditem : perse ty te vjen nje mendim i tille ndaj meje?!?! Ja pra ky eshte paragjykim i yt ndaj meje. Nese une them se, per te kuptuar mesimet e veshtira ne biblen e Perendise duhet pjekuri, kjo ty te duket nje mburje qe une i bej vetes time?!?!? Ti gabon shume rende dhe nuk je i sinqete me ate qe shrkuan dhe ate qe paramendon ndaj meje. Shiko si ju thote Pali besimtareve ne Korinth: une ju ushqeva me QUMESHT dhe nuk ju dhashe ushqim te forte. Perse? Sepse jeni akoma FOSHNJA. Ja pra ky nuk eshte mendimi im apo mburja ime, sepse ka mesime qe duan pjekuri dhe njohej ne fjale te Perndise, si dha ka mesime qe kuptohen fare lehte. Me kete fakt nuk dua te them se ti je i pjekur apo i papjekur, kjo nuk eshte detyra ime dhe nuk kam te drejte tju paragjykoj. Duhet te dish se ne kishen e Perendise ka dhe foshnja dhe te pjekur ne bese, ku te gjithe ecin se bashku me Krishtin.
    Sa per shembelltyren e mbjellesit, ti i jep shpjegim jo te sakte. Kjo shembelltyre nuk ka te beje thjesht me ata qe shpetohen apo humben. Jezusi tregon se, vetem ne "token e mire" farra dha fryt. Qe do te thote: se "toka e mire" jane vetem te lindurit ne Krisht. Pra gjithmone del domosdoshmeria e te lindurit ne Krisht, dhe keshtu me pas "Farra", ( e cila eshte fjala dhe mesimi i Krishtit), do te jape FRUT tek ky i krishtere. Ndersa ne "tokat" e tjera, permblidhen te gjithe ata te krishtere te cilet nuk jane te rilindur ne Krishtin JEzus. Edhe pse Perendia hodhi " Farren" e Tij, ajo nuk dha Frut. Perse? Ketu vijme ne mendimi yt dhe mendimi im. Ti thua se Trashegimia apasotolike eshte shume e nevojshme ( dhe une nuk e mohoj), por une te them se ajo ka FRUT vetem nese je "Toke e mire", qe do te thote, I rilindur dhe bir Perendie (pavaresisht njohurise qe ke) . Si fakt te solla prifterinjte e ndyrshem, te cilet jane perzjere ne korupsjone te medhaja. Qellimi im nuk eshte te te tregoj se ky ishte prift orthodhokse apo katolit e protestant. Qellimi im eshte te te tregoj se, nese nuk je i rilindur ne Krishtin JEzus, dhe nese Fryma nuk ka deshmuar ende ne zemren tende se ti je Bir i Perendise, atehere azgje nuk vlen. Ne nje "Toke me ferra, dhe me gurishte", tha Zoti Krisht, nuk mund te jete e frytshme fjala e Perendise.
    Ti thua se ata prifterinj nuk perfaqsojne kishen e Perendise, kete e pohon vetem sot, pasi ka plasur skandali. Po dje, a do te guxoje te thoje ti kete pohim per keta udheheqsa te kishes?!?!?
    Sa per paracaktimin, edhe njehere po ta them se , ai eshte nje mesim i veshtire dhe kerkon njohuri ne fjalen e Perendise. Qe ne kemi qene te perzgjedhur dhe te paracaktuar perpara se bota te formohej, nuk ta thote deshmuesi dhe as e ka nxjere nga mendja deshmuesi, kjo eshte deshmija e apsotullit Pal. Por ti per shkak te paragjykimit qe ke ndaj meje, te gjithe kundershtimin, qe faktikisht e ke ndaj apsotullit Pal, e kthen tek une. Mos valle kjo eshte zgjuarsi? Ne vend qe ti te zesh ermin tiim, thuaj: O apsotull Pal, keto mendime qe ke ti jane dokra dhe aspak te verteta. Pra mos ngatro deshmuesin ne lidhje me mesimin mbi paracaktimin ose perenjohjen.
    Le te vijem tani tek Eva dhe Adami. Ti mendon se une kam lexuar ata emra qe ti peremend me siper, dhe keshu une jam nje Agustinos e tjera. Te siguroj se, asqe i njoh dhe asqe i kam lexuar ndonjehere shkrimet e tyre. Me lejo tju bej nje peytje: Nese ne nuk do te ishim ne Adamin dhe konkreitsht ne Eden, atehere: perse kemi pergjegjesi dhe vuajme mosbindjen e Adamit dhe Eves?? Si mendon ti: nese djali ben nje faj dhe per kete meriton ndeshkim, sebashku me te duhet te ndeshkohet edhe babai, edhe nena, edhe Xhaxhai, Nipi dhe i gjithe brezi familjar? Kjo eshte njera peytje. Pyetja e dyte eshte: Si mendon ti: Perendia e krijon njeriun ne momentin qe ai njgizet ne bark te nenes? Po te sjell nje fragment nga psalmi 139, dhe deshiroj qe ta lexosh te gjithin.
    " Kockat e mija nuk ishin nje e fshehte per Ty kur u formova ne fshehtesi duke u endur ne thellesite e tokes, dhe syte e Tu pane "MASEN PA TRAJTE" te trupit tim, dhe ne libirn tend ishin shkruar ditet qe ishin CAKTUAR per mua, MEGJISE ASNJE PREJ TYRE NUK EKZISTONTE ENDE.."
    Keto fjale te psalmisitit nuk jane nje zbulim shkencor, por nje zbulese qe vjen prej Frymes se Perendise. Perendia nuk na krijon ne momentin qe ne ngjizemi ne bark te nenes. Krijimi mbaroi ne gjashte dite, dhe diten e shtate Perendia u shlodh. PRa pas dites se shtate nuk pati me krijim, sepse gjithshka u krijua ne gjashte dite. Psalmisti thote se, kockat e mija nuk ishin nje e fshehte per Krijuesin, edhe pse une ende nuk kisha erdhur ne ekzistence. Psalmisti na tregon se ai ndodhej ne thellesite e tokes, dhe ne te njeten kohe Krijuesi shikonte "Masen pa trajte" te trupit te tij. Kur e pyeten Mikelanxhelon rreth vepres se Davidit, ai tha: Kjo sklupture ISHTE brenda ketij shkembi, une vetem sa e nxora prej tij. Keshtu edhe ne, ishim ne Eden te "endur ne thellesite e tokes", por kur erdhi koha, permes ngizjes ne erdhem ne trupin dhe trajten qe Krijuesi kishte bere per ne.
    Ka shume gjera qe jane te veshtira per tu kuptuar, por nese ne mbajme zemren hapur, Fryma do te na flase dhe deshmoje per te gjitha misteret e Perendise. Shiko si si thote ne fund psalmisti: Ne librin tend ishin shkrojtur te gjitha ditet qe ishin caktuar per mua, megjithse asnje prej tyre nuk ekzistonte. Psalmisit na treogn se, Perendia ka SHKROJTUR ne libirn e tij, te gjitha ditet tona, kur ne ende nuk ekzistonim. Si mendon ti: A i ka paracaktuar Perendia ditet e jetes sone, qysh ne krijim, apo Perendia nuk paracakton, dhe jemi ne ata qe i shkruajme ditet e jetes sone gjate kohes qe vijme ne kete jete? Kjo eshte nje peytje teper filozofike dhe nuk eshte e lehte ti pergjigjet ai, i cili nuk njeh se cfare do te thote paracaktimi qe Perendia i ben diteve te njeritu ne toke. Ky eshte FAKt, dhe nuk eshte nje fakt qe e jep deshmuesi, por eshte nje fakt qe e deshmon vete Perendia ne fjalen e tij profetike.
    Ju Matrix e agumentoni gabim faktin qe bibla na deshmon. Ju menjehere thoni se, Perendia nuk eshte i keq qe ta paracaktoje njeriun per ne ferr. Eshte plotseisht e kunderta: Eshte pikerisht njeriu i keq, i cili nuk pranon Birin per Shpetim. Une e pranoj fondamentalisht se, Perendia eshte dashuri. Por kam nje pyetje: Ata qe nuk e pranojne kete Dashuri, ku duhet ti coje Perendia: ne ferr apo ne parajse? Ajo qe une te them me bindje eshte fakti se, Perendia e ka njohur qysh ne krijim vullnetin dhe perzgjedhjen tone te lire, sepse Ai eshte krijuesi. Ai nuk a ka dhunuar kete vullnet personal tonin, sepse Ai nuk dhunon. Kjo eshte pika baze qe ne bindemi se jemi te LIRE ne VULLNET. Po te veresh fjalet e Palit tek Hebrenjte ai thote se, nese ju qendroni ne pabindje, ku te gjithe u bene pjestare, atehere nuk jeni bij por jeni kopila. Pra kush ja jep njeriut qendresen ne pabindje, dhe qendresen ne bindjen e Birit? Kjo varet plotesisht nga perzgjedhja jone e lire, te cilen Perndia nuk na e dhunon. Kur ne kthehemi dhe perzgjedhim Birin, Perendia na jep doren per shpetim. Por kur ne mohojme Birin, Perendia ndalon, dhe ne na pret ndeshkimi i perjetshem. Mos valle Perendia ka faj per kete??? Eshte krejt e kunderta. Fajtor eshte vete njeriu, ai i cili nuk perzgjodhi Birin. Pikerisht simbas psalmistit, Perendia e ka ditur ket perzgjedhje, perpara nesh( qysh ne Eden). Pra meqense Ai di kete fakt ne jeten tone, qysh atehere kur ne endeshim ne thellesite e tokes( sepse Ai edhe i shkrojti te gjitha ditet tona), Ai di te PARACAKTOJE DREJT fundin e gjithsecilit. Sepse ai eshte i pagabueshem ne ate qe thote dhe ben.
    Gjithsesi kjo teme nuk eshte zgjidhur asnjeher ndaj te krishterve, per shkak te doktrinave qe ata ndjekin. Por une solla thjeshte fjalet dhe deshmine e Bibles. Po keshtu mund te them se, ne lidhje me shpetmin e te krishterit , nuk ka dhe shume rendesi te dish nese je apo jo i paracaktuar. Fatin e tij, njeriu e ka ne ate qe perzgjedh ne vet zemren e tij.
    Deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 17-02-2005 mė 22:31

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi
    Ajo qe une te them me bindje eshte fakti se, Perendia e ka njohur qysh ne krijim vullnetin dhe perzgjedhjen tone te lire, sepse Ai eshte krijuesi. Ai nuk a ka dhunuar kete vullnet personal tonin, sepse Ai nuk dhunon.
    Amen. Edhe unė i kėtij mendimi jam. Fakti qe jemi tė zgjedhur nuk do tė thotė se nuk jemi tė lirė.


    Citim Postuar mė parė nga deshmuesi
    Gjithsesi kjo teme nuk eshte zgjidhur asnjeher ndaj te krishterve, per shkak te doktrinave qe ata ndjekin. Por une solla thjeshte fjalet dhe deshmine e Bibles. Po keshtu mund te them se, ne lidhje me shpetmin e te krishterit , nuk ka dhe shume rendesi te dish nese je apo jo i paracaktuar. Fatin e tij, njeriu e ka ne ate qe perzgjedh ne vet zemren e tij.
    Kjo qė thua mė sipėr ėshtė shumė e rėndėsishme, pasi kėshtu do mund tė pranojmė njėri tjetrin pamvarėsisht nga mendimet tona tė kundėrta. Nė disa kisha nuk ka rėndėsi sjellja apo veprat e njeriut tė cilat kanė dalė nga besimi i tij nė Krisht, pėr ata rėndėsi ka tė pranosh teologjinė e tyre. Ata janė tė verbėr ndaj jetės sėnde tė shenjtė, nėse ti nuk i pėrket grupit tė tyre fetar. Prandaj edhe ne duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe te mos ndikohemi nga disa bindje doktrinore qė dikush ka por nga fakti qė ai ėshtė bir i Perėndise, sepse kėshtu do biem ne mėkatin e te mos pranuarit atė qė vetė Perėndia e ka pranuar.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #17
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Le te vijem tani tek Eva dhe Adami. Ti mendon se une kam lexuar ata emra qe ti peremend me siper, dhe keshu une jam nje Agustinos e tjera. Te siguroj se, asqe i njoh dhe asqe i kam lexuar ndonjehere shkrimet e tyre. Me lejo tju bej nje peytje: Nese ne nuk do te ishim ne Adamin dhe konkreitsht ne Eden, atehere: perse kemi pergjegjesi dhe vuajme mosbindjen e Adamit dhe Eves?? Si mendon ti: nese djali ben nje faj dhe per kete meriton ndeshkim, sebashku me te duhet te ndeshkohet edhe babai, edhe nena, edhe Xhaxhai, Nipi dhe i gjithe brezi familjar? Kjo eshte njera peytje. Pyetja e dyte eshte: Si mendon ti: Perendia e krijon njeriun ne momentin qe ai njgizet ne bark te nenes? Po te sjell nje fragment nga psalmi 139, dhe deshiroj qe ta lexosh te gjithin.
    " Kockat e mija nuk ishin nje e fshehte per Ty kur u formova ne fshehtesi duke u endur ne thellesite e tokes, dhe syte e Tu pane "MASEN PA TRAJTE" te trupit tim, dhe ne libirn tend ishin shkruar ditet qe ishin CAKTUAR per mua, MEGJISE ASNJE PREJ TYRE NUK EKZISTONTE ENDE.."
    Mund te me sqarosh dicka:
    Ti pranon se te gjithe kemi qene ne Eden para se te lindnim dhe te gjithe morem pjese ne mekatin e Adamit. Po e pranoj kete si te vertete. Atehere i bie qe te gjithe ne te kemi qene ne pranine e Zotit para se te mekatonim. Pra kemi qene qe te gjithe Bij.
    Por me pas, thua se vetem ata qe kthehen tek Ati jane Bij, dhe te tjeret Kopila. Ati do i coje Bijte ne Mbreterine e Tij dhe Kopilat ne Ferr.
    Tani paqartesia ime eshte se keta Kopila kush i krijoi?
    Nqs ne ishim te gjithe Bij ne fillim(duke qene ne Eden), nga dolen kopilat?
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  8. #18
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Dhe dicka:
    Ajo per cfare ka nevoje cdo njeri(jo vetem "te zgjedhurit","bijte e paracaktuar", etj...) eshte Krishti!
    Le te mos vendosim gure pengese per askend qe te vije tek Krishti, qofshin keto gure doktrina, filozofi, apo thjesht thirrje per te qene te rritur ne Krisht ne menyre qe te kuptojme mistere. Nuk kemi nevoje per mistere, por per Krishtin. Krishterimi nuk eshte nje doktrine fantastiko-shkencore, por Jeta e Krishtit.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Mund te me sqarosh dicka:
    Ti pranon se te gjithe kemi qene ne Eden para se te lindnim dhe te gjithe morem pjese ne mekatin e Adamit. Po e pranoj kete si te vertete. Atehere i bie qe te gjithe ne te kemi qene ne pranine e Zotit para se te mekatonim. Pra kemi qene qe te gjithe Bij.
    Por me pas, thua se vetem ata qe kthehen tek Ati jane Bij, dhe te tjeret Kopila. Ati do i coje Bijte ne Mbreterine e Tij dhe Kopilat ne Ferr.
    Tani paqartesia ime eshte se keta Kopila kush i krijoi?
    Nqs ne ishim te gjithe Bij ne fillim(duke qene ne Eden), nga dolen kopilat?
    Matrix, rendesi ka te kuptosh thelbin e asaj cka une te kam shkrojtur.Ta perseris edhe njehere, nuk thote deshmuesi se ka bij dhe kopila, kete e deshmon apsotulli Pal tek Hebrenjte12-te.
    Le ta marim kete fragment qe nga vargu 6-te, ku Pali thote:
    "Sepse Perendia ndreq ata qe do, dhe fshikullon cdo bir..."
    Pali na tregon konkretisht ne zbulese te Frymes dhe jo ne mendesine apo njohurite e tij fetare. Pali na tregon se, Perendia NDREQ ata qe do. Pra nenkuptimi tjeter eshte: Perendia nuk NDREQ ata qe nuk do. Cfare kupton ti me keto fjale te Palit? Cilet jane ata qe Perendia nuk deshrion ti ndreqe? Cfare mardhenie kane kete njerez me Perendine? Ose me drejtperdrejt do te te pyes: Perse Perendia nuk deshrion ti ndreqe keta njerez? Duhet gjithmone qe te kuptojme deshmite e bibles, pasi vetem keshtu do te jemi ne gjendje qe te kuptojme zbulesen dhe mesimin e Frymes se Shenjte te Perendise. E KEQJA qendron tek Njeriu dhe jo tek Perendia. Kjo deshmi e Palit, duhet kuptuar drejt. Pali nuk eshte duke na thene konkretisht se, Perendia ku ne besojme i ka abandonuar "pa shkak" nje sere njerzish, dhe nuk ka dashuri per ta. Kjo nuk eshte e vertete. Pjetri permes letres se tij na thote: jo se Perendia vonon ardhjen e tij, por Ai deshiron qe te gjithe te vijne ne shpetim. Pra Pjetri na jep nje ndihmese te madhe per te kuptuar drejt fjalet e Palit, thene hebrenjve. Meqense njeriu perzgjedh te mos pranoje Perendine, ( dhe Perendia e ka njohur kete thelb te vullnetit tone qysh perpara se bota te formohej), Ai nuk mund ti ndreqe dot ata ( kur djali plangprishes ishte lark atit, ati nuk mund ta ndreqte dot ate). Pra kjo mosndreqje tek ata nuk vjen per faktin se Perendia kete nuk e deshiron , kjo ndodh sepse vete ky "grup njerezish", e ka abandonuar Perendine permes perzgjedhjes se tij te lirie. Prandja dhe Pali me poshte thote: "Ai ndreq ata qe DO". Ke do Perendia? Ai e do te gjithe boten mbare, prandja dhe dergoi Birine tij te vetem lindur qe te vdese ne kryq per mekatet e tona. Por kete miresi e Miresi dhe Dashuri te Perndsie, e marin vetem ata qe PRANOJNE Birin, ndersa ai qe nuk pranon Birin, ka MARE mbi vete te tij humbjen e Perjetshme.
    Tani vijem te k pyetja jote:
    Nuk thote deshmuesi qe i gjithe cikli mbi krijimin u krye dhe u mbyll brenda gjashte diteve, kete e deshmon vete fjala e Perendise. Pra une kam sjelle deshmine e fjales se Perendise dhe jo mendimin tim. Gjithashtu duhet te dish se, jo gjithshka ne jemi ne gjendje qe ta kuptojme ne cast. Une mendoj, se, ne kemi qene ne Eden si pjesetare te krijeses( njeri), te cilen Perendia e kreu ne gjashte dite, ku Adami dhe Eva ishin ata qe perfaqsonin krijesen "Njeri". Vete fjala Adam do te thote NJERI, i cili ne brendesi te vet kishte FAREN per shumim. Pra ne ishim pjese e te njejtit vullnet, dhe te njejtes perzgjedhje, e cila u krye permes NJERIUT ( Adam). Pra ne kete rast nuk kemi thjesht nje denim personalisht te Adamit dhe Eves, por nje denim te NJERIUT. ( kjo eshte pak e thelle dhe nuk e di nese ti arrin te kutposh ata qe une dua te them. Ngatrese vjen per faktin se, ne e shohim Adamin si nje nga te shumit njerez, qe ka emrin Adam, dhe jo si KRIJESEN me emrin NJERI. Qe te maresh nje kptim me te gjere te kesaj qe une po them, kupto cfare ishte Njeriu Jezus. Bibla thote se JEzusi veshi NJERIUN, atehere pyes: Ke NJERI konkretisht , sepse bota ka miljon njerz? Kjo do te thote qe, Jezusi veshi KRIJESEN me emrin njeri( Adam), ku nuk perjashtohet asnje individ njerezor. Ja pra shembulli duhet mare i qarte ne menyre qe te kuptohet sa me drejt.
    Llogjika krahasuese qe ti mer me Adamin, duke i thene se, meqense e gjithe krijesa ne Adamin ishin bij te Perendise, ateher si ka mundesi qe sot disa te jene kopila dhe disa te jene bij? Mendoj se nuk ke mare shembull krahasimi te qarte. Une perseri do te fals ne ate cka bibla na deshmon. Ne librin e Zanafilles, nuk e hasim asnjhere faktin ku Perendia ta kete quajtur Adamin bir dhe Even Bije. Kjo eshte ajo cka bibla ne deshmon. Qe te jesh bir, patjeter qe duhet te kesh LINDUR prej atit. Bir per Perendine do te thote te jesh i LINDUR prej Perendise. Gjithmone jam duke folur per BIJ te Perendise. Ne rastin e Adamit dhe Eves( Njeriut), nuk kemi LINDJE prej Perendsie, por kemi krijim te NJERIUT ose Adamit. Pra une Matrix mendoj se nuk ke mare nje shembull te qarte krahasimi. Gjoni thote: Te gjithe ata qe e PRANUAN Krishtin, Ai ju dha pushtet te BEHEN BIJ te Perendise, dhe kjo bireri vjen per te vetmin fakt, se "ATA" jane Lindur nga Perendia. Me fjalen, "ATA"nuk kemi parasysh Adamin( Njeriun nen mekat), ketu kemi parasysh nje krijese krejt te re, te lindur simbas nje standarti te perejtshem dhe aspak te kufizuar apo te koruptuar nen mekat. Prandja dhe Pali na tek romaket deshmon: Adamin prej Dheut ( Njeriun mekatar) dhe Adamin prej Qiejve ( Jezusin). Ashtu sic eshte Adami tokesor, te tille do te jene dhe tokesoret, dhe ashtu sic eshte Adami Qiellor( Krishti) te tille do te jene dhe qielloret. Meqense Krishti ishte Bir i Atit te tille do te jete dhe ata qe jane ne Krishtitn, Bij te Atit. Pra ketu perjashtohen si bij ata qe jane te Adamit tokesor. Atehere, cfare jane keta tokesoret? Keta jane KOPILA.
    Si mendon ti Matrix, a jane njesoj keto dy krijesa? Tokesoret nuk jane bij te Perendise, ata jane bij te mekatit dhe ati i tyre eshte djalli. Ndersa Qielloret jane Bij te zgjedhur te Perendise, sepse Ati i tyre eshte Perendia i perejtshem. Pra ne kemi Ate Perendine, sepse prej Tij ( permes Krishtit)LINDEM. Tani ajo qe une besoj eshte fakti se, Perendia a ka ditur qysh ne fillim kete fakt te jetes se gjithsecilit. Se si...., kjo Fuqi dhe madheshti i takon vetem Perendise, dhe mendja ime nuk mund ta rroke dot. Por une besoj ne Te, dhe e di se, azgje nuk eshte e fshehte dhe e pamundur per Te.
    Ne zakonim tim gjate studimit te bibles, une nuk paragjykoj asnje pike dhe presje te ketij libri. Ka plot gjera qe nuk i kuptoj, por kjo eshte dobesi e imja dhe pres qe Fryma te ma zbuloje. Por e di se, Ai do te me jape ate qe une MBAJ. Kur ne paragjykojme biblen, jemi duke kerkuar ate qe NUK e MBAJME dot, Kjo eshte arsyeja se perse une nuk jam Pali, dhe Pali deshmuesi. Lejoni Frymen tju mesoje, por si? Duke mos e paragjykuar, por vetem duke e pranuar Ate.
    Po keshtu ti pyet: keta kopila kush i krijoi? Dhe une te pyes ne te njeten llogjike te pyetjes: Po Djallin kush e krijoi? Renia e krijeses nuk ardhi per faj te Krijuesit, por erdhi per vete faj te krijeses, prandaj dhe krijesa e vuajti ate me vdekje te perejtshme. Por lavdue qofte Zoti Krishti, i cili per shkak te dashurise se pamatshme qe kishte per kete krijese te rene, erdhi dhe u kryqezua ne kryq, per mekatet tona. Amin
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 19-02-2005 mė 00:16

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar mė parė nga Matrix
    Dhe dicka:
    Ajo per cfare ka nevoje cdo njeri(jo vetem "te zgjedhurit","bijte e paracaktuar", etj...) eshte Krishti!
    Le te mos vendosim gure pengese per askend qe te vije tek Krishti, qofshin keto gure doktrina, filozofi, apo thjesht thirrje per te qene te rritur ne Krisht ne menyre qe te kuptojme mistere. Nuk kemi nevoje per mistere, por per Krishtin. Krishterimi nuk eshte nje doktrine fantastiko-shkencore, por Jeta e Krishtit.
    Kjo eshte e VERTETE, por a e dine te gjithekete te VERTETE?
    Ne pjesen me poshte te shkrimit tend , ti Matrix perseri vazhdon te nxjeresh shkrimin tim si nje dicka aspak te frytshme, bile "penguese".
    shiko si thote Pali tek Korinthasit:
    " Por ato "GJERA" ( mistere) qe syri nuk i ka pare, dhe veshi nuk i ka digjuar dhe nuk kane hyre ne zemer te njeriut, jane ato qe Perendia ka pergatitur per ata qe e DUAN Ate. Por Perendia naj ka zbuluar ( keto mistere) me ane te Frymes se Tij.."

    -Ti thua nuk kemi nevoje per mistere. Por une te them se, vete Krishti eshte nje mister per syte e njeriut mishor, sepse po te ishte e mundur nuk do te kishte as islamizem as biudizem e as e as e as.. Si mendon ti, nese judenjte do kishin "SY" te "Shihnin" se Jezusi ishte vete Perendia ne mish te njeriut, do ta kishin kryqezuar??? Nese ti pranon se nuk ke nevoje per misteret e Perendise, atehere ti ndalon zbulesen e Fryme se Perendise ne vete zemren tende, pasi vetem mishi nuk ka nevoje dhe deshire per misteret e Perendise.
    " sepse njeriu natyror nuk i rrok( si shikon, si njeh, si pranon, si kerkon) "gjerat" qe jane te Frymes se Shenjte, sepse per te jane marezi dhe nuk mund( e ka te pamundur) ti NJOHE.."
    shiko ne cfare perfudnim del Pali:
    " O thellesi pasurie, urtesie dhe diturie te Perendise! Sa te PAHULUMTUESHME (mister), jane gjykimet e Tij dhe te pastershme jane udhet e Tij."
    Ps. Matrix qellimi im nuk eshte te te kundershtoj ty dhe te debatojme pa frut. Qellimi im eshte, te mesojme nga ato qe na bashkojne dhe na mbajne ne besen e Krishtit. Pra cdo shkrim qe une sjell ketu, mere ne kete prizem dhe aspak si nxenesi me mesuesin.
    Vllazerisht deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 19-02-2005 mė 00:20

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Elmaz Plava
    Nga Davius nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:28
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Lamtumira fundit e Vath Koreshit
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-02-2006, 18:16
  5. Zhvillimet e fundit politike
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-08-2002, 14:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •