Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 65 prej 65
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Xhoana Rajdho është vetëvarur në banjon e shtëpisë. Jetonte me gjyshërit, pasi i kishte prindërit e divorcuar

    Tiranë, vetëvaret 11-vjeçarja në banjon e shtëpisë


    Dashamir Biçaku

    TIRANË- Vetëm pak ditë pas vetëvarjes tronditëse të 11-vjeçares nga Fieri, një tjetër bashkëmoshatare e saj vetësakrifikohet për motive ende të paqarta. Xhoana Rajdho, 11- vjeçarja nga Alliasi në Tiranë, nxënëse e klasës së pestë të shkollës “Ramazan Jarani” ka varur veten në banjon e shtëpisë së saj. Trupi pa jetë i vogëlushes është gjetur nga gjyshi i saj, Haki Ziri. Ngjarja e rëndë për opinionin kryeqytetas ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 15.00. Xhoana është shkëputur nga kuzhina, ku po qëndronte së bashku me gjyshin e saj dhe ka shkuar në banjën e shtëpisë. Gjyshja që kujdesej për vogëlushen dhe të afërm të tjerë të saj kanë shprehur tronditjen e tyre, duke mos e kuptuar arsyen e Xhoanës për t’i dhënë fund jetës. “Në drekë, ajo ka qenë në gjendje fare të qetë dhe normale”,-thonë mes lotësh ata. Dyshimet për këtë vetëvarje tronditëse bien mbi një katër që Xhoana kishte marrë në shkollë. Gjyshja e vajzës, Xhevrie Ziri, tha dje për “Shekullin” se Xhoana e kishte kaluar këtë problem, pasi kishte marrë një tjetër notë kaluese. Madje, sipas gjyshes, një mësuese kishte qenë në shtëpinë e Xhoanës, ku ishte takuar me të ëmën për problemin e një note të dobët që ajo kishte marrë tri ditë më parë në shkollë. Burimet e policisë thonë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për probleme të shkollës, por sipas tyre, nuk përjashtohej edhe mundësia e problemeve familjare, për shkak se prindërit e Xhoanës jetonin të divorcuar prej më shumë se nëntë vitesh. Ndërkaq, gjyshërit e vajzës thonë se Xhoana e mban mend pak të atin, për shkak se ai nuk është interesuar kurrë për të.
    Vetëvarja
    Sipas të afërmëve, Xhoana i është justifikuar gjyshit të saj se donte të shkonte në tualet. Sipas burimeve të policisë, pasi ka mbyllur derën nga brenda, ka marrë shallin e saj dhe e ka lidhur atë në shufrën e hekurit ku vendoset peshqiri. Pas dhjetë minutash, Haki Ziri ka dyshuar në ndonjë lojë që vajza mund të bënte dhe është drejtuar për tek banjoja, por ka vënë re se dera ishte e mbyllur nga brenda. Brenda pak minutash, ai ka dalë nga krahu tjetër i shtëpisë, ku ndodhej një ballkon që komunikonte me banjon e që andej ka mundur të hyjë brenda. Gjyshja e Xhoanës thotë për “Shekullin” se i shoqi kishte shtangur në vend, kur kishte parë trupin e mbesës së tij, të varur me shallin e saj në shufrën e peshqirit. “Ishte ende e nxehtë, kur Hakiu e kishte gjetur në banjë, por gjithçka kishte mbaruar”,- thotë një fqinj i tyre. Menjëherë, Haki Ziri e ka nisur mbesën e tij për në spitalin nr.2, ku megjithë ndihmën e mjekëve ajo ka humbur jetën.
    Motivi
    Menjëherë pas ngjarjes, në pallatin 21 të rrugës “Niko Avrami” kanë mbërritur agjentët e policisë kriminale të komisariatit numër 1, të cilët kanë kryer veprimet hetimore për vetësakrifikimin e Xhoanës. Për të sqaruar rrethanat që e shtynë vogëlushen Xhoanë të varë veten, punonjësit e policisë kanë marrë në pyetje gjyshin e saj, Haki Zirin. Ai u ka treguar se mbesa e tij kishte ardhur rreth orës 13.00 nga shkolla dhe më pas ishte ulur të bënte detyrat. Kishte ngrënë edhe fruta. Ndërsa ekspertët dhe mjekët ligjorë kanë konkluduar se vajza ishte vetëvaruar me një material konfeksion, të cilën e kishte lidhur pas qafës dhe më pas e kishte lidhur në një shufër të fortë metalike, e më pas ishte hedhur nga një bidon uji që ndodhej fare afër. Por ajo që nuk është sqaruar plotësisht, është arsyeja që e shtyu 11-vjeçaren të vinte në jetë me gjakftohtësi, planin e saj të vetëvrasjes. Dyshimi i vetëm lidhet me sedrën e Xhoanës, pas notës së keqe të marrë në shkollë, ndërsa pritet që sot të merren në pyetje mësuesit e saj të shkollës”Ramazan Jarani”.



    17/02/2005

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar më parë nga Dude_t
    nuk flasim per vajzen po per ty qe ja fut kot jo ai keshtu jo keta keshtu ke fakte ik tregoj dhe njerzit te jen rehat ,mos akuzo pa ditur pelivan
    ja ke fut kot, ama kur them kot, ko fare...

    Une personalisht, nuk dhashe ndonje mendim por edhe k'to kcimet perpjete te tipave gjoja-jo-deshmitar te hapin barkun...

    Po te dy palet nga lajme gazetash jane nise more trim dhe nuk kane fole thjesht per ngjarjen por per ato qe dine ne pergjithesi... Pse ty te duket i drejte lajmi i dyte dhe jo i pari? Se te pelqen... Epo nuk ka rendesi se çfare te pelqen...

  3. #63
    your incubus
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    456
    fajin e ka fieri. ku i ka kryepleqte? ca deshmitare te jehovait me parrulla? ca jane keto vetevrasje? turp! kalova lumin te dhjefsha kalin, po mos harroni litarin.
    gjuha jote eshte blu blu blu blu blu ne portokalli

  4. #64
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Ky eshte nje skandal i vertete.
    Po pse mos te edukohen femijet me ndjenjen e dashurise per te kenaqur jeten per se gjalli ? Cfare jane keta besime qe flasin se pas vdekjes jetohet mire..e ku di une me shume...
    Kjo tregon per mungese kulture,mendoj.beso ne fe po mos e kthe ne semundje,mere me te lehte ,kthehe ne sport.Shko ne kishe e xhami per tu taku me teper me shoqerine e me pi kafe po jo keshtu ..ehhhh,te gjoret femije...
    Wild and crazy can't be lazy

  5. #65
    Ja ku jam, mua më dërgo!
    Anëtarësuar
    06-12-2008
    Postime
    275
    Më vjen keq që gazetat në vend se të nxitin mbikëqyrjen e prindërve ndaj nevojave të fëmijëve, fillojnë kapen me fetë. Por jam dakort me atë që tha një komentues këtu; për vete mendoj (edhe pse e pranoj që është e tmerrshme) që këto gjëra janë nxitur nga dikush. Por nga Dëshmitarët e Jehovati, kurrë. Sepse në revistat që shpërndajnë thuhet që edhe po të lëndojmë me qëllim veten apo të marrim pjesë në sporte të dhunshme, apo të pijmë duhanin dhe veprime të tjera që dëmtojnë shëndetin, janë mëkat dhe veprime të tilla tregojnë që je kundër burimit të jetës, Zotit. Kështu që vetëm ideja që të vetëvritet është absurde.
    E kujtoj shumë mirë (edhe pse jam nga Kosova) në Alsat me sa kujtoj kur i pyetën disa fëmijë (nuk e kujtoj cili ishte rasti, por e dij që ishte vetvrarë një i ri 11-14 vjeç) se përse mendonin të ishte vetëvrarë shoku i tyre, ata iu përgjigjën, para kamerave: "Kanë ardhë disa të kishës edhe kanë bisedu me të". Kjo gjë dukej që o ishte montim i gazetarëve o pregatitje e qëllimshme. Sepse fëmijët nuk dinin ku mblidheshin e as që duken si priftërinj dëshmitarët e Jehovait.
    Është mirë të kërkoni vetë në botimet e tyre dhe shikoni se çfarë nxitin. Jo të besoni propagandave të fetarëve përmes medias. Sepse qëllimi ishte i qartë, e dinin që t'i largonin nuk munden, sepse as nazizmi që i djegi në furra nuk i ndali dot, e as komunizmi rus e shqiptar me përndjekje. Por të paktën të ndalonin vrullin me të cilin njerëzit po linin kishat dhe xhamitë dhe po shkonin nëpër sallat e tyre. Numri i tyre që janë aktiv të gjithë dhe predikojnë është aq i madh sa që ka mbuluar pothuajse gjithë shqipërinë, dhe të thuash se gjete një revistë tek shtëpia e të vetvrarit dhe ishte shkaku është gjëja më qesharake. Mos tha kush që gjetën një revistë dhe pastaj u bë kryetar bashkie a kuvendi. Ato revista i gjeni kudo nëpër shtëpitë e shqiptarëve. Dhe po të shkosh me këtë llogjikë, ka më shumë që janë gjallë, atëher revistat po i mbajkan gjallë? Është qesharake se si manipulohet populli sa lehtë, në këtë kanë përvojë priftërinjtë sepse gjëra të ngjashme kanë bërë në rumani, ish bashkim sovjetik dhe gjeorgji.
    Pse vallë nuk thanë kurrë që në shtëpinë e të vetëvrarit u gjet një televizor dhe sateliti i digitAlbit që shfaqte telenovela që po shkatërrojnë familjet? Apo ndonjë gazetë ditore që flet vetëm për papunësinë dhe problemet ekonomike?
    Sa për të sqaruar një gjë, sepse dikush kishte thënë që flasin me fëmijë dhe i nxitin të vriten në filan ditën. Asnjë ditë për dëshmitarët e Jehovait nuk është më e veçantë se tjetra, as e diela e as e hëna. Të gjitha janë njësoj. Pastaj se shkon te Perëndia është përsëri absurde, kur hapur mësojnë që njeriu që vdes nuk shkon askund. Kthehet në pluhur nga ka ardhë. Por shikoni se kush mëson këto gjëra, dhe kush thotë që fëmijët shkojnë drejt në qiell. - I ashtuquajturi krishterim nëpër kisha ka mësuar njerëzit që ata kur vdesin shkojnë pranë Atit të tyre në qiell, madje kur i pyeste dikush përsve vdesin fëmijët, përgjigja ishte: Ati në qiell i merr këta si engjëj dhe i mbron. Cilat deklarata ju duken më nxitëse për të vrarë veten?
    Por duhet pasur pak durim dhe e vërteta do të dalë në shesh, më vjen keq që do të jetë vërtet shokuese. Do të gjendet shkaku sepse siç na kanë mësuar edhe prindërit tanë, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra. Në këtë rast edhe më të shkurtra.

    C0PT1C
    ... njerëzitë deshnë më tepërë errësirënë se dritënë; sepse punërat' e atyreve ishinë të-liga.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani per femrat besimtare
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 13:27
  2. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  3. Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 10:38
  4. Tropojë, vetëvritet shefi i policisë bashkiake
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 01:27
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •