Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 65
  1. #51
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Cudi!! pasi ne radhet e tyre po ndodhin shpesh fenomene te tilla.Mos valle u servirin Narkotike apo drogera tjera keta te jehoves?

    Ah bijt e kurves............
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2004
    Postime
    27
    Po jo moj macke, çar adhurues i deshmitareve te jehovait , apo thjesht nje mbrojtes i tyre, une s'i duroj per vete Deshmitaret e Jehovait, mgjs. nuk me kane bere kurre asgje te keqe, po kam inat driteshkurtesine, njerezit qe nuk shikojne me larg se hunda e tyre dhe krijojne teori dhe filozofi ne lajme te rrema, si ky i kesaj vajzes. Pastaj behen qesharak, po secili ka trurin e vet dhe eshte i lire te behet i tille, siç jam dhe une i lire t'i them qe jane qesharak.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Po kesdaj kush i ndihmoj mos Papa ne vatikan???
    Leni perrallat se asaj do i ken ndihmue prinderit sikur kesaj.



    Gjendet e vetvarur ne banjo dymbedhjete vjecarja nga Tirana (UPDATE)



    TIRANE (16 Shkurt)- Nje tjeter vetvarje trondit opinionin.Vetem pese dite pas vetevarjes tragjike te 11 vjecares Esmeralda Cene ne qytetin e Fierit, nje tjeter bashkemoshatare e saj eshte vetevarur sot ne Tirane. Joana Ziri, nxenese e klases se peste, eshte gjetur e varur ne banjo pas mesdites se sotme nga gjysherit. Ende te paqarta rrethanat e kesaj vetevarje, nderkohe qe vajza e vetevarur ishte femije prinderish te divorcuar. Ajo jetonte me gjysherit ne nje apartament ne rrugen Niko Avrami ne Tirane. em/em (News24/BalkanWeb)

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Ny,us
    Postime
    5
    nqs keni njohuri mos flisni budalleqe

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Ny,us
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    Mos harroni se jo gjithshka ne jete eshte e futur ne keto korniza pergjithesuese. Ne jete ka momente, ka caste qe jane me te vogla se sekonda dhe mbartin mbi vete ngjarje te medha tragjike apo te gezuara. Eshte ajo e qinda e sekondes qe ndan tragjedine nga normalja apo e mira.

    Pse duhet t'ia veme fajin prinderve? Sa here qe femijeve su plotesohen deshirat duhet te varin veten kshu?

    C'ne nje femije 11 vjecar te kete aq guxim, aq fantazi sa te mendoje vetvrasjen? A nuk mendoni se keto jane gjera qe kalojne jashte cdo llogjike? E cfare mund ti bejne prinderit nje femije 11 vjecare sa te detyrohet te vrase veten?!! Nese do ishte e rritur deri diku mund ta justifikoja kete qe thoni ju, por me nje femije 11 vjecare eshte e pamundur. Edhe sikur ti kete pasur prinderit e divorcuar perseri eshte e pa justifikushme.

    Pse nuk ka ndodhur deri me sot vetvrasje femijesh? Apo deri me sot prinderit ja kane blere gjithe cokollatat edhe akulloret femijeve?

    Tani s'po ja blejne me edhe po vrasin veten femijet. Budallalliqe.

    -Jane pikerisht ato kucedrat qe here mbartin emra si "Deshmimtaret e Jehovait" edhe here emra te tjere qe i kane semurur sedren femijes dhe qe fatkeqeisht ja derguan ate shpirt te pafajshem ne boten tjeter.

    Deshmimtaret e leshit keto. Gjithe e gjithe 10 veta jane qe mbushin xhepat me kete pune. Ti hudhesh ne plehra!
    (de lesh meso se kush jane dhe fol pastaj)

  6. #56
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Citim Postuar më parë nga Dude_t
    (de lesh meso se kush jane dhe fol pastaj)

    S'po ndyr gojen edhe gishtat te kthej pergjigje ashtu sic e ke hak se nuk e meriton ajo vajze e vogel qe ketu te flasim per vrasesit e saj.

    Por po mjaftohem me pergjigjen qe ia u dha Floriri me lart edhe i them te lumte goja!
    HOLLAND...

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Ny,us
    Postime
    5
    Citim Postuar më parë nga Del Monako
    S'po ndyr gojen edhe gishtat te kthej pergjigje ashtu sic e ke hak se nuk e meriton ajo vajze e vogel qe ketu te flasim per vrasesit e saj.

    Por po mjaftohem me pergjigjen qe ia u dha Floriri me lart edhe i them te lumte goja!
    nuk flasim per vajzen po per ty qe ja fut kot jo ai keshtu jo keta keshtu ke fakte ik tregoj dhe njerzit te jen rehat ,mos akuzo pa ditur pelivan

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Postime
    337

    Thumbs down Deshmitaret e jehovait duhet te jene te PA-DESHIRUESHEM ne Shqiperi

    C'jane keto idiotizma,,, pak halle kane shqiptaret por dhe deshmitaret e specit i duhen...
    Kjo eshte e disata here qe dhemitaret vrasin veten...,,, dhe perderisa nje gje e tille bie ne kundershtim me ligjet e natyres dhe mohon ekzistencen e jetes,,,, keta cop-deshmitare duhet te largohen nga shqiperia...

    Eshte ber Shqiperia han me 7 porta, e hap azia e mbyll europa...

    TURP....

  9. #59
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Para dy ditesh dhe nje vajze e vogel ne tirane vrau veten me pretekstin se kishte marre kater dhe po e njeta vrasje ne banjo,Por mesa po zbulohet dhe nga mediat dhe kjo ishte aktiviste e deshmitareve te jehovait.

  10. #60
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120


    http://www.shekulli.com.al/index.php...02968d7cec00b7

    Vajza 11-vjeçare kishte shkruar emrin e saj në bangë dhe kishte përqafuar shoqet, duke u thënë: ”S’do u takoj më”

    Joana frekuentonte sektin "Dëshmitarët e Jehovait"

    Kryetari i Bordit: Ka marrë mësime mbi jetën në parajsë dhe shpëtimin që gjendet pranë Jehovait

    Dashamir Biçaku

    TIRANË- Ka shkruar për herë të fundit emrin e saj, Ana, mbi bankën ku ulej gjithnjë, pak para se të largohej nga shkolla. Joana Rajdho ka shkuar deri në shtëpinë e saj, duke “bluar” në kokë vendimin ekstrem, që dukej se e kishte marrë prej pak ditësh. Fare e palëkundur, e shtyrë ndoshta nga frekuentimi i sektit fetar të Jehovait ku kishte dëgjuar shumë për amshimin e jetës së pafundë në parajsë, Ana i është drejtuar njërës prej shoqeve të saj më të mirë: “dua të të përqafoj, se nuk do të takoj më”. Këto kanë qënë fjalët e fundit që nxënësit e klasës së pesë E, të shkollës “Ramazan Jarani” kanë dëgjuar nga goja e vogëlushes Joanë, para se ajo të kryente aktin ekstrem, vendimin e së cilit e kishte marrë tashmë. Krejt e qetë ka marrë rrugën për nga shtëpia e gjyshërve, ku banonte së bashku me të ëmën. “U largua e qetë, pasi na puthi e përshëndeti”. Kështu i është përgjigjur pyetjeve të mësuesve, njëra prej shoqeve të ngushta të Joana Rajdhos. Në shkollën ku mësonte vajza 11-vjeçare, tronditja për vetësakrifikimin e ndodhur lidhet me mësimet teologjike që Joana kishte marrë, gjatë frekuentimit të Dëshmitarëve të Jehovait.
    Kryetari i bordit
    Ndue Kola, kryetari i bordit të shkollës “Ramazan Jarani” si dhe pedagog në Universitetin Ushtarak në Tiranë, ka pranuar të rrëfejë për “Shekullin” gjithçka që kishte mësuar nga shokët e shoqet e klasës së Joanës, por edhe nga mësuesit e saj. “Mësuam se vajza kishte probleme familjare, pasi prindërit i ka të divorcuar prej vjetësh. Gjithashtu, prej shokëve e shoqeve të saj mësuam se ajo kishte frekuentuar deri disa kohë më parë, sektin fetar të Jehovait, ku duhet të ketë marrë mësime mbi jetën e përjetshme në parajsë, si dhe për shpëtimin që mund të gjente duke qenë pranë Jehovait”-thotë Ndue Kola. Më tej ai shton se pas vetëvarjes së Esmeralda Cenes në Fier, Joana ishte shprehur: Sa të këqinj qenkan! Nuk do të shkoj më kurrë tek ata. Megjithë qëndrimin e prerë të Joanës, kjo duket se ndikoi fare pak që ajo të mos shkonte drejt “Jetës së përjetshme në Parajsë”. Kryetari i bordit të shkollës, Ndue Kola, rrëfen se ata menjëherë kanë kontrolluar regjistrin e klasës së pestë, ku mësonte Ana dhe kanë vënë re se ajo nuk kishte marrë asnjë notë mbetëse, ndërsa është këshilluar nga mësuesja e matematikës, Ylbere Këllezi, që të përgatitej më mirë për herën tjetër në mësim. “Pyetëm mësuesen dhe ajo nuk i kishte vënë notën katër në rregjistër, por vetëm e kishte këshilluar që herën tjetër të mësonte më shumë”,- shprehet Kola. Sipas tij mësohet se Joana kishte marrë 7, në orën e biologjisë dhe se marrja e një note të dobët në matematikë, nuk kishte ndikuar aspak në gjendjen emocionale të saj.
    Dyshimet
    Loreta, njëra prej mësueseve të shkollës mendon se mundësia e një dëshirë për të imituar Alda Cenen nga Fieri, moshataren e saj që u vetëvar me 12 shkurt në qyetin e Fierit, mund të ketë qenë edhe shkaku i mundshëm i ngjarjes së rëndë. Sipas mësuesve dhe burimeve të policisë, dy janë motivet më të mundshme të vetëvarjes së Joana Rajdhos: së pari, problemet familjare të saj, që kanë të bëjnë me gjendjen social- psikologjike të vogëlushes, idea për babanë që nuk e ka parë thuajse asnjëherë. Së dyti, frekuentimi i sektit të Jehovait, ku merren mësimet për jetën e përtejshme dhe mbërritjen në parajsë, pranë Jehovait. Ndërkaq, hetuesit e policisë mësohet se kanë marrë deklarimet e disa prej mësuesve të shkollës “Ramazan Jarani”, prej nga kanë nxjerë edhe një konkluzion paraprak se vetësakrifikimi është kryer për motive që lidhen me problemet familjare si dhe frekuentimin e sektit fetar.



    18/02/2005
    KATEGORIA: Kronike nga Tirana

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kur'ani per femrat besimtare
    Nga Sefedini_PZ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2009, 13:27
  2. Vetevaret 15 vjecarja
    Nga Henri në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-09-2005, 06:02
  3. Vetëvritet në sy të prindërve 22-vjeçari i papunë nga Linza
    Nga EDUARDI në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 10:38
  4. Tropojë, vetëvritet shefi i policisë bashkiake
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-06-2004, 01:27
  5. Pershkrimi i parajses ne Kuran
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 15:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •