Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    z.Arbman
    Ku ishin kryetari Rugova dhe Daci qe nuk jane parqitura para mediave para se te mberrije Tadici, pse nuk dhan far reagimi apo ndoj komunikate per shtyp para se te mberrije ai, po keto deklarata jane pasi qe ka ardhe ai ketu edhe jane bazu ne deklarimet e tia, nuk jam kunder asnjenit po eshte dashte te japin mendimin e vet para se te vije jo me e mate tensionin edhe me e pa se pari se cka po vepron ai dhe cka po flet ai tani me reagu.
    Po lidhem tek ajo qe e ke cekur ti se presidenti Rugova e siguron popullin e kosoves se nuk do te jemi pjese e Serbise, ne mendojme dhe shpresojme ashtu po ne realitet mundet me qene edhe ndryshe se e paske harru rezuluten 1244 ku thuhet se " Kosova eshte Province ne Jugosllavine e sotme" per vitin 1999 eshte fjala, ku eshte ajo jugosllasvi tash , ne baze te Drejtes Nderkombetare "Me shperberjen e nje shteti qe ka qene federate e drejta e trashegemise se ati shteti te meparshem i takon shtetin me te madhe ne ate vend" Kjo dihet dhe eshte provu shume here ne Ish jugosllavi , psh deri em tash me
    shperberjen e jugosllavise te gjitha trashegemite shteterore te asaj jugoslalvie i pate mare Serbia dhe Mali i Zi , kurse tash me pamvarsimin e Malit te Zi, ate privilegj e ka serbia me i mare trashegemine e shtetit , e ne kete rast Kosova nuk permendet si njesi e Barabart me Maline zi , po veteme jemi Province e Serbise qe menagjohet nga Kombet e Bashkuara , thashte zoti mos te mbesim keshtu po une ia kam drojen qe do te jete dicka e tille .
    Nuk di se si mundet "Presidenti Rugova" ti thote ato fjale kur nuk del asnjeher nga prishtina veq ne rastet kur ka fushate prazgjedhore te lutem, kur duela ia ndojhere jashte prishtine e me e pa se si eshte jeta ne vendet tjera te kosoves, apo thjesht kur ai ia dhuroj ndoj shqiptarit nje send qe ka vlere Kombetare, qe psh Tadici ka pru me shuem se 30 flamuj serb per me i shpernda neper Kosove, e cili nga figurat politike e ka bere kete ne periudhen e pas luftes? Nuk di se me cka po lidhet presidenti Rugova kur ne Kornizen kushtetuete ai ka kompetenca vetem te jap dekorata dhe te jap emra nderi edhe kuptohet ka te drejt ta shkarkoj kryeminstrin dhje ta shperbej kuvendin me pelqimin e PSSP , e ne arst tjeter jo, Nuk di pse nuk del ai me e vizitu mitrovicen, Pejen ku po ndodhin vrasje te eprditshme, Drenicen ku njerzit jetojen ende nen tenda , a ka mare presidenti jone nje iniciative si psh iniciativa e Taduqit me ardhe ne Kosove me e vizitu popullin e vet? edhe pse ndoshat kjo vizite ka qene me karakter politik per perfitime te veta, nuk e ka ba kurre , me shume i viziton komunat secili kryeadministrator se sa Presidenti i Jone, a pajtohesh me kete? Si mundet ai me na siguru neve pamvaresine apo dicka te ngjashme kur nuk shkon edhe nuk eshte i ftuar ne asnje konference nderkombetare apo nuk eshte i ftuar ne Parlamentin Evropian per me e spjegu gjendjen ne Kosove, si e senzibilizojme ne kete problemin tone, te populli tone, presim qe te na qaje Hallin PSSP - ja, qe dy muaj e me shume qe eshte zgjedhur Qeveria e re, asnje diplomat nderkombetar nuk e ka vizituar Kosoven perveq perfaqesuesit e zyrave te vendve te ndryshme te akredituara ne Beograd, a beson qe vizita e Tadicit ka qene vizita e para e ndonje kreu te vendeve te jashtme prejs e u zgjedh Qeveria e re, as bile Presidenti i Shqiprise nuk ak qene as Kryeminstri nuk ka qene me na uru zgjedhjet Demokratike qe i quajti Peterseni.
    Shume me keqardhej po i them keto fjale po nuk po vjen inati se si populli dhe institucionet e tona po iu besojne faleve, te lutem duhet te iu besojme veprave dhe jo fjaleve si Ai tha keshtu per Kosove, Ky tha keshtu per Kosove, po presum vetem fjale se me keto jemi mesuar ne.

    Edhe nje here po them qe keto fjale po i them me keqardhje po po me mundojne disa gjana qe po i mar vesh se si jane dhe se si po komentohet ajo. Me fal ndoshat kam dale jashte temes pak .

    Gjith te mirat

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Caprikon te pershendes
    Kot ep deklarata te thata rugova jemi mesua me ta qe sa e sa vite,por ai edhe i ka dhan vizen ati çetniku shka qe ta vizitoi Kosoven e sot kishe po flas diqka !pun sllavo-komunisti ma.

    Qe nji pjes e reagimit te gjeneralit Kermabon per viziten e kryetarit te serbis qe i beri Kosoves me pelqimin e rugoves e te ramushit.

    ----------

    "Lejimi i kësaj vizite në Kosovë është pjekuri politike dhe demokratike" tha Kermabo. Gjenarli Kermabo hodhi poshtë deklarata se UNMIK-u e ka lejuar këtë vizitë, pa konsultime me institucionet e Kosovës. "Vizita e Tadiqit ishte miratuar nga Presidenti, nga kryeministri dhe nga shefi i UNMIK-ut", tha Kermabo. Zyrat e Presidentit dhe kryeministrit të Kosovës lanë të kuptohet se miratimi i kërkesës së Tadiqit për të vizituar Kosovën ishte i UNMIK-ut.
    radio 21
    ----------
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13

    Arrow Vetem Ne Enderr!

    Kosova ka per te qene e Serbise vetem ne enderr!!!
    Per mendimin tim, lejimi i vizites se kryetarit te Unionit S-M. i Zi nuk eshte gabim i udheheqesve Kosovare, por i vet UNMIKUT. Meqe Kosova na eshte nen keta nderkombetare kaq "paqesore", ne shqiptaret nuk kemi se c'bejme, per fat te keq. Megjithese pajtohem qe, kjo vizite ka qene e njohur prej me pare edhe nga autoritetet e Kosoves dhe keta te fundit kane pasur mundesine dhe kohen per t'u organizuar mire e mire kunder kesaj vizite dhe t'i japin nje drite te kuqe ketij shkau!!!

    Por tash per tash, puna me e mencur dhe me e mire duhet te jete qe ne keto raste mos te behet me e madhja, sepse gjithmone shqiptaret do te akuzohen per cfaredo lloj incidenti, ashtu sikurse ndodhi ehde me ngjarjet e Marsit te vitit te kaluar ne Mitrovice. Mos te harojme se, edhe nje incident i vogel, i kushton shtrenjte Pavaresise se Kosoves!

    Dhashte Zoti qe sa me shpejte te na vije kjo Pavaresi e atehere te jemi ne dhe vetem ne te zotet e shtetit tone! Amin!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Zana e Malit
    Nuk ka te beje kjo asgje me Rastin e Marsit te Vitit te Kaluar, edhe e dime qe nuk kane kompetenca me e ndalu apo nuk kane gadishmeri me ba kete kisha me thene kete, se anjeni nuk eshte konkret dhe nuk eshte i vednosur per nje veprim qe behet, se e ceka me heret qe nuk ka pase asnje deklarimi i presdendtit para vizites se Tadiqit, po krejt masi ka fole ai keta tont kane reagu. Kane mujt me ba nje thirrje per nje protest me vo me gjuajt se shume protest e qelluar eshte, pse mos me e perkrah kete protest te albinit po kan nejt duar kryqe.
    Edhe ne anen tjeter kisha thane qe pse mos me u taku me te.
    Ka shume cka per me fole me te, patjeter herdokurdo duhet me bisedu me ta, pse mos me u taku me te edhe me fole, pse nuk e kane be kete? pse nuk kane qene te gatshem per nje gje te tille se nuk din se cfare probleme me i shqyrtu me te psh: qeshtja e te zhdukruve, qeshtja e penzioneve e shume e shume tjera, tregoja propozimet konkrete per mitrovicen e ka shume e shume tjera per me e fole. Pse nuk e kan ba kete?
    Pse nuk iu interesn shume se per cka i nevojitet per Kosove.Lehet eshte shume em fole para kamerave se ja keshtu po bahet ja keshtu po bahet. Asgje ne realitet nuk eshte ka punohet, Tash ne trend eshte qeshtja e decentralizmit pse mos me fole me te epr kete edhe me i thane truq edhe me e ba me fole vet me veti, sikur ata qe e biseduan me Petersenin kur ke ne Beograd, shume konkret a
    Po nuk e di qe jan te afta ata per me fole per keso gjana me Keta te serbise se ata jane shume shume me ne nivel epr gjithcka se ne .

    te faleminderit epr mirekuptim
    Ka ende me fole shume e shume po nuk po kam kohe

  5. #15

    Arrow

    Capricorn, shume me vend i ke kritikat, vec nnje verrejtje te vogel e pata, ne lidhje me thenien apo mendimin tend se "ata (Serbet) na qenkan me te afte se ne per gjithcka".
    Capricorn, edhe ne sikur t'i kishim te gjitha gjerat ne dore me kohe, duke filluar nag pushteti, atehere me siguri se aftesia jone do te ishte madje mbi nivel se ajo e atyre. Nuk e them kete se vet jam shqiptare, por e them se realiteti eshte ky qe eshte; sot neve na komandon nje force e huaj, e perzier dhe akoma nuk jemi ne ata qe drejtojme, urdherojme e veprojme me shtetin tone Kosoven, pastaj mos harojme se, edhe menyra e te folurit dhe e kerkesave tona komandohet nga jashte dhe jo nga vet ne!.....
    Eshte rende te shprehish deshirat e tua nese ke dikend qe te rrin mbi koke pandalur dhe te thumbon!!!!

    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Zana e Malit

    Them qe jane me te zot per gjithcka se kane tradite per shtet e per gjithcka tjeter edhe per ushtri, e pranoj faktin qe nuk kemi se cka te bejme ne fushen e siguris apo ne ndoj fush tjeter( se dulem ne teme tjeter ) po ne shume gjana tjeter mundemi me ba gjithcka, a po e sheh cka eshte tuj ndoshe ne mes te Qeveris edhe Rektoratit , qaty i kemi te gjitha kompetencat edhe mundemi me mare si shembull se cka jemi en gjendje me ba, une kete gjendje ne arsim e konsideroj katastrof dhe do ta qes si teme te re epr diskutim
    E paramendo ti ti ksihim gjanat tjera apo rastin e pardjeshit me Policet e SHPK Pse me ia mare Vete protestuesve per mos me gjuajt Tadiqin?
    Une kete ia shoh per te madhe Policeve tane a.

    edhe njeher te eprshendes

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Petersen diskuton me liderët vendorë takimin e Tadiqit dhe decentralizimin Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen, mbajti sot një takim me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, këshilltarin e kryeministrit, Ardian Gjinin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin, drejtuesin e subjektit politik “Ora”, Veton Surroin dhe udhëheqësin e Listës Serbe për Kosovë, Oliver Ivanoviq. Temë diskutimesh në këtë takim ishte vizita e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë dhe çështja e decentralizimit të pushtetit vendor.

    Vizita e kryeadministratorit Petersen në Vjenë, gjendja aktuale në vend, si dhe vizita e kryetarit serb Boris Tadiq në Kosovë, ishin temat për të cilat u bisedua në takimet e sotme të ndara të kreut të UNMIK-ut Soren Jesen Petersen me udhëheqësit vendorë. Duke folur për takimin me kryetarin serb Tadiq, Petersen tha se mes tjerash ka biseduar edhe rreth dialogut të ardhshëm të grupeve të punës për personat e pagjetur i cili pritet të mbahet në fillim të muajit mars, dhe me këtë rast, bëhet e ditur se Petersen ka ftuar Tadiqin për bashkëpunim në këtë çështje.

    “Kam kërkuar fuqimisht nga kryetari serb Boris Tadiq që të ftojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në grupet punuese dhe në procesin e decentralizimit. E ftova kryetarin Tadiq që të shmang pengesat në përtëritjen e objekteve fetare” theksoi Petersen.

    Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, pas takimit përsëriti komentet e tij ndaj vizitës së Tadiqit në Kosovë duke shtuar se “ megjithatë Kosova do të jetë e pavarur”, ai po ashtu foli edhe për vlerësimin teknik të progresit në Kosovë që Petersen do ti paraqesë Këshillit të Sigurimit.

    “Z.Petersen na njoftoi edhe për vizitën që do të ketë në Unionin Evropian ku do të paraqesë gjendjen në Kosovë dhe objektivat e Kosovës, si dhe Këshillin e Sigurimit që së shpejti do të jetë një vlerësim teknik i progresit në Kosovë”.

    Kryeparlamentari Nexhat Daci ndërkaq pas takimit me shefin e UNMIK-ut Petersen, në pyetjen rreth dialogut për statusin e Kosovës, theksoi se “për statusin e Kosovës dialog mund të ketë vetëm me Bashkësinë Ndërkombëtare”.
    “Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur për dialog. Ne nuk do të dialogojmë për statusin e Kosovës me ata që e ndezën e shkatërruan dhe lanë varret komplete në Kosovë. Ky është vendim unik i institucioneve të Kosovës në dy përbërje: në përbërjen e kaluar dhe në këtë të tashmen, por nuk mund të kërkoj dhe të them që Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kontaktojë palën tjetër, statusi i Kosovës është çështje e Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

    Duke komentuar vizitën e Tadiqit në Kosovë, këshilltari politik i kryeministrit Ardian Gjini, pas takimit me shefin e UNMIK-ut tha se “përveç që kjo vizitë është kryer pa ndonjë problem të madh, nga kjo kanë dal dy mesazhe të qarta”.

    “E para është se në Kosovë ka serbë të cilët jetojnë, është e vështirë të thuhet se nuk ka serbë që jetojnë në veri të Kosovës, dhe tjetra është se këta serbë edhe lëvizin më lirshëm sesa që dikush mendon, mendojë se këto janë mesazhe që dikush mund ta ketë më të vështirë për të spekuluar”.

    Në takimet e Petersenit me udhëheqësit vendorë u diskutua edhe çështja e decentralizimit.

    “Nëse ne nuk mundemi që së shpejti të nxjerrim ligjin për decentralizim apo reformimin e pushtetit lokalë, atëherë së paku mund të arrijmë një koncensus nacional për hapat e mëtutjeshëm të reformimit të pushtetit lokalë”, u shpreh kreu i partisë më të madhe opozitare PDK Hashim Thaçi.

    “Ftoi për një tryezë të përbashkët të partive politike atyre në koalicion dhe të atyre që janë në opozitë që të kemi një projekt serioz të përgjegjshëm sipas standardeve ndërkombëtare e jo projekte ad-hok siç është ky i qeverisë aktuale që rrezikon ndarjen etnike dhe territoriale të Kosovës”.

    “Sa i përket një paltforme të përbashkët të Prishtinës për fillimin e bisedimeve për çështje teknike me Beogradin zyrtar, lideri i ORA-së Veton Surroi vlerësoi se “fatkeqësisht një platformë e tillë mungon”.

    “ Fatkeqësisht, jo vetëm për këtë çështje por as për shumë çështje të tjera. Në Kosovë, ekziston një përmirësim i dukshëm në qeverisje, por nuk ekziston një përmirësim i dukshëm në politik-bërje, dhe për shumë çështje të cilat janë problematike në Kosovën, e ka të tilla tepër, në fatkeqësisht nuk kemi as minimumin e koncensusit”.

    Në takimet e Petersenit me udhëheqësit vendorë, u diskutua edhe rreth ecurisë së standardeve.

    Zana Mezini




    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Feb 15, 05 | 3:00 pm
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #18
    Kam qejf te perrallis
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    17
    Me sa besoj une nderkombetaret nuk bien ne nivelin e beogradit pasi ato qe thote tadici jane halucinacione....C`te drejte i jep serbise nji pakice qe s`eshte as 10%?? Ku qendron e drejta nderkombetare?? Ne librat e tymosur me kockat e dushanit??? Kosova eshte nje vend etnik i paster shqiptar dhe te tilla pakica ekzistojne ne cdo vend te europes e gjetiu dhe biles ne perqindje me te medha....U genjua bota atehere me keto ujqer por nuk genjehet me...Serbia ben pjese ne ato shtete kriminele qe punojne te shkaterrojne popujt e tjere sepse per gje tjeter ata nuk kan qene asnjehere....

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Qentë lehin
    karavani ecën përpara!


    Se çfar flet tadiqi e maliqi,Kosovës nuk i bënë përshtypje!
    Ata mund te lehin naten e diten...
    Kosova ka pune!Ajo duhet ti permbush standardet e kerkuara!Dhe,ajo ka ardhmeri perara!


    Respektoj fjalet e presidentit dhe zoteri Dacit!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Petersen diskuton me liderët vendorë takimin e Tadiqit dhe decentralizimin Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara, Soren Jessen Petersen, mbajti sot një takim me presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, këshilltarin e kryeministrit, Ardian Gjinin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin, drejtuesin e subjektit politik “Ora”, Veton Surroin dhe udhëheqësin e Listës Serbe për Kosovë, Oliver Ivanoviq. Temë diskutimesh në këtë takim ishte vizita e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, në Kosovë dhe çështja e decentralizimit të pushtetit vendor.

    Vizita e kryeadministratorit Petersen në Vjenë, gjendja aktuale në vend, si dhe vizita e kryetarit serb Boris Tadiq në Kosovë, ishin temat për të cilat u bisedua në takimet e sotme të ndara të kreut të UNMIK-ut Soren Jesen Petersen me udhëheqësit vendorë. Duke folur për takimin me kryetarin serb Tadiq, Petersen tha se mes tjerash ka biseduar edhe rreth dialogut të ardhshëm të grupeve të punës për personat e pagjetur i cili pritet të mbahet në fillim të muajit mars, dhe me këtë rast, bëhet e ditur se Petersen ka ftuar Tadiqin për bashkëpunim në këtë çështje.

    “Kam kërkuar fuqimisht nga kryetari serb Boris Tadiq që të ftojë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në grupet punuese dhe në procesin e decentralizimit. E ftova kryetarin Tadiq që të shmang pengesat në përtëritjen e objekteve fetare” theksoi Petersen.

    Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova, pas takimit përsëriti komentet e tij ndaj vizitës së Tadiqit në Kosovë duke shtuar se “ megjithatë Kosova do të jetë e pavarur”, ai po ashtu foli edhe për vlerësimin teknik të progresit në Kosovë që Petersen do ti paraqesë Këshillit të Sigurimit.

    “Z.Petersen na njoftoi edhe për vizitën që do të ketë në Unionin Evropian ku do të paraqesë gjendjen në Kosovë dhe objektivat e Kosovës, si dhe Këshillin e Sigurimit që së shpejti do të jetë një vlerësim teknik i progresit në Kosovë”.

    Kryeparlamentari Nexhat Daci ndërkaq pas takimit me shefin e UNMIK-ut Petersen, në pyetjen rreth dialogut për statusin e Kosovës, theksoi se “për statusin e Kosovës dialog mund të ketë vetëm me Bashkësinë Ndërkombëtare”.
    “Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur për dialog. Ne nuk do të dialogojmë për statusin e Kosovës me ata që e ndezën e shkatërruan dhe lanë varret komplete në Kosovë. Ky është vendim unik i institucioneve të Kosovës në dy përbërje: në përbërjen e kaluar dhe në këtë të tashmen, por nuk mund të kërkoj dhe të them që Bashkësia ndërkombëtare nuk do ta kontaktojë palën tjetër, statusi i Kosovës është çështje e Kosovës me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

    Duke komentuar vizitën e Tadiqit në Kosovë, këshilltari politik i kryeministrit Ardian Gjini, pas takimit me shefin e UNMIK-ut tha se “përveç që kjo vizitë është kryer pa ndonjë problem të madh, nga kjo kanë dal dy mesazhe të qarta”.

    “E para është se në Kosovë ka serbë të cilët jetojnë, është e vështirë të thuhet se nuk ka serbë që jetojnë në veri të Kosovës, dhe tjetra është se këta serbë edhe lëvizin më lirshëm sesa që dikush mendon, mendojë se këto janë mesazhe që dikush mund ta ketë më të vështirë për të spekuluar”.

    Në takimet e Petersenit me udhëheqësit vendorë u diskutua edhe çështja e decentralizimit.

    “Nëse ne nuk mundemi që së shpejti të nxjerrim ligjin për decentralizim apo reformimin e pushtetit lokalë, atëherë së paku mund të arrijmë një koncensus nacional për hapat e mëtutjeshëm të reformimit të pushtetit lokalë”, u shpreh kreu i partisë më të madhe opozitare PDK Hashim Thaçi.

    “Ftoi për një tryezë të përbashkët të partive politike atyre në koalicion dhe të atyre që janë në opozitë që të kemi një projekt serioz të përgjegjshëm sipas standardeve ndërkombëtare e jo projekte ad-hok siç është ky i qeverisë aktuale që rrezikon ndarjen etnike dhe territoriale të Kosovës”.

    “Sa i përket një paltforme të përbashkët të Prishtinës për fillimin e bisedimeve për çështje teknike me Beogradin zyrtar, lideri i ORA-së Veton Surroi vlerësoi se “fatkeqësisht një platformë e tillë mungon”.

    “ Fatkeqësisht, jo vetëm për këtë çështje por as për shumë çështje të tjera. Në Kosovë, ekziston një përmirësim i dukshëm në qeverisje, por nuk ekziston një përmirësim i dukshëm në politik-bërje, dhe për shumë çështje të cilat janë problematike në Kosovën, e ka të tilla tepër, në fatkeqësisht nuk kemi as minimumin e koncensusit”.

    Në takimet e Petersenit me udhëheqësit vendorë, u diskutua edhe rreth ecurisë së standardeve.

    Zana Mezini




    Postuar më: Eh/Radio Kosova & Blue Sky Staff me Feb 15, 05 | 3:00 pm
    Flamuri serb dhe gurët kosovarë


    Agim Popoci

    Vizita që presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, bëri këto ditë në Kosovë, përfundimisht shuajti shpresat e të gjithë familjarëve të të zhdukurve dhe atyre që janë gjallë e jetonin me shpresë ...se në këtë botë edhe mund të ketë serbë normal. Shqiptarët e Kosovës, që me dekada të tëra shikojnë presidentin e tyre se si po i mbush xhepat e burrështetasve të botës me disa gurë që, sipas tij, janë të Kosovës dhe po ashtu, sipas tij, janë gurë të çmueshëm të nxjerrë nga toka kosovare, këto ditë kishin rastin të shohin se si homologu serb i presidentit kosovar, në mungesë të gurëve po shpërndante flamuj serbë. Janë dëgjuar shumë zëra të politikanëve serb, se si serbët e Kosovës jetojnë në mjerim, pa drita, pa ujë dhe të uritur në skajshmëri. Sikur presidenti të “armatosej” me disa kamionë me ushqime, gjeneratorë dhe veshmbathje, kjo vizitë do të kishte kuptim edhe po të mbjellte urrejtje para serbëve të tubuar. Por, kur ai sjell copa lecke, që ai i quan flamuj serbë dhe populli serb i Kosovës e brohoriti atë, kjo nuk mund të quhet asgjë tjetër vetëm se viti ’89 i reformuar, vit kur Millosheviçi tubonte po kaq serbë dhe ata ekstremistë nga e gjithë Jugosllavia, të cilët kishin mendjen tek një rrogë shtesë dhe një shishe “shlivovicë”.
    Gurët e çmuar të Rugovës
    Shumë diplomatë të huaj e kujtojnë Rugovën me refrenin e tij “për njohjen formale të pavarësisë” dhe “gurët e çmuar” me të cilët janë pajisur të gjithë diplomatët pa dallim feje dhe race.
    Sa për refrenin e parë, “njohja formale e pavarësisë”. Falë Zotit që dr. Ibrahim Rugova nuk është pronar i kompanisë “Microsoft”, sepse sot bota, jo që nuk do ta njihte internetin, por do të vazhdonte me gjuhën “basic” ta hapte me zor kompjuterin.
    Ndërsa “gurët e çmuar” janë histori më vete. Nëse takon një diplomat të huaj dhe ai e kupton që je nga Kosova, pyetja e pashmangshme e tij do të jetë: “Po çfarë i ka ato gurë Kosova!” Pasi që përgjigjen nuk e di askush dhe as vetë zoti Rugova, shqiptarët ngelen duke kërkuar bukë, drita, ujë dhe liri nga serbi, ndërsa presidenti i tyre duke shpërndarë “gurë të çmuar të Kosovës” nëpër botë.
    Për dallim nga fqinjët e tyre, qytetarët e Kosovës nuk entuziazmohen nga këta gurë, madje në shumë raste i quajnë edhe të bezdisshëm, por vota përsëri shkon tek Rugova dhe përsëri është ky njeri në duar të të cilit janë gurët e çmuar të Kosovës dhe fati i këtij vendi.
    Nga ana tjetër, edhe pse askush nga këta diplomatë nuk është bindur se këta gurë janë vërtetë të çmuar, ata nuk e çajnë shumë kokën për ekonominë kosovare. Zgjidhja e statusit të Kosovës, në mes të SHBA-së dhe Evropës, vazhdon “status quon” e saj, sepse “rryshfeti” i presidentit kosovar është shumë i degjeneruar. Madje, kur këta diplomatë të huaj lexojnë axhendën e tyre për vizitë që i bëjnë Kosovës, bezdisen kur duhet të takojnë presidentin e Kosovës, sepse sërish duhet të marrin “gurë”. Pas incidentit që ndodhi në takimin që dr. Rugova kishte në Bruksel me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana, kur këtij të fundit iu shqye xhaketa, sepse ishte i vendosur të mos e merrte gurin, ndërsa ai i pari, i vendosur që t’ia dhurojë “gurin e çmuar”, pasuria kosovare nuk përfundoi në xhepin e shefit të diplomacisë evropiane. Kryqëzimet e duarve nga kjo mosbindje e dhuruesit dhe diplomatit, i humbën rrugën “gurit të çmuar”, i cili përfundoi në marxhinat e xhaketës së shtrenjtë diplomatike, ashtu siç është katandisur statusi i Kosovës dhe situata ekonomike e kosovarëve: e shqepur dhe nuk dihet se ku është!
    Flamuri i Tadiçit
    Ka muaj të tërë që serbët e Kosovës ankohen se janë pa drita dhe pa ujë edhe pse ato nuk i kanë paguar. Si gjithmonë ata janë vetëkënaqur me premtimet e Beogradit, edhe pse vazhdojnë të mos kenë as drita dhe as ujë. Dhe madje ata vazhdojnë të jenë të gatshëm të mbajnë mitingje si ato të vitit 1989, kur në Kosovë ishte Sllobodan Millosheviçi.
    Kur serbët e Kosovës dëgjuan se për vizitë do të vinte presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, atyre iu ndritën sytë dhe ju iku etja. Por, Tadiç sikurse edhe paraardhësi i tij nuk solli ndonjë shpresë të madhe, vetëm se për dallim nga ata ai solli flamuj serbë. Por nuk kishte ushqim, veshmbathje, gjeneratorë ose ndonjë bidon me ujë, por vetëm lecka të bojatisura që ai i quante flamuj.
    Presidenti “i reformuar” serb, vërtetë se nuk nxiti urrejtje, por ama tregoi se ai vazhdon të mbetet serb i “kalibrit ‘89". Nga vizita që i bëri kishës së Shën Nikollit u krijua ideja e një presidenti paqësor: “Nëse luftoj që të jenë të sigurta dhe të ndërtohen xhamitë, ashtu luftoj edhe për objekte të krishtera”. Shumë shpejt ai ngeli pa maskë diplomatike, sepse u takua me popullin e uritur dhe varfëri të skajshme. Meqë nuk kishte takuar asnjë shqiptar, ai krijoi idenë se e gjitha kishte të bëjë me urrejtjen ndëretnike dhe nxitoi të nxjerrë një flamur të Serbisë. Për dallim nga homologu i tij kosovar, ai ishte “kundër pavarësisë së Kosovës” dhe për dallim nga gurët filloi me dhurimin e flamujve.
    Serbët e shkretë u ngopën dhe ju iku etja për momentin, edhe pse janë shumë larg përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjët e tyre shqiptarë dhe përfaqësuesit e tyre në institucionet kosovare. Tadiç nuk tha dhe nuk solli asgjë, me përjashtim të flamujve serbë, por tregoi se një president serb nuk mund të ikë nga vetja e vet. Duke ikur në Veri të Mitrovicës, ai harroi fjalët që tha një ditë më parë në kishën e Shën Nikollës. Tadiç nuk u ndal para xhamisë 600-vjeçare të Ibrit, e cila u shkatërrua nga forcat serbe gjatë luftës së Kosovës. Madje, ai nuk ndaloi aty as për të kontrolluar barin e mbjellur nga paramilitarët serbë, më 16 maj të vitit 1999. Kështu edhe përfundoi vizita e presidentit serb në Kosovë… me një kosto shumë të madhe, vetëm për garantimin e lëvizjes së tij nëpër Kosovë. 10 mijë policë dhe ushtarë të KFOR-it që u kujdesën për jetën e presidentit të Serbisë, nuk mund të paguhen me “shlivovicë”, por si forca të sigurisë në rrezik permament, marrin dijeta të majme. Sikur këto dijeta të shkonin në llogari të Korporatës Energjitikë të Kosovës, serbët sot do të kishin drita, ndërsa shpresa për jetë do të shtohej. Por, presidenti serb iku, ndërsa serbët e Kosovës u pajisën vetëm me flamuj.
    Fati i shqiptarëve, serbëve dhe i gjithë Kosovës sot është shumë më i qartë. Përderisa njëra palë shpërndan “gurë të çmuar” dhe tjetra “flamuj”, nuk ka mbetur kush të kujdeset për klasën punëtore, të zhdukurit, invalidët dhe atyre që horoskopi ju shkruan: Duhet të jetoni në Kosovë!

    /Panorama/

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fotoekspozita “Kosova dhe miqësia Tiranë – Marsejë”
    Nga toni007 në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-10-2009, 13:42
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 10:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •