57 vjet e 7 muaj burgim për nëntë shqiptarë
Vranjë, 11 shkurt (presheva.com) Trupi Gjykues i Gjykatës së Qarkut në Vranjë në krye me gjykatësin Novica Stoilkovic, i ka shqiptuar denimin prej 57 vjet dhe 7 muaj burg për nëntë shqiptarë nga Bujanoci. Ata janë denuar me akuzën për veprime armiqësore, terrorizëm dhe për vrasjen e agjentit të BIA Selver Fazliu. Gjyqi i ka dënuar në mungesë me nga 15 vjet burg dy anëtarë të AKSH-së, Lirim Jakupi i njohur si komanadant "nazisti" dhe Besim Tahiri i njohur si "çeçeni". Të dy të denuarit momentalisht gjenden në burgun e bazës ushtarake të KFOR-it në "Bondsteel". Këta të dy janë denuar për vrasjen e agjentit të Sigurimit Shtetërorë Selver Fazliu në Bujanoc. Ish pjestari i policisë shumetinike, Naim Ramizi është denuar me pesë vite e gjashtë muaj burgim. Esat Faruku është denuar me 7 vite burgim për përkrahje të anëtarëve të AKSH-së. Naser Sejdiu është denuar me 6 vite burgim me akuzën se ka ndihmuar në kryerjen e veprave terroriste. I mituri Alban Rashiti është denuar me pesë vite në burgun për të mitur. Të akuzuarit Enis Shabani, Burhan Ibrahimi dhe Agron Mehmeti janë denuar me nga 16 muaj e 13 ditë. Gjykata e ka liruar pa u denuar Besim Halilin.
Gjykatësi Novica Stoilkovic pas përfundimit të procesit gjyqësor i ka deklaruar gazetarëve se procesi gjygjësor kundër Ridvan Rashitit, i cili është arrestuar në Zvicër nuk është përfshirë në këtë proces pasi që ai do të gjykohet pasi që do të ekstradohet nga autoritet zvicrane në Serbi. Mbrojtësit e të dënuarve shqiptarë kanë paraljamëruar se do të parashtrojnë ankesa për këtë gjykim. Zhvillimi i seancës gjyqësore në gjykatën e Vranjes ka qenë i përcjellur me masa të larta të sigurisë. Në këtë proces përveç familjarëve të të akuzuarve kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe të organizatave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Zqarim;
vrasjen e agjentit të BIA Selver Fazliu.Selver eshte njeder shpiunat me te medhenje shqipetar qe ka bashkepunuar me udben e serbis......
BIA-Udba,nje sherbim sekre i shtetit serbe.
per me shuem rreth Udbes mundeni ta vizitoni kete adrese...
http://www.bia.sr.gov.yu/Eng/saopstenja_terorizam_e.htm
Krijoni Kontakt