Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anėtarėsuar
    11-02-2005
    Postime
    39

    Incident mes rojeve detare greke dhe anijes sė peshkimit

    "Kufitarėt grekė donin tė na vrisnin"

    SARANDĖ- “Ata qėlluan pėr tė na vrarė". Kėshtu shprehen nė njė intervistė pėr gazetėn “Shekulli” tre peshkatarėt sarandiotė tė peshkarexhės “Tre vėllezėrit”, tė cilėt dy ditė mė parė u qėlluan me breshėri arme, nė ujėrat tona territoriale, nga kufitarėt grekė. Vėllezėrit Kreshnik e Dritan Ēela, pronarė tė peshkarexhės dhe peshkatari Kostaq Kacorri, siē tregojnė, ishin duke bėrė gjuetinė e radhės nė afėrsi tė Vivarit nė Butrint, zonė ku ata gjuajnė zakonisht. Ata thonė se rreth 20 minuta ishin nėn breshėrinė e zjarrit tė tyre, gjė qė ka zgjatur deri sa u afruan rreth 500 metra nga bregu ynė. "Zjarri ka ndalur, kur u lidhėm me kapitenerinė, me policinė tonė kufitare dhe kapitenin e saj Asim Canaj",- thotė Dritan Ēela. Peshkarexha ka marrė rreth 50 plumba, tė cilat e dėmtuan nė pjesėn fundore. Plumbat e dėmtuan atė poshtė tek vija e ujit, me qėllim qė ne tė mbyteshim, tek direku, nė frigorifer, si dhe tek radari. Pėr fat, nuk u plagos njeri, dhe ata e quajnė njė fat tė madh qė mbėrritėn nė mol pa marrė plagė nė trup. Dritan Ēela, njė nga pronarėt e peshkarexhės, ka dhėnė kėtė intervistė pėr gazetėn.

    Cfarė lloj peshkimi bėnte kjo varkė?
    Kjo bėn peshkim me tratė ose peshkim fundor. Varka ėshtė e licensuar me tė gjithė dokumentacionin e rregullt. Ne kemi 3 vjet qė punojmė me tė. Varka ėshtė blerė nė Greqi dhe e kemi lėnė me atė emėr qė e kemi blerė atje, "Tris adherfia", qė do tė thotė “Tre vėllezėrit”, se dhe ne tre vėllezėr jemi. Por nė fakt, nga sot, nuk i vlen ai emėr. Kemi lėnė emrin grek pėr tė parandaluar incidente tė tilla, por ata prapė vijnė e na ngacmojnė nė punėn tonė. Nė qoftė se nuk merr ndonjė masė shteti, ne do t'u kundėrpėrgjigjemi siē na u pėrgjigjėn ata.
    Pse mendoni qė kėta janė nga Korfuzi?
    Nuk ka dyshim qė ishin nga Korfuzi. Na kanė qėlluar pėr tė na vrarė drejtpėrdrejt dhe pėr tė mbytur varkėn, sepse kanė qėlluar nė vijėn e ujit tė varkės.
    Keni ndonjė dyshim se nga vjen ky inat?
    Ky inat vjen nga peshkatarėt e grekut, nga xhelozia profesionale e tyre pėr ne. Ata duan qė ta kenė vend tė tyre gjuetie kėtė dhe nuk na lejojnė ne tė gjuajmė. Ne gjuajmė ditėn, ata futen natėn gjuajnė pėr hesap tė tyre nė ujėrat tona. Kjo vjen nga qė ne nuk kemi mjete pėr t'i ruajtur ato. Kemi thjesht dy kamardare.
    Ju kishit armė me vete?
    -Ata pandehėn kėshtu. Grekėt vinin pėr tė na qėlluar neve dhe ne ua drejtonim nė drejtim tė kundėrt varkėn, Po ata trembeshin se mos kishim edhe ne armė, ndaj dhe nuk na ndoqėn. Ligji nuk na lejon tė mbajmė armė dhe ne e respektojmė atė. Por nėse shteti nuk bėhet i gjallė, do tė detyrohemi tė blejmė armė nga mė tė sofistikuarat.
    Ka ndodhur tjetėr herė njė ngjarje e tillė?
    Ky ėshtė njė incident qė ndodh gjithnjė mes nesh dhe atyre. Me aq vite sa kam unė nė det, kjo mund tė jetė dhe hera e 50 qė ndodh kėshtu. Jo vetėm me ne, por edhe me peshkatarė tė tjerė. Vetėm njė javė mė parė i njėjtti skaf goditi disa herė nė ajėr me armė duke terrorizuar peshkatarėt pak metra mė larg nga vendi ku ndodhi incidenti i dy ditėve mė parė.
    Ēfarė kėrkoni nga shteti shqiptar?
    Kėrkojmė marrjen e masave nga qeveria shqiptare, pasi jemi tė rrezikuar dhe tė pambrojtur nė ujėrat tona dhe pėrsėritja e rasteve tė tilla po kthehet nė njė pushtim qė po i bėn peshkimit policia detare e Korfuzit.
    Ata duhet tė penalizohen, pasi kanė shkelur nė ujėrat tona nė kuadratin C. Ata meritojnė tė penalizohen edhe pėr dėmtimin e varkės, qė llogaritet nė tė paktėn 10 milionė lekė.

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Peshkataret ne Sarande: Do bllokojme tragetet greke, deri ne nje sensibilizim te qeverise

    Lajmi i ores 6:10 PM



    arkiv
    SARANDE (12 Shkurt) - Pas goditjes se peshkarexhes shqiptare "Tre vellezerit", ne ujrat tona territoriale Shoqata e Peshkatareve Sarande, qe ka ne gjirin e saj rreth 80 peshkatarem, kane protestuar diten e sotme ne molin e ketij qyteti per te sensibilizuar autoritetet shteterore. Sipas tyre, ne rast se autoritetet shteterore nuk do te reagojne, atehere anetaret e shoqates se peshkatareve do te bllokojne me varkat te gjitha tragetet greke, duke mos i lejuar ato qe te ankorohen ne portin e Sarandes. Nje nga peshkataret rrefen se me barken e tij "Eleni" eshte goditur tre here nga plumbat e rojes bregdetare greke, teksa ka qene duke peshkuar ne ujrat tona territoriale ne kanalin e Korfuzit. bm/bm(/BalkanWeb)
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Njė ditė pasi skafi grek goditi peshkarexhėn shqiptare, policia kėrkon takim me homologėt e Korfuzit

    "Grekėt qėlluan pėr tė na vrarė"
    Sarandė, flet peshkatari: Kufitarėt, 20 minuta luftė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ani Mile


    SARANDE

    Pėr afro 20 minuta kanė parė tmerr me sy, ndėrsa tani falėnderojnė Zotin qė janė gjallė. Megjithėse kanė kaluar mė tepėr se 24 orė nga incidenti me anijen shqiptare tė peshkimit "Tris adherfi" (Tre vėllezėrit) nė kanalin e Korfuzit, ende ekuipazhi i saj e quan me fat qė janė gjallė, duke e konsideruar kėtė "njė jetė tė dytė". Anija, sipas marinarėve shqiptarė, gjuante me tratakoca nė kuadratin C, rreth 600 metra larg brigjeve shqiptare, por sipas rojeve bregdetare greke ajo kishte shkelur ujėrat territoriale tė Greqisė dhe duhej tė shkonte nė Korfuz pėr t'u bllokuar e penalizuar nga shteti helen. Ndėrkohė dje prokuroria e Sarandės ka nisur hetimet dhe ka bėrė edhe kėqyrjen e anijes, e cila i ka tė dukshme gjurmėt e plumbave tė mitralozit tė rojeve bregdetare greke nė trupin e saj, nė xhamat e kabinės dhe nė pajisjen e radarit, e cila ka dalė jashtė pėrdorimit. Pas kėtij incidenti, policia e Sarandės ka bėrė tė ditur se me kėrkesėn e saj do tė zhvillojė njė takim me policinė e Korfuzit, pėr tė sqaruar rrethanat e ngjarjes. Ndėrkohė, kryetari i Shoqatės sė Peshkimit nė Sarandė, Fatmir Ruēi, ka bėrė tė ditur se do t'i dėrgojė njė letėr tė hapur Presidentit Moisiu, ministrit tė Rendit e atij tė Jashtėm, tė cilėve do t'u kėrkojė dhėnien fund tė kėtyre incidenteve. Po dje, nė njė intervistė pėr Gazetėn, motoristi i peshkatores "Tre vėllezėrit" Dritan Ēela ka treguar incidentin dhe rrezikun pėr t'u vrarė apo mbytur nga mitralozi i anijes kufitare greke.

    Kur u nisėt pėr peshkim?
    U nisėm nė orėn 05.00 tė sė enjtes dhe pėr kėtė njoftuam kapitenerinė e portit tė Sarandės, si dhe pėr vendin ku do tė peshkonim. Ky vend ėshtė nė kuadratin C, fare pranė gjirit tė Butrintit, pranė Bukės sė Vivarit.

    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Pasi kishim bėrė rrethimin e vendit me rrjeta fundore dhe po bėheshim gati tė mblidhnim rrjetat, na u afrua njė motoskaf grek i rojeve bregdetare. Ata erdhėn njė metėr larg nga anija jonė dhe na kėrkuan tė shkonim me ta, "sepse kishim hyrė nė ujėrat territoriale greke". Ne dhe tė tjerė peshkatarė nuk ėshtė hera e parė qė peshkojmė nė kuadratin C nė ujėrat tona. Grekėve u thamė se "nuk shkonim me ta, pasi ne jemi nė ujėrat tona". Ata na bėnė presion dhe erdhėn rrotull anijes sonė. Pastaj qėlluan nė ajėr. U trembėm, por mė shumė u tmerruam kur ata qėlluan drejtpėrdrejt nė anije pėr tė na vrarė. U shtrimė menjėherė dhe vetėm fati na ka shpėtuar nga plumbat e mitralozit.

    Si vepruat pasi u hap zjarr kundėr jush?
    Kapiteni, vėllai im, Kreshnik Ēela, hyri menjėherė brenda dhe u lidh fillimisht me kapitenerinė e Sarandės pėr t'u komunikuar me radio se ēfarė po ndodhte. Njoftuam menjėherė Policinė tonė Kufitare, sė cilės i thamė tė njėjtėn gjė dhe i kėrkuam ndihmė. Skafi grek, pa parė se ēfarė shkaktoi, tė vdekur apo tė plagosur, u largua pas njė "lufte" prej 20 minutash. Vetėm nė kabinė janė gjurmėt e tė paktėn 6 plumbave tė mitralozit.

    Si ndiheni tani?
    Jemi tė kėrcėnuar. Them qė e kemi njė jetė tė dytė. Por, shteti duhet tė vėrė dorė njė herė e mirė. Ē'rrugė na mbetet neve? Ose tė bėjmė luftė edhe ne me armė nė ujėrat tona, ose tė rrimė pa punė nė shtėpi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Historia e lundrimit qė nga kohėt e lashta
    Nga shendelli nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2003, 13:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •