Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Nano: Nėse humb zgjedhjet, iki nga PS

    Nano: Nese humb zgjedhjet, iki nga PS
    E Premte, 11 Shkurt 2005
    Kryeministri paralajmeron largimin e tij nga drejtimi i Partise Socialiste, ne rast do te humbase zgjedhjet e ardhshme parlamentare: "Titullari i partise qe humb zgjedhjet jep doreheqjen dhe kjo eshte automatike". Ndikimi i bashkeshortes ne vendimet e shefit te qeverise, marredheniet me Edi Ramen dhe vizita e fundit ne Bruksel

    Kryeministri Fatos Nano deklaroi dje se do te largohej nga drejtimi i Partise Socialiste nese do te rezultonte humbes ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjate nje interviste me gazetarin Blendi Fevziu ne emisionin "Opinion" te Tv "Klan", shefi i qeverise la te kuptohej se nuk do te drejtonte nje parti ne opozite, nese rezultati i votimeve nuk do te ishte i favorshem. Duke avancuar ne kete menyre qendrimin e tij te shprehur nje muaj me pare gjate nje takimi me shtypin, ku deklaroi se do te pranonte rezultatin e zgjedhjeve, nese shpjegoi se largimi i tij dhe Berishes nga politika mund te behej vetem me vote. Ndersa dje, shefi i qeverise ka qene shume me i qarte ne planet e tij paszgjedhore, nese rezultati i votimeve nuk do t'i buzeqeshe.

    "Une jam nje lojtar legal ne politike apo ne qeverisje. Nuk besoj se bej pjese ne subjektet qe duhen legalizuar", u shpreh Nano. Ai shtoi se si i tille, respektonte rregullat e lojes politike. "Une respektoj rregullat e lojes dhe nje nga rregullat e lojes qe ne kemi vendosur ne Kushtetuten apo kuadrin tone politik, eshte qe titullari i partise qe fiton zgjedhjet drejton qeverine, ne rast se deshiron. Kurse titullari i partise qe humb zgjedhjet jep doreheqjen dhe kjo eshte automatike", tha lideri 14 vjecar i Partise Socialiste. Duke detajuar me tej, pikepamjen e tij, Nano shpjegoi se "nga partia duhet ta japesh doreheqjen, se po humbe zgjedhjet te heqin nga qeveria". "Kjo eshte norme demokratike dhe une i respektoj ne menyre te qendrueshme rregullat e lojes", deklaroi Kryeministri, duke paralajmeruar nje largim te mundshem nga drejtimi i PS-se nese ajo do te jete ne opoziten. Ai perseriti ne te njejten kohe se per qeverine eshte me i rendesishem standarti i zgjedhjeve, se rezultati i tyre, duke vleresuar punen e bere per hartimin e reformes elektorale.

    Partia Socialiste e drejtuar nga Nano humbi ne zgjedhjet parlamentare te vitit 1992 dhe qendroi per 5 vite ne opozite. Nano u burgos per akuza te lidhura me korrupsionin dhe shume vite me pas fitoi pafajesine. Megjithate, edhe nga burgu ai arriti te siguronte konfirmimin si lider i partise. Pas fitores se zgjedhjeve te vitit 1997, Nano drejtoi qeverine per 14 muaj dhe u detyrua te jepte doreheqjen. Ne fillim te vitit 1999, ai deklaroi edhe largimin nga kreu i Partise Socialiste. Nano nisi nje fushate ne bazen e partise dhe arriti te rimerrte komanden e saj ne Kongresin e vjeshtes se vitit 1999 perballe Pandeli Majkos. Ne dhjetor 2003, pas nje beteje politike me Ilir Meten dhe rivaliteti ne Kongres me Rexhep Meidanin dhe Edi Ramen, Fatos Nano u rizgjodh Kryetar i Partise Socialiste.

    S.P

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    domethenja e artikullit :

    Domethenja e artikullit eshte e vetkuptueshme por meqenese kur flet me Shqiptaret vetkuptimi dhe llogjika menjanohen atehere po e citoj : nje parti qeveritare ne te cilen nuk ka besim as vet kryetari i saj si mundet t'i besoj nje popull ?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Exclamation

    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Domethenja e artikullit eshte e vetkuptueshme por meqenese kur flet me Shqiptaret vetkuptimi dhe llogjika menjanohen atehere po e citoj : nje parti qeveritare ne te cilen nuk ka besim as vet kryetari i saj si mundet t'i besoj nje popull ?
    Mendoj se ne thelbin e atyre qe jane thene ne Klan (e shkruar ketu) nuk qendron mosbesimi i Nanos ndaj partise se tij. K'to jane thjesht reklama. A nuk e sheh Kryeplaku se sa i ndershem eshte Nano ne keto qe thote. Jam gati te zbatoj rregullat, thote. A thua se nuk ishte ai qe e ndryshoi statusin e Partise Socialiste per t'u bere Kryeminister. Me sa mbaj mend une kryetari i partise nuk behej dot Kryeminister...
    Dhe diēka tjeter qe ben Nano ketu. Si thote? Do iki nese nuk fitoj zgjedhjet. Mua me duket sikur po mundohet te beje nje krahasim me Salen, dhe te nxjerre veten si njeri i ndershem.

    Kryeplaku, ketu s'ka mosbesim, ketu ka mesazhe "ndershmerie".

  4. #4
    Kam qejf te perrallis
    Anėtarėsuar
    11-02-2005
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    17
    Mund te perkthehet ne shume variante, por ketu besoj puna qendron te rivalet e PS dhe futja e nje elementi te ri pasi socialistet mund te jene te papune per ndonje dekade ose me teper.Varet nga populli qe si keta dhe pseudodemokratet a metistet te jene te papune dhe pse jo, te c`perbehen!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-02-2005
    Postime
    8
    Nuk i duhet besuar shumė Nanos. E bėn kėtė qė tė krijojė njė imazh tė mirė para zgjedhjeve, po kjo nuk e pengon qė tė pėrpiqet t'i manipulojė.
    Lere ēfarė thotė, shikoni ēfarė do tė bėjė.

  6. #6
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Ky eshte rezultati i presionit nga Brukseli (Barroso, Solana, etj.), poashtu dhe vemendja e ShBA ... Koha do tregoj se sa efekt do kete ky presion...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Citim Postuar mė parė nga xhiko
    Ky eshte rezultati i presionit nga Brukseli (Barroso, Solana, etj.), poashtu dhe vemendja e ShBA ... Koha do tregoj se sa efekt do kete ky presion...
    xhiko, mban mend ndonje kohe kur s'ka pase presion?
    Presioni gjithmone ka qene...

  8. #8
    vetėpėrjashtim
    Anėtarėsuar
    10-01-2005
    Postime
    65
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    xhiko, mban mend ndonje kohe kur s'ka pase presion?
    Presioni gjithmone ka qene...
    perqendrimi i plot nuk ka qene gjithmone. shansi jepet nje here, dy here, tre here ndoshta... arrin kulmi. dhe kulmi ka pasoja per te gjithe shqiptaret, si i tille do kete pasoja edhe per z. Nano

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Domethenja e artikullit eshte e vetkuptueshme por meqenese kur flet me Shqiptaret vetkuptimi dhe llogjika menjanohen atehere po e citoj : nje parti qeveritare ne te cilen nuk ka besim as vet kryetari i saj si mundet t'i besoj nje popull ?
    Ti spaske kuptu gjo fare or mik. Ai e thote troc, po humba largohem. Kaq. Mos boj kot sikur se kupto.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet nė Bllog
    22
    Shoku Nano, po mire qe do ikesh nga PS po humbe zgjedhjet, po nuk na the, ku do te shkosh?

    Albo

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  2. Godo: Zgjedhjet, pėrgjegjėsi e Berishės
    Nga Albmaster nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:55
  3. Kėrcėnime me armė nė qėndrat e votimit nė zgjedhjet e 1921
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 20:27
  4. Vetėm shqiptarėt mund t'i fitojnė zgjedhjet
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-06-2005, 01:24
  5. Strategjia e opozitės nė zgjedhjet lokale
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •