Irma Hoxha
FIER
Ka dashur tė dalė pėr tė pėrcjellė tek njerėzit mesazhet e paqes, tė predikojė me pafajėsinė e moshės pėr jetėn e pasvdekjes dhe parajsėn qė pret besimtarėt e sektit tė Jehovait, por ka pėrfunduar e vdekur. 11-vjeēarja Esmeralda Cenaj ėshtė vetėvarur me shallin qė mbante nė qafė, nė tualetin e shtėpisė sė saj. Ngjarja e rėndė ka ndodhur rreth orės 8.30 tė mėngjesit tė djeshėm nė lagjen "1 Maj" tė qytetit tė Fierit. Burime nga policia bėjnė tė ditur se e mitura e ka marrė vendimin fatal vetėm pak minuta pas njė sherri tė ashpėr me prindėrit e saj. Sipas bluve, nxėnėsja e klasės sė pestė nuk ka mundur ta pranojė kėrkesėn e prindėrve tė saj pėr tė hequr dorė nga veprimtaritė e besimtarėve tė Jehovait. Fakti i tė qenit e vogėl nė moshė pėr t'u aktivizuar me veprimtari tė tilla, e vėnė nė dukje shumė herė nga prindėrit, nuk e ka bindur vogėlushen tė heqė dorė nga shoqėria paqėdashėse e dėshmitarėve tė Jehovait. Pėrkundrazi, ajo nė ēast ka kaluar nė depresion tė thellė psikologjik, i cili e ka nxitur tė vetėflijohet nė emėr tė Zotit. Po tė njėjtat burime sqarojnė se e mitura ėshtė dėrguar urgjentisht nė spital, por nuk ka mundur tė kthehet mė nė jetė.
Vetėvarja
Esmeralda Cenaj dje ėshtė ngritur herėt nė mėngjes. Duke qenė se e shtuna ėshtė pushim, rreth orės 8.30 ajo ka mbledhur broshurat qė ia kishin falur dėshmitarėt e Jehovait dhe ka tentuar tė dalė jashtė. Ajo kishte planifikuar tė trokiste nė shumė shtėpi, pėr tė pėrcjellė mesazhet e Jehovait edhe pse ende nuk ishte bėrė anėtare e kėtij sekti fetar. Mė pas do ta kalonte ditėn me shoqet e saj. Por, sapo ka tentuar tė dalė ėshtė ndaluar nga prindėrit e saj. Ata i kanė thėnė qė tė mos merrej me njė punė tė tillė, pasi ishte shumė e vogėl dhe se mėsimet duhej tė ishin preokupimi i saj i vetėm. 11-vjeēarja nuk ka pranuar tė heqė dorė dhe ka kėmbėngulur nė tė sajėn. Nė moment ėshtė ndezur njė sherr i fortė mes vajzės dhe prindėrve tė saj. Duke e parė se ishte e pamundur tė mos u bindej prindėrve tė saj, Alda ėshtė kthyer mbrapsht. Mė pas ajo ėshtė futur nė tualet. Vonesa e saj nė tualet (rreth 25 minuta) ka shqetėsuar prindėrit. Ata i janė afruar derės dhe i kanė thirrur qė ta hapė, por si pėrgjigje kanė marrė vetėm heshtjen. Ajo qė i ka bėrė tė dyshojnė mė shumė bashkėshortėt Cenaj ishte njė hije e zezė qė dukej qė prapa derės sė xhamtė tė banjės. Tejet tė shqetėsuar, prindėrit e 11-vjeēares kanė thyer xhamin dhe janė futur nė tualet. Ata janė llahtarisur kur e kanė gjetur vajzėn e tyre tė vetėvarur me shallin qė e kishte hedhur nė qafė vetėm pak minuta mė parė. E mitura e kishte lidhur shallin nė mbajtėsen metalike tė peshqirėve tė banjės. Nė ēast familjarėt e kanė nisur atė nė spitalin e qytetit (ndodhet vetėm 300 metra larg banesės sė familjes Cenaj), por mė kot, pasi vajza kishte ndėrruar jetė. Menjėherė nė vend ka shkuar policia, e cila ka kryer veprimet e para hetimore.
Hetimi
Ekspertėt e kriminalistikės kanė marrė nė pyetje familjarėt e viktimės nė lidhje me ngjarjen. Prindėrit e Esmeralda Cenajt kanė deklaruar se vajza e tyre prej disa kohėsh frekuentonte sektin fetar Dėshmitarėt e Jehovait. Gjithashtu, tė afėrmit e 11-vjeēares kanė treguar me hollėsi pėr sherrin me tė bijėn. Gjatė kontrollit tė bėrė nga blutė nė banesėn e viktimės janė gjetur disa broshura tė sektit fetar, tė cilat vajza i lexonte pėr ditė. Hetuesit e ēėshtjes pohojnė se nė banesė janė gjetur edhe disa citate tė prera nga kėto broshura, tė cilat bėnin fjalė pėr jetėn e pasvdekjes si dhe parajsėn qė e pret ēdo dėshmitar tė Jehovait. Materialet janė sekuestruar nga policia nė cilėsinė e provės materiale.
17-vjeēarja nga Lushnja
Nė maj u vetėvra njė tjetėr besimtare
Mė 5 maj tė vitit tė kaluar u vetėvra me ēifte njė 17-vjeēare nga fshati Karbunarė i Lushnjės, e cila prej njė viti frekuentonte sektin fetar tė dėshmitarėve tė Jehovait. Marsela Binjaku, para se t'i jepte fund jetės sė saj, shkroi njė letėr ku sqaronte motivet e vetėflijimit tė saj. "Dua tė shkoj e pastėr dhe sa mė shpet te Zoti. Nuk dua tė pėrlyhem me mėkatet e kėsaj bote", shkroi ajo ndėrmjet tė tjerave nė letėr. Sipas adoleshentes, dita e vrasjes sė saj do tė ishte e shenjtė pėr tė gjithė ata qė do tė vdisnin nė kėtė ditė, pasi do tė shkonin nė parajsė. Edhe kjo ngjarje e para 9 muajve tronditi gjithė banorėt e zonės pėrreth. Banorėt e fshatit Karbunarė atėherė deklaruan se Marela ishte njė vajzė shembullore, e urtė dhe e shoqėrueshme me tė gjithė. Edhe pse 17-vjeēarja frekuentonte rregullisht aktivitetet e organizuara nga dėshmitarėt e Jehovait, ajo nuk ishte anėtare e kėtij sekti fetar. Ndėrkohė, njė vajzė ende e parritur risjell dramėn e ndodhur mė 5 maj. Edhe kjo vetėflijohet nė emėr tė Zotit.
Tė afėrmit: Vajza ishte tip i qetė
"Alda lexonte shumė libra e revista fetare"
Dėshpėrim e lot nė familjen Cenaj. Jo vetėm familjarėt, por edhe tė afėrm tė kėsaj familje janė shokuar nga ngjarja e rėndė. Tė tronditur pa masė, tė afėrmit e kėsaj familjeje pohojnė se 11-vjeēarja lexonte shumė broshurat dhe revistat qė i kishin dhėnė falas nė rrugė dėshmitarėt e Jehovait. Ata sqarojnė se kurrė nuk do tė mund ta besonin atė qė ndodhi dje. "Vajza ishte tip i qetė. Ajo ishte e dhėnė shumė pas mėsimeve qė jepnin dėshmitarėt e Jehovait. Ne jemi shumė tė dėshpėruar. Askujt nuk do t'i shkonte mendja se njė sherr i vogėl e normal nė familje mund tė ēonte nė njė dramė tė tillė", shprehen tė afėrmit e viktimės. Familja Cenaj ka tre fėmijė: Vajza e madhe ėshtė gjimnaziste, kurse djali i vetėm ėshtė nė klasėn e dytė. Kjo familje jeton nė kushte tė mira ekonomike, pasi ka nė pronėsi tė saj dy pika karburanti; njė nė Fier dhe njė nė Librazhd.
Mėsuesja: Nxėnėsja ime ishte njė fėmijė ėngjėll
"Esmeralda Cenaj ishte njė nga nxėnėset e mia mė tė mira. Ajo ishte njė vajzė e shkėlqyer, me temperament dhe mėsonte shumė". Kėshtu ėshtė shprehur dje Tefta Andoni, mėsuesja kujdestare e 11-vjeēares qė u vetėvar, pas vizitės sė ngushėllimit nė familjen e viktimės. Ndėrkohė, Andoni ka pohuar se nxėnėses sė saj i pėlqente tė shkruante poezi. "Jam shumė e tronditur nga kjo humbje dhe pėr faktin se nuk do ta shikoj mė kėtė vajzė ėngjėll nė bankat e klasės sime. Ajo pėrveēse kishte rezultate shumė tė mira nė mėsime ishte dhe shumė e shoqėrueshme me bashkėmoshatarėt e saj. Alda ishte sa e ndjeshme si natyrė po aq dhe kurajoze dhe e vendosur nė vendimet qė merrte", ėshtė shprehur mėsuesja kujdestare. Nė familjen Cenaj dje kanė shkuar pėr ngushėllim dhe shoqet dhe shokėt e 11-vjeēares. Tė gjithė ndihen tė trishtuar nga kjo ngjarje e rėndė. Ndėrkaq, sot pritet t'i jepet lamtumira e fundit tė miturės qė u vetėflijua nė emėr tė mėsimeve tė Zotit.
Gazeta Shqiptare
Krijoni Kontakt