Diplomacia shqiptare i habiti dje qe te gjithe. "Gafa" politike e radhes i perket asaj dhe konkretisht kreut te Ministrise se Jashtme, Kastriot Islami. Ne nje kohe kur ende nuk ishin mbushur 24 ore nga qendrimi i prere i Presidentit te Komisionit Europian, Barroso, per mbajtjen e nje procesi elektoral te lire e demokratik qe do te kushtezoje nenshkrimin ose jo te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit, Islami kerkoi mbylljen e negociatave perpara zgjedhjeve te aferta parlamentare. Madje injorimin e rekomandimeve te Brukselit, ai ua beri ne sy ambasadoreve te BE-se dhe NATO-s ne Shqiperi gjate nje takimi te zhvilluar dje me ta. "Gjykojme se ka ardhur koha qe negociatat te mbyllen dhe t'i hapin rrugen nenshkrimit te Marreveshjes. Mbyllja zyrtare e negociatave perpara zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare, per t'i lene vend nenshkrimit pas zgjedhjeve, do te ishte nje mesazh shume pozitiv, adresuar te gjithe faktoreve politike dhe sociale qe do te rriste ndjenjen e pergjegjesise per te gjithe spektrin politik shqiptar dhe do ta inkurajonte te gjithe klasen politike shqiptare per veprime me kurajoze ne drejtim te permbushjes se reformave te nevojshme qe e afrojne vendin me BE-ne", u shpreh Islami. Ne inkoherence te plote, ai preferoi keshtu te mos marre parasysh asnje nga rekomandimet e KE-se, madje as "dushin e ftohte" qe Nanos i dhane ne Bruksel zyrtaret me te larte te Europes se bashkuar.

Tashme eshte bere e qarte se procesi i integrimit nenkupton ne vetvete permbushjen e standardeve dhe arritjen e shume parametrave ne sistemin institucional, legjislativ, ekonomik, shoqeror, madje edhe ne ate ushtarak. Pare ne kete kendveshtrim, por dhe ne kompleksitetin e ketij procesi, integrimi i vendit nuk mund te arrihet thjesht nga nje deshire e mire. Madje vete BE-ja ka treguar se eshte strikte ne kete pike. Presidenti i KE-se, Barroso, deklaroi se vetem nese zhvillohen zgjedhje brenda standardeve, atehere ne vjeshte mund te shqyrtohet mundesia e mbylljes se negociatave dhe nenshkrimit te marreveshjes se stabilizim-asociimit.

Kjo pasi vendimet qe ajo merr bazohen vetem ne baze te arritjes se rezultateve, pra e thene me thjesht, synohen standardet pastaj integrimi. "Zhvilloni zgjedhjet si duhet, luftoni korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndermerrni reformat e nevojshme ne administrate dhe sistemin gjyqesor dhe atehere ne muajin tetor mund te perfundojme bisedimet per marreveshjen e asociim-stabilitetit me ju", ishte dhe mesazhi qe Barroso i percolli personalisht shefit te qeverise shqiptare nje dite para.

.................................................. .................................................. ...............................

... hehehehehehe, po ky Islami, po rrote ngeli. Po brroēkulla nxjerr nga goja, qe kur u zgjodh kryetar parlamenti ne '91. Kur do vej mend ky, kot nuk thone " u rrite, u poqe e ngele kokloqe" ...