Pas artikullit skandaloz te Fatmir Cicit kunder Kryepiskopit Anastas vjen pergjigjja nga ana e orthodhokseve:
PERMASAT E NJE FYERJEJE DHE SHPIFESI FOTI CICI"
Duke marre shkas nga artikulli i Foti Cicit: "Shkarkimi i Kryepisko-pit sipas legjislacionit ortodoks" botuar ne "Koha Jone", 26.01.2005).
Ashtu sic e ka bere tashme zakon gjate gjithe ketyre viteve, ieromonaku Foti Cici, i cili jeton dhe punon keto kohet e fundit ne Kanada, leshon edhe nje here tjeter shigjetat e tij te helmeta, plot fyerje e shpifje kunder Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe Primatit te saj, te Fortlumturise se Tij, Kryepiskopit te Tiranes dhe te gjithe Shqiperise, imzot Anastasit, ne artikullin qe u botua ne gazeten "Koha Jone" me 26.01.2005 me titull: "Shkarkimi i Kryepiskopit sipas legjislacionit ortodoks". * * *
Ne pjesen e pare te artikullit te lartpermendur, edhe pse ne dukje hijerende, por pa kurrfare vlere aktuale, cek gjera te rendomta e te zakonshme vetem e vetem qe te shpertheje ne insinuata fyese e denigruese, perderisa problemi prej te cilit merr shkas ne artikullin e tij eshte thjesht hipotetik e i pamoralshem. Nuk ka asnje lidhje me aktualitetin te cilin pershkruan. Kush mund te vere ne dyshim "shendetin mendor" te kryepiskopit Anastas? Per kedo qe ka qofte edhe nje fije intelekti, apo ndershmerie, kjo gje eshte e qarte si drita e diellit. Pas operacionit te cilit iu nenshtrua eshte shendoshe e mire. Te gjithe jemi deshmitare! E degjuam ne televizion mesazhin e Tij me rastin e Krishtlindjes, e pame nga afer teksa meshonte ne Katedralen e Ungjillezimit diten e Vitit te Ri. E pa edhe Sinodi i Shenjte gjate seances se tij te pare te ketij viti, qe u mblodh nen kryesine e Tij me 03 janar 2005. Per me teper, e pane me mijera emigrante nga Shqiperia qe jetojne dhe punojne ne Greqi dhe qe ndjekin programet e kanalit televiziv NET. Kryepiskopin tone e pane edhe te tjere, anembane botes, besimtare dhe dashamires te Kishes sone, nepermjet transmetimeve satelitore te kanalit te mesiperm, degjuan nderkohe edhe verejtjet e tij mbreselenese ne emisionin "Maratona e Dashurise" "04.01.2005), te cilat u ritransmetuan edhe ne ore te tjera.
Atehere me te drejte ngrihet pyetja: perse u dashka qe t'i serviren publikut shqiptar keto hamendje trashanike, apo me sakte, lajme te tilla te sajuara, te cilat thjesht u shkojne pershtat deshirave te semura te z. Foti Cici, i cili kerkon te ktheje ne realitet te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise halucinacionet e tij mekatare?
Per problemet shendetesore te personave publike opinioni informohet nepermjet njoftimeve zyrtare mjekesore, dhe jo me artikuj shpifarake te nje ieromonaku te painformuar, qe jep mendje nga Kanadaja e larget, duke patur si suflere qarqe ekstremiste "cuditerisht, qarqe greke dhe shqiptare). E vetmja semundje qe mund te konstatohet ne artikullin e siperpermendur, te mbushur me fyerje e shpifje te pamoralshme eshte fakti se deri ku mund te arrije mania dhe urrejtja e autorit te shkrimit te lartpermendur. Ky ieromonak i r, i cili sapo ka mbushur nje vit ne prifterine e tij, perpiqet me ane akuzash te paverteta e fyese te vere ne dyshim nje Primat te vjeter, me prestigj nderkombetar, i cili per trembedhjete vite me radhe e me sakrifica te shumta jeton ne Shqiperi e punon me vetemohim per rindertimin e Kishes se shkaterruar prej persekutimit te regjimit atesit.
Fakti qe Kryepiskopi yne eshte grek nuk perben ndonje zbulim te papare. Madje eshte pikerisht ky fakt qe e ben akoma me mbreselenes, me prekes e me domethenes blatimin e tij te vazhdueshem e flijimtar ne Shqiperi. Nga ana tjeter, te gjithe ata qe e njohin mire Foti Cicin, e dine po aq mire taktiken e tij per t'u shtire here si vorioepirot grek, e here si patriot i flakte shqiptar. Madje do te thoshim se kohet e fundit kjo taktike e tij i ka kaluar te gjitha caqet.
Meqenese shumica e njerezve ketu ne Shqiperi nuk e njeh Foti Cicin, te cilet me plot te drejte kerkojne te informohen per qellimet e verteta te ketij ieromonaku artikullshkrues te Kanadase, por edhe me qellim qe t'i pritet rruga per te mashtruar pa asnje pengese opinionin publik shqiptar apo ta lodhe me artikujt e tij shpifarake, jemi te detyruar te hedhim drite mbi disa flete te historise se tij te deritanishme.
* * *
Foti Cici u lind ne vitin 1968 ne fshatin Nivice te Sarandes. Mbaroi tetevjecaren ne vendlindje dhe ne vazhdim ndoqi studimet ne Shkollen e Mesme Bujqesore te Delvines, ne degen e zooveterinarise. Ne tetor te vitit 1988, Gjykata Civile e Rrethit te Sarandes, me vendimin e saj nr. 64, date 09.09.1988, e denoi me pese muaj heqje lirie per plagosje me paramendim te nje bashkefshatari te tij. Pas lirimit nga burgu, punoi si bleterrites ne kooperativen e fshatit.
Ne fillim te vitit 1991 kaloi kufirin per ne Greqi me leternjoftim te falsifikuar. Ne rajonin e policise se Filatit u paraqit me leternjoftimin ne fjale, te cilin e kishte siguruar ne Shqiperi ne menyre te paligjshme, duke deklaruar ne te njejten kohe emer te genjeshtert "emri i tij i vertete ishte Fatmir) dhe origjine kombetare te genjeshtert "greke), prandaj dhe ne vazhdim u dergua ne Kampin e Refugjateve ne Kallpaq, ku dergoheshin ekskluzivisht te gjithe ata qe deklaronin se ishin me origjine kombetare greke.
Ne kamp u lidh me nje tregtar mobiliesh nga Janina, me emrin Kostas Siklimiris, i cili kishte marredhenie te ngushta me Mitropolitin e atehershem te Konices, Sebastianin dhe, ne te njejten kohe, ishte edhe anetar i organizates vorioepirote PASYVA "Silogu Panhelenik i Luftes per Vorio Epirin). Ketij personi, pra, "i rrefeu" se sapo kishte dale nga burgjet shqiptare ku e kishin mbyllur per gjoja bindjet e tij fetare e vorioepirote, duke i kerkuar nderkohe qe te ndermjetesonte tek Mitropoliti Sebastianos per te studiuar per teologji. Ky i fundit, sapo u informua, e ftoi menjehere "08.02.1991) ne seline e tij, ne Konice. Pas nje periudhe fare te shkurter e pagezoi ai vete, ndersa nuni i tij u be i lartpermenduri K. Siklimiris. Me nderhyrjet dhe perpjekjet personale te vete Sebastianit, Sinodi i Shenjte i Kishes se Greqise, me shkresen e tij me Nr. Prot. 1844, date 12.06.91, e shpall Foti Cicin bursist te kesaj kishe, prandaj dhe, me ane te po kesaj shkrese, i kerkon Fakultetit Teologjik te Universitetit te Athines ta regjistroje ne Degen e Teologjise per vitin akademik 1991-1992. Duke u vetedeklaruar si voriepirot iu shmang edhe provimit te gjuhes greke, provimte cilit i nenshtroheshin dhe vazhdojne t'i nenshtrohen edhe sot e kesaj dite te gjithe te huajt, pa asnje perjashtim, qe kerkojne te studiojne ne universitetet e Greqise. Gjithashtu, nje tjeter "lehtesi" qe iu be ishte edhe fakti se nuk u mor kurre parasyshi lloji i diplomes se shkolles se mesme te cilen kishte mbaruar, e cila nuk e lejonte te studionte vecse per profilin e tij, d.m.th. per veterinari.
Per te deshmuar helenizmin e tij ne Greqi, u pajis me vertetim nga Silogu Vorioepirot i Alikos ne Athine "Nr. Prot. 85. date 13.11.1992), i cili konfirmonte origjinen e tij "greke" ne baze te leternjoftimit te falsifikuar me numer 277886, te leshuar nga Zyra e Gjendjes Civile te fshatit Piqeras, Sarande. Kete vertetim e nxirrte nga xhepi sa here qe ia kerkonte nevoja.
Arriti t'u jepte fund studimeve ne saje te ndihmes dhe perkrahjes se Kryepiskopit Anastas, me te cilin ishte afruar vitet e fundit me premtimin se do te kthehej ne atdhe per te ndihmuar Kishen e Shqiperise. Ne kete kuader Kryepiskopi Anastas e ndihmoi te shkonte edhe ne Angli, per te mesuar gjuhen angleze.
Kur arriti casti qe te mbante premtimin e dhene per t'u kthyer ne atdhe e per t'i ofruar sherbimet e tij Kishes sone, papritur Foti Cici ndryshoi qendrim. Duke refuzuar te kthehej ne atdhe, deklaroi ne qarqe te caktuara ne Greqi se Kryepiskopi Anastas po e luftonte per shkak te lidhjeve qe kishte pasur Foti me Mitropolitin e Konices, Sebastianin, dhe perfshirjes se tij si militant ne levizjen vorioepirote. Ky qendrim e ndihmoi edhe nje here tjeter qe te siguronte nje burse per te filluar ne vitin 1998 studimet pasuniversitare ne Degen e Muzikologjise ne Fakultetin Filozofik te Athines. Per nje fare kohe punoi ne stacionin radiofonik te Kishes se Greqise duke pergatitur emisione ne gjuhen shqipe per emigrantet e atjeshem. Ne vijim beri perpjekje per t'u hirotonisur ne Kishen e Greqise, por pa sukses. Pastaj nderpreu studimet dhe shkoi ne SHBA, ku iu afrua menjehere shqiptarit te njohur Sejfi Protopapa. Sic ka shkruar vete ky i fundit ne shtypin shqiptar, Foti Cici shkruante ne ate periudhe artikuj te ndryshem duke perdorur pseudonim, nder te tjere edhe nje artikull te njohur per kishen e Sarandes. Ne Amerike u perpoq te afrohej edhe me prifterinj dhe kryeprifterinj greke, me qellim qe te siguronte ndihme ekonomike, si dhe mbeshtetjen e tyre per t'u hirotonisur ne Kishen Orthodhokse Greke te Amerikes. Kur nuk ia arriti qellimit, i ktheu syte nga Dioqeza Shqiptare e Amerikes. Refuzimi i at Artur Liolinit per te rekomanduar hirotonisjen e tij e nxiti te sulmonte ashper kete te fundit me artikuj te ndryshem ne shtypin e diaspores dhe ne internet. Me se fundi arriti te hirotonisej nga nje episkop i Kishes Ruse te diaspores "OCA) me kusht se do te ndihmonte emigrantet shqiptare ortodokse qe jetojne ne Kanada. Me sa duket, te hollat qe i ofronin keta emigrante nga ato pak te ardhura qe siguronin me shume djerse nuk i mjaftonin, prandaj dhe "bariu" Foti Cici i njoftoi se nuk do t'i ofronte me sherbimet e tij "grigjes" shqiptare, vecse ne ndonje rast te vecante.
* * *
Kohet e fundit Foti Cici nuk i nenshkruan me artikujt e tij si prift ne Kishen Shqiptare te Kanadase, ashtu sic bente deri para pak muajsh. Ajo cka fsheh ai vete dhe nuk guxon ta thote hapur eshte se ne keto momente ai sherben ne Mitropoline Greke te Kanadase si famullitar i Komunitetit Ortodoks Grek te Surrey and Fraser Valley de shkruan keto qe shkruan nen mbrojtjen e Mitropolitit te atjeshem grek, si dhe me mbeshtetjen indirekte te vellait te tij, i cili sherben si psallt ne Selanik, ku jeton i martuar me nje greke te pasur te ketij qyteti.
Per pasoje, Foti Cici nuk i perket Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, apo Dioqezes Shqiptare te Amerikes, por nje juridiksioni tjeter kishtar. Meqenese perpiqet te na jape leksione per etiken ortodokse dhe te Drejten Kanonike te gjithe neve, klerikeve dhe teologeve, duhet ta dije mire ai vete se nderhyrja e nje prifti ne nje enori tjeter, ne nje mitropoli tjeter, ose akoma me keq, ne nje Kishe tjeter Autoqefale, perben shkelje kanonike qe ndeshkohet rende.
Te gjithe ata, qe tashme jane ne dijeni te te dhenave te mesiperme, te cilat nxjerrin ne shesh fytyren e vertete te Foti Cicit, mund te gjykojne se sa i madh dhe i pamoralshem eshte mashtrimi qe ai perdor si gur themeli ne artikullin e tij shpifarak e denigrues, sipas te cilit Kryepiskopi yne, pas nje operacioni te thjeshte te cilit i eshte nenshtruar, eshte gjoja i paafte menderisht, mashtrim me te cilin perpiqet t'u hedhe hi syve lexuesve te artikullit te tij. Te gjithe mund te gjykojne tashme ne qofte se kane ne vetvete qofte edhe nje fije te vertete frazat fyese, insinuatat apo gjoja informatat ne lidhje me kete apo ate hollesi nga jeta e Kryepiskopit, me te cilat artikullshkruesi cmirezi perpiqet te fyeje nje personalitet te shkelqyer e te njohur boterisht. Sigurisht qe Kryepiskopi Anastas nuk rrezikohet nga cic-micet e Foti Cicit, ashtu sic nuk rrezikohet p.sh. katedralja madheshtore e Korces nga ndonje breres qe perpiqet te rremihe themelet e kembanores se saj.
At Joan Trebicka
At Romano Tralo
At Thimio Kallama
Jorgo Papadhopulli
Pirro Kondili
Krijoni Kontakt