Antares!
Vendi i Policit te planetit nuk mund te lihet bosh. Nese nuk eshte Amerika, do vije dikush tjeter. Qe me krijimin e njeriut ka patur gjithmone nje force dominuese ne planet. Ka raste kur ka patur 2 apo 3 police njehereshi dhe raste kur vetem 1 si sot. "Daj Semin" se caktoi njeri e fitoi vete kete te drejte, ketu eshte gjithe puna, eshte e afte antares, eshte e afte te arrij ate qe shtete te tjera nuk e arrine dot.
Nese Amerika nuk do ngaterohej ne punet e te tjereve sic thua ti, atehere shume te shtypur do ishin te pafuqishem per te bere dicka kunder atyre qe i shtypnin. Shembull konkret po marim Kosven.( Po e le menjane Irakun dhe Afganistanin se e di qe do vazhdojme gjithe diten ketu.) Eshte e qarte qe cdo ndihme qe jepet lidhet dhe me politiken e jashtme qe Amerika ndjek, nuk mund te presesh se do hidhen miljona dollare dhe jete njerezish nese Amerika nuk ka absolutisht asnje interes. Nderhyrjet e Amerikes nuk i kane bere asnjehere keq vendin ku ajo nderhyn perkundrazi kane sjell vec zhvillim e progres. Shofim Europen, e Korene e Jugut. Krahasoi ato me Rusine, Vietnamin e Korene e Veriut. Progresit dhe zhvillimit i dalin pengese vec ata qe tremben nga ky progres.
Po dalim te dy jashte teme, per tu kthyer perseri tek Koreja. Sic e thashe dhe ne postimin e pare ne kete teme. Keto hyrjet e daljet ne bisedime dhe prodhimet e armeve, jane vec lojrat e nje sistemi te falimentuar per te mbijetuar. Koreja nuk ka aftesi te paraqesi rrezik per Ameriken drejtperdrejt, por po perpiqet te tregoje qe eshte rrezik ne rajon, ne menyre qe te fitoje perqendrimin e komunitetit nderkombetar e te mari ndonje ndihme per te mbajtur frymen. Dhe keto hyrje-daljet neper bisedime jane thjesht veprime te kontrolluara per te ritur sadopak ndihmen ekonomike qe Amerika dhe Europa po i jep. Antares, Koreanoverioret jane ne poziten e Shqiptareve dikur, te shtypur, te izoluar, pa rrugedalje, e nen qeverisjen e nje sistemi qe nuk cmon aspak njeriun. Shqiptaret me teper se cdo kush tjeter duhet ti dalin kunder nje sistemi te tille, eshte e pajustifikueshme te mbrosh nje qeveri aq te njgjashme me ate qe te shypi ty, familjen tende e popullin tend per 50 vjet. Eshte ky sistem qe duhet vedosur mes nje dare e duhet shtrydhur fort deri sa ta lejoje popullin e vete te mari fryme. Nese nuk do kete presion nderkombetar (jo vetem Amerikan) Koreja e veriut do vazhdoje tatepjeten qe ka nisur dhe ata qe do dalin perfundimisht te humbur jane vete Koreano Verioret.
Dhe nese ty vertet do te te vinte keq per Korene, do e kuptoje se ai sistem deshtak duhet shkulur nga rrenja. E ato rrenje nuk shkulin veten por duhet Ky polic kombetar per te garantuar qe nuk mbin me.
Krijoni Kontakt