Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 122
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    me fal me cfare kam pare un tek poestimet e tua,,,vec dhimbje lot e tjer e tjer,,nese ata nuk jane te lumtur qe te shofin te buzeqeshur pak ateher,,do te sygjeroja te mos e cash koken fare per asnje,,kshu do boja un.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  2. #102
    i vetlarguar Maska e Arcimedes
    Anëtarësuar
    26-12-2005
    Vendndodhja
    Holland
    Postime
    591
    Jeta per mua eshte nje dhurate. Me duket vetja si a i femija qe mezi pret te hapi dhe te shohi dhuraten qe jan kan dhuruar prinderit per ditelindjen e tij.

    Un mezi pres qe te vij prape nje dite e re dhe te mesoj perseri nje dicka te re nga kjo jete plot te papritura dhe supriza
    I vetlarguar per arsyje fshirje shkrimesh nga moderatore arrogante si puna e Dariusit me shoke....

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    MË LEJONI

    1.
    Në këtë botë erdha
    Pa pasur aspak faj,
    Tani çdo ditë të jetës
    Me lotë po e laj!

    2.
    Unë s’linda me dhunë
    Por më leni si dua të jetoj,
    Më lindët edhepse s’desha
    Më lini jetën ta shijoj!

    3.
    U linda, produkt i dashurisë
    Por me dashuri nuk u mbulova
    Jetën nuk më lejuat ta jetoj
    Dhe unë juve jetën ua shkatërrova!

    4.
    Që të jetoni ju si doni
    Më jepni dhe mua këtë të drejtë,
    Bashkarisht në harmoni të plotë
    Ta jetojmë këtë jetë!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Në rrugëtimin tonë nëpër labirinthet e jetës, shpesh humbim rrugën, shpesh bëjmë hapat prapa, shpesh harrojmë për ku jemi nisur, por gjithënjë mbeten gjurmët e shënuara të një momenti, mu sikur fotografia që ngrin një çast të jetës sonë. Si të ia bëjmë që kjo jetë të jet një fotografi e ruajtur në kujtimet tona, një nga ato fotografitë që i bëjmë enkas për rastet më solemne dhe që i ruajm me xhelozi dhe ua tregojmë të gjithëve si një relikt. Si të ia bëjmë që jeta të mbetet kujtim i ëmbël i një kohe të shkuar dhe jo shije e një gote helmi të gëlltitur me dhunë. Si të ia bëjmë që të mbijetojmë erërat e forta, goditjet e pamëshirëshme dhe dhembjet e padurueshme që ajo na i sjell. Si të harrojmë hidhërimet dhe ti mbajmë mend vetëm momentet e ëmbla të jetës, ato momente që idhtimin që ka jeta sadopak e zbusin. Si...?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  5. #105
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Sa prane vdekjes po qendoj sot,......sot me shume se c'do dite tjeter jam e gezuar qe jam ne shendet te mire dhe te dashurit gjithashtu i kam mire.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Postime
    135
    E verteta eshte se jeta eshte shume e veshtire sidomos ne ditete te sodit,por prap ne jemi ata qe duhet te luftojme dhe te zgjedhim qdo problem qe e kemi duke ju falenderuar familjes, miqeve ...primare eshte shendeti dhe mirekuptimi per njeri tjetrin..................tu zgjasim edhe doren te varferve qe ne dite te sodit jane shume ................jeta eshte katastrofe por prap ia vlen te jetojme me dashuri .................
    Rina

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Jeta është një vrapim me pengesa, ku pengesat janë në çdo metër të shtegut. Atletët e ushtruar këto pengesa i tejkalojnë me lehtësi sidomos në vitet e para të vrapimit, por sa u ngarkohen vitet mbi shpindë tejkalimi i pengesave bëhet gjithënjë e më i vështirë, aq sa në fund edhe dorëzohemi para pengesë së fundit, sado e vogël të jetë ajo….
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Ja edhe nje mendim i imi (kesaj radhe ne forme poezie) per jeten:

    NJË MINUTË JETË!

    1.
    Lindim të ngjizur nga dashuria
    Të mbuluar me dashuri , jetojmë,
    Përball stuhive që na dalin para
    Në një minutë jetën e kalojmë!

    2.
    Mu sikur kur hyn nga dera
    Dhe nëpër dritare përjashta ik,
    Aq e shkurtër të duket jeta
    Sikur ishe vetëm për një kafe o mik!

    3.
    Dhe kur vdekja troket në derë
    Si shirit filmi jeta para syve të kalon,
    Të duket sikur dje ke ardhur
    Dhe fatkeqësisht sot po shkon!

    4.
    Mbrapa të mbeten vetëm kujtimet
    Që i mbjelle sa ishe gjallë,
    Dhe një foto e varur në murë
    Që shërben për të hjekur mall!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  9. #109
    Objurgate Maska e tieg
    Anëtarësuar
    27-11-2006
    Vendndodhja
    Midis atyre qe pelqej e admiroj nuk mund te gjej asgje te perbashket...............
    Postime
    4
    Gjithcka qe na rrethon eshte jete, nje eksperience e mrekullueshme qe i jepet te gjithe qenieve njerezore, ose me sakte te gjithe frymoreve dhe natyres gjithashtu. Jete eshte shiu kur bie lehte dhe te ndjell nje ndjesi te brishte dhe jete eshte bresheri kur rrembyeshem te godet sikur do qellimisht te te vrase. Gjithashtu jete jane pemet qe lulezojne pranverave dhe gjethet kur bien ne vjeshte. Jete eshte cdo gje e bukur dhe e shemtuar sipas mendjes se njeriut por njekohesisht jeta eshte teper e cmuar, dhe shprehja " Jete e poshter" eshte me e shemtuara qe mund te degjoj ndonjehere. Jeta eshte vertete nje mundesi qe te jepet thjesht njehere dhe e vetmja gje qe ne mund te bejme me te eshte te jemi te lumtur, dhe ne dite me dallge dhe furtuna dhe ne dite me diell. Te dashurosh jeten eshte lumturi, eshte arritje.

    Ju uroj te gjitheve te jeni te lumtur ne jete, dhe sa me me teper miq prane.

    Pershendetje Tieg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga tieg : 02-12-2006 më 18:20

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    NJË MENDIM PËR JETËN NGA OSHO

    Jeta është diçka e paimagjinueshme.
    Nuk ka qenë patjetër që ajo të ndodhë, por ka ndodhur. Çudi është se ne ekzistojmë, se druri ekziston, se zogjtë ekzistojnë. Kjo është çudi e vërtet meqë tërë universi është i vdekur. Miliona yje dhe miliona sisteme diellore janë të vdekura, vetëm në këtë planet të vogël të Tokës – i cili është pa rëndësi për nga madhësia e vet, proporcionalisht ëhtë sa edhe një thërrmi pluhuri – jeta ka ndodhur. Ky është vendi më i fatshëm në mbarë sistemin planetar. Këtu zogjët këndojnë, druri rritet, lulëzon; aty është populli që dashuron, këndon, vallëzon. DIÇKA E PABESUESHME KA NDODHUR.
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •