Close
Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 122
  1. #71
    "..Nothing Else.." Maska e Helena78
    Anëtarësuar
    30-04-2003
    Vendndodhja
    Pertej Hijes...
    Postime
    289
    Diku Borhes ka shkruar:

    Por ditet jane nje rrjete mjerimesh te rendomta;
    kushedi nese fati me i mire nuk eshte
    te jesh ai hi, me te cilin sajohet harresa?

    Midis zambakeve te hijes, hija jote e kote duhet te mendoj se,
    Zotat qene doreshtrenguar........
    Forma qe i vishet Levizjes nuk eshte burgu por lekura e mendimit....

  2. #72
    Mbreti_ILI Maska e Mbreti_ILI
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Në Francë !
    Postime
    558
    DISA THËNIE PËR JETËN !

    Jeta është , FILM ! Njerëzit , aktorë ! Gjithçka për-rreth , pajisje . Nuk ka producent , as regjisor ,as kamerë .
    Jeta është PROVIM ! Dikush e kalon me notën 10 , dikush nuk di kah t'ia fillojë . Rezultatin nuk e kupton kurrë me kohë .
    Jeta është TREGTI ! Që të fitosh sa më shumë klientë , duhet të jesh mëkatar dhe ti shërbesh me gënjeshtra .
    Jeta është BIXHOZ ! Çdo ditë , që vjen , mundohesh ta komenzosh atë që ke humbur , e në realitet humb edhe më shumë .
    Jeta është UDHËKRYQ ! Në cilëndo rrugë të vazhdosh , Do të mendosh se është rruga më e drejtë . Kundërshtimet janë të kota .
    Jeta është ENIGMË ! Saherë që provon ta deshifrosh , E komplikon të tërën .
    Për t'i njohur të tjerët
    më parë ,duhet ta njohësh vehten.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Eh çmë solli jeta?!
    Një fuqi të stërmbushur me vuajtje, një vagon të tërë hallesh, një kompozicion të tërë gënjeshtrash dhe një luadh të tharë freski!
    Sot po e vërej se ngjyrat e botës jane vetëm dy e zezë dhe e zezë?! Dhe ndodhë që diku-diku të ketë ndonjë pikëz të bardhë, por jo sikur të qent dalmatin…ah poshtërsi e jetës, ah ç’më shkatërrove të tërin…
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-06-2005
    Vendndodhja
    nuk dihet
    Postime
    44
    cfare eshte jeta e njeriut ne krahasim me gjithesine ...koha e nje pshehretime

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216

    Psheretima!

    Citim Postuar më parë nga D-i-a-n-a
    cfare eshte jeta e njeriut ne krahasim me gjithesine ...koha e nje pshehretime
    Po D-i-a-n-a,

    Kjo psheretime mund te jete shprehje e dashurise, e emocioneve, e kenaqesise qe eshte shume e shkurter dhe psheretime e halleve dhe e vuajtjes qe per fat te keq eshte shume-shume e gjate!?
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  6. #76
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    C’eshte jeta?…

    Jeta… Jam Une

    Jeta… Je Ti

    C’eshte jeta pa Mua?

    Shpirt pa Trup,

    Lot ne sy.

    C’eshte jeta pa Ty?

    Mendje pa Shpirt,

    Boshesi.

    Jeta Jemi

    ne te Dy.

    Ti-une

    Une-ti.

    Nje-dy.

    Dy-nje.

    Nje

    Perjetesi.

    “Ska Nje

    Pa

    Dy.”


    (Rikiti tikiti ti…

    Kjo eshte jeta per mua
    Jeta ne kte cast
    ........................ tani
    edhe pse jo per ty
    apo nje tjeter njeri)

    ju pershendes
    Ndryshuar për herë të fundit nga Veshtrusja : 20-11-2005 më 13:06

  7. #77
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Parajse e vertete
    eshte memedheu ne jete
    (Naim Frasheri)

    A eshte ne Jete cfare s'eshte e lire? C'eshte Jeta ime pa Ty, moj dashuri, moj e bukura Shqiperi? C'mund te jem Une pa Ty?

    Jo! Jo! Ska Jete per mua pa ty moj miresi!

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Veshtrusja, qenke perveluar, moj vajze!
    ___________________________________

    Jeta eshte si rruget e Shqiperise; gropa-gropa e gjithe balte, shpesh edhe kallaballek. Te pelqen ose jo, je i detyruar te kalosh neper to. E njerezit ne ato rruge, per te arritur aty ku duhet/duan ç'nuk bejne. Ca ecin ne kembe, lodhen, behen pis, rrezohen, çohen. Ca te tjere ecin me Benz qete-qete, dhe shkojne aty ku duan shume lehte. Ndonjehere jane te pavemendshem e shtypin ndonjerin, ndonjehere thyejne qafen vete. Ndonjehere bejne pis ndonje kalimtar, ndonjehere i hapin deren ndokujt dhe e ndihmojne. Keshtu eshte jeta, si rruget e Shqiperise, po prape njerezit neper ato rruge do kalojne dhe aty ku duan (ose nuk duan) do shkojne.
    ___________________________________
    Veshtrusja, me vjen keq ne te kam shtu mallin duke perdor rruget e Shqiperise, se atje ku ka vetem beton balta eshte nje fantazi shume e bukur.

  9. #79
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Xeni! A nuk e di ti qe Une jam vete Flaka? Por mund te jeme edhe Shkendija!

    Une e djege dhe e perveloje Shqiperine! Por Une i jap edhe Jete Asaj! Une e baltos ate ose Une e nxjere ate nga guacka e saj si nje Perle!

    Une, Ti, Ne, i japim Jete Asaj ashtu sic na ka dhene ajo Neve. Ne e bejme ate te Jete e mire apo e keqe.

    Ama nuk ka Shqiperi pa Une dhe Ti, ne kembe te Dy!

  10. #80
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nje miliarde here te me thone
    "Vdekja eshte e bukur",
    Aspak si besoj!

    Nje miliard here te me thone
    "Jeta eshte e bukur",
    Aspak si besoj!

    Sepse vdekja,jeten merr me vete
    Sepse jeta,djep dhe varr ka vdekjen...........
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 8 prej 13 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •