Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661

    Nje krijim i "lodhur" i Kadarese

    Ismail Kadare

    NE MESDITE BYROJA POLITIKE U MBLODH





    1.

    Nė mesditė Byroja politike u mblodh.

    Vallė c'ka ndodhur nė kufijtė veriorė.

    Nė kufijtė e jugut vallė c'ndodh.

    Qielli ėshtė me re dhe dimri sjell dėborė.



    Mos lėvizėn klasat e pėrmbysura,

    Mos ka katastrofė nė prodhim.

    Vallė ambasadorėt mos kanė nisur

    Radiograme plot shqetėsim.



    Jo. Kufijtė e shtetit janė tė qetė.

    Nga ambasadat lajme me alarm nuk ka

    Dhe nėn diktaturė tė proletariatit.

    Dimėrojnė kokėulur ish-kastat e mėdha.



    Dhe prodhimi ėshtė normal dhe ditėt

    Rrjedhin tė zakonshėm nė dhjetor…

    Po ahere pse kėshtu papritur

    Nė mesdite Byroja Politike u mblodh?





    2.

    Shtetet s'prishen kurrė nga catitė.

    Shumė shumė mund tė pikojnė diku.

    Nga themelet ata prishen

    ....................................Kėtij ligji

    Shteti socialist i bindet gjithashtu.



    Mund qė lart cdo gjė tė duket bukur,

    Gara socialiste, merrja kėngės, haj.

    Dhe pankartat dhe heronjtė e punės

    Nė gazetė lokale nė Njė Maj.



    Telegrame urimi, diell i ndritur

    Nė mitingje e vjersha letrarėsh tė rinj

    Kurse poshte

    ..................................pikerisht ne themelitė

    Rritet ngadalė tumor i zi.



    Pėr armiqtė kemi topat, himnet, vallet.

    Ambasadat qė rrėfejnė dicka pėr ta.

    Pėr burokratizimin c'kemi vallė?

    Topat s'pijnė ujė

    ..................................dhe konsuj atje s'ka.





    3.

    Midis shkresash, telefonash, letėrthithėsesh

    Ata skenat mbushin gjithnjė

    Mjaft me kėtė qeshje dashamirėse

    Burokratėt janė tjetėr gjė.



    Jo me bojė pelikan pėrjargur,

    Si tuafė tė kėndshėm ho, ho, ho,

    Por tė kobshėm

    ..................................me duar tė pėrgjakura

    Gjer nė bryle unė ata i shoh.



    I shoh atje thellė tek rrėmojnė.

    Nė themelet e revolucionit pikėrisht.

    C'bėjnė ashtu

    ..................................pse trupat e dėshmorėve

    Kthejnė djathtas, majtas dhe pėrmbys?



    Pa shiko,

    ..................................Trupat sikur i lajnė.

    Nga themelet gjakun duan tė fshijnė shpejt.

    Dhe pas gjakut amanetet q'ata lanė,

    Idealet dhe parimet krejt.



    Dhe vulėn e gjakut si ta zhdukin,

    Oh, e dijnė se ėshtė lehtė pastaj

    Tė ndryshojnė revolucionin, diktaturėn

    E punėtorėve

    ..................................thelbin e saj.



    Ja kėshtu, atje nė gjunjė tė ulur

    Lajnė e shpėlajnė gjakun pa pushim

    Po c'patėn papritur

    ..................................Pse u ndalėn

    Tek njė yrt i shkretė, tek njė djerrinė.



    Kėtu janė varrosur tė pėrmbysurit:

    Pashallarė, bejlerė, familjet e mėdha

    Ata sulen, trupat kthejnė pėrmbys e nisin

    Qė t'i zhveshin me njė vrull hata.



    Rrobe sundimtarėsh tė pėrgjakta

    Me nishane e grada veshin shpejt.

    Dhe me to mbi supe nėpėr natė

    Ikin drejt mėngjezit si rrebesh.





    4.

    Dhe mėngjezi erdh,

    ..................................Tė zbetė, tė ngrirė,

    Nėn mantelet me nishane e me kurorė

    Ata shkojnė nė zyra, ministrira,

    Madje ngjiten gjer nė Komitet Qėndror.



    Pashallarė tė kuq. Bejlerė me tesera partije

    Baron-sekretarė. Bosė tė naftės. Varg.

    Nė kortezh tė zymtė, nėn himne liturgjie

    Cojnė tabutin e revolucionit pėr nė varr…





    5.

    Kurse pamja e jashtme ishte ndryshe

    Buzėqeshje, tundje grushti nė miting

    Thjeshtėsi te xha Kamberi, tek X gjyshe,

    Dhe fjalėt "Enver" "parti", "autokritikė".



    Kėshtu ishte ditėn,

    ..................................kurse natėn

    Zbrisnin nė themel ata sėrish.

    Por revolucioni s'ish kala e Rozafatit

    Qė duronte ditėn ngre e ngre e natėn

    prish.





    6.

    Enver Hoxha, syri i tij i mprehtė

    Ishte i pari qė dyshoi pėr ta.

    Dhe ahere nė themele tė shtetit

    Zbriti si nė baladat e mėdha.



    Njė pishtar tė kuq mbante nė dorė.

    Dheu dridhej

    ..................................Flaka mbi ta ra.

    Dhe i pa tek prishnin gjakun e dėshmorėve

    Tek ndanin mantelet seē i pa.



    "Ja, ku qėnkeni!"

    ..................................Ata u ngrinė.

    -Oh, shoku Enver, hm, rroftė, oj!-

    Por ai i mvrenjtur

    ..................................me dhembjen nė cdo thinjė

    Si njė mal nė dimėr bubulloi.



    Krisht ai nuk ish qė t'i dėbonte

    Nga pushteti me kamcik dhe stap.

    Ai klasėn ngriti tė punėtorėve.

    Pėr ta bėrė burokratizmin zap.





    7.

    Si dikur patrullat partizane

    Shtegėtojnė ekipet e kontrollit punėtor.

    Qė tė mos i marrin ministritė mė topa

    Nesėr.

    ..................................Sot i marrin me kontroll.



    Diktaturė e klasės s'ėshtė veē nė vjersha

    Dhe nė ditlindjen e veteranit tornitor.

    Je pėr socializmin?

    ..................................Vrapo nė rrjeshta

    Shpall kudo dhe mbi kėdo

    ..................................kontroll punėtor.



    Bjeri ditė e natė burokratizmit,

    Klasėn qė u pėrmbys nėn kėmbė e mbaj.

    Nė se s'do qė nesėr skuadėr e pushkatimit

    Tė tė vejė nė mur

    ..................................tek Bulevardi i Madh.





    8.

    Ditėt ikin.

    ..................................Vorbullat e ngjarjeve

    Nėpėr stinė e vite shtjellen me furi

    Vijnė plenumet e partisė porsi ushtarėt

    E revolucionit

    ..................................nė stuhi.



    Ecėn klasa pas partisė nė ditė epike,

    Populli pas klasės derdhe oqean

    Dhe m'u mbledhtė prapė Byroja Politike

    Mesditė a mesnatė

    ..................................gati tė gjithė janė.

  2. #2
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Me i madhi poet i Shqiperise edhe ne kete poezi "te lodhur" mbetet perseri i madh .
    NUk e kuptoj pse e ke sjelle per ta vleresuar apo c'vleresuar ?
    Ta merr mendja se i ke kercijte (kembet e drerit ) kaq te forte ?
    Hajt shnet .
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Kadare mbetet i madh......
    Une nuk e solla ketu "Pashallaret e kuq" per vleresim as per zhvleresim...pasi ne pergjithsi te gjithe ata qe do e lexojne ( te gjithe ne pra) jemi pesha te lehta para tij...pamvarsisht se sa te forta i kam kercinjte une......edhe pse nuk di te ik
    Une isha shume kureshtar para se ta lexoja kete krijim te tij....per te cilin kisha degjuar shume..per bujen qe beri , dhe telashet qe i nxori autorit, sivjet u rihap kjo teme ne mediat e shkruara shqipe....(pra ishte thjesht per te shuar nje kuriozitet tek te gjithe ashtu sic kisha knaqesine te shuhet tek une)
    bye
    muzg i heshtur

  4. #4
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Me thone t'drejten, Kadareja me pelqen , po kjo e pashallareve nuk me pelqen hic.
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Shkrimtaret dallohen nga njeri tjetri per kurthet qe i ngrene lexuesit.Megjithate Kadare e shpreh hapur qe ne titullin e poezisese ate qe ai mendon.Kadare ska nevoje per kurthe po emocione.Ai e thote troc. Ata qe ne na dukeshin "shpetimtaret" tane apo koka e kombit nuk ishin vecse disa njerez me mentaliete pashallaku.Ja si i shikon Kadareja ata :
    Por tė kobshėm

    ..................................me duar tė pėrgjakura

    Gjer nė bryle unė ata i shoh.


    Ska nevoje per komente te metejshme
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Njė koment i shkurtė.....

    Kur lexon sot nė vitin 2002 kėtė poezi tė Kadaresė, tė dalin para dhjetra dhe qindra pyetje.
    - Pėrse u ndalua kjo vepėr dhe Kadarenė e shpallėn heretik duke ia ndaluar tė drejtėn e botimit?
    - Kjo poezi ishte kėmbanė lajmėruse pėr Enver Hoxhėn qė revolucionit po i shėmbin themelet tė vetėt, apo nė njė trajtė tė stėrholluar Kadarč gėzohet pėr ēfarė konstaton?
    - A mos kjo poezi tregonte krimet qė bėheshin nė ahuret e KQPPSH-sė, apo mos ndoshta ishte njė infomacion qė vėrtetonte "besnikėrinė" e autorit ndaj Udhėheqsit?
    - Po tė botohej kjo poezi, ku qėndronte dėmi qė do i sillte lexuesit dhe ēfarė dėmi do tė kishte Partia nėse shpėrndahej nė popull?
    - A mund tė konsiderohet si vepėr disidente, apo thjesht ka vlera tė njė kurajo tė tepruar?.....
    Nejse, nuk po zgjatem, por qėndorj nė bindjet e mija se Kadarč ėshtė MĖ I MADHI NJERI I LETRAVE SHQIPE AKTUALISHT!
    Agimi

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    Po tė botohej kjo vjershė (jo poezi), do dėmtohej Ismail Kadareja.
    Ka qenė koha kur Ilit nuk do i kenė dhėnė lekėt pėr tė bredhur atje ku ka dashur, dhe ka shprehur mllefin. I ka patur nė dorė ndonjė "shule" paret e s'ja ka dhėnė. Jo mė kot ai shprehet hapur kundėr vllejve tek libri "Nga njė dhjetor nė tjetrin", qė e ka shkruajtur nė Francė pasi iku si shumėkush nga ne.
    Lexojeni, lexojeni dhe do mė jepni drejt.
    Ili nuk e ka ndjerė thikėn nė palcė siē don tė lėrė pėrshtypjen, jo. Tė gjithė ne e dimė kėtė. Po tė ishte aq disident ai apo kushdo qė ka qenė nė elitėn udhėheqėse, Hoxha nuk na del edhe aq i zoti pėr ta mbajtur pushtetin deri sa vdiq. Trima nuk janė ata qė shpėtojnė por ata qė vdesin. Pra, Ili ėshtė nga tė gjallėt.
    Nuk ka rėndėsi se sa libra a sa vlerė ka Kadareja. Nuk i shėrbyen librat e tij disidencės. Aspak! Pėrkundrazi! Hipokrizia nuk durohet.
    Edhe vjersha e mėsipėrme nuk ėshtė asgjė tjetėr veēse edhe njė tipar tjetėr i hipokritit. Madje, i mosmirnjohėsit. Ai ka qenė nga mė tė priviligjuarit. Por prapėseprapė, kishte diēka njerėzore tek ai (atėhere, jo tani). Dorėn qė e ushqente nuk e hėngri. Bravo!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  8. #8
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    pellazg, nuk te kuptova ?
    Ti je pro apo kundra ilit ?
    dhe pro apo kundra envrit gjithashtu?
    se me bere lemsh e nuk te mora vesh, fare!

    sido qe te jesh vec mos me thuaj se je pro enverit ...pls.!!!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #9
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ne shqiptaret jemi shume te politizuar, per te gjykuar drejt mbi "vleren e gjerave", asaj te Artit si dhe te Kadarese ne veēanti. Ne mundohemi ti fusim njerezit dhe gjerat ne kampe, pro dhe kunder, te mire dhe te keqinj, revolucionare dhe kundrarevolucionare, pushtetare dhe disidente.
    Me sa kam pare, francezet nuk e vleresojne Kadarene pse ishte disident, ose pse i ka kenduar diktatorit. Ata e vleresojne sepse fare thjesht e pelqejne.
    Ai i argeton. Menyra si shkruan, si mendon, nga i veshtron gjerat, atyre kjo u flet, i emocionon, nuk i le indiferente.
    Per ta vleresuar drejt Kadarene nuk mjafton te themi: Ai eshte shkrimtari me i shquar shqiptar i diteve tona.
    Pa dyshim qe Kadare perfaqeson nje epoke, ate te realizmit socialist ne art. Si i tille ai patjeter qe ka vlere. Po ashtu si nje monedhe e vjeter ilire, qe ka me vlere se masa e arit qe ndodhet ne te, sepse ajo simbolizon nje epoke te caktuar historike. Po a mjafton ky vleresim, a eshte ai perfundimtar.
    A eshte monedha ilire me e ēmuar se nje romake, cila nga keto te dyja ka me vlere, pra a mjafton per kete; thjesht "prezantimi i nje epoke".
    I them te gjitha keto, se jam i bindur qe Kadare synon me shume se; thjesht prezantuesi me dinjitoz i nje epoke, asaj te realizmit socialist shqiptar.
    Ndryshe nuk do te donte (merrte pjese ne konkurim) ēmimin Nobel ne literature. Ne "ftese ne studio" ai hedh drite mbi keto synime te tija. Pra ai synon me lart, me larg, e me shume se nje perfaqesues i denje i letersise shqiptare moderne. Ai kerkon te 'kacafytet' me mjeshterit e vertete te letersise boterore, te leje gjurmet e tija ne altarin e saj.
    Ne ē'mase AI e ka realizuar kete, kjo eshte ēeshtja.
    Nga kjo ne nxjerrim dhe vleren e tij, ajo qe do ti rezistoje kohes dhe gjykimeve tona subjektive, vleren e tij te VERTETE.

  10. #10
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    me ba me u ngrit ndonje kureshtar i vogel e me ba pyetjen pse nuk e mori kadareja cmimin nobel cfare do ti pergjigjeshe ti?
    (ornament....)se kishin faj kastravecat, qe ka permend diku shen albani?
    Kush i pyt kastravecat, per ti dhene ose jo cmimin nobel nje shkrimtari? Nese kadareja mundi te behej kandidant nuk varej me nga kastravecat apo nga te qenit shqiptare mos dhenia e cmimit. Me gjej nje pergjigje qe ka te bej direkt me vepren e tij te merituar si me e mira e me e bukura e me e realizuar, e me e pasura....po ama une dua te di, pse ai mbeti vetem kandidat e jo fitues?
    Mos ma ve ne dyshim adhurimin qe kam une per Kadarene!
    Pse duhet me u tjerre holle e gjate per tu dukur serioz ose te mendcur, ose te dijshem??????????
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Janulla Rapi pėr djalin e saj
    Nga janulla nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 11-09-2010, 09:55
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Dritėro Agolli: Historitė e sherreve tė mia me Ismail Kadarenė
    Nga Fiori nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-08-2005, 15:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •