Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 96
  1. #51
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb

    Kryeplak, po ve re se keni filluar te merreni me thashetheme more djale.
    Jam dakord vetem se kur flisni, thoni "...per mendimin tim...", per te tjerat duket sikur flisni percart.
    Po mire, si ju thote mendja juve, ne Kosove nuk paska asnje intelektual te vertete? Apo te gjithe ata qe duan ta quajne Kosoven Dardani qenkan pseudointelektuale? T'i pergjithesosh te gjithe keshtu, eshte me vend te quhet qe merreni me thashetheme; kjo mund te vije edhe nga mungesa e informacionit.
    More djale, nuk mendohet te quhet Kosova Dardani vetem e vetem se nuk paska popull tjeter qe te pretendoje kete emer, dhe as per faktin se asnje popull tjeter nuk po i dilka zot ketij emri apo identiteti!
    Nese intelektualet kosovare mendohen per nje gje te tille, eshte vetem per faktin sepse identiteti dardan perket 100% me identitetin shqiptar, dhe ndoshta "rastesisht" edhe kjo toke u banoka ende prej shqiptareve.
    Qe t'u mbushet mendja per kete FAKT dhe qe te filloni te mendoni me mendte tuaja, mjaft qe te mendoni shqip, dmth, qe te arrini te pranoni se shqiptaret ne Kosove nuk jane te shkuar, as nga Fieri, as nga Vlora, as nga Cameria, as nga Shkodra, as nga Kuksi e as nga ndonje vend tjeter i banuar me shqiptare qe paska ndjere nevojen e nje shpernguljeje masive popullsish.
    kosovaret ne Kosove jane po ata shqiptare te lashte te Dardanise, qe flasin po ate gjihe te Perendise qe flasin iliret e Shkodres, Lezhes, Mirdites, Tiranes, Durresit, dhe po ate gjithe te Perendise qe flasin Epirotet e Tepelenes, Vlores, Permetit, Sarandes, Gjirokastres, Athines, Korintit, etj, etj, etj.
    Po te dalim ne perfundime te nxituara, jemi ne nje mendje me servet dhe mbare sllavet injorante qe i bejne shqiptaret te ardhur nga filifistuni dhe qe ende sot e kesaj dite nuk po arrijne te na japin nje atdhe ne menyre qe t'u mbushin mendjen botes(aleateve te tyre) te pakten.
    Per mua, nese Kosovaret duan ta quajne Kosoven Shqiperi, eshte e drejta e tyre, nese duan ta quajne Dardani, eshte po ajo e drejte e tyre, nese duan te vazhdojne ta quajne Kosove, eshte gjithashtu e drejta e tyre; por, qe kane nje gjak me ne, kjo nuk mund te diskutohet, duan apo s'duan kosovaret apo shqiptaret(ata pseudot e vertete), duan apo s'duan servet dhe greqerit, do apo s'do bota.
    U pa puna, jam i detyruar te them ketu, qe shqiptaret prej ngado qofshin, paskan disa shtepi, nje ne Shqiperi, nje ne Kosove, nje ne Maqedoni, nje ne Mal te Zi e nje ne Greqi, pse jo, dhe ne Itali.
    Jemi autoktone ne Ballkan qekur Zoti vendosi te krijoje njeriun, jemi autoktone ne Evrope qekur popujt e tjere vendosen te dynden. Sllavet dhe turqit jane deshmia e fundit e ketyre dyndjeve. !!!PIKE!!!
    Jemi nje, nje dhe vetem nje; kush thote ndryshe nuk ia ka idene sesi ecen bota...
    Pershendetje bijte e shqipes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 25-04-2005 më 10:00
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Deri ketu, me vjen keqe pere tjert, vetem kryeplaku ka njohuri te duhur ne kete lami dhe e pergezoi...

    Sa pere nje sqarim edhe me te saket ne lidhje me kete emrin e Kosava, qe te ne pleqet tane i thonin KA-SOVA qe ka mundesi qe jete e perbere ne dy gjuhet, rrokja e pare eshte shqipe qe do thot KA dhe SOVA qe vjen nga bullgaro sllavishtja Sorra(popullore) ose Mellinja ne shqiperi...

    Hipoteza e dytë:

    Para se te vinin bullgaret ne keto troje tona ky vend quhej ne hartat e Mesjetes CAMPUS MERLANUS qe do thote Fusha e Mllinjave ose shqipe te vjeter Fusha e Kasoves...
    pra nga kjo del se sllavet kete term e kan marrur nga perkthimi latin Campus Merlanus dhe iu ka dalur emri KOSOVA POLJE, duke marrur parasysh se ne Kampus Merlanus erdhen te paret bullgaret ose volgaret nga regjioni i Volges. Mjafton te shtypni ne google emrin kosova ose kossovo dhe do tu dalin disa emra nga ky regjion, vendbanimi i pare i bullgarve e qe serbet vijn me vone ne keto vise...ne shek XII-të...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 14-05-2005 më 17:44

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Per te perfunduar kete teme emri KOSOVA apo KOSOVO ka te njejtin kuptim se ka lidhje me Sorren qe ne te vertete s'eshte sorrë por Mellinje(Merlanus) frengjisht Merle, qe dallohet nga sorra e zeze vetem me sqepin qe e ka te lulcet(verdh)...

    Tjeter hipotez eshte nese bullgaret kur e kan perkthyer kete emer s'kan gjetur tjeter emer pere Mllinjen pos qe ti thojn Sova= qe do thote sorrë edhe ne shqipe se ne s'kemi pasur deri tani tjeter emer per Merlanus pos SORRA e qe edhe sllavet e kan quajtur KO-SOVA shpendin qe s'kishte emer pere ate kohe...KO-SOVA qe do thote sllavishte SI-SORRA duke menduar ne Merlanus apo Mellinjen.

    Shpresoj se do i bieni ne fije ketij shkrimi...dhasht Zoti...

    ju pershendet kreksi(druri i drenices)

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    me falni se harrova benished qe ishte pergjigjur shkelqyeshem.

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-06-2005
    Postime
    6
    Kosova Vjen Si Fjal Etnike Livadh Qe Ka Per Te Kositur

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-11-2003
    Vendndodhja
    U.S.A.
    Postime
    15

    Rreth Emrit Kosove

    Te nderuar antare te forumit.
    Desha te shtoja edhe une dicka rreth temes per emrin e Kosoves.
    Kohe me pare kam pare nje harte te vjeter besoj se i perkiste kohes se mesjetes ( ka mundesi shekujve XIII-XV) ku Kosova vecohej nga Serbia dhe emri Kosove ishte shkruajtur "Kossova". Me bene pershtypje shume dy shkronjat "S" si edhe perfundimi me "A" i fjales Kosove. Nese e keni pare ndonje harte te tille mund te me thoni dicka rreth saj. Une do te mundohem ta rrigjej ate harte qe nuk e kam pare on-line, por tek shfletoja nje liber historik te cilit perdreq s'po kujtuhet emri
    Gjithashtu desha te shtoja prpashtesat "ova", "ove" etj. nuk gjenden vetem ne gjuhet sllave. Gjuha italiane eshte plot me ket prapashtesa, bile ka edhe qytete qe perfundojne me keto prapashtesa, po ashtu edhe latinishtja ka prapashtesa te tilla.

  7. #57
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Kosove eshte emertimi serb (sllav) i Kosoves, nuk eshte aspak fjale shqipe. Krahina e Kosovës eshte njohur ne mesjete nga shqiptaret si Dardania dhe banoret e Dardanise si Dardane. Gjate konflitit ne Kosove ne 1999, kur mediat boterore ishin fokusuar mbi konfliktin dhe opinioni boteror donte te mesonte shkaqet e konfliktit dhe pretendimet e te dy paleve, doli ne skene edhe emertimi i krahines si Kosove. Dallimi i veter qe pala shqiptare mund te bente ishte shqiptimi ndryshe, nga Kosovo (ne anglisht) ne Kosova shqip.

    Presidenti Rugova ka ndermarre disa hapa per pergatitjen e terrenit qe me shpalljen dhe njohjen e pavaresise se Kosoves, Kosova te ndryshoje emer ne Dardani, emrin e saj te origjines, ashtu sic mban edhe flamurin origjinal te Kastrioteve.

    Albo

    mrdt!

    Kosova, vendi gjeografik i cili sot emerohet me kete emer, nga vendasit eshte njohur me emrin dardania, bile me kete emer njihet qe nga antikuiteti....eshte me se e qelluar qe ki rajon te emerohet ashtu sic ka qen....POR.....fjala eshte per termin KOSOVA......ki term shfaqet tek pas pushtimit osman.........nese e kujtoni pak kohen, ka patur nje luft te madhe mes osmanlijve dhe unionit ballkanik asaj kohe, lufta e famshme ne fushe kosove......llogjikoni, FUSHE KOSOVA.....KOSA eshte vegel blegtorale DHE ARME LUFTE.....ne kete kontekst nuk behet fjale per veglen qe kosit, por per ARMEN.....FUSHA E KOSES, FUSHA KU U KOSITEN NJERZIA, FUSHA KU U PREN E U THEREN.......KOSOVA nenkupton BETEJEN, THERTOREN apo quanja si te doni.....pra, me fjalen KOSOVE shqiptaret kane emeruar rajonin e betejes te famhsme, e jo tere territorin.......dhe, fjala KOSOVE ka depertuar ne perdorim pas PUSHTIMIT OSMAN..........,me pushtimin osman u shua mbreteria serbe, dhe qeverisjen e mbanin osmanlijt, gjegjesisht VENDASIT musliman, dhe keta kan qen SHQIPTARE.....dmth. fjala KOSONE ne shenime eshte perdorur nga administrata osmane, respektivisht nga SHQIPTARET....kur shqiptaret e civilizuar nen pernadorine osmane perdornin penden, serbet, qe i dalin zot ketij emri sot po kan qen te pacivilizuar dhe analfabeta.....ata, kur filluan te shkruajn, literaturen e perdoren ate qe me vec e kane patur te gatuar nga shqiptaret....termi kosove eshte kultivuar nga vet shqiptaret, kurse me rritjen e potences politike te serbeve ata e kan pervetesuar kete term, dhe fale public realtion punes qe ata bejn, e kan bind boten, se fjala KOSOVE qenka emri i nje shpendi, i nje shpendi qe gati banon ne tere rajonin euroaziatik....hajt me dert hajt....

    Definitivisht, fjala KOSOVE kupton ne vete THERTORE, BETEJE....


    flm
    albanish by nature

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e skajkingdom
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    Dinoshë, Malësi e Madhe, Shqipëri
    Postime
    41
    Citim Postuar më parë nga Kleitus
    A po merreni me Kosoven apo po merreni me Arberine apo me Albanine?
    Persa i perket emertimit te Kosoves nuk e diskutoj qe nuk eshte sllav por ka origjine shume me te lashte. Sllavishtja mund t'i kete kryer thjeshte nje maskim ketij emeritimi.

    Per emrin Shqiptar, disa studiues gjermane kane thene se SHQIPE RI, do te thote atje ku rrine Shqiponjat. Faktikisht atje kane ndenjur dhe shqiptaret neper male. Megjithate ka nje emer tjeter akoma me interesant qe perdoret nga Homeri ne nje nga librat e tije dhe emri eshte tejet tejet i ngjashem me ate qe ne kemi sot.

    Pirron e quajten "l'aquilia" luftetaret e tije dhe Skenderbeu thoshte se nga Pirro e kemi marre kete emer. Mendohet se Pirro te jete i pari qe te jete quajtur i tille ne kronika por perseri ka disa gjera qe mungojne rreth flamurit qe nuk kam kohe t'i futem, por kane te bejne me nje legjende teper te lashte disa mijera vjecare.

    Si perfundim, Arberi, apo areberes, eshte e njejta gje si Albani, ndryshon r me l ne dialektin toske/gege. Nje dyshim tjeter qe un kam rreth ketij emertimi qe ne pamje te pare ngjan "arab" nga parashtesa AL, eshte qe te na jete vene nga te ardhurit nga Azia ne tokat e Morese, Thesalise etj, e pastaj te kete mbetur si emertim ngaqe haset shpesh neper kronika.

    Flamuri eshte ngritur ne Veri qe cke me te, dhe te gjithe e dinin flamurin e Kastriotit dhe te Pirros. Tani eshte hutuar njerezia nga keto doza fetare qe i meshohen ketyre gjerave,

    Arberia apo Arber eshte emertimi me i lashte i shqiptareve. Domethenia eshte edhe sot e kesaj dite me se e qarte: AR+BER apo gegnisht AR+BEN - d.t.th. AI QE BER ARE, ai qe PUNON AREN.

    Shqiptaret jane ARIAN, popull arian - emertimi AR+BER rrejdh nga fakti se ata ishin TE PARET qe punonin token, ARat - derisa fiset tjera "te egra" ishin ende gjyetar.

    Kjo spjegon edhe faktin qe fjala AR gjindet ne aq shume emra shqiptar sic jane: Arian, Arianit, Arber, Armend, Ardit, Arijeta, etj. etj.

    Ky (ARBER) ka qene emri ETNIK i shqiptareve, dmth. emri me te cilin ata jane quajtur per tu dalluar nga fiset tjera etnike.
    Ndersa shqiptaret ne mes vete kane perdorur paralelisht edhe termin SHQIPtar qe rrjedhe nga fjala "SHQIP-toj" dmth. "flas" e qe ne formen me te vjeter ka qene "SKIP".

    Sa i perket Kosoves, eshte e vertete se fjala "Kos" ka nje domethenie ne fjalen serbe - "mellenja" apo "mulliZEZA" (gjerm. Amsel), por natyrisht mund te jete qe forma e stome KosovO eshte adaptim i sllaveve te nje forme me te vjeter latino-ilire.

    Ne te vertete kjo nuk ka edhe aq rendesi, edhe une jam i mendimit qe emrin, ne mos tjeter per shkak te identifikimit te tepert me Serbine, do te duhej nderruar ne DARDANI - fundi i fundit eshte ky emri ME I LASHTE per kete toke shqiptare.

    Pershendetje,

    S. Kajoshaj
    Ndryshuar për herë të fundit nga skajkingdom : 01-07-2005 më 10:36

  9. #59
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    A ekziston identiteti kosovar?


    Valon Murati




    Sot me të madhe në botë flitet dhe shkruhet për identitete të ndryshme. Dhe është pak a shumë botërisht e pranuar ekzistenca e shumë identiteteve edhe brenda një individi. Pra një individ e ka një identitet të vetin familjar, fetar, klasor, regjional, kulturor, kombëtar, universal-njerëzor etj.. Në varësi të rrethanave me të cilat ai ballafaqohet, ai e përforcon njërin identitet më fuqishëm se tjetrin. Kjo normalisht vlen edhe për kolektivin. Identiteti kombëtar unik është kulminacion i homogjenizimit politik dhe zhvillimit ekonomik të një populli. Popujt që më herët e kanë arritur këtë stad të zhvillimit të tyre kanë ecur më sigurtë, dhe më shpejt në rrugët e vështira të historisë njerëzore.
    Shqiptarët nuk ka dyshim se janë të vonuar në shumë procese historike. Edhe në procesin e krijimit të një identiteti të fuqishëm kombëtar janë të vonuar. Megjithëse i vonuar ky identitet është krijuar dhe ka arritur që të ruajë ekzistencën e substratit etnik shqiptar në Ballkan. Ky identitet shqiptar i krijuar nëpërmjet Rilindjes Kombëtare (që bazë e kishte luftën e Skënderbeut) dhe luftërave të shumta të shqiptarëve është rrezikuar në vazhdimësi nga fqinjët tanë. Ndarja e kombit tonë në momentet më të qenësishme të tij, kur ai ishte duke luftuar për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, dhe gllabërimi i gjysmës së tokave shqiptare nga fqinjët e me miratimin e fuqive të mëdha të kohës, ishte ndër goditjet e fuqishme këtij identiteti. Sado i rrezikuar ky identitet, në pjesën që mbeti nën sundimin serb nuk u shuajt kurrë, por përkundrazi ishte baza kryesore për të mbijetuar dhe për t’i rezistuar pushtimit. Në këtë identitet kanë goditur në vazhdimësi pushtuesit tanë. Teza mbi ekzistencën e dy kombeve: atij “albanaca” (në Shqipëri) dhe “shiftara” (në ish-Jugosllavi) është tezë e vjetër e politikave shoviniste serbe. Rezistenca ndaj këtyre përpjekjeve gjithmonë ka qenë e fuqishme dhe pushteti serb nuk ka arritur asnjëherë ta jetësojë këtë qëllim të tijin. Sot pas krijimit të rrethanave të reja tezat mbi ndarjen e kombit shqiptar dhe mundësisë së ekzistencës së një identiteti të posaçëm kombëtar – atij kosovar, janë ngjallur në një masë të caktuar. Të ndihmuara edhe nga bashkësia ndërkombëtare këto tema herë pas here po dalin në sipërfaqe në opinion tonë publik.

    1. Shpesh herë individë të ndryshëm, të cilët mundohen të mbrojnë tezën e nevojës apo arsyeshmërisë së krijimit të një identiteti të ri kombëtar brenda hapësirës kombëtare shqiptare, marrin si shembull krijimin e dy kombeve nga populli gjerman, përkatësisht krijimin e austriakëve dhe gjermanëve nga një substrat etnik. Krahasimi është sa i pavend aq edhe i pabazuar historikisht dhe shkencërisht. Gjermanët për një kohë të gjatë jetuan në shumë shtete të lidhura mes tyre përmes lidhjesh të ndryshme konfederale dhe federale. ‘Piemonti’ i të gjithë gjermanëve, për një kohë të gjatë, ishte Perandoria Austriake e udhëhequr nga dinastia më e vjetër në Evropë, Habsburgët. Gradualisht vendin e kësaj fuqie në botën gjermane filloi ta merrte Prusia. Forcimi ushtarak dhe politik i Prusisë dhe suksesi në luftërat e shumta që pati (si lufta franko-prusiane), e sidomos lufta kundër Austrisë që e bëri me qëllim që ta dominojë botën gjermane, e vendosi atë në gjysmën e dytë të shekullit të 19 në pozicionin e shtetit kryesor gjerman. Nën udhëheqjen e Bismarkut ky shtet bëri unifikimin e shteteve gjermane në një shtet të vetëm, duke lënë Austrinë jashtë këtij bashkimi gjerman, thjesht për shkak të luftës për pushtet. Pra mos-hyrja e Austrisë në shtetin e ri gjerman erdhi si pasojë e luftës për pushtet të klanit të Habsburgëve dhe të pushtetarëve prusianë të prirë nga Bismarku. Kështu krijimi i dy kombeve gjermane fillimisht u bë si pasojë e luftës së klaneve, e më pas, unifikimi nuk ndodhi për shkak të dy luftërave botërore që i shkaktuan pikërisht shtetet gjermane: Gjermania dhe Austria. Madje pas Luftës së Parë Botërore, megjithë dëshirën e austriakëve për t’iu bashkangjitur Gjermanisë (në vitin 1919 Parlamenti i Republikës së Austrisë Gjermane, siç quhej Austria në atë kohë, me vetëm një votë kundër e shpall bashkimin me Gjermaninë), me vendime të posaçme të Konferencës së Parisit të imponuara nga fuqitë që dolën fituese të kësaj lufte, nuk u lejua një gjë e tillë. Fuqitë fituese frikësoheshin se Gjermania me Austrinë si pjesë të saj do të arrinte që prapë të dominojë në Evropë. E njëjta gjë ndodhi pak a shumë edhe pas Luftës së Dytë Botërore (madje duke shkuar aq larg sa u nda edhe vetë Gjermania për një gjysmëshekulli).
    Pra këtu krahasimi me shqiptarët nuk vlen, sepse në radhë të parë shqiptarët u ndanë dhunshëm në vitin 1913 dhe lufta e tyre për bashkim që nga ajo kohë nuk është ndalur asnjëherë. E dyta Kosova nuk e ka historinë politike, ushtarake dhe kulturore të Perandorisë Austriake, e cila do t’i krijonte një identitet të fuqishëm që edhe vetë të qëndronte e fortë në Ballkanin e ashpër.
    Një shembull tjetër që mund të merret gabimisht është rasti i Moldavisë dhe Rumanisë. Megjithëse të një substrati etnik, pas shembjes së komunizmit Republika e Moldavisë nuk votoi në referendum për t’u bashkuar me Rumaninë. Një situatë e tillë krijon përshtypjen se shembulli i Moldavisë mund të jetë një model për Kosovën. Mirëpo edhe në këtë rast dallimet janë thelbësore. Në ish-BRSS politika shoviniste ruse, arriti që përmes kolonizimit dhe shpërnguljeve të ndryshme në mënyrë të ndjeshme të ndërrojë strukturën demografike të shumë republikave sovjetike që banoheshin nga kombet e tjera. Një shembull i tillë është vetë Republika e Moldavisë, ku struktura etnike është ndërruar në dobi të elementit rus dhe ku asimilimi i popullatës vendase nga politika ruse ka qenë mëse evident. Kjo ka bërë që edhe referendumi për bashkim me Rumaninë të dështojë. Në anën tjetër tek ne në Kosovë përkundër të gjithë politikës shfarosëse dhe kolonizuese që udhëhoqi Serbia që nga pushtimi i Kosovës më 1913, nuk arriti për asnjë moment as të
    ndërrojë strukturën etnike në Kosovë e as të asimilojë shqiptarët. Në anën tjetër shembujt e Zvicrës dhe të Belgjikës nuk janë valide sepse këto shtete multietnike janë krijuar nga pjesët periferike të kombeve të
    tyre dhe në shërbim të mbajtjes së një balanci gjeopolitik në mes të botës frënge dhe asaj gjermane, ndërsa shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë zyrtare janë gjysma e kombit si pasojë e pushtimeve të dhunshme të fqinjëve dhe aprovimit të këtyre pushtimeve nga Fuqitë e Mëdha e jo si kompromis politik në mes të serbëve, grekëve dhe shqiptarëve. Kur flitet për ngjashmëri me të tjerët çështja shqiptare, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore, më shumë mund të krahasohet me çështjen e dy Koreve dhe më herët e dy Vietnamëve dhe dy Gjermanive (edhe këtu dallimet janë evidente, sepse ndarjet e këtyre kombeve kanë ndodhur për shkak të Luftës së Ftohtë në mes të dy ideologjive, madje edhe ne këtë rast ato kanë qenë të gjitha shtete te pavarura ndërsa shqiptarët nën Jugosllavinë e Titos arritën të fitojnë pas vitit 1974 një autonomi pak më të zgjeruar, por që ishte larg
    aspiratës për barazi në shtetin e atëhershëm jugosllav). Ngjashmëria këtu spikat në aspektin ruajtjes së identitetit kombëtar sepse edhe pse të ndarë në shtete armiqësore këta popuj asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim identitetin e vet unik.

    2.Po kthehemi tek pyetja fillestare: a ekziston identiteti kosovar? Nuk ka dyshim se identiteti kosovar ekziston. Mirëpo ai ekziston vetëm në kuadër të hapësirës kombëtare shqiptare, pra është një pjesë e tërësisë kombëtare. Është identitet regjional me veçantitë e veta kulturore që është krejt e zakonshme për çdo komb. Është identitet si identiteti i shkodranit, labit, devollasit, apo i tropojanit. Ky identitet, duke qenë gjithsesi i fuqishëm dhe specifik e ka pasuruar dhe e pasuron vazhdimisht kulturën tonë kombëtare duke i dhënë asaj larminë dhe bukurinë e saj. Ndarjet e shumta dhe të gjata që ka pasur kombi shqiptar kanë lënë gjurmë në zhvillimin e tij. Këto gjurmë ishin pengim në komunikimin dhe në zhvillimin normal dhe të përbashkët të kombit tonë. Mirëpo këto gjurmë nuk kanë qenë aq të thella sa që ndarjet e dhunshme t’i shndërrojë në ndarje që do të krijonin dy identitete të pavarura kombëtare. Identiteti kosovar në kuptimin e identiteti si komb i veçantë nuk ekziston as sot, nuk ka ekzistuar as dje, e nuk ka kurrfarë nevoje as objektive, as politike e as historike që të ekzistojë nesër.

    3. Në radhë të parë pjesa e kombit shqiptar që mbeti jashtë Shqipërisë londineze, nuk e ka rreshtur luftën për bashkim me shtetin amë, që nga momenti i mbetjes së saj jashtë saj. Kjo luftë e vazhdueshme politiko-ushtarake është ndër elementet kryesore për të vërtetuar tezën e pjekurisë kombëtare shqiptare të pjesës së mbetur të kombit. Gjatë kësaj periudhe kërkesat e shqiptarëve nën regjimet jugosllave kanë qenë të ndryshme – që nga kërkesa për shkëputje të menjëhershme, e deri tek ajo për republikë në kuadër të federatës jugosllave – por që kanë pasur një qëllim dhe synim të vetëm, krijimin e kushteve që populli shqiptar vetë të vendosë për fatin e tij në mënyrë të lirë dhe pa presione. Për këtë ideal kanë vdekur bijtë më të mirë të Kosovës dhe të Shqipërisë, për këtë ideal me qindra – mijëra të rinj kanë vuajtur burgjeve të Serbisë. Vetë lufta e UÇK-së e pati për qëllim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe megjithë ndërrimet që pësoi ky qëllim në mes të luftës (u shndërrua nga qëllim për bashkim me Shqipërinë në qëllim për pavarësinë e Kosovës administrative) betimi zyrtar i ushtarëve deri në ditët e fundit të ekzistencës së UÇK-së ka qenë betimi për luftë deri në bashkim me Shqipërinë. Dhe ky ideal politik e kombëtar edhe sot është i brumosur në zemrat e atyre ushtarëve dhe të shumë subjekteve politike të Kosovës, por kam bindjen edhe në vetëdijen e shumicës së qytetarëve të Kosovës. Pra angazhimi i vazhdueshëm politiko-ushtarak për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë që nga viti 1913 e deri më sot është argumenti më i mirë se identiteti kosovar si identitet i kombit nuk ekziston.

    4. Në anën tjetër çdo komb duhet të ketë një histori të veten, duhet të ketë një kulturë, letërsi, muzikë, gjuhë të veçantë në të cilën duhet të bazohet (në aspektin e gjuhës ka përjashtime, si p.sh. anglezët, amerikanët, australianët, irlandezët, një pjesë e kanadezëve flasin gjuhën angleze, por përbëjnë kombe të ndryshme, por në përgjithësi kombet dallohen kryesisht për nga gjuhët që flasin). Po ky kombi kosovar me çka do të krenohej? Me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit që ishte vazhdimësia politiko-ushtarake e Rilindjes Kombëtare Shqiptare? Me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinën që luftuan për pavarësinë e tërë tokave shqiptare nga Perandoria Osmane dhe më pas, pas mbetjes se Kosovës nën Serbi, për bashkimin me Shqipërinë? Me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin që synim kishin gjithashtu bashkimin me Shqipërinë? Me pikturën e krijuar në Kosovë që i ka fillet tek pas Luftës së Dytë Botërore (LDB)? Me letërsinë që zë fill gjithashtu pas LDB (me ndonjë përjashtim të rrallë)? Me muzikën folklorike dhe popullore që është aq e ngjashme dhe në shumë raste e ndikuar nga muzika e Shqipërisë? Me veshjen tradicionale kombëtare që është identike sidomos me veriun e Shqipërisë zyrtare? Nuk mund të krijohen kombet me vendime administrative, qofshin edhe të atyre që na shiten si miqtë tanë. Kombet janë krijuar nëpër një proces të gjatë historik. Dhe megjithë vëshirësitë, kombi shqiptar e ka kapërcyer fazën e pjekurisë kombëtare. Në vetëdijen e shqiptarit të Kosovës është e ngulitur thellë figura e Skënderbeut si hero kombëtar, e Naim Frashërit si poet kombëtar, e Kadaresë si shkrimtari më i madh shqiptar, e Agollit si poeti i popullit etj.. E tërë historia e Kosovës është e mbushur me luftëra për pavarësinë e Shqipërisë dhe më pas për bashkim me të. Realisht as Shqipëria nuk mund të paramendohet pa kryengritjet e Kosovës, pa rolin e Isë Boletinit, të Hasan Prishtinës të Bajram Currit e Hoxhë Kadrisë në luftërat për pavarësi si dhe në mbrojtjen e pavarësisë së shtetit shqiptar dhe të demokratizimit të tij, pa Adem Demaçin e UÇK-në, pa Adem Jasharin që është ndër vlerat më të mëdha të kombit tonë. Pa dashur të bëj krahasim, por më shumë për ilustrim të realitetit të sotëm, mund të thuhet se Kombëtarja shqiptare në futboll (përfaqësuesja e vetme e tërë shqiptarëve ne fushën e sportit në botë) sot nuk mund të paramendohet pa Besnik Hasin, e nesër sigurisht as pa Mehmet Dragushën e Lorik Canën etj..

    ************

    5. Pra megjithëse jetuam dhunshëm ndaras, vlerat që e bëjnë kombin komb, që i bëjnë njerëzit të ndihen të një gjaku i zhvilluam dhe i kishim të përbashkëta. Megjithë përpjekjet e regjimeve pushtuese, që të krijojnë kombin kosovar (edhe përmes ndarjeve në shprehje si “ata janë albanci, ndërsa ju shiftari”), ne i rezistuam. Dhe me përpjekje të mëdha arritëm që vlerat si Skënderbeu, Naim Frashëri, Rilindja Kombëtare, lufërat për pavarësi të shtetit shqiptar, prejardhja jonë ilire, gjuha letrare, t’i fusim si vlera që fëmijët i mësuan që nga dita e parë në shkollë si në
    Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Madje në Kosovë, shumë normalisht, këto ishin më të përforëcuara, si reaksion ndaj shtypjes së vazhdueshme dhe përpjekjeve për asimilim dhe tjetërsim kombëtar.
    Në fund të fundit vetë krijimi i Universitetit të Prishtinës si një nga të
    arriturat tona më të mëdha, u bë edhe me ndihmën e intelektualëve nga Shqipëria, gjë që la gjurmë të thella në vetëdijen e studentëve dhe intelektualëve tanë.
    Lirisht mund të shtrohet pyetja se a mund të paramendojmë ne shqiptarët e Kosovës letërsi të ndarë, letërsi që nuk do të kishte pjesë të sajën përbërëse Ismail Kadarenë dhe veprën e tij letrare. Vepra e Kadaresë konsideroj është ndër vlerat tona më të mëdha. Çdo shqiptar ndjehet krenar për të, sepse është vlerë që e ka pranuar si të veten edhe bota bashkëkohore. Le të paramendohet situata hipotetike kur ne nuk do ta konsideronim Kadarenë pjesë të letërsisë sonë. Nuk do ta konsideronim pjesë tonin njeriun i cili më shumë se të gjithë autorët tanë ka botuar jashtë për Kosovën, i cili më shumë se cilido autorë ka influencuar mbi shkrimtarët e
    Kosovës, i cili më shumë se kushdo ka influencuar mbi ngritjen politike të një brezi të tërë intelektualësh që kanë bartur dhe mbajnë ende barrën e luftës për lirinë e Kosovës.
    Pra edhe në drejtimin kulturor tërë lufta e intelektualëve të Kosovës ka konsistuar në forcimin e identiteti shqiptar dhe jo në krijimin e një
    identiteti të ri.

    6.Disa fjalë edhe për çështjen e kulturës. Shpesh është zënë në gojë se Tirana e përçmon Prishtinën në aspektin kulturor dhe se ka filluar të ndjehet një lloj inferioriteti kulturor i Prishtinës ndaj Tiranës. Nuk ka dyshim se niveli i komunikimit megjithëse kohëve të fundit është rritur ndjeshëm, lë shumë për të dëshiruar. Në relacionet kulturore nuk ka vend për krijimin e inferioritetit të Prishtinës ndaj Tiranës. Vetëm ata që vetë nuk përfaqësojnë ndonjë vlerë të mirëfilltë mund të ndjehen inferior karshi Tiranës. Mos të harrojmë se shumë nga vlerat që Tirana promovon kanë edhe pjesën kosovare në to. Shumë nga personalitetet e shquara të kulturës shqiptare sot që janë produkt i Tiranës kanë prejardhje nga Kosova. Inva Mula është në këtë drejtim është shembulli më i mirë. (Sa të varfër janë në
    aspektin kulturor të gjithë ata që duan të krijojnë një komb të ri, e që nuk do të mund të jenë krenar me Inva Mulën, sepse nuk e konsiderojnë si pjesë të kulturës së tyre ”kosovare”).
    E keqja më e madhe qëndron në faktin se që një kohë të gjatë në Prishtinë dhe në përgjithësi në Kosovë mbretëron një atmosferë mbytëse kulturore dhe intelektuale. Madje Tirana ka bërë shumë më shumë sesa ne këto vitet e fundit për promovimin e disa vlerave tona, që i bëjnë nder kulturës shqiptare, të cilat i kishim harruar. Mos të harrojmë Tirana e ngjalli Nexhmije Pagarushën duke e kthyer në skenën e jetës kulturore me tërë fuqinë e vlerave që ajo përfaqëson; mos të harrojmë se aktorin më të madh shqiptar Bekim Fehmiun, të harruar në Kosovë, Tirana e ngjalli si sfinksin dhe e ngriti më 2002 gati se në mit në spektatklin “Ta duam më shumë Shqipërinë”.
    Ishte edhe spektakli i madh “Ethet e së Premtes Mbrëma” që tregoi se këngët e këndej kufirit nuk janë fare inferiore dhe dëgjohen e këndohen nga rinia e Shqipërisë londineze. Grupet muzikore të të gjitha zhanreve janë mjaft të dëgjuara edhe atje. Majde kohët e fundti rapi kosovar është shumë i dëgjuar dhe kërkuar nga rinia e Shqipërisë.
    Të gjitha këto nuk do të thotë se janë të kënaqshme, përkundrazi, por janë fakte që mohojnë se në Tiranë ka ndonjë rezistencë të organizuar karshi Prishtinës, nëse eliminojmë nga ky trajtim ndonjë xhelozi dhe kapric artistësh.
    Kritika çka është e vërteta duhet t’u drejtohet institucioneve kulturore të shtetit shqiptar dhe atyre të Kosovës në mënyrë që më mirë dhe më me produktivitet t’i shfrytëzojnë rrethanat e krijuara në mënyrë që ta optimalizojnë bashkëpunimin dhe integrimin kulturor. Në veçanti një barrë e madhe u bie institucioneve të shtetit shqiptar që të jenë më aktive në mënyrë që kultura e shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze të jetë më e pranishme në Shqipëri (të jetë një konkurente që avanason kulturën kombëtare) dhe kështu kjo kulturë të ndjehet sa më e integruar brenda kulturës kombëtare.

    7. Përpjekjet për krijimin e një kombi të ri, janë edhe në kundërshtim me proceset e përgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore në planin ndërkombëtar. Sado që kjo ide sot mund t’u flejë ndërkombëtarëve që janë në Kosovë për shkaqe politike, kjo tendencë do të ishte në kundërshtim edhe me vetë proceset e globalizimit dhe të integrimeve. Sot kur po jetojmë në kohën
    e heqjeve të kufijve të kuptimit tradicional, kur po jetojmë në kohën e kombeve të mëdha kozmopolite si amerikanët, britanezët, francezët e tjerë, krijimi i dy kombeve prej një kombi, fragmentarizimi i kombeve ekzistuese, është më shumë se absurd, është më shumë se konzervativ, është tërësisht reaksionar.

    8. Nga aspekti racional por edhe ai strategjik, pra duke e lënë të kaluarën dhe duke u marrë me të tashmen dhe të nesërmen siguria e këtij identiteti të ri kombëtar gjithmonë do të ishte e rrezikuar. Serbia në vazhdimësi do ta rrezikonte këtë identitet dhe realisht do të kishte mundësi që më lehtë ta gllabëronte. Prandaj përpjekja për krijimin e kombit kosovar është shumë e rrezikshme, shumë e dëmshme për ne por tepër e preferuar nga politika shoviniste serbe. Pa dashur të imponoj mendimin tim, konsideroj se ata që e
    përkrahin këtë ide, me ose pa vetëdije punojnë për integrimin e Kosovës së protektoruar në Serbi.

    9. Në situatën hipotetike të krijimit të një kombi të ri që do të ishte ai kosovar do të lindnin edhe disa probleme të tjera. Çka do të ishin banorët e Tetovës dhe të Shkupit, çka do të duhej të ishin ata të Preshevës dhe të Ulqinit? Pra do të lindnin probleme të pronësisë për një pjesë të mbetur të ish-shqiptarëve, që mund të jenë edhe kosovarë.
    Në radhë të parë në këtë moment kjo situatë do të vështirësonte pozicionin e tyre politik në vendet ku jetojnë sepse politikat shoviniste të Serbisë, IRJM-së dhe Malit të Zi, do të shfrytëzonin situatat e tilla për të vazhduar edhe më tej diskriminimin e tyre. Në mënyrë ironike do të mund të thuhej se lindja e këtij kombi të ri do të shtonte numërin e serbëve, malazezëve dhe sidomos të maqedonëve në raport me shqiptarët në Ballkan. Ja edhe një shembull se sa absurde dhe joracionale do të ishte krijimi i këtij kombi të ri.

    10. Kjo ide-përpjekje e pushtuesve tanë, kohëve të fundit ka filluar të gjejë një përkraje edhe pse ende fillestare tek disa qarqe të caktuara të shoqërisë dhe politikës sonë në Kosovë. Fillimisht e depërtuar përmes idesë për shtetin e Kosovës (dhe teorisë së kombit-shtet), ka tendenca që kjo ide tani të depërtojë si arsyetim se kështu mund t’i mashtrojmë edhe ndërkombëtarët se “ja krijuam kombin e ri dhe tani nuk ka rrezik të bashkohemi me Shqipërinë”. Arsyetime të tilla janë qesharake dhe nuk i gëlltit askush. Krijimi i kombit kosovar nuk e shpejton procesin e krijimit të shtetit të Kosovës, por i hap rrugë Kosovës që të kthehet në gjirin e Serbisë përmes ndonjë lidhjeje federative.

    11. Realisht shikuar një pjesë e politikanëve në Kosovë dhe në Shqipëri mund të jenë të interesuar në njërën mënyrë ose në tjetrën, të krijojë njëfarë identiteti kosovar (ndoshta jo tërësisht kombëtar), sepse frikësohet se procesi i bashkimit kombëtar do t’i lë jashtë loje. Klanet politike, të frikësuara se mund ta humbin rëndësinë e tyre në tërësinë unike shqiptare (për shkak të mungesës së vizioneve të qarta për të ardhmën, për shkak të pseudovlerave politike që përfaqësojnë, për shkak të servilitetit ndaj të huajve, por edhe nga frika e humbjes së influencës mbi monopolet ekonomike), mund të jenë një pengesë në rrugën normale të integrimeve ndërshqiptare që
    do të finalizohej me krijimin e shtetit unik shqiptar. Normalisht këto klane asnjëherë këtë nuk do ta pranonin dhe thonin shumë hapur dhe publikisht por do të punonin që të krijoheshin rrethanat e tilla që do të zvarrisnin këtë proces natyror dhe të pashmangshëm

    12. Në këto rrethana politike të brendshme dhe në këto konstalacione të forcave në aspektin ndërkombëtar, nuk jam shumë i sigurtë se a ka mundësi që Kosova të jetë e pavarur si shtet dhe sa mund të zgjas ai proces. Por në të gjitha variantet proceset janë duke shkuar drejt krijimit të një shteti të bashkuar të shqiptarëve në Ballkan. Kjo do të ishte edhe zgjidhja që do të qetësonte rajonin. Çdo zgjidhje tjetër është riciklim i problemeve të vjetra ballkanike.Në fund të fundit integrimi i shqiptarvë në një shtet është jo vetëm e drejtë natyrore dhe historike e tyre, por edhe në përputhje të plotë
    me proceset nëpër të cilat po ec sot Evropa, e sidomos nëpër ato të cilat synon t’i ec nesër.

    ***

    Në fund normalisht do të ndërlidhem me fillimin. Identiteti kosovar mund të kuptohet vetëm si identitet regjional, në krahasim me regjionet e tjera shqiptare. Sepse në fund të fundit të pyesësh çdo njeri nëpër rrugët e Kosovës se çka e ndjen veten, sigurisht i habitur do ta kthente përgjigjen: shqiptar, po çka? E normalisht se në kuadër të këtij identiteti ai është edhe kosovar ashtu siç është edhe ballkanas, evropian, në fund të fundit njeri.
    Dhe kush më mirë se njerëzit e përcaktojnë identitetin e tyre.




    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  10. #60

    http://web.tiscali.it/arbitalia/cultura/interventi/myrta_dardania.htm

    Është e dyta herë që po e gjuaj këtë lidhje në këtë kuvend.

    http://web.tiscali.it/arbitalia/cult...a_dardania.htm

    Çdo të mirë,
    Shqiptari.
    "Hyp se t'vrava, zhdryp se t'vrava." Popullore.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  5. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •