Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 96
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Marmara
    Me kujtohet edhe mua njeher koxha moti ai Dr.Shoku Zotni Rugovici pat deklaru se kosova Kosovo emri ka te beje me njefar zogu si kajde gavran i zi njesoj i si sllavet te shperngulun nga malet Karpate,ndoshta shoku zotni Rugova e ka patun vetmse per me i bo nder braqa serbeve se ata shume shpejt hidhrohet e fryne hunden pa patur kurrnjefare virusi_kajde gripi.

    Ndersa ti Kalajxhi shkrune sikur me qene me temperament te ana moraves andej kah zorraxhit,
    shendet te tanve,dhe boni saber edhe pak se shume afer jemi hendkut !!!
    Para se me fole per Rugoven te cilit ja dha voten populli i Kosoves, kqyre e meso shqip njihere.

    Ka shume shqipfolesa ne Kosove qe origjina ju fillon para 500 vjetve apo mbrapa, te ardhun ne Kosove a Shqipni maje ndonje qerreje turke, por une flas per shqiptaret e jo sternipat e aziatikeve e jenicereve te sulltanit.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Lexo kujtimet e Eqerem Bej Vlores, e ke si kryeteme ne kete forum, qe te mesosh se sa veta ne shesh e njihnin flamurin e Kastrioteve dhe nga Ismail Beu e mori flamurin.

    Albo
    Une po çuditem qe ne Vlore nuk e paskan ditur se cili eshte flamuri i Kastrioteve.

    Sa per ne Veri eshte e faktuar historikisht se te pakten kryengritja e 1910-1911 e malesise se madhe kishte flamurin e Skenderbeut.

    Dhe ishte ky flamur qe u ngrit i pari ne Shqiperi ne majen e kalase se Decicit (ne afersi te Tuzit - sot matane kufirit) nga malesoret e Hotit kur keta te paret ja moren kete kala garnizonit turk.

  3. #43
    Open your mind now! Maska e besart
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    480
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Ne cilin shekull ka lindur Kosova, ne shekullin e XV? Po ato 25 shekujt para shekullit te XV, cfare emri kishte krahina? Nese do te shkojme me kete mendim driteshkurter, i bie qe sot te mos kish Shqiperi dhe shqiptare, por te kish Arnautllek dhe arnaute.

    Albo
    Albo, po Shqipëria si quhej në atë kohë?! A mos vallë quhej Arbëri, a duhet pra ta quajmë prapë Arbëri apo Shqipëri.

    A mund te na tregosh si ka ardhur deri te ndryshimi i emrit nga Arbëri në Shqipëri.
    Ligji i aksionit dhe reaksionit është universal. Keni kujdes!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485

    Beteja e Decicit

    "Dhe ishte ky flamur qe u ngrit i pari ne Shqiperi ne majen e kalase se Decicit (ne afersi te Tuzit - sot matane kufirit) nga malesoret e Hotit kur keta te paret ja moren kete kala garnizonit turk."


  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    108
    Identiteti kosovar Nga Arbën Xhaferi
    Çështja e veçimit të identitetit Kosovar hap shtegun për konfuzione dhe paradokse të shumta: Së pari, vetë toponimi Kosovë ka prejardhje sllave dhe po ta pranonin të ndërtonim një identitet të ri mbi toponimin, atëherë në rrënjë do të kemi një vlerë të huaj, që është antipod i qenies shqiptare, pra KOS-in e slavishtes. Toponimi Kosovë është i përhapur gjithandej territoreve sllave, prej Dërnishit dalmatin e deri te Plovdivi bullgar. A bën pra që shqiptarët të ndërtojnë një identitet mbi një toponim sllav? Paradoksi është i paevitueshëm, aq më parë kur dihet se serbët do të fitonin të drejtën e autorësisë, si grekët që e kontestojnë identitetin maqedonas. Së dyti, ç'është Kosova, ku janë kufijtë e saj, kush i ka hartuar ata, a shënon vazhdimësi me vilajetet turke apo me Dardaninë antike?. Nëse një pejan është kosovar, ç'është atëherë një preshevar apo një tetovar? Çfarë identiteti do të krijojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës, Maqedonisë apo të Malit të zi? Ç'ka do të ndodhë me ta? Sërish zhytemi në kënetën e paradokseve. Së treti, identitetet kombëtare krijohen brenda një procesi të gjatë historik që zgjat me mijëra vjet. Identiteti kombëtar nuk përcaktohet vetëm nga një faktor, qoftë ai i prejardhjes, i gjuhës, i fesë, i traditës etj., por nga vetëpërcaktimi i një individi për një grup etnik. Këta janë procese të ndërlikuara që nuk mund të jenë objekt i dëshirave, i modës apo të dinakërive politike. Kroatët dallojnë nga serbët, jo vetëm për shkak të fesë, por për shkak të origjinës. Ata u dyndën në Ballkan si popuj të veçantë, kroatë dhe serbë, pastaj u krishterizuan duke u bërë katolikë apo ortodoksë. Nga ana tjetër, shqiptarët praktikojnë tri fe, por janë shqiptarë, ashtu si edhe ata që për shkaqe të ndryshme në vend të shqipes flasin greqisht, turqisht, sllavisht, italisht, gjermanisht, anglisht etj. Por, po ashtu ka raste kur ata që kanë origjinë shqiptare dhe flasin këtë gjuhë, si shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë, apo ata të Turqisë nuk e ndiejnë veten shqiptarë. Pra, kombi, identiteti kombëtar nuk është produkt i laboratorëve politike dhe as konjukturave aktuale, por një dukuri e mëvetësishme, që buron nga lashtësia historike. Është e vërtetë se kombet e ditëve të sotme janë formuar në shekujt e fundit, por është po aq e vërtetë se edhe në kohën antike ka pasur popuj të veçantë që janë dalluar në mes vete me gjuhë, kulturë, traditë dh

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Kosova ka mundesi te jete fjale sllave por kjo nuk tregon se kujt i perket ajo toke. Nuk ka pse te cirremi kot te gjejme origjinen e asaj fjale.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Gjermani - Leipzig
    Postime
    148
    A po merreni me Kosoven apo po merreni me Arberine apo me Albanine?
    Persa i perket emertimit te Kosoves nuk e diskutoj qe nuk eshte sllav por ka origjine shume me te lashte. Sllavishtja mund t'i kete kryer thjeshte nje maskim ketij emeritimi.

    Per emrin Shqiptar, disa studiues gjermane kane thene se SHQIPE RI, do te thote atje ku rrine Shqiponjat. Faktikisht atje kane ndenjur dhe shqiptaret neper male. Megjithate ka nje emer tjeter akoma me interesant qe perdoret nga Homeri ne nje nga librat e tije dhe emri eshte tejet tejet i ngjashem me ate qe ne kemi sot.

    Pirron e quajten "l'aquilia" luftetaret e tije dhe Skenderbeu thoshte se nga Pirro e kemi marre kete emer. Mendohet se Pirro te jete i pari qe te jete quajtur i tille ne kronika por perseri ka disa gjera qe mungojne rreth flamurit qe nuk kam kohe t'i futem, por kane te bejne me nje legjende teper te lashte disa mijera vjecare.

    Si perfundim, Arberi, apo areberes, eshte e njejta gje si Albani, ndryshon r me l ne dialektin toske/gege. Nje dyshim tjeter qe un kam rreth ketij emertimi qe ne pamje te pare ngjan "arab" nga parashtesa AL, eshte qe te na jete vene nga te ardhurit nga Azia ne tokat e Morese, Thesalise etj, e pastaj te kete mbetur si emertim ngaqe haset shpesh neper kronika.

    Flamuri eshte ngritur ne Veri qe cke me te, dhe te gjithe e dinin flamurin e Kastriotit dhe te Pirros. Tani eshte hutuar njerezia nga keto doza fetare qe i meshohen ketyre gjerave,
    "Ju lutem mos ushqeni asnje iluzion. Mua më vrane dhe keshtu kane vepruar edhe me dy kryetaret tjere te Shoqates së Shqiptareve "Marko Boçari", te cilet vdiqen, edhe keta, nga "leuçemia". Keto fjale ua kam thene edhe miqve te tjere te mij"...
    Fjalet e fundit te Aristidh Kola-s

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Luarasi
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    108
    Historianet jane profete qe nuk e predikojne te ardhmen por te kaluaren. Veproni ashtu qysh tju konvenoje.

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e ЯinoR
    Anëtarësuar
    26-11-2004
    Postime
    26
    mendimi im
    fjala kosov perbehet prej 2 fjaleve

    1 shqipe
    dhe 1 serbe:

    kos-nga fjala shqipe kose
    ov-nga gjuha serbe-fushe
    dhe dmth fushe e kullosave apo te korrurave

    tash me sa po shoh un fjala kosov po rrjedhka nga fjala serbe dhe kosova duhet ti takoje serbis apo jo?
    po kjo nuk ka te beje aspak me kete gje o shok!
    sdi ne lige te spanjes eshte nje ekip Albacete, dhe tash ne shqiptaret duhet te themi se eshte e jona
    hahahahha po qfarti

  10. #50
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    emri "Dardan" nuk percakton asnje popull ne Ballkan:

    Emri Kosove ka renje sllave, nge fjala "kλs" dhe prapashtesa "ov". Fjala "kλs" eshte emer i nje zogu (me duket se i Mellenjave) dhe "ov" eshte toka ose ne rastin anglez "land". Prandaj hyn ky term ne shume emertime sllave zonash. Pra me pak fjale Kosove do te thote "toka e mellenjave" (ose sido qe te quhet ai shpend ne Shqip). Pse emri i zones eshte sllav nuk do te thote se fillimisht u banua nga Sllavet, aq me shume kur historikisht dihet se Serbishtja eshte shkruajtur shume me heret se Shqipja dhe se pergjithesisht Serbet sidhe Greket i shkruanin emertimet e zonave dhe te personave me terma qe i pershtateshin gjuhes se tyre!


    Saper termin "dardan" eshte budallalliku me i madh ne historine e Kosoves! Kosovaret jane ne kombesi Shqiptare dhe kjo mjafton per te percaktuar identitetin e tyre. Keto termat "dardane", "pellasge" e ku ta di une jane budallalliqe trashanike qe e ekspozojne Shqiperine dhe Shqipetaret akoma si nje popull injorant dhe trashanik! Per Dardanet nuk dime gje tjeter vecse emrin e tyre dhe se referohen vetem ne lashtesi e jo ne Mesjete sic po na thon disa tipa. Pra cdo gje reth ketyre Dardaneve mbetet hipoteze! Do benin mire pseudointelektualet e Kosoves, qe nuk ndryshojne shume nga pseudointelektualet e Shqiperise, mos ta pagezojne Kosoven me emra te fantaksur te cilat nuk shprehin popullsine shqiptare te Kosoves. Nese Serbet, "Maqedonsit", Greket etj. ishin aq trapa dhe mendjeshkurter saqe i ndrojne emrat e tyre sa here qe t'ju teket nuk do te thote se duhet te behemi edhe ne si ata! Neve na mjafton emri "shqiptar" te cilin e kemi fituar me mund dhe i cili tregon perpjekjen e nje populli qe me shqiponjen ne flamur doli te fitoje lirine e vet. Cdo percaktim tjeter vecse ia ul vlerat ketij populli!

    Per mendimin tim emri me i pershtatshem per nje Kosove te pavarur do ishte "Republika Shqiptare e Kosoves"! Sidoqofte, mbi te gjitha ajo qe ka me teper rendesi eshte mendimi i te gjithe popullsise kosovare!

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Etimologji sipas Nezir Myrtes
    Nga ZANOR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 24-04-2014, 19:38
  3. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  4. Vahabistët në Kosovë
    Nga Traboini në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 17:43
  5. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •