SKEMA E NANOS PER "DUSHKUN" E RI.

Partia Socialiste e sheh si te pamundur fitoren si force e vetme ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Nje fakt i tille eshte vertetuar pak kohe me pare nga kreu i kesaj partie, njekohesisht kryeministri i ketij vendi, kur beri te qarte se nuk i ka njerezit e duhur per te bere ndryshimet ne qeveri. Por nuk eshte vetem kjo. Burime konfidenciale prane selise roze bejne te ditur se socialistet po e ndiejne rrezikun e humbjes ende pa filluar fushata elektorale. Per kete po punohet qe te kete aleanca parazgjedhore me forcat e majta politike. Sipas skemes se re qe eshte pergatitur ne zyrat roze, dy partite kryesore te majta duhet te mbeshtesin kandidatet e PS-se ne mazhoritar, ne menyre qe te garantohet fitorja ndaj opozites. Si shperblim per kete, PS-ja mendon t'i beje thirrje nje pjese te konsiderueshme te elektoratit te vet, qe si subjekt politik te votojne LSI-ne dhe PSD-ne duke i garantuar ata qe ne proporcional te marrin te pakten 10 per qind te votave.

Numri dy i socialisteve, Gramoz Ruci, para disa ditesh deklaroi se nuk perjashtohet bashkepunimi i PS-se me LSI-ne e Ilir Metes. Ky mendim dhe kjo ide po perforcohet dhe me shume keto dite, kur nuk ka mbetur dhe shume kohe nga nisja e fushates elektorale. Por, flitet se nuk do te jete kjo forca e vetme ku do te kerkohet bashkepunim prej socialisteve. Negociatat do te behen dhe me partine e Gjinushit. Ne kete menyre formesohet dhe ideja e turbullt para zgjedhore e socialisteve. Kerkojne elektorat te dy forcave te majta politike, pra te kene perkrahje ne mazhoritar dhe te japin deputete nga proporcionali. E thene ne nje menyre me te thjeshte, nese keto tre forca bashkepunojne ne seancen parazgjedhore, socialistet do te marrin elektorat te LSI-se dhe PSD-se dhe me pas aleancat qeverisese jane te dukshme ne nje mandat tjeter qeverises. Nje bashkepunim i tille akoma nuk konfirmohet nga dy partite e tjera, por as nuk perjashtohet ne menyre kategorike. Levizja Socialiste per Integrim tashme i ka formuar strukturat e saj ne te gjitha rrethet e vendit dhe ka afruar rreth vetes nje pjese te mire te elektoratit te pakenaqur socialist. Kjo nuk do te thote qe megjithe mbeshtetjen qe partia e re po merr dhe nga faktori nderkombetar, do te mund te marre aq vota sa te dale ne krye te listes se partive fituese. Pare nga ky kendveshtrim, per ta do te ishte i leverdisshem bashkepunimi me PS-ne pasi ne kete menyre, LSI-ja do te ishte ne menyre te pashmangshme pjese e qeverise. Po keshtu socialdemokratet megjithe problemet dhe rrjedhjet qe kane patur ne vite brenda radheve te tyre, kane nje elektorat te qendrueshem. Por qe nuk eshte i mjaftueshem per te qene perfaqesues dinjitoze ne parlament. Ashtu sic ka vepruar gjithmone kreu i kesaj partie, veten te sigurte do ta ndieje vetem prane socialisteve. Nese kjo skeme do te funksionoje ne kete menyre dhe keto tre forca do te mblidhen ne mazhoritar, atehere LSI-ja dhe PD-ja jane te sigurta qe do te kene nje perfaqesim te tyrin ne parlament me me shume se dhjete deputete. PS-ja, e bindur qe nga ana tjeter nuk i ka kapacitetet e mjaftueshme per te qene konkurruese dinjitoze ne keto zgjedhje, do te beje te pamunduren te bashkepunoje me keto dy forca te majta. Kjo ndoshta do te mbetet e vetmja menyre e kryesocialistit Nano per te mos e lene pushtetin e tij qe kerkon ta kete dhe ne nje mandat tjeter. Ne tere kete skeme, i vetmi bashkepunim i veshtire per vete rrjedhen politike te ngjarjeve do te jete ai me LSI-ne. Por dhe kjo parti megjithe njerezit qe ka afruar rreth vetes nuk i gezon shanset te fitoje aq sa ne te vertete deshiron. Ne kete menyre, aleanca parazgjedhore e socialisteve do t'i sherbente per te qene neser pjese e vendimarrjes ne ekzekutiv.

.................................................. .................................................. ...............................

... te shofim ēa do te beje Ilir Meta, do pranoje apo jo te ulet ne nje "sofer" me Nanon perseri ...