Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 44
  1. #31
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    O Tani themi te njejten gje edhe prape nuk merremi vesh! Eshte pikerisht ajo qe thua ti, ne kushtetute shteti grek eshte shtet laik por nga ndikimi qe ka kisha ne jeten politiko-shoqerore te vendit nuk mund te konsiderohet si i tille. Po te kesh lexuar postimet qe kam bere me perpara do te shikosh se e kam permendur problemin e taftotitave. Sot kur po shikoja lajmet pashe Micotaqisin qe u shpreh per ndarje te kishes nga shteti. Dmth nuk jane ndare. Ne nje postim me pare edhe une kam shprehur te njejtin mendim me ty se ndarja e tyre do te kishte nje kosto te rende politike. Besoj ama se mundesite e ndarjes jane nqs inciativen e merr Xristodulos duke rinovuar sinodin e kishes dhe duke ndaluar njerezit e kishes te merren me situaten politike dhe te kene lidhje me politikanet.
    Mendoj dhe dua te besoj se ndarja do te ndodhe nqs iniciativen e merr kisha dhe jo politika sepse mendoj se morali ka me shume peshe ne njerezit qe ne parim ia kane kushtuar jeten zotit sesa politikaneve qe nuk kane moral. Ketu do te tregoje Xristodhuli nese ia vlen te qendroje dhe te jete Kryepiskop apo te jape doreheqjen.
    Ti Cyclotomic ia ke futur kot per kete punen e piramidave. Une i them gjerat ashtu si i mendoj dhe te them se ajo puna e Gage duhet pare po kjo tani me piramidat eshte perralle me mbret. Mos i fut te gjitha temat ne nje thes, jemi 3 vete qe jetojme ne Greqi dhe diskutojme ne kete teme, kemi mendime pak a shume te njejta vini ju te jashtmit edhe na diskutoni per situaten dhe realitetin te cilin e jetojme per dite. Sesa objektiv je ti ne kete teme po ta le ta gjykosh vete.
    Ezekiel 25-17.

  2. #32
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vavilis, aktivitet ilegal nën petkun e kishës


    Ened Janina

    Prokuroria e Athinës, prej një jave ka filluar një hetim në lidhje me Apostolos Vavilis. Këtë herë po hetohen lidhjet e një trafikanti droge të kërkuar nga Interpoli me kishën dhe shtetin grek. Dyshimet kryesore të prokurorisë së Athinës janë lidhjet e Vavilis me zyrtarë të kishës dhe shfaqja e tij në Jeruzalem, si i dërguar i kishës greke. Kreu i grupit hetimor, Dimitris Papangelopoulos, ka pohuar se hetimi po zhvillohet në katër pika. “Ne po hetojmë si Vavilis mundi që të bënte biznes me shtetin, kur ishte person në kërkim; si mundi që të nxjerrë një pasaportë false me emrin Apostolos Pavlos Fokas; si mundi që të largohej nga Greqia me emrin e tij për në Jeruzalem dhe me ç’autoritet ka qenë ai në Izrael”,- tha Dimitris Papangelopoulos. Sipas materialeve të prokuorisë së Athinës, Vavilis është arrestuar për herë të parë në vitit 1988 për trafik droge dhe spiunazh. Ai u dënua me 15 vjet burg me kusht, pasi policia pohoi në gjyq se ai ishte një informator i saj. Vetëm pak ditë më pas, prokuroria e Volosit e rishpalli person në kërkim. Në vitin 1994 emri i Vavilis ka dalë sërish në skenë, por këtë herë jo në Greqi. Gjykata e Venezias në Itali ka dënuar në mungesë shtetasin grek Apostolo Vavilis për trafik ndërkombëtar droge. Kjo kërkesë për arrestim i është dërguar edhe Interpolit. Gjatë viteve 1995- 1997, Vavilis është rishfaqur sërish në Greqi. Në këtë kohë ai është prezantuar si përfaqësues i një shoqërie të madhe dhe ka shitur aparatura për ministrinë greke të Rendit Publik. Pak kohë më pas, ai hapi edhe një dyqan armësh vetëm pak metra larg zyrave qendrore të policisë në Athinë. Në vitin 1998 Christodoulos e dërgoi Vavilisin në një manastir të quajtur Mount Athos për guidë spirituale. Tre vjet më pas, Vavilis është shfaqur në Jeruzalem ku ka pasur kontakte me shërbimet sekreteve vendase.

    Skeda e Vavilis në Interpol

    Mbiemri: Vavilis
    Emri: Apostolos
    Emri Babait: Christos
    Datëlindja: 01.01.1961
    Vendlindja: Greqi
    Gjatësia: 1.78 m
    Flokët: Bjond
    Sytë: Blu

    Arsyeja e lëshimit të urdhër-arrestit nga Interpoli është trafiku ndërkombëtar i lëndëve narkotike
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Perseri ne teme.....
    Dy kanale telezive greke ALTER dhe EXTRA ne emisione te vecanta dje sollen ne drite fakte te reja per korrupsionin qe ka mberthyer drejtesine greke si nderyrjen dhe ndikimin qe kishte zhvilluar kleri grek mbi kete te fundit....

    Ne emisionin kanalit ALTER u paraqit gjithashtu nje mesazh qe kishte derguar Vavili tek gazetari i emisionit Triandafilopulos...Midis te tjerash shprehej i gatshem qe ti dorezohej Drejtesise greke me kushtin qe kjo e fundit ta gjykonte drejte si dhe te mos ndikohej nga klima qe eshte krijuar ditet e fundit ne Greqi.....
    Gjithashtu ne kete emision u sollen fakte te reja sipas te cilave behej fjale per nje veprimtari parashteterore nga nje pjese e Klerit ne bashkepunim me Drejtesine se dhe implikimin e disa antareve te Gjykates se Larte....

    Ne kanalin tjeter EXTRA u sollen ne drite kaseta dhe video ku nje arqimandrit kryente marrdhenie seksuale me djem te rinj...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #34
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kryeplak ja se ku jemi prape ne temen qe ke hapur dhe me zhvillimet me te fundit ne kishen ortodokse greke. Se fundi ka dale ne skene nje skenar qe kerkon doreheqjen e Kristodhulit dhe venien ne postin e tij te Anastasit. Nuk duhet te nxitohesh me implikimin e te gjitheve ne skandalet qe po mbizoterojne ne Greqi. Thjesht rekomandimi i Anastasit per drejtimin e kishes greke tregon se sa eshte impikuar ai ne kete ceshtje. Me ne fund u kuptua se personaliteti i kryepiskopit tone eshte me lart se ai i Kristodhulit.
    Nuk eshte mire te sulmosh ne tema te vecanta duke qene i ndikuar negativisht dhe duk i futur te gjitha temat ne nje thes. Kjo vlen edhe per Cyclotomic, po ta them haptas Cyclo para atij postimit qe shkruajte dhe qe u fshi kisha me shume respekt per ty.
    Ezekiel 25-17.

  5. #35
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Julius nuk e di nese i lexove te gjitha lajmet por tek mundesia qe te zevendesohet Kristoduli me Anastasin shumica e gazetave shprehnin mendim negativ sepse nese iken Anastasi nga Tirana ishte problemi i tyre se duhej te gjehej zevendes. Tema e largimit ose zevendesimit te Anastasit u shikonte si "teme qe lidhet me ceshtjet kombetare greke" (ky ishte saktesisht referimi i gazetes se pardjeshme "o kosmos toy ependiti").

    Une nuk shajta me asnje vend Anastasin une refuzoje ate qe ai perfaqeson, sepse per sponsoret e vet Anastasi perfaqeson greqizmin ne Shqiperi!

  6. #36
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120


    Prifti grek, shitblerje me vajza emigrante
    Dy të dyshuar kryesorë dëshmuan lidhur me akuzat ndaj gjygjtarëve e priftërinjve

    Autori i Lajmit: Red.
    ATHINE- Të gjithë kishat në mbarë Greqinë janë lutur dje për ti dhënë fund korrupsionit dhe skandaleve seksuale që kanë tronditur jashtë mase Kishën ortodokse greke. “Ti jepet fund kësaj situate dhe sa më shpejt të dalin para drejtësisë të akuzuarit.
    Dëshmitë
    Sipas gazetës greke “Kathimerini”, dy të dyshuar kryesorë dëshmuan dje për të dhënë sqarime për akuzat që kanë shokuar gjyqtarë të lartë dhe priftërinj. Iakovos Yiossakis një prift i cili akuzohet se ka vjedhur sende antike konsiderohet si katalizatori i zinxhirit të korrupsionit, ndërsa gjykatësi Evangelos Kolousist dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht shumë femra emigrante si dhe ka futur në llogari bankare shuma të mëdha por që ligjërisht akoma nuk është bërë e ditur se ku janë këto shuma. Kalousis pritet të përballet me akuza shumë të ashpra gjatë kësaj jave. Ndërkohë, një prokuror i Athinës ka ngritur akuza kundër kontrabandistit të drogës Apostolos Vavilias, i cili ka pasur lidhje me kryepeshkopin e kishës greke, Kristodulos në një tjetër aspekt të skandalit, të atë të falsifikimit të dokumentave. Kristodulos akuzohet se me dokumenta të falsifikuara e ka bërë Vavilis murg si dhe i ka dhënë një apartament në Athinë me një identitet të rremë. Apostolos Vavilis, është një figurë e dyshimtë që i ka shitur policisë pajisje izraelite, si dhe ka qenë në prapaskenën e zgjedhjeve të Patriarkut Ortodoks të Jeruzalemit.
    Sensibilizimi
    Kisha greke, e cila është sensibilizuar të luftojë korrupsionin në të gjitha qarqet e kishës, ka lëshuar një kërkesë ku akuzon armiq anonim se po “përpiqen të shkatërrojnë kishën greke”, e cila sipas tyre është shpirti i popullit grek. Në këtë kërkesë thuhet se Kisha duhet të bëjë çdo përpjekje për tu pastruar nga korrupsioni dhe skandalet seksuale, sepse kjo është e detyrueshme nëse duhet që feja të ruajë prestigjin e saj. Kisha ortodokse greke, akuzohet për mashtrim, korrupsion dhe përfshirje në akte homoseksuale. Sipas gazetës greke “Kathimerini”, shumë klerikë të lartë janë ngatërruar në një sërë skandalesh.
    Ndërkohë, kreu i kishës ortodokse greke, Kristodulos, i cili nuk ka pranuar se ka lidhje me Apostolos Vavilis ka urdhëruar që të merren një sërë masash për të lufuar korrupsionin dhe skandalet. Kristodulos ka theksuar se në masat që do të ndërrmeren përfshihet dhe kontrolli i imtësishëm i financave të krerëve më të lartë të kishës. Për më tepër, ai u bëri thirrje të gjithë priftërinjve të kryejnë shërbimin ushtarak, duke e konsideruar këtë si një element të rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë zbatim të ligjit.
    Bashkëpunimi
    Priftërinjtë grekë që akuzohen për disa krime kanë bashkëpunuar ngushtë me përfaqësues të drejtësisë.
    Pas tre gjyqtarëve të deklaruar deri tani si figurat kyçe të ligjit të korruptuar dhe të përfshirë në skandale seksuale, një gjykatës i katërt,emri i të cilit pritet të publikohet gjatë këtyre ditëve do të dalë përpara gjykatës së lartë për t’u pyetur, ndërsa ekziston mundësia që ai të përjashtohet nga sistemi gjyqësor bëjnë të ditur burimet për gazetën greke “Kathimerini”.

    Data e Publikimit: 10/03/2005

    http://www.ballkan.com./index.php?la...1dd62feab2b4d8

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vavilis, mes një skandali tokash në Lindjen e Mesme

    Palestinezët kërkojnë largimin e patriarkut grek nga kisha në Jeruzalemin Lindor: U shiti tokën hebrejve

    Vavilis, mes një skandali tokash në Lindjen e Mesme


    E. Kushova

    Apostolos Vavilis, emri shumë i përfolur i Kishës Ortodokse greke që është përfshirë edhe në skemat mashtruese piramidale në Shqipëri, ka ndezur gjakrat edhe në Lindjen e Mesme. Ai qëndron pas një skandali për shitjen e tokave të palestinezëve duke e acaruar edhe më tepër konfliktin e hershëm në këtë rajon. Janë palestinezët ata që janë ngritur në protestë duke kërkuar largimin nga posti të patriarkut të Kishës Ortodokse greke në Lindjen e Mesme. Bëhet fjalë për patriarkun Irineos, i cili është zgjedhur në këtë post në vitin 2001. Siç thuhet nga gazeta izraelite, „Mareev“ zgjedhja e tij në këtë post është influencuar nga Apostolos Vavilis, i cili ka bërë fushatë për caktimin e Irineosit në këtë post. Vavilis është një trafikant droge, i cili kërkohet aktualisht nga Interpoli. Sipas mediave, për të zgjedhur Irineosin, Vavilis u ka treguar zgjedhësve disa foto skandaloze seksuale për prirjet homoseksuale të oponentt kryesor të Irineosit, në mënyrë që ta diskretitonte figurën e tij dhe të rrëzonte kandidaturën për të kryesuar Kishën Ortodokse në Lindjen e Mesme. Kjo është ajo çka fshihet pas zgjedhjes së Irineosit, ndërsa skandali në fjalë për shitjen e tokave ka në qendër vetë patriarkun Irineos.
    Skandali
    Të premten e kaluar është bërë publike në Lindjen e Mesme se investitorë të huaj izraelitë kanë blerë një bllok të madh nga prona e Kishës Ortodokse në zonën kristiane të qytetit të vjetër në Jeruzalemin Lindor. Kjo shitje kërcënon direkt balancën mes kristianëve, hebrejve dhe arabëve. Ashtu si kristianët e shumtë që kanë lindur në Tokën e Shenjtë, edhe patriarku grek bashkë me 100 000 besimtarët e tij në këtë territor e konsiderojnë veten palestinezë, pasi nga ana tjetër janë vetëm hebrejtë. Kështu shitja e tokës arabe hebrejve – në këtë rast investitorëve të huaj hebrej- konsiderohet një tradhti. Ndaj palestinezët ankohen, se ashtu siç ndodhte edhe para krijimit të shtetit izraelit në vitin 1948, pionierë zionistë nga Europa blinin tokë nga ndërmjetës ose nga qiramarrës dhe pastaj krijonin komunitete të fortifikuara dhe ndonjëherë nxirnin jashtë edhe vetë qiradhënësit arabë që jetonin aty prej vitesh. Që kur forcat izraelite pushtuan Jeruzalemin Lindor në vitin 1967, grupe investitorësh dhe disa organizata të krahut të djathtë kanë vazxhduar këtë politikë brenda dhe përreth Jeruzalemit Lindor, me mbështetjen e vetë shtetit izraelit. Në vitin 1990, Ariel Sharon, që tashmë është kryeministër bleu një banesë në zemër të lagjes myslimane të qytetit, pavarësisht se asnjëherë nuk ka banuar aty. Në 1997 tre agjentë tokash palestinezë, të dyshuar se ishin përfshirë në këtë marrëveshje u vranë si tradhtarë. “Askush nuk ka kontaktuar me ne për këtë lloj shitjeje… kështu që ne shpresojmë që të mos jetë e vërtetë”, thotë Samir Razzouk, një pronar dyqani suveniresh që ndodhet mes bllokut të pronës për të cilën flitet se është shitur- pikërisht brenda Jaffa Gate. “Ne kemi këtë dyqan pronë të familjes për më shumë se 50 vjet. Nëse ata na largojnë që këtu, atëherë çfarë do të mbetet për mua dhe fëmijët e mi?”.
    Lajmet për shitjen në fjalë ka sjellë kritika të forta nga Autoriteti palestinez, që deklaron se Jeruzalemi lindor do të jetë kryeqyteti i ardhshëm i Palestinës. Vetë kryeministri palestinez Ahmed Qurie thotë që beson se kjo lëvizje është pjesë e një plani të detajuar e afatfgjatë për të nxjerrë gjithë arabët jasht qytetit. Ai ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm të çështjes.
    Kisha greke mohon akuzat
    Patriarku Irineos ka mohuar se ka dijeni personalisht për shitjen e tokës, duke thënë se nëse kjo ka ndodhur është e gjitha punë e Nikolas Papadimas, një këshilltar i ri financiar grek që deklaron se ka pushtetin e një përfaqësuesi ligjor, person që është zhdukur që atëherë. Kisha ka njoftuar se nëse ka ndodhur kjo shitje, ajo nuk e ka autorizuar këtë zyrtarisht, ndaj një gjë e tillë figuron nul, pa vlerë. Megjithatë shumë vendas kanë frikë se pavarësisht nga deklarimi i patriarkut se shitja mund të jetë e pavlefshme, vlefshmëria e çdo kontrate të shkruar vendoset nga një gjykatë izraelite- gjë që mund të ndodhë nga izraelitët pasi ata janë të interesuar që atë tokë po e blejnë bashkëkombasit e tyre, pra hebrej të huaj.
    Palestinezët besojnë se grekët e mërguar nga atdheu i tyre janë ata që drejtojnë sot kishën në Lindjen e Mesme dhe thuhet se ata punojnë kundër aspiratave nacionale palestineze. Kjo ka bërë që gjithë besimtarët arabë të kishës ortodokse të kërkojnë që kjo kishë t’i dorëzohet tërësisht kontrollit lokal. Aq më tepër që kisha greke aktualisht është e përfshirë në një sërë skandalesh si: trafiqe droge, korrupsion dhe skandale seksuale - të cilat kanë tronditur vetë Greqinë, duke sjellë edhe ndërhyrjen e qeverisë greke në punët e kishës. Irineos tashmë gëzon një urrejtje nga vendasit dhe kësaj herë gjatë vizitës për në varrin e shenjtë të Krishtit në përgatitje për Pashkët, ai u detyrua të shoqërohej nga një eskortë e polcisë izraelite për shkak të protestuesve palestinezë. Këta të fundit bënin thirrje për largimin e tij nga vendi. Për një muaj do të zhvillohen Pashkët ortodokse dhe Irineos do ta ketë shumë të vështirë të organizojë ceremonitë e rastit në një frymë të tillë të tensionuar.
    Muajin e kaluar një gjykatë izraelite deklaroi se patriarku Irineos nuk është emëruar ashtu siç duhet, por, siç e thamë më lart, ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme nën ndikimin e Apostolos Vavilisit. Kandidatura e tij duhej bëhej me një marrëveshje që duhej të ratifikohej nga izraeli, Jordania, Rusia dhe kreu i kishës Greke. Këto hapa nuk janë zbatuar sipas ligjit. Dhe pas këtij skandali zbulohet edhe një herë emri i Apostolos Vavilisit, aktualisht një njeri shumë i kërkuar për trafiqe droge dhe mashtrime të tjera.




    27/03/2005
    KATEGORIA: Ballkani
    marre nga http://www.shekulli.com.al

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Athina zyrtare: “Nuk do lejojmë arabizimin e Kishës Ortodokse”

    Athina zyrtare: “Nuk do lejojmë arabizimin e Kishës Ortodokse”

    Shekulli

    Qeveria greke thotë se do të mbrojë karakterin historik të Kishës Ortodokse greke në Jeruzalem, pas thirrjeve të palestinezëve për ‘arabizimin’ e saj. Arabët, që shumica janë kristianë, janë zotër të tokës në Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet edhe një degë e Kishës Ortodokose. Për shkak të skandalit të shitjes së një pjese të këtij territori disa investitorëve hebrej, palestinezët kërkojnë largimin e gjithë ‘mërgimtarëve’ grekë dhe vënien në krye të saj të ortodoksëve besimtarë që ndodhen në Jeruzalem. Sipas zëdhënësit të qeverisë greke, Evangelos Antonaros, patriarkia ortodokse greke ka një histori prej shekujsh në Jeruzalem dhe ai beson se shumë besimtarë në këtë vend nuk do të donin ta braktisnin këtë kishë. Megjithatë palestinezët thjesht kërkojnë që kjo kishë të mos drejtohet më nga grekët, pasi dyshojnë në qellimet e tyre kundër kauzës së shtetit palestinez.




    27/03/2005
    KATEGORIA: Ballkani

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vavilis, Akuza Edhe Per Trafik Organesh E Droge

    E Enjte, 31 Mars 2005


    VAVILIS, AKUZA EDHE PER TRAFIK ORGANESH E DROGE

    Greqi- Agjenti grek Apostolis Vavilis ka qene i perfshire edhe ne trafikimin e femijeve me qellime te shitjes per transplantim organesh. Autoritetet policore zoterojne te dhena te perfshirjes se tij ne aktivitetin e paligjshem te trafikut te femijeve shqiptare deri ne Brazil, pervec aktivitetit te transfertave bankare, perfitimeve ekonomike dhe porosive agjenturore gjate dhjete viteve te fundit, i fshehur nen petkun e fese. Lajmin e ka botuar ne nje nga numrat e saj gazeta greke "E nesermja". Sipas kesaj mediaje, "me nje mije per qind, pjesa me e madhe e fitimeve te Vavilis kane ardhur nga shitja e femijeve te braktisur shqiptare per qellime transplantimi ne bashkepunim me mafian shqiptare". Gjithashtu agjenti akuzohet edhe per trafik te lendeve narkotike, por qe tashme fshihet, pasi kapja e tij nga Interpoli do te sillte grumbullimin e te dhenave per emrat e mafiozeve shqiptare dhe greke qe kane bashkepunuar me te per te nxjerre miliona dollare perfitime. Kjo gazete publikon edhe linjen e trafikimit. Femijet shqiptare te braktisur, pa familje, qe prej vitit 1995, jane derguar fshehurazi nga vendi yne drejt Greqise. Vavilis kishte lidhje me rrjetet ne Tirane e Fier per drogen, por edhe per minorenet. Ndersa me pas i kalonte si diplomat me imunitet ne apartamentin e tij ne Greqi. Ketu aktivizoheshin te tjere njerez qe ndihmonin Vavilisin te perfundonte udhetimin me avion, ose anije per ne Brazil, ku kryheshin edhe transplantet e organeve per keta femije me shuma marramendese per mafiozet. Aktualisht emri i agjentit Vavilis sipas mediave greke eshte i lakuar per transfertat e parave te disa ish-firmave piramidale, si "Cenaj" dhe "Vefa" gjate viteve 1996-1997, per te cilat u lakuan edhe nje minister aktual i kabinetit Nano dhe nje deputet i minoritetit. Por "E nesermja" rendit faktin tjeter se Interpoli e kerkon Apostolis Vavilisin edhe per akuzen e trafikimit te lendeve narkotike. Ky agjent i shumefishte eshte njeriu me i kerkuar per momentin dhe ndihmohet nga grupet e mafias qe kane bashkepunuar me te, sipas gazetes se vendit fqinj. Gazeta e pavarur politike citon se Vavilis arrinte t'i merrte fillimisht ne mbrojtje femijet shqiptare te braktisur ne Shqiperi, ose ne rruget e Greqise, dhe me pas, duke i mashtruar i niste drejt Brazilit dhe fati i tyre ende nuk dihet. "Kjo qenie qe nuk i trembet asgjeje, ka bashkepunuar per vite me radhe me mafian shqiptare per te bere trafikun e organeve te femijeve po shqiptare", thuhet ne kete gazete. Pas ketyre akuzave, Ministria e Brendshme greke ka grumbulluar materiale ne nje dosje te vecante per veprimtarine cnjerezore te Vavilisit. Keto te dhena i adresohen punes se Interpol Athines qe tashme e ka ne kerkim agjentin. Por gjithashtu behet pergjegjese mafia shqiptaro-greke qe ka kryer trafikun e organeve.

    1. Vavilis, i ndikuar nga deshira e madhe per qellime kolosale fitimprurese, ne bashkepunim kjo me mafian shqiptare, e vuri veten e tij ne mision per te marre te dhena ne rrjetet mafioze te Tiranes, Fierit, dhe te Sarandes jo vetem per shitje-blerje te lendeve narkotike, por edhe per ndertimin e "punes se madhe" te rrembimit dhe te tregtimit te femijeve te pafajshem, te cilet perfundojne ne operacionet vdekjeprurese te Amerikes Latine.

    2. INTERPOLI, qe e ka kete te drejte per te denoncuar mbi ceshtjet e tregtimit te organeve njerezore, mundi te sjelle te dhena mbi kete ndermarrje te madhe fitimprurese, nga burie te viktimave qe ndodhen ne Greqi si dhe te femijeve te ardhur nga vendet fqinje si Shqiperia dhe Rumania, e zbuluar kjo ne nje kohe rekord nga policia greke.

    3. Nje nga emrat qe eshte lakuar me shume ne baze te studimeve te bera dhe te fakteve te grumbulluara eshte edhe emri i Vavilisit, per te cilin jane dhene te dhena te vecanta, qe lidhen me sherbimet e tij ne Shqiperi dhe per lidhjet qe ai zoteronte me mafian shqiptare, si dhe per te dhena qe e percaktonin ate si "shoqerues" te femijeve ne Greqi me qellim dhe drejtim per ne Brazil.

    3. Shenja qe INTERPOLI dha nuk e kuptoi asnje mbas takimit te fshehte "te ushtareve" ne ndertesen e "Aleksandros" ku u munduan te kujdesen per dosjen e Vavilisit, me qellim qe ai te munde te vazhdoje misionin e tij lidhur me te gjitha allishverishet e bera ne tregtimin e lendeve narkotike dhe ne cdo pune te piste brenda dhe jashte vendit te tij.

    4. Ne lidhje me te dhenat qe jane paraqtur deri me sot per Vavilisin ne kohen qe ai bashkepunonte me mafiozet shqiptare mbi biznesin e organeve, e shtrire kjo kudo, ishte marre persiper nga vete Vavilis, i cili ndihmonte dhe strehonte gjithe femijet shqiptare qe nuk e kishin idene se Vavilisi kishte qellimin per t'u marre organet, dhe i strehonte ne apartamentet qe ndodheshin ne qender te qyteteve te medha dhe qe andej rregullonte drejtimin e tyre per ne Brazil, ku jane ngritur edhe klinika te vecanta qe merren me copetimin e trupave njerezore te femijeve qe jane pa prinder si dhe te femijeve, prinderit e te cileve nuk mund te pergjigjen dot nga ana ekonomike per mirerritjen e tyre. Shumat kolosale te fituara ne kete rruge varen nga sasia dhe cilesia e organeve te shitura dhe ky fitim mund te kaloje edhe fitimet e ardhura nga shitja e heroines deri ne masen 1000 per qind.

    Mafia mbron Vavilisin

    Ky eshte konkluzioni i hetimeve te kryera nga policia greke dhe Interpol Athina per njeriun me shume fytyra sic e kane cilesuar dhe me lidhje te forta me fene ne vend. Ai akuzohet per transferta jo te ligjshme bankare, shitje pronash te fese, trafik lendesh narkotike ne shkalle nderkombetare dhe trafik femijesh me qellime transplantimi e fitimi. Nga te kater pikat e siperpermendura shpjegohet edhe deshira e madhe qe ka mafia shqiptare per t'u kujdesur per Vavilisin, i cili mendonte se duke dale ne opinionin publik mund te kercenonte ata qe e kishin ndihmuar por qe nuk mund te arrinte qellimin e tij, por e vetmja gje qe ai arriti ishte te zbuloje vendin ku fshiheshin mafiozet shqiptare, por qe keta te fundit do te vijne ne pozicion te veshtire n.q.se e ftojne Vavilisin qe te denoncoje ne INTERPOL, dhe qe INTERPOLI pret qe ta kape ate dhe jo te dorezohet vete.

    KOHA JONE

  10. #40
    une jam
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Nje kishe jo fort ortodokse

    Pse eshte lekundur besimi i Kishes Ortodokse pas nje numri skandalesh me protagoniste klerike nga Athina ne Tirane. Si i perjeton komuniteti aktet e turpshme dhe si po mundohen autoritetet kishtare te rikuperojne imazhin e demtuar
    nga Sokol Shameti - Revista Klan


    I ngjan shume nje perpjekjeje per te demonstruar qetesi atehere kur gjithcka perreth shkundet nga termeti, por ne Kishen Ortodokse e ndjejne goditjen. Kryepeshkopi Anastas Janullatos lidh duart ne shenje beselidhjeje me kolegun katolik dhe me ata te dy riteve tradicionale myslimane shqiptare. Tolerance midis besimeve. Vellazerim midis te ndryshmeve. Simbolike e forte barazie.

    Megjithate, ka njerez sot ne Shqiperi qe ose vrenjten ose vene buzen ne gaz, sa here qe shohin ndonje rraso te zeze ortodokse. Perfshire ketu edhe ate te nje Fortlumturie. Autoritetet kishtare ortodokse ne siperfaqe nuk tregojne ndonje shenje shqetesimi, por realisht midis ritit te tyre dhe nje pjese te opinionit qe preferon thjesht te vezhgoje menyren sesi funskionojne lidhjet mes besimit dhe publikut, eshte ngritur nje mur alienimi. Reperkursionet vijne nga matane kufirit jugor. Kryepeshkopi grek Kristodhulos eshte vene ne furine e shtypit vendas per nje numer skandalesh ku jane perfshire anetare te larte te insititucioneve kishtare ne varesi te tij. Hije dyshimi varen edhe mbi ate vete. Ne rreshtin e pare qendrojne skandalet e arqimandritit Jakovos Iosakis, i cili mesohet te kete nderhyre per lirimin nga burgjet te disa te denuarve per vepra te ndryshme kriminale dhe mashtrime, pasi mesa duket autoritetet kishtare kane pasur lidhje me keta persona. Gjykatat i jane bindur vullnetit te Kishes, duke treguar shkallen e larte te kontrollit qe kisha ushtron mbi ato vete dhe mbi shtetin grek i cili ende nuk eshte ndare nga Kisha sikunder kane bere te gjitha vendet e Bashkimit Europian. Me pas vijon skandali i trafikut ilegal te ikonave te shenjta dhe tregetimi i tyre jashte Greqise. Lakohet perseri arqimandriti Iosakis, nen mbrojtjen e Kristodhulos. Hapet nje hetim, por perseri gjykatat tregojne qe njohin si ligj paresor Biblen dhe jo Kodin penal. Iosakis transferohet prift ne ishullin Cytheras, por banoret rebelohen kunder tij duke kerkuar qe ta largojne pasi ai shfaq tendenca homoseksuale. Kisha e dergon ne Cikago te SHBA-ve, por ai zhduket papritur prej andej pasi ka boshatisur me pare arken e Kishes nga 650 mije dollaret qe gjendeshin aty. Rikthehet ne Greqi, pas nderhyrjes se mitropolitit te Panamase, i kontrolluar nga Kisha greke. Rreshtimi i skandaleve te Iosakis rrezon maskat e shume te tjereve. Perfliten menjehere peshkopet e Thesalise dhe te Atikes, per abuzime te ngjashme financiare, por sidomos seksuale. Kisha greke ndjen ethet qe i rriten. Kristodhulos, primati i Kishes se atjeshme, eshte edhe ai ne shenjester, pasi i permendin faktin djersites, te dergimit te Apostolos Vavilis, nje ish-agjent i spiunazhit grek tanime ne sherbim te Kishes Ortodokse, me misionin e manipulimit te zgjedhjeve per mitropolitin e Jeruzalemit. Vavilis siguron emerimin ne ate post te te bindurit te Kristodhulosit dhe nje traume e rende kaplon tere ndergjegjen e Sinodit te shenjte grek. Media vendase dhe personazhe te shumte te jetes publike kerkojne gjithmone e me fort ndarjen e kishes nga shteti. Realisht e gjitha ngjan si nje kerkese per nje lokalizim te infeksionit. Por eshte teper vone. Imazhi i ortodoksise greke ka pesuar nje krisje te forte. Nuk mjaftojne me apelet televizive apo veprat e bamiresise. Cdo rraso e zeze shihet tanime me dyshim. Afro njemije vjet pas skizmes se madhe te kristianizmit dhe mikroskizmave ortodokse, duket se jane pikerisht me fanatiket e tradites bizantine, greket, ata qe po i bejne demin me te madh vete konceptimit te "ortodoksise" si dogme spartane dhe gjeneratore e moralit hyjnor ne formen me te kulluar. Nje goditje kjo "poshte brezit" per punen e shume klerikeve te ndershem anekend botes ortodokse, ku edhe ata te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, po paguajne me kete rast, nje fature.

    Por Kisha ortodokse ne Shqiperi, po vuante prej kohesh prej nje kontaminimi nga efektet skandaloze te asaj cka po ndodhte ne Greqi. Te pakten ne nje rast (Courrier International, 24 mars 2005) mediat nderkombetare duke cituar ato greke, kane permendur nje lidhje te forte midis asaj qe permendet si "vellazeria e manastirit te Hrisipigjias", nje grupim ky klerikesh te larte ortodokse greke qe dikur punonin ne kete manastir, emrat e te cileve po lakohen ne skandalet e fundit. Midis tyre eshte emri i kryepeshkopit te Greqise, Kristodhulos. Por edhe ai i kryepeshkopit te Shqiperise, Janullatos. Me nje imazh sidoqofte te paatakueshem moralisht dhe nje dijetar me fame ne qarqet teologjike, eshte kombesia e tij greke ajo qe i ben te ngrene supet me dyshim shume kritike qe mendojne se "autoqefalia" e kishes ortodokse shqiptare, nuk do te thote aspak pavaresi e saj e enderruar prej kontrollit grek, por vetem nje autonomi formale brenda te se ciles ortodoksia e ketushme perfiton tere te mirat dhe te keqiat e "memes" se saj nga Athina. Forma te ndryshme rebelimi jane shfaqur me kalimin e viteve, ku rasti i shpalljes se nje "autoqefalie" tjeter brenda autoqefalise se Kishes Ortodokse Shqiptare, nga ana e At Nikolla Markut qe kontrollon nje fraksion te ortodokseve elbasanas, eshte vetem episodi me i mediatizuar. I dorezuar prift ne Maqedoni - e cila brenda vetes ka probleme te medha identiteti kishtar e lekundur midis ndikimeve bullgare e serbe - at Nikolla e refuzon autoritetin e Janullatos mbi kishen e tij duke e akuzuar ate si "teper grek per t'i besuar kryqin e shqiptareve". Pasues i frymes patriotike te Fan Nolit dhe eterve te tjere themelues te ortodoksise shqipfolese, ai ndjehet i distancuar nga gjithcka qe po ndodh ne Greqi dhe ka te drejte ta quaje shqetesimin qe ndjejne autoritetet ortodokse nga Tirana per keto ndodhi, si shenje te vasalitetit te tyre ndaj sinodit grek. Sikur te mos mjaftonte tere ky diskutim qe ve ne pikepyetje identitetin e kishes shqiptare, ia kane behur prej disa kohesh edhe skandalet e mirefillta, seksuale dhe financiare, te cilat jane kujdesur te bejne lidhjen e shkurter midis "te semures" ne Athine dhe "kollitesve" ne Tirane. Si per te vertetuar ne kete menyre akuzat e kritikeve se autoqefalia shqiptare eshte thjesht nje klishé pa baze. Nje numer jo i vogel prifterinjsh greke, sherbejne ne isntitucionet e kishes ortodokse shqiptare dhe ky eshte nje fakt qe autoritetet e ketushme nuk e fshehin duke e trajtuar kete si nje ndihme bujare qe Kisha moter greke po i jep kishes shqiptare qe eshte ne rindertim e siper. Meqe edhe Patriarkana e Stambollit eshte e ndergjegjshme per sensitivitetin qe shqiptaret tregojne ndaj etnicitetit te udheheqesve te tyre, perpjekje vertet serioze po behen per te afruar ne sherbim te Kishes sone sa me shume klerike qofte edhe me origjine te larget shqiptare, te cilet ose kane sherbyer deri tani per llogari te komuniteteve ortodokse te diaspores, ose kane qene ne fazen e pergatitjes se nevojshme teologjike per te marre persiper pergjegjesi ne hierarkine kishtare. Sidoqofte, ju mund te konstatoni pa asnje veshtiresi se ne shume kisha te lokaliteteve shqiptare, kryesisht ne jug te vendit, mungesa e prifterinjve vendas ben qe sherbesat te kryhen nga kolege te tyre greke. Gjithcka eshte nderkohe e ligjshme dhe ne perputhje me marreveshje shume transparente qe Kisha Shqiptare ka bere me ate greke e cila eshte ofruar te jape ndihmen e saj ne personel derisa koleget shqiptare te jene te gatshem per ta marre vete persiper kete pune me kapacitet te plote. Mesues te shumte te teologjise kristiane, dergohen nga Athina per te ofruar kontributin e tyre ne formimin profesional te gjeneratave te para te prifterinjve, psallteve dhe dhjakoneve shqiptare te cilet do te dergohen pastaj fshat me fshat e qytet me qytet per te marre ne dore drejtimin e kishave te atjeshme ortodokse. Ceshtja eshte, ankohen kritiket, se se bashku me pervojen e tyre nga Greqia, keta prifterinj dhe mesues po importojne ne Shqiperi edhe problemet dhe krizen e atjeshme te ortodoksise. Ishte grek, at Efremi, prifti i cili tronditi thuajse nje vit me pare opinionin publik shqiptar, me pamjet e publikuara ku ai shfaqej me nje femije ne preher. Pamjet u fotografuan ne mjediset e nje parku natyror rrotull manastirit te Shen Prokopit ne periferi te Tiranes. Prifti ne fjale, ishte pervecse asistues i procesit te veshtire te rindertimit te kishes shqiptare edhe lektor ne akademine ortodokse. Autoritetet e kishes i quajten manipulime akzuat e ngritura rreth at Efremit dhe u munduan ta shpetojne imazhin e tij. Megjithate, sipas burimeve, nje gjykate shpirterore e cila u vu ne funksionim per te vendosur rreth fatit te tij, e ka vleresuar te padenje gjithcka qe ai ka bere dhe e ka larguar perfundimisht nga Shqiperia.

    Tronditese edhe historia tjeter permes se ciles autoriteti i hierarkeve ortodokse ka marre goditje te forte ne Shqiperi, per shkak te shoqerizimit - ndoshta te parapelqyer edhe nga ata vete - qe u behet atyre me koleget e matanekufirit. Kesaj radhe ne histori do te perfshihen nje numer emrash te pervecem dhe do te ngacmohet ndoshta plaga me e dhembshme per shqiptaret e 50 viteve te fundit. Piramidat. Ose me mire, piramidat dhe Apostolos Vavilis. Ky i fundit, permendej edhe nga mediat greke si nje "permbarues" i puneve te dyshimta te kryepeshkopit te kritikuar Kristodhulos. Nderkohe po ai, eshte shfaqur ne nje seri te pafundme fotografish qe e shfaqin gjate kontakteve te tij ne Shqiperi me boss-et e firmave piramidale. Vavilis duket e zhduket here me veshje sportive e here me veladon prifti, here prane Vehbi Alimucajt e here afer kryepeshkopit Kristodhulos. Zbulohet se ai ka qene bashkepunetor i Alimucajt dhe dyshohet se se bashku kane pergatitur disa afera ne perfundim te te cilave miliona dollare kursime te shqiptareve, kane fluturuar drejt Greqise, para se shqiptaret ta zbulonin se kishin humbur kursimet dhe t'i vinin ne zemerim e siper, zjarrin vendit. Thuhet se i veshur prift, Vavilis fshihet ne Gjirokaster. Pak dite me pare ai eshte shfaqur ne nje televizion grek per te mohuar faktin se ndodhet ne Shqiperi. Por jo faktin se eshte nje prift ortodoks. E ndersa opinioni publik eshte i shushatur nga deshmite qe ofrojne mediat, besimi i religjiozeve tek rroba e udheheqesve shpirterore tundet edhe me fort.

    Mediat shkojne edhe me tutje dhe per disa nete me radhe Top Channel, prezanton nje maratone te turpshme ku nje prift grek nga Selaniku, i prezantuar si Papa Jani, befason syte e besimtareve te cilet e shohin duke kerkuar favore seksuale nga te rinj ne nje hotel te qytetit te Korces. Prifti vinte nga kufiri juglindor here pas here, me pretekstin se ishte i derguar i mitropolise se Selanikut ne rolin e korrierit midis kishave shqiptare e greke. Kohen e lire e kalonte duke njollosur rroben e priftit. Kisha shqiptare ka reaguar menjehere, duke e quajtur gjithcka qe Papa Jani ka kryer ne Shqiperi, nje akt qe s'ka lidhje me te, pasi ajo nuk e ka ftuar kurre ate ne territorin tone. Kisha greke vendos ta qethe dhe rruaje publikisht duke e zhveshur menjehere nga te gjitha funksionet. Ne fund te historise, qendrojne me mijera besimtare ortodokse te cilet tani nuk dine se si t'u besojne prifterinjve te tyre. "Dhe" - thote peshkop Ilia qe drejton akademine teologjike te Shen Vlashit - "kush mund t'i binde tani prinderit qe t'i dergojne femijet e tyre per shetitje me priftin e fshatit, ose per te mesuar shkrimet e shenjta? Si te besojne ata tani se asgje e keqe nuk do te ndodhe?". Si peshkopi Ilia i cili ka mberritur vitet e fundit nga Shtetet e Bashkuara, shqetesimi eshte i madh edhe tek kleriket e tjere shqiptare. "Nje dru i shtrember vertet nuk i shtremberon drute e tjere, por rrezon gjithe stiven", thote Mihal Dhavidhi, prift i nje rangu me te ulet i cili sherben si ekonomat i manastirit te famshem prane Durresit. Tek studentet e Akademise teologjike, deshperimi perzihet me zhgenjimin. "Kjo qe ka ndodhur eshte e turpshme dhe e pamoralshme", thote njeri prej tyre i veshur me rrason e zeze qe eshte njekohesisht edhe uniforma e studenetve. "Kisha jone orthodhokse nuk ka fare te beje me keto sjellje te uleta", shton nje tjeter. Ne manastirin e Shen Vlashit, ku funksionon edhe akademia teologjike ortodokse, po mundohen ta perballojne sa me denjesisht kete krize, sidomos ngaqe ajo ka te beje me dinjitetin e rrobes se priftit qe neser do ta mbajne veshur te gjithe studentet e kesaj shkolle fetare. Shenjat e humbjes se ketij dinjiteti jane me pak te dukshme ketu sidoqofte. Manastiri vazhdon i qete jeten e tij plot fruta e uje te bollshem dhe aty eshte perhere kenaqesi te te bjere rruga. Ne kishim qene aty nje vit me pare, dhe pasi tregoi nje mikpritje te lavderueshme duke na gostitur me kafe turke e embelsira e duke na shetitur neper mjediset e manastirit, peshkop Ilia na tha nen nje qetesi qe e prishnin vetem puhizat e fushave aty prane, se sfida me e madhe qe ortodokset shqiptare duhet te perballin eshte ruajtja e besimit shpirteror perballe tundimeve te nje epoke materialiste. Nje vit me vone ai mendon te njejten gje. "Etja per para, deshirat e trupit dhe dobesite e tjera. Te gjitha keto na tregojne se edhe prifterinjte jane ne fund te fundit krijesa njerezore me te gjitha te mirat dhe te keqiat e tyre", flet si perhere me nje ze te perhumbur me theks anglosakson peshkopi - dhe shpresoj, miku - Ilia.

    A do te bejne skandalet e renda te kishes ortodokse qe delet e Perendise ta humbasin besimin tek ajo? "Jo nese e perballim cdo problem me realizem duke mos thene qe s'ka ndodhur asgje kur realisht dicka ka ndodhur. Jo, nese tregohemi te sinqerte me publikun duke pranuar qe edhe radhet e prifterinjve ka njerez qe dorezohen para tundimit, sikurse ka te tille edhe ne radhet e mjekeve, avokateve, inxhiniereve dhe gazetareve. E pra, nuk hiqet dore nga mjekesia vetem sepse nje mjek mund te kete gabuar", thote mencurisht peshkopi. I ndergjegjshem se ato qe disa prifterinj greke bene duke mbjelle dyshim tek besimtaret shqiptare, jane thjesht, gabime.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familja Jakova, nje tragjedi e diktatures
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 00:19
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 10:22
  3. Martesa e peshkopëve
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 10:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •