Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 44
  1. #21
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Julius mendimin tim e thash, dhe biles jam 100% i sigurte se Kisha dhe qarqet nacionaliste/shovjeniste te tipit "laos" nuk shprehin opinionin e gjithe publikut grek (qe me shume interesohet per politiken e brendeshme se ate te jashtmen). Nga andej e tutje Tani i Athines duket se habitet sesi keta kleriket e sotem dalin dhe flasin per vlerat e lashta greke, kur historikisht dhe ideologjikisht duhej te ishin kundra ketyre vlerave (megjithese mendimi im eshte se feja e ardhur nuk mund t'i shmanget besimeve vendase, prandaj sot kemi larmi fetare dhe sekte, keshtu edhe vet ortodoksia ka vjedhur shume gjera nga feja e lashte greke - psh. atje kishim 12 perendi qe lidhen me dukuri tokesore dhe ne Ortodoksi kemi 12 shenjteri qe lidhen me dukuri tokesore etj. etj.). Sidoqofte shume lajme mund t'i gjesh tek tema ne firmen time reth historise bizantine. Saper Kombin eshte dicka e re ne historine e njerezimit (e shfaqur me Revolucionin Francez) pra edhe Greket nuk kane ekzistuar si komb i bashkuar me shume se ketu dhe 200 vjet, sigurisht kane ekiztuar me perpara popullata qe flisnin Greqisht por nuk mund te flasim per ekzistence dhe ndergjegje kombetare (kane qene si puna e Arberve, te ndare ne feude, mbreterira kurse ne Lashtesi ishin te ndare ne fise dhe qytet-shtete qe vriteshin pa problem me njeri tjetrin dhe i thonin njeri tjetrit "barbar", pra dicka e huaj).

    Nejse, tani sapo gjeta nje artikull tek shekulli reth veprimtarise se Vavilit ne Shqiperi, vijon si me poshte :

    .................................................. .................................................. ...................................


    Kryeadministratori i fajdeve ka pohuar se Apostolo Vavilis është një bashkëpunëtor i ngushtë i Vehbi Alimuçës

    Agjenti grek, 3.5 milionë $ nga VEFA

    Arapi: Trageti Aulona u ble nga Vavilis për 700 mijë dollarë dhe u deklarua për 4.2 milionë

    Ened Janina

    TIRANË- Skandali i parave të marra nga shtetasi grek Apostolo Vavilis nga firma “Vefa” është edhe më i madh se sa ishte menduar. Përveç 200 mijë dollarëve që ky shtetas ka marrë për të sjellë sisteme sigurie për firmën “Vefa” ekziston e dokumentuar edhe një tërheqje prej 4.2 milionë dollarësh. Këto para janë marrë nga Vavilis me emrin e rremë Apostolo Kavalaras për të blerë tragetin “Aulona”. Kjo blerje ka qenë fiktive sepse trageti është marrë për 700 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pohuar dje nga kryeadministratori i firmave piramidale, Farudin Arapi. Sipas tij, shtetasi grek ka qenë një bashkëpunëtor i bosit të “Vefas”, Vehbi Alimuçës, dhe ka marrë shumë para prej tij. Këto para nga llogaria e “Vefës” janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të mos u kthyer më kurrë.
    Aparaturat
    “Shtetasi grek i njohur prej nesh me emrin Apostolo Kavalaras ka qenë një bashkëpunëtor i Vehbi Alimuçës. Ata kanë bashkëpunuar të paktën tre herë duke dërguar para të firmës “Vefa” jashtë Shqipërisë. Të paktën tre herë që kemi ne të dokumentuar”, tha dje Farudin Arapi. Sipas tij, shteti shqiptar nuk kishte dijeni se emri i vërtetë i Kavalaras ishte Apostolo Vavilis dhe këtë gjë e kishte zbuluar vetëm nga mediat. Arapi shpjegoi dje se shtetasi grek i njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në shkurt të vitit 1996. Në atë kohë ai u paraqit si një sekser dhe lidhi marrëveshje me administratorin e “Vefas”, Vehbi Alimuça. Marrëveshja është lidhur më datë një shkurt të vitit 1996 dhe Apostolo Karavals zotohej se do të sillte nga Greqia pajisje për sistemin e sigurisë së firmës “Vefa”. Për këtë gjë ai morri shumën e 200 mijë dollarëve amerikanë. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga administratorët e fajdeve rezultoi se aparaturat për të cilat kishte paguar administratori i “Vefas”, Vehbi Alimuça nuk erdhën kurrë në Shqipëri. Ndërkohë që paratë dolën jashtë Shqipërisë dhe nuk u rikthyen më kurrë.
    Trageti
    Rasti i dytë i bashkëpunimit të shtetasit grek të njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras është ai i blerjes së një trageti. Shtetasi grek kishte lidhur një marrëveshje tjetër me bosin e “Vefas”, Vehbi Alimuça për blerjen e një trageti nga ana e këtij të fundit. Sipas materialeve që ndodhen në duart e administratorëve të fajdeve, shtetasi grek është prezantuar në Shqipëri si përfaqësues i firmës “Elfrone Deventlopment LTD”. Ai ka lidhur marrëveshjen e Alimuçës nga i cili ka marrë 4.2 milionë dollarë amerikanë. Këto para janë shfrytëzuar për të blerë tragetin “Aulona”. “Nga verifikimet tona rezulton se kemi të bëjmë me një blerje fiktive. Trageti Aulona është blerë në Panama nga shtetasi grek por nuk është paguar aq sa është shënuar. Realisht trageti Aulona është blerë për 700 mijë dollarë amerikanë dhe jo 4.2 milionë dollarë sa është shënuar në letra. Pjesa tjetër e parave, 3.5 milionë dollarë janë dërguar jashtë Shqipërisë nga Vehbi Alimuça në bashkëpunim me shtetasin grek”,- tha dje Farudin Arapi. Sipas tij, ata ishin bashkëpunëtorë të mirëfilltë dhe kanë nxjerrë paratë e “Vefas” jashtë Shqipërisë. Madje Farudin Arapi dyshon se këto nuk janë rastet e vetme të bashkëpunimit ndërmjet Alimuçës dhe shtetasit grek të njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Ndërmjet tyre mund të ketë pasur edhe raste të tjera bashkëpunimi por që nuk janë dokumentuar dhe për këtë arsye nuk janë zbuluar.

  2. #22
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Vavilis, njeriu i zgjedhur i Irineut dhe Kristodulit, akuzohet per venje bombe ne TR:

    “Vavilis, i implikuar në bombën e Vefas”


    Ened Janina

    TIRANË- Mediat greke dyshojnë se Apostolo Vavilis, i njohur ndryshe në Shqipëri si Apostolo Kavalaras është i implikuar në vendosjen e autobombës në supermarketin e firmës “Vefa” më 26 shkurt të vitit 1996. Gazetarët e televizionit grek “Antena 1” kanë ardhur në Tiranë pikërisht për këtë çështje dhe kanë bërë verifikimet e tyre. Ata nuk pranojnë që të tregojnë provat ku mbështeten për këtë pohim të çuditshëm. Nga verifikimet e tyre të deri tanishme rezulton se Vavilis ka qenë në Tiranë më datë 26 shkurt të vitit 1996, ditën kur është vendosur bomba tek supermarketi i “Vefas”. Ai ndodhej në hotelin më të madh shqiptar të asaj kohe me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Ndërkohë drejtësia shqiptare ka akuzuar gjithmonë si autorë të vendosjes së bombës në supermarketin e firmës “Vefa” të ashtëquajturën organizata “Hakmarrja për Drejtësi”
    Bomba në supermarketin e firmës “Vefa” në kryeqytet është vendosur paraditen e 26 shkurtit të vitit 1996. Mëngjesin e së hënës së 26 shkurtit një makinë tip “Fiat Tipo” me ngjyrë blu, shumë e ngjashme me një makinë policie ishte parkuar vetëm pak metra larg supermarketit. Makina në fjalë ishte e mbushur me eksploziv dhe nga shpërthimi i saj humbën jetën katër persona, Vera Dume, Muhamet Koromani, Hasim Koromani dhe Vait Osmani. Ndërkohë, 27 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi i fuqishëm. Në atë kohë ky u konsiderua si një akt i mirëfilltë terrorist. Vetëm tre ditë më pas, Ministri i Rendit i asaj kohe, Agron Musarai pohoi se bëhej fjalë për një akt terrorist që synonte destabilizimin e vendit përpara zgjedhjeve. Sipas hetuesve që u morrën në atë kohë me ngjarjen, ky ishte një veprim që kishte karakter politik. Ata kanë pohuar se bombëvënësit kishin patjetër lidhje me shtetas shqiptarë por nuk mohoej as mundësia që të ishin shtetas të huaj. Dhjetëra njerëz u arrestuan në atë kohë në lidhje me ngjarjen dhe u shpërnda një identikit i personit që mund të kishte vendosur bombën. Vetëm një ditë pas ngjarjes, të katër viktimat u deklaruan Dëshmorë të Demokracisë.
    Pak kohë më pas, për këtë çështje u akuzua zyrtarisht një organizatë kriminale e quajtur “Hakmarra Shqiptare për Drejtësi”. Ajo drejtohej nga djemtë e ish- ministrit të Rendit, Hajredin Shyti, Orik e Leart Shyti, dhe kishte tërësisht karakter politik. Këta njerëz kishin vendosur bombën për të krijuar një situatë paniku në të gjithë Shqipërinë. Sipas akuzës së asaj kohe, Roland Shyti kishte arritur që të gjente tritolin teksa ishte duke kryer shërbimin ushtarak në qytetin e Lushnjes. Lënda eksplozive ishte fshehur në shtëpinë e një doktori, Genc Peza, i cili u arrestua nga policia. Pas kësaj, tritoli ishte vendosur në një makinë që sapo kishte ardhur nga Italia. Që nga ajo kohë e deri më dje askush nuk kishte hedhur dyshimet se bomba mund të ishte vendosur nga një shtetas grek. Ata dyshojnë se ai është i implikuar në këtë çështje por nuk tregojnë provat se ku i bazojnë dyshimet e tyre. Dje në edicionin e lajmeve të kanalit grek “Antena 1” është pohuar se po kryhen hetime në lidhje me implikimin e Vavilis në atentatin e 26 shkurtit të Tiranë. Gazetarët grekë kanë pyetur në lidhje me këtë çështje edhe kryeadministratorin e fajdeve, Farudin Arapi, por ai është shprehur se nuk kishte fare dijeni. Verifikimet e tyre kanë treguar se ditën e shpërthimit, më 26 shkurt të vitit 1996, Apostolo Vavilis ndodhej në Tiranë. Ai ishte strehuar në hotelin më të madh të asaj kohe, i cili ndodhet vetëm 200 metra nga vendi i shpërthimit me emrin e rremë Apostolo Kavalaras.



    15/02/2005

  3. #23
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Alimuça, në Greqi ditën e atentatit

    Shekulli

    TIRANË- Ditën e shpërthimit të bombës në supermarket bosi i “Vefas”, Vehbi Alimuça nuk ndodhej në Tiranë por në Greqi. Ai ka marrë lajmin e shpërthimit teksa ndodhej në Greqi dhe menjëherë ka ngushëlluar familjet e viktimave. Sipas tij, shifra e dëmit material që i ishte shkaktuar nga shpërthimi arrinte vlerën e një milion dollarëve amerikanë. “Një nga punonjëset e firmës “Vefa”, Vera Dume, e cila vdiq në shpërthim, do të marrë një pension mujor të përjetshëm. Ky pension do t’i jepet familjes së saj”, -tha në atë kohë Vehbi Alimuça. Sipas tij, akti terrorist nuk kishte si synim që të shkatërronte pronën e firmës “Vefa” por të sabotonte rrugën që kishte filluar shteti prej katër vitesh.




    15/02/2005

  4. #24
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    si perfundim prokuroria nuk e di se c'thote :

    Grupi hetimor nuk ka zbuluar gjatë hetimeve ndonjë element që implikon shtetasin grek në atentat

    Prokuroria: Bombën e vuri “Hakmarrja…”


    Shekulli

    TIRANË- Grupi hetimor i organizatës kriminale të quajtur “Hakmarrja për Drejtësi” ka pohuar dje për “Shekullin” se nuk ka dëgjuar asnjë herë se bomba tek supermarketi i firmës “Vefa” mund të jetë vendosur nga shtetasi grek Apostolo Vavilis. “Jo apsolutisht. Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë herë që bomba mund të jetë vendosur nga një shtetas grek. Hetimet që janë kryer për këtë çështje tregojnë se bomba është vendosur nga e ashtuquajtura organizata kriminale “Hakmarrja për Drejtësi”. Ne kemi ngritur edhe akuzën për ta”, thanë dje burimet zyrtare nga grupi i prokurorëve. Sipas tyre, banda e Orik Shytit është e akuzuar për këtë çështje, edhe pse nuk ka shumë prova që e tregojnë. “Në dosjen hetimore ndodhet dëshmia e plotë e Enkelejd Agait, njërit prej anëtarëve të organizatës. Në këtë dëshmi ai ka treguar deri në detajet më të vogla se si është vendosur bomba tek supermarketi. Më pas Enkelejd Agai është vrarë dhe ne nuk kemi pasur mundësinë që ta shpiem në gjykatë si dëshmitar. Mbrojtja ka pretenduar gjithmonë se dëshmia e Enkelejd Agait është marrë nën kërcënimin e policisë së asaj kohe dhe ajo nuk është e saktë”,- thanë dje burimet zyrtare të grupit hetimor të çështjes. Sipas tyre, ka dhe një dëshmitar tjetër që tregon në lidhje me këtë çështje por edhe ai ka ndërruar dëshminë e tij më pas. “Kemi edhe dëshminë tjetër që është dhënë nga një bojaxhi makinash në qytetin e Vlorës. Ai tregon se si është marrë makina Fiat Tipo me ngjyrë të bardhë dhe është bërë ngjyrë blu. Kjo është bërë që të dukej si një makinë policie. Dëshmitari më pas në gjyq i mohoi thëniet dhe deklaroi se dëshminë ia kishin marrë nën kërcënime. Ai tha se e kishin rrahur dhe se nuk ishte e vërtetë asgjë”,- thane burimet e grupit hetimor. Sipas tyre, në asnjë herë gjatë hetimit nuk ka dalë implikimi i shtetasit grek ne vendosjen e bombës tek “Vefa”. Madje kjo gjë nuk është pretenduar ndonjëherë as nga mbrojtja e të akuzuarve. “Nuk shohim asnjë lidhje ndërmjet bombës dhe shtetasit grek. Hetimi nuk ka nxjerrë asnjë lidhje. As dyshimet e gazetarëve grekë nuk na duken shumë të bazuara”, thanë dje burimet e grupit hetimor.



    15/02/2005

  5. #25
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    i riu misterioz,shqiptar ne shtetesi, ndihmohet nga Kristoduli per te dalur nga burgu

    Kryepeshkopi grek liroi trafikantin shqiptar


    Altin Metaj

    ATHINË- Publikimet e fundit në lidhje me skandalet që kanë përfshirë kishën greke dhe sistemin grek të drejtësisë kanë troditur seriozitetin e atyre qe janë në krye të këtyre organeve. Kështu, sipas një sondazhi të bërë publik javën që sapo u mbyll, autoriteti i Kryepeshkopit grek Kristodhulos nga 68% në 2004 ka rënë në 47% pas publikimeve të bëra ditët e fundit. Por ajo që ka tronditur pozicionin e Kryepeshkopit grek Kristodhulos është publikimi i një letre sipas së cilës ky i fundit i kërkon drejtësisë greke faljen e një shqiptari të dënuar me gjashtë vjet për tregti droge. Dokumenti në fjalë u bë publik nga gazetari investigues grek Maqis Trinadfilopulos në emisionin e tij “Xhungla”. Sipas letrës Kristodhulos ka ndërhyrë pranë drejtësisë greke më 1996 për të liruar nga burgu një shqiptar të dënuar për tregti droge. Në letrën e tij Kristodhulos përshkruan karakteristikat e të riut shqiptar i cili ishte student i Liceut Fetar në Volo, dhe njëkohësisht ishte i punësuar si biblotekar i Metropolitanës dhe kishte lidhje shpirtërore me bashkëpunëtorë të ngushte të tijë. I riu shqiptar u dënua me gjashtë vjet burg, por pas dy vjetësh burg u dëbua nga Greqia. Sipas të dhënave të gazetës greke “To Vima” i riu shqiptar, i cili quhej Petro, ishte parë të shoqërohej edhe me Metropolitin e sotëm të Thesaliotidhos z. Theklito. Me ndërhyrjen e tij në emisionin “Xhungla” në televizionin “Alter” zëdhënësi i zyrës së Kryepeshkopit z. Konidharis deklaroi se letra e Kryepeshkopit drejtuar organeve të drejtësisë u bë në kuadrin e interesimit shpirtëror të Kristodhulos për një të ri që shoqërohej me Metropolitin, dhe se ai e bëri një veprim të tillë pas lutjeve që pati edhe nga e ëma e shqiptarit. Por nga ana e tij Mitropoliti i Zaqinthos z. Krisostomos dënoi veprimin e z. Kristodhulos duke thënë “Pas këtij veprimi Kristodhulos duhet të hapë derën dhe të dalë”. Gazeta To Vima bën të ditur se një temë e tillë nuk u hap në mbledhjen e fundit të Këshillit të Shenjtë por nga ana e tij Kristodhulos gjatë gjithë kohës së mbledhjes ishte shumë i tensionuar.
    15/02/2005


    shenimi im : gjithe ata te burgosur shqiptare ekzistojne ne Greqi, biles disa dalin me bibla ne duar dhe tregojne pendim, pse vetem per "Petron" u interesua Kristoduli (nuk duhet te jet edhe kjo nje pyetje?)?

  6. #26
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Kush është Apostolo Vavilis

    A. Metaj

    Apostolo Vavilis është një figurë që ka dalë në skenë së fundi, në kuadër të disa skandaleve që kanë përfshirë kishën greke dhe që janë publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga shtypi grek Skandali ka të bëjë me abuzimet seksuale, përvetësimin apo keqpërdorimin e fondeve, nga ana e anëtarëve të këshillit të shenjtë të kishës me të mitur dhe murgesha, ndërsa i implikuar në të, sipas shtypit grek, rezulton dhe Vavilis. Sipas shtypit grek në fillim të vitit ’97 Vavilis është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, por në maj të vitit ‘98 ai është lënë i lirë në mënyrë misterioze, nga gjykata e Larisës. Po sipas shtypit grek, me një vendim të Interpolit, në dhjetor të vitit ‘94 ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpërndarë të gjitha vendeve anëtare, por që prej atij viti Vavilis nuk është arrestuar. Shtypi grek vë në dukje se Vavilas ka pasur një dyqan armësh, shumë pranë komisariatit të policisë dhe ato në bazë të një tenderi që kishte fituar ia shiste policisë greke. Përgjatë këtyre viteve, që është shpallur në kërkim, Vavilis rezulton të jetë pajisur me pasaportë me emër të rremë, edhe katër herë të tjera Po ashtu edhe pse kërkohej nga Interpoli Vavilis në vitin 2001 është parë në Jeruzalem, ku ka mbështetur kandidaturën e patriarkut aktual (kjo kandidaturë i interesonte kishës greke). Në Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenë i shoqëruar nga një miku i tij, polic. Madje Vavilis, sipas shtypit grek, ka qenë për një kohë të gjatë dhe sekretar i patriarkut të Jeruzalemit. Shtypi grek ka publikuar dhe një fotografi të Vavilis dhe patriarkun aktual të Jeruzalemit, ndërsa implikimi i tij në skandalin që ka përfshirë kishën greke ka më shumë karakter politik (mbështetja e zgjedhjes së patriarkut aktual të Jeruzalemit). Fotoja në fjalë është siguruar edhe nga “Shekulli” dhe është bërë në vitit 2001, shtatë vjet pasi Vavilis ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai ka qenë person në kërkim edhe në momentin kur ka ardhur në Shqipëri me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Pasaportat e shumta që ai ka në dispozicion kanë bërë që të jetë ende i lirë.



    15/02/2005

  7. #27
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Julius, zakonisht gjeja me e veshtire per nje person qe po jep nje referat, por edhe kur behen essera eshte te shkruash sa me shkurt dhe te thuash gjithshkah. Brari me duket, me bukur se aq nuk mund ta thonte.

    Shteti Grek u be nga Kisha Greke, madje anasjelltas dhe aresyeja pse po plasin keto skandale eshte sepse ne nje menyre apo ne tjetren Evropa arriti "ta ndaje" Shtetin nga Feja ne GReqi por vetem persa i perket pikpamjes Ekonomike. Pra Kisha nuk merr me fonde nga Shteti Grek(te pakten zyrtarisht) dhe prandaj po pellcasin dhe keto skandale. Megjithate lind pyetja, per cfare i duhen keto sasira parashe klerit Orthodhoks ?

    Shiko se si po i dalin te palarat ne shesh qe ata i kane organizuar pirmidad dhe aresyeja eshte tejet e thjeshte, ti po krijoje nje shtet. Pra ne kohen e Sales kishe keto firma qe prodhonin gjithandej. Djath, ushqimore etj etj, ishim ne qe eksportonim, e jo te importojme nga nje shtet, antishtet si maqedonia, kaq poshte kemi rene. VEFA, por dhe te tjera megjithmend kane bere riciklim parashe, madje po prodhonin me humbje, por ama INTERESAT PO BININ AVASH AVASH, dhe kjo ishte me se e qarte se po shkoheshe drejt nje konsolidimi te disa holdingeve te fuqishme ne Shqiperi, te cilat do t'i jepnin asaj nje fare pavaresie. Mirepo kjo gje nuk mund ti shkonte poshte, klerit grek e shtetit grek, te cilin e do shqiptarin te vuaj e te dergjet si qen neper tokat e Greqise derisa organizuan nje tjeter goditje ne 98-99 ku ju morr 20-30 % e gjithe arkes se Bankes se Kursimeve, duke hapur llafe se po falimentonte. Le te provojne ato emigrante ti heqin ato para andej e ti marrin me vete... se si do ta hajne drurin mire e bukur, po shpetuan edhe pa ndonje plumb. Greqia pergatitet per trazira, dhe kjo eshte mese e qarte nga keto dokumenta qe po dalin.


    TANI, thuaj cte duash por Aristidh Kola nuk eshte i vetmi ne kete drejtim. Rremuja dhe urrejtja qe greket kane per shqiptaret ka nje aresye te thelle, aresye qe lidhen me ndryshime, me pervetsime etj etj. Nuk po them se ai kishte 100% te drejte, por qe t'i hedhesh poshte ato qe parashtron tani per tani eshte e pamundur nga shume studiues.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 15-02-2005 më 17:13
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #28
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    aman ore se na ngordhe aman , pse ja fut kot kur sdi? lexo pak brarin dhe ti. lol
    kush e tha qe jane ndare ekonomikisht? surprise! sjane ndare : kush i paguan prifterinjte? pikerisht. kush jep fondet e Europes per programet e Kishes? pikerisht. Ndarja eshte e qarte ne kushtetute (ne llafe domethene) po varesia ekonomike(pervec tvaresive te tjera) eshte e pandarshme. psh. 1/2 e ministrive jane ne godina qe jane nen pronesine e Kishes. absolutisht asgje seshte e ndare, per bla-bla jemi ndare qe ne 1821, praktikisht vendnumero.

    skandalet nuk po dalin se spo hane pare po se po hane si derrat. 1 billion kishte tjetri ne llogari personale, me rroge 1500 ne muaj. Hani o derra po lini te haje dhe ndonje tjeter eshte kjo pune.

    shpresoj te isha i shkurter dhe i qarte ne essene time. lol. peace.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Jam ne dijeni te asaj qe qe thua per njohjen e pakicave ne baze te perkatesise fetare (qe ne thelb jane pakica kombetare). Po te pyesesh ata pra myslymanet e thrakes do te te thone se jane turq. Shkembime te popullsise ka patur edhe midis shqiptareve dhe grekerve sigurisht ne nje mase me te vogel por nuk kishte te bente me perkatesine fetare. Sido qe te jete nuk besoj se po te mos ishte feja nuk do te kishim shtet grek. Pavaresine intitucionale shteti grek e fitoi ne vitin 1821 sigurisht nuk kishte kufijte e sotem por gjithe shtetet e Evropes ishin vendosur perballe faktit te kryer pra ishte e sigurte se shteti grek do te ekzistonte e vetmja gje qe kishte ngelur pezull ishin kufijte qe do te kishte shteti i sapoformuar. Ne ketu po flasim per ekzistencen e nje shteti qe kishte te siguruar te pakten pavaresine e tij. Pastaj pjesemarrja ne lufte i krijoi mundesine te zmadhonte kufijte dhe te pretendonte me tej (synonin pushtimin e brigjeve te Azise se Vogel madje ushtria e Venizelos arriti deri afer Ankarase) Aty ku une dua te dal eshte se shteti grek do te ekzistonte me apo pa ndihmen e fese, ndoshta kufijte e tij do te ishin te ndryshem nga ata te sotmit.

    Ke te drejte per keto qe thua, por une nuk thash se nuk do te egzistonte shtet grek po mos te ishte Kisha Greke...Kjo eshte absurde, ajo qe mendoj eshte se po mos te kishte kaq ndikim Kisha ndoshta shoqeria greke do te ishte me e hapur dhe pakicat nuk do te kishin pesuar ate asimilim qe pesuan...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #30
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Tani pergjigjen qe me drejtove mua ua keshilloj ta lexojne keta tipat qe e shkojne Greqine dhe politiken greke nga jashte. Ndryshe eshte kur jeton ne nje vend per vjet me rradhe e kupton me drejt gjendjen reale te atij shteti sesa kur flet nga jashte.
    Kjo teoria e ketyre se shtetin grek e beri kisha ortodokse greke eshte shume e rrezikshme sepse ekziston dhe ana tjeter e medaljes. Meqenese greket perfshine ne shtetin e tyre te gjithe besimtaret ortodokse pervec ortodokseve shqiptare u jep te drejte te mbeshtesin teorine e Vorio- Epirit madje duke e kthyer nga teori ne aksiome. Po beni te njejtat gabime qe bene greket duke quajtur popullsine shqiptare gjate sundimit te Ali Pashes si turko-shqiptare. Nuk besoj se na pelqen ky karakterizim prandaj po them se nuk eshte e drejte te ngaterosh perkatesine fetare me ate kombetare. Greket bene shtet sepse donin qe te kishin shtet dhe luftuan per t'ia arritur. Selaniku vertet nuk kishte popullsi te paster greke por ata luftuan per tua marre bullgareve. Nuk duhet pare me cmirre historia e fnjinjeve sepse nuk na lejon qe te shikojme edhe ne gabimet tona dhe te ecim perpara.
    Gjate sundimit austrohungarez ne Shqiperi ku do te vendoseshin kufijte midis shtetit grek edhe shqiptar nuk u bazuan ne perkatesine fetare por ne gjuhen amtare te banoreve. Kishte fshatra te ndryshme ku banoret flisnin edhe shqip edhe greqisht keshtu per te bere ndarje te sakte te kufijve komisioni beri nje zgjedhje shume te zgjuar, hodhi nje sasi karamelesh ndermjet femijeve te fshatit ne fjale dhe kur ata filluan te ziheshin midis tyre pane se shanin njeri tjetrin ne gjuhen shqipe. Keshtu vendosen qe keto popullsi kishin kombesi shqiptare se gjuha e nenes ishte shqipja. Mendoni se c'kufij do te kishim sot po te behej ndarja e tyre ne baze te besimit!
    Shume po flasin per ndarjen e shtetit nga kisha ne Greqi. Ne letra kjo ndarje ekziston. Marredheniet shtet-kishe ne Greqi jane paksa te vecanta, keshtu shteti grek paguan gjithe klerin duke i quajtur nepunes zyrtare, ne Greqi jepet si lende mesimore edukimi fetar, nga Evropa gjithashtu financohen objektet e kultit qe kane vlera muzeale. Shteti financon dhe Malin e Shenjte per arsyen se gjithe gadishulli i Xalqidhiqi i perkiste ketij komuniteti ne baze te firmaneve te ndryshem dhe pas shpernguljes nga Azia e Vogel te popullsive greke dhe vendosjes se tyre ne kete gadishull shteti paguan qira per zenien e tokave nga banoret e ardhur. Deri ketu gjithcka eshte normale. Abuzim ka nga idivide te vecante, maskarenj te fshehur ne rasa si puna e Panteleimonit, Vavilit, Josaqit me shoke dhe do te kishte edhe po te mos financoheshin nga shteti.
    Ata artikujt qe ka servirur Kryeplaku i vleresoj nga ana e informacionit qe mbartin, ceshtja eshte se nuk po gjej nje lidhje te drejtperdrejte te ketyre qarqeve te klerit grek me kishen ortodokse shqiptare. Lidhja e atij Petros me Xristodhulin duket te jete e aspektit personal dhe nuk shikoj te perfshihen persona te tjere midis atyre te dyve. Vavili ne Tirane, kjo duhet pare me thelle, para se te shprehemi me tej per kete ceshtje besoj duhet te shohim se si do te rrjedhin ngjarjet.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familja Jakova, nje tragjedi e diktatures
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 00:19
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 10:22
  3. Martesa e peshkopëve
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 10:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •