Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Greqi, gjykatës e priftërinj në trafik droge dhe seksi”

    “Greqi, gjykatës e priftërinj në trafik droge dhe seksi”

    Autori i Lajmit: Enkelejda Zajmi


    Vala e skandaleve që ka përfshirë kishën greke dhe sistemin gjyqësor në këtë shtet u intensifikua edhe më shumë gjatë ditës së sotme, pasi është deklaruar zyrtarisht se një tjetër gjykatës duhet të përballet me procedurat disiplinore, kësaj here pas akuzave për përfshirje të tij në një rrjet trafikimi seksual. Bëhet fjalë për ngjarjen që erdhi pas publikimit të një fotoje të pahijshme të një prifti. Kështu pas tre gjyqtarëve të deklaruar deri tani si përfaqësues të ligjit të korruptuar dhe përfshirë në skandale seksuale, një gjykatës i katërt, megjithëse ende anonim do të dalë përpara gjykatës së lartë për t’u pyetur, ndërsa ekziston mundësia që ai të përjashtohet nga sistemi gjyqësor bëjnë të ditur burimet për gazetën greke “Kathimerini”. Edhe pse ai ka pretendime lidhur me akuzën që e përfshin atë me banda të cilat trafikonin femra. Një gjykatëse e gjykatës së shkallës së parë në Greqi, e identifikuar me emrin Antonia Ilia, e cila është akuzuar për korrupsion deklaroi se kishte rënë viktimë e një operacioni për të rrënuar imazhin e saj. Ilia ka pasur lidhje me priftin, i cili akuzohet për ndërmjetësim në gjetjen e prostitutave. Gjykatësja e ka favorizuar priftin në dy cështje të gjykuara prej saj. Sidoqoftë, Ilia është akuzuar edhe për 200 mijë euro rryshfet nga dy avokatë, të cilët kërkuan liri për një mjek psikiatër, i arrestuar nën akuzën se u jepte drogë pacientëve qqë kërkonin kurim. Ministri i Drejtësisë Anastassis Papaligouras u takua me prokurorin e Gjykatës së Lartë Dimitris Linos dhe sipas burimeve i ka kërkuar atij të shpejtojë hetimet mbi korrupsionin që përfshin gjykatësit në mënyrë që skandali të mos përhapet edhe më shumë, duke ndikuar në mënyrë negative mbi opinionin publik. Rreth 30 gjykatës të tjerë mendohet se janë nën hetime. Ndër ta pritet të dalë para gjykatës së lartë edhe zv/prokurori i Apelit Nikos Athanasopoulos.
    Prifti, i pari i akuzuar
    Një peshkop i lartë i Kishës Ortodokse Greke është pezulluar për gjashtë muaj nga organi drejtues i kishës, Sinodi i Shenjtë, në Athinë në lidhje me një skandal që ka përfshirë si fenë ashtu edhe një shtyllë tjetër të ngrehinës, sistemin gjyqësor.Sinodi i Shenjtë ka filluar një hetim lidhur me akuzat për rryshfete dhe sjellje jo etike nga peshkopi metropolitan i Atikës Panteleimo, i cili i mohon akuzat. Këtë javë një radio greke transmetoi një regjistrim që e jepte peshkopin në fjalë duke i thënë avokatit të tij se kishte takuar një gjyqtar të gjykatës së lartë për të garantuar që rasti gjyqësor kundër tij të dilte në favor të tij. Një peshkop tjetër pritet të bëjë një deklaratë me shkrim para Sinodit të Shenjtë javën e ardhshme lidhur me akuzat për trafik droge. Sipas shtypit vendas ai i mohon akuzat.
    Arrestohet prifti për trafik droge
    Ndërkohë, Policia ka arrestuar priftin, Iakovos Yiossakis, nën një tjetër akuzë, e cila ende nuk është bërë publike. Prifti po mbahet nën arrest, sepse ekziston frika se ai mund të përpiqet të largohet nga vendi. Ai akuzohet për përfshirje në një numër gjyqesh, që mendohet se janë fiksuar. Njoftohet se disa pjesëtarë të kishës janë përpjekur të ndikojnë apo madje t’u japin ryshfete gjyqtarëve për të vendosur rezultatin e gjyqeve.Tashmë janë ngritur aktpadi për shkelje të rënda displinore kundër katër gjyqtarëve. Nën hetim janë 13 pjesëtarë të tjerë të gjyqësorit. Qeveria thotë se do të paraqesë një projekt-ligj për ta bërë ryshfetin për gjyqtarët një krim serioz, me një dënim me burg maksimumi prej dhjetë vjetësh.Udhëheqësit e kishës i kanë bërë thirrje popullsisë, që është kryesisht ortodokse, për të dhënë informacione lidhur me pjesëtarë të kishës që dyshohet se kanë shkelur ligjin.


    Data e Publikimit: 11/02/2005
    2001-2004 Ballkan.com
    Te gjitha te drejtat e rezervuara "Ferano Group" Sh.p.k
    Programuar nga Shqiperia.Com
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #12
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    ceshtja Vavili nxjerr te palarat e klerit, progrek, ortodoks :

    Skandalet e Kishes Ortodokse (kryesisht te Kryepeshkopise greke dhe Patriarkanes te Jeruzalemit) nuk kane te mbaruar. Dje ne mediat greke u shfaqen pjese nga kamerat e fshehta sigurore ku shfaqin Vavilin te veshur si prift duke hedhur fletushka, pro klerikeve greke kundra klereikeve te huaj ortodoks, propaganistike ne Jeruzalem por edhe ne Siceli. Biles ne Siceli Vavili, i shfaqur si murg, kishte krijuar organizaten "Magna Graecia" (Greqia e Madhe) dhe sipas mediave ishte ndaluar nga policia italiane nje sasi e madhe armatimi (nuk sqarohet cfare armatimi) e nisur nga Vavili. Gjithashtu sipas Eleytherotypias se sotme thuhet se Vavili akuzohet edhe per lidhje me firmat piramidale te Shqiperise (e mbani mend se c'na shkaktuan keto firma!). Gjithashtu mendohet se vet Vavili kishte lidhje edhe me organet shteterore greke. Por shume politikane greke jane hedhur pro ndarjes se shtetit nga Kisha (dicka qe do na interesonte edhe neve Shqiptareve, sepse do ulen presionet e shtetit grek per ceshtjet kishtare shqiptare - gje qe ka ndodhur ne te kaluaren kur qeverija greke na ka imponuar, me tere kuptimin e fjales, futjen e klerikeve greke ne Shqiperi). Kristoduli dhe Irineu kishin hedhur poshte lidhjet me Vavilin por gazetat dhe mediat greke jane mbushur plote me fotografi ku dallohet Vavili ngjitur Kristodulit dhe Irineut (pra keta "njerez te shenjte" na dalin edhe genjeshtare). Me poshte do vendos disa fotografi...


    nje pyetje : kur Kisha Ortodokse, grekmadhe, nuk ka problem te bej propagande shovjeniste brenda ne Izrael dhe ne Itali ne Shqiperi c'munden te bejne keta shovjeniste me rroba prifterinjshe ?


    Vavili me Irineun (patriarkun e Jeruzalemit) :
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku
    Skandalet e Kishes Ortodokse (kryesisht te Kryepeshkopise greke dhe Patriarkanes te Jeruzalemit) nuk kane te mbaruar. Dje ne mediat greke u shfaqen pjese nga kamerat e fshehta sigurore ku shfaqin Vavilin te veshur si prift duke hedhur fletushka, pro klerikeve greke kundra klereikeve te huaj ortodoks, propaganistike ne Jeruzalem por edhe ne Siceli. Biles ne Siceli Vavili, i shfaqur si murg, kishte krijuar organizaten "Magna Graecia" (Greqia e Madhe) dhe sipas mediave ishte ndaluar nga policia italiane nje sasi e madhe armatimi (nuk sqarohet cfare armatimi) e nisur nga Vavili. Gjithashtu sipas Eleytherotypias se sotme thuhet se Vavili akuzohet edhe per lidhje me firmat piramidale te Shqiperise (e mbani mend se c'na shkaktuan keto firma!). Gjithashtu mendohet se vet Vavili kishte lidhje edhe me organet shteterore greke. Por shume politikane greke jane hedhur pro ndarjes se shtetit nga Kisha (dicka qe do na interesonte edhe neve Shqiptareve, sepse do ulen presionet e shtetit grek per ceshtjet kishtare shqiptare - gje qe ka ndodhur ne te kaluaren kur qeverija greke na ka imponuar, me tere kuptimin e fjales, futjen e klerikeve greke ne Shqiperi). Kristoduli dhe Irineu kishin hedhur poshte lidhjet me Vavilin por gazetat dhe mediat greke jane mbushur plote me fotografi ku dallohet Vavili ngjitur Kristodulit dhe Irineut (pra keta "njerez te shenjte" na dalin edhe genjeshtare). Me poshte do vendos disa fotografi...


    nje pyetje : kur Kisha Ortodokse, grekmadhe, nuk ka problem te bej propagande shovjeniste brenda ne Izrael dhe ne Itali ne Shqiperi c'munden te bejne keta shovjeniste me rroba prifterinjshe ?


    Vavili me Irineun (patriarkun e Jeruzalemit) :

    Ishte kisha Ortodokse ajo qe shkaterroi ne themel qyteterimin e lashte grek, madje shume kisha te vjetra greke jane ndertuar mbi tempujt e lashte apo jane ndertuar me kollonat e ketyre tempujve....Po ec e mbushu mendje ketyre grekeve te sotem apo νεοέλληνες qe u ka mbet ora ne vitin 1821 dhe i dedikojne kishes Ortodokse egzistencen e kombit grek....Jo shume e besueshme kjo po ec e mbushu mendjen ketyre....

    Une kam lexuar dhe po e riperseris qe ishte Kisha ajo qe shkaterroi tempujt dhe kulturen e lashte greke......
    Gjithashtu shteti grek u themelua mbi baza fetare duke "pagezuar" si greke te gjithe banoret jo grek qe banonin ne territorin grek, duke krijuar keshtu nje "komb bastard".....

    Personalisht nuk kam asgje kundra rracave te ndryshme por jane keta greket e rinj qe ne fakt jane nje perzjerje grekesh+aravanitesh+turqish te krishtere+armene+sllave+vllehe etj dhe hiqen sikur jane rrace e paster dhe superiore ndaj rracave te tjera....Ne kete aspekt ka ndikuar dhe kisha greke e cila eshte shenderruar ne nje kishe nacionaliste greke....


    Akoma Greqia vazhdon te mbetet shtet kishtar dhe vetem ditet e fundit ka filluar te flitet per ndarjen e kishes nga shteti.....

    Kishen e sotme une do ta karakterizoja nje kishe shoviniste, kishe rraciste dhe intrigante....Faktet e diteve te fundit e vertetojne me se miri kete gje....
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #14
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Kryeplak e prisja qe ta hapje kete teme ti (shume mire ke bere) vetem se je vonuar pak se ka me shume se dy jave qe kjo ceshtje po qarkullon ne mediat greke.
    Shume i denueshem eshte veprimi i ketyre qarqeve te kishes ortodokse greke qe pak a shume po mbajne peng nje popull te tere duke i imponuar madje politikes shume nga kerkesat e tyre (kujto leternjoftimet para 2-3 vjetesh.) Mbeshtes mendimin tend per ndarjen e kishes nga politika ne Greqi. Kjo do t'i bente mire edhe kishes edhe politikaneve sepse te dy do te ishin "zhveshur" nga hipokrizia e vlerave qe trumbetojne dhe do te benin me shume per popullin per te fituar imazhin e denje me ane te vlerave dhe punes qe do te kryejne. Keshtu kisha nuk do te perdorte shtetin per te plotesuar nevojat e saj dhe politikanet nuk do te perdornin dhespotet per te marre vota. Sic shihet besimi qenka vrima e fundit ku mund te fshihet nje maskara.
    Per fat te keq ama besoj se nuk do te ndodhe nje dicka e tille sepse kleri dhe politika kane lidhje te ngushte ne Greqi. Mire do te ishte po te mund te behej qe besimi te mos lidhej me politiken ne asnje vend te botes. Besoj se dy njerez qe kane bindje te njejta politike nuk duhet qe t'i ndaje besimi. Kjo gje vlen ne pergjithesi dhe vecanerisht per ne shqiptaret. Shikoj ne forume te ndryshme ne bisedat midis anetareve qe kerkohet imponimi i deklarimit te shtetit shqiptar si "shtet myslyman" dhe kjo nuk eshte e drejte po aq sa nuk eshte e drejte lidhja e politikes me klerin ne Greqi.
    Se dyti do te desha te te pyes se c'lidhje gjen ti apo kerkon te gjesh midis asaj qe po zhvillohet ne Greqi me gjendjen e Kishes Ortodokse ne Shqiperi? Besoj se Izraeli me Tiranen jane shume larg ne kete ceshtje dhe nuk duhet qe t'i nderlikojme gjerat. Zihet shume here ne goje caktimi i Kryepishkopit qe ne kemi sot dhe te qenurit e tij grek me ndikimin e politikaneve greke ne Shqiperi. Asnje vec nuk ka folur per misionin e tij dhe ato qe ai ka arritur ne vendin tone, nuk thuhet asgje per spitalet, shkollat, rruget, objeketet e kultit qe ka ndertuar, per marrjen pjese ne krizen e vitit 1999 te popullit kosovar. Mendoj se cilido tjeter te ishte ne vend te tij nuk do te kishte arritur te bente kaq shume. Shume here nuk shtrohet pyetja se kush eshte kryepeshkopi dhe c'fare ka bere, por pse eshte grek? Une do te te them dicka: kur ai te te mos jete me ne gjendje te kryeje misionin e tij dhe te dorezoje postin e Kryepiskopit nqs zevendesi i tij do te jete grek, une do te jem i pari qe do te protestoj ndaj ketij akti. Besoj se kam dale paksa nga tema ashtu sic besoj se kjo tema qe ke hapur ti (ashtu si shumica e temave qe hap) eshte teme e terthorte parashtron nje pyetje dhe me te do te dalesh ne anen tjeter te lumit. Po te them gjithashtu se kam respekt per ty dhe idete e tua sepse disa prej tyre jane edhe te miat.
    Ezekiel 25-17.

  5. #15
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Julius interneti eshte i mbushur me artikuj ku tregohet influenca e shtetit dhe kishes greke mbi temat kishtare shqiptare. Biles une ne kete moment po bej detyre dipllomatike per marredhenjet shqiptarogreke dhe kam ne dispozicion nje ser artikujsh nga revista dhe gazeta serioze shqiptare (sidomos nga Koha e Jone) ku tregohet kjo nderhyrje. Nuk eshte aspak cudi qe sa here shkelte Stefanopulos dhe ministrat e jashtem greke ne Shqiperi vetem dy tema dinin te permendnin : 1) minoriteti grek (te cilin na i kane futur me shkathtesi edhe ne paketat e BE) dhe 2) KOASHin (biles nuk ka rast te ket ardhur nje dipllomat grek ne Shqiperi dhe te mos jet takuar me Anastasin -nuk them se eshte gje e keqe kjo, por tregon rendesine qe i jep Athina temave kishtare te Shqiperise). Gjithashtu sipas ligjit te KOASHit (te ndertuar nga Fan Noli) kryepeshkop duhet te jet vetem nje "klerik Shqiptar ne gjak". Berishes i'u be presion i forte qe te pranoj nje klerik te huaj mbi KOASHin (biles tema e KOASHit ishte nje nga shkaqet kryesore qe shtyne Athinen te bej nje propagande te madhe dhe te bashkpunoj me PBDNJ dhe PS kundra Kushtetutes qe donte te kalonte ne 1996 Berisha ku thuhej qarte se kleri ne Shqiperi duhet te jet i pavarur nga faktoret e huaj). Preteksti i Anastasit, dhe shume te tjereve, ishte se ne Shqiperi nuk ekzistojne klerike te shkolluar. Por une i them Anastasit se as ne fete e tjera (Islam, Katolicizem) nuk kishim njerez te pergatitur por sot Komuniteti Musliman (mbase eshe Koncili Katolik) perbehen nga 100% Shqiptare (biles ne Komunitet eshte veshtire te gjesh edhe nje person qe ka studjuar jashte vendit -pra jane shqiptar ne gjak dhe ne idera)! Gjithashtu nese problemi i Anastasit dhe te tjereve ishte vetem shkollimi atehere per hir te besimit te tyre do duhej te synonin vetem shkollimin e Ortodokseve (dhe klerikeve duke i bere te afte per mesherim) dhe jo postet administrative! Ne kete moment ekziston nje fare Keshilli i KOASHit ku Anastasi -nese nuk bej gabim- ka tre poste (Kryepshkop, Peshkop i Tiranes dhe Peshkop i Durresit) dhe eshte tej e sigurte se nese ekzistojne klerike shqiptare ne kete Keshill, jane pakica!


    PROBLEMI I KISHES GREKE
    Mendimi im eshte se ne kete moment Kisha Greke sidhe pjesa me e madhe e Klerit Ortodoks perballon problem ekzistence. Ardhja e sistemeve komuniste pas L2B ne Europen Lindore (ku Ortodokset perbejne shumice) ishte nje shuplake e madhe per Ortodoksine. Shumica e ketyre sistemeve u hodhen kundra fese ose e ndaluan krejtesisht praktikimin e fese dhe pothuajse perdhosen rolin e Kishes ne keto vende. Keshtu mbrojtesi i vetem i fuqishem i Ortodoksise ne Europe mbeti Kisha Greke dhe Patriarkana e Stambollit (e cila po ashtu ndodhet ne duar greke). Por edhe ne Greqi besimi pesoi lekundje te madhe, duke pasur parasysh edhe influencen antifetare komuniste dhe socialiste keto 50 vjetet e fundit ne kete vend. Sot rinia greke pothuajse nuk beson fare, nuk eshte cudi qe ne nje referendum ne Universitetin e Aristotelit, viti 2002, ne Selanik ku do i jepej cmim nderi Kristodulit studentet zbrazen te gjithe sallen dhe bertisnin "jashte fashistet" (shenim : kur vet Greket e shajne fashist kryepeshkopin e tyre, per ne cfare duhet te jet?). Gjithashtu ne vendet e Europes Lindore (pervec Jugosllavise ku ka ekzistuar gjithmone liria fetare) megjithese u lirua predikimi fetar shumica e qytetareve thone dhe vetverifikohen si te pafe (shenim : ne Shqiperi ekzistojne shume mosbesimtar por thone se kujt feje i perkasin, kurse ne keto vend aq i madh eshte mosbesimi saqe shkruhen si te pafe, vetem ne Ceki reth 40% e popullsise sipas statistikave te BE deklaron e pafe). Keshtu ne nje faze te tille te veshtire per Klerin Ortodoks (sigurisht koha eshte bere e veshtire per shume fe, po me teper e veshtire eshte bere per besimin ne Europe) duhej te gjente Kisha Ortodokse Greke nje dogem te re ku te kapej qe te fitonte simpatine dhe mbeshtetjen e popullsise. Kete dogem te re e gjeti tek patriotizmi, duke perdorur edhe rolin pozitiv te Kishes ne pavarsine greke. Keshtu sot ne meshat ne kishat greke pas ritit te zakonshem prifti fillon si pa gje te keqe te bej propagante kombetare. Kur del Kristoduli dhe prifterinjte e tjere e mediat greke permendin me shume dashurine ndaj kombit sesa dashurine ndaj vet perendise! E keqja eshte se ky lloj mentaliteti nuk eshte perkufizuar nga kufijnte shteteror perkundrazi i ka hapur rrenjet e tij gjithandej ku ekzistojne Ortodokset dhe Greket. Edhe vet Patriarket jane kthyer ne "mbrojtesit e kombit grek (fillimisht) dhe te Ortodoksise (sedyti)". Kush ka degjuar fjalimet e tyre e nxjerr lehte kete konkluzion, kush nuk i ka degjuar do bente mire t'i degjonte njehere me vemendje dhe pastaj te flasi! Gjithashtu dicka qe duhet vene ne dukje eshte se Greket po mundohen ta kthejne Ortodoksine ne nje prone greke. Keshtu edhe vet Patriarkana e Stambollit quhet "Patriarkana Boterore Greko'ortdodokse" !

    Ne kete moment e dime te gjithe se Kryepeshkopia jone varet nga Patriarkana e Stambollit dhe per kete gje do doja, me sinqeritetin me te madh, te pyes dicka bashkeatdhetaret ortodokse : juve nuk ja u vret veshin termi "grekoortodoks", dmth. ju pelqen t'ju therrasin greoortodokse (perderisa edhe vet Patriarkana juaj ashtu thirret) ?

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Julius
    O Tomi nuk po te kuptoj mo lal se kujt po i drejtohesh ne dy postimet me siper? Kur thua se shteti grek pa kishen nuk do te ekzistonte eshte njesoj te thuash se as Siria dhe as Arabia saudite nuk do te ekzistonin pa islamin. Nje gje eshte jashtezakonisht e veshtire tua thuash dhe ta kuptoni ne pergjithesi: Feja nuk nderton nje komb. O si nuk kam nje altoparlant te forte qe tua caj daullen e veshit qe ta kuptoni!Dmth qe ta kuptoj edhe une ti thua se pa kishen greke nuk do te ekzistonte Greqia?? Po eshte ne fillim kombi more pastaj feja!
    E ke gabim Greqia moderne u ndertua mbi baza fetare...Kush ishte ortodoks ishte automatikisht dhe grek, kush ishte jo ortodoks edhe pse mund te ishte grek nga kombesia nuk quhej grek...Per kete arsye u be dhe nderrimi i popullsive ne 1923 midis Turqise dhe Greqise....Greket zbuan muslimantet kurse turqit zbuan te krishteret.....Te krishteret qe erdhen nda Turqia ishin kryesisht greke, por kishte dhe turq, armene etj.. kurse muslimanet qe iken prej Greqise ishin kryesisht turq por kishte dhe greke, came etj....
    Ne Greqi eshte ne fillim Feja pastaj kombi!
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #17
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Pershendetje Kryeplak prit te merrem nje cike me Brarabane dhe pastaj do te pergjigjem edhe ty.
    Brari o figure qe shpalos mendimet e tua ne cdo fushe! Po me thua dmth se po te mos ishte Kisha ortodokse nuk do te kishte Greqi. Po Greqia ishte komb edhe shtet me vete perpara krishterimit dhe feja e tyre e vertete (para konvertimit) eshte besimi ne 12 zotat e Olimpit. Greqia duam apo nuk duam ne ishte shtet dhe komb me vete para se ne te quheshim shqiptare. Sa per dije enciklopedike po te them se ekzistonte me te vertete nje perandor bizantin me emrin Julian nuk kishte kryeqytet Romanatin por Stambollin. Ai kerkoi rivendosjen e fese te te pareve por nuk ia arriti qellimit. O njerez me kompleksitet te theksuar racist qe besoni se edhe qepet qe rriten ne token shqiptare djegin me pak se ato ne Greqi! Mos je edhe ti mbeshtetes i idese se greqishtja e vjeter ne te vertete eshte shqipja? Kam 5 vjet ne Greqi dhe nuk mund ta dish me mire se mua gjendjen ketu prandaj mos keput kodra mbas bregut. Ne kete pike po i kerkoj edhe Kryeplakut te thote mendimin e tij, megjithese ai e ka shprehur shume bukur se kisha greke po PERDOR apo me mire po ABUZON me rolin qe ajo luajti gjate luftes per pavaresi. Ju te djathtet e keni te veshtire te kuptoni se populli vendos dhe ka fjalen e fundit per tema madhore te kombit. Nuk besoni te masat. Keq per ju.
    Kryeplak le te flasim pak per gjera serioze. Eshte e vertete se kisha ortodokse po kalon krize. Ardhja e kryepeshkopit qe kemi ne Shqiperi u be ne nje situate te veshtire tranzicioni, problemi eshte se ne Shqiperi ne ate kohe nuk mund te gjeje nje njeri te gatshem per te marre ne dore skeptrin qe te udhehiqte ortodokset shqiptare. Nuk kishte asnje peshkop te mbetur dhe 5 kleriket e moshuar nuk mund te perballonin kete detyre. Keshtu zgjidhja e nje kleriku nga jashte ishte e detyrueshme. Besoj se njeri me te mire nuk mund te gjenin. Anastasi ka qene ne shume vende te botes (sidomos ne Afrike) dhe mund te perballonte me mire se kushdo diferencen fetare ne nje vend si Shqiperia. Ne universitetin e Athines ku ishte pedagog ne lenden e mesimit qe jepte perfshinte ne literaturen e detyruar nga studentet edhe Kuranin.
    Sinodi i KOASH perbehet nga tre shqiptare 2 prej te cileve jane episkope dhe nje protopresviter ndersa dy episkope jane greke. Gjendja e tanishme nuk eshte me e mira qe mund te kishim por eshte e pranueshme. (mendimi im)
    Sigurisht qe nuk me pelqen termi greko-ortodoks dhe jam ne dijeni te perdorimit te ketij termi nga greket te cilet po perdorin (prape) fene per te theksuar patriotizmin e tyre dhe per te mbijetuar. Kisha ortodokse shqiptare ka fituar pavaresine e saj fale nje njeriu te madh sic ishte Fan Noli dhe nuk ka kthim pas per te gjitha ato qarqe qe do te deshironin te kunderten. Gjithashtu Kryepishop i Tiranes Durresit edhe gjithe Shqiperise eshte term i perdorur se pari nga Noli dhe vazhdon te jete edhe sot. Kryepeshkopi mban dhe titullin e Mirembajtesit te Mitropolise se Gjirokastres per arsyen e thjeshte se nuk ka njeri qe te jete ne kete post. Po te pyesesh qarqet fetare ne Greqi, njerez qe jane marre me keto pune me shume respekt do te kene per Anastasin sesa per Xristodhulin.
    Ndodhemi ne nje pozicion te veshtire persa i perket gjendjes se ortodoksve mendoj se qellimi i postimeve nuk duhet te jete venia ne dukje e problemeve por edhe zgjidhjet alternative per ndryshimin e situates.
    Une shkruajta me siper se nqs pas Anastasit ne krye vendoset nje grek do jem i pari qe do te protestoj.
    Besoj u larguam nga tema qe ke shtruar por edhe ti vete nuk mund te gjesh lidhje te Josaqisit apo Vavilit me Tiranen dhe Anastasin. Ne qofte se gjen fakte atehere shtroi ketu ne forum per analizimin e tyre.
    Ezekiel 25-17.

  8. #18
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar më parë nga Tani Athine
    E ke gabim Greqia moderne u ndertua mbi baza fetare...Kush ishte ortodoks ishte automatikisht dhe grek, kush ishte jo ortodoks edhe pse mund te ishte grek nga kombesia nuk quhej grek...Per kete arsye u be dhe nderrimi i popullsive ne 1923 midis Turqise dhe Greqise....Greket zbuan muslimantet kurse turqit zbuan te krishteret.....Te krishteret qe erdhen nda Turqia ishin kryesisht greke, por kishte dhe turq, armene etj.. kurse muslimanet qe iken prej Greqise ishin kryesisht turq por kishte dhe greke, came etj....
    Ne Greqi eshte ne fillim Feja pastaj kombi!

    Eshte gabim mo lal kjo qe thua eshte gabim! Keshtu i bie qe edhe une te jem grek vetem se jam ortodoks! Nderrimi i popullsise nuk u be me baze fetare sepse nuk mund te shpjegohet sot pse ka pakica kombetare turke te besimit myslyman ne Thrake dhe pakica kombetare greke te besimit ortodoks ne Stamboll. Dhe nuk jane pak keto pakica numerohen rreth 100.000 vete te besimit myslyman ne tre prefektura te Greqise. Une studioj ne Ksanthi nje qytet ku pothuajse gjysma jane shtetas greke te besimit myslyman, keta kane objektet e kultit te tyre, flasin turqisht dhe shume here shoh rruges vajza te mbuluara me ferexhe, gjysmat jane tifoze te Fenerbahce dhe gjysma te Gallatasaray. Ne qytetin fqinj (Komotini) raporti i studenteve eshte pothuaj 50%-50%.
    Ezekiel 25-17.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar më parë nga Julius
    Eshte gabim mo lal kjo qe thua eshte gabim! Keshtu i bie qe edhe une te jem grek vetem se jam ortodoks! Nderrimi i popullsise nuk u be me baze fetare sepse nuk mund te shpjegohet sot pse ka pakica kombetare turke te besimit myslyman ne Thrake dhe pakica kombetare greke te besimit ortodoks ne Stamboll. Dhe nuk jane pak keto pakica numerohen rreth 100.000 vete te besimit myslyman ne tre prefektura te Greqise. Une studioj ne Ksanthi nje qytet ku pothuajse gjysma jane shtetas greke te besimit myslyman, keta kane objektet e kultit te tyre, flasin turqisht dhe shume here shoh rruges vajza te mbuluara me ferexhe, gjysmat jane tifoze te Fenerbahce dhe gjysma te Gallatasaray. Ne qytetin fqinj (Komotini) raporti i studenteve eshte pothuaj 50%-50%.

    Nuk eshte aspak gabim, pastaj duke iu referuar Greqise nuk i referohemi Greqise se 2005 por Greqise se 1831 deri ne 1948 kur u vendosen dhe kufijte perfundimtare te saj....
    Shteti i pare grek kishte ne perberje te tij shume popullsi jo-greke, si arvanite, sllave, armene, vllehe etj....Ku jane keta sot? Vetem e vetem se ishin ortodokse u shenderruan ne greke...A e di ti se Selaniku i 1913 kishte vetem rreth 50% greke?
    Cila eshte gjendja sot pas 80 vjetesh?
    Nejse nuk po zgjatem se nuk eshte kjo tema...

    Persa i perket zones se Ksanthit meqe qenke dhe ti aty, po te shpjegoj pak...

    Ne baze te traktatit te Lozanes ndermjet Attaturk dhe Venizelos u ra dakort qe pakica greke e Stambollit se dhe pakica turke e Ksanthit te mos nderroheshin pasi greket deshironin qendrimin e Patriarkanes ne Stamboll...Por keto pakica nuk u njohen si pakica etnike por si pakica fetare!!! Prandaj dhe sot e kesaj dite greket nuk i njohin si turke keto pakica por si pakica musilmane ose muslimanet e Trakes...
    Ndryshuar për herë të fundit nga tani_26 : 15-02-2005 më 11:17
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  10. #20
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Jam ne dijeni te asaj qe qe thua per njohjen e pakicave ne baze te perkatesise fetare (qe ne thelb jane pakica kombetare). Po te pyesesh ata pra myslymanet e thrakes do te te thone se jane turq. Shkembime te popullsise ka patur edhe midis shqiptareve dhe grekerve sigurisht ne nje mase me te vogel por nuk kishte te bente me perkatesine fetare. Sido qe te jete nuk besoj se po te mos ishte feja nuk do te kishim shtet grek. Pavaresine intitucionale shteti grek e fitoi ne vitin 1821 sigurisht nuk kishte kufijte e sotem por gjithe shtetet e Evropes ishin vendosur perballe faktit te kryer pra ishte e sigurte se shteti grek do te ekzistonte e vetmja gje qe kishte ngelur pezull ishin kufijte qe do te kishte shteti i sapoformuar. Ne ketu po flasim per ekzistencen e nje shteti qe kishte te siguruar te pakten pavaresine e tij. Pastaj pjesemarrja ne lufte i krijoi mundesine te zmadhonte kufijte dhe te pretendonte me tej (synonin pushtimin e brigjeve te Azise se Vogel madje ushtria e Venizelos arriti deri afer Ankarase) Aty ku une dua te dal eshte se shteti grek do te ekzistonte me apo pa ndihmen e fese, ndoshta kufijte e tij do te ishin te ndryshem nga ata te sotmit.
    Ezekiel 25-17.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Familja Jakova, nje tragjedi e diktatures
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 00:19
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 10:22
  3. Martesa e peshkopëve
    Nga Tannhauser në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 10:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •