MUXHAHEDINET E SHTYPIT SHQIPTAR
Nga Rudolf Marku
1. Para disa muajsh qeshe ftuar ne nje takim te organizuar nga Instituti i Studimeve Sllavonike. Tema qe "Gjuha letrare dhe dialektet e shqipes", nje teme qe do ia fuste dreqnit dhe xhindet cdo shqiptari.... Por ashtu sic ndodh ne ato takime ku fjalen me se shumti e kane te huajt (merrnin pjese albanologe nga Shtetet e Bashkuara, nga Gjermania, nga Britania e Madhe, nga Kanadaja), shqiptaret qe merrnin pjese ne kete takim pergjithesisht rrinin urte, te miresjellshem, e te jepnin pershtyjen se qene vec auditori i Konferences, edhe pse ne ate takim gjithkush mund ta merrte fjalen lirshem...Ne nje nga pushimet, u ftova ne nje tavoline "sa per te pire nje kafe". Duke perjashtuar R.Elsien, te tjeret qeme shqiptare, e per ne shqiptaret konferencat fillojne rreth tavolinave te kafese... Beheshim nja shtate a tete shqiptare, e me ate rregullin e arte te shqiptareve, biseda filloi te behet ne kurrizin e atyre qe nuk qene te pranishem ne tavoline. Kafeneja qe ne Bloomsbury, jo larg nga British Museum e jo aq larg nga British Library. Nje tip qe diku e kisha pare (me qe prezantuar si publicist i njeres nga tetedhjete e kater fletushkat me emrin "Albania" qe botohen vec ne Londer), ne menyren me logjike per te (d.m.th. me shkapercimin me pindarik te logjikes), duke pare ne drejtimin tim, thote - Skender Bucpapaj eshte spiun! Mire ia ka bere filani! (nuk e di se si, por dhe duke qene nga Prishtina, arrinte te fliste ne dialektin me te kulluar te Vlores) ...U shtanga nga lehtesia dhe papergjegjshmeria e shpifjes, por ajo qe me shtangu me teper qe ligesia qe i lexohej ne menyren me te trashe ne cdo tipar te fytyres, nje ligesi qe vazhdonte t'i rridhte neper te gjitha tiparet, nje ligesi qe dukej qarte se i jepte nje kenaqesi gati-gati masturbuese publicistit nga Prishtina... U mundova t'i shpjegoj se keso shpifjesh nuk e nderojne as ate vete, e as tavolinen, i thashe se Skender Bucpapaj eshte miku im e une nuk e lejoj te flase per miqte e mi ne kete menyre... Me pas, publicisti nga Prishtina qe fliste ne dialektin e Vlores, na thote se Skender Bucpapaj nuk eshte gazetar (cka do thoshte, ne standardet misterioze te tij, se Skender Bucpapaj nuk eshte as dhe publicist) ...e, per te na bindur per kete, na thote se ai vete, d.m.th. publicisti nga Prishtina, ka botuar ne shqip e ne anglisht nje si reviste, dicka si manual a doracak me titullin "Mediat dhe Demokracia". Nxori per secilin nga ne nga nje kopje... Kete kopje e kam tani ne tavoline... Ja dhe paragrafi i pare me te cilin fillon dhe doracaku: "Ky liber i ceshtjes spikat nje ceshtje dhe disa opsione qe jepen per kete problematike. Me pare sesa te perqafoje nje propozim te vetem publik, secili nga opsionet pasqyron shqetesimet dhe parimet e pergjithshme..." E te mendosh se ky eshte varianti shqip. A mund ta perfytyroni variantin qe quhet -ne anglisht- ("This issue book oulines an issue and several choices tht address the issue ..")- A ju kujtohet letra qe ambasadori i zuluve i dergon Murray and Co ( "... Sir Praim Minister, Me is de ambasador ov Zululand and me come hir for ask yoy independens Zululand...") Lexuesi i mencur tash dhe e kupton pse une e kam ruajtur kete kopje te doracakut te publicistit nga Prishtina me fanatizmin me te madh. Nuk eshte e thene qe njeriu te jete me aq fat sa te rastise kurdohere ne keso lloj thesaresh te rralle... Ne nje leter te veten, te botuar andej nga fillimi i shekullit te shkuar, Fan Noli, nje mjeshter i njohjes se psikologjise se shqiptareve, shkruan se ne Shqiperi i padituri (injoranti) i di te gjitha. Sokrati i Greqise se Lashte do thoshte se ne shqiptaret i ngjajme atij udhetarit me hejbe ne sup: hejbe qe ka dy trasta, trasten e madhe, te mbushur plot, te cilen udhetari shqiptar e ka vene pas kurrizit, ndersa trasten e vogel, e cila ka nje te qindten e peshes se trastes se pare, e ka hedhur perpara, ne nje pozicion nga mund ta shohe. Ne trasten e pare, ne ate qe nuk e sheh, por qe ia thyen kurrizin nga pesha, ai ka vene hallet e veta, ndersa ne trasten e vogel ka vene hallet e botes. Merret gjithe diten e dites me hallet e te tjereve, nga qe i sheh, e nuk i permend kurre hallet e veta qe ia thyejne kurrizin, ngase nuk i sheh...
2. Publicisti nga Prishtina qe flet ne dialektin vlonjat m'u kujtua tek lexoja shkrimin e nje publicisti tjeter po nga Prishtina. Ky publicist i dyte nenshkruan me emrin Bedri Halimi (Publicist, Prishtine) dhe duket se boton ne gazeten "Koha Jone"... Artikullin e vet me te fundit ai e ka botuar ne faqet e po kesaj gazete me daten 2 shkurt 2005. Eshte nje shkrim - "sui generis- nje shkrim gazete kunder nje gazete, (ose, te pakten ne dukje, kunder nje gazete). Per nga shkalla e mllefosjes dhe urrejtjes do te meritonte nje studim psikiatrik. Per nga shkalla e paturpesise se shpifjve, do meritonte nje perqasje te teorise se Lee Harri-s "The nature of fantasy ideology", per nga katundarlleku gramatikor dhe zdralja e injorances do meritonte ate perqeshjen e estradave te Shkodres a te Durresit ...
Ne qender te shkrimit te publicistit nga Prishtina, qe duket se nuk jeton ne Prishtine, por diku periferive te Tiranes, si ai publicisti im qe jeton ne Londer- (duket qarte se publicisteve u pelqejne metropolet e kultures) eshte, si per nje koincidence, Skender Bucpapaj... Skender Bucpapaj eshte dhe shkaktari i te keqes universale, eshte kriminalizim "medial"- sic shkruan me guxim publicisti nga Prishtina-, eshte amoraliteti "medial", madje Skender Bucpapaj, po te parafrazojme gjuhen elegante te autorit "tash e tete vite nuk e kane vizituar as Shqiperine ...ndersa e kane rrezikuar deshtimin total te demokracise dhe zhytjen e vendit ne nje anarki shkaterrimtare...,,
Shihet qarte, qofte dhe nga keto pak rreshta, ligesia e jashtezakonshme me te cilin eshte shartuar frymezimi i publicistit nga Prishtina. Shihet qarte dhe qyqarlleku mendor dhe psikologjia katundare e artikullshkruesit ("po qe se nuk ke vizituar Shqiperine ne tete vjet, ke dhene nje "kontribut negativ", d.m.th. Enver Hoxha qe jetoi gjithe jeten ne Shqiperi, ka dhene nje "kontri-*** pozitiv", ndersa Fan Noli dhe Faik Konica, te cileve u behen a nuk u behen 6 muaj jetese gjithsej ne Shqiperi, jane te dy ne anen e shkaterrimtareve.)...
Me kujtohet Skender Bucpapaj ne Lidhjen e Shkrimtareve: punonim te dy ne gazeten "Drita", ne ate kohe kur, krahas rahes per te blere buke, u shfaq per here te pare fenomeni i njerezve qe zinin radhe, te dielave, vec per te blere gazeten "Drita"... E aso kohe, Skender Bucpapaj ka meriten te kete paraqitur per here te pare ne shtypin shqiptar te Tiranes vlerat me te mira te kultures qe krijoheshin ne Prishtine (jo nga keso lloj prodhime groshesh te publicisteve te Prishtines), ka meriten te jete paraqitesi i vlerave me te medha te kultures shqiptare, pa permendur krijimtarine e vet originale, qe u botua ne Prishtine kur autori qe vec 20-vjecar e punonte ne nje gurore ne fshatrat e Tropojes, ne nje kohe kur shume publiciste, madje dhe akademike, shanin Fishten dhe Konicen...
Lee Harris, ne nje liber te botuar ne vitin 2004 (Civilization and its Enemies- Free Press, New York, London, Toronto, Sydney) na thote se tipi me i rrezikshem per qyteterimin e sotem eshte fantazisti ideologjik: "...fantazisti i cili ne fanatazine e vet projekton tek ne rolin qe ne duhet te luajme...". Pernjehere fantazisti mendon dhe beson se ne jemi e keqja universale, jemi fashizmi dhe komunizmi se bashku, jemi nacionaliste dhe te shitur te Milloshevici njekohesisht, jemi kriminaliteti "medial" dhe shkaterrimi i kombit... Lee Harris na siguron se ky fantazist ne te vertete nuk e can koken per faktin se ai deshton me ne, ngase ne nuk lozim ate rol qe ai priste te loznim- ai ne te vertete ka nje mungese te plote interesi per ne- ne jemi per te nje objekt, jo nje subjekt. Per fat te keq, ky fantazist nuk eshte Don Kishoti- ne kohnat e sotme, ne periudhen e quajtur -Postideologjike- fantazistet mund te shkaterrojne qyteterime (sidomos ku fantazisti nuk eshte i vetem, por eshte pjese e kallaballekut te -kollective fantasies.
E thene ndryshe, publicisti nga Prishtina nuk merret ne te vertete me Skender Bucpapajn, por me fantazine e vet te nje psikopati klinik- ai beson se Bucpapaj e shkaterroi Shqiperine ne vitin 1997, se ai e destabilizoi vendin, se ai eshte mik i Miloshevicit... te gjitha keto te thena me gramatiken verbicide te nje mendjeje te klases se katert. Le te marrim fjaline e pare qe hap shkrimin-: "Produkti i keq "Bota Sot", pra akuzat e rrjedhshme dhe shpifjet e panumerta kunder UCK-se..." Nga c'mendje (nese vertet eshte mendje) e semure del kjo: pra, qe ne tre fjalet e para, kur duhej te vinte si nje konluzion i nje arsyetimi te thene me pare? A e dine keta lloj publicistesh se gjuha duhej te ishte per gazetarin si zdrukthi per zdrukthtarin? A e dine keta lloj publicistesh se mendjetrashesia dhe katundarlleku nuk mbulohet as me permendjen e Sollxhenicinit (qe ai duhet ta kete lexuar ne nje perkthim te Prishtines) e as me ate perlen qe na paskesh pase thene nje "intelektual francez". A e dine keta lloj publicistesh se "New York Times" dhe "Le Monde", e njehere e nje kohe, kendej nder viset tona, "Albania" e Konices dhe "Hylli i Drites", -fale pergjegjshmerise se jashtezakonshme te gazetareve (apo, e thene ndryshe, te publicisteve) vendosin normat e gjuhes se shkruar?
Gjysme te diturit jane ata qe e kane shkaterruar boten- e si te mos e shkaterrojne dhe Shqiperine?
3. Me pelqen t'u lexoj femijeve te mi legjendat dhe mitet shqiptare... Ne Chelsea, ne Londer, ku dhe banoj me mekatin "shkaterrimtar" qe nuk e kam vizituar Shqiperine qe prej tete vitesh, u tregoj femijeve te mi per legjnden e Rozafes e per Kostandinin dhe Doruntinen... Tek tregoj, tronditem tek mendoj ate humnere ndarese mes kultures se vertete shqiptare dhe kulimave e skuthave te pseudokultures. Dhe pyes- Ku shkoi ajo drite, ai vezullim delikat dhe aq elegant i kultures shqiptare, qe dvaret dhe siper miteve me tragjike? Ku shkoi ai ekuiliber dinjitoz dhe ajo vetepermbajtje aq e lakmueshme e miteve dhe legjendave tona, qe kontraston me tragjedine absurde te shqiptareve te sotem? Dhe, mbi te gjitha, nga vjen ajo ligesi qe keqrrezaton nga Shqiperia e qe don me te ndjeke dhe ne fundin e botes?...
...Nje telefonate nga Londra me lajmeron se neser ne "Gazeten Shqiptare" do botohet nje shkrim "kunder meje". Njeriu qe me merr ne telefon, Muhamed Veliu, me thote se eshte gazetar i kesaj gazete e jeton ne Londer. ...Me shpjegon se nje tip (me thote nje emer qe e harroj sapo e degjoj) ka shpjeguar se parate e Vefas paskan ardhur ne Angli, e se ai personalisht me paska dhene nje valixhe me para... Nuk arrij te kuptoj asgje. Atehere ai gazetari me shpjegon dhe nje here se paret e Vefes kane ardhur ne Londer ne vitin 1997, kur une "paskam qene sekretar i pare i Ambasades Shqiptare ..." -nje post qe nuk e kam pasur kurre- Paret, sipas skenave te filmave me kamorren, me jane dorezuar "ne nje stacion treni, ne nje valixhe"....Pyes dhe nje here per emrin e akuzuesit. Gazetari me shpjegon se eshte nje tip "qe ka qene per ca kohe ne burg, por tani ka dale i pafajshem. Mundohem te kuptoj dicka nga i gjithe ky absurd...Nje miku im me kujton se ne Shqiperi se shpejti jane zgjedhjet. Nje nga pikat e nxehta te zgjedhjeve do jene natyrsisht dhe paret e Vefas. Kryeministri i sotem, ne nje miting solemn, iu pat premtuar shqiptareve kthimin 100 per qind te parave. Parate, natyrisht, jane ne xhepat e politikaneve ne pushtet. Atehere? Le ta zeme se parate i kane marre "ata qe jane jashte shtetit, kundershtaret politike"-shqiptaret nuk duhet te kene me iluzione per t'i marre parate e tyre, e po keshtu kundershtaret politike njollosen si hajdute te parave te popullit shqiptar!.. Plus kesaj dhe inercia e pushtetit te sotem per te demaskuar mergaten e qyqeve- armiqte e saj qe jane ne emigracion- nje tundim i paperballueshem per te imituar Enver Hoxhen dhe nje prove tjeter, krahas mijera te tjerave, e trashegimise se pushtetit komunist ne Shqiperine e sotme.
E pyes gazetarin perse akuzuesi- ky transportues parash, qe paska bere nje veprim kriminal- eshte i lire. E pyes se kush ia ka dhene valixhen me para per t'ia dhene RM, e pyes se sa eshte shuma e parave...Nuk e di, eshte pergjigja e gazetarit....
Eshte njera nga ligesite qe vjen nga Shqiperia. Dhe ligesia ne Shqiperi eshte, ne radhe te pare, shpifja... "Gazeta Shqiptare", e cila eshte aq anti-shqiptare, sa, per alibi, e quan te nevojshme te quhet Shqiptare, (nuk di ndonje gazete qe mund te quhet Gazeta Franceze apo Gazeta Angleze, ngase nje gje e tille do shkaktonte humorin me marramendes)- pra kjo gazete, e ndonje simoter mjerane e saj ne Tirane, po qe se do kishte qene botuar ne kohen e Skenderbeut, do te kishte provuar, permes ca shkrimeve tejet te guximshme e sidomos te pavarur, se Skenderbeu eshte spiun i Sulltanit, e se ai eshte i paguar ne lira turke; me vone, po keto lloj gazetash kane provuar se Gjecovi eshte spiun e serbeve, e se Konica i austro-hungarezeve, e se Fishta, po se po, agjent i italianeve, e keshtu me radhe...Mund te vazhdohet ne kete zinxhir absurd, te provohet se Paskal Milo eshte biri i paligjshem i Skender Gjinushit, nga nje martese fatkeqe e ketij te fundit me Kastriot Islamin, se valixhet me parate e Vefas vertet i kam marre une, per t'ia dhene, pas dhjete minutave, ne stacionin e Waterloo-s Fatos Nanos, i cili kishte ardhe incognito enkas ato dite i veshur teptil si Nikolle Lesi, e me pas me ato para eshte financuar levizja revolucionare e Zan Caushit dhe ajo e UCK-se...
Ligesia ne formen e shpifjes me trashamane, per fat te keq, ze vend ne Shqiperi, fale nje tradite selxhuke dhe jenicere ...Shpifjet e botuara ne gazetat e botes se qyteteruar hidhen ne gjyq. Nje gazete "tabloit" e Londres u pagoi 100000 sterlina Hamiltoneve per "shpifje kunder tyre". Ne Shqiperi, ne kete xhungel ligesish dhe gangsteresh, sistemi gjyqesor eshte dhe shakaja me e fundit...Gjithsesi nuk eshte e veshtire te dallosh, dhe ne akuzen absurde kunder meje, ate fantazine psikopatike per te cilen flet Lee Harris. Nje fantazi qe i ben jeniceret e sotem te shtypit shqyptar te ndihen triumfues ne tragjedine e tyre mjerane.
Krijoni Kontakt