Nje grup ambasadoresh shqiptare, te akredituar ne disa shtete, kane protestuar per nje urdher te diteve te fundit, te leshuar nga Ministri i Puneve te Jashtme, Kastriot Islami, lidhur me perdorimin e automjeteve te perfaqesive diplomatike dhe konsullore. Ne nje leter adresuar drejtorit te gazetes "Korrieri", Blendi Fevziu, diplomatet shqiptare ne bote ankohen per urdherin shtrengues te Ministrit Islami, i cili sanksionon perdorimin e automjeteve te ambasadave vetem nga shoferet dhe jo nga titullaret e perfaqesive. Ata shprehen, se "urdheri i ministrit te Jashtem e degdis diplomacine shqiptare ne piken me te ulet te renies se dinjitetit shteteror, ku diplomacine do ta bejne dhe do ta drejtojne shoferet". Gjithashtu, ambasadoret e Shqiperise ne bote i kerkojne Kryeministrit "te anulloje kete urdher ushtarak, i cili turperon institucionin e MPJ-se, diplomacine dhe shtetin shqiptar".

Letra e nje grupi ambasadoresh pas urdherit te Islamit

I nderuar zoti Fevziu

Ne, nje grup ambasadoresh te Shqiperise, te akredituar ne disa shtete, po ju drejtohemi me kete leter te hapur per te shprehur indinjaten dhe protesten tone ndaj urdherit ushtarak te ministrit te Jashtem, z. Kastriot Islami, nr.34, dt.02. 02. 2005, derguar te gjithe misioneve diplomatike te Shqiperise.

Zgjodhem t'ju drejtohemi Ju, sepse gazeta juaj dhe ju personalisht, me artikullin tuaj botuar pas vizites qe bete ne ambasaden tone ne Greqi, keni demostruar nje sensibilitet te larte profesional dhe civil ndaj gjendjes se mjere, ku shteti i ka katandisur ambasadoret dhe diplomatet shqiptare.

Diplomacine do ta drejtojne shoferet

Urdheri ushtarak i z. Islami permban keto nene:

1 - Levizjet e automjeteve te perfaqesive do te justifikohen vetem brenda orarit zyrtar ne te cilin kryen aktivitetin e saj perfaqesia diplomatike apo konsullore.

2 - Levizjet e automjeteve te perfaqesive diplomatike e konsullore do te realizohen vetem nga shoferet.

3 - Ndalohet ne menyre kategorike drejtimi i automjetit te perfaqesise nga titullaret e perfaqesive.

4 - Ndalohet perdorimi i automjeteve te perfaqesise pas orarit zyrtar, si dhe ne ditet e pushimeve javore, pushimeve vjetore, te festave te ndryshme.

5 - Levizjet e automjeteve jashte orarit zyrtar do te justifikohen vetem per raste te vecanta te takimeve, ku automjetin do ta drejtoje shoferi i perfaqesise.

Urdheri i ministrit te Jashtem e degdis diplomacine shqiptare ne piken me te ulet te renies se dinjitetit shteteror, ku diplomacine do ta bejne dhe do ta drejtojne shoferet. Z. Islami vjen nga nje fushe, e cila eshte shume-shume larg nga diplomacia, por kemi shpresuar se pas nje viti ne krye te Ministrise se Puneve te Jashtme, ai do te kishte mesuar se diplomacia nuk behet brenda 8 orareshit. Nese nuk ka dashur ta mesoje kete nga ambasadoret e Shqiperise, ka patur rastin ta mesoje, se as Marsi Rajs dhe as Atilio Januci nuk punojne vetem brenda 8 orareshit. Diplomacia eshte nje veprimtari 24 oreshe.

Marredheniet politike dhe ekonomike nuk realizohen vetem brenda 8 orareshit. Imazhi i Shqiperise nuk rregullohet vetem brenda 8 orareshit. Gjendja e emigranteve tane, ku kemi me dhjetra mijera vetem brenda njerit apo tjetrit shtet, nuk njihet, nuk ndiqet dhe as mbrohet vetem brenda 8 orareshit. Komunikata te tilla na kthejne ne koherat e lena pas te regjimit monist, ku shoferet duhet te ndiqnin dhe te raportonin cdo levizje te ambasadoreve, me ke takohen, me ke e pine kafene dhe me ke e shohin nje opera. Nuk e dime nese Kryeministria ka dhene miratim per kete komunikate ushtarake, zbatimi i se ciles do ta privonte edhe Kryeministrin nga e drejta per te ngare veturen e tij.

Nepermjet kesaj letre, ne i kerkojme Kryeministrit te anulloje kete urdher ushtarak, i cili turperon institucionin e MPJ-se, diplomacine dhe shtetin shqiptar. Kryeministri, ne deshirofte, le te beje vete nje sondazh personal tek gjithe ambasadoret per te mesuar reagimin e tyre.

Duke ju falenderuar Ju, gazeten dhe opinionin publik per mbeshtetjen.

Nje grup ambasadoresh.

.................................................. .................................................. ...............................

... Kjo eshte nje leter qe nje grup ambasadoresh te paidentifikuar per publikun i shkruajne Blend Fevziut. Nje urdher i Ministrit Islami i urdheron ata qe makinat te perdoren vetem gjate orarit zyrtar te punes se ambasades. Nje gafe e ministrit Islami (nuk jane te pakta gafat e tij pergjate detyrave shteterore qe ka pasur) apo nje urdher per te minimizuar shpenzimet e miniperfaqsive dipllomatike qe mbajne flamurin dhe stemen e Shqiprise. Ajo qe te ben te mendohesh eshte fakti, pse kaq zhurme per makinat e ambasadave dhe asnje fjale nga keta ambasadore per burokracite dhe pengesat e shumta qe paraqesin neper keto miniperfaqsi dipllomatike ...