Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Eddie
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    10
    Pershendetje te gjitheve ne kete forum, separi dua te them se jam i befasuar se ndokush edhe e e ka lexuar ate se qfare kame shkruar une ketu dhe ju jame mirenjohes per te gjitha komentet apo kritikat e juaja, dhe mbase me duhet qe ta tregoj ngjarjen qe nga fillimi dhe do mundohem qe nga ana e ime te jem sa me objektiv dhe ti kjartesoje gjerat aq sa jam ne gjendje, jam anetar i ri i ketije forumi ne pergjithesi dhe shum me endje i percjell shume nga temat qe jane ketu edh pse nuk jame nje person qe shkruaj vet edhe aq por ky rast me shty qe kesaj radhe edhe vet ta beje nje gje te tille, me falni dje qe nuk kame dhe sqarime me te shumta sepse mebesoni ato fjale I kam shkruar plot mllef dhe me lot ne sy, kete qe dua ta shkruaj tani nuk eshte se dua te predikoj ketu nuk eshte se dua ta ofendoj diken personalisht, nuk dua te flas ne favor te kesaj apo asaj feje sepse une jame shqipetar edhe e ndjej veten sis hum shqipetar dhe e konsideroj veten si shqipetare besnik e di se ndoshat e kam tepruar se shkruari por e kam ndare ne disa pjese dhe prap kerkoj falje nese do lodheni duke e lexuar por besomeni gjdo gje sipas mendjes sime se shendosh qe kame shkruar ketu eshte e vertete ...

    Pjesa e Pare

    ...Jam nga Kosova tani kam 26 vjeq, kam te kryer shkollen e mesme te mjeksise por per shkak te kushteve ne Kosove dhe gjendjes se paraluftes, nuk isha ne gjendje qe ta vazhdoj me tutje, keshtuqe fillova si te gjithe Kosovaret qe te punoj diqka ne menyre qe ta mbaje familjen une dhe vellezerit e mije te cilet ishin te gjithe me te rinje se une 16, 13, 10 mireshim me tregetira te vogla dhe ndonje pune qe na vinte per duar ne ate kohe isha Musliman dhe mundoheshim qe edhe ta zbatojme ate qe ka thene perendia ne Kuran keshtuqe me aq sa mundeshim shkonim ne Xhami faleshim namazin dhe zbatonim te gjitha urdherat qe jane dhene ne Kuran por asnjeher nuk e ndier veten aq te lumtur edhepse ket e kam ber per afro 5 vite, kure nuk e kam ndier ate kenaqesin shpirterore ne mua te cilen te gjithe e thonin se pot a besh kete apo ate ALLAHU do te te bekoje apo diq tjeter, asnjehere ne jeten time ne ate kohe nuk kame ndire dashuri nga ajoja qe beja, edhepse I bartja pantollonat e shkurtera , kam pasur mjekerr, ne rruge nuk I shikoja gocat sepse ishte Haram (e ndaluar) kur takohesha me te afermet e mia nuk iu ipja doren, nuk kame pasur marrdhenie me qfaredo goce siq benin shokte e mije sepse kjo nuk ka qene e lejuar para martese edhe pse kishte raste kur mu ata qe na jepnin ligjerata ne lidhje me Islamin I benin punet me te keqija dhe jo mua gjdohere me nevrikoste, dhe me dukej se agje nuk ka te vertet ne ate se qfare thone ata, beja adhurim dhe lutesha nga Kurani ne gjuhen Arabe lexoja ate se qfare me thonin mesuesit e mi musliman, se si burri eshte ai qe e udheheq familjen dhe se femra nuk ka kurrfare te drejte ne Islam se kam te drejte qe ta rrafi e te beje me te qfare dua por, por e tere kjo me ishte gjdohere monotone nuk e kisha ne shpirtin time ate qetesin qe po e kerkoja dhe mundohesha qe te jem shum I strict ne ate qe ka then Muhamedi pejgamberi I Allahut, por prape se prape e tera ishte e kote, keshtuqe erdhi lufta ne kosove ne vitin 1998 separi ne aty iu bashkangjita grupit te Muxhahedineve I lash familjen Nenen Babain 3 vellezrit dhe nje moter e cila tani eshte 9 vjeqe dhe e dua shume, atje nuk benim ndonje lufte e tera ishte se na spjegonin se si Islami duhet ta pushtoj boten se religjionet e tjera jane falso dhe se vetem nje I Muslima ka vlere se jeta per te tjeret eshte Haram (e ndaluar) mesonim per Muhamedin Ebu Bekrin luften ne Uhud e tjera tjera, thuajse ne shqiptaren nuk kishim egzistuar kure dhe nuk kishin ne luftera te famshme she Heronje tane te lavdishem, gjate tere asaj kohe sa qendrova me ta dikund rreth 5 muaj as edhe nje akcion I vetem nuk u nderrmuar nga ana e tyre perderisa Luftetatret e UĒK-ės korrnin fitore neper treva te ndryshme edhepse nuk e kishin Allahun a Muhamedin a Ebu Bekrin apo Arabet e tjere!!! Ne korrik forcat Serbe kane nderrmare nje akcion dhe e kane shpartalluar shtabin ku ishim ne dhe aty e kane zene komandantin dhe zevendes komandantin { Duke Ikur} dhe shpesh e pyes veten per qfare arsye na thonin neve se eshte lavdi te vdesesh per Islam e per Allahun dhe mandej do kesh shpreblim ne Ahiret ku do marresh 72 Hyrija ( Super Bukuroshe te gjenetit te gjtiha te virgjera te cilat edhe pasi ke pasur marrdhenie me te prape do te jen te virgjera ) at qene te paret qe filluan te ikin ???
    "Serenity prayer: God grant me the serenity to accept the things i can not change, the courage to change the things I can, and the wisdom to know the difference."

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Eddie
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    10
    Pjesa e Dyte

    Aty shpetova disi nga plumbat e mortajat e alamet gjerat e tjera dhe arrita disi ne Sarajeve ku u vendosa ne nje kamp refugjatesh, net e cilin nuk kishte fare kushte jetesore, ishte nje fabrike e bombarduar por aty ishim 2,500 deri ne 3,000 veta gra, burra, femije pa kushte minimale jetesore Uje, Rryme, Ngrohje, ushqimin na sjellke UNHCR. Dhe shume NGO te ndryshme te cilat me shume kishin interesat e veta sepse ne njefare menyre e kam kuptuar me vone ne ishim nje rast per perfitim per ta, pas nje muaji erdhi nje delegacion in nje NGO-je Muslimane e cila ishte ne Sarajeve, dhe se bashku me ta ishte vellau I komandantit tim Muxhahedin nga Kosova, dhe e tera qe tha ishte se perse kemi ikur eshte dashur te vdesim aty e te mos dorezohemi, po vellau I tije I cile kishte ikur I pari ??? dhe ne terhjekje e siper e pame se askush nuk kishte mbetur ne shtab dhe se ishte I shkaterruar I teri, keshtuqe u detyruam te largohemi ngado qe mundemi…
    Ne kamp u njoftova me njerez te ndryshem fillova nje lloje shkolle te vogel per nxenesit shqipetare nen tenda ne menyre qe most e dalin ne rruge apo te grindeshin me njeri tjetrin ne ndihme me erdhen edhe nje 3 quna te tjer dhe numdoheshim qe te punonim me ta aq sa eshte e mundeshme pas nje kohe te shkurte kishim dikund rreth 150 femije te grup moshave te ndryshme, keshtuqe pas ca kohesh ne kamp erdhen dy motra medicinale nga SHBA, dhe u njoftuan me ca goca e quna aty te kampit dhe nxenesit erdhen ke une qe te shkoj dhe te perktheja per to keshtuqe u morrem vesh qe qdo te shtunde te vinin dhe te luanin me femijet ne kamp, keshtu edhe u be organizonim lojera te ndryshme, sepse ishin dikun rreth 15 veta vullnetare qe vinin ne kamp dhe femijeve iu pelqente kjo, pas 2 muajve erdhi koha qe ato gocat te ikin nga Bosnia por para se te shkonin ndane me mua deshmin e tyre se si ishin beret e krishtera, dhe normal une si nje Super Muslimamn fillova qe te kundershtoj te bertas ne to duke I treguar fjale nga Kurani se ato {Gocat} jane gabim se nuk ditkan asgje se keshtu e ashtu se Bibla eshte e korruptuar dhe se nuk ka asgje te vertet ne te, por ata me dhuruan nje Bibel dhe me sfiduan qe te gjeja gabimet per te cilat une pohoja, dhe ashtu edhe ja fillove me morri dikund 6 muaj studime dite e nate ne gjuhe te ndryshme Angleze, Boshnjake, e Shqipe porn e funde e pashe se ne kuran ka ngjarje ndoshi e tregime qe nuk munden ne asnje menyre te kene burimin hyjnor dhe se ka ligje e rregulla qe nuk kane te bejne asgje me dashurine me faljen dhe me ate se qfare kerkoja une, dhe gjdohere ne Bibel lexoja per faljen per dashurin e zotit ndaj njerzeve dhe aty e lexoja se Zoti eshte kunder dhunes dhe luftes gjakderdhjeve e shume sende te tjera e kuptova se kush me te vertet kishte qene Muhamedi se qfare kishte bere ai pasuesit e tije dhe keshtuqe thash nuk egzoston feja dhe se religjioni eshte marri, por ne trupin tim gjithemon e ndjeja nje terhjekje ndaj nje fuqie gjithemon dishka me vlonte perbrenda qe te zbuloja dishka si nje magnet dhe kete nuk po e kuptoja , dhe ndodhi qe dikund pas 2 muajve pasiqe vendosa keshtu, ecja rruges kur pa pritmas e ndjeva veten shum rende kembet nuk me ecnin diq te tille kurr nuk kisha perjetuar me heret, ishte mbremje, dhe per nje moment rash ne dy gjunjet e mi ne mes te rruges dhe fillove te lutem por kesaj radhe ne gjuhen time te dashur Shqipe “ O Zoti Jezus e kuptoj se jam mekatar dhe se ti je zoti I vertet te lutem eja ne trupin time dhe me shliro me fal” dhe ne ate moment syte e mi u happen dhe ajo barra e cila mu dukeshe 5000 kg u zhduk dhe e ndjeva veten te lire dhe si nje drite hyri ne mua, ne ate moment ndjeva qetesi ne zemren time ne shpirtin tim ndjeva dashuri diqka qe nuk mundem as ta shpjegoj me fjale, mandej fillova et lutesha Shqip sa here qe doja dhe nuk kishte nevoje per ato ritualet e per gjuhen Arabe, dhe qdoher qe I drejtohesha Zotit ndjeja kenaqesi dhe paqe ne veten time. Familja ime ende ishin ke Kosove por na u nderpren lidhjet me nuk dia se qfare po ndodhe me ta nderkohe qe ndegjoja se shume veta jane masakruar, vrare, torturuar mu ne ate vend ku isha une , mbas ca kohe morra lajmin se I tere veni im jane shperngulur dhe se mund te jen kudo pas disa koheve erdhi vellau im ne Sarajeve qe te sherohet nga ulqera ne lukth kjo ishte ende para lufterave te ashpera ne ate kohe ende kasha kontakte me telefon me familjen dhe shpresonin se do te behet mire por pasi filluan bombardimet e NATO-s me nuk kishim kontakt fare me ta poashtu vellau im besoi ne Jezusin si Zot dhe kjo nuk ishte se une I kasha folur atije por sepse ai kishte lexuar dhe kuptuar dhe tere kjo nuk kane qene sepse ne kemi bere vepra te mira por sepse Perendia na deshi neve I pari na dhuroi falje, dhe jete te perjetshme, keshtuqe me vellaun luteshim dhe mundoheshim qe te gjejme pjesen tjeter te familjes eshe nganjehre binim ne konflikt sepse ai deshironte te kthehej ne Kosove neper male ose une deshiroje qe te vija ne Shqiperi e qe nga aty ne Kosove, ose ndegjonim ndonje lajm se nuk jane gjalle ose se kane shkuar ne Maqedoni dhe nuk dinim qte benim fare, por mbas perfundimit te bombardimeve mbas nje jave I thash vellaut se dua te shkoj ne Kosove e ndjeja veten se duhesha te beje nje gje te tille, miqet tane qe ishin me ne me thane se jam krisur dhe se ende rruga nuk eshte e sigurt, por vellau me tha se nese e ndjeje ne zemren time se kjo eshte ajo qe duhet bere eteher perendia do jete me mua dhe do ta bekoje udhetimin tim, morra pasaporten dhe ia mesyva Kosoves nepr territore serbe mal te zi, gjta tere kohes frigohesha dhe mendoja se a do tia arrije qe ta marre vesh te verteten per familjen time sepse nuk me dhimbsej vetja edhe pot e me kishin vrare ne rruge por deshi perendia me ndihmo dhe hyra ne Kosove erdha disi edhe ke shtepia ime kur u afrova nuk ishin djegur edhepse gjysma e vendit ishte hi , dhe ne mendjen time silleshin mendime te shumta prisja kur te hasi ne trupat e pajte te anetareve te familjes apo te masakruar, por ndoshi e kunderta te gjithe ishin shendosh e mire edhe pse gjate tere kohes kishin qendruar neper male, dhe kishin kaluar shume kohe te veshtire por ja Perendia kishte qene aq I meshirshem dhe I kishte bekuar dhe mbrojtura ata.
    "Serenity prayer: God grant me the serenity to accept the things i can not change, the courage to change the things I can, and the wisdom to know the difference."

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Eddie
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    10

    Exclamation Pjesa e trete



    Ate te pasdite u takova me te dashuren time dhe e pyeta nese ka ndonje risi ajo me tha se jo por me vone e kuptova se ai I kishte then se nuk po I pelqejkam se nga jame une dhe se familja e tyre nuk pershtatet me tone dhe se fare nuk me ka ne qejf dhe se ajo nuk guxon qe te takohet me mua me dhe se mund te zgjedh qe temartohet me mua dhe te humbe failjen perjet ose te pajtohet qe most e me takoje me mua, por ajo e gjora vazhdonte te luftonte edhe tutje mbas ca kohesh ai I jep leje asaj qe te rrije me mua por prap ia ndalon dhe para 7 ditesh asaj i arrine motra nga shtetet e jashtme sebashku me bashkeshortin e saje, dhe para 4 ditesh ajo me tha se me nuk guxon qe te takohet me mua sepse babai I saje nuk e lejon me dhe se gjdo gje ka marre fund, dhe gjdo here ne koke I kam fjalet e saja “ Me mire te pendohen ata per mua sesa une per ta” ne kuptimin me mire te pendohet familja e saje qe nuk e kane lene ate te martohet me mua sesa ajo te pendohet qe ka ikur nga shtepia dhe eshte martuar me mua, dhe se ne kohen kur e kame pasur problemin me ate qunin ata kane qene me mua me kane perkrahur, dhe se tani nuk po mundem qe tua kethej shpinden atyre …

    Keshtuqe kam vendosur qe ti’a le fatit dhe nuk dua te beje ndonje gje me teper kjo eshte deshira e saje, une ne koken time kame mendime te shumta qe nganjehere as qe mund ti spjegoj dhe pergjigjjen e te cilave as vet nuk e di, por nuk dua te bej diq qe do e shtyej babane e saje qe ta martoje ate me diken qe eshte me I vjeter apo diq tjeter sepse ndoshat do vije dita kur ajo do te takohet me diken qe edhe familja e saje do te jene dakord qe ajo te martohet dhe ajo do te jete e lumtur me ate person…

    Mbreme I tregova mamase se qfare ka ndodhur dhe qe te dy nuk mundem me I ndale lotet por perendia eshte gjykatesi me I mire dhe une e di se ai gjykon drejte …

    Por nese une ndjehem keshtu a thua se qfare ndjene ajo dhe ne qfare eshte duke kaluar ..........
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eddie : 14-08-2002 mė 08:41
    "Serenity prayer: God grant me the serenity to accept the things i can not change, the courage to change the things I can, and the wisdom to know the difference."

  4. #14
    alvi
    i/e ftuar
    O Eddie, ta boft zoti mare o ti vllai tem se paske heq, e ta shofesh dhe ti i dite te bardhe. Ate me te da per se gjalli nga dashnia as hasmit nuk ja uroj. Un nuk jom as fetar po do e nez i qiri per dashnin tate.
    Gjithe te mirat o vlla!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Duke lexuar me siper pjesen e pare dhe te dyte vleresoj nivelin tend te sinqeritetit dhe i ftoj diskutuesit e tjere qe te mos shtjellojme asnje aspekt qe lidhet me problemet fetare, pasi problemi nuk eshte i tille.

    Deshira ime eshte qe te ndihmojme ciftin qe te materializoje dashurine e sinqerte qe u ka dhuruar Zoti qe eshte i te gjitha feve.

    Prandaj ju bej thirrje qe kush te shkruaje te mos e kanalizoje problemin tek feja.

    Per pjesen e trete kam perseri pak verejtje.

    Shkaku nuk ka dale ne pah. Kjo mendoj se duhet te kete ardhur nga nje prej dy faktoreve. Ose Eddie e ka zor qe ta nxjerre shkakun ose as vete nuk e ka shume te qarte se cili eshte ai.

    Megjithate po bej disa supozime klasike.

    1. Mundesia e pare eshte qe Eddie nuk ka gjendje te mire ekonomike dhe madje as ndonje zanat apo perspektive te qarte.

    2. Mundesia e dyte eshte se Babai i vajzes eshte nje fanatik i fese islame dhe ka degjuar per ndryshimin e djalit.

    3. Mundesia e trete eshte se ne rrethin familjar te djalit ka persona te inkriminuar.

    Per mua qe te treja keto mundesi do te ishin faktore te veshtire per tu kaluar.
    Po qe se rasti eshte i ndryshem them se problemi nuk eshte aq i veshtire dhe cifti do kete sukses ne bashkim.

    Rasti me i lehte eshte rasti i trete, dhe kjo per faktin se Eddie nuk eshte i perfshire ne pune te pista. Me pak propagande do arrihej qe i ati i vajzes te kthjellohej dhe do te ishte i qete per te ardhmen e vajzes se vet.
    Rruga qe mund te ndiqej eshte. Me ndihmen e vajzes Eddie gjen se cili eshte personi me i pershtatshem ne rrethin e saj familjar qe do t'a pelqente Eddin dhe do ndikonte mbi te atin. Sapo te gjendet ky person qe ne shumicen e rasteve ekziston atehere Eddie merr me te kontakt dhe kriijon shoqeri. Aty ai vepron sic ka rekomanduar Albo me siper, flet me te si burri me burrin dhe i premton atij besen e burrit mbi vajzen.
    Dhe jo me te qara. Asnje baba nuk do dhender qaraman.
    Burre do me thene dicka qe nuk derdh lot.

    Rasti i dyte me duket i veshtire dhe tani per tani nuk kam ndonje zgjidhje

    Rasti i pare kerkon dicka qe Eddie nuk e ka. Por qe ai mund t'a gjeje. Pra vihet ne prove aftesia e Eddit per te permiresuar pozicionin e vet ekonomik. Kjo nuk eshte nje sfide e lehte por po qe se ky eshte rasti ne mund te ndalemi dhe ta analizojme me teper se cfare mund te beje Eddie qe t'a kaloje kete hap

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 14-08-2002 mė 12:37

  6. #16
    alvi
    i/e ftuar
    HEJ "YOU KNOW WHO" ARE YOU READING THIS?

  7. #17
    alvi
    i/e ftuar
    O Eddie sa vjec eshte kjo e dashura? Se mos e kane prindrit problemin ke mosha.

  8. #18
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    degjo mua !
    MERR keto mendime e fundi i fundit pyet 20 vete e bej si te dish vete eshte ajo fjala e urte.
    Me te vertete po me vjen keq per ty,por jeta ka te miren e te keqen .
    tako te atin ...........bisedo me te.........

    te uroj qe kjo enderr juaja te realizohet se besoj se i ka ikur koha atyreve martesave te kanunit .......

    good luck!
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Eddie
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    10

    Post Shume reale

    Te nderuar miq,

    Me vjen keq qe ende nuk kame qene edhe aq i kjarte por jini i mireseardhur qe te beni prap pyetje dhe une do pergjigjem aq sa di edhe vet ... Poashtu flm per qiriun vella ...
    Me besoni se shume te drejte keni kur i thuani qe te tria shkaqet e meposhtme andaj do mundohem me radhe te ju skjaroje ngapak per te triat :

    1) Pasi perfundova shkollen e mesem dhe nuk pata kushte qe te vazhdoj studimet, pothuajse tere kohen jame marrur me tregeti ne lufte shtepia me eshte djegur nga Serbet, por me ndihmen dhe bekimet e perendise une dhe vellau im ia kemi arritur te ndertojme nje shtepi te re 5 kateshe dhe secili kat i ka nga 4 dhoma te fjetjes nje sallon , kuzhine dhe banjo e WC. jame afer nje lumi dhe qendra e qytetit i ka dikund 5 minuta vozitje, afer shtepise sime gjindet pishina e qytetit dhe shtepia ka nje vend si te ishte e dedikuar per ndonje Vile apo pushimore sepse dikun afer 1000 metra gjindet nje pyll i bukur ku mund te shkohet per shetitje, une vete punoj dhe kam rrogen mujore prej 700 Euro dhe ekonimikisht jam i stabilizuar duke iu falenderu perendise ...

    2 ) Ajo mund te jete mundesia por vajza kurr nuk me ka thene nje gje te tille, ndersa vete vajza e ka ditur per kete gje madje ne ndarje me dha dhurate " Dhiaten e Re" gje qe me ka mahnitur, por ke te drejte sepse ai eshte nje Musliman i forte dhe i rrepte, sepse ajo i a kishte friken gjdohere, dhe eshte nje prej mesuesve te fshatit prej nga vjen ajo, dhe ajo sa here qe uen ipja nje koment per fete ajo ma mbyllke gojen aty e kame pare nje lloj frike ndaj religjionit ne pergjithesi, dhe sa veshtire e kame patur une qe ta bindi se Xhamia dhe Kisha jane thjeshte godina ndertesa te ndertuara nga dora e njeriut kurse komenti i saje qe se me mir eshte qe ajo te vdese sesa ti ndodhe diq xhamise, nga kjo e kam pare se ka nje lloj frike ndaj islamit dhe kishte ndoshta te beje me bestytnine arsyeja perse po e permendi kete eshte se ndoshta prinderit e saje e kane perdorur nje gje te tille per ta bindur ate te largohet nga une, ne mes te tjerash. Sepse ajo ishte aq e kuptueshme dhe e urte por edhe shume e menqur ...

    3) Sa i perket supozimt te trete po eshte e vertet nje gje e tille ai person eshte Babai im i cili eshte i njohur si nje Don Zhuan i vertet dhe eshte viti i kaluar ne te cilin ai pat nje afere me nje goce shume me te re se ai, perderisa une dhe familja ime ne krye me mamen tone ishim kunder nje gjeje te tille, dhe kjo ka ndodhur gjdohere qysh kur ne ishim te vegjel sepse ai punonte ne Zvicerr qysh prej kohesh, dhe te tera te hollat i shpenzonte ne shoqeri dhe gjera te tjera, te ndyta, pasiqe kam lindur une ai deshi te ndahet nga mamaja ime por ajo sakrifikoi te tere jeten e saje vetem per mua dhe femijet e saje te tjere qe erdhen me vone duke duruar gjdohere torturat e burrit te saje deshmitare i te cilave jame edhe une personalisht por mandej ne u rritem dhe filluam te mbanim shtepi dhe sot nuk kemi nevoje per te fare por prape se prape ai vazhdonte te hynte ne borgje te cilat une dhe vellau im i paguanim nga kerrbaqi yne, vetem e vetem per ta normalizuar gjendjen ne shtepi dhe duke e rrespektuar sepse e kemi baba, ndersa tani pasiqe kemi ndertuar shtepine shume prej atyre gjerave jane ndalur dhe gjerat kane ndryshuar shume, Lavdi Perendise dhe ndihmes se tije. dhe i jemi kthyer jetes normale gadualisht.

    Ndersa dje e takova ate vajzen dhe mu duk se tani me ka inat fare e ftohte sikur mos te ishim njoftur fare, dhe nuk ka deshire te rrije me mua mė, por betohem se kam qene i sinqerte me te per te gjitha imtesiart dhe sekretet e jetes sime sepse kam dashur qe te ndertoj nje marrdhenie te shendoshe dhe e bazur fort si nje shkemb dhe qe mos te na tundoj asgje dhe askush nga jashte, por ja qe vet babai i saje doli ai i cili na ndau, une tani kam hjekur dore nga te gjitha sepse keshtu ka vendosur ajo, dhe ne vendin tim thuhet kur thyhet xhami me nuk ngjitet ashtu edhe zemrat tona pas tere ketyre dhimbjeve nuk e di se a do te jeme ne gjendeje qe te permiresohem, sepse e deshta shume dhe me me eshte thyer zemra...

    Tani po mendohem qe ti bashkangjitem Legjionit te te Huajve dhe atje te vazhdoj deri sa te jem gjalle ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eddie : 15-08-2002 mė 08:30
    "Serenity prayer: God grant me the serenity to accept the things i can not change, the courage to change the things I can, and the wisdom to know the difference."

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-07-2002
    Vendndodhja
    as vete se di ku jam, ka njeri te ma tregoje
    Postime
    92
    I nderuar Eddie

    E lexova me vemendje nderhyrjen tende te dyte dhe do te thoja qe une prape ndjej paqartesi ne disa gjera:
    Si paranteze ....
    me pare na tregove qe ke dhe tre vellezer te tjere respektivisht 16 13 10 (vjec) dhe nje moter ......
    TE PYES :
    si mundet valle nje 16 vjecar te te ndihmoje ne ndertimin e nje
    vile 5 kateshe me hapesire teper te konsiderueshme(nisem nga ato c`kishe shkruar) ????? ....... FINANCIARISHT nuk besoj te kete qene ndonje shume teper e madhe pasi dhe vila nuk eshte ndertuar ne momentin qe ne flasim dhe si rezultat AI akoma ka qene me i vogel se c`eshte tani.......... te ka ndihmuar FIZIKISHT...... po kjo me duket e pa mjaftueshme te pakten per nje vile 5 kateshe..........???????

    mundesine e ndihmes te BABAIT ne ndertimin e viles ti e kishe perjashtuar dhe vete me ato c`kishe shkruar (nuk po i hy fare atij muhabeti)

    DAL ne konkluzionin qe ti per nje periudhe relativisht 5 vjecare (pasi deri ne moshen 19 vjecare ke qene ne te mesmen ... me pas tregon qe ke qene nje musliman i devotshem) tregtite qe ke realizuar kane qene te nje fitimi relativisht shume te madh.......???

    Me pare the qe babai e ka ndaluar vajzen te dale nga shtepia.....
    TI DJE E PASKE TAKUAR..........?????

    Persa i perket atyre problemeve me babin tend do te thosha se nqs TI ME TE VERTETE e ndjen veten ndryshe nga ai nuk ka pse te jete nje shkak per NDARJEN me dashurine e zemres

    EDDIE nqs e ndjen veten te denje per ate vajze lufto per dashurine tende dhe te sajen
    Nqs nuk e ndjen atehere bashkohu me LEGJIONIN e te HUAJVE

    KUJDES.... bej dicka qe neser mos te pendohesh per drejtimin qe i dhe jetes tende.....

    ESHTE jeta jote , e askujt tjeter ....................
    Ti u duke ne jeten time
    si hijet e pikave te shiut
    Ti u zhduke nga jeta ime
    si hije e rrjedhshme me pike ne fillim
    S`eshte cudi qe ndonjehere
    te ndiejme dhe gabim
    .......................................

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Vajzat dhe adoleshenca
    Nga altin55 nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-01-2005, 17:10
  4. Vajzat dhe adoleshenca
    Nga altin55 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 15:54
  5. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •