Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Një histori dashurie përfundon te Krimet e Rënda!!

    TIRANE


    Xhelozia mes dy femrave për të njëjtin djalë ka bërë që ai të përfundojë në burg dhe të gjykohet jo në një gjykatë do si do, por pikërisht te gjykata e Krimeve të Rënda. Historia që i ngjan telenovelave me subjekte nga vendet amerikano-latine në fakt e ka zanafillën në në vitin 2003 në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës dhe ka protagonist 28-vjeçarin Besnik Xhepexhiu. Në fillim të vitit 2003 Xhepexhiu është njohur me 16 vjeçaren Fatjona Leka, banore e fshatit të tij. Pasi i kanë dhënë fjalën njëri-tjetrit për martesë ata kanë bashkëjetuar për rreth katër muaj së bashku në qytetin e Lushnjës. Pak kohë më vonë Xhepexhiu njihet edhe me 21-vjeçaren Fatbardha Elezi nga fshatrat e Elbasanit, e cila punonte në lokalin e motrës së vet në fshatin Hysgjokaj.

    Kurthi
    Tre muaj pas njohjes Xhepexhiu dhe Elezi i shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe vendosin të martohen. Pak ditë më vonë 21-vjeçarja merr vesh se i dashuri i saj ishte i fejuar me Lekën dhe do martohej me të. "Unë e futa në kurth Besnikun, -dëshmoi ajo para pak ditësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në fillim e ftova të pinte ndonjë gotë në loaklin e motrës time. Aty i dhashë të pinte konjak me hi cigareje dhe pasi e deha shkova me të. Ditën tjetër kur i doli pija i thashë se kisha mbetur shtatzanë me të dhe se do martohesha patjetër, ose përndryshe do e denoncoja".

    Denoncimi
    Prindërit e Elezit, të vënë në dijeni nga e bija, i vënë kusht Besnikut duke i lënë një javë kohë që të martohej me vajzën e tyre. Ata nuk pranuan kompromis as edhe në momentin që ky i ofron një shumë të madhe parash Elezit për të rritur fëmijën. Nën presionin e vazhdueshëm ai vendos dhe martohet me Elezin. Dy javë më pas 28-vjeçari takon sërish në rrugë të fejuarën e tij të mëparshme dhe i thotë se kishte planifikuar të divorcohej nga Elezi dhe të martohej me të. Kjo bisedë e acaron vajzën dhe pasi shkëmbejnë fyerje me njëri-tjetrin Xhepexhiu e qëllon. Pas kësaj ajo e denoncon në polici për rrahje dhe më pas e shtyrë nga xhelozia shton se ai e kishte shfrytëzuar si prostitutë në Greqi. Vetëm kjo u desh që 28-vjeçari të përfundonte nën pranga dhe të mbyllej në qelitë e Lushnjës. Pak ditë më parë para Krimeve të Rënda ishte vetë kjo që pohoi se denoncimin e kishte bërë për shkak të xhelozisë. Kjo solli edhe tranferimin e procesit në gjykatën e Lushnjës. Por kjo e fundit vendosi ta kthejë përsëri këtë çështje te Krimet e Rënda, për shkak se vajza mund të ishte tërhequr nga frika dhe akuza do të ndiqej kryesisht.


    I pandehuri: Prokurori më shau nga nëna, gruaja e motra

    TIRANE - "Zoti gjyqtar, prokurori Ardian Nezha më shau në pushimin e seancës së kaluar të gjyqit nga nëna, gruaja dhe motra, prandaj kërkoj që të largohet ky prokuror nga kjo çështje dhe të vijë një tjetër". Kjo ishte kërkesa e djeshme e paraqitur gjykatës së Krimeve të Rënda nga i pandehuri Dashamir Sllatina, shqiptaro-maqedonas e akuzuar për "grabitje". Pas kësaj gjykata vendosi që të shtynte seancën për më datë 23 shkurt duke i dhënë kohë të pandehurit t'iu paraqesë kërkesën eprorëve të prokurorit. Seanca e djeshme u ndoq edhe nga një konsull maqedonas

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Citim Postuar më parë nga Shpirt Njeriu

    TIRANE - "Zoti gjyqtar, prokurori Ardian Nezha më shau në pushimin e seancës së kaluar të gjyqit nga nëna, gruaja dhe motra, prandaj kërkoj që të largohet ky prokuror nga kjo çështje dhe të vijë një tjetër".
    gjykon kafsha kafshen!

  3. #3
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    qyqeeee ..
    hajde kurth hajdeeee ...

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga Pink^ Pearl
    qyqeeee ..
    hajde kurth hajdeeee ...
    Njera i thote kam mbetur me barre, tjetra i thote me ke bere prostitute. Epo leri shqiptaret te shikojne telenovela spanjollesh.
    Te shpëtohesh do të thotë të transformohesh prej Perendise, të ribëhesh ashtu siç Ai donte që ne të ishim që nga fillimi!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    sa te perbashketa kemi me baxhenallerine ruse! vetem nga ato kisha degjuar skema te tilla deri tani!

  6. #6
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    "Unë e futa në kurth Besnikun, -dëshmoi ajo para pak ditësh në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në fillim e ftova të pinte ndonjë gotë në loaklin e motrës time. Aty i dhashë të pinte konjak me hi cigareje dhe pasi e deha shkova me të. Ditën tjetër kur i doli pija i thashë se kisha mbetur shtatzanë me të dhe se do martohesha patjetër, ose përndryshe do e denoncoja".




    Po sa e zjuar edhe kjo heee ...... , Po mire ky cope mishi si ngelet femra shtatezane me nje here dhe te vika te nesermen ta thoka ty qe paska ngel shtatezane. E kane haberin keta njerez nga edukata sexuale apo nuk kane degjuar dhe pare se si ngelet femra shtatezene.


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e blueyes
    Anëtarësuar
    06-10-2004
    Postime
    203
    Citim Postuar më parë nga Kuqalashja
    sa te perbashketa kemi me baxhenallerine ruse! vetem nga ato kisha degjuar skema te tilla deri tani!
    Amon mi te rafte e mira ishalla se me shkrive..Si ishte ajo fjala Kuqe???Baxhenallerine????Ngordhsh ishalla...Pikes i ke ra..Per i cop katnari shife ca kane bo te dyja lol....Idiote fare...Do me mar hak ka lloj lloj menyrash...
    P.Sh duke gjetur dike tjeter me me shume vlera e le te plasi pastaj....

  8. #8
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    sa keq qe cdo gje e merni qesharake mundohuni qe nji teme qe hapet ta percaktoni ashtu si ka lezet
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e GiSHteZa
    Anëtarësuar
    11-02-2005
    Postime
    39
    Po a ishte kjo zgjidhja e vetme
    me thuaj me ke rri te te them kush je

Tema të Ngjashme

  1. Histori dashurie
    Nga Letersia 76 në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-10-2010, 05:57
  2. Një histori dashurie.
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-08-2006, 15:33
  3. Histori dashurie ?? dhe hije vdekje .
    Nga dardajan në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-11-2005, 16:26
  4. Ja Dhe Nje Histori Dashurie E Imja Ketu 3 Vjete Me Pare !
    Nga DiGiTeX në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 13:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •